Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Si t`i shërojmë sëmundjet e Zemrës?

    Ata të cilët e njohin gjynahun por edhe vazhdojn të gabojn, është e sigurt se ndjekin udhëzimet e shejtanit...

    "A t`u tregoj unë se kujt i vijnë djajtë? Ata i vijnë çdo gënjeshtari mëkatari. (U vijnë)Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejnë". (Esh-Shuara:221-223).

    Çdo trup kur sëmuret i nevojitet shërim.Pasojat e mosmbajtjes se pastërtisë së trupit,janë sëmundje të ndryshme të trupit, kjo mvaret nga pesha e papastërtisë. A pasojat e mosmbajtjes së pastërtisë së zemrës janë sëmundje të ndryshme të cilat shkaktojnë gjendje të keqe edhe në këtë botë edhe në botën e ardhshme.

    „Janë ata që All-llahu nuk deshi t`ju pastrojë zemrat(prej kufrit).Janë ata që në këtë jetë kanë poshtërim, kurse në jetën tjetër kanë dënim të madh.(El-Maide:41)
    Si shërohen sëmundjet e zemrës këtë më së miri na tregon Kur`ani, duke na dhënë raste të ndryshme të Pejgamberëve dhe besimtarëve.Që njeriu të mbrohet prej sëmundjeve të zemrës, shpirtit të vet dhe shejtanit, i cili zgjuar e përcjellë, duhet të kërkojë ndihmë prej All-llahut, të qëndroj larg injorantëve dhe gabimtarëve të mëdhenjë, e të shoqërohet me njerëz të ditur e të devotshëm.Megjithatë, që njeriu ta arrijë atë duhet të jetë durimtar dhe gjithmonë i përgaditur.

    "Nuk është e barabart e mira dhe e keqja. Andaj, (të keqen) ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt. Mirëpo, këtë nuk mund ta arrijë kush, pos atyre që janë të durueshëm dhe nuk mund ta arrijë kush pos atyre që kanë virtyt të lartë".(Fussilet:34,35)

    Përkundër durimit dhe qetësisë, hidhërimi dhe nervoza janë vese të shejtanit dhe kurdo që shfaqet hidhërimi, shejtani e futë mendimin e vet sepse njeriu ne realitet atëherë kërkon mbrojtje nga shejtani e jo nga All-llahu xh.sh.

    "Vërtet,ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre. Mbizotërimi i tij është vetëm mbiata që e përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë". (En-Nahl:99,100)

    Shejtani dominon tek ato që kërkojnë ndihmë dhe të cilët i nënshtrohen sepse All-llahu i`a ka lejuar t`i mashtroj ato që e ndjekin.

    "Iblisi tha: "O Zoti im, për shkak që më përzune (më largove), unë do t`ua zbukuroj (të këqijat) atyre sa të jenë në tokë dhe të gjithë ata do t`i largojë nga rruga e drejtë! Përvec robërve të Tu të cilët i ke bërë të sinqertë". Madhëria e Tij Tha: "Kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë). Se ti ndaj robërve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrfarë force (as fizike as mendore), përvec atyre të humburve që vinë pas teje. (El-Hixhr:39-42)

    Ata të cilët e njohin gjynahun por edhe vazhdojn të gabojn, është e sigurt se ndjekin udhëzimet e shejtanit, duke kërkuar në të shpëtim (strehim). Dikush që konsumon alkoolin, vepron atë që është rreptësisht e ndaluar, e din se është haram dhe e dëmshme, pa dyshim se e ndjek shejtanin derisa e kryen atë punë. Shumë prej nesh shkojnë për pushime për t`u qetësuar, i kurojnë sëmundjet e tyre te doktorët më të famshëm, por vallë sa prej nesh ka që mundohen të kurojnë sëmundjet e brendshme të zemrave të tyre?

    Sot ne i japim më shumë rëndësi pamjes së jashtme të trupit, kurse në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. muslimanët preokupoheshin më shumë për pastërtin e zemrës.

    Qysh të vegjël, ne e dim që këmba është për të ecur, dora për të prekur, syri për të parë etj. Po zemra vallë çfarë funksioni ka? Përvec funksionit që e dimë, që është furnizimi i trupit me gjak, zemra ka dhe një funksion tjetër shumë të rëndësishëm që është njohja e All-llahut të Madhërishëm, të ndjejë mall për Të dhe të dallojë të, mirën nga e keqja.

    Ka njerëz që qysh kur mbushin moshën e burrërisë dhe deri në pleqëri vazhdojnë me gjynahe. Si mendoni, si mund të jetë zemra e tyre? Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur`an duke përshkruarr zemra të tilla: "Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre u`a mbuluan".(El-Mutaffifin 14)

    Mbrojtja më e mirë prej shejtanit është drejtësia, gjithmonë dhe në çdo vend, nëse është edhe kundër nesh, ashtu si na ka mësuar edhe Pejgamberi s.a.v.s sepse shejtani vjen dhe e përcjellë atë njeri që nuk e flet të vërtetën.

    "A t`u tregoj unë se kujt i vijnë djajtë? Ata i vijnë cdo gënjeshtari mëkatari. (U vijnë) Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejn. (Esh-Shuara:221-223).

  2. #2
    Never say never Maska e besa.a.best
    Anëtarësuar
    08-01-2008
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    539

    Red face Pastrimi i zemrës

    Ai që e nxin zemrën është gjunah.

    Në një hadith sherif thuhet :

    “Kur dikush bën një gjuah, në zemrën e tij krijohet një pikë e zezë. N.q.s bën teube ajo njollë fshihet. N.q.s nuk bën teube dhe vazhdon të bëjë gjynahe, ajo njollë zmadhohet deri sa mbulon komplet zemrën, zemra bëhet e zezë sterrë”.

    Duke qenë se gjynahet e nxijnë zemrën, duhet të qëndrojmë larg nga ata gjëra që bëhen shkas që të kryejmë gjynahe.

    Në një hadith sherif thuhet:

    “Tre gjëra i krijojnë shqetësime zemrës: të pëlqesh ushqimin, gjumin dhe rehatinë.
    Kur kryhet një gjynah, menjëherë duhet të bëhet teube”.


    Në një hadith sherif thuhet:

    “Cdo gjë që ndryshket ka diçka që mundet ta bëjë të shkëlqejë. Zemrën e bën të shkëlqejë fjala "Estagfirullah".

    Edhe po të kujtojsh shumë vdekjen e pastron zemrën.

    Në një hadith sherif thuhet:

    Ashtu siç ndryshket hekuri na uji, ashtu ndryshket edhe zemra nga gjynahet.

    Ata që gjendeshin aty pyetën:

    ” Cfarë i pastron zemrat o Resulullah?”

    Pejgamberi "sal-lallahu alejhi we selam u përgjigj:

    Të kujtosh shpesh vdekjen dhe të lexosh Kur'ani kerim”.

Tema të Ngjashme

  1. Zemra
    Nga Fiori në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 31-07-2013, 10:58
  2. Paniku dhe sëmundjet e zemrës. Metodë e re operimi
    Nga Fittox në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-02-2009, 07:04
  3. Ku është pozita e zemrës tënde?
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-12-2008, 09:54
  4. Depresioni dhe sëmundjet e zemrës
    Nga Gimi3 në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 08:56
  5. Festa e Zemrës Krishtit
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-06-2006, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •