Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 64
  1. #41
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    >>>

    4. Respektimi i prinderve eshte shkak per hyrje ne Xhennet. Transmeton Ebu Darda (RadijAllahu Anhu) se e ka degjuar Pejgamberin (SalAllahu Alejhi ve Selem) duke thene:

    "Prinderit jane dera e mesme e Xhennetit, pra nese deshiron humbe ate dere ose fitoje ate."

    [Tirmidhiu, dhe ka thene se hadithi eshte sahih]

    Kushejri ka thene: "’..dera e mesme e Xhennetit,’ ka per qellim, deren me te mire te Xhennetit."

    Transmetohet nga Muavija ibn Xhahime, se Xhahime ka ardhur tek Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe e ka pyetur:

    "O i Derguar i Allahut, une kam deshir qe te luftoj ne rrugen e Allahut, dhe kam ardhur tek ti qe te konsultohem." Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "A e ke gjalle nenen?" Tha: "
    Po," Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "Kryej nevojat e nenes tende, se me te vertete Xhenneti eshte tek kembet e saja."

    [Ahmedi, shejh Albani ka thene se ky hadith eshte Hasen]


    Ne transmetimin e Taberaniut qendron se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) e ka pyetur:

    "A i ke prinderit gjalle?" I thash: "
    Po," Tha pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem): "Kryej nevojat e tyre, se me te vertete Xhenneti eshte nen kembet e tyre."

    [Albani ka thene se ky hadith eshte Sahih]


    5. Kenaqesia e Allahut eshte ne kenaqesine e prinderve. Transmeton Abdullah ibn Amri (RadijAllahu Anhu) se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thene:

    "Kenaqesia e Allahut eshte ne kenaqesine e prinderve, dhe pakenaqesia e Allahut eshte ne pakenaqesine e prinderve."

    [Tirmidhiu, kete hadith e kane bere sahih Ibn Habbani, Hakimi dhe Albani)


    6. Respektimi i prinderve eshte shkak per faljen e mekateve. Transmeton Ibn Omeri (RadijAllahu Anhu), se nje njeri ka ardhur tek Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) dhe i tha:

    "O i derguar i Allahut, une kam bere nje mekat te madh, a ka pendim per mua?" Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "A ke nene?" Ai i tha: "Jo," Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "A ke teze?" Iu pergjigj: "
    Po," Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) i tha: "Pra respektoje (ndegjoje) ate."

    [Tirmidhiu, dhe ka thene se hadithi eshte sahih]


    Pra kjo tregon se respektimi i prinderve eshte shkaktar per shlyerjen e mekateve, pasiqe Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) iu pergjigj ketij mekatari duke e pyetur se a ka nene qe ta respektoj dhe ndegjoj ate, keshtuqe te i shlyhen mekatet me respektimin e saj. Gjithashtu, transmeton Malik ibn Amri se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thene:

    "Ai i cili e liron nje rob musliman, do te jete shkaktare per shpetimin e tij nga zjarri, kurse ai i cili e ka njerin prej prinderve te gjalle dhe ata nuk ia falin atij (nuk ia bejne hallall), Allahu [Xhele Shanuhu] do ta largoj ate shume larg."

    [Ahmedi - hadithi eshte hasen]


    7. Respektimi i prinderve eshte edhe shkak per largimin e ndonje fatkeqesie Argument per kete eshte ngjarja e tre personave qe kane hyre ne shpelle dhe nje gure i madh ka rene dhe ua ka mbyllur daljen. Ne kete gjendje, secili prej tyre e ka lutur Allahun [Xhele Shanuhu] me ndonje pune qe e ka bere per hire te Tij, dhe njeri prej tyre e ka lutur Allahun [Xhele Shanuhu] me respektimin e prinderve, duke thene:


    "O Allah nese kete veper e kam bere per hire Tendin largona neve kete shkemb qe te mund te dalim". Dhe Allahu [Xhele Shanuhu] ja u largoi shkembin dhe dulen prej shpelle.[Buhariu dhe Muslimi]

    8. Transmeton Ebu Hurejra (RadijAllahu Anhu) se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thene:

    "Nuk ka mundesi femiu t’ia kthej hakkun prindit te tij, pervec nese e sheh prindin e tij se eshte zene rob, pastaj blene ate dhe e liron."

    [Muslimi]


    9. Mosrespektimi i prinderve eshte nga mekatet me te medha. Transmeton Ebi Bekre (RadijAllahu Anhu) se Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) ka thene:

    "A deshironi t’ju tregoj per mekatet me te medha?" Kete e perseriti tri here. Ne i thame: "
    Po, o i Derguar i Allahut." Pejgamberi (SalAllahu Alejhi ve Selem) tha: "Me i be shirk (shok) Allahut dhe mosrespektimi i prinderve…
    "

    [Buhariu dhe Muslimi]

    O vella i dashur, pasi qe e kuptove rendesine e respektimit te prinderve, dhe denimin e atij qe nuk i respekton prinderit, shpejto dhe respektoji ata, ndegjoji ata (perveq nese te urdherojne ne mekate), mos i thuaj atyre as UFFF, lute Allahun qe t’i meshiroje ata. Allahu [Xhele Shanuhu] thote:

    "Dhe ne shenje meshire shtrije prane tyre krahun perules e respektues dhe thuaj: ‘Zoti im! Meshiroji ata te dy, sikurse me edukuan mua kur isha i vogel’."

    [El Isra, 24]


    Allahu na befte prej atyre qe i respektojne prinderit, dhe i ndegjojne ata. Allahu i meshirofte prinderit tane ashtu sic na meshiruan sa ishim te vegjel. Allahu ua falte mekatet prinderve tane dhe i shperblefte ata me Xhennetin Firdeus.

    Amin Amin Amin
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  2. #42
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219

    Prindërit në Islam




    selam
    KOSOVA E MADHE

  3. #43
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Bamirësia ndaj prindërve







    04 05 2004






    [...Nëna dhe babai…, a e di rëndësinë e tyre? Ata janë shkaktarë të ekzistimit të njeriut! Atyre u takon mirëbërësia ideale. Babait për shkak përkujdesjes materiale e nënës për shkak lindjes dhe përdëllimit që ka ndaj teje...]

    Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

    "O ju që keni besuar, keni frikë All-llahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!"
    [Ali Imran, 102]

    "O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se All-llahu është Mbikqyrës mbi ju."
    [En-Nisa, 1]

    "O ju besimtarë, keni frikë All-llahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (All-llahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton All-llahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh."
    [El-Ahzab, 70:71]

    Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit sal-lall-llahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr...

    Falendërimi i plotë i takon All-llahut, Zotit të botëve. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

    All-llahu i Madhëruar thotë:

    " Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve.Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as 'of'(oh),as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). E në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: 'Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël."
    [Isra, 23-24]

    Nëna dhe babai…, a e di rëndësinë e tyre? Ata janë shkaktarë të ekzistimit të njeriut! Atyre u takon mirëbërësia ideale. Babait për shkak përkujdesjes materiale e nënës për shkak lindjes dhe përdëllimit që ka ndaj teje.

    Merita e krijimit i takon All-llahut e pastaj për lindje dhe edukim prindërve.

    Dijetari i këtij ummeti Abdull-llah ibën Abbasi thotë:

    "Tre gjëra janë të lidhura ngushtë me tre të tjera, nuk pranohet njëra pa tjetrën:

    1) "Respektoni All-llahun dhe respektoni të Dërguarin" [Tegabun, 12]
    Ai që respekton All-lahun dhe nuk respekton të Dërguarin puna e tij eshtë e papranuar.

    2) "Falnie namzin dhe jepni zekatin" [Bekare, 43]
    Ai që falet e nuk jep zekat puna e tij është e papranuar.

    3) " (E porositëm njeriun) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj prindërve tu". [Llukman, 14]



    Mu për këtë arsye në Librin e All-llahut gjejmë porosi të shumta që na obligojnë të përkujdesemi dhe të jemi mirëbërës ndaj prindërve ashtu siç na tërhiqet vërejtja për mosdëgjimin dhe keqbërjen ndaj tyre në çfardo mënyre qoftë.All-llahu thotë:

    "Adhurone All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, dhe silluni mirë ndaj prindërve…"
    [Nisa, 36]

    "Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet…"
    [Ankebut, 8]

    "Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërve të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin.(e porositi) Të jesh jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj."
    [Lukman, 14]

    Këto ajete kuranore na bëjnë të qartë vlerën e lartë të prindërve dhe të mirat e tyre të mëdha ndaj fëmijëve, e në mënyrë të veçantë theksohet vlera e nënës e cila përjeton vështirësi dhe gjëra të neveritura për shkak mundimeve dhe lodhjes nga dhimbjet e mëdha, bezdisjet,barrës, ngarkimit dhe vështirësive të shumta që i ndiejnë gratë shtatëzëne.Mbi të gjitha këto lindja e fëmiut që është shumë afër me vdekjen, nuk i dijnë dhembjet e saj përveç nënave që përjetojnë këtë.

    Në sunetin e Pejgamberit gjejmë përputhshmëri me ajetet e lartëpërmendura për domosdoshmërinë e bamirësisë ndaj prindërve dhe nxitje kah ajo,si dhe qortim dhe frikësim për mosdëgjimin e tyre.

    Është vërtetuar se Pejgamberi ka thënë:

    "Pajtimi i All-llahut është në pajtimin e prindërve si dhe hidhërimi i All-llahut është në hidhërimin e tyre"
    [Transmeton Taberiu në Kebir kurse hadithin e vërteton Albani]

    Transmetojnë Ebu Davudi,Nesaiu dhe Ibnu Maxhe me zinxhirë të saktë nga Abdullah ibën Amër ibën Asi i cili thotë: Erdhi tek i Dërguari i All-llahut një njeri dhe i tha atij: i lash prindërit duke qarë dhe erdha të të jap besën për hixhret.Pejgamberi tha:

    "Kthehu dhe bëri ata të qeshin ashtu siç i bëre të qajnë"

    Transmeton imam Ahmedi në Musned dhe Ibni Maxhe nga Muavije ibën Xhahime es-Selmij i cili kërkoi leje nga Pejgamberi që të marrë pjesë në xhihad me të.Pejgamberi e urdhëroi që të kthehet dhe të sillet mirë me nënën e tij. Pasi që ai nguli këmbë, Pejgamberi i tha:

    "Mjer për ty…rri afër saj, se aty është Xhenneti."

    Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejreja i cili thotë:

    " Erdhi një njeri tek i dërguari i All-llahut dhe i tha: " O i Dërguari i All-llahut cili është njeriu më i denjë për sjellje të mirë ndaj tij? Ai iu përgjigj: Nëna yte.Tha: pastaj cili? U përgjiigj:Nëna yte. Tha: pastaj? U përgjigj: Nëna yte. Ai tha përsëri: pastaj? Pejgamberi u përgjigj: Babai yt."

    Ky hadith na mëson se nëna meriton bamirësi tre herë më tepër se babai për shkak vështirësive që ka në bartjen e fëmiut në barkun e saj,pastaj lindjes, pastaj dhënies gji e të tjerë.Në këtë që u tha sinjalizon ajeti kur'anor:

    "Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërve të vet, sepse nëna e tij atë e barti mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin"
    [Lukman, 14]
    KOSOVA E MADHE

  4. #44
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Është vërtetuar se Pejgamberi ka thënë:

    "Al-llahu nuk do të shikojë Ditën e Kijametit në tre njerëz: Në atë që nuk respekton prindërit e tij, femrën që iu përgjanë meshkujve dhe Dejjuthin (ai që nuk xhelozon për nderin e familjes së vet, sh.p.).Kurse tre njerëz nuk do të hynë në xhennet: Ai që nuk respekton prindërit e tij,konsumuesi i alkoolit dhe ai që u jep lëmoshë të varfërve dhe mburet para tyre."

    Transmeton Imam Ahmedi me zinxhirë të mirë nga Muadh ibën Xhebeli i cili thotë:

    " Më porosti Pejgamberi me dhjetë gjëra.Më tha: "Mos i bën shirk All-llahut po edhe nëse vritesh apo digjesh.Mos u bën i padëgjueshëm ndaj prindërve edhe nëse të urdhërojnë të braktisish familjen dhe pasurinë…"

    Bamirësia është edukatë e Pejgamberit tonë dhe pejgamberëve tjerë para tij. Ajo që u përmend më lartë ishte pasqyrim i udhëzimit të Muhamedit nga fjalët e tij. Sa i përket praktikës së tij mund të theksojmë rastin kur ai kaloi së bashku me shokët dhe ushtrinë e tij pranë varrit të nënës së vet Emine bint Vehb në një vend mes Mekes dhe Medines të quajtur Ebva. Pejgamberi u ndal afër varrit të saj për ta vizituar. Ndërkohë filloi të qajë, qanë edhe ata që ishin përreth tij. Pastaj tha:

    "Kërkova leje prej Zotit tim që të lypi falje për nënën time mirëpo nuk më lejoi,pastaj kërkova leje që ta vizitoj atë dhe këtë ma pranoi.Pra vizitoni varrezat se kjo ua përkujton Ahiretin"
    [Transmeton Begaviu në Sherh´us´Sunnah kurse baza e hadithit është në Sahihul Muslim]

    Ne kemi shembull edhe në Ibrahimin, mikun e All-llahut, babain e pejgamberëve, prijësin e besimdrejtëve kur i drejtohet babait të vet me fjalë të buta dhe të ëmbëla edhepse ai ishte i pafe. "O babai im" i thoshte atij duke e thirrë që vetëm All-llahun ta adhurojë dhe ta lë shirkun. Pasiqë ai nuk pranoi dhe iu kërcënua me rrahje e persekutim, Ibrahimi nuk shtoi më tepër se fjalën: "Qofsh i lirë prej meje! Unë do ta lus zotin tim për të falur ty" [Merjem, 47]

    All-llahu e lavdëroi Jahja ibën Zekerijjanë kur tha për të:

    " Edhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte kryelartë e i pandëgjueshëm."
    [Merjem, 14]

    All-llahu në këtë kuptim regjistroi shembuj të shumtë në Librin e tij.

    Kështu ishin edhe selefi i këtij ummeti, njerëzit më të kujdesshëm në bamirësinë ndaj prindërve. Ebu Hurejreja kur dëshironte të dalë prej shtëpie ndalej në prag të derës dhe thoshte: "Paqa, mëshira dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi ty oj nëna ime." Ajo i thoshte: " Edhe mbi ty qoftë paqa, mëshira dhe bekimi i All-llahut o biri im." Ai përsëri thoshte: " All-llahu të mëshiroftë ashtu si je kujdesur për mua kur isha i vogël." Ajo ia kthente: " All-llahu të mëshiroftë për bëmirësinë tënde ndaj meje pasiqë u rrite."

    Një ditë nëna e Abdull-llah ibën Mes'udit kërkoi ujë prej tij. Ai shkoi për të sjellë ujë dhe pasi kthehet e gje nënën duke fjetur. U ul pranë saj dhe priti deri në mëngjes me ujë në dorë. Nuk e zgjoi prej gjumi për mos ta penguar e as që u kthye sepse ajo mund të zgjohej, të kërkoj ujë dhe të mos gjente.

    Vini re rastit të Hasen Temimit i cili deshi të mbys një akrep, e pasiqë nuk arriti të mbys, akrepi u fut në një vrimë në shtëpinë e tij. Vuri dorën në vrimë dhe e mbylli atë, mirëpo e kafshoi atë akrepi. i tha dikush atij: "Pse veprove ashtu?" Ai u përgjigj: "U frikova që mos të dalë nga vrima dhe ta kafshojë nënën time."

    Ibën Aun el Muzenin e thiri një ditë nëna e tij e ky iu përgjigj me zë të lartë për ta dëgjuar ajo. Ai u pendua për këtë gjest dhe në shenjë pendimi liroi dy robër.

    Për bamirësinë e selefit ndaj nënës ka pasqyrime të shkëlqyera e raste të shumta që nuk mund të përmenden të gjitha në këtë vend, por mund vetëm të jepet shenjë për mirëbërësinë e tyre të madhe duke përmendë disa raste.

    Po qe se shikojmë me sy vështrues në gjendjen tonë do të shohim mangësi të madhe në sjelljen me baballarët dhe nënat tona e ndoshta ndonjëri edhe nuk i respekton ata, All-llahu na mbroftë.

    Mosrespektimi i prindërve mund të shfaqet në shumë mënyra. Prej tyre:

    · Kryelartësia dhe hierëndësia ndaj prindërve

    · Dhënia përparësi ndonjërit para tyre si shokut, bashkëshortes, madje edhe vetvetes.

    · Thirrja e tyre në emër me qëllim fyerje, mosrespektimi apo nënçmimi.

    · Bërja e tyre të qajnë dhe futja e pikëllimit në zemrat e tyre, me fjalë ose vepra.

    · Ngritja e zërit në prezencën e tyre.

    · Të bezdisurit nga fjalët e tyre.

    · Mërrolja para tyre dhe shikimi i tyre shtrembët.

    · Urdhërimi i tyre.

    · Mospëlqimi i ushqimit që e përgatit nëna.

    · Mosdëgjimi i tyre kur flasin.

    · Shkaktimi i problemeve para tyre me anëtarët tjerë të familjes.

    · Qëndrimi jashtë shtëpisë kohë të gjatë, kur prindërit kanë nevojë të jetë dikush pranë tyre, pa lejen e tyre.

    · Lënia e tyre në strehimore për pleq.

    · Dëshira për vdekjen e tyre.

    · Ankimi i shumtë para tyre.

    · Kopracia ndaj tyre.

    · Qortimi dhe sharja e tyre para njerëzve.

    · Vrasja e tyre, All-llahu na mbroftë etj.

    Disa njerëz shpeshherë shtirren se nuk e dinë vlerën e rëndësinë e prindërve dhe për këtë nuk ikryejnë obligimet ndaj tyre. A nuk e di ky mosrespektues apo mosrespektuese se mirëbërësia ndaj prindërve është obligim i All-llahut dhe se vlera e prindërve është e lartë që nuk mund ta mohojë përveç përgënjeshtruesve dhe të padrejtëve, ata në fytyrat e të cilëve nuk ka shenja të udhëzimit.

    Nëna e cila ka bartë fëmiun në barkun e saj nëntë muaj me vështirësi të njëpasnjëshme dhe sa më tepër që është zhvilluar fetusi i ka shtuar asaj barrën dhe mundimin. Ajo e ka lindur atë me plotë dhimbje duke iu ekspozuar vdekjes. Ajo të gjitha shpresat e saja i ka të varura për këtë fëmijë në të cilin sheh lumturinë e jetës dhe bukuritë e saj. Pastaj kjo nënë i shërben fëmiut ditë e natë, e ushqen me shëndetin e saj, e çlodhë me të lodhurit e saj, qumshti i saj është ushqim për të , kujdesja e saj është shtëpi për të, krahrori dhe duart e saj janë shtrat për të, e mbron dhe përkujdeset për fëminë e saj, uritet për të ngopur atë, rrin pa gjum që ai të flejë. Është e mëshirshme me fëmiun e saj, përdëllimtare ndaj tij. Kur mungon ajo, fëmiu atë e thërret, nëse e godet ndonjë gjë e padëshiruar te nëna e tij kërkon ndihmë. Mendon se tërë e mira burimin e ka tek ajo dhe se e keqja nuk mund ta godet kur është në përqafimin e saj ose kur ajo e vështron me syrin e saj.

    E si mund pas tërë kësaj nëna të shpërblehet me mosrespektim dhe kthyerje të shpinës. O Zot këkojmë falje dhe mëshirë!

    Babai me tërë forcën e tij punon, vrapon dhe largon pengesat e ndryshme duke kërkuar kafshatën e gojës që ta shpenzojte fëmijët e tij. Me fytyrë të buzëqeshur hyn në shtëpi, i gëzuar del prej shtëpie. Kur është prezent lidhet për fëmiun, e përqafon dhe e mban në prehër. E si mund tërë kjo të injorohet. Zoti na mbroftë nga përbuzja.

    Fatkeqësi e vërtetë është të përbuzet e mira e prindërve të cilët çdoherë mundohen për mirëqenien e fëmiut të tyre e më pas ky fëmjë mashkull qoftë apo femër sikur e ka haruar dobësinë dhe fëmijërinë e tij i mahnitur me vetveten, i mashtëruar me dijën, kulturën dhe pozitën e tij të lartë, u bën keq prindërve duke shprehë mërzi dhe padisponim ndaj tyre, duke iu drejtuar me zë të lartë madje edhe me fjalë fyese dhe shqetësuese. Ata i dëshirojnë jetë sa më të mirë kurse ky ua dëshirën vdekjen atyre.

    Le të ketë kujdes çdo i mençur që të mos bëj lëshime në obligimet e tij ndaj prindërve se përfundimin do ta ketë të keq. Le të bëhet i zellshëm në mirëbërësinë ndaj tyre se ata shpejtë marrin udhën për botën tjetër e pastaj e kaplon pendimi.

    Bamirësia ndaj prindërve është virtyt i shpirtërave të ndershëm. Ajo do të ishte vepër e lavdëruar edhe sikur të mos ishte urdhër i All-llahut. E ç'mund të themi nëse ajo është më tepër se një vepër e lavdëruar? Me bamirësinë ndaj prindërve fshihen mëkatet, pranohen lutjet te Zoti i botëve, zgjërohet gjoksi, jeta bëhet e lumtur dhe mbetet përkujtimi i mirë pas vdekjes.

    O Zot na fal neve dhe prindërit tanë. Mëshiroi ata ashtu si u përkujdesën për ne kur ishim foshnje. Shpërblej ata ashtu siç i shpërblen robërit e mirë.

    SALAVATET DHE SELAMET QOFSHIN MBI MUHAMEDIN, FAMILJEN DHE SHOKËT E TIJ.

    Halid ibën Abdur-rahman esh-Shaji,

    27.1.2000




    marre nga kurandhesunet.net
    KOSOVA E MADHE

  5. #45
    Besimtar Musliman Maska e eldonel
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Prishtina
    Postime
    1,219
    Bamiresia ndaj prinderve 2


    Falendërimi i plotë i takon All-llahut, Zotit të botëve. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

    All-llahu i Madhëruar thotë: "Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve.Nëse njërin prej tyre , ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as 'of'(oh),as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). E në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: 'Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël." (Isra 23-24)

    Nëna dhe babai…, a e di rëndësinë e tyre? Ata janë shkaktarë të ekzistimit të njeriut! Atyre u takon mirëbërësia ideale.Babait për shkak përkujdesjes materiale e nënës për shkak lindjes dhe përdëllimit që ka ndaj teje.

    Merita e krijimit i takon All-llahut e pastaj për lindje dhe edukim prindërve.

    Dijetari i këtij ummeti Abdull-llah ibën Abbasi thotë: "Tre gjëra janë të lidhura ngushtë me tre të tjera,nuk pranohet njëra pa tjetrën:

    1) "Respektoni All-llahun dhe respektoni të Dërguarin"(Tegabun 12) Ai që respekton All-lahun dhe nuk respekton të Dërguarin puna e tij eshtë e papranuar.

    2) "Falnie namzin dhe jepni zekatin"(Bekare 43) Ai që falet e nuk jep zekat puna e tij është e papranuar.

    3) (E porositëm njeriun) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj prindërve tu".(Llukman 14)

    Mu për këtë arsye në Librin e All-llahut gjejmë porosi të shumta që na obligojnë të përkujdesemi dhe të jemi mirëbërës ndaj prindërve ashtu siç na tërhiqet vërejtja për mosdëgjimin dhe keqbërjen ndaj tyre në çfardo mënyre qoftë.All-llahu thotë:

    "Adhurone All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, dhe silluni mirë ndaj prindërve…"(Nisa 36)

    "Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet…(Ankebut 8)

    "Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërve të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin.(e porositi) Të jesh jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.(Lukman 14)

    Këto ajete kuranore na bëjnë të qartë vlerën e lartë të prindërve dhe të mirat e tyre të mëdha ndaj fëmijëve, e në mënyrë të veçantë theksohet vlera e nënës e cila përjeton vështirësi dhe gjëra të neveritura për shkak mundimeve dhe lodhjes nga dhimbjet e mëdha, bezdisjet,barrës, ngarkimit dhe vështirësive të shumta që i ndiejnë gratë shtatëzëne.Mbi të gjitha këto lindja e fëmiut që është shumë afër me vdekjen, nuk i dijnë dhembjet e saj përveç nënave që përjetojnë këtë.

    Në sunetin e Pejgamberit gjejmë përputhshmëri me ajetet e lartëpërmendura për domosdoshmërinë e bamirësisë ndaj prindërve dhe nxitje kah ajo,si dhe qortim dhe frikësim për mosdëgjimin e tyre.

    ثshtë vërtetuar se Pejgamberi ka thënë: "Pajtimi i All-llahut është në pajtimin e prindërve si dhe hidhërimi i All-llahut është në hidhërimin e tyre" (Transmeton Taberiu në Kebir kurse hadithin e vërteton Albani)

    Transmetojnë Ebu Davudi,Nesaiu dhe Ibnu Maxhe me zinxhirë të saktë nga Abdullah ibën Amër ibën Asi i cili thotë: Erdhi tek i Dërguari i All-llahut një njeri dhe i tha atij: i lash prindërit duke qarë dhe erdha të të jap besën për hixhret.Pejgamberi tha: "Kthehu dhe bëri ata të qeshin ashtu siç i bëre të qajnë"

    Transmeton imam Ahmedi në Musned dhe Ibni Maxhe nga Muavije ibën Xhahime es-Selmij i cili kërkoi leje nga Pejgamberi që të marrë pjesë në xhihad me të.Pejgamberi e urdhëroi që të kthehet dhe të sillet mirë me nënën e tij. Pasi që ai nguli këmbë, Pejgamberi i tha: "Mjer për ty…rri afër saj, se aty është Xhenneti."

    Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejreja i cili thotë:Erdhi një njeri tek i dërguari i All-llahut dhe i tha: O i Dërguari i All-llahut cili është njeriu më i denjë për sjellje të mirë ndaj tij? Ai iu përgjigj: Nëna yte.Tha: pastaj cili? U përgjiigj:Nëna yte. Tha: pastaj? U përgjigj: Nëna yte. Ai tha përsëri: pastaj? Pejgamberi u përgjigj: Babai yt.

    Ky hadith na mëson se nëna meriton bamirësi tre herë më tepër se babai për shkak vështirësive që ka në bartjen e fëmiut në barkun e saj,pastaj lindjes, pastaj dhënies gji e të tjerë.Në këtë që u tha sinjalizon ajeti kur'anor: "Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjllje të mira ndaj) prindërve të vet, sepse nëna e tij atë e barti mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin"( Lukman 14)

    ثshtë vërtetuar se Pejgamberi ka thënë: "Al-llahu nuk do të shikojë Ditën e Kijametit në tre njerëz: Në atë që nuk respekton prindërit e tij, femrën që iu përgjanë meshkujve dhe Dejjuthin (ai që nuk xhelozon për nderin e familjes së vet, sh.p.).Kurse tre njerëz nuk do të hynë në xhennet: Ai që nuk respekton prindërit e tij,konsumuesi i alkoolit dhe ai që u jep lëmoshë të varfërve dhe mburet para tyre.

    Transmeton Imam Ahmedi me zinxhirë të mirë nga Muadh ibën Xhebeli i cili thotë: Më porosti Pejgamberi me dhjetë gjëra.Më tha: "Mos i bën shirk All-llahut po edhe nëse vritesh apo digjesh.Mos u bën i padëgjueshëm ndaj prindërve edhe nëse të urdhërojnë të braktisish familjen dhe pasurinë…"

    Bamirësia është edukatë e Pejgamberit tonë dhe pejgamberëve tjerë para tij. Ajo që u përmend më lartë ishte pasqyrim i udhëzimit të Muhamedit nga fjalët e tij. Sa i përket praktikës së tij mund të theksojmë rastin kur ai kaloi së bashku me shokët dhe ushtrinë e tij pranë varrit të nënës së vet Emine bint Vehb në një vend mes Mekes dhe Medines të quajtur Ebva. Pejgamberi u ndal afër varrit të saj për ta vizituar. Ndërkohë filloi të qajë, qanë edhe ata që ishin përreth tij. Pastaj tha: "Kërkova leje prej Zotit tim që të lypi falje për nënën time mirëpo nuk më lejoi,pastaj kërkova leje që ta vizitoj atë dhe këtë ma pranoi.Pra vizitoni varrezat se kjo ua përkujton Ahiretin" (Transmeton Begaviu në SherhusSunneh kurse baza e hadithit është në Sahihul Muslim)

    Ne kemi shembull edhe në Ibrahimin, mikun e All-llahut, babain e pejgamberëve, prijësin e besimdrejtëve kur i drejtohet babait të vet me fjalë të buta dhe të ëmbëla edhepse ai ishte i pafe. "O babai im" i thoshte atij duke e thirrë që vetëm All-llahun ta adhurojë dhe ta lë shirkun. Pasiqë ai nuk pranoi dhe iu kërcënua me rrahje e persekutim, Ibrahimi nuk shtoi më tepër se fjalën: "Qofsh i lirë prej meje! Unë do ta lus zotin tim për të falur ty" ( Merjem 47)

    All-llahu e lavdëroi Jahja ibën Zekerijjanë kur tha për të: " Edhe i sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte kryelartë e i pandëgjueshëm."( Merjem 14) All-llahu në këtë kuptim regjistroi shembuj të shumtë në Librin e tij.

    Kështu ishin edhe selefi i këtij ummeti, njerëzit më të kujdesshëm në bamirësinë ndaj prindërve. Ebu Hurejreja kur dëshironte të dalë prej shtëpie ndalej në prag të derës dhe thoshte: Paqa, mëshira dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi ty oj nëna ime. Ajo i thoshte: Edhe mbi ty qoftë paqa, mëshira dhe bekimi i All-llahut o biri im.. Ai përsëri thoshte: All-llahu të mëshiroftë ashtu si je kujdesur për mua kur isha i vogël. Ajo ia kthente: All-llahu të mëshiroftë për bëmirësinë tënde ndaj meje pasiqë u rrite.

    Një ditë nëna e Abdull-llah ibën Mes'udit kërkoi ujë prej tij. Ai shkoi për të sjellë ujë dhe pasi kthehet e gje nënën duke fjetur. U ul pranë saj dhe priti deri në mëngjes me ujë në dorë. Nuk e zgjoi prej gjumi për mos ta penguar e as që u kthye sepse ajo mund të zgjohej, të kërkoj ujë dhe të mos gjente.

    Vini re rastit të Hasen Temimit i cili deshi të mbys një akrep, e pasiqë nuk arriti të mbys, akrepi u fut në një vrimë në shtëpinë e tij. Vuri dorën në vrimë dhe e mbylli atë, mirëpo e kafshoi atë akrepi. i tha dikush atij: Pse veprove ashtu? Ai u përgjigj: U frikova që mos të dalë nga vrima dhe ta kafshojë nënën time.

    Ibën Aun el Muzenin e thiri një ditë nëna e tij e ky iu përgjigj me zë të lartë për ta dëgjuar ajo. Ai u pendua për këtë gjest dhe në shenjë pendimi liroi dy robër.

    Për bamirësinë e selefit ndaj nënës ka pasqyrime të shkëlqyera e raste të shumta që nuk mund të përmenden të gjitha në këtë vend, por mund vetëm të jepet shenjë për mirëbërësinë e tyre të madhe duke përmendë disa raste.

    Po qe se shikojmë me sy vështrues në gjendjen tonë do të shohim mangësi të madhe në sjelljen me baballarët dhe nënat tona e ndoshta ndonjëri edhe nuk i respekton ata, All-llahu na mbroftë.

    Mosrespektimi i prindërve mund të shfaqet në shumë mënyra. Prej tyre:

    · Kryelartësia dhe hierëndësia ndaj prindërve

    · Dhënia përparësi ndonjërit para tyre si shokut, bashkëshortes, madje edhe vetvetes.

    · Thirrja e tyre në emër me qëllim fyerje, mosrespektimi apo nënçmimi.

    · Bërja e tyre të qajnë dhe futja e pikëllimit në zemrat e tyre, me fjalë ose vepra.

    · Ngritja e zërit në prezencën e tyre.

    · Të bezdisurit nga fjalët e tyre.

    · Mërrolja para tyre dhe shikimi i tyre shtrembët.

    · Urdhërimi i tyre.

    · Mospëlqimi i ushqimit që e përgatit nëna.

    · Mosdëgjimi i tyre kur flasin.

    · Shkaktimi i problemeve para tyre me anëtarët tjerë të familjes.

    · Qëndrimi jashtë shtëpisë kohë të gjatë, kur prindërit kanë nevojë të jetë dikush pranë tyre, pa lejen e tyre.

    · Lënia e tyre në strehimore për pleq.

    · Dëshira për vdekjen e tyre.

    · Ankimi i shumtë para tyre.

    · Kopracia ndaj tyre.

    · Qortimi dhe sharja e tyre para njerëzve.

    · Vrasja e tyre, All-llahu na mbroftë etj.

    Disa njerëz shpeshherë shtirren se nuk e dinë vlerën e rëndësinë e prindërve dhe për këtë nuk ikryejnë obligimet ndaj tyre. A nuk e di ky mosrespektues apo mosrespektuese se mirëbërësia ndaj prindërve është obligim i All-llahut dhe se vlera e prindërve është e lartë që nuk mund ta mohojë përveç përgënjeshtruesve dhe të padrejtëve, ata në fytyrat e të cilëve nuk ka shenja të udhëzimit.

    Nëna e cila ka bartë fëmiun në barkun e saj nëntë muaj me vështirësi të njëpasnjëshme dhe sa më tepër që është zhvilluar fetusi i ka shtuar asaj barrën dhe mundimin. Ajo e ka lindur atë me plotë dhimbje duke iu ekspozuar vdekjes. Ajo të gjitha shpresat e saja i ka të varura për këtë fëmijë në të cilin sheh lumturinë e jetës dhe bukuritë e saj. Pastaj kjo nënë i shërben fëmiut ditë e natë, e ushqen me shëndetin e saj, e çlodhë me të lodhurit e saj, qumshti i saj është ushqim për të , kujdesja e saj është shtëpi për të, krahrori dhe duart e saj janë shtrat për të, e mbron dhe përkujdeset për fëminë e saj, uritet për të ngopur atë, rrin pa gjum që ai të flejë. ثshtë e mëshirshme me fëmiun e saj, përdëllimtare ndaj tij. Kur mungon ajo, fëmiu atë e thërret, nëse e godet ndonjë gjë e padëshiruar te nëna e tij kërkon ndihmë. Mendon se tërë e mira burimin e ka tek ajo dhe se e keqja nuk mund ta godet kur është në përqafimin e saj ose kur ajo e vështron me syrin e saj.

    E si mund pas tërë kësaj nëna të shpërblehet me mosrespektim dhe kthyerje të shpinës. O Zot këkojmë falje dhe mëshirë!

    Babai me tërë forcën e tij punon, vrapon dhe largon pengesat e ndryshme duke kërkuar kafshatën e gojës që ta shpenzojte fëmijët e tij. Me fytyrë të buzëqeshur hyn në shtëpi, i gëzuar del prej shtëpie. Kur është prezent lidhet për fëmiun, e përqafon dhe e mban në prehër. E si mund tërë kjo të injorohet. Zoti na mbroftë nga përbuzja.

    Fatkeqësi e vërtetë është të përbuzet e mira e prindërve të cilët çdoherë mundohen për mirëqenien e fëmiut të tyre e më pas ky fëmjë mashkull qoftë apo femër sikur e ka haruar dobësinë dhe fëmijërinë e tij i mahnitur me vetveten, i mashtëruar me dijën, kulturën dhe pozitën e tij të lartë, u bën keq prindërve duke shprehë mërzi dhe padisponim ndaj tyre, duke iu drejtuar me zë të lartë madje edhe me fjalë fyese dhe shqetësuese. Ata i dëshirojnë jetë sa më të mirë kurse ky ua dëshirën vdekjen atyre.

    Le të ketë kujdes çdo i mençur që të mos bëj lëshime në obligimet e tij ndaj prindërve se përfundimin do ta ketë të keq. Le të bëhet i zellshëm në mirëbërësinë ndaj tyre se ata shpejtë marrin udhën për botën tjetër e pastaj e kaplon pendimi.

    Bamirësia ndaj prindërve është virtyt i shpirtërave të ndershëm. Ajo do të ishte vepër e lavdëruar edhe sikur të mos ishte urdhër i All-llahut. E ç'mund të themi nëse ajo është më tepër se një vepër e lavdëruar? Me bamirësinë ndaj prindërve fshihen mëkatet, pranohen lutjet te Zoti i botëve, zgjërohet gjoksi, jeta bëhet e lumtur dhe mbetet përkujtimi i mirë pas vdekjes.

    O Zot na fal neve dhe prindërit tanë. Mëshiroi ata ashtu si u përkujdesën për ne kur ishim foshnje. Shpërblej ata ashtu siç i shpërblen robërit e mirë.

    SALAVATET DHE SELAMET QOFSHIN MBI MUHAMEDIN, FAMILJEN DHE SHOKثT E TIJ.

    Halid ibën Abdur-rahman esh-Shaji,
    27.1.2000
    KOSOVA E MADHE

  6. #46
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Nëna është më shumë se dielli, uji e ajri



    Tregon Ebu Hamza, që shoqëronte Ebu Hurejren, kur ky erdhi në shtëpinë e tij, foli me zë të lartë dhe me një ton që nuk shprehte përpos se dashuri, mirënjohje, mallëngjim dhe kënaqësi. Me këtë ton hareje i dha selam nënës së tij, duke thënë: “O nëna ime, të mëshiroftë All-llahu, që më edukove dhe u kujdese për mua kur isha i vogël.” Ndërsa ajo, nëna, ia ktheu: O biri im, All-llahu të shpërbleftë me mirësitë, dhe qoftë i kënaqur me ty, ashtu siç jam e kënaqur unë që më respektove në pleqëri.” (Buhariu & Muslimi).
    Nga kjo histori dhe nga kjo përshëndetje, kuptojmë qartë se me të vërtetë vetëm diçka është më e bukura dhe më e mira në botë: e ajo është nëna. Nëna bën çdo gjë për fëmijët e saj, ndërkohë që, sado të përpiqet një fëmijë, nuk arrin të bëjë atë çka bën një nënë për të.

    S’ka dyshim që edukimi i fëmijëve bëhet në mënyrë graduale, kalon nëpër disa etapa, ashtu siç është shfaqja e hënës, vlera dhe shkëlqimi më i epërm i të cilës bëhen të dukshme në kohën dhe momentin e duhur; duke qenë edukuesja e fëmijëve, nëna është një shkollë e përkryer, ajo përgatit brezat e ardhmërisë. Nisur nga kjo, mund të pohojmë me të drejtë dhe me gojën plot se nëna është më shumë se dielli, uji e ajri, më shumë se tri këto komponentë bazë për të jetuar, pasi, po nuk pate edukatë, nuk ke as ndriçim në sy, zemër dhe mendje. Po nuk pate moral të mirë, nuk ke ajër të pastër dhe, oksigjeni është i pamjaftueshëm për ty. Po nuk pate dije të dobishme, je i etur dhe vuan për një pikë ujë, e uji është burimi i jetës. E, nëna e mirë i jep të gjitha këto.

    Andaj, edhe sikur të kemi mundësi t’i sillemi rreth e rrotull botës, me dëshirën për ta takuar njeriun që sakrifikon më shumë dhe me kënaqësi e ndërgjegje për ne, s’do të mund të gjejmë njeriun më ideal pos nënës, sepse ajo është i vetmi njeri që na fal dashuri pa pasur kurrfarë interesi përpos së jetës sonë të lumtur dhe me mbroth.

    Një përqafim, një përkëdhelje, madje, edhe një puthje e saj, jep forcë dhe kënaqësi. Jep energji dhe bën që të harrosh brengat, mërzitë, vuajtjet po edhe dhembjet që ke.

    Do ta kuptosh prindin kur të bëhesh vetë prind

    Edhe pse shumë prindër i dëgjon duke thënë këtë fjali që tashmë ka përftuar ngjyresa thuajse sa proverbiale, po aq edhe retorike, sipas të cilave vetëm ata që janë prindër e kuptojnë më së shumti ndjenjën e prindërve dhe se ata janë syresh që përkujdesen më së shumti për prindërit, është vështirë të gjesh ose, nëse gjen, janë shumë shumë të pakët ata që e dëshmojnë këtë që thonë e që kërkon prindi. Arsyeja pse? Sepse kanë zënë vendin e nënës ose të prindërve grua / burri dhe fëmijët.

    Lidhur me këtë realitet, kemi një sërë shembujsh dëshmues, duke u nisur nga azilet e pleqve, që janë të stërmbushur, pastaj shtëpitë e mbetura vetëm me pleq fillikat, ngase fëmijët jetojnë jashtë vendit, apo të ndarë prej tyre, për arsye e shkaqe të ndryshme, që kanë të bëjnë me kënaqësitë e kësaj bote dhe janë ferr për botën tjetër, nëse mbesin të tilla.

    Nuk është plotësim i kërkesave dhe obligimeve prindërore vetëm një lutje drejtuar All-llahut, nëse e bëjnë këtë me sinqeritet dhe bindje të plotë, ose një përshëndetje në mëngjes dhe në mbrëmje, apo një vizitë njëherë në javë, muaj ose vit, sepse nëna kërkon më shumë dhe ka nevojë t’i ketë fëmijët pranë, edhe nëse i janë bërë ata gjyshër. Nëse duam të shfletojmë dhe të dimë rreth përgjegjësive ndaj prindërve, do të hasim në një urti që thotë; “Babai i dhuron fëmijës një vresht, por ai s’i dhuron atij as një eshkë”.
    Kjo na lë të kuptojmë se prindi për fëmijën jep çdo gjë, e fëmija për prindin asgjë ose shumë pak, madje fare pak. Kjo sepse në trurin e tij ka të koduara vetëm sinjalet grua-burrë dhe fëmijë e këto nuk e lejojnë të mendojë rreth prindërve të tij.

    Për ta kaluar temën më shumë rreth klimës së sotme që po mbizotëron tek ne, si dhe për të thënë se përgjegjësia ndaj prindërve më shumë u takon djemve sesa vajzave, deri me rastin e martesës së tyre, porse kjo s’do të thotë assesi se vajzat duhet të mendojnë se janë liruara plotësisht prej lutjeve, vizitave, respektit, butësisë, madje, edhe kujdesit, aq sa kanë mundësi. Në lidhje me këtë, po cekim një urti tjetër që thotë:

    “Sado e mirë te jetë gruaja, ajo kurrë nuk do të arrijë ndikimin që pati nëna në jetën tënde, në formimin e personalitetit tënd, dhe në orientimin e sjelljes tënde.”

    Sot kupton pa vështirësi, mëson, dëgjon, sheh që nënat janë harruar, dhe shpesh dëgjon fjalët me të cilat shprehin dhembjet dhe mërzitë për shkak se nuk gëzojnë respekt, dashuri e afri nga fëmijët e tyre.

    Sot shumë shpesh takon çifte me fëmijët e tyre në parqe, ekskursione apo në ndonjë vend tjetër ku ata zgjedhin për ta kaluar ditën ose fundjavën për të pushuar dhe për t’u qetësuar nga ditët e lodhshme të punës, ndërsa rrallë ose fare e takon një familje të tillë që shoqërohet edhe nga gjyshërit.

    Jo rrallë dëgjon për zgjedhje të dhuratave speciale për gruan, asnjëherë ose shumë rrallë dëgjon për zgjedhjen e një dhurate speciale për nënën.

    Nëse nëna rënkon nga ndonjë sëmundje, mundohet që ta fshehë sa më shumë atë, sepse i dhimbet i biri, nuk do që ta shqetësojë, kurse ky bir e viziton një herë dhe vetëm gjatë ditës, e asnjëherë nuk del që ta shohë natën, aq më pak që t’i rrijë tërë natën mbi kokë.

    Nëse nëna ushqehet edhe me një kafshatë buke të thatë dhe, nëse ka shije, ajo këtë më me dëshirë ia jep fëmijës së saj, fëmijët jo vetëm që nuk e bëjnë këtë, po as nuk mendojnë të paktën që ta kishin këtë dëshirë që e ka nëna.

    Nëse djali i saj del në ndonjë udhëtim ose vonohet pak, nëna kurrë nuk rehatohet, as gjumin nuk e bën të rehatshëm, nga frika dhe mërzia për të, se mos po e gjen ndonjë gjë e ligë, kurse djali i saj nuk e çel telefonin të flasë me të dhe t’i tregojë sesi është, por e lë të mjaftohet me telefonatën që i përcjell nusja p.sh.

    Nëna, edhe nëse hidhërohet nga i biri, edhe nëse këtë hidhërim e shpreh në fqinjësinë e saj, prapë pendohet për këtë që ka thënë dhe përsëri të njëjtat mirësi i dëshiron të birit. Përveç kësaj, ajo i flet e para dhe njëkohësisht i ofron dashuri amnore. A thua vallë, gruaja e bën këtë, apo burri duhet të përpiqet që ta marrë me të mirë gruan?!

    Kur nëna të duhet aq shumë, siç e thotë ajo pjesë e njerëzve që cituam më lart, të tingëllon e pabesueshme kur dëgjon për çdo ditë ankesat e grave: “…nëna jote kështu po bën, kështu po thotë, s’po mundem ta duroj etj.”, ku të gjitha këto ankesa në të shumtën e rasteve janë cinike, urrejtje, si shkak i asaj pse nëna është pjesë në atë familje.

    Nëna, edhe nëse ndahet nga fëmijët për shkaqe të ndryshme, qoftë divorci, ose vdekje e burrit apo diçka tjetër, ajo kurrë si harron fëmijët e saj, përkundrazi, bën përpjekje vazhdimisht që t’i takojë, sepse zemrën e ka të lidhur ngushtë me ta. E nëse ka fëmijë të tjerë, ajo me të gjitha format dhe përpjekjet fut dashuri mes tyre si dhe largon urrejtje për njëri-tjetrin. Kurse gruaja, nëse ndahet, ajo harron dashurinë dhe e urren me tërë qenien e saj, e nëse ka fëmijë dhe i ka me vete, mbjell gjithnjë urrejtje për babanë e tyre, ndoshta edhe me pa të drejtë, vetëm dhe vetëm që fëmijët ta urrejnë.

    Duke mos sjellë shembuj të tjerë, dhe duke mos dashur që të jetë i gjatë ky diskutim, gruaja ka vend meritor tek burri, ne e pranojmë se nuk jemi aspak kundër idesë dhe të drejtës së gruas për të zënë vendin që meriton te burri, për aq sa ia ka dhënë All-llahu, por, assesi nuk themi se gruaja duhet të ketë vend më meritor sesa nëna, sepse, nëse e themi këtë, na sfidon Kur’ani dhe hadithi i Muhammedit, alejhis-selam. Andaj, lidhur me këtë, kemi citatet kur’anore që flasin qartë dhe bindshëm:

    “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "of - oh", as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël".(el-Israë, 23 dhe 24).

    “Zoti ynë! më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur të jepet llogaria.” (Ibrahim, 41)

    “Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindërve të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (e porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj. E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni punuar.” (Lukman, 14 dhe 15)


    Ndërsa nga kopshti i haditheve të Muhammedit, lavdërimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi të, do të shkoqisim vetëm disa prej tyre që flasin për temën në fjalë.

    Abdullahu thotë: E pyeta të Dërguarin, alejhis-salatu ves-selam, se cila është puna më e dashur tek All-llahu, ai më tha: “Namazi në kohën e tij, pastaj respekti ndaj prindërve, pastaj xhihadi në rrugën e All-llahut”.(Buhariu).

    Asimi transmeton nga gjyshi i tij që thotë: Thashë “O i dërguar i All-llahut, kush meriton më së shumti respektin? Tha: “Nëna jote”, e pastaj? Tha: “Nëna jote”, e pastaj? Tha: “Nëna jote”, i thashë: po pastaj? Tha: “babai yt, pastaj të afërmit e tjerë sipas radhës.” (Buhariu)

    Ibën Abasi thotë: Erdh një burrë te i Dërguari alejhis-selam, dhe i tha: Unë shkova të fejohem me një grua, dhe ajo refuzoi, dhe kur shkoi një tjetër ajo pranoi, dhe nga xhelozia shkova e vrava atë. A ka për mua tevbe? I Dërguari alejhis-selam i tha: “A e ke nënën gjallë?” I tha: Jo. Pastaj i tha: “Atëherë pendohu tek All-llahu, dhe përpiqu që të bësh sa më shumë vepra të mira.”


    Dhe Ibën Abbasi e pyet: Përse e pyete nëse e kishte nënën gjallë? Përgjigjet: “Unë nuk di ndonjë punë tjetër që të afron më shumë tek All-llahu sesa respekti ndaj nënës.” (Buhariu)

    Urtësia e ajeteve kur’anore dhe haditheve të Muhammedit, lavdërimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi të, flasin mjaft dhe shumë më tepër sesa ne, të fundit, andaj po themi një lutje që All-llahu të na e bëj pranverë të zemrës Kur’anin famëmadh dhe Sunnetin e Muhammedit, alejhis-selam, sepse vetëm atëherë do të dimë të dallojmë gjërat ashtu siç duhet dhe siç jemi urdhëruar nga All-llahu dhe i Dërguari i Tij.

    Shkruan: Valbona KELMENDI
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 12-12-2008 më 10:49
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  7. #47
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anëtarësuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Nene,kur mendoj te vij e te takoj ty,jam si Zog me Krah,fluturoj mijera kilometra.Dhe,e lodhur nga rruga e gjate,gjej ngrohtesine tende,doren qe me perkedhel si dikur femij..........
    Kur vjen koha te largohem ....jam nje Zog pa Krah..........
    Wild and crazy can't be lazy

  8. #48
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Një Kritikë per ato Femra qe keqperdorin emrin Nënë!!!

    NENE MOS ME VRIT

    Me ler te jetoj
    Me ler te lotoj
    Me ler qe fjalen nene ta mesoj
    Sa linda, dhe tash po perendoj

    Nese ke vendos te besh krim
    Mos me hudh ne kanalizim
    Qeshte ne mua ky hidhrim
    Pse e gjithe ky frymezim

    Oj nene ,dua te jetoj
    Me lere te shpresoj
    Dua jeten me ty ta kaloj
    Dhe Me ty te endrroj

    Oj nene pse po me mbyte
    Vall edi? qe kam dal nga epshi yte

    Oj nene mendo per se fundi here
    Mos me vrit se do pendohesh perher
    Ke meshire me ler te jetoj ,
    Mos lejo qe kete trishtim ta perjetoj

    Ani moj nene mos me ndegjo
    Nese nuk me do ,ateher vepro
    Ateher me mbyte dhe me lesho
    Me peshty dhe me gropo
    Pastaj me Dhee te zi me mbulo

    Te lutem oj nene, te nenshtrohem
    Mos me hudh ne kanalizim
    Po frikesohem ,
    Po me vjen trishtim

    Nena ime kjo ishte per ty qeshtja e sprovimit
    Ndoshta shihemi ne diten e gjykimit
    A te jet dita pajtimit ,apo e hidhrimit
    Por ateher eshte vone qe te jete dita e pendimit


    "e shkruar per nje ngjarje te verteë dhe e dedikuar per kete ngjarje
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  9. #49
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408

    Veshtrimi Kritikë!!!

    MOS ME LERE , OJ NENE

    Cte pengoj nese jetoj
    Sa her enderroj te te perqafoj,
    Pse nuk po mundem te buzqeshi kur deshiroj
    Enderroj qe nuk po mundem te fluturoj

    Sa fort merzitem kur nuk te kam
    Te gjithe me thojn pse nuk po han
    Vall moj nene je e lumtur qe me braktise
    Ndoshta nuk ke dashur qe te behem hise

    Vall moj nene ke qen femije ndonjeher
    Ke qendru e vetme kurrnjeher
    Mesiguri dikush të ka ofruar preher
    Dhe pastaj e vetme nuk je ndjer

    Qaj,qaj,qaj!
    Me lot syt po i laj
    Nuk edi pse ? nuk kam faj!
    Vetem e di se nuk kam nene,dhe po qaj

    Po ndihem e veteme si kurr ndonjeher
    Nuk po di kend ta quaj nene
    Nuk e kam pare asnjeher
    Vetem me ka dhene jete ,dhe me ka lere

    Nata po me frikson
    Vetëmia po me shqeteson
    Erresira po me kaplon
    Kerkoj ngrohtesi por askush nuk me dhuron
    Kur flej askush nuk po me mbulon
    Jam e uritur por askush nuk me degjon
    Se kam nenen qe te me ledhaton

    Batania e vetme me eshte bere hena
    Po me ngrohe me rrezet e lena
    Per te me ngushlluar
    Se me ka braktisur nena
    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 29-01-2009 më 12:09
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  10. #50
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin
    MOS ME LERE , OJ NENE

    Cte pengoj nese jetoj
    Sa her enderroj te te perqafoj,
    Pse nuk po mundem te buzqeshi kur deshiroj
    Enderroj qe nuk po mundem te fluturoj

    Sa fort merzitem kur nuk te kam
    Te gjithe me thojn pse nuk po han
    Vall moj nene je e lumtur qe me braktise
    Ndoshta nuk ke dashur qe te behem hise

    Vall moj nene ke qen femije ndonjeher
    Ke qendru e vetme kurrnjeher
    Mesiguri dikush të ka ofruar preher
    Dhe pastaj e vetme nuk je ndjer

    Qaj,qaj,qaj!
    Me lot syt po i laj
    Nuk edi pse ? nuk kam faj!
    Vetem e di se nuk kam nene,dhe po qaj

    Po ndihem e veteme si kurr ndonjeher
    Nuk po di kend ta quaj nene
    Nuk e kam pare asnjeher
    Vetem me ka dhene jete ,dhe me ka lere

    Nata po me frikson
    Vetëmia po me shqeteson
    Erresira po me kaplon
    Kerkoj ngrohtesi por askush nuk me dhuron
    Kur flej askush nuk po me mbulon
    Jam e uritur por askush nuk me degjon
    Se kam nenen qe te me ledhaton

    Batania e vetme me eshte bere hena
    Po me ngrohe me rrezet e lena
    Per te me ngushlluar
    Se me ka braktisur nena
    Shume e bukur..resp..
    Nena eshte gjithcka per mua shoqe nene moter eshte ajo qe gjithmone edhe neper enderra e kerkoj..
    Nese do isha poete gjithe krahasimet e metaforat me te bukura sdo te mjaftinin te pershkruanin ate qe mbart ky person i vecante ne jeten time..

  11. #51
    SHQIPTARE Maska e h_one_y
    Anëtarësuar
    22-12-2008
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    189
    O Nene
    E bukur eshte fytyra jote, i bekuar eshte emri yt, e dashura ime. E bekuar eshte buzeqeshja jote e cila e ben shpirtin tim te flututroj, e dashura ime. Gjithe ate zemermiresi dhe gjithe ate kohe qe ma ke dhuruar mua, por une nuk e vleresova ate gje, ndersa tash me eshte shume vone me fal mua! Tash une jam i vetmuar, dhe me plot turp i kujtoj vitet qe ty te shkaktova dhembje. Sikur te kisha mundur te flej ne kraheroret e tu edhe njehere ne kraheroret e tu perseri, nene une jam i humbur pa ty. Ti ishe dielli qe shkelqeje diten time, tash kush do ti fshije lotet e mia?? Sikur ta dija ate qe e di sot. Nene sa me merr malli te te shoh, o nene. Pejgamberi a.s ka thene: Respektoje, respektoje, respektoje, respektoje nenen!!! Oh, nena ime ti je ne zemren dhe endren time.
    Shkove e me le, o drita e shpirtit tim , o qetesia ime, shkove dhe me le. Kush pos teje do te me perkedhel?? Kush pos teje do te me mbuloje?? Kush pos pos teje do te me mbroje?? Nene te lutem me fal..


    Nenat tona jane nder begatite me te medha qe Allahu na ka dhuruar neve.
    Andaj le te tregojme ndaj tyre respekt, dashuri, mirenjohje si dhe mos ti harrojme ato ne lutjet tona.
    Rrahjet e zemrës nuk janë asgjë tjetër pos hapa që të çojnë drejt një vdekje të sigurtë!!

  12. #52
    SHQIPTARE Maska e h_one_y
    Anëtarësuar
    22-12-2008
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    189
    Rrahjet e zemrës nuk janë asgjë tjetër pos hapa që të çojnë drejt një vdekje të sigurtë!!

  13. #53
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    une nuk di me shkrujt kaq bukur si juve

    po i dergoje nje tufe me lule


    Jeto sot se neser nuk i dihet

  14. #54
    SHQIPTARE Maska e h_one_y
    Anëtarësuar
    22-12-2008
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    189
    Qëndro pranë nënës! (Këshillë nga Abdullah Bane'ema)


    Shënim:
    Përmbajtjeve që këshilluesi i ka dhënë me gojë, më është dashur mua, si përkthyes, t’ua jap ndërtimin sintaksor (Përkthyesi)



    Këshilluesi në fjalë është i paralizuar për vite me radhë!!!


    Para se gjithash, falënderimi i takon Allahut të Lartësuar!
    Natyrisht, nënën time e konsideroj gjithçka në jetën time. Kuptohet, e rendit pas Allahut të Lartësuar, madhëruar qoftë përherë! Falënderimi i plotëmerituar i takon Atij, vetëm Atij!
    T'ju them të drejtën, nuk di si të shprehem për nënën tim. E, vallë, si të di kur çfarëdo që t'ju them për të, nuk mjafton?!
    Nëse do t'ju tregoja vetëm për një ditë timen!!! Unë kam një dëshirë në zemër dhe ajo është që t'i shërbej nënës sime, pra, t’i bëj asaj mirë. Jo vetëm një herë, por në çdo vend dhe për çdo rast! Do të doja ta përqafoja...! Elhamdulilah! Vinin pushimet e festat e nëna ime pikëllohej më shumë se unë. Për më tej, nëse do t'ju pyesja ju se kur e keni përqafuar nënën tuaj për herën e fundit???! Kur, pra? Po të them ty që je duke i lexuar fjalët e mia! Kur ishte hera e fundit që e ke përqafuar nënën?
    Nëna ime ka pikëllim brenda vetes së saj. Një herë, gjersa ishim në Harem, më pati thënë: "Kam dëshirë që një ditë të hyj në Harem dhe ti të më mbash për të bërë tavaf!"...
    Sikur t'ju tregoja, tani, një gjë tjetër... Paramendoni sikur të mos jeni në gjendje të shkoni në toalet për pesë ditë! Pra, pesë ditë pa shkuar në toalet! Çfarë do të bënit? Çfarë do të bënit, pra? Përgjigjmuni! A do të përdornit laksativë? Do ta kishit pirë laksativin dhe asgjë nuk del jashtë. Çfarë do të bënit në këtë rast? Do të shkonit në spital. Tashti nuk mund të shkoni në toalet për dhjetë ditë. Ç'do të bënit? A do të bënit intervenim kirurgjik? Hëm, unë, pra, ka gjashtëmbëdhjetë vjet të tëra që s'kam mundur të shkoj në toalet, veçse në dhjetë ditë apo ndoshta edhe dymbëdhjetë ditë. Si e bëj atë??? A jua merr mendja se shkoj në spital për çdo dhjetë ditë? Jo! Unë kam nënën time! Allahu i dhashtë mirëqenie! Ajo, pra, me duart e veta e pastron gjithë atë që del prej zorrëve të barkut tim! Vetë me duart e veta e e heq dhe e pastron tërë atë! Ju pyes: kush do t'jua bënte këtë përveç nënës suaj? Ndërkaq, ju i jepni përparësi më shumë bashkëshortes sesa nënës suaj! A ndoshta e parapëlqeni birin tuaj më shumë se nënën?! Apo shokun tuaj më shumë se nënën tuaj?! Sidoqoftë, falënderimi i takon Allahut! Pse, vallë, ju janë ngurtësuar aq shumë zemrat? O Allah i Mëshirshëm, na mëshiro me Mëshirën Tënde!
    Më tej, një grua më telefonoi, gjersa unë isha duke mbajtur një ligjëratë. Një vëlla imi ,Halidi, e kapi telefonin e ajo i tha: "Dua të flas me Abdullahun!". Halidi i tha për mua se isha i zënë. Ajo, më pastaj e luti duke iu përbetuar në Allah që të ma kujtonte mua se, nëse unë, si i sëmurë, po privohesha ta përqafoja nënën, ajo ishte e privuar nga përqafimi i bijve të vet, edhepse i kishte dhe i ishin të gjithë të shëndoshë. Pra, do të thotë se asnjëri nga ta nuk shkonte për ta përqafuar! Zemra e secilit prej djemve të saj aq ishte ngurtësuar! Kujdes, prandaj se, në përgjithësi, zemra e gati secilit njeri, është ngurtësuar! Prandaj, kini frikë Allahun e Lartësuar!
    Hadithi i Muhammedit, alejhi salatu ue selam, thotë: "Qëndro pranë këmbëve të nënës, për shkak se aty është Xhenneti!". Ndërkaq, ne reagojmë me forcë ndaj prindërve tanë, gjersa ndaj miqve sillemi me korrektësi!
    Poeti thoshte: "Një ditë, një njeri joshi një djalosh të paditur që t'i bënte dëm, duke i thënë djaloshit që t'ia sillte zemrën e nënës së tij e që në kundërvlerë t'i jepte monedha prej xhevahiri si dhe margaritarë. Djaloshi shkoi dhe preu një pjesë nga gjoksi i nënës bashkë me zemrën e saj. Më pastaj, i mori ato që i preu dhe u nis për te njeriu me vrap. Gjatë rrugës u rrëzua për toke për shkak të ngutjes. Kështu, edhe zemra e nënës ra në tokë dhe nisi të rrokullisej e ky s'mund të ngrihej. Zemra e nënës e thirri kur ky u mbulua nga pluhuri dhe i tha: "Biri im! O i dashuri im, a mos je lënduar?". Befas, megjithëse zëri i zemrës së nënës së tij ishte shumë përdëllyes, u duk sikur zemërimi i qiejve të kishte rënë mbi këtë djaloshin dhe ky e nxori kamën (thikën) për ta vrarë veten, gjë që do të bëhej për të marrë mësim të gjithë ata që ia vënë veshin, porse zemra e nënës i bërtiti duke i thënë: "Ndale atë dorë dhe mos e mbyt zemrën time dy herë në të njëjtin vend!!!"...
    Vëllezër të mi! Nëse dikush prej jush ka marrëdhënie jo të mira me nënën ose babanë, që tani, - unë le t'ju jem dëshmi për ju ose kundër jush para Allahut, - sa nuk i është bërë vonë, le të pendohet! I tilli prej jush duhet t'u shkojë e t'ua puthë duart e këmbët! Le të pendohet, pra, para Allahut të Lartësuar!

    Autor: Abdullah Bane'ema

    Përktheu nga anglishtja: Arsim JONUZI, 06.01.2009

    Recensoi dhe lekturoi: Ilmi REXHEPI

    Burimi:




    --

    Arsim JONUZI

    "Butësia nuk është luks pa të cilin mund të jetohet!"
    Rrahjet e zemrës nuk janë asgjë tjetër pos hapa që të çojnë drejt një vdekje të sigurtë!!

  15. #55
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    LETRA E NËNËS

    Biri im! Kjo është një letër nga nëna jote , kam turp që po e shkruaj, por pas një pavendosmërie dhe pritjeje të gjatë, e kapa lapsin disa herë, por lotët më penguan, më pushuan lotët disa herë dhe zemra nuk më lejoi.

    O biri im! Pas një kohe të gjatë, shoh se je bërë djalë siç ke coptuar zemrën time.

    O biri im! Para 25 vitesh ishte një ditë e lumtur për mua kur mjekja më lajmëroi se isha shtatzënë, e nënat e dinë mirë domethënien e kësaj fjale, e ajo është një përzierje lumturie e gëzimi me fillimin e shqetësimit të ndryshimeve të shumta në organizëm. Pas kësaj të mbajta 9 muaj në bark, ngrihesha me vështirësi, flija me vështirësi, haja e merrja frymë me vëhtirësi por e gjithë kjo nuk ma zvogëlonte dashurinë për ty, por ajo shtohej dita ditës mezi prisja të të shihja. Të mbajta o biri im, vështirësi pas vështirësie, dhimbje pas dhimbjeje, gëzohesha me lëvizjet e tua (në bark), gëzohesha me shtimin e peshës tënde edhepse ajo për mua ishte rëndë. Ato ishin vuajtje të gjata e më pas vjen ajo natë kur unë nuk vura gjumë në sy, pata vuajtje aq të mëdha sa që nuk i shkruan dot lapsi e nuk i përmend dot gjuha; u përballa me vdekjen disa herë e më pas dole në jetë, qarja jote u përzie me lotët e gëzimit tim e i larguan dhimbjet e plagëve.



    Biri im! Kaluan vite e unë të mbaja në kraharor, të laja me duart e mia, prehrin tim e bëra shtrat për ty, gjirin tim ushqim për ty, qëndroja pa gjumë që ti të flije, lodhesha ditën që ti të gëzoheshe, shpresoja çdo ditë të shikoja buzëqeshjen tënde, prisja me padurim të më kërkoje diçka e unë të ta jepja me gjithë zemër, e kjo për mua ishte kulmi i kënaqësisë . Kaluan ditë e netë dhe unë vazhdoja në këtë gjendje, gjidhënëse e gëzuar, shërbëtore e papërtuar dhe pa ngrënë derisa u rrite, u bëre djalosh, tu shfaqen shenjat e para të burrërisë e unë vrapoja majtas e djathtas për të të gjetur nuse. Erdhi dita e dasmës m`u coptua zemra, më rrodhën lotët e gëzimit për jetën tënde të re dhe si mërzitje për ndarjen tënde. Kaluan ditë të vshtira dhe shoh se nuk je më ai që të njoh, më mohove dhe e harrove të drejtën time. Kalojnë ditë e unë nuk të shoh, nuk e dëgjoj zërin tënd, e neglizhove atë që u soll mirë me ty.

    O biri im! Kërkoj vetëm pak, më konsidero të paktën në pozitën e shokëve të tu, më vendos dhe mua në listën e veprimeve të tua mujore, që të të shoh vetëm pak.
    Biri im! Jam dobësuar më kanë lodhur vuajtjet e më kanë kapur sëmundjet, ngrihem me vështirësi, lëviz me vështirësi e përsëri zemra ime mbjell dashuri për ty. Nëse do të të nderonte dikush një ditë, do t`i ishe mirënjohës tërë jetën, e nëna jote të ka bërë kaq mirësi e ti nuk e shikon, është sjellë mirë me ty e ti nuk e shpërblen, ka qenë shërbëtorja jote për vite me radhë e ti nuk do t`ia dish fare, deri këtu ka arritur mendjemadhë sia!
    Biri im! Sa herë dëgjoj diçka të mirë për ty që je pjella ime gëzohem edhe unë, por po habitem, çfarë gjynahu kam bërë unë që ti nuk më viziton e nuk do të më shohësh në sy, a të kam pakësuar të drejtën tënde ndaj meje?! Më vendos të paktën në pozitën e një shërbëtorjeje të thjeshtë e jepi hakun asaj. Trego pak butësi për mua, ma jep shpërblimin tim e sillu mirë se Allahu i do ata që sillen mirë .

    O biri im! Dua të të shoh, nuk dua më shumë se kaq, më lejo ta shikoj pamjen e fytyrës tënde.

    O biri im! Më qan zemra e më rrjedhin lotët, ndërkohë që ti vazhdon të jeshë në jetë e njerzit flasin për moralin tënd të mirë, respektin dhe bujarinë tënde ndaj tyre.

    O biri im! A nuk ka ardhur koha që zemra jote të zbutet për një plakë të përvuajtur që e ka coptuar malli dhe e ka mbytur mërzia, ia shkatërrove ndjenjat, ia zemërove zemrën sa që iu thanë lotët.
    Nuk ankohem e nuk lutem kundër teje, nuk e shfaq zemërimin, se nëse lutja ime do t`i kalonte retë e të arrinte tek dyert e qiellit do të të zinte haku im e mbi ty e familjen tënde do të zbriste fatkeqësia.
    Jo, jo nuk do e bëj, ti vazhdon o bir të jesh shpirti im, gëzimi dhe pranvera e jetës sime. Bindu o biri im, thinjat po të dalin, do të kalojnë vite e do të bëhesh edhe ti plak e shpërblimi është sipas punës, e ke për t`i shkruar letër djalit tënd me lot në sy, siç po të shkruaj unë, e dije se tek Allahu grumbullohen ankesat.

    O biri im! Ke frikë Allahun ndaj nënës tënde, ndalja lotët, ngushëlloje për fatkeqësinë e saj, e pastaj nëse do, grise letrën e saj, e dije se kush bën mirë e ka për vehten e tij e kush sillet keq e ka po për veten e tij.


    *Vërejtje:

    A nuk është qesharake se sa lehtë është për njerëzit Të MOS BESOJNë Në ALL-LLAH dhe pastaj të çuditen se përse po shkatërrohet bota?

    A nuk është qesharake se si dikush mund te thotë 'Une besoj në ALL-LLAH', por prap e ndjek Satanin (i cili gjithashtu beson në ALL-LLAH)?

    A nuk është qesharake se si ti mund të dërgosh me mija barcoleta me e-mail dhe ato të perhapen si flaka e zjarrit, por kur duhet të dërgosh mesazhe që kanë të bëjnë me ISLAMIN, njerëzit mendohen dy herë kur duhet të shperndajnë atë?

    A nuk eshte qesharake qe kur ta forwardosh kete mesazh,nuk do t'ua dergosh të gjithë atyre që ke në librin e adresave, sepse nuk je i sigurt nëse besojnë dhe qfarë do të mendojnë për ty kur të marrin mesazhe nga ti?

    A nuk është qesharake se si un brengosem më tepër për atë se qfarë mendojnë njerëzit tjerë për mua se sa qfar mendon ALL-LLAHU për mua?

    Une bëj D'UA, për të gjithë ata që do t'ua dërgojnë këtë e-mail të gjithëve në listën e adresave të tyre, ata do të jenë të bekuar tek ALL-LLAHU në një mënyrë speciale për ta.


    Dhe dergoja gjithashtu personit që ta ka derguar, per t'ia bërë të ditur që ua ke dërguar shumë njerëzve.



    Shperndajeni për hirë të All-llahut, bëhuni pjesë e së mirës !
    se All-llahu thotë në Kur'an:

    Ndihmohuni mes vehte me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi.

    Keni dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë ( Maide, 2)



    Momentet e gëzuara---lavdëroje ALLAHUN
    Momentet e vështira---lutju ALLAHUT
    Momentet e qeta---adhuroje ALLAHUN
    Momentet e dhimbjes---beso ALLAHUN
    Çdo moment---falënderoje ALLAHUN
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  16. #56
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Rrespektimi i Prinderve - Ligjeratë !!



    Ndryshuar për herë të fundit nga fisniku-student : 24-02-2009 më 09:29
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  17. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2008
    Postime
    55

    Poezi NENA

    Kur nga unë u ndave, mirë a u mendove?
    Me sy të përlotur më le dhe u largove...
    Ti ike, o bir!
    Një jetë të re fillove,
    që le dikë të thyer,
    s’pyete, po u largove.
    Në moshën e rinisë, që ke nënë harrove!
    Më harrove, o biri im!
    Nga kjo jetë, keq u mashtrove.
    Harrove...
    Që dikush me dashuri të madhe të lindi...
    E me plot vështirësi si fëmijë pa baba të rriti.
    Sa vuajtje e lot, për ty i përjetova.
    Që të jesh krenar, unë gjithmonë u mundova.
    Po ti djali i nënës për mua a mendon?
    Vuajtjet e mia ndonjëherë a i kujton?
    Sa vite i kalova pa të pa me sy.
    Pse o biri im, mua më le në vetmi?
    Me mall e kujtoj kohën, kur ti ishe fëmijë!
    Sa e lumtur isha kur të mbaja në gji!
    Por...
    Ti shpejt më harrove.
    Së paku një copë letër për mua s’e dërgove...
    E unë prejse shkove ti, kam mbetur si e shkretë.
    Çdo ditë që e kaloj, loti si ngushëllim mua më shoqëron.
    I lutem Allahut çdo natë pa u ndalur,
    që të ruaj ty, o bir nga çdo rrezik.
    Të ruaj, të udhëzoj,
    nga dënimi i Tij lutem të të shpëtoj!

  18. #58
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    --------Nënës sime-----

    A më ndin o nëna ime e shtrenjt
    Kur të thërras e zgjuar dhe në gjum
    Athua m'i degjon thirrjet e mija o e shenjtë
    Pa Ty mbeta si një dru-cung!

    Pse ditët kaq të gjata pa Ty
    Pse netët me kalojn pa i mbyll syt
    A thua është malli që më kaplon
    O nënë! më beso,më mungon përqafimi Yt!

    Më mungon fjala jote e ëmbël
    Këshillat tuaja më mbajn në jetë
    Po mos të i kujtoja ato fjalë
    Qysh moti do isha tretë!

    Edhe tani kur përballem
    Me vuajtje e mundime
    Me fjalët e tua c'mallem
    Ishe dhe mbete krenaria ime!

    O duar-buta ime nënë
    Më mungon ledhatimi yt
    Më mungon thënja jote
    ,,Të dua moj flokë-art"

    As floku më nuk shkëlqen
    I mungon ai ledhatim
    Eh sa vështirë qenka o nënë
    Të mbetesh jetim!

    E postova dy here pasi qenka edhe nje teme per me te dashurat tona-Nenat!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  19. #59
    Atje ku je ti........ Maska e tetovarja87
    Anëtarësuar
    26-11-2009
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    7,660
    PER TY,O NANA IME

    Per ty nene,o nena ime,
    per ty drita e jetes sime,
    per ty po shruaj sonte o nene,
    ah,si i jetova keta muaj qe kur na ke lene?


    C'mall qe ndjej per ty o nena ime,
    me mori malli te te kem ne perqafime,
    me mori malli te te them te dua,
    me mori malli...por ti si rrin pa mua?!

    4 muaj nene tani kane kaluar,
    akoma me fatin,une jam e hidherua,
    akoma s'mund t'pajtohem me jeten qe kam,
    se ty o engjellush me nuk te kam prane.

    Me mungon shume nene te te them te dua,
    me mungon fjala jote kur me keshilloje mua,
    me mungon buzeqeshja jote te me gjalleroj,
    me mungon aroma yte (arom nene) oh sa shum te kerkoj.

    Por,kjo vdekje nene,c'pati me ty?
    Erdhi e te mori,pa nene la femi.
    Ti ndoshta u gezove se shkove tek babi,
    vdekja ta plotesoi deshiren se per te te kish mare malli...

    Tani jeni bashke,sikur ishit ne bote,
    dhe mua nga qielli ndoshta mi fshini keta lote,
    a mbureni me mua,jam bere zonje ne shtepi,
    nene e baba per moter e vellezeri...

    Me pritni dhe mua se shpejte do te vi,
    nuk mund te jetoj me pa ju te dy,
    jetova sa jetova,por kaq e ka jeta,
    edhe unë kame vend,atje tek vareza...



    ( ndoshta nuk jam poete e mire sikur te gjith ju,por besonemi,se keto qe kam shruajtur jan dhimbjet e mia qe me dalin nga shpirti e zemra...kaq mundem)

    Respekte per te gjith ju... te ndalme sot nje dhimbje te njejte

  20. #60
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Maman ce mot résonne








    Ce mot résonne dans les parois de mon coeur
    Il flotte dans l'air et siffle au gré du vent
    Toi, maman, tu sais désarmer toutes mes peurs
    Et moi, encore si petite à tes yeux, j'ai besoin de toi souvent

    Je te vois, si courageuse et si forte
    La vie, pourtant, n'a pas été généreuse avec toi
    Etquand, malgré tout, je vois ce que tu m'apportes,
    Mon coeur se gonfle d'amour et se remplit de joie

    Ma maman, tu es si tendre et si dure à la fois
    Orage ou soleil, on peut voir à chaque instant
    Que le temps de ton coeur est changeant
    Et moi, avec le temps qui passe, je sens que j'ai pris un peu de toi

    Illumine ma vie, ma mère, ma petite fée
    Sans toi à mes côtés, mon quotidien s'obscurcit
    C'est pour ça que nous sommes l'une et l'autre, deux pièces soudées
    Pour qu'aucun obstacle ne trouble cet amour infini

    Ma petite maman, mon arc en ciel
    Tu es ma boîte de couleurs
    Te voilà jour après jour, peindre ma vie pour la rendre plus belle
    Et effacer les misères qui blessent mon petit coeur

    Ca y est, me voilà prête à affronter la ve
    Telle une recette culinaire tu m'as apporté tous les ingrédients
    J'espère que, quoi qu'il arrive, tu seras fière de moi, maman
    Et n'oublie jamais que, toi qui m'a donné la vie...
    Je t'aime

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Folklori dhe vallet Shqiptare nuk figurojne ne Amerike
    Nga Hyllien në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-09-2007, 07:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •