Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    Minierat shqiptare shiten në bursat e botës

    (Nga Shekulli)

    Një transaksion tjetër u njoftua dje me shitjen e koncesionit të Kalimashit. Kompanitë, krejtësisht të panjohura. Shqipëria ka lëshuar mbi 100 kontrata koncesionare për minierat, por përfitimet janë të padukshme.


    Faktet

    * E gjithë Industria Minerare e Shqipërisë u dha me koncesion gjatë viteve 2000-2003, krejtësisht falas, përkundrejt investimeve minimale.
    * Të gjitha kompanitë koncesion-marrëse kanë qenë të vogla dhe të panjohura në qarqet botërore të industrisë minerare.
    * Koncesionet më të rëndësishme janë shitur te të tretët dhe qeveria shqiptare ka dhënë miratimin, pa bërë publike detajet e transaksioneve.
    * Ministria e Financave u ankua disa javë më parë se shfrytëzimi i nëntokës shqiptare po prodhonte pak apo aspak të ardhura për Buxhetin e Shtetit.
    * Qeveria miratoi së fundmi një ligj që i detyron kompanitë të paguajnë 10% rentë për shfrytëzimin e resurseve kombëtare.
    * Minierat me koncesion kanë ngrënë jetën e disa dhjetëra minatorëve gjatë pesë viteve të fundit. Kompanitë kanë shpëtuar pa ndëshkim.


    Një kompani kanadeze e quajtur “Carlaw Capital III Corp” njoftoi dje se ka blerë nga një korporatë australiane pesë kontrata koncesionare për minierat e kromit dhe të bakrit në Shqipëri, u njoftua dje nga media kanadeze. Sipas njoftimit, kompania “JAB Resources” zotëron koncesione për mineralet e kromit, platinit, arit, bakrit e nikelit në Kalimash dhe zona të tjera të Shqipërisë veriore. “JAB” zotëron rreth 3 milionë dollarë australianë për të financuar aktivitetet e kompanisë për pjesën e mbetur të vitit 2008. Vlera e transaksionit nuk bëhet e ditur. Kompania thotë se po kryen kërkime për burime të reja minerali kromi pranë minierës ekzistuese të Kalimashit. Kompania “JAB” ka zyrat qendrore në Australi dhe është themeluar nga disa ekspertë gjeologë.

    Koncesioni

    Në listën e ligjeve shqiptare, “JAB” nuk gjendet gjëkundi. Zyrtarisht, Miniera e Kalimashit i është dhënë me koncesion kompanisë turke “Hayri Ogelman Mademcilik” në vitin 1999. Vetë “JAB”, në faqen e vet në internet, thotë se e ka blerë kontratën koncesionare nga një kompani tjetër. Shit-blerja e kontratave koncesionare duket se është një praktikë e zakonshme në Shqipëri dhe kryhet pa marrë mundimin për të informuar shqiptarët. Sipas një investigimi gazetaresk të kryer nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative, BIRN, kompanitë po shfrytëzojnë në mënyrën më të keqe të mundshme nëntokën shqiptare, pasi po mbledhin mineralin më të pasur, duke ulur vlerën e pjesës dërrmuese të burimit dhe duke i hequr shansin vendit që të përpunojë pjesërisht këto minerale. Për pasojë, vlerësohet se rreth 200 milionë euro vlerë mineral kromi e bakri janë hedhur. Në mungesë të mineralit të pasur, kjo vlerë mund të bëhet e parikuperueshme, sipas ekspertëve, sepse nuk do të ketë leverdishmëri ekonomike. Në total, kjo metodë pune ul jetëgjatësinë e burimeve minerare dhe ul përfitimin ekonomik të vendit.

    Dhe ka shumë raste të tilla

    Kompani, emrin e të cilave nuk e ka dëgjuar askush në Shqipëri, mësohet se ekzistojnë dhe kanë koncesione nafte apo mineralesh të tjera, vetëm kur lajmi publikohet për investitorët e bursave të vendeve të tjera. Disa muaj më parë, një kompani me emrin “Privat Co.”, rezultoi pronare e zonës naftëmbajtëse të Kuçovës. Zyrtarisht, eksportet e mineraleve të papërpunuara arritën në dhjetëra-milionë euro gjatë vitit të kaluar por ministri i Financave, z.Ridan Bode, deklaroi këtë vit se qe shumë i pakënaqur për faktin se gjithë ky volum ekonomik po sillte në Buxhetin e Shtetit, të ardhura në nivele të papërfillshme. Kompanitë që shfrytëzojnë nëntokën shqiptare nuk kanë asnjë detyrim tjetër për të plotësuar, me përjashtim të pagesës së Tatimit mbi Fitimin, por tatim-fitimi i deklaruar është i papërfillshëm.

    Ndalohen investimet serioze

    Copëzimi i Industrisë Minerare të vendit në një pafundësi kontratash, si dhe refuzimi i autoriteteve për të revokuar kontratat që janë shkelur në pjesën dërrmuese të rasteve nga kompanitë koncesion-marrëse, ka penguar kompani më serioze të investojnë në Shqipëri. Vitin e kaluar qenë kompanitë kineze të interesuara për të shfrytëzuar nëntokën shqiptare, por nuk mundën të hynin, për shkak se në Shqipëri nuk kishte më burime të lira. Kompania më e madhe koncesion-marrëse te mineralet, ka marrë angazhim të investojë 15 milionë dollarë, dhe as këto para nuk i kanë investuar. Minierat shqiptare u shfrytëzuan në mënyrë të gabuar gjatë dekadës së fundit të komunizmit, kur nevoja e qeverisë për të fituar valutë sakrifikoi logjikën e shfrytëzimit afatgjatë dhe të qëndrueshëm të burimeve.

  2. #2
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Po kur behen pazare te qelbura per ato mbi-toke, pse mos te behen dhe per ato nen-toke.

    Sic kam thene te nje teme tjeter me lajme te tilla xhevahiresh, hapu dhe TE FUTEN.

  3. #3
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Me mire qe rrine te pashfrytezuara, te pakten mineralet rrojne ... Sikur na duhet industria e rende ne. Kemi turizmin dhe fabrikat e sallamit,pra jemi ne rregull me planin qe u hartua ne 1991 e qe do zbatohet derisa te pasurohemi prej turizmit dhe sallamit. Po nuk u pasuruam dot do hartojme plane te tjera ku mund te hyje edhe industrializimi si i nevojshem.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Fjale me vend o Liones...

    Citim Postuar më parë nga Lioness Lexo Postimin
    Po kur behen pazare te qelbura per ato mbi-toke, pse mos te behen dhe per ato nen-toke.

    Sic kam thene te nje teme tjeter me lajme te tilla xhevahiresh, hapu dhe TE FUTEN.
    ..kjo eshte sinteza e gjithe politikes ekonomike qe drejton ekonomine shterore Shqiptare...kur po behen pazare te qelbura per ato mbi toke,..kur ne siperfaqe po shperthen korrupsioni ne forma ekstreme si ai i gerdecit..me vjen si cudi qe dikush shqetesohet se cfar behet nen toke ku nuk shikon asnjeri se si po mashtrohet ky popull i mjere. Popull i mjere dhe popull hilacak qe presin te tjeret te sakrifikojne per te.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    te degjojm dy kumona..thot poplli..

    --

    RD

    --

    Koskelo përgëzon qeverinë shqiptare për progresin në reformat ekonomike


    IFC: Shqipëria, partnere e fuqishme me potenciale të shumta biznesi


    Zëvendës/Presidenti për Evropën dhe rajonin i koorporatës prestigjoze IFC-së (International Finance Corporation), Jyrki Koskelo, e ka cilësuar Shqipërinë si një partnere të fuqishme bashkëpunimi me potenciale të shumta për t‘u shfrytëzuar. Gjatë një takimi të zhvilluar me kryeministrin Sali Berisha, në vizitën e tij të parë në Tiranë, Koskelo ka përgëzuar maksimalisht kryeministrin për arritjet dhe ndryshimet rrënjësore që ka pësuar vendi vitet e fundit në fushën e ekonomisë. Duke e përgëzuar qeverinë shqiptare për progresin në reformat ekonomike, si dhe progresin e bërë në përmirësimin e klimës së biznesit, Zëvendëspresidenti i IFC-së e siguroi kreun e qeverisë shqiptare për mbështetjen e IFC, në zhvillimin e mëtejshëm të reformave në Shqipëri si dhe për vazhdimësinë e asistencës së saj në zhvillimin e projekteve të rëndësishme për vendin. Gjatë këtij takimi, një vend të veçantë në diskutimet e dy personaliteteve zunë dhe projektet për portet e Shqipërisë. Lidhur me këtë çështje kryeministri i prezantoi Koskelos interesin e lartë të investuesve të huaj privatë në zhvillimin e porteve aktuale dhe ndërtimin në Shqipëri të porteve të reja me kapacitete të fuqishme. Në këtë kuadër kryeministri vlerësoi se rruga Durrës-Prishtinë që lidh korridorin e 10-të me shumicën e vendeve të Evropës Jugore dhe Qendrore dhe Ballkanit, ka sjellë si rezultat vënien në qendër, të daljes në det nga Shqipëria, nëpërmjet porteve. Kryeministri u shpreh se, qeveria shqiptare ka ngritur grupin e vlerësimit të projekt-propozimeve të paraqitura nga kompani shumë të njohura ndërkombëtare dhe e vlerëson asistencën e IFC në këtë drejtim. Nga ana e tij, kreu i ekzekutivit shqiptar, duke uruar zv/presidentin Koskelo për detyrën e re, shprehu falenderimet dhe mirënjohjen e tij të thellë për ndihmën e çmuar që IFC (International Finance Corporation) i ka dhënë qeverisë shqiptare në shumë projekte. Në këtë kontekst, Berisha ka vlerësuar se qeveria shqiptare e konsideron IFC një partnere të suksesshme në zbatimin e reformave me rëndësi jetike për vendin. Gjatë takimit, kryeministri Berisha i shprehu zv/presidentit Koskelo angazhimin e qeverisë për të vazhduar punën për ndërtimin e HEC-it të Ashtës të asistuar nga IFC. Ndër të tjera, kreu i qeverisë e falenderoi zotin Koskelo për asistencën që IFC po jep në përgatitjen e procesit të privatizimit të shpërndarjes së KESH. Kryeministri theksoi se, angazhimi i qeverisë shqiptare në këtë proces ka qenë dhe është i plotë, duke patur si objektiv kryesor transparencën totale dhe arritjen e qëllimit, finalizimin e privatizimit në muajin shtator.






    Bogdani: Shpifja e Leskaj për pensionet, seria e mashtrimeve të radhës në PS


    Përfaqësuesit e PS-së po përpiqen që me anë të spekullimeve dhe trillimeve, të mashtrojnë qytetarët lidhur me rritjen e pensioneve nga qeveria. Në mungesë të çdo alternative funksionarët e PS të urdhëruar nga Rama dalin përditë në media, duke promovuar politikën e re që bazohet mbi filozofinë e shpifjes dhe mashtrimit.

    Në vijimësi të këtyre deklaratave trilluese, kryetarja e grupit parlamentar si dhe njëkohësisht ish-ministrja e Punës dhe pensioneve, kryetarja e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, në emër të politikës së re të mohimit të vërtetës, nxorri në treg serinë e fundit të mashtrimeve. Me anë të një deklarate qesharake, Leskaj tha dje se, pensionet aktualisht janë 4.9% më të larta se në vitin kur ajo dorëzoi Ministrinë e Punës dhe Çështjeve Sociale. Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, duke hedhur poshtë si trillime të pastërta deklarata të tilla tha se, prononcime të tilla mund të bëhen vetëm në kuadrin e politikës së re të mashtrimit të kryetarit të PS, Rama. Duke theksuar paaftësinë e Leskajt gjatë drejtimit të Ministrisë së Punës, përsa i përket çështjes së pensioneve, Bogdani ka thkesuar se, me anë të punës së kësaj qeverie aktualisht çdo pensionist apo pensioniste në të gjitha qytetet e Shqipërisë e di që pensioni i tij apo i saj është më i lartë. "Çdo pensionist në qytet nga 83.5 dollarë që merrte në vitin 2005, sot merr 111 dollarë me kursin e këmbimit të vitit 2005. Çdo pensionist shqiptar në fshat nga 34,000 lekë pension në 2005, merr 60,500 lekë pension në 2008, pra, sot merr dyfishin", nënvizoi Bogdani në një deklaratë për shtyp. Në vijim, ai ka shtuar gjithashtu se, në qoftë se inflacioni është rritur me 2-4% në këto tre vite, në fund të vitit çdo pensionist në qytet ka marrë një shtesë të barabartë me 5% të pensionit mujor dhe çdo pensionist në fshat një shtesë të barabartë me 10% të pensionit, të vlefshme për të zeruar inflacionin. "Me deklarata të tilla znj. Leskaj mund të pasurojë vetëm arkivën e mashtrimeve të kryetarit të saj, por nuk mund të mashtrojë asnjë pensionist shqiptar", nënvizoi më tej zëdhënësi i Partisë Demokratike.


    Rama, fobi ndaj teknologjisë së informacionit


    Rruga Durrës-Kukës-Morinë, rritja e pagave dhe pensioneve dhe mosha dixhitale janë shndërruar në fobi për kryetarin e PS-së, Edi Rama, i cili angazhon çdo ditë sejmenët e tij për të shpifur ndaj këtyre tre projekteve të qeverisë. Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, tha se duket qartë se tre janë fobi të forta të Ramës, rruga Durrës – Kukës – Morinë, rritja e rrogave dhe pensioneve dhe pa diskutim mosha dixhitale. Ai tha se, ndërsa qeveria ka inauguruar një numër të madh kabinetesh informatike çka do të thotë rritje të përdorimit të internetit, Partia Socialiste, duke mos e kapërcyer dot këtë fakt po mundohet me të gjitha mënyrat të mohojë dhe fshijë punën e qeverisë. "Nga selia e Partisë Socialiste vjen deklarata e radhës, e cila nxjerr në pah fobitë e kryetarit të saj ndaj kompjuterave dhe teknologjisë së informacionit", u shpreh Bogdnai. Ai theksoi se, optimizmi i kësaj Qeverie është padiskutim shumë më pozitiv se fryma negative që rrezaton selia rozë. Shqipëria, tha ai, në vitin 2005 renditej e fundit në botë përsa i përket përdorimit të internetit, me rreth 4.7%, sot ajo është mbi 15% dhe shënon vendin e parë në botë përsa i përket ritmit të rritjes së përdorimit të internetit. "Në Shqipëri, sot po aplikohen me sukses dhe po përhapen me shpejtësi kabinetet e informatikës në shkolla, regjistrimi elektronik i bizneseve, taksat on-line, regjistri i penaliteteve online, po përhapet me sukses prokurimi elektronik dhe së fundmi gjendja civile elektronike nëpërmjet arritjes më të re, çertifikatave dixhitale", ka theksuar Bogdani në një deklaratë për shtyp.






    Basha në takimin e jashtëzakonshëm të ministrave të Jashtëm të NATO


    Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, do të marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të ministrave të Jashtëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës së sotme në Bruksel. Ky është takimi i parë i Këshillit të Atlantikut të Veriut në nivel ministrash të Jashtëm, në të cilin ftohen të marrin pjesë Shqipëria dhe Kroacia. Në qendër të këtij takimi të jashtëzakonshëm të ministrave të Jashtëm të NATO-s do të jenë situata dhe zhvillimet në Gjeorgji. Shqipëria dhe Kroacia u ftuan të anëtarësohen në NATO në sSamitin e Bukureshtit, në 3 prill 2008. Më 9 korrik 2008, vendet anëtare të NATO-s nënshkruan protokollet e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë, duke i hapur rrugën anëtarësimit të plotë të dy vendeve të Ballkanit në Aleancën e Atlantikut të Veriut.


    --

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Nje gje vura re une si ne versionin socialist dhe ne ate demokrat, flitet gjithmone per SHFRYTEZIM te burimeve ne shqiperi nga firmat e huaja. A nuk mund ti shfrytezojme vete ne minierat dhe burimet e tjera natyrore ne shqiperi?

Tema të Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
    Nga strong_07 në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  4. Letërsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •