Close

Rezultati i Sondazhit: Cilat jane 5 fotografite qe meritojne te kalojne ne finale?

Votues
59. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Marmiroi

    5 8.47%
  • Armepushimi

    7 11.86%
  • Berat, "Qytet Muze"

    13 22.03%
  • Days Of Our Lives

    14 23.73%
  • Pasqyrim- Finaliste

    15 25.42%
  • "Kukullat"

    6 10.17%
  • Liqeni

    5 8.47%
  • Ti ike fill pas Shiut- Finaliste

    17 28.81%
  • Foto nga Natyra

    5 8.47%
  • Bashkejetesa (urat, e vjetra dhe e reja)

    7 11.86%
  • Mllefosja e nje Gjigandi

    4 6.78%
  • Syri i Gjakosur- Finaliste

    15 25.42%
  • Dalani

    3 5.08%
  • Nen Deget e Jetes

    4 6.78%
  • Koha dhe Shpejtesia e Drites- Finaliste

    19 32.20%
  • Lugu i Shkodres

    7 11.86%
  • Natyra...

    9 15.25%
  • Qielli i Zjarrte i Pavarsise

    10 16.95%
  • Harmoni

    1 1.69%
  • Kolorit Vjeshte- Finaliste

    15 25.42%
  • O burra rrokni armet

    8 13.56%
  • E lodhur nga Malli per ty

    11 18.64%
  • Parku Schönbrunn

    3 5.08%
Sondazh me disa zgjedhje
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 56 prej 56
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anėtarėsuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    331
    Berat, "Qytet Muze"
    Nen Deget e Jetes
    Kolorit Vjeshte
    Syri i Gjakosur
    Days Of Our Lives

    ........................
    Rrug' e gjatė do ngare ngadalė (8204)

  2. #42
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Mė pėlqyen tė gjitha pamjet, dhe komplimente deri tek tė gjithė ata qė morėn pjesė nė kėtė pjesė tė dytė tė konkursit, unė vendosa tė votoj pėr 3 fotot mė posht.

    Liqeni
    Syri i Gjakosur
    Nen Deget e Jetes

    2 tė tjerat i votova kėshtu nė mėnyrė anonime
    Sui generis

  3. #43
    -Holy Sinner- Maska e sam1r
    Anėtarėsuar
    26-11-2007
    Vendndodhja
    FusheKosove
    Postime
    1,695
    1. Ti ike fill pas shiut...
    2. Pasqyrim...
    3. Kolorit vjeshte...
    4. Koha dhe shpejtesia e drites...
    5. O burra rrokni armet...

    Pershendetje dhe njeherit pergezime per te gjithe pjesmarresit ne gare. Te gjitha fotot ishin te bukura, ne fakt shume te bukura, vetem se ato 5 me larte ishin kulminante!
    Ne veqanti me pelqeu fotoja me titullin - Ti ike fill pas shiut...
    ~Once you {fall} into the position of faith,you {begin} loosing your scientific credibility!!~

  4. #44
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Kisha nje pyetje, Ku eshte marre ajo foto " Qielli i Zjarrte i Pavarsise?"
    Per shkak se vendi nga eshte bere fotografia ka lidhje shume me autoresine e fotografise, te clinen per arsye te nje votimi te ndershem po mundohemi ta mbajme te fshehte, te dhenat se nga eshte marre fotografia to behen te ditura vetem pas mbylljes se konkursit.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #45
    Ultras Maska e KUSi
    Anėtarėsuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    3,049
    Votova per :

    1. Armepushim ..... ishte nje foto teper domethenese dhe me nje arme ( 10 -tshe) shume teper teperdorur nga populli shqiptare ne keto lufterat e fundit .

    2. Pasqyrim ...... kjo foto ishte e stili te BvizioN se sa her ka postuar foto te tilla se me duket e terheq me teper ky lloj i fotografimit dhe njekohesisht foto shume e qelluar .

    3. Koha dhe Shpejtesia e Drites ..... keta foto nuk mund ti kapesh cdo her se jane foto te rralla , por ateher kur i kap dalen aq te bukura sa nuk mund ti pershkruash .


    Urime dhe kandidateve te tjere se me te veret ishin gjith foto te bukura por une vendosa ti zgjedh keta te tre fotot.
    ” UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA! ”

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e flag
    Anėtarėsuar
    24-04-2005
    Postime
    348

    Votova per:

    1: Pasqyrimi- Ideja, foto e plotė, 100% ne fokus dhe motivimi i fotografistit qe e ka shtyj te hyp aq lart per te nxjerr nje foto te tillė.

    2: Koha dhe shpejtesia e drites- Ideja, konfigurimi i aparatit ku ka arritur me e kap dritat levizese dhe ato ne ndertesa.

    3: Harmoni- Perveq idejes ishte edhe momenti qe fotografi e ka kap dhe e ka harmonizuar me vet statujen. Nese shikoni me vemedje, vajza dhe qeni shikon te posht ndersa aty posht qendron nje pellumb rastesisht dhe kete rastesi fotografi e ka kap. Me kete duket se me te vertet vajza dhe qeni po e shikojn pellumbin.

    4: Kolorit vjeshte: Ngjyrat, fokusi.

    5.Ti ike fill mbas shiut-Reflektimi i drites nga ana e majt, fokusi dhe ideja.

    Me respekt
    Flag

  7. #47
    Paqe me shqiponjat. Maska e Korbi999
    Anėtarėsuar
    08-04-2008
    Postime
    355
    Berat, "Qytet Muze"
    Kjo eshte me e realizuara.
    Marmiroi
    Ide dhe pamje e bukur kend optik amator dhe megjithate i le prapa te gjitha pervec Berat, "Qytet Muze".
    Amatore te pasionuar pune shume e bukur .
    Bese dhe hakmarrje.

  8. #48
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Ne Mesfush!!
    Postime
    387
    Natyra...: Nje Fotgrafi ne te cilen te flen syri,i ka te gjitha ngjyrat e nje Natyre Perfekte

    Bashkejetesa (urat, e vjetra dhe e reja): Me gjith jo origjinalitetin e saj (sepse eshte deformuar me ngjyra shtes ,me program te caktuar) ne fund ka dal nje kontrast i bukur ngjyrash

    Days Of Our Lives: Ne kete foto me ka pelqyer Mjeshtria e fotografuesit,emertimi adekuat dhe ambienti i zgjedhur ...

    Kritikė:

    Ti ike fill pas Shiut : Foto per Dilinxhi !!

  9. #49
    E Humbur Maska e elsaa
    Anėtarėsuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Votova 4 .

    Pasqyrimi
    Ti ike fill pas shiut
    Koha dhe shpejtesia e drites
    Kukullat.
    Burrat Udhėheqin Botėn, Ndėrsa Gratė Udhėheqin Burrat

  10. #50
    Leader Maska e Ribery
    Anėtarėsuar
    10-02-2008
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    830
    Une kam votuar qysh ne fillim, dhe nuk e dija se kishte me shume se nje mundesi per te votuar,keshtuqe kam votuar vetem nje , e ajo ishte "Qielli i zjarrte i pavarsise"

    Be the change you want to see in the world!

  11. #51
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anėtarėsuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,966
    Ne pergjithsi te gjitha ishin interesante.
    Mua me pelqyen me shume:
    1. Paqyrim
    2. Koha dhe shpejtesia e drites
    3. Berat, "Qytet Muze"
    4. Lugu i Shkodres
    5. Kolorit vjeshte
    »« ¤ »«Ź£ŠŲ®ĀŠŲ»« ¤ »«

  12. #52
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Anėtarėsuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    Votova per :
    Days Of Our Lives
    Syri i Gjakosur
    Koha dhe Shpejtesia e Drites
    Qielli i Zjarrte i Pavarsise
    Kolorit Vjeshte

    Urime autoreve
    Think only of the past as its remembrance gives you pleasure. J. Austen

  13. #53
    Desha tju njoftoj qe tema do mbyllet ne daten 15(per nje dite), I lutem atyre qe nuk kane votuar akoma ta bejne ate para dates 15 Shtator. (Mund te votoni vetem 5 fotografi) Gjithashtu 5 fotografit me te votuara do kalojne ne finale.
    Welt Meister 2014

  14. #54
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Ne kete konkurim jane prezantuar disa foto interesante, nga pikpamja ime. Gjithashtu disa fotografi me kompozim terheqes....por me kualitet jo shume te larte teknik. Ne artin e fotografise, gjerat jane te nderthurura njera me tjetren dhe kualiteti i fotografise eshte dicka qe ka shume rendesi per te nxjerre ne pah carte permbajtjen e kompozuar ne fotografi ne menyre sa me te detajuar.

    Fillimisht do u faleminderoja te gjitheve juve qe keni marre pjese ne kete konkurim, per interesimin dhe punen tuaj te bukur.

    Me ben pershtypje disi rezultati i votimeve ne kete konkurim. Nese radhen e kaluar kishim diference te madhe ne vota, kete radhe pak a shume te gjitha fotografite kane marre vota, dhe maximumi i votave eshte 19 per foto (ne konkurimin e pare, maximumi i votave per 1 foto ishe 32)

    Per mendimin tim, kjo tregon qe niveli i punes ne fotografite qe kane konkuruar eshte rritur disi.

    Marmiroi Pamje mjaft interesante, por fotografia vuan pak per kontrast! Nuk e di, ti mbase je nga ato qe besojne se fotografia nuk duhet prekur fare pas shkrepjes..... por une mendoj qe balancimi i kontrastit dhe i ngjyrave, ne nje kufi qe eshte i pranueshem...krijon nje diference te madhe ne foto. Gjithsesi, fotografi mjaft e bukur dhe shpresoj qe radhen tjeter do sjellesh nje akoma dhe me te mire.

    Armepushimi Pyetja e pare qe i bera vetes kur pashe kete fotografi eshte....nga e ka gjetur fotografi kete arme per ta fotografuar? Pastaj me ra ndermend qe ne Shqiperi gjithcka eshte e mundur...lol Mjaft e bukur per mendimin tim, dhe e detajuar. Do isha munduar te shtoja te tjera elemente ne kompozim (si psh ndonje peme, horizontin pak me te gjere etj) per ta bere dhe me interesante. Gjithsesi, suksese ne konkurimin tjeter.

    Berat, "Qytet Muze" Nje nga peisazhet me te bukura ne kete konkurim. Mbase e ke tepruar shume pak theksimin e ngjyrave, por pervec kesaj, mjaft bukur.

    Days Of Our Lives Si kompozim eshte mjaft interesant dhe i bukur. Po mungon gjalleria e ngjyrave!! Sidomos....ne dy pjeset anesore ngjyrat jane te shplara, duke e bere fotografine te duket si nje fotografim mbi objekt te dyte. Prap se prap, pamja qe paraqet e mban mjaft ekuilibrin....duke e bere nje foto shume te bukur.

    Pasqyrim

    Isha i sugurte qe kesaj radhe do vije me nje fotografi shume me te mire, duke u bazuar ne dy fotografite e radhes se kaluar. Mjaft bukur...e sidomos ideja. Kur e pash fillimisht....mu desh pak kohe ta kuptoja qe ishe Tirana. Sme ra ndermend fare per ndryshimet te Zogu i zi. Suksese

    "Kukullat" Kjo eshte mjaft e veqante dhe origjinale! Akoma vras mendjen cfare jane....kukulla apo njerez, apo te perziera!!Punimi me ngjyrat eshte i pershtatshem per kete lloj fotografie. E vetmja mangesi e vogel per mendimin tim eshte ndricimi i madh ne fytyrat, duke e bere pak humbjen e detajeve. Suksese

    Liqeni Ne mos gaboj, kjo eshte nje fotografi e bere nga ato me film, dhe pastaj e skanuar ne PC. Peisazhi eshte mjaft i bukur, gjithashtu dhe kendi i zgjedhur per fotografim. Ngjyrat mbase jane pak te theksuara, kur kemi te bejme me nje foto te tille, ku rezulucioni (pikselat) eshte i ulet.

    Ti ike fill pas Shiut Nje balance e mire mes ngjyrave dhe kontrastit, si dhe gjysme erresires, per te nxjerre ne pah ate qe fotografia synon te paracese. Zymtesine e nje largimi.

    Foto nga Natyra Pamja eshte shume qetesuese, edhe pse eshte e ngushte si pamje...dhe me shume ne ztilin e nje portreti sesa te nje panorame. Do ishe mire te kishe me shume gjeresi. Suksese ne konkurimin tjeter.

    Bashkejetesa (urat, e vjetra dhe e reja) Ideja, kendi nga eshte marre fotografia jane teper te bukura. Vetem se do ishe mire te kishe rezolucion pak me te larte per mendimin tim. Suksese ne konkurimin tjeter.

    Mllefosja e nje Gjigandi. Me pelcen ky stil fotografimi, dhe menyra se eshte sajuar reflektimi i diellit rreze malit. Fotografite me te bukura zakonisht jane fotografite qe behen ne mengjes heret apo ne perendim. per arsye se permbajne kontrast te forte dhe ngjyra teper te theksuara. Suksese ne konkurimin tjeter.

    Syri i Gjakosur Si fotografi, apo teknike fotografimi nuk permban ndonje gje te vecante. Por e vecanta e kesaj fotografie eshte ne ate qe paracet....ne krijimet interesante te natyres. Do e kisha quajtur "Syri i Bullit" sikur te isha ne vendin tend

    Dalani Gjithmone eshte mire qe vetem 1/4 e fotos te jete qiell, kur kemi te bejme me peisazhe. Por ne kete rast mendoj se ke dashur te nxjerresh bukurine e reve te perflakura nga perendimi....dhe ide e bukur. Do ishe mire qe pamja te ishe me e gjere, po kjo eshte krejt subjektive dhe varet nga preferencat personale. Suksese

    Nen Deget e Jetes Jo keq, personalisht nuk gjej ndonje gje teper te vecante per nga teknika e fotografimit, pervec faktit qe fotografia eshte bere ne menyre diagonale...qe shkon disi me pemet shtatlarta. Suksese ne konkurimin tjeter.

    Koha dhe Shpejtesia e Drites Ideja dhe kompozimi qendrojne me lart se teknika apo konfigurimi i aparatit ne kete fotografi. Mendoj qe ke perdorur ND filter per te zgjatur shkrepjen, gje qe mbase nuk eshte teper e nevojshme kur ke te besh me erresire absolute. Ose duhej ta kishe zgjatur kohen e shkrepjes ne 60 sekonda per te ndricuar pak horizontin mes objekteve dhe qiellit.

    Lugu i Shkodres Pamja eshte mjaft e bukur por per mendimin tim i ke bere nje punim qe nuk i shkon shume me tipin e kesaj fotografie. Dua te them se ka pak si teper ngjyre te purpurte ne fotografi. Por kjo eshte thjeshte shije personale, gjithsesi fotoja eshte e bukur. Suksese ne konkurimin tjeter.

    Natyra... Ana negative e kesaj fotografie eshte se nuk ka ndonje gje teper interesante per te paracitur, ndersa ana pozitive eshte se kualiteti, gjyrat dhe kontrasti ne te jane te balancuara me se miri. Suksese

    Qielli i Zjarrte i Pavarsise Kompozim mjaft i mire, dhe kohe e pershtatshme shkrepjeje per te nxjerre fishekzjarret. Po me duhet te shtoj se fotografite e nates, sidomos kur kemi te bejme me fishekzjarre, kerkojne nje konfigurim te perpikte manual per te nzjerre sa me shume efektin e tyre. Por kjo gje varet teresisht nga aparati.

    Harmoni Ndofta eshte fotografia me kompozimin me te bukur dhe me titullin qe i pershtatet me shume. Harmonia mes ambientit, bustit te vajzes, pellumbit para turinjeve te qenit ne bust. Ndriqimi dhe ngjyrat jane te balancuara....mbase do donte pak me teper kontrast. Por siq ta kam thene....mundohu te mos perdoresh data/ore etj ne fotografi, nese nuk eshte e nevojshme. E ben fotografine te duket shume ordinere dhe e zakonte. Kjo mbase e spjegon pak numrin e vogel te votave per kete fotografi, qe ne fakt meriton shume me teper.

    Kolorit Vjeshte Pamje teper e bukur dhe qetesuese. Ngjyra teper te ndezura vjeshtore. Kompozim teper i bukur, dhe kendi nga eshte shkrepur fotoja teper i pershtatzhem. Mendoj se meritonte dhe me teper vota.

    O burra rrokni armet Nje tjeter pamje e bukur, ku spikat thjeshtesia e nje kompozimi mes siluetave dhe e qiellit. Permasat disi me te medha do e benin me te bukur dhe me interesante, mendoj une.

    E lodhur nga Malli per ty Dikush me siper e ka cekur kete qe dua te them. Vajza eshte pothuajse jashte fokusit dhe nuk bie ne sy menjehere. Nese perdor kamer SLR duhej te kishe luajtur me aparturen per te krijuar ne DOF qe do e nxirrte vajzen ne fokus. Megjithate kam pershtypjen se ke perdorur digital kompakt. Ngjyrat dhe kontrasti teper mire, vetem se data dhe ora ngelen perseri verejtje. Ta zhvendosin vemendjen direkt sa i hedh syte fotografise. Suksese ne konkursin tjeter.

    Parku Schönbrunn Pamja e parkut eshte e bukur por mendoj se toni qe u ke dhene ngjyrave (mbase gabohem por mendoj qe ke punuar me ngjyrat) nuk eshte i pershtatshem per pamjen. Atmosfera e ngjyrave ne vende si parqet duhet te jete teper e ndezur, gjithnje ne varesi te stineve. Ky ton gjyrash mbase do i shkonte ne nje stine vjeshte. Gjithesesi mire, dhe suksese ne konkursin tjeter.

    Perfundimisht, te gjithe ato qe do konkurojne edhe ne pjesen e trete, duhet te dergoni fotografite deri me daten 13 Tetor ne konkursi@hotmail.co.uk

    Faleminderit te gjitheve per pjesmarrjen
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  15. #55
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Ne baze te rezultateve te votimeve, 5 fotografite me te votuara kesaj radhe, qe do konkurojne ne Dhjetor per fotografine me te mire te vitit.... jane si me poshte

    Koha dhe Shpejtesia e Drites



    Ti ike fill pas Shiut



    Pasqyrim

    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  16. #56
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Syri i Gjakosur



    Kolorit Vjeshte

    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Konkursi Fotografik 2009. Syri i Arte
    Nga BvizioN nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 19:26
  2. Konkursi i poezise 'Giorgio Castriota'
    Nga BenAlbani nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2009, 10:21
  3. Konkursi Fotografik 2008. Njihuni me autoret!
    Nga BvizioN nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 02-01-2009, 14:18
  4. Konkursi ndėrkombėtar i arteve pamore “Onufri”
    Nga Davius nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2006, 22:34
  5. Konkursi letrar “Ernest Koliqi” 2004
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-02-2005, 00:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •