Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiq: Serbia edhe mund ta njohë Kosovën

    Tradhtari Jeremiq!

    Duket se e gjithë ofensiva diplomatike serbe për të stopuar njohjen e pavarësisë së Kosovës ka shpërthyer si një flluskë sapuni të lirë turk duke e hedhur poshtë pretendimin shekullor serb mbi Kosovën. Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiq ndoshta ka bërë deklaratën më të fuqishme e cila do ta çimentonte pavarësinë e Republikës së Kosovës. Jeremiq ka thënë se Serbia edhe mund ta njohë Kosovën shtet të pavarur.

    Serbia mund ta njohë republikën e Kosovës si shtet të pavarur nëse Gjykata Ndërkombëtare vendos se shpallja e pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt ka qenë një veprim ligjor njofton gazeta serbe Kurir duke iu referuar agjencisë holandeze të lajmeve ANP.

    Duket e pabesueshme por është vërtetë - kjo deklaratë ka dalë nga goja e Vuk Jeremiq ministrit të Jashtëm serb në një intervistë që ai e ka dhënë për ANP gjatë vizitës së 15 gushtit në New York.

    "Serbia do ta njihte pavarësinë provincës së saj – Kosovës nëse Gjykata Ndërkombëtare e konfirmon shpalljen e pavarësisë së njëanshme të 17 shkurtit – si ligjore”, ka thënë Jeremiq për agjencinë holandeze të lajmeve ANP.

    Ky lajm vazhdon të jetë i publikuar në uebfaqen e ANP-së ndërkohë që ende askush nga Serbia nuk e ka demantuar këtë lajm, sqaron Kurir.

    Mark Fiser redaktor i lajmeve në ANP tregon për Kurir se lajmi se Serbia është e gatshme të njohë pavarësinë e Kosovës është publikuar para tre ditësh dhe se deri tani ende askush nga Serbia nuk e ka demantuar këtë lajm. Fiser për median serbe tha se lajmi është autentik dhe se deri tani as ministria e Jashtme serbe por as ambasada serbe në Holandë nuk ka kërkuar ta demantojë lajmin në fjalë.

    “Lajmi është autentik ndërsa këtë lajm e kanë edhe mediat gjermane dhe franceze”, tha redaktori i ANP-së dhe konfirmoi edhe një herë se thonjëzat e vendosura tek titulli “Serbia do e njihte pavarësinë e Kosovës” do të thonë se këto janë fjalët autentike të ministrit të jashtëm serb.

    Mirëpo sipas gazetës Kurir në kabinetin e ministrit të jashtëm serb thonë se Jeremiq gjatë prezantimit të tij nuk e ka thënë këtë deklaratë.

    “Në konferencën në fjalë kanë qenë mbi 15 gazetarë dhe asnjëri prej tyre se ka publikuar këtë lajm”, thuhet në sqarimin e lëshuar nga kabineti i Jeremiqit. Ata po ashtu përsëriten qëndrimin e njohur serb se Serbia kurrë nuk do e njohë Kosovën.
    Por kabineti i ministrit të jashtëm serb nuk dha shpjegime se përse nuk është kërkuar largimi i këtij lajmi nga uebfaqja e ANP-së. /Telegrafi/

    ------------------------

    http://www.kurir-info.rs/clanak/poli...08-2008/izdaja
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    O do e njohë se ska rrugëdalje tjetër

    Normal nëse don ende të egzistoj si shtet Serbia.
    Sui generis

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,632
    Per ne eshte me mirë qe te mos e njohi pamvarsine e kosoves per edhe disa vite.
    Pse ?
    Sepse me njohjen e kosoves si shtete serbia ka te gjitha mundesite qe te avancoje ne komerc dhe ne lete menye serbet do fillojne prape te reinstalohen ne kosove, me meirë te themi do kene rastin e vetem qe ne kete menyre me njohjen e kosoves shtete qe ata te riqfaqen ne kosov¨, per ta gjoja asgje s'ka ndodhur, jeta vazhdon, tregtia po, qarkullimi i njerzve dhe ajo pret hyrjen e perbashket ne europe me kosoven, pra si shifet neve nuke na konvenon kjo njohje....
    Serbet bejne gjithnje plane kur jane krizat e te meda ne bote, siç eshte rasti rusi-gjeorgji.
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #4
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Gjykata ska si ta shpalle te ligjshme pavaresine,pasi jo vetem deri me sot nuk di ndonje rast ne europe qe ti jete drejtuar Hages,pra mungon nje precedent i tille qe mund te merrej parasysh, por edhe sepse pavaresia e njeanshme e kosoves bie ndesh me te vetmin dokument ligjor nderkombetar dmth rezoluten 1244.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  3. Majko: Serbia jo baze ushtarake ne kufirin me Kosoven
    Nga dodoni në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 08-08-2004, 13:12
  4. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19
  5. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •