Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Veshtiresohet legalizimi i emigranteve ne Greqi

    31 Dhjetori i vitit qe po mbaron mbetet data e fundit per paraqitjen e dokumentave te legalizimit me qellim marrjen e lejes se re unike europiane. Ne formen e nje pulleje vetengjitese ajo do te vendoset ne dokumentin e identifikimit. Por statistikat e deritanishme tingellojne alarmante. Kerkesen per lejen e re e kane bere vetem 220 mije emigrante, nga 750 mije te legalizuar gjate fazes se meparshme. Pra, vetem nje ne tre emigrante mundi te siguroje dokumentacionin e duhur, kurse pjesa derrmuese kercenohet me c'legalizim.

    Ne keto kushte ata qe drejtojne apel dramatik jane vete emigrantet. Rrjeti i mbeshtetjes sociale te emigranteve se bashku me Forumin Grek te Emigracionit dolen me nje peticion te perbashket prej dhjete pikash drejtuar Ministrise se Brendshme me kerkese kryesore shtyrjen e afatiti te 31 Dhetorit.

    Pyetja e shtruar hapur edhe nga nje deputete e se majtes greke ishte nese qeveria deshiron me te vertete legalizimin e emigranteve, apo pas Olimpiades ata do te mbeten ne meshiren e fatit. Karaktersitike eshte nje qarkore e fundit e Ministrise se Brendshme e dates 6 Dhjetor. Perkunder klimes pozitive te deklaratave te Ministrit te Brendshem per dhenien e lejeve pa afat pas pese vjetesh qendrimi te ligjshem, qarkorja u ve si kusht legalizimit te emigranteve te kene pune te perditshme per gjate gjithe vitit te kaluar. Nese jo atehere ata duhet te justifikojne mungesen e diteve te punes me raport mjeksor, asistence sociale ose udhetim jashte shtetit.

    Mjafton nje kush i tille qe ne pjesen e tyre derrmuese emigrantet qe nuk kane pune te qendrueshme te mbeten vetem me kartat e lejeve te deritanishme. Pikerisht per kete aresye nepermjet peticionit drejtuar autoriteteve greke u kerkua edhe rivokimi i kesaj qarkoreje.

    -------------------

    DW 2002

  2. #2
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630
    domethene!
    qe ata qe kane qene te ligjshem 5 vjet tani do marin dokument pa date skadimi?

    po tani per festat shqiptarit qe i kishte mbaruar dokumenti jeshil edhe ja shtyn deri ne funde te vitit si do qarkulloj jashte shtetit???
    kur vajtemper te dorzuar dokumentat na mbyllen akim ne shkurt dhe thane vazhdoni me ato qe keni patur!!!

    po puna eshte lejohet te vesh tani me pushime???????


    """""""""""""""""""""roeli"""""""""""""""""""" """"
    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    aty.....ketu....
    Postime
    18
    Veshtiresohet legalizimi i shqiptareve ne Greqi
    c'eshte ky muhabet ?
    Shqiptaret gjithmone te vershtire e kane pasur ne greqi dhe mos te shpresojne se greku do ti ndihmoj ndonjehere duke i pajisur me dokumenta te rregullta
    greku per mendimin tim eshte cope cope per veten e tij dhe shyqyr 2004 qe po e mban ne kembe se pas kesaj do te marre tatpjeten por shqiptaret bejne mire te luajne vendit sa me shpejt qe te jet e mundur.

  4. #4
    Fierak Ne Gjak Maska e rolua
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Toronto - Canada
    Postime
    630
    po jo o lala se nuk behen ato gjerat!!!!
    si mundet nje familie me bazat e reja qe ka per femijet e tyre te ndrojne vendin!!??


    """"""""""""""""""""""""roeli""""""""""""""""""""" ""
    Fieri eshte qyteti endrrave te mia
    Fieri qyteti ku kaloj femirija
    Fieri qyteti ku jam ritur me mundime
    Fieri qyteti ku kam folur gjuhen time
    Fieri qyteti ku kam thurrur endrren time

    ......................^_R_o_L_u_A_^

Tema tė Ngjashme

  1. Legalizimi i certifikatave personale per aplikim per vize
    Nga Miremengjes nė forumin Ndihmoni njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 12:08
  2. Legalizimi idrogerave te lehta.
    Nga njeriu2006 nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 30-01-2006, 06:39
  3. Legalizimi i prostitucionit.
    Nga kolombi nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 15-07-2005, 14:38
  4. Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 26-05-2003, 08:20
  5. Legalizimi i drogave te lehta
    Nga ermal80 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 09-12-2002, 06:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •