E drejta ndërkombëtare e luftës
Nocioni i luftës-luftërat e drejta dhe të padrejta

E drejta ndërkomëbtare e luftës është pjes e së drejtës ndërkombëtare publike,që përmban rregulla juridike zakonore dhe kontraktuese me të cilat rregullohen marrëdheniet midis subjekteve ndërkombëtare ne kohe lufte dhe ne lidhje me luftën.*
Lufta manifestohej si mjet i sovranitetit të shtetit,dhe si mjet per realizimin e qëllimeve kombëtare*,vazhdim i politkës po me mjete te dhunës,luftërat qlirimtare të cilat ju përmbahen rregullave ndërkombëatre dhe mënyrave te luftimit jan lufta te drejta kurse ato te cilat kane pretendime pushtuese dhe nuk ju permbahen ketyre rregullave po ushtroin dhun gjenocid dhe forma te ndryshme të raprezaljeve janë luftra te padrejta.
Ligji i Hagës përcakton të drejtat dhe detyrat e palëve ndërluftuese gjatë kryerjes se operacioneve dhe kufizon mjetet per te demtuar armikun ai ka nje fushe me të gjer zbatimi se ligji i Gjenevës,objekti i tij kryesor është zbutja e fatëkeqsive të luftës dhe dhuna e panevoishme për arritjen e qellimit te luftës-dobësimin e kundërshtarit.Kapitulli i parë i ligjit të luftës u shkrua ne Shën Petersburg me 1868 shkak ishte shpikja e nje tipi plumbi i cili shpërthente me te ndeshur objektin,u ndalua jo vetem ky lloi plumbi po edhe qdo plumb me pesh mbi 400 gram qe është shpërthyes apo me lende plasese apo ndezese.Qytet apo lokalitet e hapura dhe te pambrojtura nuk duhej te sulmohen,po ashtu ne Hagë u ndalua leshimi i predhave nga ballonet perdorimi i gazit asifikues,dhe plumbave qe hapen ose shtrihen me lehtsi ne trupin e njeriut(plumba dum-dum).Me 1925 u ndalua luftë bakteriologjike,nga 160 sëmundjet ngjitëse specialistet kane zgjedhur lloie te veqnta duke i ber ato me vdekje prurese, kane prodhuar viruset e tyre ne sasi te mdha,keshtu qe ato munde te hedhen ne territorin armik dhe te shkaktoin epidemic te ndryshme.Vetem gjysmë kg. botulizmi toksin teorikisht eshte i mjaftueshem per te shkatrruar popullisn e globit,lufta kimike dhe biologjike jane ndaluar me ligj nga protokolet e Gjeneves.Aty nga fundi i luftës se dyt botërore,popujt e globit papritur u përballen me nje arme akoma me te tmerrshme,me bombën bërthamore,u perdor ky lloi i tyre ne Hiroshima dhe Nagaskai,shkaktuan vdekjen e mbi 120 mije njerzëve,rreziku është bër gjithnje e më i madh me zbulimin e predhave termo-berthamore mjafton vetem nje për te shkatrruar nje qytet te madh.Perdorimi i sai nuk është ndaluar nga Konventat qe përbejn te drejten ndërkombëtare (ekziston vetem nje raste ne literaturen ligjore,i Shimodas ku nje gjykat japoneze konkludoi se hedhja e bombave berthamore ne Nagaski e Hiroshima kishte qën e jashte ligjeshme).Opinonet ndahën ne qështjen e doktrinës ligjore.Në munges te teksteve jemi te detyruar tu drejtohem parimeve te përgjitheshme të se drejtës.Ketu lipset te behet nje dalllim midis armëve strategjike,bombave me force të tmërrshme dhe armeve taktike si përshmebull predhat e topit.Nëse marrim ne shqyrtim bombat bërthamore te fuqise se larte munde te shohim se ato ndryshoin jo vetem ne shkall por edhe në natyren e shkatrrimit nga predhat tradicionale,për faktin se ato nuk kanë pasoia mekanike por edhe termike radioaktive deri te pasoiat gjenetike,po ashtu armet konvencionale,armet djegse,napalmin dhe flakhedhesit,bombat plastike predhat e kalibrit te vogel me shpejtsi te madhe,armet tinzare si bombat me plasje te vonuar minat toksore dhe surpriz,Nje konfernc u thirr 1980 nën kujdesin e Kombeve te Bashkuara ku u miratua “Konveneta mi ndalimin e disa armëve konvencionale te cilat munde te cilsohen si tepër dëmtuese,nenet baz përmbain edhe tre protkole,protokoli i pare ndalon përdorimin e predhave qe pas plasjes krijoi copza kurse protokoli 2 denon perdorimin e minave surpriz(jashte zonave ushtarake) ndërsa protokoli tre kufizon perdorimin e armeve djegese(kunder civileve apo objektivave ushtarake qe jane afer civileve).




Rregullat themelore të së drejtës ndërkombtare në konfliktet armatosura
1. Personat jashtë luftimit dhe ata që nuk marrin pjesë drejtëperdrejt në luftime gëzoin të drejten e respëktimit të jetës dhe tërësisë morale e fizike të tyre.Në qdo rrethanë ata duhet të mbrohen dhe të trajtohen në mënyrë njerëzore pa dallim.
2. Ndalohet vrasja ose dënimi i një armiku që dorëzohet ose është jashtë luftimit.
3. Te plagosurit dhe të semurët duhet të mblidhen dhe për ta duhet të kujdeset pala në konflikt që i ka nën pushtetin e sai.Mbrojtja përfshin edhe personelin,pajisjet dhe objektet mjekësore,si dhe mjetet mjekësore të transportit.Emblema e kryqit të kuq ose gjysmëhënës së kuqe është shenja e kësai mbrojtje dhe duhet te respëktohet
4. Luftëtarët e zënë rob dhe civilët nën autoritetin e një pale kundërshtare gëzoinë të drejtën e respektimit të jetës,dinjitetit,të drejtave dhe bindjeve vetjake të tyre.Ata duhet të mbrohen ndaj të gjitha veprimeve të dhunës dhe raprezalejve.Ata duhet te ken te drejtën e korrospodencës me familjet e tyre dhe te përfitimit të ndihmës.
5. Çdo njeri gëzon të drejtën e përfitimi nga garancitë gjygjësore.Askush nuk duhet te shpallet pëgjegjes për nje veprim që nuk e ka kryer.Askush nuk duhet t`i nënshtrohet tortures fizike ose mendore,ndëshkimit trupor apo trajtimit të egër ose poshtërues.
6. Palët në një konflikt dhe pjesëtaret e forcave të armatosura të tyre nuk kanë mundësi të pakufizuara në zgjedhjene metodave dhe te mjeteve te luftës.Ndalohet përdorimi i armeve ose metodave te luftës të një natyre që shkakton humbje të panevoishme ose vujatje te tepruara.
7. Palët në një konflikt,në qdo kohë duhet të bëjnë dallimin midis popullsis civile dhe luftëtareve me qellim që të ruajnë popullsin dhe pasurin civile.As popullsia civile as personat civilë nuk duhet të behen objekt sulmi.Sulmet duhet të drejtohen vetëm kundër objektivave ushtarakë.







Mbrojtja e të plagosureve,të sëmureve dhe anijembyturve
Konventat e Gjenevës për përmisimin e kushteve të të plagosurve,të sëmureve dhe te anije mbyturve të forcave të armatosura ne det



Perkufizimi i personave të mbrojtur-Termat "të plagosur" dhe "të sëmurë" kanë kuptimin e personave ushtarakë ose civilë që kanë nevojë për kujdes mjekësor dhe qe nuk kryejn më ndojnë veprim luftarak armiqësor.Termi"anije mbytur"ka kuptimin e personave ushtarakë ose civilë në një situat te rrezikshme në det ose në ujëra të tjera në vijim te ndonje fatkeqsie që u ka ndodhur dhe qe nuk kryejn me veprim luftarake.
Të gjihë të plagosurit,të sëmuret dhe anijembyturit,te kujte do pale,duhet te respektohen dhe te mbrohen,gjithashtu familjet kanë te drejt për të njohur fatin e te afërmve te tyre qofte ata të plagosur apo te vdekur.Palet ne konflikt duhej te protokollojnë të gjitha hollësit që mund të ndihmoin në indentifikimin e të plagosureve,të sëmureve dhe te vdekurve qe kanë rënë në duart e tyre.Fuqia nga e cila varen ose kombesia numri i regjimentit,mbiemri dhe emri,data e lindjes,data dhe vendi i zenjes rob dhe natyra e masave te marra ne lidhje me individet ne fjalë,etj.Ky informacion duhet paraqitur Zyres se Informacionit të parashikuar ne Konventë numer III për te ja përcjell pales kundërshtare,veqanarisht nëpërmjet Agjensis Qendrore te kërkimit te Komitetit Ndërkomtar të Kryqit të Kuq.
Mjetet mjekësore të transportit
“Transport mjekësor” do te thotë trasnportim nga Toka ,uji dhe ajri i të plagosurve,të sëmureve dhe anije mbyturve,personelit mjeksor dhe fetar,transporti mjeksor nga uji kryhet ose me anije spitalore apo me mjete tjera lundruese,kto anije nuk lejohet te sulmohen apo të zihen rob dhe te tilla munde te jenë:anijet ushtarake spitalore te palëve ne konflikt,anije te perdorura nga kryqi i kuq apo gjysëm hena e kuqe,anie te nje shteti asnjëjes.Transporti mjeksor nga ajri kryhet ne zona te pakontrollura nga një palë kundërshtare si i till ai munë te urdhërohej te zbret ne tok,nga palet ne dyluftim.
Emblemat dhe sinjalet
Shenja e kryqit te kuq ose gjysem hënës se kuqe duhet te mbahen mbi flamujt.ndërtesat,objektet dhe formacionet e levizshme të pajisjeve mjekësore,mbi mjete e transportit,si dhe me shiritat krahut,emblemat dalluese munde te ekspozohen ne njësit mjekësore dhe nga personeli mjeksor.Ne luftën detare ,anijet dhe mjetet e lundrimit duhet te ken siperfaqe te jashtme te bardha te ken nje apo me shum kryqe te kuqe.
Luftëtarët e zën rob-trajtimi i tyre
Çdo pjesëtar i forcave te armatosura të nje pale në konflikt eshte luftëtar dhe qdo luftetar i zën rob nga pala kundërshtare eshte rob lufte.Grat dhe femijet nën moshen 15 vjeq qe bëhen rober lufte duhet te trajtohen me respekt te posaqem dhe te mbrohen kunder qdo forme sulmi te pamoralshem.Robërit e luftës mund te transferohen vetem të nje fuqi që është pale në Konventë dhe pasi qe fuqia ndaluese te jet e bindur qe fuqia ne fjal deshiron dhe është ne gjendje te zbatoi Konventën.Robërit po ashtu kane te drejt te zgjedhin perfaqsuesin e tyre,dhe ata duhej ti nënshtrohen ligjeve,rregullave dhe urdherave ne fuqi në forcat e armatosura të fuqis ndaluese.Konventa shpall që riatdhesimi te ndodh pa vones per robërit pas pushimit të luftimëve.


Administrata e pushtimit
Transferimet individuale ose masive me force,si dhe dëbimet te përsonave të mbrojtur nga territori i pushtuar për ne territoin e Fuqisë Pushtuese ose ate të ndonje vendi tjeter te pushtuar apo jo,ndalohet pavarsisht nga motive I tyre.Vetem personat mbi 18 vjeqe munde te detyrohen te punoin dhe kjo punë duhet te kryhet vetem mbrenda territorit te pushtuar ne përputhje me legjislacionin ne fuqi.Ushqimiuqia pushtuese është e detyruar të siguroi ushqim dhe sherbim mjekësor,po ashtu u lejohej perfaqsuesit te fesë tu japin ndihmë shpirtërore antareve te bashkësive të tyre.Fuqia pushtuese nuk lejohej që të shkatrroi pasurin e patunshme ose vetjake qe u përket ne mënyre individuale apo kolektive personave privat apo shtetit,ose autoriteve tjera publike.Shoqatat e njohura Kombëtare të Kryqit të kuq apo Gjysëm hënës se kuqe duhet te jen te afte të realizoin veprimatrit e tyre ne përputhje me Konveneten e Gjeneves,fuqia pushtuese nuk duhej te kërkoi ndryshime ne personelin ose strukturen e këtyre shoqatave.
Proqedura gjygjsore duhet të jet e rregullt,i akuzuari te informohet pavones per provat e vepres qe pretendohej qe ka kryer,e cila duhet te ken ber shkeleje në kohen e kryërjes;asnje detyrim për të siguruar pranimin e fajit;vendimi te shpallej ne prani te akuzuaritdhe ne parim publikisht.I akuzuari nuk lejohet të ndeshkohej me shum se një her për të njejtën vepër,e drejta e mbrojtjes njihet dhe garantohet.



LITERATURA e konsultuar
1. *Zenjullah Gruda,E Drejta Nderkombtare Publike,Prishtinë,2005
2. Komiteti Nderkombetar I Kryqit te Kuq,Rregullat Themelore Te Konventave te Gjeneves dhe Protokoleve te tyre shtes
3. Jean Picitet,Zhvillimi dhe parimet e së drejtes Ndërkombtare Humanitare
4. Werner Wajdebfeld,Wolfgand Weseles,EVROPA