Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Mero Baze shkruan..

    Ėshtė mirė tė pėrballojmė kostot e legjitimitetit dhe jo kostot e zaptimit

    Nga Mero Baze

    Kam pėrzgjedhur reagimin e njė qytetari tė quajtur Stefan Taēi pėr t’i kthyer njė pėrgjigje publike mes dhjetėra reagimeve qė vijnė pėrditė pėr komentet e mia. Komenti i zotit Taēi ėshtė interesant, pasi, siē shihet, ėshtė i interesuar dhe pėr Ligjin 7501 qė mbron Berisha, dhe pėr minoritetin grek dhe Bollanon, dhe kundėr pronarėve legjitimė, dhe kundėr qeverisė ‘Berisha’ nga ana politike. Pra, ky reagim reflekton mentalitetin njė qytetari tonė tė vitit 2008, i cili kėrkon qė ēdo gjė tė jetė nė favor tė tij, qoftė kjo legjitime ose jolegjitime. Ai do tė jetė dhe antiqeveritar, dhe pro zaptuesve, dhe pro Bollanos qė do t’iu japė nė Himarė tokė pronarėve, dhe kundėr tij, nėse precedenti ‘Bollano’ prek dikė tjetėr nė Dropull apo Vurg. Ėshtė pak a shumė mentaliteti i njė qytetari qė nuk do tė preket nga asgjė qė ėshtė ndryshuar me padrejtėsi nė kėtė vend dhe po ashtu nga asgjė qė mund tė vendosė drejtėsi nė tė ardhmen. Dhe, mes tė tjerash, letra pasqyron edhe mentalitetin qė zengjinėt e rinj tė kėtij vendi kanė pėr pronarėt e vjetėr legjitimė qė janė masakruar nga regjimi i baballarėve tė zengjinėve tė rinj. Ja letra e tij e plotė.


    “I nderuar z. Baze, shkrimi yt i sotėm kishte intrigėn e nevojshme pėr t’u blerė gazeta nė kėto kohė vere. Natyrisht, e lexova, duke shpresuar tė befasohesha nga kėndvėshtrimi juaj origjinal i temės sė ditės, nėse ia japim kėtė atribut thashethemit tė Himarės, se po bėhet hataja pėr organizimin e komunitetit pėr tė marrė pronat e tyre, qė urojmė t’i marrin jo si bejlerė, por si fshatarė qė kanė qenė pėrherė nė tokėn e tyre. Por, siē theksuat edhe ju, zor se do bėhet gjė pėr tė abroguar Ligjin 7501, se pastaj do duhet t’ia japim tokat e Dropullit pronarėve shqiptarė, kėshtu qė, z. Bollano, thatė ju, dėmton pakicėn greke qė ai mbron, kėtu ndoshta kjo fjali mund tė merret edhe si presion i tėrthortė. OK, mjaft interesante, sepse na intereson ky problem edhe pėr njohuri xhanėm, po Vrionėt do marrin prapė Myzeqenė apo Vėrlacėt gjysmėn e Elbasanit, pastaj jeni i bindur se Dropulli ose mė saktė Dhropoli, sepse Dropull ėshtė term bastard, pra, i gjithė Dropulli gjithsesi ka qenė nė pronėsi tė kėtyre agallarėve, sepse atje nė fushė s’ka pėr be asnjė shtėpi dhe unė nuk di qė bujqit tė jetojnė nėpėr male, tė paktėn shembulli i Myzeqesė ėshtė mė klasik pėr sa i pėrket bujkrobėrisė. Pra, kjo pjesė e shkrimit mė ka befasuar, sepse mendova sa thjeshtohet historia, kur paragjykimi ėshtė pjesė e sistemit tė tė menduarit edhe nė elitėn e gazetarisė pa folur pėr pjesėn bujkrobe tė saj apo folklorike. Gjithsesi, mė pėlqen fakti qė nė shkrimet tuaja ka mė shumė objektivitet se nė tė kaluarėn, e kam fjalėn nė pėrgjithėsi, jo thjesht pėr kėtė rast, e kjo jep shpresė se mund tė reflektoni.

    Ju pėrshėndes,

    Stefan”

    I nderuar zoti Taēi.

    Nuk jam shumė i interesuar, nėse quhet presion apo realizėm kthimi i pronės tek i zoti. Di tė them qė ėshtė procesi mė legjitim. Ne ua kemi marrė pronėn tė zotėve dhe ua kemi dhėnė tė tjerėve, dhe tashmė shteti duhet tė pėrballojė pasojat e njė veprimi jolegjitim duke bėrė veprime tė tjera jolegjitime. Tashmė, ne kemi deformuar dhe vetė Ligjin 7501, i cili ka pas parashikuar qė kush nuk e punon tokėn pėr tri vjet, i merret nga shteti dhe mund tė ishte nė dispozicion tė pronarėve. Ne tashmė po iu legalizojmė tokėn e grabitur pronarėve dhe nė vitin 2006 pėrmes procesit tė legalizimit. Ne tashmė po bėjmė telebingo pėr tė kompensuar pronarėt legjitimė me shuma qesharake, ndėrkohė qė nuk ėshtė se na e dinė pėr nder apo po bėjnė eficiente pronat e marra nga ata qė i kanė marrė me Ligjin 7501. Do tė ishte mė mirė qė pronat t’i merrnin pronarėt legjitimė dhe shteti tė pėrballonte kostot sociale tė atyre qė ua ka ndarė tokat padrejtėsisht. Unė nuk them tė zbohen fshatarėt nga tokat. As tė ngrihen nga shtėpitė qė kanė ndėrtuar. Por ata duhet tė pėrballojnė kostot e zaptimit me ndihmėn e shtetit dhe pronarėt duhet tė jenė tė shpėrblyer jo vetėm nga bingot qė hedh Komisioni i Kthimit tė Pronave, por nga kontributi i pėrbashkėt i shtetit me zaptuesit. Nė kėtė pikė e ēmoj Bollanon, qė thotė se toka iu duhet kthyer himarjotėve, qofshin kėta progrekė apo proshqiptarė, s’i t’ua ndjejė shpirti i tyre, edhe pse qėllimi i tij nuk ėshtė legjitimiteti, por zhvatja e ndonjė toke nė Himarė. Unė i njoh Vrionasit, Vlorėt, Libohovėt, Delvinėt dhe Kėlcyrėt. Njoh pasardhėsit e tyre qė janė njerėz shumė fisnikė dhe nuk kanė nevojė pėr lėmoshė, por as tė fyhen si zaptues tokash nga njerėz qė ua kanė zaptuar tokat dhe i kanė persekutuar 50 vjet. E di qė duket ēudi qė ata kanė shumė toka, por legjitimiteti i tyre ėshtė formuar nė shekuj dhe pėrmes njė seleksioni natyral. Ata nuk janė bėrė milionerė sa hap e mbyll sytė, duke privatizuar apo punuar nė dogana. Kanė qenė bėrthama tė familjeve tė mėdha shqiptare dhe kanė bėrė historinė e kėtij vendi. Historinė, tė cilėn ne e deformojmė pėrditė, vetėm tė mos dalin emrat e tyre. Ne jemi ata qė i kemi ndėrruar emrin themeluesit tė shtetit shqiptar, Ismail Bej Vlorės, nė vitin 1945 dhe i biem gjoksit si patriotė, kur dėgjojmė Bollanon tė flasė pėr pronat e tij nė Himarė. Ne jemi ata qė i kemi shkelur me kėmbė si komunistė familjet e mėdha qė e kanė mbajtur gjallė kėtė vend dhe tani flasim nė emėr tė kombit. Ėshtė mirė qė shteti t’i dalė zot popullit tė vet me drejtėsi dhe jo t’u dalė zot padrejtėsive me padrejtėsi tė reja. Tė jesh i sigurt se do tė jenė tė gjithė tė qetė. Dhe ti, nėse ke marrė ndonjė copė toke kot.

    Nuk e ndaj problemin nė grekė apo shqiptarė. Kam aq shumė miq grekė, sa mė mjaftojnė tė njoh plot nga mirėsitė e tyre dhe aq armiq shqiptarė, sa tė njoh plot nga idiotėsitė dhe makutėritė e tyre. Di tė tė them se nė Greqi pronat i kanė pronarėt dhe nuk kam dėgjuar ndonjė grek tė ankohet pėr kėtė gjė. Ne kemi grekė milionerė nė Shqipėri dhe jemi krenarė me ta, ashtu sikundėr kemi pas shqiptarė milionerė nė Greqi qė i kanė zbuar dhe s’i lėnė as t’i shikojnė tokat e tyre. Ėshtė mirė tė jemi tė drejtė dhe tė barabartė nė ēdo gjė.

    E di po ashtu se pėrfytyrimi yt pėr ata qė luftojnė pėr legjitimitetin e pronarėve mund tė jetė republikani Fatmir Mediu. Kėtu tė jap tė drejtė, pasi, nėse ka njė gjė qė e ka bėrė qesharak pėrfaqėsimin politik tė interesave tė pronarėve, ėshtė partia e tij. Zoti Mediu, i cili ka qeverisur mbi dy vjet si ministėr Mbrojtjeje, ka pas nė pronėsi tė dikasterit tė tij mijėra hektarė tokė pronarėsh dhe reparte tė shkatėrruara, tė cilat me fanatizėm tė madh jo vetėm qė nuk i dorėzoi t’i merrnin pronarėt, por shpiku mijėra rregulla qė ata mos t’i marrin mė kurrė. Ėshtė pikėrisht kjo garniturė politike mafioze, qė kėrkon tė jetė zengjinia e re e tokave shqiptare qė pronat nuk kthehen te pronari dhe qė ne shpikim mijėra marifete qė tė shpėrblejmė zaptuesit dhe tė fyejmė pronarėt legjitimė.

    Sa pėr shkrimet e mia dhe qėndrimet e mia publike, ato reflektojnė lirinė time dhe jo dėshirat e tė tjerėve. Nuk jam i detyruar tė ndjek dėshirat apo problemet e tė tjerėve, kur shkruaj. Nė pėrpjekje pėr tė qenė i vėrtetė, e di qė shkel shumė interesa tė ngritura nga gjėrat e pavėrteta qė kanė zaptuar kėtė vend, por kjo ėshtė zgjedhja ime. Unė nuk e kuptoj dot se si nė vitin 2008 qeveria ndan ende toka pronarėsh me Ligjin 7501, me rekomandim tė kryeministrit dhe familjes sė tij, kurse pronarėt qė kanė pesėdhjetė vjet rrugėve, shikojnė se si iu grabiten pronat dhe heshtin. Tė jesh i sigurt se, nėse ata qė ti i quan me cinizėm bejlerė do tė kishin qoftė dhe njė pėr qind harbutėrie nė gjakun e tyre, tani kokėn e Harri Lenės qė ka zaptuar nė vitin 2008 pronat e familjes Kėlcyra, do ta gjeje tė prerė nė Vjosė, dhe ata qė po ndajnė tokat e familjes Vlora dhe po shkelin mbi legjitimitetin e testamentit tė Neshat Pashės, nga Pishė Poro nė Seman mund t’i gjeje nė det t’i hanin peshqit. Por nė fakt asgjė nuk po ndodh. Ata vetėm po shikojnė se si pushteti po ua rigllabėron pronat pėrmes sekserėve dhe ligjeve dhe fatkeqėsisht po heshtin. Tė paktėn ēmojuani kėtė fisnikėri, edhe pse nuk ėshtė e denjė, kur ua ofron harbutėve.

    tema

  2. #2
    Thembra e Akilit e qetesimit te te gjithe shoqerise shqiptare eshte dhe do te mbetet rikthimi i prones tek i zoti!
    Ligji 7501 i miratuar ne vitin 1991 eshte nje ligj komunist dhe ai legjitimon vendimet e Kongresit te Permetit dhe vendimet e qeverive komuniste nga 29 nentori 1944 deri ne ditet e sotme.
    Ne shume zona te vendit nuk eshte respektuar ky ligj, por toka ka shkuar tek i zoti (te pakten ne veri te Shqiperise), ndersa ne pjeset e tjera eshte bere kerdia.
    Ne shoqerine njerezore nuk ka dhe nuk duhet te kete barazi, por ka ndarje ne klasa dhe ka shtet qe klasen e dobet e merr ne mbrojtje permes masave sociale.
    Shqiperia ne vittin 1991 nuk e kishte mundesine dhe deshiren per te rikthyer pronen tek i zoti.
    Mirepo ne vitet ne vazhdim toka duhej kthyer tek i zoti!
    Pse vazhdohet ende te mbahet nje qendrim komunist ndaj prones dhe pronarit?
    Pse pretendohet te behen pronare, persona dhe familje qe nuk kane patur toke?
    Pse kembengulet qe te ligjerohet pushtimi i prones?
    Pse lejohet qe te luhet me ndjenjat dhe emrin e familjeve te medha shqiptare?

    Prona duhej kthyer tek i zoti dhe ende nuk eshte vone per te bere nje hap te tille ligjor, per te vene ne vend dinjitetin, per te respektuar pronen, per te mos justifikuar te paligjshmen, per t'i hapur udhe investimeve te huaja, per te ulur tensionet sociale, per te fiksuar njehere e mire ne mendjet e gjithesecilit se prona eshte e shenjte!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Sepse Saliu eshte komunisto-barjaktar i llojit te posecem deri ne psikopati.
    Eshte e qarte si drita e diellit se Saliu ska kurrefare interesi ta abrogoje kete ligj.
    Sepse kete katrahure e ka gatuar vete thjesht per te sjelle votuesit e tij kryesisht veriore dhe duke i bere pronare te rinj.
    E keqja eshte se edhe pushtuesit e tokave rreken se do ti gezojne.
    Po saliu sdo rroje sa te jete jeta. Prona rron sa te jete jeta.
    Qeveria e pare e djathte reale do vije nje dite e me siguri do ta coje ne vend situaten me pronesite.
    Po do ta kemi te gjalle konfliktin e pronave sa te veje ne vend. Saliu do ktheje kembet e do i jene te tjeret qe do te zgjidhin kete katrahure sociale.
    Dhe mos kujtoni se do ti beje pronare megjithmend pushtuesit e tokave.
    Sic i ka genjyer perhere e i ka perdorur mish per top edhe tani thjesht voten po u kerkon.
    Se po u bene pronare te ardhurit direkt Europa do te ne denoje me keq se na ka denuar deri tani. Shume ceshteje kan mberritur deri ne Strasburg per mosdhenien e pronave ne Shqiperi.
    Presioni mbi qeverine ke qene maksimal nga Keshilli Europes
    Keshtuqe nuk ja mban Saliut ta beje kete vjedhje historike edhe pse do ta deshironte.
    Thjesht Saliu ka filluar fushaten elektorale te hajduterise se votave qe tani. Dhe normalisht do votat e te ardhurve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga juanito02 : 16-08-2008 mė 17:59

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tema


    “Koalicioni i pėrbėrė” dhe fati i dy koalicioneve tė mėdha

    Nga Mero Baze

    Formula e “Koalicionit tė pėrbėrė” qė pritet tė propozohet nė Kodin Zgjedhor, do tė jetė vendimtare pėr tė pėrcaktuar fatin e dy koalicioneve tė mėdha nė zgjedhjet qė vijnė. Afrimi taktik LSI- PS dhe urtėsia e aleatėve tė vegjėl tė PD vjen nga fakti se Kodi Zgjedhor, i cili ėshtė duke u hartuar, mund t’i nxjerrė ata nga historia e politikės, nėse nuk arrijnė tė pėrfitojnė disa vende pėrmes formulės sė koalicionit tė pėrbėrė. Por kjo formulė, e cila duhet pranuar se qėndron nė bazė tė taktikės elektorale tė PD nė vitin 2005, tashmė mund tė vėrė nė pozita tė vėshtira vetė Berishėn gjatė procesit tė hartimit tė Kodit.

    Ku ėshtė rreziku real i kėsaj formule pėr Berishėn dhe Ramėn?

    Koalicioni i pėrbėrė presupozon qė gjithė partitė e djathta tė jenė nė njė koalicion dhe gjithė tė majtat nė njė koalicion. Koalicioni mund tė bėjė njė listė paraprake pėr tė futur deputetė nė listė, duke pėrcaktuar parakusht qė disa parti tė vogla, qė nė disa qarqe nuk e arrijnė teorikisht pragun, tė stimulohen nė renditje si deputetė nga votat e partisė sė madhe. Kėshtu, asnjė votė e majtė apo e djathtė nuk del jashtė sė majtės dhe sė djathtės dhe tė gjithė ndahen tė kėnaqur. Pėr sa kohė kjo ishte vetėm formulė e sė djathtės, Berisha ka pasur shumė interes ta promovonte. Me kėtė formulė ai mbajti rreth tij votat nė vitin 2005 dhe me kėtė formulė ai mbajti rreth vetes dhe aleatėt nė votimin pėr ndryshimet kushtetuese kėtė pranverė. Por nė themel tė optimizmit tė Berishės ishte sherri LSI-PS. Duke qenė se kėto dy blloqe po grindeshin dhe nuk kishin shanse tė bashkėpunonin, Berisha dilte i fituar nga ky koalicion. Por, prej dje, aleatėt e majtė kanė dhėnė shenja se po bashkėpunojnė dhe LSI, siē pritej, mund ta pranojė formulėn e koalicionit tė pėrbėrė. Kjo formulė i jep tė drejtė LSI tė konkurrojė me siglėn e saj brenda sė majtės dhe, nėse ėshtė vėrtet parti e parė apo e dytė, e tregon elektorati i majtė. Kjo rrit shanset qė e majta tė fitojė zgjedhjet pėrballė njė tė djathte tė bashkuar mekanikisht me plot skandale nė qeverisje dhe me njė fushatė tė mbėshtetur vetėm te reputacioni i Berishės, i cili ėshtė vjetėruar nė moshėn e pensionit. Koalicioni i pėrbėrė, i shpikur prej tij, tashmė mund tė kthehet nė njė mekanizėm kundėr tij dhe kjo do tė vėrė nė pikėpyetje negociatat pėr Kodin Elektoral. Nėse taktikisht e majta bėn lojėn e bashkėpunimit formal kėtė muaj dhe bie dakord pėr koalicionin e pėrbėrė, pėrgjigjja e Berishės do tė jetė vendimtare pėr fatin e sė djathtės nė kėto zgjedhje. Ai do tė jetė i detyruar ta pranojė, por do tė ketė njė risk tė madh mbi vete, nėse e majta shkon brenda njė koalicioni nė zgjedhje. Nė tė kundėrt, ai do tė kishte mė interes tė shkonte me njė koalicion formal me tė djathtėn, pa koalicion tė pėrbėrė, pra me njė koalicion, ku ai tė falte disa deputetė pėr partitė aleate dhe tė balanconte LZHK me LSI, natyrisht duke pėrftuar nga fakti qė LZHK i prish atij mė pak punė se sa i prish LSI Edi Ramės.

    Pėr Ramėn po ashtu ky koalicion i pėrbėrė ka vetėm njė rrezik. Rrezikun e mbajtjes nė lojė tė Ilir Metės dhe faktorizimit tė tij. Njohja qė ka Meta me strukturat e vjetra tė PS, shkathtėsia e tij pėr tė manovruar nė zonat fshatare, aftėsia e tij pėr t’i menaxhuar mė mirė se Rama strukturat elektorale, mund tė bėjnė qė ai tė grabisė plot vota tė PS dhe tė faktorizohet mė shumė se i duhet Ramės tė jetė faktor nė qeveri. Kjo ėshtė njė kosto e madhe pėr Ramėn qė duket se ka mė interes tė shpėtojė nga Ilir Meta sesa nga Sali Berisha kėtė radhė. E majta e bashkuar mund t’i fitojė zgjedhjet, por Rama mund tė mos ndjehet shumė i fituar nga kjo gjė.

    Fillimi i shtatorit do tė jetė dhe koha kur do fillojnė negociatat pėr Kodin Elektoral, dhe tema e koalicionit tė pėrbėrė ėshtė tema vendimtare qė do tė dominojė thelbin e reformės. Deri tani ajo ka qenė temė nė hije, dhe nuk ėshtė bėrė pjesė e debatit politik. Por tani e tutje gjithė debati mbėshtetet mbi fatin e koalicionit tė pėrbėrė. Nė kėtė gjendje qė ėshtė PD, me kėta aleatė tė rreckosur, ca nga Gėrdeci dhe ca nga tenderat, ka mė shumė interes t’i shkrijė ata pjesėrisht e t’i fusė nė PD dhe tė dalė e vetme nė zgjedhje, pasi nuk ka kundėrshtarė seriozė qė mund t’i marrin ndonjė zonė se sa t’i japė shans sė majtės tė bashkohet. Nėse PD do tė dalė e vetme me Pollon tė shkrirė dhe pa Mediun nėpėr kėmbė, pasi do ketė punė me drejtėsinė, ajo mund tė kėmbėngulė te parimi pėr partinė e parė, sipas modelit grek. Kjo do tė ishte pėr tė rrugė mė e sigurt pėr njė sukses politik sesa koalicioni i pėrbėrė, i cili iu jep shans kundėrshtarėve tė saj tė bashkohen. Dhe, nėse tė majtėt bashkohen, me kėtė sistem proporcional, shanset pėr PD nė pushtet janė thuajse zero.

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    TemA 23 Gushtit 2008

    Sistemi elektoral dhe shanset pėr tė zhgėnjyerit e PD dhe PS
    Nga Mero Baze

    Shumica nė pushtet mund tė pėrballet me njė proces mekanik bashkimi para zgjedhjeve pėr tė imituar njė koalicion tė gjerė, por do tė ketė pak shanse tė riafrojė njė pjesė tė sė djathtės historike ish-pronarėve dhe tė persekutuarve pranė saj, ēka pėrbėjnė dhe identitetin kryesor politik tė sė djathtės.

    Dashamir Shehi, figura mė e besueshme pėr portretin e pronarėve dhe ish-tė persekutuarve nė Shqipėri, pėr shkak tė distancės qė ka mbajtur nga mandati i dytė i zotit Berisha, dhe qėndrimeve tė tij populiste shpeshherė tė suksesshme sidomos nė Tiranė, i tha dje gazetės “TemA” se nuk ka ndėrmend tė pėrfshihet nė njė koalicion tė pėrbėrė si partitė e tjera aleate tė PD.

    Arsyet e Shehit janė shumė logjike dhe mbi tė gjitha shumė politike pėr tė. Ai ka ndėrmend tė luajė fort me kartėn e pronarėve legjitimė tė pakompensuar dhe tė masakruar nga procesi i rigrabitjes sė pronės pėrmes vazhdimit tė Ligjit 7501, procesit barbar tė legalizimeve dhe korrupsionit nė kthimin e pronave nė bregdet. Brenda koalicionit tė PD ai do tė gjejė mbeturinat e Partisė Republikane, tė cilėn, dhe sikur tė kishte luftuar qoftė dhe njė ditė pėr pronat, do ta kishe tė vėshtirė ta quaje aleate pa u zbardhur historia e Gėrdecit. Ai po ashtu do tė gjejė aty ministra dhe politikanė qė u tallėn publikisht me tė persekutuarit politikė, iu treguan atyre njė ēek dhe tallen me ta si me njė mace qė i tregojnė salsiēen qė s’e kap dot. Duke vėnė nė dispozicion tė tyre njė shumė qesharake lekėsh pėr dėmshpėrblim, ata kanė krijuar njė procedurė kafkiane pėr tė aplikuar njėherė, nėse janė ose jo tė persekutuar dhe pastaj, nėse mund tė marrin ndonjė lek apo jo. Tė persekutuarve, qė i kanė hyrė kėsaj aventure, iu duhen mė shumė letra tani tė provojnė se kanė qenė disidentė, se sa kanė patur prova kur janė dėnuar si tė tillė. Kjo tallje me ta dhemb shumė, kur bėhet nga njė parti, qė ka hapur burgjet e tyre dhe i ka nxjerrė nė liri, nga njė parti, e cila nė zgjedhjet e para tė 31 marsit mori thuajse vetėm votat e tyre dhe tė pronarėve dhe me atė kapital politik nisi jetėn e saj.

    Duke ruajtur kėtė individualitet politik, Shehi ka mundėsi ta zgjerojė LZHK me parti tė tjera tė vogla historike, me fraksione tė Ballit apo Legalitetit, por dhe me parti tė reja, pse jo dhe me demokristianėt, tė cilėt duket se janė tė zemėruar realisht me qeverinė. Ruajtja e kėtij individualiteti prej Shehit e bėn atė njė pikė referimi pėr tė djathtėn e zhgėnjyer nga PD dhe i jep asaj mandatin e duhur pėr ta ndėshkuar politikėn e PD ose pėr ta kushtėzuar atė. Pėrballė kėtij zhvillimi shumica nė pushtet do tė duhet tė bėjė njė operacion plastik tė vėshtirė. Ajo do tė rikthejė Pollon dhe Shehun nė PD, do tė fusė nė koalicion tė pėrbėrė republikanėt, Starovėn dhe Xhuvelin dhe kėsisoj nuk do tė prodhojė asnjė vlerė politike me koalicionin. E vetmja gjė e re do tė jetė vetė konfigurimi brenda PD, ku Pollo mund tė jetė njė nga nėnkryetarėt e PD.

    Me tė njėjtėn logjikė si Shehi pėr tė djathtėn, dhe Meta kundėrshtoi dje idenė e koalicionit tė pėrbėrė me PS. Arsyet pėr tė janė tė njėjta si pėr Shehin. Nėse ai hyn nė koalicion tė pėrbėrė me PS, e majta realisht mund tė bėhet shumicė, por Meta do tė ketė shumė mė pak argumente pėr tė pasur njė profil individual. Ai ka nevojė tė marrė tė majtėn e zhgėnjyer prej Ramės dhe pėr kėtė i duhet gara ndaras tij.

    Ky zhvillim e ēon skemėn e fushatės njėsoj si nė vitin 2005, por me njė opozitė tė PD mė tė forcuar nga e djathta dhe me njė rrezik mė tė madh pėr tė pėr ta dėmtuar nė disa qarqe kryesore. Nga ana tjetėr, nuk ėshtė ēudi qė pas zgjedhjeve skena politike e prodhuar tė jetė e kushtėzuar nga njė shumicė qė do tė formohet me koalicione paszgjedhore, dhe kėtu kushtet mund tė jenė tė rėnda pėr tė dy palėt.

    Nėse Shehi, njėsoj si Meta, pėrpiqet tė mbledhė veē tė tjerash dhe shumė figura tė harruara tė PD, tė lėna mėnjanė dhe tė fyera prej pushtetit tė ri tė saj, si dhe tė angazhojė njė brez tė ri tė besueshėm nė aspiratat e tyre pėr njė tė djathtė tė reformuar nė Shqipėri, ai mund t’ia dalė tė bėhet kushtėzuesi kryesor i fitores tė sė djathtės nė Shqipėri, duke e detyruar atė tė rikthehet kokulur tek ajo bazė politike qė e futi nė histori dhe qė mund ta nxjerrė nga historia.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Koalicione e sterkoalicione, interesa te vegjelish e sus i tyre para te medhenjve, por edhe frike e te medhenjve per vicklat e te vegjelve me pas. Kode e sterkode zgjedhjesh, lista e sterlista, Metushe e Edushe, Sali dhe djathtushe te vegjel qe as kane haber nga e djathta e vertete. E keshtu do vazhdokemi akoma ne me paraden elektorale, parazgjedhore dhe zgjedhore, me bryla e perqafime, me rogoze dhe nenrogoze, me arikuj e kunderartikuj, me me-ra te tilla tragjikomike, ne nje kohe kur pozitesit vazhdojne me te mirat e te keqijat e tyre qeverisjen, shpesh duke kujtuar e fluturuar se po bejne cudira dhe bume ekonomike, kurse opozitesit me zellin e qaramanit "qajne" hallin e madh te popullit per gjendjen e mjeruar ne te cilen e paska futur e djathta. Keputin si per ironi dhe tallje me kete popull nja dhjetra te falura per gabimet e te shkuares dhe mbysin hapesiren njohese te opinionit me konstatime(oh si nuk u lodhen o Zot vetem se konstatuari) per kete dhe ate minus te qeverisjes se djathte, pa kurfare levizjesh konkrete per zhvillimin.
    ----------------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

Tema tė Ngjashme

  1. Time: Mustafa Kemal Ataturk me prejardhje shqiptare
    Nga Cimo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 10-11-2012, 02:11
  2. Vorio- Epiri, njė ėndėrr nė arkivol
    Nga ORIONI nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 196
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 00:02
  3. Leka i Madh
    Nga dodoni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 03-03-2010, 13:37
  4. Aleksandri i Madh dhe perkatesia e tij Shqiptare
    Nga BaNi! nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 14:02
  5. Ē'ėshtė Krishti?
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 23-07-2006, 17:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •