Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Leonidas
    Anëtarësuar
    02-06-2008
    Postime
    20

    Obama zgjedh Biden si zëvendës

    Obama zgjedh Biden si zëvendës





    Kandidati i Partisë Demokratike për president, Barack Obama ka zgjedhur Joe Biden si kandidat për zëvendëspresident në zgjedhjet e nëntorit në SHBA.

    Zgjedhja e zotit Biden u konfirmua në faqen e internetit të fushatës presidenciale të zotit Obama.
    Ajo u bë në një mesazh për mbështetësit e z. Obama në prag të konventës së Partisë Demokratike që fillon punimet të hënën.
    Kandidati republikan, John McCain mund të njoftojë zgjedhjen e tij për zëvendëspresident javën e ardhshme.
    Janë shtuar spekulimet se senatori McCain mund ta bëjë publike zgjedhjen e tij në 29 gusht, ditën e ditëlindjes së tij, një ditë pas përfundimit të punimeve të konventës së demokratëve.

    'Përvojë e gjerë'

    Njoftimi zyrtar për zgjedhjen e z. Biden u bë pak kohë pasi disa rrjete mediatike amerikane nisën të njoftonin për të.
    "Barack-u ka zgjedhur Joe Biden të kandidojë si zëvendësi i tij," thuhet në një deklaratë të shkurtër të botuar në faqen e internetit të fushatës së z. Obama.
    Më tej në deklaratë thuhet se senatori Biden do t'i sillte fushatës për president të senatorit Obama "përvojë të gjerë në fushën e politikës së jashtme" dhe një histori të suksesshme në bashkëpunimin përtej kufijve partiakë.
    Zoti Biden, 65 vjeçar ka shërbyer për tre dekada në senatin amerikan dhe është shumë i respektuar përsa u përket çështjeve të politikës së jashtme.
    Give them nothing! But take from them EVERYTHING!

  2. #2
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Z.Biden eshte politikan me pervoje te gjate dhe te bujshme (sidomos njohes i politikes nderkombtare,si anetar aktiv i thuajse cdo administrate ne komisionet ku gatuhet politika nderkombtare).
    Une e adhuroj si njeri dhe si politikan.
    Per ne zgjedhja e tij eshte nje lehtesim po qe se fiton Obama,pasi Biden eshte miku yne, nder miqt me te shquar qe kemi ne shqiptaret.
    Kemi pasur nderin te rrime ne nje tavoline me kete politikan te cmuar te Amerikes, eshte njeri i mire dhe mik me vlera.
    Ne tash ne te dy taborret kemi dy miq kyc te Administrates Amerikane(Biden dhe McCain), por mbi te gjitha kemi Ameriken perkrahsen tone te perjetshme .
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 23-08-2008 më 14:55
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Biden u ngut kur tha shteti musliman i kosoves . Nuk jemi shtet musliman me sa e di une,apo ndoshta e kam gabim,por me sa duket per ket gje i kemi dhen edhe shkas.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    C'eshte ky Biden dhe per cfare njihet per sa i perket ceshtjes shqiptare?
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  5. #5
    C'eshte ky Biden dhe per cfare njihet per sa i perket ceshtjes shqiptare?
    Kryetar i komisionit te marredhenieve te jashtme i Senatit dhe nje nga senatoret me influencen me te madhe ne Senat dhe ne Administrate. Mik i madh i shqiptareve dhe mbeshtetes i fuqishem i nderhyrjes se NATOs ne Kosove. Pjesetar i lobit te fuqishem hebre ne Amerike. Lajm vertet i mire per shqiptaret.



    Joseph Biden, fati i minutës së fundit për shqiptarët - Nga Mero Baze

    - Natën e 24 marsit 1999 pas mesnate, ndërsa isha duke fjetur, më telefonoi presidenti Clinton: “Z. senator Biden, të thirra të të lajmëroj se forcat ajrore amerikane i kam urdhëruar që të nisen në sulme bombarduese ndaj pozicioneve ushtarake në Jugosllavi. Tani forcat tona janë në veprim”. Ishte një lajm që e prisja, por dhe që më kapi në befasi. Pyetja ime e parë për presidentin Clinton ishte:

    - Z. president, si thua, francezët si do të reagojnë?

    - Kush është duke i pyetur francezët! Ne kemi filluar sulmet kundër Jugosllavisë dhe francezët e të tjerë do të na bashkëngjiten!

    Ky ishte një nga paragrafët më entuziastë nga rrëfimi i Joseph Biden, më 28 prill 2002, në hotel “Sheraton” në Manhattan, në një takim organizuar nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, e drejtuar nga ish-kongresmeni Diogard.

    Me një oratori mahnitëse, me një njohje deri në detaje të çështjes shqiptare, me një përgjegjshmëri prej burri shteti dhe thjeshtësi të paarritshme nga askush, Joseph Biden ka folur për rreth një orë mbi përvojat e tij si kryetar i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senat rreth konfliktit në Kosovë dhe rrugës së Kosovës drejt pavarësisë. Takimi, i cili provonte themelimin 12 vjet më parë të organizimit të Lobit shqiptar në SHBA, kishte bashkuar përfaqësues të politikës shqiptare dhe shoqërisë civile nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Isha ftuar aty bashkë me të ndjerin Pjetër Arbnori, të cilin e ulën në krah të senatorit Biden dhe Ramush Haradinajt, i cili ishte përfshirë ndërkohë në politikën e Kosovës si kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

    Biden ishte i ftuari kryesor i atij takimi prej politikanëve amerikanë. Ishin ndërkohë dhe Tom Lantos dhe Ben Gilman, si dhe kryetari i ri i Bashkisë së qytetit të Nju-Jorkut, Michael Blumberg.

    Fjalimi i Biden mposhti sallën dhe padurimin shqiptar për të heshtur. Duke ditur se çfarë auditori kishte përpara dhe çfarë mesazhi duhet të përcillte, Biden nisi të tregojë disa detaje mbresëlënëse nga misioni i tij sekret në Kosovë. Tregoi se si javën e parë të lirisë së Kosovës shkoi në një mision jopublik në Beograd dhe pastaj në Kosovë. Kishte takuar për herë të fundit udhëheqësin serb, Millosheviç, me të cilin normal që nuk ishte marrë vesh dhe pastaj kishte zbritur në Kosovë.

    - Aty takova një njeri me rroba ushtarake, - tha, - tepër energjik dhe nervoz, që dukej se e përjetonte si arritje të lirisë çlirimin e Kosovës. I thashë, duhet t’i heqësh këto rroba dhe duhet të rrish civil. Ky vend, i thashë, ka nevojë për demokraci dhe jo për luftë.

    - Unë nuk di të bëj politikë. Mbledhjet më mërzisin dhe nuk i duroj dot.

    - Përpiqu ta bësh, i thashë. - Ndryshe SHBA nuk do t’ju mbështesë.

    Ika nga Kosova në pritje të lajmeve të mira atje. Dhe lajmi i parë i mirë erdhi shpejt. Njeriu me rroba ushtarake ishte veshur civil dhe kishte themeluar një parti. Ai është zoti Haradinaj, ky që kam këtu në krah, - tha duke qeshur.

    Ky ishte dhe stili i tij për të komunikuar me të ftuarit dhe sallën. I drejtpërdrejtë, shpesh ironik me banalitetin dhe shumë i informuar për çdo detaj që përshkruante nga problemet shqiptare.

    Haradinaj u skuq i gjithi dhe nuk reagoi. Tundi kokën për të inkurajuar entuziazmin e sallës. Pas kësaj salla u bë rob i fjalëve të senatorit. Ai nisi të tregojë detaje të tjera nga debatet e tij me Shtëpinë e Bardhë, gjeneralët dhe median për Kosovën.

    “Kosovës, popullit të Kosovës, politikanëve të saj e institucioneve të sapongritura iu duhet patjetër në radhë të parë të respektojnë të drejtat e të gjithë etniteteve, pa patur qëllime të mbrapshta e emocionale ndaj minoriteteve të tjera. Kosova, - tha ai, - duke ndërtuar institucionet e veta, i ka hapur rrugën e drejtë Pavarësisë. Por, kur Kosova të japë prova ndaj komunitetit ndërkombëtar, se e meriton atë.. Kosova, - tha, - Biden, kaloi njërën prej periudhave më të vështira nën sundim e Millosheviçit, prandaj ajo kurrë nuk duhet të bjerë viktimë e ekstremizmave të çfarëdo lloji e të çdo ane qofshin ato, shqiptare apo kushdo qoftë. Unë mendoj se për Kosovën është e rëndësishme mënyra se si do ta arrijë Pavarësinë. Nga kjo do të varen më pas dhe raportet e saj me komunitetin ndërkombëtar, ndihmat dhe mbështetja politike-ekonomike që ajo do të marrë në të ardhmen. Ky është një mesazh i qartë për ju shqiptarët. Ju duhet të njihni dhe respektoni vetëm format demokratike të zgjidhjes së problemeve, dhe asnjëherë atë të armëve e konflikteve të armatosura”.

    I qartë dhe urdhërues në tonin e tij ai tha: “Ndërtoni demokracinë! Ndërtojeni Kosovën! Ne do të qëndrojmë në Kosovë, deri atëherë kur me të vërtetë Kosova do të jetë demokratike dhe e parrezikuar nga fqinjët. Edhe në takimet me presidentin Bush kam kërkuar dhe do të kërkoj që trupat amerikane mos të reduktohen në Kosovë. Pa komandën dhe prezencën amerikane, Evropa nuk është në gjendje të mbajë paqen në Kosovë”.

    Më pas erdhi radha të fliste për Shqipërinë. Iu drejtua zotit Arbnori dhe iu referua vuajtjeve të tij në burgje.

    “Shqipëria nuk ka ndryshuar shumë dhe asaj, si shumë vende në rajon, të cilat janë nga më problematiket në Evropë, i mbetet shumë për të bërë. Edhe ato duhet të futen në gjirin e familjes evropiane. Shqipëria duhet që të zhvillojë pikësëpari zgjedhje të lira e të ndershme, të cilat janë në rrugë dhe duhet të japë prova për një demokraci të vërtetë. Të krijojë kushtet në rrugën e asocimit të saj në Evropë. Qeveria shqiptare duhet të sjellë në Shqipëri demokracinë, për të dëshmuar kështu para komunitetit ndërkombëtar se edhe ajo dëshiron me të vërtetë t’i bashkëngjitet institucioneve demokratike evropiane. Vetëm demokracia, vetëm demokracia, demokracia e vërtetë, respektimi i të drejtave të njeriut, lufta kundër korrupsionit, kriminalitetit do të jenë e ardhmja e Ballkanit, Ballkanit, i cili në fjalorin amerikan ka hyrë si fjala “problem”. Prandaj, dhe kur flasim për Ballkanin, çmojmë edhe prezencën tonë në Ballkan, rolin dhe punën që kemi bërë. Ajo për mendimin tim, - tha ai, - duhet të jetë afatgjatë, duke e konkretizuar me atë se çfarë rreziku vjen pas saj. Megjithatë, edhe disa vende evropiane nuk duhet ta lëshojnë Ballkanin, dhe ato duhet të marrin më shumë përgjegjësi në Ballkan. Unë personalisht kam insistuar, deri te presidenti, që ne nuk duhet të largohemi nga Ballkani.”

    Pas takimit Biden u takua me secilin prej të ftuarve. Organizatorët kishin përgatitur nga dy rreshta për t’u prezantuar me secilin. Diogard më prezantoi me të, duke i theksuar se “është një gazetar që qeveria do të ishte e lumtur të mos ishte”. Senatori qeshi dhe më ftoi të bënim një foto. Pastaj iu drejtua kamerave që u fokusuan. Dhe përsëriti shqetësimin për deformimet e demokracisë në Shqipëri, nevojën për zgjedhje të lira dhe lirinë e shtypit. Kështu bëri thuajse me të gjithë të ftuarit nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mal i Zi.

    Lajmi se Joseph Biden është emëruar kandidat për zëvendëspresident, është ndoshta lajmi më i mirë për shqiptarët në këto momente, kur problemi i Kosovës po ballafaqohet me një krizë të raporteve ndërkombëtare dhe frikës se kandidati favorit për president, Barack Obama, është një politikan shumë larg njohjes së problemit shqiptar. Tani shqiptarët kanë qetësinë e duhur nga Uashingtoni, edhe pse Hillary Clinton ka ikur nga gara. Secili kandidat fitues ka garantin e vet për çështjen shqiptare. Joseph Biden, por dhe McCain janë tërësisht të qartë dhe të vendosur për ta çuar deri në fund misionin amerikan në Ballkan dhe veçanërisht të jenë avokatët e mëdhenj të Kosovës në Uashington. Ai i jep shumë motive shqiptare entuziazmit që ka ngjallur karizma e senatorit Obama te brezi i ri shqiptar për ta mbështetur. Hezitimi se Obama në Shtëpinë e Bardhë do të harronte Kosovën, merr fund tani që aty do të hyjë një njohës i madh i çështjes shqiptare. Ai është fati i minutës së fundit për shqiptarët në këtë garë presidenciale në SHBA.

    Iliria News Agency
    Ndryshuar për herë të fundit nga brooklyn2007 : 24-08-2008 më 14:56
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  6. #6
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Biden u ngut kur tha shteti musliman i kosoves . Nuk jemi shtet musliman me sa e di une,apo ndoshta e kam gabim,por me sa duket per ket gje i kemi dhen edhe shkas.
    Eshte i njohur Biden qe i shket goja shpesh here dhe leshon gafa. Keshtu qe s'eshte per t'u cuditur. Gjithashtu njihet per plagjiarizem dhe fushata te deshtuara presidenciale.

    Sa per artikullin ku thuhet Biden pjesetar i lobit hebre, ia kane mbytur kot, se Biden eshte katolik. Kongresi amerikan influencohet kryekeput nga lobet, por hapur ashiqare s'eshte asnje senator pjesetar lobingu. Kur mbarojne karieren si politikane, duhet te presin nje vit para se punesohen nga lobet apo grupe te tjera keshilltaresh etj.

    Obama beri gabim qe e zgjodhi Biden, (jo se po me vjen keq per te.) Ndoshta here tjeter i kthehem kesaj ceshtjeje, por nqs McCain zgjedh Romney-n, t'i bejne zgjedhjet tani, se s'ia vle te presesh kot deri ne Nentor per te peruruar McCain.

  7. #7
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Elaboro dhe për ne evropianët Liones. Ka shance të fitojë ai xhaxhi plak? se atë kam qejf unë.
    Ezekiel 25-17.

  8. #8
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Ohhh na paska zgjedhur Biden...shi shi shi.

    Ore po, ky Biden sikur votoi per ate luften ne Irak qe Obama na e kishte shume inat. Madje, Obama s'i la gje pa thene Clintonit per voten e saj te luftes.

    Tani na zgjodhi Biden qe votoi per te njejten lufte?

    Fjala qe me vjen ne mendje ne keto caste eshte: HIPOKRIT

    Te shkretet ata qe e besuan si te verber ne gjithe ato perrallezat e tij se ka ardhur koha per "ndryshim".
    As qe du me dit!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Leonidas
    Anëtarësuar
    02-06-2008
    Postime
    20
    Citim Postuar më parë nga Borix Lexo Postimin
    C'eshte ky Biden dhe per cfare njihet per sa i perket ceshtjes shqiptare?
    Give them nothing! But take from them EVERYTHING!

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Sa per artikullin ku thuhet Biden pjesetar i lobit hebre, ia kane mbytur kot, se Biden eshte katolik.
    Te lobosh per nje komb nuk do te thote te kesh kombesine apo shtetesine e atij populli qe perkrah lobi. Psh Eliot Engel eshte cifut dhe perfaqesues i njohur i lobit shqiptar. Joseph Biden ka nje eksperience te gjate te mbeshtetjes se ceshtjes cifute ne Senat. Per kete arsye e konsiderova pjesetar i lobit hebre.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  11. #11
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Obama beri gabim qe e zgjodhi Biden, (jo se po me vjen keq per te.) Ndoshta here tjeter i kthehem kesaj ceshtjeje, por nqs McCain zgjedh Romney-n, t'i bejne zgjedhjet tani, se s'ia vle te presesh kot deri ne Nentor per te peruruar McCain.

    Luaneshe po thua fjale te embla per veshet e mi. Di pi ca birra ne Nentor e gjithashtu do kem kenaqesine ti them ca vetave: Po ju nuk merrni vesh nga gjella me presh !

    Po ky bideni si mendon ti per c'arsye eshte zgjedhur ? (Sa inat me vjen kur bej pyetje per gjera qe si marr vesh )
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  12. #12
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Serbët, Bajden, është lobist shqiptar!

    Reagimet në Serbi, mbas caktimit të Xhozef Bajdenit si kandidat për nënpresident të SHBA-së

    Kandidati demokrat për president të SHBA-së, Barak Obama, zgjodhi ditët e fundit si kandidat për postin e nënpresidentit të SHBA-së nga Partia Demokratike z. Xhozef Bajden (Joseph Biden), i cili është anëtar i Senatit Amerikan, pra senator, prej një kohe të gjatë dhe ka një përvojë të madhe në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Opinioni publik në SHBA e jashtë tyre, organet e medias ndërkombëtare, e vlerësuan lart këtë zgjedhje të Obamës, pasi, sipas tyre, ajo (kjo zgjedhje) do t‘ia rrisë mjaft shanset e fitores në zgjedhjet presidenciale të 4 nëntorit të këtij viti në SHBA, në të cilat, sikurse dihet, ai do të ndodhet përballë kandidatit për postin e presidentit nga Partia Republikane, Xhon Mekejn. Obama, me vrullin e rininë e tij energjike, dhe Bajdeni (65 vjeç) me pjekurinë e përvojën e tij të gjatë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, do të përbëjnë një tandem (çift) të shkëlqyer - është konsiderata e përgjithshme në SHBA dhe në botë.

    Por, ja që në Serbi, kandidatura e Bajdenit nuk u pëlqye aspak dhe arsyeja është se ai qenka pro pavarësisë së Kosovës, ka qenë edhe në favor të bombardimeve të Serbisë nga ana e NATO-s, madje ai konsiderohet atje (në Serbi) si lobist shqiptar. Që të krijohet një ide më e qartë sesi u prit nga opinioni publik dhe mediumet serbe kandidatura e Xhozef Bajdenit për postin e nënpresidentit të SHBA-së, po ju sjellim pjesë nga reagimet e botuara dje në gazetat e përditshme kryesore të Beogradit, "Politika" dhe "Gllas Javnosti".

    Gazeta "Politika", midis të tjerash, shkruan:

    "Xhozef Bajdeni është një nga mbështetësit më këmbëngulës të pavarësisë së Kosovës. Marsin e kaluar, ai vuri në dukje se sovraniteti i Serbisë mbi këtë krahinë nuk është gjë tjetër veçse një ‘suvenir‘ që i ka mbetur asaj (Serbisë) nga koha e lavdisë së saj imperiale" dhe përshëndeti faktin që Amerika ishte ndër vendet e para në botë që njohën deklaratën e pavarësisë së Prishtinës. Më parë, ai është shprehur në favor të asaj që Kosova të bëhet shtet me argumentimin se ky është "një nga territoret e rralla në botë me shumicë myslimane, ku amerikanët jo vetëm që i duan, por edhe i adhurojnë" dhe se "mbështetja nga ana e Uashingtonit e shtetësisë së Kosovës do të kontribuojë që bota islamike, aktualisht me predispozicion antiamerikan, ta kuptojë se SHBA-të po e ndihmojnë atë (botën islamike)", të paktën vende-vende. Në një fjalim të tij, të mbajtur para afro gjysmë viti, z. Bajden ka deklaruar: "Çdo përpjekjeje të Beogradit, që të mbjellë kaos në pjesën veriore të Kosovës dhe në Republikën boshnjake Srpska, duhet t‘i jepet një përgjigje e shpejtë dhe e vendosur nga ana e BE-së dhe e NATO-s". "Një angazhim i tillë i Bajdenit në postin e kandidatit për nënpresident të SHBA-së nga ana e Barak Obamës duket pak si i çuditshëm, pasi në shtetin e Ilinoisit të vetë dhe në disa shtete të tjera, si p.sh. në Ohajo, ai (Obama) shpreson të marrë votat e diasporës serbe", shkruan gazeta beogradase "Politika". Gazeta "Gllas Javnosti" ("Zëri i publikut"), nga ana e saj, në shkrimin me titull "Lobisti shqiptar i Obamës", midis të tjerash, shkruan: "Është një fakt, të cilit Serbia duhet t‘i kushtojë rëndësi, se Bajdeni është një nga mbështetësit më aktivë dhe më të zjarrtë të Kosovës së pavarur dhe bashkëluftëtar në këtë drejtim ka Tom Lantoshin, që ka qenë një nga lobistët shqiptarë më të vendosur në Kongresin Amerikan. Idenë për ‘domosdoshmërinë e pavarësisë së Kosovës‘, Bajdeni e ka parashtruar madje para Riçard Hollbrukut. "Pavarësia e Kosovës është një pikë kthese për arritjen e një paqeje përfundimtare në Ballkan. Kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës duhet të ndalen", shkruante Bajdeni në gazetën britanike "Financial Times", në vitin 2002. Për Bajdenin, pavarësia e Kosovës përbën një "fitore të demokracisë myslimane, një të ardhme më të mirë të Evropës Juglindore dhe një konfirmim të përdorimit të fuqisë amerikane për vendosjen e së drejtës së sundimit". Vetë shqiptarët në Kosovë e cilësojnë atë (Bajdenin) një "mbështetës besnik të pavarësisë së Kosovës e luftëtar për të drejtat e shqiptarëve në Ballkan" dhe mburren që ai ka punuar për pavarësinë e Kosovës gjatë 20 vjetëve të fundit. Bajdeni ka qenë mbështetës i intervencionit kundër RS të Jugosllavisë më 1999. Madje, ai e përshëndeti Bill Klintonin mbas bombardimit të RSJ-së, duke theksuar se kjo ishte "mënyra e drejtë për çlirimin e Kosovës", shkruan gazeta beogradase "Gllas Javnosti".



    Shqip
    Sui generis

Tema të Ngjashme

  1. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar të partisë
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  2. Afatet për kalimin nga një gradë më e ulët në një më të lartë
    Nga Zemrushja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 00:28
  3. Kerry zgjedh Eduards si kandidat për nën president
    Nga Albo në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 25-11-2004, 11:36
  4. PS zgjedh një biznesmen për garën për bashkinë e Durrësit
    Nga Orku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-07-2003, 10:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •