Pėrktheu: Faslli Haliti
QIRIRI
Ju keni dėgjuar qė ėshtė thėnė:
Sy mė sy, dhėmb pėr dhėmb.
Por unė ju them qė tė mos kundėrshtoni
atė qė ju bėn keq.
Mateo, V.38-39
Nė radhėt e zotėrinjve kishte njerėz tė mirė dhe tė kėqinj. Disa, duke sjellė ndėr mend ēastin e vdekjes, i trembeshin Zotit, kishin mėshirė pėr njerėzit; tė tjerėt ishin ca qen tė vėrtetė. Por mė tė kėqijtė e tė gjithė krerėve ishin ata qė nga shėrbėtorė tė dikurshėm, tė dalė nga balta, ishin bėrė zotėrinj. Kėta, mbi tė gjitha, ia bėnė tė rėndė jetėn njerėzve tė varfėr. Nė njė pronė fisnikėsh ndodhej njėfarė qehajai. Fshatarėt ishin tė detyruar tė bėnin punė angari. Tokat shtriheshin pa kufi dhe ishin toka tė mira, me rrjedha uji, me livadhe dhe pyje. Kishte boll tokė pėr tė gjithė, si pėr zotėrinjtė ashtu dhe pėr bujqit e tyre; por agai kishte marrė si qehaja shėrbėtorin e njė prone tjetėr tė tij.
Qehajai fitoi shumė shpejt njė autoritet tė madh dhe rėndoi me gjithė peshėn e vet mbi kurrizin e fshatarėve. Edhe ai, kishte familje: gruan dhe dy vajza tė martuara; kishte grumbulluar aq shumė lekė, sa mund tė jetonte dhe madje, tė jetonte pa mėkatuar, por ishte i pangopur dhe i zhytur thellė nė tė keqen. Filloi tu kundėrvihej fshatarėve gjatė
punės angari. Ndėrtoi njė kaminė, i vuri tė gjithė nė punė, burra dhe gra dhe shiti tullat pėr llogari tė vet. Fshatarėt shkuan nė Moskė pėr tu ankuar te padroni, por mė kot; ai i pėrzuri dhe e la tė lirė qehajanė tė vepronte sipas qejfit tė tij. Ky i fundit, mori vesh se fshatarėt ishin ankuar dhe kurdisi hakmarrjen. Kėshtu jeta e fshatarėve tė varfėr u bė edhe mė e rėndė. Midis tyre pati tradhėtarė qė kallėzuan shokėt e tyre.
Midis fshatarėve lindėn mosmarrėveshje; tėrbimi i padronit u shtua. Gjendja bėhej pėrherė e mė e rėndė: qehajai arriti gjer aty sa tė gjithė i trembeshin si njė bishe tė egėr. Kur kalonte nėpėr fshat tė gjithė i shmangeshin si tė ishte ujk, tė gjithė i ruheshin syve tė tij. Qehajai mori vesh pėr tmerrin qė ngjallte te fshatarėt dhe zemėrimi i tij u rrit edhe mė shumė; nisi ti zhdėpte njerėzit e tij me tė rrahura nisi dhe tI ngarkonte me punė tė rėnda dhe fshatarėt vuajtėn ende mė shumė.
Shpesh, pėrbindėsha tė tillė pėrfundojnė tė vrarė.
Fshatarėt filluan tė flasin si ta hiqnin qafe njė herė e mirė: mblidheshin dendur nė ndonjė vend tė veēuar dhe mė guximtari thoshte:
-Do ta durojmė ende mė gjatė kėtė cub? Ne tė vdekur se tė vdekur jemi, ndaj, tė vrasėsh njė krijesė tė tillė sėshtė mėkat.
Njė ditė, para javės sė shenjtė, u bė njė mbledhje nė pyll: qehajai i kishte dėrguar fshatarėt qė tė vadisnin. Nė kohėn e drakes fshatarėt u mblodhėn dhe vendosėn.
-Si mund tė jetojmė kėshtu? thanė.
-Ai do tė na shfrytėzojė gjer nė palcė. Jemi tė rraskapitur: pėr ne dhe pėr gratė tona ska pushim, as ditė, as natė; dhe po qe se sėshtė i kėnaqur, kėrcet kamxhiku. Simeoni vdiq nga kamxhiku, Anisio vdiq nė pranga. Ēpresim mė? Ai do tė kthehet sonte
Mjafton ta rrėzojmė nga kali, ti japim njė tė goditur me sėpatė dhe ēdo gjė do tė marrė fund. Ta varrosim pastaj si qen dhe askush ska pėr ta marrė vesh. Vetėm tė biem mirė nė ujdi me njėritjetrin; tė qėndrojmė tė bashkuar; asnjė tradhti!
Kėshtu foli Vasili Minaiev. Ai ishte mė I tėrbuari ndaj qehajait ngaqė ai e rrihte ēdo javė mė kamxhik dhe i kishte marrė gruan pėr ta bėrė kuzhinieren e vet. Fshatarėt e bėnė me fjalė.
Kur erdhi qehajai, i qortoi fshatarėt ngaqė nuk po i prisnin pemėt siē donte ai. Nė stivėn e pemėve tė prera qehajai pa njė bli tė njomė.
-Unė, skam urdhėruar qė tė pritet ky bli. Kush e preu? Tregoni, ose ju ngordha tė
gjithėve me kamxhik.
Nisi tė kėrkojė se nė cilin rresht gjendej bliri i njomė.
I treguan rreshtin Sidorin. Qehajai e goditi Sidorin nė fytyrė me sa i hante krahu, aq sa Sidorit i vėrshoi gjaku rrėke. Tė njėjtėn gjė bėri edhe me Vasilin, me sebepin se stiva e druve tė prera tė tij nuk ishte edhe kaq e madhe dhe pas kėtyre tė rrahurave u largua.
Nė mbrėmje fshatarėt u mblodhėn prapė dhe Vasili tha:
-E mora vesh, ju, nuk jeni njerėz, por jeni ca harabela. Bėrtitėt atje nė pyll: Do ia rregullojmė ne qejfin! dhe nė ēastin e duhur u tulatėt. Kėshtu mblidhen harabelat kundėr skifterit. Asnjė lėkundje, asnjė shmangie! Dhe kur arrin skifteri, tė gjithė ia mbathin dhe fshihen midis hithrave. Atėherė skifteri vjen, kap zogun qė do dhe e mbėrthen me kthetra. Harabelat shfaqen pėrsėri. Ciu
Ciu
Por mungon njė prej tyre
Po cili mungon?
Ivani
Aq mė keq. Ashtu qoftė
Tamam si ju. Kur sduhet zmbrapsur, tė mos zmbrapsemi. Kur ai u muar me Sidorin, duhej tė afroheshim dhe ta hiqnim qafe. Por ju: Asnjė paburrėri, asnjė tradhti! dhe, kur ai erdhi, tė gjithė u zhdukėt nė shkurre.
Rrahja e mendimeve u bė gjithnjė e mė tė shpeshtė dhe fshatarėt u betuan qė tė shpėtonin nga qehajai. Ky i fundit u bėri tė ditur se gjatė javės sė pashkėve duhej tė lėronin tokėn qė do tė mbillej me tėrshėrė. Kėto fjalė i nxitėn keqazi fshatarėt. Javėn
e shenjtė u mblodhėn te Vasili.
-Po qe se ai ka harruar Zotin, po qe se vepron sipas qejfit, atėherė duhet ta vrasim
patjetėr. Nuk do tė jemi mė pak fajtorė po tė mos vepronim kėshtu si mendojmė. Erdhi edhe Pjetėr Mikevi, njė burrė i ndrojtur, tė cilit si pėlqente tė merrte pjesė nė diskutime tė tilla. Megjithatė, pasi dėgjoi deri nė fund, tha:
-Vėllezėrit e mi, ju po mendoni tė bėni njė mėkat tė madh. Tė zhdukėsh njė shpirt ėshtė gjė e rėndė. Ėshtė e lehtė ti marrėsh shpirtin dikujt, por si mbetemi, pastaj, vetė ne? Ai vepron dhe bėn keq? E keqja mbetet tek ai. Duhet ta durojmė vėllezėrit e mi, duhet ta durojmė.
Vasili u shqetėsua.
Si the ti? Ėshtė mėkat tė vrasėsh njė njeri? Sigurisht, ashtu ėshtė, por ēnjeri pa?
Ėshtė krim tė vrasėsh njė njeri, por jo njė qen si ai!
Vetė Zoti e thotė kėtė. Duhet ti vrasim qentė e tėrbuar, nėse na vjen keq pėr njerėzit. Po tė mos e vrisnim, do tė bėnim njė mėkat tė rėndė. Ndryshe kushedi sa njerėzve do tu bėnte keq ai! Dhe ne, po qe se duhet tė paguajmė me kokėn tonė, do tė vuajmė pėr tė tjerėt tė cilėt do tė na falėnderojnė. Po nuk vendosėm tė veprojmė, do tu bėjmė keq tė gjithėve. Ti thua marrėzira, Mikev. Tė punojmė gjatė festės sė Krishtit!
Po ti vetė sdo tė shkosh
Mikev pėrgjigjet:
-E pse sdo tė shkoja? Po tė mė dėrgojnė pėr tė punuar, do tė shkoj. Sdo tė punoj pėr vete, dhe Zoti do tė dijė kujt tia ngarkojė mėkatin. Ne, duhet tė kujtojmė gjithmonė, vetėm Atė. Sflas unė kėshtu, vėllezėr. Nėse u dashka luftuar e keqja me tė keqen, Zoti do ta kishte thėnė kėtė, pėrkundraziai thotė: po deshe ta zhdukėsh tė keqen, merre mbi vete. Sėshtė e vėshtirė tė vrasėsh njė njeri, por gjaku i tij do tė njollosė shpirtin tėnd. Tė vrasėsh njė njeri ėshtė si tė pėrgjakėsh shpirtin tėnd. Ti pandeh se ke vrarė njė njeri tė keq, ti mendon se ke shkatėrruar tė keqen
po pastaj tė bie ndėr mend se vuan nga njė e keqe mė e madhe. Duroje tė keqen dhe ke pėr ta mundur atė.
Pas kėtyre fjalėve fshatarėt smorėn mė asnjė vendim. Mendimet ishin nga mė tė tė ndryshmet. Disa mendonin si Vasili, tė tjerėt ishin me Petron dhe, pėr tė mos mėkatuar, pėlqyen mė tepėr tė duronin.
Tė dielėn e parė tė javės sė pashkėve fshatarėve iu lejua qė tė nderonin festėn. Mbikėqyrėsi, i shoqėruar nga pleqtė e fshatit, erdhi nė mbrėmje pėr tė njoftuar se kishte njė urdhėr qė vinte nga shtėpia e padronit: Mihail Semenoviēi, qehajai, urdhėron qė nesėr tė gjithė tė dalin nė punė.
Ai i ra kryq e tėrthor gjithė fshatit, u bėri tė ditur tė gjithėve detyrimin qė disa tė punonin matanė bregut tė lumit, tė tjerėt nė tokat qė ishin ndanė rrugės kryesore. Fshatarėve u erdhi plasje, por nuk guxuan tė kundėrshtonin. Tė nesėrmen nxorėn parmendat jashtė dhe nisėn tė lėrojnė tokat. Ranė kambanat. Tė gjithė kremtojnė festėn nė kishė, kurse fshatarėt vazhdojnė tė lėrojnė tokėn.
Mihail Semenoviēi, qehajai, u ēua mjaft vonė dhe bėri njė shėtitje pėr tu hedhur njė sy bujqve. Gruaja dhe e bija vejushė, (qė kishte ardhur pikėrisht pėr kėto ditė feste) u veshėn e u stolisėn; njėri nga shėrbėtorėt bėri gati karrocėn; shkuan nė meshė. U kthyen; njėra nga shėrbėtort pėrgatiti samovarin. Mbas pak u kthye edhe Mihail Semenoviē e sakaq tė gjithė tok filluan tė pinin ēajin.
Qehajai ndezi pipėn dhe thirri mbikėqyrėsin.
-Pra! I vure fshatarėt nė punė?
-Po, Mihail Semenoviē.
-Shkuan tė gjithė?
-Qė tė gjithė. I nisa vetė.
-I nise, i nise
po, apo punojnė? Shko e u thuaj se unė do tė vete ti shoh pasdite. Duhet qė tė lėrojnė nga njė hektar me thellėsi tė dyfishtė dhe tė punojnė mirė. Po gjeta punė tė bėrėshkel e shko, do tė punojnė edhe ditėn e Pashkės.
Mbikėqyrėsi po bėhej gati tė largohej, kur Mihail Semenoviēi e thirri pėrsėri qė ti thoshte edhe diēka tjetėr, megjithėse ndihej i sikletosur e i lėkundur. Mė nė fund tha:
-Ja si ėshtė puna. Do dėgjosh me marifet ēthonė pėr mua ata cubat. Cilėt janė ata qė kėrcėnojnė, ēthonė; mi bėj tė ditur tė gjitha. I njoh unė ata cuba, sduan tė punojnė ata, duan tė rrinė shtrirė, tė mos bėjnė asgjė. Duan tė dehen e tė festojnė, ja ēduan dhe nuk mendojnė se po ti lėnė zvarrė punėt, do tė jetė tepėr vonė pastaj pėr tua dalė mbanė.
-Dėgjoi, pra, llomotitjet e tyre dhe mi kallėzo tė gjitha ato qė do tė thonė. Mė duhet ti di. Shko. Dhe mi trego tė gjitha, ė!
Mbikėqyrėsi u rrotullua, doli nga shtėpia, i hipi kalit dhe u nis fushave. Gruaja e qehajait qė dėgjoi bisedėn e bėrė nė mes mbikėqyrėsit dhe tė shoqit, iu afrua dhe iu lut tė tregohej mė zemėrbutė me fshatarėt. Ishte njė grua e ėmbėl dhe zemėrmirė. Kur mundte, ajo e qetėsonte tė shoqin dhe mbante anėn e fshatarėve. Iu afrua tė shoqit dhe, me tė lutura, i tha:
-Mihailka, miku im, ditėn e madhe, me rastin e festės sė Zotit Tonė, mos bėj mėkat dhe tė lutem nė emėr tė Krishtit, mos i nxirr fshatarėt nė punė.
Mihaili sua vuri veshin fare fjalėve tė gruas dhe ia dha tė qeshurit para turinjve tė saj.
Si duket, ka kohė qė kanxhiku im si ka pėrkėdhelur mė ato tulet e tua, prandaj dhe tregohesh kaq e guximshme. Stė takojnė ty kėto gjėra.
-Mihailka, miku im, kam parė njė ėndėrr qė lidhet me ty, njė ėndėrr tė keqe. Dėgjomė, mos i detyro fshatarėt tė punojnė ditėn e Pashkės.
-Ta tregoj unė ty, se, me sa shoh, ti mendon se meqė je ca e shėndoshė, kamxhiku
ska pėr tė tė lėnė gjurmė. Hap sytė po tė them!
Semenoviēi u tėrbua, ia veshi me pipė buzėve sė shoqes dhe e pėrzuri, duke e urdhėruar qė tė bėnte gati drekėn.
Mihail Semenoviēi hėngri njė koke viēi, njė derrkuce qumėshti tė pjekur, njė supė makaronash me qumėsht, piu ca raki mani dhe e mbylli me njė tortė tė sheqerosur. Pastaj thirri kuzhinieren dhe i dha urdhėr qė tė kėndonte, ndėrsa ai vetė mori balalajkėn dhe nisi tė lėkundej.
Mihail Semenoviēi vazhdoi tė kalonte mbasditen nė qejfin e vet, duke bėrtitur, duke i rėnė balalajkės dhe duke u argėtuar me kuzhinieren. Sakaq mbikėqyrėsi hyn, pėrshėndet dhe nis tė tregojė ato qė ka parė e dėgjuar nė fusha.
-Mirė! Po a punojnė? Do ta mbarojnė detyrėn e tyre?
-Kanė bėrė mė shumė se gjysmėn.
-Brazdat janė hapur thellė?
-Po. Spashė asgjė tė keqe. Me sa duket, kanė frikė.
-Toka punohet mirė?
-Shumė mirė, derdhet si pluhur.
Qehajai ndenji i heshtur pėr disa minuta.
-Po ēthuhet pėr mua? Mė shajnė?
Mbikėqyrėsi vihet nė siklet. Mihail Semenoviēi e urdhėron qė tė kallėzojė krejt tė vėrtetėn:
-Fol pa frikė. Fjalėt sjanė tė tuat, por tė tyret. Po mė the tė vėrtetėn do tė tė shpėrblej, por, nėse mė fsheh ndonjė gjė, do tė tė rrah me kamxhik. Eh! Katjushka, jepi njė gotė raki qė ti hapet squpi.
Kuzhinieria shkon tė marrė rakinė dhe ia vė mbikqyrėsit pėrpara. Ai e pi me njė frymė, fshin mjekrėn: Tė dalė ku tė dalė, mendon sėshtė faji im nėse ata nuk flasin mirė pėr tė. Do tė them tė vėrtetėn sepse ai atė do.
Dhe fillon:
-Po, mėrmėrisin, Mihail Semenoviē, flasin nėn zė.
-Po ēfarė thonė? Fol.
-Thonė se ju nuk besoni te Zoti.
Qehajai ia shkrep tė qeshurės.
-Kush e thotė kėtė?
-Tė gjithė. Thonė edhe se keni marrėdhėnie me djallin.
Qehajai vazhdon tė gajaset.
-Mirė pra, e mora vesh, por mė trego mė hollėsisht pėr ato qė interesojnė. Kush flet pėr mua? Ēthotė Vasili?
Mbikėqyrėsit si pėlqente tė fliste keq pėr shokėt, por kishte ditė qė nuk ishte nė marrėdhėnie tė mira me Vasilin.
-Vasili ėshtė ai qė e ngre zėrin mė shumė se tė tjerėt.
-E ēthotė? Fol, pra!
-Sma nxė goja
- dhe, pas njė mėdyshje, zbrazet.- Thotė se ju Mihail Semenoviē nuk do ti shpėtoni vdekjes sė dhunshme.
-Ah, shumė mirė! Po ēpret akoma ai? Pėrse smė vret? Mos i ka krahėt tepėr tė shkurtėr? Mirė, Vasil, do tė takohemi bashkė. Po Tiska, ai qeni, flet edhe ai apo jo?
-Tė gjithė flasin keq.
-Po ēthonė?
-Sėshtė mirė ta pėrsėris.
-Pse sėshtė mirė? Hajt, bėhu trim! Fol.
-Thonė: Iu ēaftė barku, iu ēaftė dhe i dalēin gjithė rropullitė jashtė.
Mihail Semenoviē se mbajti dot veten dhe ia plasi sė qeshurės.
-Do ta shohim se rropullitė e kujt do tė dalin mė parė. Kush e tha kėtė? Tiska?
-Po, Mihail Semenoviē. Asnjė sflet mirė. tė gjithė flasin keq dhe ju kėrcėnojnė.
-Mirė pra! Po Pjetėr Mikevi ēthotė? Mė mallkon edhe ai leshkoja?
-Jo, Mihail Semenoviē, Pjetri nuk ju mallkon.
-Po ēbėn?
-Ėshtė i vetmi qė sju mallkon. Ėshtė i ēuditshėm. E shohin me habi, Mihail Semenoviē.
-Po, pse?
-Tė gjithė fshatarėt habiten me sjelljen e tij.
-Po ēbėn, pra?
-Ėshtė vėrtet diēka e jashtėzakonshme. Kur unė iu afrova atij, ai kishte punuar mė shumė se njė hektar atje nė shpat, pranė Turkinos. I vete pranė dhe dėgjoj qė ai kėndonte me njė zė kaq tė ėmbėl, kaq tė dashur
dhe mbi parmendė shkėlqente diēka
-Ēfarė?
-Diēka si njė zjarr i vogėl. I afrohem dhe shoh njė qiri pesėkopekėsh tė vendosur mbi parmendė. Qiriri digjej dhe nuk e shuante as era. Ai shkundi parmendėn, u hodh nė brazdėn tjetėr dhe pėrsėri qiriri nuk u shua.
-Po ēthoshte?
-Asgjė. Kur mė pa, mė uroi festėn dhe ia mori sėrish kėngės.
-I fole?
-Jo. Disa fshatarė iu afruan atėherė dhe qeshėn. Ah
Ah!
thoshin, Mikevi sdo tė lutet kurrė. Mjaft qė ti paguhet puna qė ka bėrė gjatė javės sė pashkės.
-Po ai si u pėrgjigj?
-Tha vetėm njė gjė: Paqe mbi tokė njerėzve me vullnet tė mirė. Nisi pėrsėri tė lėronte tokėn, nguci kalin dhe vazhdoi tė kėndonte me zėrin e tij tė ėmbėl. Dhe qiriri digjej vazhdimisht dhe nuk kurrsesi shuhej.
Qehajai nuk qeshi mė. Ai uli balalajkėn, e la kokėn ti binte mbi gjoks dhe u zhyt nė botėn e vet. Mbeti kėshtu i kredhur nė mendime pėr pak kohė dhe, pasi u dha leje kuzhinieres dhe mbikėqyrėsit tė largoheshin, u hodh mbi krevat dhe filloi tė dėneste me ngashėrim.
E shoqja iu afrua ti fliste. Ai nuk pėrgjigjej; shqiptoi vetėm:
-Ai mė mundi, tani ėshtė radha ime.
-Shko, tha e shoqja, shko e u thuaj fshatarėve qė ta lenė punėn dhe do tė tė kalojė. Edhe herė tė tjera ke bėrė tė kėqija, po kurrė nuk tė ka kapur njė frikė e tillė. Pse trembesh tani?
-Humba, pėrgjigjet. Ai mė mundi.
E shoqja ia ktheu:
-Ti pėrsėrit gjithmonė tė njėjtėn gjė: Ai mė mundi! Ai mė mundi! Shko, urdhėroi fshatarėt qė tė lenė punėn dhe gjithēka do tė vejė mirė. Shko. Po tė shaloj kalin. U suall kali dhe e shoqja e qehajait e bindi tė shoqin qė tė shkonte nė fushė dhe tu
thoshte fshatarėve tė linin punėn. Mihail Semenoviēi hipi nė kalė dhe u nis drejt fushės. Kaloi gardhin, njė grua i hapi portėn e oborrit dhe ai pėrshkoi fshatin. Me tė parė qeha-janė, tė gjithė njerėzit dredhonin rrugėn dhe fshiheshin, kush nė oborrin e vet, kush nė kopshtin e tij, kush nė ndonjė qoshe.
Qehajai pėrshkoi kėshtu gjithė fshatin dhe arriti te dera e njė shtėpie. Dera ishte e mbyllur dhe ai smundi ta hapte duke qenė mbi kalė. Thirri qė tė vinin tia hapnin, por su duk askush. Atėherė zbriti, e hapi vetė dhe mori tė hipte sėrish mbi shalė. Vuri kėmbėn nė yzengji dhe, ndėrsa hidhte kėmbėn tjetėr mbi shalėn e kalit, kafsha u tremb sapo pa njė derr dhe u pėrplas pas portės. Qehajai ishte i rėndė. Shala u anua dhe ai shkoi e u pėrplas pas portės. Atje ndodhej njė shufėr hekuri e mprehtė, mė e lartė se tė tjerat; ai u pėrplas tamam te kjo shufėr hekuri, e cila i ēau barkun dhe ra pėrtokė.
Fshatarėt po ktheheshin nga puna. Disa kuaj ndjenė erėn e gjakut dhe spranuan tė kalonin aty pranė tė vrarit. Fshatarėt e panė dhe dalluan Mihail Semenoviēin tė shtrirė nė kurriz, me duart e kryqėzuara, me sy tė akullt, me rropullitė qė i vareshin jashtė, i larė i tėri nė gjakun e tij, njė gjak qė as toka nuk e thithte. Fshatarėt, tė tmerruar, i drejtuan kuajt nga ana tjetėr e rrugės. Vetėm Pjetėr Mikevi zbriti nga kali, iu afrua qehajait dhe, duke e parė ashtu tė vdekur, ia mbylli sytė. I ndihmuar nga djali i tij, rregulloi njė karrocė, vuri mbi tė kufomėn dhe e ēoi nė shtėpinė e agait. Ky i fundit, duke dėgjuar gjithė historinė, i liroi fshatarėt nga puna angari.
Dhe fshatarėt kuptuan atėherė se jo nė hakmarrjen, por nė butėsinė qėndron plotfuqishmėria e Zotit.
Krijoni Kontakt