Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Atentatet në Tiranë që nga themelimi deri në vitin 1924

    Emrat e atentatorëve dhe viktimave të vrasjeve më të bujshme në kryeqytet, që nga Sallman Pasha e deri tek Avni Rustemi 1614-2005, vrasjet më të bujshme në Tiranë

    Nga Qamil XHANI


    Kryeqytetet kanë qenë gjithmonë vendet më të përshtatshme për atentate, kjo për faktin e thjeshtë se “buja” e tyre transmetohet më shpejt në të gjithë vendin. Duke u bazuar në historiografinë shqiptare, në libra dhe fakte të tjerë të studiuesve, në Tiranë shënohen 11 atentate të bujshme. Gazeta “Tirana Observer” do të botojë historitë dhe faktet e të gjitha atentateve që kanë ndodhur në Tiranë që nga themelimi i saj e deri në kohët e fundit.

    “Atentati” ndaj Sallman Pashës

    Për ndërtimin e Tiranës, themeluesit Sulejman Pashë Bargjinit iu desh të përballej me rivalin Sallman Pasha. Dhe historitë midis pashallarëve përfundojnë gjithmonë me zhdukjen e njërit prej tyre. Sulejman Pashë Bargjini nuk e ka përmbajtur dot zemërimin, kur pa se muret e xhamisë që kishte nisur të ngrinte ishin rrëzuar. Pashai u ankua te porta e lartë për autorin që nuk e linte të ndërtonte qytetin që ndërtonte. Ndërkohë, Sallman Pasha, që zotëronte tokat përreth nuk mund ta pranonte që dikush tjetër të sundonte në zonën e tij. Por, Porta e Lartë ia kishte premtuar tokat Sulejman Pashës, si oficer të devotshëm në fushatat e saj në Teheranë dhe nuk mund të lejonte që Sallman Pasha të shkelte urdhrat. Me urdhër të sulltanit, Sallman Pasha u kap dhe koka iu pre në vendin ku Sulejman Pasha nguli një shkop dhe e quajti atë vend Tiranë, për nder të Tehranit, kryeqytetit iranian në të cilin ai kishte fituar betejën nën emrin e Portës së Lartë.
    Ky veprim i la rrugë të lirë ndërtimit të qytetit të ri, por në të njëjtën kohë, shënoi edhe vrasjen e parë në këtë qytet, që më shumë se një krim, ishte një “atentat” ndaj një njeriu që nuk dëshironte ngritjen e tij.

    Atentati ndaj Ahmet Zogut

    Mëngjesin e 23 shkurtit 1924, kryeministri i Shqipërisë, Ahmet Zogu, ndërsa ishte duke ngjitur shkallët e Parlamentit, qëllohet me pistoletë nga një djalosh. Atentatori me emrin Beqir Valteri, nga Mati, i ndjekur nga rojet futet në WC-në e Parlamentit. Krismat dhe gjaku në sallën e Parlamentit krijojnë një situatë të tensionuar, e cila qetësohet nga vetë kryeministri Zog, që mes thirrjeve dhe zhurmës të të pranishmëve, lidh krahun e gjakosur dhe ulet në një nga karriget e para të sallës. E ndërsa ende nga krahu i dilte gjak, ai i drejtohet kryetarit të seancës me fjalët: “Vazhdoni seancën, unë nuk kam asgjë”. Ndërkohë, atentatori i rrethuar nga xhandarët që ishin gati ta ekzekutonin në WC-në e Parlamentit këndonte këngë patriotike. Pas disa orësh të tensionuara, nën premtimin e Zogut për t’i falur jetën, Beqir Valteri dorëzohet. Hetimet e mëvonshme që janë bërë ndaj Valterit, mësohet se ai ka përmendur emrin e Avni Rustemit si shtytës në këtë vrasje. Kjo përmendet edhe nga historiani amerikan Bernd Jurgen Fisher në librin “Ahmet Zogu dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri”, por edhe nga Tajar Zavalani në librin “Historia e Shqipnisë”. Më pas mësohet se vetë Zogu e fali të riun nga Mati, madje i dha edhe një të drejtë studimi në Evropë. Por, pasojat e atentatit, përveçse një shenjë në krah nga marrja e plumbit, ishte edhe dorëheqja e Zogut nga posti i kryeministrit.

    Atentati ndaj Avni Rustemit

    Dy muaj pas plagosjes së Ahmet Zogut, një tjetër atentat do të trondiste rrugët e Tiranës. Në vendin ku sot është Pazari i Ri dhe fiks ku ngrihet busti i tij, teksa ecte në këmbë i shoqëruar nga një shok me emrin Isuf Keçi, qëllohet Avni Rustemi, anëtar i Asamblesë, por më shumë i njohur për atentatin e bujshëm ndaj Esat Pashë Toptanit në Paris. Një pjesë e historianëve mendojnë se pas atentatit të Rustemit fshihet Ahmet Zogu, jo vetëm për atentatin ndaj tij, por edhe për vrasjen e Esat Pashë Toptanit. Këtë gjë e vërteton edhe fakti që disa xhandarë edhe pse qenë prezentë nuk bënë asgjë për të kapur atentatorët. I plagosur, Avni Rustemi pati fuqi t’i ndiqte nga pas atentatorët e panjohur, por pa mundur të bëjë të njëjtën gjë si ata. Pas dy ditësh, nga plagët Rustemi vdiq në spital. Ngjarja u shoqërua me shumë bujë jo vetëm në Tiranë, por në tërë Shqipërinë. Atentati në Paris, ishte shoqëruar me bujë të madhe, ndërsa atentatori e kishte deklaruar me mburrje autorësinë. Ndërkaq, Fan Noli në ceremoninë madhështore në Vlorë, përballë varrit të Rustemit, e drejtoi gishtin ndaj Zogut, duke vulosur një herë e përgjithnjë autorësinë e kësaj vrasjeje.

    1.Sallman Pasha
    Ne gusht të vitit 1614 i pritet koka Sallman Pashës, me urdhër të Portës së Lartë në vendin ku sot është monumenti i Sulejman Pashë Bargjinit. Sallman Pasha, sundimtar i fshatrave përreth Tiranës kundërshtoi ngritjen e qytetit në territorin e tij.

    2 Ahmet Zogu
    Më shkurt 1924 i bëhet atentat kryeministrit Ahmet Zogu, nga një i ri, i quajtur Beqir Valteri. Atentatori pranoi se ka qenë i shtyrë nga patrioti Avni Rustemi. Kryeministri Ahmet Zogu e fali atentatorin, madje i dha dhe një bursë studimi jashtë shtetit.

    3. Avni Rustemi
    Më 20 prill 1924, dy persona i bëjnë atentat Avni Rustemit, njeriun që vrau në Paris, Esat Pashë Toptanin. Vrasja mendohet se u urdhërua nga Ahmet Zogu, si shpagim për atentatin e tij në Parlament. E shfrytëzuar politikisht nga liberalët, vrasja e Avni Rustemit shërbeu për nisjen e revolucionit të qershorit.

    4. Viktor Emanueli III

    Më 17 maj 1941, Vasil Laçi do të qëllonte mbi mbretin e Italisë, Viktor Emanueli III. Megjithëse mbreti arriti të shpëtonte vetëm më një plagosje, atentati ishte një goditje e fortë për pushtimin italian dhe mbretin e vetëshpallur të Shqipërisë.

    5. Kleanthi Koçi

    Më 21 shkurt 1991 vritet në atentat kryetari i Dhomës së Avokatisë, Kleanthi Koçi. Koçi qëllua nga një person i panjohur me tre plumba në bark, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij. Me gjithë hetimet e shumta për këtë çështje, autori nuk është arritur të zbulohet edhe sot. Kleanthi Koçi vdiq pas një jave nga plagët, duke u transportuar në një spital të Italisë.

    6. Gazmend Muça
    Më 7 prill 1992, atentat ndaj Gazmend Muçës. 23-vjeçari Muça ishte një nga të “fortët” e Tiranës që njihej në gjithë vendin për bëmat e tij. Atentatorët e Muçës ishin dy miqtë e tij, Naim Zyberi dhe Franc Konomi, të cilët e qëlluan me breshëri automatiku pas një zënke banale.

    7. Bujar Kaloshi
    Më 26 korrik 1996, atentat Bujar Kaloshit, drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve. Atentati iu bë në afërsi të Fushës së Aviacionit. Policia etiketoi si autorë të vrasjes, anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”, por ende nuk ka një vendim gjykate për këtë çështje.

    8. Azem Hajdari
    Më 8 shtator 1997, 73 vjet pas atentatit ndaj Zogut, një tjetër atentat në ambientet e Parlamentit. Gafur Mazreku do të qëllonte me pistoletë, duke plagosur kolegun e tij, Azem Hajdarin, pas një zënke të ndodhur disa ditë më parë mes dy parlamentarëve.

    9. Azem Hajdari
    Më 12 shtator 1998 vritet deputeti demokrat, Azem Hajdari, përballë selisë së partisë. Sipas versionit të policisë, atentati u organizua nga Jaho Saliu dhe Fatmir Haklaj. Atentati ndaj Hajdarit do të shkaktonte përplasje midis dy forcave të politikës PD dhe PS.

    10. Ahmet Krasniqi

    Më 21 shtator 1998 vritet ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ahmet Krasniqi. Sipas policisë, ajo që dihet është se atentatorët ishin të maskuar dhe Krasniqi është qëlluan në makinën e tij me dy plumba në kokë. Vrasja e ministrit Krasniqi ndodhi në prag të fillimit të luftës në Kosovë.

    11. Atentat në qelitë e 313-ës
    Më 9 mars 2002, në qelitë e Burgut 313 do të ndodhte atentati më spektakolar. Roland Kostare, do të qëllonte me snajper nga një pallat përballë Burgut 313 të Tiranës, Ilir Bardhin, një i burgosur që në ato momente ishte në dhomën e ajrimit.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #2
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Si u ndoqën nga Sigurimi i Shtetit Vilson Blloshmi dhe Genc Leka

    Një dosje me 3 pjesë, përndjekja dhe denimi i poetëve të njohur

    Krimet e komunizmit në Shqipëri

    Pjesa e parë: Përndjekja e Genc Lekës

    Një proces gjyqësor politik është fundi i një përndjekje të gjatë. Para tij ka qenë një ndjekje e stërgjatë e organeve të Sigurimit të Shtetit, e cila ngelej në heshtje nuk dilte asnjëherë në dritë. Sot kemi menduar të zbulojmë disa prej tyre, në mënyrë që të kuptohet më mirë roli i sigurimsave të Shqipërisë në shkaktimin e fatkeqësive të shumta njerëzore në vendin më të varfër të Europës.
    Kemi përzgjedhur përndjekjen e dy poetëve, Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit. Në disa numra në faqet e gazetës do të shpalosen dhjetëra plane agjenturore, kombinacione, vijë sjellje për bashkëpunëtorët, emra thuajse të palakuar, etj. Po të kemi parasysh se jeta e tyre u fik në 17 korrikun e vitit 1977 në një vend të shkretë maleve të Librazhdit, do të na duhet të kthejmë kokën e të shohim se sa e gjatë ishte përndjekja e tyre.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    1959/Fillimi i përndjekjes së madhe

    Genc Leka ishte vetëm 18 vjeç, nxënës në pedagogjiken e Elbasanit, kur më 16 shkurt 1959 nga dega e punëve të brendshme Elbasan bëhet kërkesa mbi kontrollin e personit në kartotekën e I dhe të II të agjenturës dhe të elementit kundërshtar. Në kërkesë thuhej:
    “Ju lutem, kontrolloni dhe na njoftoni më qartë se figuron i regjistruar në evidencat operative të kartotekës I dhe të II personi i poshtëshënuar:

    Mbiemri: Leka
    Emri: Genci
    Baba: Bardho (Feim)
    Datëlindja: 1941
    Vendlindja: Bërzeshtë Librazhd
    Vendi i punës: Shkolla Pedagogjike
    Profesioni: student
    Partiteti: pa parti
    Kombësia: shqiptar
    Shtetësia: shqiptar
    Qëllimi i kontrollit: për kategorizim

    Për lexuesin e zakonshëm këto terma janë të panjohura. Për të sqaruar këto, po themi se përpunim paraprak quhej kontrolli i vazhdueshëm që i bëhej punës së “armikut” me anën e agjenturës. Përpunimi paraprak fillonte mbi baza dyshimi, por ai nuk duhej të ishte më i gjatë se 6 muaj. Gjatë kësaj kohe duhej të vërtetohej që kishte prova mbi veprimtarinë e tij. Të gjithë elementët që përpunoheshin aktivisht regjistroheshin në kartotekën e II në 2A dhe 2B.
    Në 2B kategorizoheshin të gjithë ata që në të kaluarën kishin zhvilluar veprimtari armiqësore por që atë ishin joaktivë. Kishte rëndësi e kaluara e personit apo e familjes që i takonte shtresave të përmbysura si ish-pronarë, ish-kulakë, nëpunës, profesorë, funksionarë politikë të regjimeve të tjera, etj. Në 2A regjistroheshin të gjithë ata “elementë armiq” që zhvillonin veprimtari kundër pushtetit komunist. Në këtë kategori do të regjistroheshin Genc Leka dhe Vilson Blloshmi.
    Të dy poetët ishin nga familje të regjistruara për t’u goditur. Tashmë ishin rritur dhe Sigurimi i kishte prenë e vet.

    Miratimi nga kryetari i degës të punëve të brendshme Elbasan, kolonel Shim Kolli i vendimit për ndryshimin e kategorisë nga përpunim paraprak në kategorinë 2B

    Tepër sekret
    Elbasan, më 13 prill 1960
    Unë punëtori operativ i degës së punëve të brendshme Elbasan kapiten i II Fetah Veizi mbasi studiova dosjen formuare të kategorisë të përpunimit paraprak me materialet përkatëse në ngarkim të Genc Lekës nga katundi Bërzeshtë i Rrethit Librazhd dhe tash student në Pedagogjiken Elbasan.

    Gjeta:
    Genc Feim Leka dhe i Nergjizesë lindur në katundin Bërzeshtë me banim në Elbasan, student në shkollën pedagogjike, me origjinë shoqërore fshatar i mesëm, i pa martuar, pa parti, i besimit mysliman i padënuar ndonjë herë, më shtetësi dhe kombësi shqiptare venë në përpunim paraprak më 16 mars 1959.
    Mbas çlirimit Genci ka qenë në moshë të vogël ndërsa prindërit dhe të afërmit e tij nuk kanë mbajtur qëndrim të mirë. Në vitin 1951 është arratisur i ati në Jugosllavi, ku është vënë në shërbim të UDB-së. Ka të arratisur një dajë, një të ekzekutuar dhe një në burg.
    Është vënë në përpunim paraprak në dt. 16 mars 1959, si element i dyshimtë, i cili mban lidhje korrespondencë me të atin dhe dajën e tij që ka të arratisur por nga kontrolli i bërë gjatë kësaj kohë nuk rezulton të zhvillojë aktivitet aktual, për të qenë nën kontrollin tonë dhe i regjistruar në kartotekën e elementit kundërshtar të jetë nën kontrollin e vazhdueshëm.

    Vendosa:
    Që të bëj ndryshimin e kategorisë nga përpunim paraprak në 2/B me qëllim që mos shpëtojë nga kontrolli i organeve të sigurimit të shtetit.
    Propozuesi: punëtori operativ Fetah Veizi
    Shefi i seksionit II kapiten I Avni Mehmeti

    Genci ushtar në Cërrik. Sigurimi nga pas

    Dega e punëve të brendshme Librazhd me shkresën e sajë nr. 125 datë 4 shtator 1966 na shkruan për Genc Lekën:
    Në repartin 4037 Cërrik të rrethit tuaj është duke kryer shërbimin ushtarak Genc Feim Leka nga katundi Bërzeshtë i këtij rrethi. Kohët e fundit i janë pushuar nga arsimi gruaja dhe motra e tij për arsye se janë me qëndrim të keq, prandaj lutemi të mbahet nën kontroll të vazhdueshëm Genci dhe sa herë t’i jepet leje për të ardhur pranë familjes të njoftohet kjo degë.
    Zv/ kryetari i degës Punëve të Brendshme
    Emro Kondi
    Porosia e shkruar: Vangjel! Merr nën kontroll ushtar Genc Feim Lekën nga Bërzeshta mbasi familja e tij nuk ka qëndrim të mirë. Dhe në rast se largohet pa leje menjëherë të njoftohet dega e punëve të brendshme Librazhd.
    21 tetor 1966


    Kontrolli në ushtri

    Aprovohet
    Zv/kryetari i degës punëve të brendshme Emro Kondi
    Librazhd: 13 korrik 1966

    Vendim
    Mbi dosjen e përpunimit në 2/B
    Unë punëtori operativ i degës së punëve të brendshme Librazhd, Ibrahim Meta mbasi mora dhe studiova dosjen nr. 109 në 2B në ngarkim të Genc Lekës,
    Gjeta:
    Genc Leka i biri i Bardhos, me datëlindje 1941 lindur dhe banues në katundin Bërzeshtë të Rrethit Librazhd, fshatar i mesëm i martuar, pa parti, kombësi dhe shtetësi shqiptare pa gjykuar dhe dënuar ndonjëherë, ish arsimtar në katundin Zdranjsh dhe tani është duke kryer shërbimin ushtarak në repartin nr. 4037 Cërrik. I përmenduri është vënë në përpunim me datën 13 maj 1960 si bazë e babait të tij që është i arratisur dhe vepron si diversant kundër vendit tonë. Me qenë se i përmenduri tani ka shkuar ushtar,
    Vendosa:
    Me dosjen formulare në 2B t’ia transferoj degës se punëve të Brendshme Elbasan që t’ia dërgoj Sigurimit të repartit nr.4037 Cërrik. Me qellim qe i përmenduri të mos mbetet jashtë kontrollit.
    Punëtori operativ Ibrahim Meta

    Plani i masave të Sigurimit kundër Genc Lekës

    Aprovohet
    Sekret Nr. 43
    Kryetari i degës
    Emro Kondi
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #4
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Plan masash
    Në drejtim të objektit të përpunimit Genc Leka

    Me dt. 19 – 20 nëntor 1970 në degën e punëve të brendshme Lushnjë duke qenë prezent shokët nga dega VIII te Drejtorisë së Parë u analizua problemi “Era” meqenëse nuk është sqaruar plotësisht pozita armiqësore e këtij objekti për këtë u mendua të vazhdohet edhe për një periudhe përpunimi i tij duke patur parasysh dhe këto detyra:
    1. Meqenëse bashkëpunëtori “Burreli”, ka nxjerre si lidhe të tij objektin, të trajtohet me një vijë sjelljeje të studiuar duke qenë në takim me zv/kryetarin e degës.
    E kryen L. Kurti
    2. Nëpërmjet pushtetit të propozohet për ta sistemuar në pune në sharrën Stavraj Gencin (punëtor ose nëpunës), kjo me qellim për ta kontrolluar me ane te bashkëpunëtorëve “Guri” dhe “Pazari i Muzinës” të cilët i kanë të gjitha mundësitë dhe kredinë për ta kontrolluar. Kjo të kryhet brenda muajit janar 1971 nga zv/kryetari i degës.
    3. Nga të dhënat që mund të japin bashkëpunëtorët e mësipërm studiojnë dhe mundësinë e përgjimit me teknikë operative ne qendrën e punës. E vazhdueshme e kryen punëtori operativ L. Kurti.
    4. Nëpërmjet pushtetit te shikohet mundësia e transferimit të arsimtares E. D. në katundin Berzeshtë. Kjo me qellim për ta drejtuar tek Eleni Leka (gruaja e Gencit) në të njëjtën kohe të vendoset ne strehim ne shtëpinë e P. Lekës që është afër shtëpisë së objektit. Të kryhet brenda muajit dhjetor nga zv/kryetari i degës.
    5. Me anën e degës ushtarake të shikohet mundësia e objektit të vendoset në një repart ku të jenë bashkëpunëtori “Burreli” dhe “Studenti” me qellim kontrolli gjate stërvitjes dhe për kombinacione te ndryshme të kryhet brenda tremujorit të parë 1971 nga zv/kryetari i degës.
    7. Te shikohet mundësia në dërgimin me rastin e vitit të ri ose pushime shkollore te bashkëpunëtori “Burreli” objektin tonë te Bilbil Cami në Lushnje. E kryen L. Kurti.
    8. Përkatësisht te dy degët e Lushnjës dhe Librazhdit te njoftojnë degën e VIII të Drejtorisë së Parë për gjithçka që do dalë në drejtim të tyre.
    10. Ne muajin prill 1971, te analizohet problemi “Era” në degën e punëve të brendshme Librazhd ose në qendër.
    Punëtori operativ
    Lavdim Kurti
    Librazhd 25 nëntor 1970


    Zgjatja e përpunimit të Genc Lekës

    Tiranë 30 nëntor 1970
    Miratohet
    Drejtori i Drejtorisë së Parë
    Lelo Sinaj

    Raport propozimi
    Për zgjatjen e afatit të përpunimit në 2A të Genc Lekës

    Konstatova

    Objekti i mësipërm është marre ne përpunim aktiv me 16 dhjetor 1969 ne tendence agjitacion e propagande për veprimtari të përbashkët me anën e korrespondencës që ka shkëmbyer me kunatin e tij në Lushnjë. Gjate përpunimit të tij, megjithëse është punuar për realizimin e planit të masave agjenturalo – operative, por deri tani nuk kemi gjë të konkretizojmë dhe të denoncojmë veprimtarinë e tij armiqësore.
    Për këtë lutemi të na aprovohet zgjatja e afatit. Me qellim për të realizuar një sërë detyrash që janë parashikuar në planin tjetër të masave agjenturalo – operative.
    Punëtori operativ: Lavdim Kurti
    Zv/kryetari i degës punëve të brendshme Koço Londo

    Genc Leka ndalohet të shkojë në Tiranë në ditët e kongresit të 6-të të PPSH-së


    Planet e masave agjenturalo – operative si dhe vijë sjelljet e dhëna në drejtim të përpunimit të poetit

    Sigurimi i Shtetit në kuadër të masave që merrte në “ngjarje të mëdha”, ia ndalonte lëvizjen kundërshtarëve politikë të klasifikuar si të tillë në kartotekat e posaçme. Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe me Genc Lekën në nëntorin e vitit 1971 kur zhvillohej kongresi i 6-të i PPSH-së. ndalimi i Gencit për të shkuar në Tiranë ato ditë si dhe portretizimi nga raportet për të si njeri i urtë e i sjellshëm krijojnë ballafaqime të tilla që provojnë kotësinë e masave të Sigurimit.
    Përveç kësaj shihen në të gjitha rastet vijat e sjelljeve që japin operativët e Sigurimit të Shtetit në drejtim të ndjekjes së objektit të caktuar prej tyre.

    Për objektin Genc Leka

    Me qellim që të konkludojmë dhe të kemi nën kontrollin tonë operativ ushtar Genc Feim Lekën marrë në përpunim ne 2B mendoj te jap këto detyra:
    1. Te studiohet në shkollën e Shalësit... dhe të merret në shërbim jashtë repartit si dhe te mos i jepet leje për këtë datë. Të bisedohet me komisarin e ndërmarrjes Sh.O. deri ne datën 20 shkurt 1967.
    2. Te vihet nën kontroll postar deri në datën 1 – III – 1967.
    3. Te drejtohet b.p. “shqiponja” për të kontrolluar lëvizjet e tij dhe nëqofte se largohet pa leje, deri më datën 20 shkurt 1967 si dhe shikohet nesë harxhon lekë me shoqërinë e tij të përditshme. Këto janë detyrat te cilat do t’i ketë parasysh me qenë se ka dhënë në drejtim te tij.
    4. Te studiohet rrethi shoqëror i tij dhe të studiohet një kandidat i përshtatshëm deri me datë 20 – 4 – 1967.
    5. Te rekrutohet një bashkëpunëtor në drejtim të tij deri në fund të muajit prill 1967.
    8. Te bisedohet me komisarin e sektorit te III që ushtar Genc Leka ka të atin të arratisur në Jugosllavi prandaj të kihet kujdes nga ana juaj pa i rënë në sy ose të lindi dyshimi kundrejt tij.

    Elbasan 18.3.1967
    Punëtori operativ Razi Çino


    ***
    Aprovohet
    Shefi i sektorit
    Rep. 3202
    Emin Meçaj

    Tepër sekret
    Elbasan, 29 mars 1968

    Vendim

    Për transferimin e dosjes 2B të Genc Lekës

    Gjeta
    Se objekti quhet Genci Femi Leka lindur dhe banues ne katundin Bërzeshtë të Rrethit Librazhd, i datëlindjes 1941, është marre ne përpunim ne 2 / B ne dt, 13. 4. 1960 mbi bazën e të atit qe është arratisur dhe ka vepruar si diversant....
    I nisur sa me lart dhe duke u udhëhequr nga urdhri M.P. Brendshme mbi evidencën agjenturalo – operative.
    Vendosa:
    Qe dosjen me materiale në ngarkim të objektit ta transferoj në degën e punëve të brendshme Librazhd ku do qëndrojë përpunimi për këtë të bëj dhe ndryshimin dhe çregjistrimin e tij në kartotekë ne degën e punëve te brendshme Elbasan.

    Punëtori operativ
    Razi Çino
    Erdhi me 27 prill 1968

    ***
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #5
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Lista e punëtorëve operativë që drejtonin përpunimin e Genc Lekës në vitet 1959 – 1976
    1.Adem Demiri
    2.Shemedin Dume
    3.Feta M. Veizi
    4.Shahin Meta
    5.Ilo Dume
    6.Vangjel Mekshi
    7.Riza Çino
    8.Hamdi Nestori
    9.Lavdim Kurti
    10.Vesel Gjorga
    11. Xhevat Karriqi

    ***

    Shtese plani
    Për Genc Lekën me rastin e Kongresit të 6-të dhe 30 vjetorin e PPSH-së.
    1. Me kryetarin e këshillit popullor të Berzeshtës, Ramadan Gurrën është biseduar dhe herë tjetër për Genc Leken, do të takojë me të dhe do të japë detyrë që gjate kësaj periudhe derisa të mbarojë Kongresi i Partisë, të mos i jepet leje njeriu për të shkuar në Tiranë, do t’i thuhet kujdes të veçantë do të kesh për Gencin, në qofte se Genci gjatë këtyre ditëve do të largohet nga fshati menjëherë të na verë në dijeni dhe te përcaktojë drejtimin që do të ketë ai.
    2. Genc Leka punon si punëtor ne fermën e Karkavecit, atje do të bisedoj me përgjegjësin e sektorit të fermës Sali Radakun, që gjate këtyre ditëve që do të vazhdojë punimet kongresi të mos i jepet leje asnjë punëtori.
    3. Bashkëpunëtorit “Studenti”, do t’i ngarkohet detyre që gjatë këtyre ditëve që do të vazhdojë punimet kongresi do të takoje çdo ditë Gencin. Do të zhvilloje biseda me të për kongresin dhe delegacionet e huaja që do të vinë në vendin tonë. Në qoftë se Genci do të shkojë në Tiranë, ai në fillim do t’i thotë që gjatë këtyre ditëve nuk do shkuar atje se mos bijë në sy, në qofte se ai do niset, menjëherë do të verë në dijeni mua. Këtij b.p. do t’i jap dhe shenjen konvencionale me të cilën do të lajmërojë, në pamundësi takimi gjithashtu do të caktoj dhe një vend sekret ku mund të me lerë lajmërimin me shkrim.
    4 . B.p. “Burreli”, do të takohet dhe do t’i jepet detyra e përgjithshme, të më lajmerojë për çdo person që mund të largohet nga fshati për të vajtur në Tirane. Kjo me qëllim që të marrë dijeni në qoftë se do të largohet Genci për në Tirane apo në Lushnje. Nuk do t’i thuhet direkt për Gencin mbasi nuk është djegur ky objekt para se është i ri.
    5. E shoqja e Gencit punon ne Qukës si shitëse dhe është kontigjente e hapur, do të bisedoj me b.p. “Diamantin” që të afrohet me të, të mundohet që të krijojë shoqëri dhe në mënyre indirekte ta pyesë dhe për Gencin.
    6. Gjithashtu ne drejtim të të shoqes së Gencit do të aktivizohet dhe arsimtarja Emine Diko që është në Bërzeshtë.

    Librazhd. 15 tetor 1971
    Punëtori operativ
    Lavdim Kurti

    ***

    Shënim operativ

    Me datën 17 qershor 1971 në Qukës u takova me arsimtaren e shkollës 8-vjeçare Berzeshtë, Emine D. Gjate bisedës që bëra me të, ajo me tha se me 15 qershor 1971 në Qukës u takova me Zhulin (Elenica) Leken nga katundi Berzeshtë. Me Zhulin shkuam deri ne Bërzeshtë bashke. Gjatë bisedës që bëra me të ajo më paraqitej shumë e mërzitur për jetën e saj, më foli se po vuan shumë si familje, më vjen keq shume për Gencin, burrin e saj se ai është shumë i urtë dhe shumë i sjellshëm. Emineja e pyet si keni menduar për jetën tuaj. Zhuli (Elenica) thotë se kanë shpresë se mos ndryshoje politika dhe të bëhet ndonjë zbutje e luftës së klasave. Atëherë dhe ne do të marrim ndonjë punë, unë mendoj për të ardhmen thotë Zhuli, se po nuk ndryshoi situata, le ne qe u morëm më qafe, por do merren ne qafe dhe fëmijët, se do të mbarojnë shkollën 8-vjeçare dhe do të mbesin tërë jetën me kazmë se nuk na çojnë në shkolle të lartë. Se kur t’i dërgojmë me lekë të mbarojnë studimet e larta, përsëri punë për ta nuk do të ketë se dhe unë dhe Genci e mbaruam shkollën por po punojmë me kazmë. Prandaj ishalla do të ndryshoje situata, dhe pa tjetër do të ketë ndonjë ndryshim se jemi shume kështu si neve. Emineja thotë se kur bisedonim ne të dyja ishte dhe burri i Zhulit, Genci por ai vetëm dëgjonte dhe nuk fliste.

    Punëtori operativ
    Lavdim Kurti
    Librazhd, më 18 qershor 1971
    ***

    Aprovohet
    Kryetari i degës Brendshme
    Emro Kondi
    Librazhd, 17 shtator 1971
    Sekret
    Plan masash
    Për dëgjimin me teknikë operative objektin “Era”

    Unë punëtori operativ i degës punëve të brendshme të Rrethit Librazhd, Lavdim Kurti, mbasi studiova situatën operative për dëgjimin me teknike operative objektin e përpunimit ne 2A Genc Feim Leka nga katundi Berzeshtë të këtij rrethi nxora këto detyra:
    1. Dëgjimi me teknikë operative do të bëhet ne pikën e hapjes të Quksit, më parë se të bëhet dëgjim të kontrollohet vendi se ku do të vendoset kamuflazhi dhe vendi ku do të bëhet përgjimi.
    2. Me ushtarët që kryejnë shërbimin në pikë në kohen që do të vendoset kamuflazhi, të organizohet një bisede politike, me qellim që ata te mos shikojnë hyrjen e punëtorit operativ në vendin e përgjimit, si dhe ne kohën që do të dalë nga vendi i përgjimit.

    Punëtori operativ
    Lavdim Kurti
    Thirrja të bëhet më datë 17 mars 1971


    ********
    19 prill 1975
    Dhënë nga bashkëpunëtori “Shkumbini”

    Ai njofton se i ka renë në sy fshatari Vilson Blloshmi, lexon shumë literature të huaj në gjuhën frënge. Ai ka shoqëri dhe miqësi te madhe me Genci Lekën. Genci i ka thënë atij se Vilsoni këtë e ka gjuhen e vet. Këtë bisede me Gencin ai e ka bërë në muajin qershor të vitit 1974.
    “Shkumbini”
    Detyrat:
    Do të bisedoni me Vilsonin dhe do t’i thoni atij se ju studioni gjuhën frënge, përse e bën këtë t’i apo mos pretendon se do na fusin neve në punë këta. Në mbaruam pedagogjiken po kazmën kemi dhe për t’u futur në punë nuk kemi. Dëgjoje se çdo të thotë.
    Ndërsa me Gencin do të bisedoni se përse më thatë ju mua se Vilsoni e ka gjuhën e vet gjuhën frënge ai perse e mëson atë apo do të futet në ndonjë punë ne kemi vetëm kazmën. Ti ke shumë shoqëri me te e ç’të thotë se mua pak me bisedon. Megjithë që jemi të gjithë njësoj.

    Masa operative
    E dhëna do te shtypet ne dy kopje, një do të vihet në dosjen e Gencit dhe një do të vihet në dosjen e Vilsonit.
    Punëtori operativ
    Vesel Gjorga

    ****

    24 korrik 1975
    Dhënë nga bashkëpunëtori “Studenti”
    Me dt. 26 qershor 1975 ai zhvilloi bisede me Gjiska Leken ne prezence të Hasan Blloshmit. Gjiska flet tepër e revoltuar për pushimin nga puna të Zhulit. Ndër të tjera ajo thotë u ngeli një muhabet këtyre të drejtorisë të ndërmarrjes 30 vjet biografi sot e biografi nesër. Hasani qeshte dhe kur iku Gjiska tha qenka nxehur është budallaqe.
    “Studenti”
    Sqarim: Zhuli Leka është e shoqja e Gencit ndërsa Gjiska është nena e Gencit. Ata janë të revoltuar se e kane pushuar Zhulin nga puna si kameriere në klubin e Qukësit.
    Detyrat:
    Ju do ta takoni Gencin dhe do t’i thoni atij se ju mund të keni të drejte për Zhulin por një gjë duhet ta dini. Ajo kishte mbajtur qëndrim të keq në gjyq për kolektivin. Nuk e di si e vlerëson ajo por një gjë duhet të dimë ne se këta e vlerësojnë shume vijën e masës. Ti thua se do ta kërkoj deri në Gjykate të Lartë, perse dhe ç’qëllim keni, perse nuk punon Zhuli në kooperative. Ata po ndajnë mire tani apo jo.
    Masat operative:
    E dhëna do te shtypet ne dy kopje dhe një të vendoset në dosje të objektit dhe një do të vendoset në fashikull në ngarkim të Zhuli Lekes.
    Në drejtim të tyre do të drejtohet dhe b.p. “Pazari i Muzinës”.
    Punëtori operativ
    Vesel Gjorga


    Miratohet
    Zv/ kryetar i degës të punëve të brendshme, Spiro Lera
    Sekret
    Librazhd: 16 korrik 1976
    Plan masash agjenturalo – operativ ne drejtim të përpunimit ne 2A të Genc Lekës

    Nga të dhënat e marrë në drejtim të Genc Lekes del se ky zhvillon aktivitet armiqësor me disa persona të cilët janë pjesëtarë të familjes së arrestuar po ashtu dhe vetë Genci ka babanë të arratisur, dajallarët e disa kushërinj të gruas të cilët kane vepruar si diversantë deri në vitin 1953. Me qëllim për të vërtetuar e dokumentuar aktivitetin armiqësor qe zhvillon ky objekt do të merren këto masa agjenturalo – operative.
    1. Te aktivizohet b.p. “Studenti” ne drejtim të Genc Lekes me detyra te studiuar mbasi ky bashkëpunëtor ka dhënë të dhëna në drejtim të këtij objekti.
    E kryen punëtori operativ Xhevat Karriqi deri me 15 gusht 1976.
    2. Te shikohet mundësia për të marrë në lidhje bashkëpunëtorin e seleksionuar “Burreli” i cili ka mundësi të japi ne drejtim të këtij objekti mbasi ka lidhje miqësore duke hartuar dhe një vije sjellje për këtë qellim.
    E kryen kryetari i degës M. Hasa e punëtori operativ Xh. Karriqi deri me 30. 8. 1976.
    3. Te studiohen personat qe e kanë mbaruar shkollën së bashku me objektin dhe sot nuk punojnë në arsim për arsye të së kaluarës së keqe politike dhe kush është në pozite të mirë për të tërhequr në bashkëpunim në drejtim të këtij objekti.
    E kryen punëtori operativ Xhevat Karriqi deri me 30 tetor 1976.
    4. Meqenese ky objekt ka lidhje miqësore e korrespondencë me Bilbil Camin nga Lushnja të korrespondohet me degën e punëve të brendshme Lushnjë se çfarë materialesh kanë ata në ngarkim të Bilbil Camit dhe mundësine e aktivizimit të ndonjë bashkepunëtori në drejtim të Gencit.
    E kryen punëtori operativ Xhevat Karriqi deri me 30 gusht 1976.
    5. Meqenëse Genci ka korrespondence me Bilbil Camin e persona të tjerë do të vihet kontrolli postar po ashtu edhe e shoqja e tij mbasi objekti shkruan letra dhe i dërgon ne adresën e të shoqes.
    E kryen punëtori operativ Xhevat Karriqi deri me 30 korrik 1976.
    8. Nga përpunimi qe do t’i bëhet Demir Blloshmit ne dhomën e izolimit me anën e bashkëpunëtorit “Shigjeta” do te synohet se mos është pjesëtar ne grupin e vjedhësve te Bërzeshtes dhe objekti Genc Leka i cili ka patur për qellim per te demtuar e shpërdoruar pasurinë kooperativiste.
    E kryen punëtori operativ Sabri Musaj deri 30. 9. 1976.
    9. Nga përpunimi qe i behet objektit në 2A Vilson Blloshmi për agjitacion e propagande del se Genc Leka ka lidhje miqësore me këtë objekt. Për këtë qellim do te synohet me anën e bashkëpunëtorit “Dardha” për te nxjerre aktivitetin armiqësor qe zhvillojnë këto dy objekte.
    E kryen punëtori operativ Xh. Karriqi deri 30. 10. 1976.
    10. Në drejtim te Genc Lekes do te aktivizohet edhe bashkëpunëtori “Pazari i Muzinës” i cili ka dhënë te dhëna por kohet e fundit e shoqe e objektit ka thënë se shkaktari qe me hoqën nga puna ka qene bashkëpunëtori ynë. Prandaj bashkëpunëtorit do t’i jepet një vije sjellje për ti futur ne përpunim mbasi objekti i ka kërkuar falje se nuk je ti shkaktar për heqjen nga puna i gruas time por janë të tjerë.
    E kryen punëtori operativ Xh. Karriqi deri 30. 11. 1976.
    12. Meqenëse nga te dhënat e datës 28 – 5 – 1974 del se Genc Leka ka miqësi me Dule Osmërine të cilit i ka folur mbi shkencën dhe vendet kapitaliste duke i krahasuar me vendin tone e biseda të tjera me karakter armiqësor. Për këtë qellim te kontrollohet ne kartoteke nëse është evidentuar në kontingjent ose të ketë të dhëna në ngarkim të tij. T’i bëhet biografia duke i nxjerre dhe lidhjet e tij me qellim për të zhvilluar një bisede ne drejtim te luftës së klasave.
    E kryen punëtori operativ Xh. Karriqi deri 30. 1.2 . 1976.

    Punëtori operativ
    Xhevat Karriqi
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #6
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Letër

    Që i arrestuari Demir Blloshmi i dërgon të arrestuarit Bedri Blloshmi në dhomën e izolimit dt. 13 gusht 1976.
    “Bedri nuk po merremi vesh si e ke punën nuk e di se ku është halli që nuk me shkruan përgjigje. Mos valle të bëjnë tortura tyja, sepse unë kam 2 – 3 ditë që shoh errësirë këtu në korridor me shkruaj çfarë të bëjnë ty dhe çfarë të pyesin. E di që vështirë e ke të shkruash por kur të flenë shokët më shkruaj dy fjale. Mos po të kërkojnë politik dhe çfarë të thonë. Të puth Demiri. Durim dhe mbaju mos e ngatërro veten. Përgjigje në këtë letër”.
    “Bedri në rast se nuk ke mundësi te shkruash letër me jep shenje duke u kollitur tre herë në nevojtore që je mire dhe nuk ke gjë, në rast se të bëjnë tortura, kollitu tek dera një here. Mbi të gjitha për të vdekur nuk ke, qëndro si trimat e trimave se unë sot do të flas në hetuesi dhe do të lehtësoj shumë. Për Sherifin mos bëni gabim edhe për Shaqën”.
    “Bedri të pyes edhe një herë si është puna për çfarë të kërkojnë dhe për çinë, për Gencin dhe Vilsonin apo për ndonjë tjetër gjë, me shkruaj dy fjale ne dreke se unë vetëm me ty s’po merrem vesh, me njeri tjetër jo”.


    Plan masash i dy degëve të punëve të brendshme, Librazhdit dhe Lushnjës

    Plan masash agjenturial – operativ mbi koordinimin e detyrave për ndjekjen e objektit Genc Leka dhe Bilbil Camit.
    Nga e dhëna e bashkëpunëtorit të birucës “Shigjeta” del se implikohet edhe Bilbil Refat Cami me banim në sektorin Plug të Rrethit Lushnje për aktivitetin e përbashkët armiqësor me objektin në 2A Genc Leka me banim në fshatin Bërzeshte të Rrethit Librazhd i cili ndiqet për agjitacion e propagande armiqësore ne problemin e centralizuar “Gaforrja”.
    Kështu p.sh. se e dhëna e dt. 27 korrik 1976, të bashkëpunëtorit “Shigjeta” dega e punëve të brendshme Librazhd e implikon edhe Bilbilin që ka asistuar në një bisede, duke qenë në shtëpinë e Genc Lekes në prani te Demir Blloshmit i arrestuar në degën e punëve të brendshme Librazhd. Gjë për të cilën Genci është në panik se mos Demir Blloshmi e denoncon për aktivitet e mësipërm në hetuesi. Gjithashtu ne dosjen formulare të Genc Lekes ka mjaft letra të kontrolli postar me përmbajtje armiqësore që ja ka dërguar Bilbil Cami.
    Mbi bazën e kësaj situate operative dhe për te vërtetuar aktivitetin e përbashkët armiqësor, të merren këto masa të përbashkëta agjenturiale – operative midis dy degëve:

    Dega e punëve të brendshme Librazhd
    1. Të gjitha materialet që do të dalin nga procesi hetimor dhe të dhënat e agjenturës të birucës dhe të dhënat e agjenturës terrenit që përpunon lidhjet e Genc Lekes e Demir Blloshmit, në tërësi të problemit “Gaforrja” ku implikohet Bilbili dhe Reko Cami t’i dërgohen degës punëve të brendshme Lushnje për të forcuar kontrollin ndaj tyre.
    2. Do te saktësohet koha e ardhjes ne Bërzeshtë të Bilbilit dhe gruas se tij Reko Cami dhe nëpërmjet bashkëpunëtorit “Shigjeta” do të sqarohet çfarë hollësira të tjera di ai (i arrestuari Demir Blloshmi) për veprimtarinë e përbashkët armiqësore midis tij, Genc Lekes dhe Bilbil Camit në Lushnje.
    E kryen punëtori operativ Sabri Musaj ne vazhdim.
    5. Me njoftimin qe do te merret dega e punëve te brendshme e Lushnjes për ardhjen e Bilbilit dhe gruaja e tij në Librazhd me pseudonimin “Pakua 51” për Bilbil Camin dhe “Pakua 52” për Reko Camin, të merren masa te forta kontrolli ne drejtim te tyre, duke aktivizuar bashkëpunëtorin “Pazari i Muzinës”, “Studenti” dhe “Dardha” që përpunojnë lidhjet e problemit “Gaforrja”. Gjithashtu te merren masa për të evituar mundësinë e arratisjes se tyre në këtë situate te goditjes se lidhjeve tyre ne Librazhd.
    E kryen punëtori operativ Xh. Karriqi ne vazhdim.
    7. Arrestimi i Demir Blloshmit ka krijuar shqetësim dhe panik në lidhjet e tij dhe sidomos tek Genc Leka, mbi këtë baze do të forcohet kontrolli në drejtim te Gencit, i cili ka mundësi të realizojë arratisjen jashtë shtetit bashkë me Bilbil Camin që del nga një e dhënë e pavërtetuar e bashkëpunëtorit të birucës “Shigjeta” me atë përmbajtje dhe me sa implikon Bilbilin do t’i dërgohet degës Lushnje që të dy janë lidhje të arratisurish.
    E kryen punëtori operativ Xh. Karriqi ne vazhdim.
    8. Në kuadrin e këtyre problemeve dhe ndjekjes së elementit të mësipërm, do punohet për zbulimin e autorit të dy letrave anonime dhe të djegies së muzeut në fshatin Bërzeshtë. Se mos një veprimtari të tille e ka kryer Genc Leka, Bilbil Cami etj.
    E kryen punëtori operativ Xh. Karriqi vazhdimisht.



    Dega e punëve të brendshme Lushnje të kryeje këto detyra


    1. Të merren masa me anën e bashkëpunëtorit “Alpinisti” dhe përgjegjësin e sektorit Plug e për informacion për lëvizjen jashtë rrethit Bilbil Cami dhe të gruas se tij Reko Cami.
    E kryen punëtori operativ S. Myftiu e B. Dalani ne vazhdim.
    2. Të behet kontrolli ne kartoteke i Bilbil Camit për të parë se ka materiale te arkivuara në kartotekë të studiohen ato dhe letërkëmbimi midis këtij dhe Genc Lekes dhe në përfundim të vendoset mbi pozitën e tij mbi mundësine e marrjes në përpunim paraprak.
    E kryen S. Myftiu deri ne 30 gusht 1976.
    6. Bilbil Cami të përfshihet në listat me tendence arratisje dhe të njoftohen rrethet kufitare për ta patur parasysh. Me të gjitha ato raste që Bilbil Cami do të kërkojë leje për në këto rreth nën pretekste të ndryshme të njoftohen degët përkatëse me radiogram.
    Kryhet në vazhdim.
    7. Meqë Bilbil Cami është evidentuar si lidhje e dyshimtë me të huajt, të merren masa të forta kontrolli ndaj tij sa herë që do vijë në Lushnjë ose rrethe të tjera vizitore. Përfaqësues grupe e shoferë nga të cilët do kërkohet për t’u takuar me Bilbilin ose anasjelltas me ata. Për këtë problem do t’i jepet detyra agjentit “Alpinisti” për të na njoftuar në kohë.
    E kryen B. Dalani e S. Myftiu ne vazhdim.
    Shënim: Analiza e detyrave të këtij plani do të bëhet më dt. 30. 10. 1976.

    Shef i sektorit I, Besim Dalani
    Kryetar i degës punëve të brendshme, Merdar Hasaj
    Lushnjë 2 gusht 1976


    ***
    Marrë: punëtori operativ S.Musaj
    Dhënë nga bashkëpunëtori “Shigjeta”

    Raport i dt. 25 mars 1976

    Burimi njofton se Demir Blloshmi në vazhdim të bisedave i kishte thënë atij se Genc Leka më ka porositur të kem kujdes mbasi të dënohem se Sherif Merdani duke qenë në kamp u dënua prapë. Tani i thotë Demiri atij, për Genci Lekën të kam thënë pak, por po ta detyrojnë këta Gencin që të flasë ai do të nxjerre shume gjera për veten e tij. Këta për vete e kanë mirë, jetojnë si kralat, kanë çdo gjë, u vjen tek dera, po në të shkretët po vuajmë, punojmë ditë natë dhe vuajmë për bukën e gojës, çfare po i shijojmë ne kësaj jete. Se ta kishim ditur se do na kishte dalë kështu kjo punë do të kishim ikur, por vetëm nuk iket.
    Nga Quksi iku dhe Haki Yryku i vëllai i Shahin Yrykut, ai pati mbaruar për arsimtar, u njoh me një arsimtarë nga Korça dhe ikën të dy. Hakiu ndodhet në Belgjike dhe çon letra se është mire. Dhe këta të shtëpisë se tij thonë se ai i ka te gjitha. Thonë se ka kërkuar të kthehet dhe ka mundësi nëqofte se e kanë dërguar këta.
    “Shigjeta”
    ******



    Pjesa e dytë: Përndjekja e Vilson Blloshmit

    Raportimi: Vilsoni mban librat e Dideroit, Shatobrianit, Lamartinit

    I dyti i përndjekur që ekzistonte në kartotekat e Sigurimit të Shtetit ishte Vilson Blloshmi. Nuk kishte si të ndodhte ndryshme. Duke filluar nga babai i tij, familja e Vilsonin konsiderohej nga regjimi si reaksionare dhe si të tillë ishin dënuar nga gjykatat komuniste. Por procesi gjyqësor ishte vetëm një anë pak e dukshme. Këtu zgjidheshin disa “mëditës” për të dëshmuar, disa të tjerë për t’iu bashkuar akuzës dhe në fund bëhej ajo që i shërbente edhe “edukimit” masiv. Procesi gjyqësor është akti i fundi i një persekutimi të zgjatur. Pas tij, kur bëhet publik, ai vazhdon në burg dhe nëse kishte fatin të jetoje edhe pas tij. Por le të shikohet sesi ruhej Vilson Blloshmi, si raportohej ai nga bashkëpunëtorët e Sigurimit.


    Pjesa e dytë. Përndjekja e Vilson Blloshmit

    Burimi njofton se ai më dt. 19.08.1970 ishte takuar me Vilson Blloshmin katundi Bërzeshtë, gjatë rrugës Vilsoni me atë biseduan për çështjen e arsimit. Vilsoni midis të tjerave thotë: Ke marrë vesh gjë për ne, si do të vejë kjo puna jonë, a do të na fusin edhe ne në arsim apo jo, ai thotë në seminarin që patëm ne, nuk u fol asgjë për këtë punë. Por ju mos u mërzitni se mundet tu futin. Vilsoni thotë, neve me shpresë kemi pritur deri tani, po nuk është gjë, nuk u duruaka më, ai i thotë pse çfarë do të bësh kur nuk pritke. Vilsoni thotë nuk bëhet gjë por dhe kështu nuk rrihet më. Erdhën persona të tjerë dhe biseda u ndërpre.
    “Burreli”
    Detyra: takoju përsëri me Vilsonin dhe gjatë bisedës që do të bësh me të i thuaj, në këto gjëra duhet pasur durim se nuk bëhen me njëherë, ti dhe unë duhet të durojmë më shumë se ashtu i kemi dhe rrethanat. Mua më është vrarë vëllai kurse ty të është futur në burg babai dhe xhaxhai. Mundohu të krijosh më shumë shoqëri me Vilsonin, më qëllim që ai të të besojë ty për çdo gjë.
    Punëtori operativ
    (Lavdim Kurti)
    Firma

    ***

    Marrë: P.OP. Nevit Kasa
    Dhënë b.p. “Guri”
    Raport dt. 19.09.1972
    Burimi njofton se më dt. 03.09.1972 ai u takua me Vilson Blloshmin në Stravaj dhe aty në bisedën me të Vilsoni tha: -A dërgove ndonjë fëmijë në shkollë. Dhe ai i tha neve këta nuk na japin bursë e shkollë, ndërsa ushqejnë dhe u japin shkollë elementeve të jashtme nga shtete të ndryshme prandaj tha shko e thuaju nuk kujdeseni për ne, por do të ndreqni të tjerët nga jashtë. Ai i tha se nuk na duhet aq gjatë ne, por shiko puno.
    Vilsoni kishte ardhur në Stravaj për të marrë lekët në llogari të sharrës.
    Detyrë:
    1-B.p. nuk iu ngarkua detyrë sepse b.p. nuk ka mundësi të bjerë në kontakt me të.
    Sqarim: Vilson Blloshmi është i biri i Samiut janë kulakë, i ati dhe xhaxhai i tij janë dënuar për aktivitet armiqësor, sot të lirë.
    Masa – operative: Raporti ti jepet punëtorit operativ Vesel Gjorgës.
    Në drejtim të tij të shihet mundësia e drejtimit të ndonjë b.p. meqenëse në katundin e tij kemi agjenturë të mirë.
    Punëtori operativ
    Nevit Kasa


    ***
    Dt. 7.11.1972
    Marrë nga V. Gjorga
    Dhënë nga b.p. “Studenti”
    Raport:
    Burimi njofton se në bisedën që ka zhvilluar me Vilson Blloshmin nga katundi Bërzeshtë para 10 ditësh ndër të tjera ai i ka thënë se kur ishte në shkollë, ti duhet ta dish se ne Blloshmajt kemi qenë, jemi dhe do të jemi, pavarësisht se sot urrehemi. Po do na vijë edhe ne dita. Në provimin e maturës një nxënës e pyet profesori se ç’është diktatura e proletariatit. Ai u përgjigj se diktatura e proletariatit nuk është gjë tjetër veç se regjimi fashist. Profesori i tha se kjo është çështje politike dhe po të ketë ndonjë nga të sigurimit të fuste në burg. Ai u përgjigj se kjo është një gjë e drejtë. Kur ai i thotë se si ka mundësi kjo, Vilsoni u përgjigj se njerëzit janë të vendosur për atë që kanë në tru. Më vonë u përgjigj se kjo ka ndodhur me të vërtet. (Këto mendime janë të tijat po ai del gjithmonë me një të tretë.)
    “Studenti”
    Detyrat:
    Bisedo me Vilsonin e thuaji se atij nuk i mbushet mendja që në provimin e maturës në marksizëm të jetë përgjigjur një nxënës në mënyrë të tillë. Dhe armik i betuar të jetë nuk ka mundësi që të thotë atë. Dëgjoje se çfarë do të thotë.
    Masa operative: E thëna do të shtypet dhe do vendoset në fashikull.
    Punëtori operativ
    Vesel Gjorga

    ***

    Raporti i dt.7.5.1973
    Marrë p.op.V.Gjorga
    Dhënë nga b.p. “Studenti”

    Se më dt. 20.03.1973 ai bisedon me Vilson Blloshmin i cili thotë:
    “Po të flas diçka por është me përgjegjësi mos na dalë fjala se unë kam frikë nga këto llafe mbasi njerëzit i interpretojnë ndryshe. Vendi ynë nuk ka përkrahje nga fqinjët e huaj, ne jemi i vetmi vend që s’morëm pjesë në Konferencën Evropiane. Ji me të drejtë sa të duash ti, shtetet e vogla i kanë frikë superfuqitë. Shoku Mehmet Shehu ka shkuar me pushime në Francë. Atje ka mundësi të zhvillojë bisedime me ta se do të ketë përkrahje në politikën e jashtme.
    Detyrat: Megjithëse ju e njihni rojën e shkollës pedagogjike kur të shkoni në Elbasan bisedoje me të, thuaji se kush është dhe si i ka punët me Vilsonin. Thuaji se një ditë ti më the se këta kanë frikë nga superfuqitë, por përse kanë frikë këta, po të kishin frikë këta nuk kundërshtojnë e kritikojnë shtetet imperialiste dhe revizioniste si Amerika, BS e shtete të tjera. Në Francë shoku Mehmet nuk ka shkuar për bisedime por për pushime. Dëgjo se çdo të thotë.
    Kjo do të futet në fashikullin pjesa e parë t’i kalojë punëtorit operativ Xh. Karriqi.
    Punëtori operativ
    Vesel Gjorga
    ***

    Raport:
    Marrë nga p.op. Vesel Gjorga
    Dhënë nga b.p. “Studenti”

    Burimi njofton se më dt. 20.5.1973 ai zhvilloi bisedë me Vilson Blloshmin rreth kritikës që i bëhet romanit “Dimri i vetmisë së madhe” të Ismail Kadaresë. Ndër të tjera Vilsoni tha: Ismaili është i madh si shkrimtar dhe këto kritika që po i bëhen e kanë zili. Dritëro Agolli një herë ka rrëshqitur por nuk është kapur gabimi i tij. Ja si shkruan Dritëroi në një libër të tij. Një piktor bëri portretin e një djali prej dru arre. Ky skulptori punonte me daltë në fytyrë. Një ditë shkoi në dhomën e punës së tij një piktor që e kishte shok. Por pa pritur dalta takoi në mesin e fytyrës një hekur. E nxjerrin dhe e shohin. Ishte një plumb. Plumbi që i kishte rënë arrës që në kohën e luftës. Këto ishin fjalët e Vilsonit të tregimit dhe si e mbaron thotë: po e kupton se ç’deshi plumbi në ballin e këtij djali të partizanit. Domethënë që koka e këtij djali të partizanit që luftoi nuk ka shpëtuar nga plumbi. Kjo duhet të ishte kritikuar.
    Detyrat: Do ta takoni përsëri Vilsonin dhe i thuaj se letërsia është thikë e hollë, unë mendoj se ju keni të drejtë që thoni se Dritëroi ka dash të tregojë se djali i partizanit që luftoi nuk ka shpëtuar, kot që luftoi babai i tij. Ndërsa për atë që thonë se Ismaili ka gabuar unë nuk e kuptoj mirë pse ka gabuar.
    Masat operative: Do të studiosh rrjetin shoqëror të Vilsonit në Stravaj. Meqenëse ai njihet me b.p. “Guri” që mbahet në lidhje me shefin e seksionit do të bisedohet më të për të drejtuar tek ai do të studiohen të dhënat e Vilsonit.
    Vlerësimi: Mendoj se e dhëna ka rëndësi se Vilsoni në një interpretim e shpreh pikëpamjen e tij. Vilsoni është me shkollë.
    Punëtori operativ
    Vesel Gjorgo

    ***


    Marrë p.o.p.Vesel Gjorga
    Dhanë: b.p.”Shebeniku”
    25.8.1974.
    Raport:
    Ai njofton se më d.2.8.1974 deri në datën 11.08.1974 ka qënë në zbor në Rep… Brek-plep Atje ai ka thënë në sy se oficerët dhe ushtarët e pikes i përkrahin shumë familjet e të deklasuarve si Vilson Blloshmi, Genc Lekën, Bedri Blloshmin, Hazis Dashi kuzhinier i cili është kulak.
    Këtyre oficerët u kanë dhënë më shumë dit zbori se kanë qëndruar në fakt.
    Ditën që do të ikshin ushtarë Zef Ndou ndaloj Sali Dule Omerin për ti dhënë disa libra që i kishte dhënë Vilson Blloshmi.
    Librat ishin mbledhur me një letër. Titullin ai nuk ua ka mësuar, po duhet ti dijë Saliu.
    “Shebeniku”
    Detyrat:
    Bisedo me Saliun dhe thuaj se çfarë librash kishe atë ditë, si titulloheshin ata dhe të kujt ishin. Kujt ja dhatë juve se desha dhe unë t’i lexoj.
    Sqarim: Vilson Blloshmi është me arsim të mesëm pedagogjik, është pushuar si arsimtar për të kaluarën e keqe. Në ngarkim të tij kemi të tjera.
    Masat operative: E dhëna do të shtypet në dy kopje dhe do të vendoset njëra në fashikull dhe tjetra do ti dërgohet sigurimit të repartit. Do të bisedohet me shefin e seksionit për të biseduar me Saliun për librat nëqoftëse nuk i sqaron ato b.p.
    Punëtori operativ
    Vesel Gjorga

    “Bleta” mëson frëngjisht dhe ...spiunon

    Në shtatorin e vitit 1974 bashkëpunëtori “Bleta” është takuar në dhomën e Vilson Blloshmit me Vilsonin dhe gjatë bisedës që ka bërë me të ra fjala për emancipimin e gruas dhe rolin e sajë në shoqëri. Vilsoni është shprehur: “Për mua gruaja është një lodër, një mobilie e bukur që i shtohet shtëpisë sime dhe sado që të emancipohet ajo është prapë grua”. Meqenëse “Bleta” shkonte ushtar nuk iu dha detyrë
    Por më 23 tetor 1974 “Bleta” shkoi për të mësuar frëngjisht në dhomën e Vilsonit. Atje gjeti një person tjetër, Genc Lekën. Gjatë kohës që ndenjtën në dhomë, Vilsoni diskutoi me Gencin për letërsinë dhe artin. “Bleta” kishte vërejtur se Genc Leka ishte njeri me kulturë dhe e njihte mirë letërsinë, gjithashtu ai vuri re se të dy kishin shumë libra, nga të cilët dhe të autorëve të papërkthyer në shqip si Dideroi, Shatobriani, Lamartini etj. Gjatë bisedës Vilsoni i kishte thënë se atij i pëlqenin shumë idealistët në teori, për mënyrën se si ata i kundërvihen materialistëve.
    Para se të ndaheshin, Vilsoni i tha atij se do shkonin një ditë së bashku në Tiranë ku do ta prezantonte me disa shokë që kam atje të cilët kanë njohuri të thella për letërsinë dhe artin në përgjithësi.
    Pas këtij informacioni u kërkua të studiohej kush ishte Genc Leka dhe të çfarë karakteri ishin lidhjet e tij me Vilson Blloshmin.


    Marrë p.op.Lavdim Kurti
    Dhënë: b.p. “Nogoli”
    Raport 22.03.1975
    Burimi thotë se Vilson Blloshmi nga katundi Bërzeshtë ka mbaruar shkollën e mesme në Elbasan,gjatë vazhdimit të shkollës ai ka ndenjur te Pasho Kullolli, ai thotë se Vilsoni është shumë i zgjuar. Hasan Blloshmi që është xhaxhai i tij vetëm me atë bisedon. Burimi thotë se ai para disa kohe kishte qenë për darkë tek Hasan Blloshmi, gjatë asaj nate Hasani më shumë bisedonte me Vilsonin, bile me sa i kujtohet atij bënin polemikë për vizitën e Niksonit në Kinë por konkretisht se çfarë thoshin nuk i kujtohet,vetëm se i kujtohet që thoshte Hasani se kjo vizitë ka ndonjë gjë, kurse Vilsoni hapi disa herë radion në stacionin e Prishtinës. Gjithashtu ai thotë se Vilsoni ka shumë shoqëri me Genc Lekën nga Bërzeshta që ka patur babanë të arratisur.
    Detyrat:
    Meqenëse Vilsoni punon në Përrenjas,po munde shko ndonjë ditë atje dhe mundoju që të takosh me atë, justifikimin e vajtjes në Përrenjas do ta kesh se gjoja kërkon punë për djalin. Gjatë bisedës që do të bësh me të nuk do ti hapësh ndonjë bisedë politike vetëm do qash hallin e familjes se ngele kulak përgjithmonë, nuk gjen punë për djalin,e tjera.
    Masa operative: Raporti t’i kalohet Vesel Gjorgos i cili ndjek përpunimin.
    Punëtori operativ Lavdrim Kurti
    ***
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #7
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Marrë nga p.op.Xh.Karriqi
    Dhënë nga b.p.”Studenti”
    Raport.dt.19.5.1976.
    Burimi njofton se më 7.5.1976 ai ishte tek muzeumi i fshatit Bërzeshtë. Aty shkoj dhe Vilson Blloshmi i cili nga larg i tha atij: “A ke shkrepse me vete”, desh t’i thotë me këtë si qëndron aty. Ai u përgjigj: “jo nuk kam”. Në bisedë Vilsoni qëndroi ca por nuk hapi bisedë. Ai i tha a ke marrë vesh për vëllanë që ke në burg. Ndërsa Vilsoni i tha asgjë dhe qëndronte si i turpëruar për atë, pas pak Vilsoni u nda.
    “Studenti”
    Sqarim: Vilson Blloshmi është marrë në përpunim 2A për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor.
    Detyrë: Bashkëpunëtorit ju dha detyrë që të takohet me Vilsonin dhe gjatë bisedës që do të zhvillojnë t’i thotë se ti Vilson atë ditë më the që a ke shkrepse, t’i nuk e pi duhanin përse e doje shkrepsen, apo më the mua që do t’i veshë zjarrin muzeumit. Ti e di që neve do ta ruajmë. Se e dogjën një herë dhe akoma nuk është zbuluar dhe po të dëgjojë ndonjë njeri që ne flasim kështu rrezik se dyshon se t’i ja ke vënë zjarrin muzeumit e nuk ka dalë ose luftohen si puna jote dhe imja që na hoqën babanë nga muzeu se mu arratis vëllai.
    Masa operative: Raporti do të shtypet në dy kopje ku njëra do të vendoset në dosjen e Vilsonit dhe tjetra në fashikullin e muzeumit për gjetjen e autorit të vënies së zjarrit.
    Në drejtim të Vilsonit do të aktivizohet dhe b.p.”Dardha”
    Punëtori operativ
    Xhevat Karriqi
    ***


    Marrë nga p.oper.Xh.Karriqi
    Dhënë: b.p. “Nogoli”
    Raport dt 8.6.1976.
    Burimi njofton se më 4.5.1976. ai kishte vajtur në Bërzeshtë në shtëpinë e Hasan Blloshmit atje ndodhej dhe Sami Blloshmi, Bukurosh Blloshmi e Vilson Blloshmi. Na ka ardhur keq për Bedriun si e ka punën. Vilsoni tha Burgu për burrat është.
    Sqarim: Vilson Blloshmi është në 2A për agjitacion e propagandë. Sami Blloshmi ka qenë i dënuar për agjitacion e propagandë. Është kulak. Bukurosh Blloshmi është kulak është i vëllai i Samiut e Hasanit.
    Detyrë: Bashkëpunëtori iu dha detyrë që të takohet me Vilsoni Blloshmin dhe gjatë bisedës t’i thotë se a keni marrë vesh gjë për Bedriun se çfarë ka deponuar në hetuesi se mos e ngatërrojnë për politikë meqë ne jemi të deklasuar. Dhe kohët e fundit është vënë zjarri muzeumit dhe mos është ngatërruar ai. Dhe atëherë ai do dënohet më rëndë. Gjatë bisedës thuaj Vilsonit po ty të kanë thirrur për punën e atyre librave.
    Masat operative: Do të merret dosja e arshivuar në ngarkim të Sami Blloshmit për të marrë në 2B. Në drejtim të Vilsonit do të aktivizohet b.p.”Studenti”.
    Punëtori operativ
    Xhevat Karriqi
    ***

    Vijë sjellje që do t’i jepet denoncuesit Ferit Çota për ta konsumuar gjatë bisedës me objektin Vilson Blloshmi.

    Për të vërtetuar denoncimin e bërë nga Ferit Çota më d.10.5.1976 ku bëhet fjalë për një grup personash që do të arratisen jashtë shtetit siç janë Vilson Blloshmi me gruan, Genc Leka me gruan, Xhemal Halili etj. në d.14.5.1976 do të organizohet një kombinacion për të përplasur objektin Vilson Blloshmi me denoncuesin me qëllim që biseda e tyre të dëgjohet me T.O (teknikë operative). Denoncuesi me t’u takuar me objektin t’i paraqitet aty shumë i mërzitur që nuk po i kupton gjithë këto sorollatje që i bën objekti.
    Librazhd.14.V.1976
    Miratohet
    Kryetari i degës të Punëve të brendshme Emro Kondi


    Zbardhja e bisedës së zhvilluar me përgjues

    Legjenda:
    O.Vilson Blloshmi
    B.Denoncuesi Ferit Çota.

    Mbi bisedën e zhvilluar me dt.14.5.1976. në fshatin Bërzeshtë të Rrethit Librazhd midis objektit Vilson Blloshmi me denoncuesin Ferit Çota.
    O- Ç’kemi !
    B- Rehat si dukesh ti?
    O- Kur erdhe, mua më thanë që erdhe.
    B- Kam mjaft kohë që unë të kërkoj
    O-Ulu njëherë ta marrim vesh.
    B-E paske siguruar vendin tashti ti prandaj nuk lëviz më.
    O-Ç’të bëjë edhe Vili i shkretë. Si i ke nga shtëpia a janë mirë.
    B- Mirë.
    O- Më kërkuan mua e më thanë kemi një aksion dhjetë ditësh edhe mos del ha...
    B- Po kush të tha ty që erdha unë këtu.
    O- Më tha një grua. Pashë një djalë me një çantë në dorë u rrëzua e tha do iki.
    B- Kaloi përpjetë ajo dhe pastaj u takua me ty. Ç`kemi o Vili, s’na the kurrgjë, të kemi ardhur ters.
    O- Jam lodhur fort, deri në orën dy kam punuar,tek kubikët,as drekë skam ngrënë aman - aman
    B- Jo more kush të solli këtu
    O-brigadieri .Po si e kaloni andej nga shtëpia mirë janë ?
    B- Mirë janë,me mërzitje, me dreqnina, halle.
    O- (objektivat që ka kooperativa janë gjatë aksionit i lexon në letër që e ke të shkruar)
    B- Vilson pse më le mua në Tiranë, pse ike ti e më le mua si m....i dh.... në Tiranë.
    O- Pse ika unë ?
    B- Po ti ike, the do vi në orën 8 prapë në pallatin e kulturës, s’erdhe.
    O- Në darkë
    B- Në darkë, po s’erdhe ?
    ................
    B- As gjë s’po të kujtohet
    O- Hë çfarë të thashë
    B- Hë.
    O- S’më kujtohet çfarë jo, se mbaj mend jo që jemi takuar.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #8
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    O- Unë të kam mbajtur me gënjeshtra ty?
    B- Po, po (hapet dera për të dalë) hajt mendohu mirë,se unë do të vi prapë për mos dalë i poshtër.(mbas denoncuesit del edhe objekti i cili mundohet ta marrë me të mirë.
    Punëtori operativ i T.O.
    Franko Mihali.
    Besim Ferra
    Shënim: Ngaqë kombinacioni nuk është studiuar thellë, vija e sjelljes dhe vendi i konsumimit jo e plotë, si dhe objekti s’ka besim tek denoncuesi. Dikush del nga T.O.-ja kombinacioni ka dështuar dhe pozita e objektit lë vend që të survejohet, nga qëndrimi me T.O del se është komplikuar. Pra nuk e ka sqaruar pozitën e objektit. Të mos mendojmë se ky ka heq dorë nga qëllimi i tij i keq.
    ***


    “Miratohet”
    Kryetari i degës të punëve të brendshme Emro Kondi

    Librazhd, 11.5.1976.
    Plan
    I masave agjenturiale-operative për ndjekjen e disa personave me tendencë arratisjeje.
    Më datën 9.5. 1976 qytetari Ferit Çota ka bërë një denoncim, nga i cili rezulton ndër të tjera se Vilson Blloshmi djalë kulaku, nga Bërzeshta i cili është në 2B dhe ka një vëlla të arrestuar kohët e fundit, së bashku me gruan e tij dhe Genc Feim Leka (djali i të arratisurit Femi Leka) në kontroll operativ 2B, Xhemal Halili nga Rrajca e në D.P., një person tjetër nga Rrajca dhe një shok tjetër që ka Vilsoni në Tianë, duan të arratisen jashtë shtetit me ndihmën e personit të pa identifikuar që është nga Rrajca ose nëpërmjet një personi që do të vijë ti marrë nga jashtë shtetit.
    Për të vërtetuar saktësinë e këtij denoncimi si dhe evituar arratisjen e këtyre personave do të merren masat si më poshtë.

    1- Në varësi të denoncimit që bën qytetari Ferit Çota ti jepen ati detyra që të takohet përsëri me objekti Vilson Blloshmi për të sqaruar më konkretisht cilët janë personat me të cilët do të realizohet arratisja etj.
    E kryen .E.Kondi e N.Kodra deri më 9.5.1976.

    2- Lidhur me përmbajtjen e këti denoncimi të informohet menjëherë sekretari i parë i komitetit të partisë së rrethit dhe Drejtoria e parë në ministri.
    E kryen E.Kondi deri më d. 10.V.1976.

    3- Të kalojë në shërbim të përforcuar të pjesshëm efektivi i kufirit për të evituar mundësinë e kalimit të kufirit nga personat e sipërm ose të personit për të cilin thuhet se do vijë ti tërheqë.
    E kryen E.Kondi, B Resuli deri në sqarimin e problemit.

    4-Të merren masa me njësitë të fshehta për të vërtetuar në se do të takohet në orën e caktuar sipas thënies të denoncuesit, ky i fundit me objektin Vilson Blloshmi (e kanë lënë takimin më datën 10.V.1976 ora 15.00).

    8- Të bëhet vendimi për ngritjen në 2A. të Genc Lekës, Vilson Blloshmi e Xhemal Halili.

    11-Të merret takim me b.p. “Studenti” i cili ka dhënë për objektin Vilson Blloshmi e Genc Leka e ti jepet detyrë në bazë të një vije sjellje në drejtim të objektit të sipërm për të mësuar reagimin e tyre si dhe mos i flasë gjë për problemin e arratisjes. Në këtë drejtim do të aktivizohet edhe b.p.”Nogoli” i cili ka dhënë e jep në drejtim të xhaxhallarëve të Vilsonit.

    E kryen p.op.Xh.Karriqi vazhdimisht

    13-Meqënëse denoncuesi i ka thënë Vilson Blloshmi që edhe unë kam nevojë të vi me ju dhe kam me vete dhe një revole, ti jepet nga ana e jonë një revole e sabotuar për t’ia treguar objektit i cili ja ka kërkuar këtë armë ta shikojë.
    E kryen E.Kondi.N.Kodra deri më 11.51976.

    14-Lidhur me problemin që ka dhënë denoncuesi që sipas tij objekti Vilson Blloshmi i ka thënë se personi i ardhur nga jashtë shtetit do të sjellë dy mina me sahat që do ja dërgojë personit të pa identifikuar në Rrajcë i cili do të vijë në vendin e caktuar për të ta dhënë ty e ti do mi sjellësh mua po në një vend tjetër të caktuar,do të merren këto masa.
    a) Do të organizohet vrojtimi sekret për të vërtetuar në se denoncuesit
    do ti vijnë personat në vendin orën e caktuar për ti dhënë minat.

    15-Në se objekti do të shkojë në Tiranë së bashku me denoncuesin, sipas të dhënave të denoncuesit që e kanë biseduar një gjë të tillë,të merren në survejim me qëllim që të verifikohet lidhja që ka në Tiranë objekti, vendin që do të zërë në hotel dhe nëpërmjet Degës së VIII të Drejtorisë së I do të merren masa për dëgjimin me T.O. të bisedave midis tyre simbas porosive që do ti jepen denoncuesit në vartësi me situatën. Survejimi do të bëhet me survejusit e degës II.
    E kryen E.Kondi e S.Lera me ndihmën e degës VIII deri më 15.5.1976

    16-Nëse objekti Vilson Blloshmi nuk do të shkojë në Tiranë të merren të gjitha masat për të organizuar një kombinacion me T.O. midis tij dhe denoncuesit. E kryen E.Kondi, S.Lera, e Xh.Karriqi me ndihmën e degës VIII-të.

    19-Të zhvillohet Hetuesi intensive me të arrestuarin Bedri Blloshmi për t’i kërkuar atij deponimin lidhur me veprimtarinë armiqësore që ka zhvilluar ai së bashku me lidhjet e tij për të parë se mos ka dijeni lidhur me arratisjen e vëllait dhe personave të tjerë për të cilën u fol më sipër.
    E kryen Hetuesi i çështjes Lulo Ymeri dhe e kontrolluan E.Kondi vazhdimisht.
    Punëtori operativ Spiro Lera
    ***
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #9
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Librazhd 11.5.1976.
    Miratohet
    Kryetari i degës
    P.Brenshme
    Emro Kondi
    Plan Masash

    Agjenturialo-operativ në drejtim të përpunimit në 2.A. në ngarkim të Vilson Sami Blloshmit. Nga të dhënat e marra në ngarkim të Vilson Blloshmit del se ky zhvillon agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. Më datën 9.5.1976 qytetari Ferit Çota denoncon në organet tona se Vilson Blloshmi i ka propozuar për t’u arratisur në Jugosllavi së bashku me Xhemal Halilin i cili u mor në përpunim 2A. për këtë tendencë. Genc Leka në kontrollin operativ 2B po ashtu është dhe një qytetar tjetër nga Rrajca por emri i të cilit nuk i dihet se kush është ky person.
    Me qëllim për të parandaluar në kohë arratisjen e tij së bashku me personat e tjerë të lart përmendur do të merren këto masa agjenturialo - operative.
    -Do t’i jepet një vijë sjelljeje qytetarit Ferit Çota për të zbuluar se kush është personi nga Rrajca dhe kur e kanë lënë datën për tu arratisur dhe në çfarë drejtimi do të lëvizin dhe në se kan armë dhe çfarë lloji arme kanë.
    -Meqënëse Feriti do të takohet me Vilsonin më 10.5.1976 në Përrenjas do të merret në survejim për ta saktësuar se me cilin person do të takohet dhe do të saktësohen dhe lëvizjet e tjera.
    -Me rastin e arrestimit të vëllait të Vilsonit i janë dhënë detyra b.p.”Studenti”, “Nogolit” si dhe qytetarëve Sali Vlashi dhe Bardho Qyrës për të patur nën kontroll meqenëse banojnë dhe jetojnë në këtë fshat dhe për çdo lëvizje të Vilsonit.(largim nga fshati) të na njoftojnë me këtë parullë . “Pakon e nisëm për Librazhd” gjithashtu se u është dhënë detyrë që kush vete te Vilsoni, nga janë këta persona etj.
    -Do të merren masa kontrolli dhe në drejtim të Genc Lekës i cili del që dhe ky do të arratiset me Vilson Blloshmin.
    Mbas përfundimit të këtyre detyrave të ngritura në këtë plan do të bëhet analiza e tyre dhe do të merren masa të mëtejshme.
    Punëtori operativ
    Xhevat Karriqi
    ***


    “Miratohet”
    kryetari i degës Punëve të brendshme Emro Kondi
    Librazhd, më 14.5.1976.
    Plan kombinacioni.
    Për realizimin e një “përplasjeje” midis denoncuesit Ferit Çota dhe objektit 2A Vilson Blloshmit.

    Më d.10.5.1976 qytetari Ferit Çota na denoncon se gjatë një bisede që kishte zhvilluar një ditë më parë me objektin Vilson Blloshmi, ky i fundit ndër të tjera i ka thënë se së bashku me disa persona po përgatiten të arratisen jashtë shtetit me ndihmën e një personi nga Rrajca ose të një personi i cili do të vijë nga jashtë shtetit për t’i marrë. Për të vërtetuar këto të dhëna të rëndësishme si dhe disa fakte të tjera që lidhen me provat që si mbas denoncuesit i ka bërë Vilsoni.
    Në kuadrin e detyrave të ngritura në planin e masave agjenturialo-operative përpiluar lidhur me këtë të dhënë, do të organizohet një kombinacion me përdorimin T.O si më poshtë. Denoncuesit Ferit Çota do t’i përgatitet një vijë sjelljeje për të konsumuar gjatë bisedës me objektin Vilson Blloshmi, duke u paraqitur para tij i revoltuar dhe i shqetësuar, të konsumojë çështjet më të rëndësishme që lidhen me denoncimin e bërë.
    Vijë sjelljeje do ja japë sh. N kodra para se denoncuesi të niset për në Bërzheshtë në vendin ku do zhvillohet biseda.
    Nëpërmjet sekretarit të byrosë se kooperativës së bashkuar Bërzeshtë shokut Sherif Blloshmi dhe brigadierit Bardho Qyra (AP) të cilët kanë dijeni për objektin pasi atyre u është ekspozuar për ta siguruar mos na arratiset do të merren këto masa:
    a)-Vilson Blloshmi në d. 14.5.1976 të caktohet me punë në fshat ose periferi të vendit ku do të bëhet “përplasja”.
    b)- Në orën 11.00 kur ai të shkojë për të ngrënë drekë në shtëpi do i thuhet nga sekretari i byrosë shoku Sherif Blloshmi që me të ngrënë drekë të vish në vatrën e kulturës se kam një punë për të bërë me ty.
    c)- T’i jepet objektit për të shkruar disa parulla që i shërbejnë aksionit ideologjik 10 ditor që është ndërmarrë në kooperativë dhe pasi t’i jetë dhënë puna, sekretari i byrosë ta lërë aty për të punuar duke u larguar e marrë me vete çelësin e dhomës e vatrës të kulturës me qëllim që objekti të mos ketë mundësi për t’u larguar nga vendi i “përplasjes” pasi mbetet vatra e kulturës hapur.
    d)- të merren masat e nevojshme duke ç’frytëzuar rastin e aksionit që aty rreth vatrës të kulturës në orën 13.00-14.30 të mos ketë persona të tjerë. Kjo me qëllim që denoncuesin të mos e shqetësojë kush për të zbatuar detyrën si mbas vijë sjelljes së dhënë.
    Vendi i zhvillimit të bisedës midis objektit dhe denoncuesit do të jetë vatra e kulturës të katundit Bërzheshtë, ndërsa pikë përgjimi, zyra e kryetarit të këshillit aty. Këto të parashikuara në raport me propozimin e përpiluar për këtë qëllim.
    Për të bërë provën lidhur me mundësinë e kapjes të bisedës që nga vendi i “përplasjes” deri tek pika e përgjimit, do të shkojë punëtori operativ të T.O. Franko Mihali e Besnik Ferra në orët e para të mëngjesit d.14.5.1976.
    Për të evituar mundësinë e vajtjes në vatrën e kulturës të ndonjë personi në kohën që aty ndodhet denoncuesi me objektin, do të qëndrojë në afërsi sekretari i byrosë i cili do të ndërhyjë për të tërhequr me ndonjë objekt të çfarëdoshëm (kjo të bisedohet paraprakisht) për të menduar variantin e mundshëm në se është nevoja.
    Mbas përfundimit të bisedës, denoncuesi do të largohet menjëherë, do të marrë takim me të për të marrë me hollësi prej tij si u zhvillua biseda, për të bërë pastaj krahasimin e denoncimit me informacione T.O.
    Do të bisedohet nga ana e shokut E Kondi me sekretarin e parë të komitetit të partisë që shokut Sherif Blloshmi t’i jepet leje për të mos asistuar në mbledhjen e plenumit më d. 14.5.1976, duke i thënë se duhet për të na ndihmuar në këtë kombinacion.
    Denoncuesi do të qëndrojë në Qukës ku do t’i jepet edhe vija e sjelljes dhe porositë e nevojshme dhe do të niset për në Bërzheshtë pasi të ketë njoftuar në telefon punëtorin operativ Xhevat Karriqin se janë marrë të gjitha masat e nevojshme.
    Punëtori operativ Xhevat Karriqi
    Z.V. kryetari i degës punëve të brendshme Spiro Leka
    ****


    Marrë nga op.V.Gjorga
    Dhënë b.p.”Dardha”
    Dt. 16.5.1976
    Raport
    Ai njofton se në dt. 14.05.1976 ka takuar me Vilson Blloshmin gjatë bisedës Vilsoni i ka thënë se mua më kanë arrestuar vëllanë kot. Unë kam një punë me punëtorin e policisë. Ne paskemi qenë të vuajtjeve.
    Prandaj do të më falësh: Këto biseda u bënë në Qukës. Më dt. 15.05.1976 ai ka takuar përsëri me Vilsonin. Në fillim ai e ka pyetur se si shkojnë punët se si po ecën. Vilsoni i ka thënë se jam shumë i mërzitur. Nuk e di se si do të bëhet. Kam një hall shumë të madh, po nuk e tregoj tani. Do të takohemi përsëri dhe do ta them. Më gjatë nuk u bisedua ai iku.
    “Dardha”
    Sqarim: Vilson Blloshmi është në 2A për tendencë arratisjeje kulak.
    Vlerësimi: E dhëna është me vlerë operative se objekti i shpreh b.p. se ka një hall të madh ai është i shqetësuar.
    Detyrat:
    Në takimin që do të bëni me Vilsonin do t’i thoni se ju më duket se nuk keni besim tek ne. Ti e ke një gjë po mua s’po ma tregon. E di që kur ke një hall dhe ja tregon një shoku ai do të pakësohet, se do të konsumohet me një tjetër se ti di më shumë se unë se je me shkollë. Unë e di se të kam shok dhe kam biseduar vazhdimisht me ty po ti po më mban me muhabet mua.
    Masat operative.
    E dhëna do të shtypet dhe do të vendoset në dosjen e objektit duke i kaluar p.op.Xh Karriqit.
    Punëtori operativ
    Vesel Gjorga
    ***
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #10
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Dt.1.6.1976

    Marrë nga p.op.V. Gjorga
    Dhënë: b.p. “Dardha”
    Raport
    Ai njofton se në bisedë që ai zhvilloi me Vilson Blloshmin ndër të tjera Vilsoni i tha atij se ne po vuajmë nuk rrohet kështu edhe perëndia me të keq dhe njerëzit nuk na lënë rehat Vilsoni ishte me gjithë gruan më gjatë nuk u bisedua me të.
    Detyrat:
    Ju do ta takoni Vilsonin dhe do ti thoni atij se më vjen keq që je larguar kaq shumë nga unë, nuk e di po më duket se ju nuk keni besim tek unë. Ju më thatë se po vuaj, përse po vuan nga e the ti këtë apo ke ndonjë hall nga familja. Ti thua që perëndia dhe njerëzit nuk na lënë rehat kush nga njerëzit nuk të lë rehat apo ke ndonjë grindje me ndonjë person.
    Sqarim: Vilsoni është në 2A për tendencë arratisje dhe agjitacion e propagandë me arsim të mesëm pedagogjik. Kulak. Vlerësimi i dhënë ka rëndësi se objekti flet për pakënaqësi ndaj njerëzve për mënyrën e jetesës.
    Masat operative:
    E dhëna do të shtypet dhe do t’i jepet op. Xh.Karriqit.
    Punëtori operativ
    Vesel Gjorga
    ***


    D.13.6. 1976
    Marrë p.op.V.Gjorga
    Dhënë b.p. “Dardha”
    Raport
    Ai njofton se ne datën 8.6.1976 ka takuar me Vilson Blloshmin në Qukës mbasi pinë nga një kafe e konjak, Vilsoni më tha se jemi lindur për të vuajtur dhe jo për të rrojtur si njerëz. Kur ai i ka thënë se Vilson përse thua kështu sa keq, pastaj janë ndarë. Vilsoni ka hyrë në postë edhe kur ka dalë janë takuar përsëri. Në këtë kohë ai ka thënë si qe kjo punë ai ka thënë se sikur të më vrasin nuk bëhem spiun i këtyre. Po ç’tu bëj, më është ngatërruar vëllai kot edhe e pyeta. Atij i kanë dalë shumë dëshmitarë dhe e futën kot në burg. Pastaj u ndamë se ai u takua me Xhemal Sinën nga Gurra.
    Vlerësim: E dhëna ka vlerë operative se flet për pakënaqësi ndaj regjimit në fuqi.
    Sqarim: Vilsoni është në 2A për tendencë arratisje.
    Detyra: Ju do të shkoni e takoni Vilsonin dhe do t’i thoni atij se ju një ditë kur jemi takuar më keni thënë se kemi lindur për të vuajtur e jo për të jetuar nuk të kuptova në bisedë edhe nuk më erdhi mirë që ju nuk mu shprehët lirisht mua. Nuk e di se si e ke punën a nuk më beson. Ju jeni me shkollë e keni të mesmen, por ju duhet të dini se kur bisedoj me ju më zgjatet jeta. Ju këtë nuk e bëtë përse nuk ma thoni.
    Masat operative: E dhëna do të shtypet dhe do t’i kalojë p. op. Xh.Karriqit.

    Bashkëpunëtorët që përpunonin Vilson Blloshnin
    “Burreli”
    “Guri”
    “Studenti”
    “Studenti”
    “Studenti”
    “Shebeniku”
    “Bleta”
    “Nogoli”

    Fleta e kontrollit në kartotekë:
    1- Mbiemri: Blloshmi
    2- Emri: Vilson
    3- Atësia: Sami
    4-Atëlindja: 1948
    5- Vendlindja: Bërzeshtë, Rrethi Librazhd
    6- Vendbanimi – Bërzeshtë
    7- Vendi i punës: N. N. M. Përrenjas
    8- Profesioni punëtor,
    9-Kombësia: shqiptar.
    19.Shtetësia: shqiptare


    Mbi Vilson Blloshmin në kontroll operativ 2B.
    1-Të gjendet vendimi i qenies së tij në p.p në 15.02.1975.
    2-Të merret menjëherë në përpunim në 2A si armik i klasës dhe të ecet drejt goditjes së tij.
    3-Të vihet nën kontroll postar për t’i bërë teknikë operative.
    4-Në hetuesi vëllai i tij Bedri Blloshmi të hetohet intensivisht, të shikohet çfarë mund të dijë ndonjë gjë ai për vëllanë.
    5-Me Afërdita Lepenicën të ribisedohet dhe t’i merret proces më vonë.
    6-Të luftohet për gjetjen e dy personave të tjerë.
    7-Masa të forta të merren se ky mund të arratiset. Ky ka mundësi të jetë dhe autori i dy letrave anonime.
    8-Të merret indeksi i librave që janë hequr nga qarkullimi.
    9-Të gjendet b.p. tjetër në drejtim të këtij objekti (aktivitetin e tij të ketë shtrirje edhe jashtë rrethi si në Tiranë dhe gjetkë).
    10-Të organizohet edhe kontrolli i gruas së tij.
    11-Të kërkohet biografia e së shoqes së tij, nga është dhe si është (ky bashkë me gruan mund të arratiset në Jugosllavi,ka dajën të arratisur, tani ndodhet në SHBA.
    12-Të kontrollohet në fshat dhe në brigadën e punës për lëvizjet e tij me agjenturë e me vijën e masave dhe të ketë në mbikëqyrjen ku largohet.
    Shqetësimi mbi arrestimin e vëllait dhe mund ta hedh atë në aktivitet deri në tradhti. Ky objekt të jetë në qendër të punëtorit operativ dhe drejtuesve të degës.
    Librazhd, më 17.04.1976
    Merdar Hasa
    ***


    Merr: Emro Kondi
    D.16.4.1976
    Dhanë: b.p. “Studenti”
    Raport:
    Ai njofton se në një bisedë me Vilson Blloshmin kur do të kthehej nga ndërmarrja të punojë në kooperativë, Vilsoni ndër të tjera tha: Pse më kthejnë në kooperativë çuditem se çmendojnë këta njerëz xhanëm. Ç’pretendime do të kisha unë i futur 1.500 m thellësi në tokë.
    Detyrat:
    Do të bisedosh me Vilsonin dhe do ti thoni atij se një ditë më thatë se përse më prunë në kooperativë. Unë isha futur nën tokë 1500 m në thellësi nuk të kuptova se ku e pate ti këtë edhe këtu në kooperativë mirë jemi. Po neve që e kemi lëkurën me plagë nuk na lënë rehat se kështu e ka kjo. Po të ishe ti në fuqi ose unë nuk do ti linje rehat këta,apo jo,si kur nuk i lanë prindërit e tu.
    Masa operative:
    E dhëna do të shtypet dhe do të vendoset në dosjen e Vilsonit. Do të përgatitet një vijë sjelljeje për ta konsumuar bashkëpunëtori me Vilsonin.
    Do të studiohet rrethi miqësor i objektit.
    P.operativ
    Vesel Gjorga
    ***


    Miratohet:
    Kryetari i degës p. brendshme
    D.11-08-1975.
    Emro Kondi.
    Firma
    V E N D I M
    Për kategorizimin në 2B- të Vilson Blloshmit.

    Vilson Blloshmi i biri i Samiut i datëlindjes 1948 lindur dhe banues në katundin Bërzeshtë shtresë e pasur kulak me arsim të mesëm i pa martuar,i pa organizuar, i pa dënuar. I lart përmenduri në datën 15.2.1975 u mor në përpunim paraprak me tendencën e agjitacionit dhe të propagandës, për arsye se ka komentuar me bashkëpunëtorin “Studenti” dhe “Bleta” pakënaqësi të theksuar ndaj partisë dhe qeverisë, nuk është dakord që arti ynë të përshkruhet nga një partishmëri e thellë dhe thotë mendimin që ky duhet të lihet i lirë gjatë kohës të verifikimit të këtyre materialeve na rezulton që ky objekt të ketë rënë në pasivitet nga frika se mos zbulohet kjo veprimtari e tij dhe nuk zhvillon biseda të këtij karakteri.
    Ka mundësi që ky element duke u nisur edhe nga përbërja e tij e keqe të aktivizohet në një të ardhme. Prandaj mendoj që ky person të mbahet nën kontrollin tonë, që herë pas here në drejtim të tij të aktivizohet agjentura e masat e tjera agjenturiale - operative.
    Për sa thamë më sipër
    VENDOSA:
    Që Vilson Blloshmi ta kategorizoj në kontroll operativ 2B, si person me përbërje të keqe dhe në një situatë oportune mund të riaktivizohet, të bëj ndryshimet e nevojshme në kartotekë dhe të ngrejë detyra në drejtim të tij.
    Punëtori operativ
    Vesel Gjorga
    Shefi i seksionit
    Spiro Lera

    ***
    Sekret. N.26
    Ekzemplar N.1.
    Tiranë, më 24.10.1975

    Implikim nxjerrë nga procesi i të pandehurit Kristo Pepa d.23.X.1975
    për Vilsonin në punë, në Përrenjas.

    Në procesin e dt. 23.10.1975 I pandehuri Kristo Pepa në mes të tjerave denoncon se:
    “…..Gjatë bisedës që kam pasur me Vilsonin në Përrenjas ai më ka folur se udhëheqësi kryesor I partisë, është bërë nervoz i madh dhe nuk pranon njeri të bisedojë me të, se ai nuk e priste kurrë atë gjë që i ndodhi me Beqir Ballukun. Se nga I dinte Vilsoni këto gjëra. Ai nuk ma ka treguar dhe unë nuk e kam pyetur për këtë.”
    Punëtori operativ
    Haxhi Dashi



    LISTA E PSEUDONIMEVE TË B.P. QË MARRIN PJESË NË PËRPUNIMIN E OBJEKTIT


    Kategoria Ndryshimet
    1 Bleta Informator Ushtar
    2 Studenti 230 Informator
    3 Guri 135 Informator
    4 Nogoli Agjent
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  11. #11
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    LISTA E PUNËTORËVE OPERATIV QË DREJTOJNË PËRPUNIMIN.



    Grada Emër Mbiemër Marrja Ndërprer ose shkëputur Arsyet
    1. Oficer Vesel Gjorga 1-2-976 Transferuar
    2. Oficer Xhevat Karriqi 1-III-1976


    N.17

    SHËNIM OPERATIV

    Unë Vesel Gjorga punëtor operativ në degën e punëve të brendshme mbasi u takova me Afërdita Lepenicën, mami në Sharrën Stravaj ndër të tjera ajo më tha se kam takuar para ca ditësh me Vilson Blloshmin dhe më tha se unë kam një bibliotekë shumë të pasur, lexoj shumë libra në gjuhë frënge dhe do të mësoj dhe italishten. Ne nuk jemi mirë. Flota sovjetike po shëtit nëpër Mesdhe. Një gjë do ta bëjnë ata po ja ku nuk po e bëjnë. Kur ajo I ka thënë se asnjë gjë nuk do bëjnë ata, Vilsoni është përgjigjur se ata nuk shëtisin kot këtej. Afërdita I ka thënë mos e ushqe kot atë mendim. Vilsoni është përgjigjur jo, jo unë nuk e ushqej një gjë të tillë, Vilsoni e ka ftuar Afërditën një natë për të shkuar në shtëpinë e tij.

    Lib.17.7.1975
    Punëtori operativ
    Vesel Gjorga
    ***

    B I O G R A F I
    e Vilson Sami Blloshmit


    Vilson Blloshmi i biri i Samiut dhe i Nadires, i dt.lindjes 1948, lindur dhe banues në fshatin Bërzeshtë, i martuar pa fëmijë, i pa dënuar, i pa organizuar me ushtri të kryer, me arsim të mesëm pedagogjik. Rrjedh nga një familje e pasur fshatare dhe sot kulak me shtetësi dhe kombësi shqiptare. Qëndrimi politik i familjes së tij dhe të afërmve gjatë regjimit antipopullor të Zogut nuk ka qënë i mirë. Gjyshi i Vilsonit, Selmani, gjatë asaj kohe ka qënë me përgjegjësi shtetërore dhe ka shfrytëzuar punën e të tjerëve, ka patur bujq dhe u merrte një të tretën e prodhimit. Po kështu dhe xhaxhai i Hasanit, Hajdar Blloshmi ka qënë deputet në kohën e Zogut. Haki Blloshmi kryetar komune, Bardho Leka daja i Vilsonit ka qënë officer i atij regjimi. Kushëriri i parë i tij Selaudin Blloshmi ishte me gradën kolonel në kohën e Zogut. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur familja e tij dhe gjatë okupacionit italo-gjerman në vendin tonë. Në dalje në skenë të organizatës tradhëtare të Ballit Kombëtar, si familja dhe të afërmit e tij u lidhën ngusht me këtë organizatë duke marrë pjesë aktivisht e luftuar kundër forcave partizane. Haki Blloshmi kushëriri I parë I Vilsonit ishte komandant balli për zonën e Qukësit, i cili së bashku me vëllanë e tij Shefqetin u pushkatuan nga forcat partizane në vitin 1944. po kështu dhe daja i tij Bardho Leka ka qënë me ballin dhe mbas çlirimit arratiset në Jugosllavi i cili ka vepruar si diversant kundër vendit tonë, deri në vitin 1953. për periudhën që ka vepruar si diversant është strehuar dhe ndihmuar nga xhaxhai i tij Hasan Blloshmi i cili për këtë është dënuar me 21 vjet heqje lirie. Kushëriri i parë i Vilsonit Xhevdet Blloshmi ka qënë komandant balli për fshatrat Farret dhe Stravaj dhe sot ndodhet i arratisur në SHBA. Për të cilin organet tona kanë disponuar të dhëna se ka vepruar si diversant kundër vendit tonë. Mbas çlirimit të Shqipërisë familja dhe të afërmit e tij nuk kanë mbajtur dhe nuk mbajnë qëndrim të mirë. Janë prekur nga reforma agrare e pushtetit tonë popullor. Gjatë viteve 1953 xhaxhai i tij Hasani ka strehuar diversantin Bardho Leka. Familja e tij gjatë vitit 1950 është cilaësuar kulak. Vilsoni ka një dajën e tij Rakip Spaho nga Debrova e rrethit të Pogradecit të arratisur po ashtu dy dajallarët e tij janë pushkatuar për krime kundër shtetit në 1945. Babai i tij Samiu ka qënë i dënuar me tetë vjet për agjitacion e propagandë kundër pushtetit tonë popullor. Vilsoni mbasi ka mbaruar shkollën 8 vjeçare në fshatin Bërzeshtë ka vazhduar shkollën e mesme pedagogjike në Elbasan ku të cilën e ka mbaruar në vitin 1966, por deturën si arsimtar nuk e ka ushtruar mbasi familja e tij ka qenë cilësuar kulak. Vilsoni sot punon në kooperativën bujqësore Bërzeshtë.
    Kjo biografi u përpilua nga punëtori operativ Xhevat Karriqi simbas të dhënave A.P.SH.ZH.S.R. e bashkëpunëtori “Pazari i Muzinës”.
    Librazhd më 9.1.1975
    Punëtori operativ Xhevat Karriqi

    Pjesa e tretë: Dënimi

    ***
    Mbledhja e 28 prillit 1977 e Sekretariatit të Partisë së Punës Librazhd


    Partia vendos: “Ky grup të konsiderohet si grup sabotatorësh”


    Pasi Sigurimi vendos që të shkohej drejt goditjes së Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës, ata arrestohen. Ngjitas me çështjen e tyre shtohen edhe disa të tjerë për të dhënë përfytyrimin e një grupi të organizuar, pavarësisht se dhe vetë e pranojnë se nuk kishim të bënim me persona të organizuar. Në vjeshtën e vitit 1977 zhvillohet një mbledhje e sekretariatit të Komitetit të PPSH-së së Librazhdit nën kryesinë e sekretarit të parë Sotir Koçollari, person i cili pak vjet më vonë u bë dhe presidenti i fundit i organizatës së Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë. Në procesverbalin e sotëm është rasti të shikojmë interpretimin e të ashtuquajturës “drejtësi komuniste”. Komiteti vendor i PPSH-së, ka dhënë verdiktin e tij në të gjitha ato që do të ngriheshin në pretencën e prokurorisë dhe vendin e gjykatës. Mirëpo për ta kanalizuar këtë çështje si të lidhur me veprimtari sabotuese, qëllimisht futen akuza të tilla, në mënyrë që në valën e madhe të dënimit të armiqve edhe në sektorin e ekonomisë, të përligjeshin dështimet e regjimit tek ekzistenca e njerëzve të tillë dhe pasojave që ata gjoja kishin shkaktuar. Në përfytyrimin e njeriut të zakonshëm, propaganda komuniste, e kultivuar dhe e përhapur shpesh në pjesën më të paditur dhe më të manipulueshme të vendit, krijonte bindje se armiku ishte kudo dhe se dënimi i këtij “grupi” do të sillte drejtësi apo sukses. Dhe ja tek e shikojmë sesi viheshin akuzat për dy poetë, për dy poetë që nuk e shihnin krijimin si plagjiaturë apo një send për t’u lavdëruar apo krenuar, siç ishin pjesa më e madhe e shkrimtarëve që lëvronin për jetesë e asgjë tjetër në regjimin komunist. Leximi i mbledhjes së Komitetit të Partisë, duhet kuptuar se në atë regjim nuk ekzistonte drejtësia, se një grup kriminal që qeveriste me metoda terroriste, mund të merrte peng e të vriste të gjithë ata që nuk i pëlqente e kaluara e tyre, apo se nuk mund të duronte që krijimtaria mund të burojë e të shkëlqejë nga shtresat e klasave që urreheshin.


    Komiteti i Partisë Rrethit Librazhd

    Mbledhja nr. 23 datë 28 prill 1977 e sekretariatit të Komitetit të Partisë së Rrethit Librazhd

    Sekretariati i Komitetit të Partisë Librazhd, në mbledhjen e tij, datë 28.04.1977, mori në shqyrtim këto çështje:
    1-Informim me gojë nga shokët e Gjykatës së Rrethit për procesin e grupit armiqësor të Bërzeshtës.
    2- Raport mbi gjendjen moralo-politike dhe rritjen e vigjilencës revolucionare të popullit në zonën kufitare.
    3- Disa konkluzione që dalin nga diskutimi masiv në ndërmarrjet bujqësore Librazhd, organizuar gjatë muajve shkurt-mars 1977.
    4- Pranime në Parti.
    5- Lëvizje komunistësh.
    A- Marrin pjesë në mbledhjen e Sekretariatit shokët: Sotir Koçollari, Alush Çekrezi, Faik Hoxha, sekretarë të Komitetit të Partisë së Rrethit, Hekuran Rezhda, Merdar Hasa, sekretar i byrosë së Partisë Degës së Brendshme dhe kryetar i Degës.
    B- Marrin pjesë në pikën e parë shokët: Hysen Faqolli - kryetar i Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit, Qani Lavdari - prokuror i rrethit, Sybi Sulçe - gjyqtar, Nevrije Fistaj - kryetare e Gjykatës së Rrethit.
    C- Për pikën e dytë marrin pjesë shokët: Andon Shkëmbi - sekretar i Komitetit të Rinisë së Rrethit, Ismail Lila - instruktor në komitetin e Partisë së Rrethit, Luan Gaba - komisar i repartit ushtarak Përrenjas, Bilbil Resuli - komandant i kufirit Librazhd, Hysen Karaj - sekretar o organizatës bazë të Partisë të fshatit Skënderbe, Petro Qiriazi - sekretar i organizatës së Partisë Rrajcë, Sami Çerri - sekretar i organizatës bazë të Partisë, i Postës Kufitare Qarrishtë.
    D- Për pikën e tretë marrin pjesë të ftuar shokët: Fatmir Kodra - agronom në Ndërmarrjen Bujqësore, Skënder Poçi - sekretar i organizatës bazë të Partisë ndërmarrjes bujqësore.
    Mbledhjen e drejton sekretari i parë i Komitetit të Partisë së Rrethit, shoku Sotir Koçollari. Informim me gojë nga shokët e Gjykatës së Rrethit për procesin e grupit armiqësor të Bërzeshtës.

    Shoku Sotir Koçollari: Na informoni mbi çështjen penale të sabotatorëve dhe përvetësuesve të Bërzeshtës.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  12. #12
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Shoku Sotir Koçollari: Na informoni mbi çështjen penale të sabotatorëve dhe përvetësuesve të Bërzeshtës.

    Sybi Sulçe: Në këtë çështje bëjnë pjesë 8 persona, të cilët i janë dërguar gjykatës për gjykim.
    I pandehuri Genci Leka, i biri i Bardho Lekës, në moshën 36 vjeçe, me arsim të mesëm pedagogjik, i akuzuar për krimin e sabotimit në bashkëpunim me atë të agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor, të parashikuar nga nenet 72 e 12 dhe 73/1 i Kodit Penal.
    Veprimtarinë armiqësore në formën e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor e ka filluar qysh në vitin 1968, ndërsa në formën e sabotimit në ekonomi për dobësimin e pushtetit popullor e ka filluar në qershor të vitit 1973, dhe ka vazhduar deri në momentin që u arrestua më 31.8.1976
    Agjitacionin e propagandën e ka filluar në formën e bisedave të ndryshme që ka bërë kundër pushtetit popullor, në krijimet letrare, poezitë me përmbajtje armiqësore, ka mbajtur dhe mjaft libra në shtëpi, të ndaluar. Bisedat armiqësore i ka bërë me Vilson Blloshmin e me një person me banim në Lushnje që quhet Bilbil Cani e një person tjetër nga Cërriku, Nazmi Seitin me banim në Cërrik, si dhe me dëshmitarët Dilo Omeri dhe Emine Duka. Në bisedat armiqësore që ka zhvilluar është shprehur për trajtimin e keq që i bëhej atij e pjesëtarëve të tjerë të familjes nga Partia dhe pushteti popullor. I është kundërvënë masave për revolucionarizimin e shkollave, si dhe e ka folur kundër ideologjisë së partisë….
    I pandehuri Vilson Blloshmi, person me përbërje të keqe politike, kulak. Të pandehurin Bedri Blloshmi që akuzohet për krimin e sabotimit, e ka vëlla. Siç del nga material i dosjes, është person tepër i rrezikshëm. Ka zhvilluar agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, krim i parashikuar nga neni 73/1 i Kodit Penal. Veprimtarinë armiqësore e ka filluar që në bankat e shkollës së mesme pedagogjike në vitin 1965, kur ishte nxënës dhe e vazhdoi derisa e arrestuan në vitin 1976. Veprimtarinë armiqësore e ka zhvilluar në këto forma: Ka bërë biseda me përmbajtje armiqësore me dëshmitarët Sami Hyka, Haki Bardhoshi, Fetah Blloshmi, Emine Diko dhe Afërdita Lepenica, si dhe me të pandehurit Genc Leka e Demir Blloshmi.

    Shoku Alush Çekrezi: Si do të quhej grupi?

    Sybi Sulçe: Nga të dhënat, del se nuk janë të organizuar, sepse disa prej tyre kanë bërë edhe propagandë.

    Shoku Sotir Koçollari: Forma e tyre e organizuar del plotësisht, pasi secili prej tyre, në mënyrë të vetëdijshme kanë dashur të rrëzojnë pushtetin popullor dhe të sabotojnë ekonominë e kooperativës bujqësore.

    Shoku Sybi Sulçe: Atëherë të 8 të pandehurit do të futen në një nen?

    Merdar Hasa: Pse thua që Vilson Blloshmi nuk hyn në këtë grup. Ai hyn, dhe kjo vërtetohet nga thëniet e të tjerëve që ky ka përvetësuar.

    Shoku Sotir Koçollari: Kush konsiderohet më kryesori?

    Shoku Sybi Sulçe: Genc Leka. Nga të dhënat e dosjes del se Vilson Blloshmi është për agjitacion e propagandë, me sa ka dosja. Prova nuk kemi për përvetësim, nuk ja vërtetojmë dot.

    Shoku Sotir Koçollari: Unë kam mendimin se këta janë grup i organizuar, bile edhe në bazë të një platforme në bindjen e tyre. Zbulimi i këtij grupi është meritë e punës së organeve të punëve të brendshme, rritja e vigjilencës së tyre etj. Ky grup ka vepruar në mënyrë të tillë deri tani për mungesë të vigjilencës së kuadrove në kooperativë, në organizatën bazë të Partisë. Këta e kanë bërë këtë për prishjen e pushtetit popullor. Imagjinoni se do të hidhej në erë Ura e Bushtricës ishte një dëshirë e të pandehurit Vilson Blloshmi dhe ky e dëshiron të ketë, dhe nuk e realizoi vetë, por kurdisi këtë plan imagjinar. Kreu i këtij grupi them se janë Genci Leka dhe Vilson Blloshmi, pjellë e armikut të klasës të cilët e kanë kurdisur të gjithë grupin. Këto jo vetëm i kanë mbajtur këto libra, por i kanë lexuar dhe frymëzuar prej tyre. Kanë pasur dhe shkrime të tyre për përmbysjen e pushtetit popullor dhe jo vepra e poezi. Vilsoni është më i zgjuar nga të tjerët dhe aktin nuk e pranon se e di që e pret pushkatimi. Ndërsa për Rexhep Sulën mund të bëhet shkallëzimi; këta pas një burgu, do të kthehen për ndërtimin e socializmit.
    Ky grup të konsiderohet si grup sabotatorësh. Në krye të grupit Genci e Vilsoni, sepse këta kanë nxitur këta të tjerët, i kanë frymëzuar. Argumente për këtë ka dhe përmbajtja e problemit është e qartë se ky është nxitës, si dhe i sjell dëm diktaturës së proletariatit. Për shkallën e dënimit ju gjykojeni vetë dhe mos u nisni se aprovohet apo jo lart, por nga krimi që kanë kryer secili.
    Jam dakord që gjyqi të bëhet këtu, të përgatitet mirë, të ngrihet me forcë lufta e klasave, të jetë një pretencë e fortë politike ideologjike dhe e përgatitur mirë. Gjykatat të ruajnë plotësisht ngjyrën e katit e qëllimit që kishin për minimin e pushtetit popullor. Megjithëse do e zhvillojmë këtu, masat e sigurimit nuk duhen nënvleftësuar.
    Problemi i implikimit të mos dalë kaq apo aq veta. Edhe ata që do demaskohen, duhet kujdes të ngrihen të bëjnë autokritikë dhe të pranojnë gabimin. Në gjyq të vijnë njerëz që i shërbejnë gjyqit dhe jo kush të mundë.


    Hetuesia, Vilson Blloshmi nuk pranon asnjë nga akuzat

    I gjendur në vështirësi, regjimit i kishin mbetur në dorë vetëm dëshmitarët e rremë

    Pas një përndjekje të gjatë, vjen edhe çasti i arrestimit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e Vilson Blloshmit është gjetur edhe një ditar i vogël në gjuhën frënge që mesa duket ka vërtetuar aspektin “agjenturor” të poetit Vilson Blloshmi. Është një ditar normal që mund të mbajë çdo njeri në çfarëdo kushtesh që ai mund të jetojë. Përgjithësisht nga koha kur punonte në minierë. E megjithatë një ditari të zakonshëm i janë bërë disa shënime për “rrezikshmërinë e tyre”. Ato janë:
    “-15 prill: Turni i parë. Njerëzit mbajnë mbi vete nganjëherë emra falsë.
    -24 prill: Pasnesër në shpinën time do të jenë 26 vjet. Kjo ditë nuk do të festohet nga unë as tani kurrë. Humnera të gëlltit këtë ditë të tmerrshme.
    -21 qershor: Punë...Vjersha të bukura të shkruara nga unë. Lexuar nga miku im Genc”.
    Por sikurse ndodhte në dënime të tilla, i gjithë mekanizmi për të dënuar njerëz të pafajshëm ishte gati të funksiononte. Gjenden sakatë që ishin profesionistë në rolin e “dëshmitarit”, hartohen akuza që nuk gjejnë zbatim, tregohet zell i madh në propagandimin e të gjitha këtyre gjërave para popullit, duke mos qenë thjeshtë një dënim. Jo më kotë në deklarimin e tij ai shprehet:
    “Unë akuzën që më bëhet nuk e pranoj në asnjë mënyrë, ajo për mua është e rreme dhe si e tillë doemos është e papranueshme”.
    I pyetur nga hetuesi Merdar Hasa më 8 gusht 1976, Vilsoni tregon për jetën e mundimshme që ka bërë. Gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak ka nisur të mësojë intensivisht frëngjisht.
    Duke shprehur pakënaqësinë pse ai ishte i vetmi nga të 208 nxënësit e diplomuar që nuk u ishte dhënë e drejta të jepnin mësim, kishte shkruar një poezi, ndërsa përpara hetuesit shprehet me fjalët:
    “Kam shprehur mërzitërinë time dhe dëshpërimin tim për mos sistemimin tim në punë, mbasi vitet kalonin dhe unë vazhdoja të punoja në prodhim. Këtë e konsideroja si thyerje para dëshirës sime, u bëra pesimist. Unë Vilsoni, përsa i takon sistemimit tim në punë, nuk u llogarita midis njerëzve e shokëve që mbaruam bashkë, por midis klasave të vdekura, njerëzve të vdekur, sepse siç e thashë, merret për bazë e kaluar e familjes sime dhe qenia kulak. Për poezinë e mësipërme unë kam dashur të them se jam më i gjallë se të vdekurit”.



    Procesverbal mbi pyetjen e të pandehurit Vilson Blloshmi. Datë 11 gusht 1976

    Unë hetuesi i Degës së Punëve të Brendshme, M.Hasa, mora në pyetje të pandehurin Vilson Blloshmi.

    Hetimi fillon ora 07.00 dhe mbaron në orën 11.30.

    Hetuesi:- Na shpjegoni i pandehur çfarë literature tjetër të huaj keni lexuar vitet e fundit, si keni reflektuar ndaj përmbajtjes së tyre dhe me kë keni diskutuar me to?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Nga literatura e huaj kam lexuar Stendalin, Hygon, Myze, Zolan, Balzak, Bodler etj. Qëllimi që unë i kam studiuar këta autorë të huaj ka qenë për të rritur horizontin kulturor, apo për të krahasuar në përkthime tekstin në shqip me origjinalin në gjuhën frënge, dhe nga ana tjetër për kuriozitet. Veç autorëve, unë u kam marrë gjërat pozitive dhe nuk kam marrë asgjë negative. Lidhur me sa kam mësuar nga studimi i këtyre shkrimtarëve të huaj, nuk kam diskutuar me njeri...

    Hetuesi: Na shpjegoni çfarë keni biseduar me persona të ndryshëm, duke krahasuar artin dhe letërsinë borgjezo-revizioniste me artin dhe letërsinë tonë?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Nuk kam biseduar me asnjë njeri, duke krahasuar nivelin e artit e të letërsisë borgjeze me artin dhe letërsinë tonë...

    Hetuesi:- Pse dhe me çfarë qëllimi keni marrë disa pjesë nga Bodleri dhe i keni hedhur në bllokun tuaj, kur i keni marrë dhe nëse keni biseduar me njeri këto pjesë?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Një sonet nga Bodleri e kam marrë me qëllim krahasimi me përkthime të Nolit dhe të tjerat më tepër për kuriozitet. Aty kam marrë edhe poezi ku kam për qëllimisht anën konstruktive të strofës (anës teknike). Për këtë kam bërë para 2-3 vjetësh, d.m.th. nga viti 1972-1973. Këto pjesë nuk i kam diskutuar me asnjë njeri....

    Hetuesi: Kur shpjeguat rrethin tuaj shoqëror, veç të tjerave folët edhe për B.Canin nga Rrethi i Lushnjes. Në çfarë kushtesh jeni njohur me këtë person dhe nëse keni zhvilluar ndonjë bisedë me karakter politik e letrar-artistik? Si e njihni ju këtë njeri, sidomos përbërjen politike të tij dhe qëndrimin e tij aktual?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Këtë e kam njohur kur vinte tek njerëzit e gruas së tij, të quajturit Genc Leka nga Bërzeshta dhe me prezantimin këtij të fundit. Më kujtohet se për herë të parë e kam njohur para 3-4 vjetësh dhe me B. Canin jam takuar gjithsej 2-3 raste në katundin Bërzeshtë, dhe një rast kam qenë vizitë në shtëpinë e tij në Plug të Lushnjes. Veç bisedave miqësore e shoqërore, nuk kemi bërë ndonjë bisedë tjetër me karakter politik e letrar-artistik me B. Canin. Di se ka qenë deri më 1975 arsimtar në fshatin Hysgjokaj të Lushnjes, ka mbaruar universitetin për degën letërsi. Di gjithashtu se babai i tij ka qenë në burg, sepse ka qenë i dënuar, unë nuk e di. Ka disa njerëz të afërt në Jugosllavi dhe ka pasur korrespodencë me ta. Mbasi di dhe që i kanë ardhur dhe pako me mallra, si për shembull një orë dore e markës "Darvil", të cilën ma ka shitur mua, Vilsonit, me çmimin 1000 lekë. Këtë orë unë e kam marrë nëpërmjet N. Lekës, vjehrrës së tij...

    Hetuesi:- Nëse e keni këtë orë aktualisht dhe dini se në çfarë rruge ka hyrë ajo brenda kufijve të RPSH?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Orën e markës "Darvil" e kam aktualisht unë, Vilsoni. Di vetëm që kjo orë i ka ardhur nga jashtë shtetit B. Canit, se në ç'rrugë, nuk e di.

    Hetuesi: Çfarë keni tjetër për të thënë i pandehur lidhur me sa u pyetët më sipër?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Përsa u pyeta më sipër dhe u dhashë shpjegime, ata janë ashtu siç u shpjegova dhe nuk kam asgjë për të shtuar ose sqaruar.

    Procesverbalin pasi e lexova, vërtetoj se thëniet e mia janë shënuar drejt.

    ***
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  13. #13
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Librazhd, sot më datë 10 shtator 1976 unë L.Kondili, hetues i Degës së P. Brendshme Librazhd, rimora në pyetje të pandehurin Vilson Blloshmi.

    Pyetja filloi në orën 21.30 e mbaroi në orën 01.30

    Hetuesi:- Na shpjegoni ju i pandehur mbi përvetimet që keni bërë ju vetëm e në bashkëpunim me persona të tjerë.

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Unë nuk kam vjedhur asgjë në pasuri të kooperativës, as vetëm dhe as në bashkëpunim me persona të tjerë. Në lidhje me librat që janë në shtëpinë time dhe janë me vulë, unë them se në kohën që i kam marrë dhe i kam lexuar më kanë ngelur pa i dorëzuar. Kështu që më kanë ngelur në shtëpi....

    Hetuesi:- Na shpjegoni ju i pandehur se me cilët persona keni zhvilluar agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor?

    I pandehuri Vilson Blloshmi:- Unë nuk kam zhvilluar agjitacion e propagandë. Tjetër gjë nuk kam ç'të them.

    I lexoj dhe i nënshkruaj.

    ***

    Pyetësia e 15 shtatorit 1976. Pyetja e Vilson Blloshmit fillon në orën 18.00 dhe mbaron në orën 20.00)

    Hetuesi: Në procesin e datës 12.8.1976, ju i pandehur, keni thënë se meqenëse ju nuk u është dhënë e drejta për të ushtruar profesionin e arsimtarit, kjo ju bën që të mendonit dhe të ndjenit pakënaqësi kundër pushtetit popullor, i cili ia u kishte privuar këtë të drejtë? Çfarë keni dashur të thoni me këtë? Dhe kur ju ka lindur kjo pakënaqësi?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Është e vërtetë se nuk më ka ardhur mirë që nuk më është dhënë e drejta për të ushtruar profesionin si arsimtar, pasi kam mbaruar shkollën e mesme pedagogjike. Kjo nuk më është dhënë se unë kisha përbërje të keqe politike. Kjo më ka lindur pasi unë mbarova shkollën e mesme në vitin 1966....

    Hetuesi:- Në një nga blloqet tuaja është shkruar nga ju: "Kur e tanishmja është e tmerrshme, njeriu jeton me kujtesën e të kaluarës, por çengel për mua as e kaluara, as e tashmja nuk më qetëson aspak, por më hidhëron më tepër, brenda meje rritet dita-ditës". Çfarë keni dashur të thoni ju i pandehur me këtë?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Unë në vitin 1972 e shikoja veten time të mërzitur dhe jetën time e shikoja të tmerrshme, prandaj unë jetoja me kujtesën e të kaluarës, unë në këtë vit isha i sëmurë.

    Hetuesi: Këtë shënim ju i pandehur e keni bërë në vitin 1974, atëherë si është e mundur?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Unë jam me shkarje stomaku.

    Hetuesi:- Çfarë të kaluar kujtoni ju i pandehur?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Unë kujtoja të kaluarën e jetës time.

    Hetuesi: Çfarë të kaluar kishit ju i pandehur, kur ju në kohën që jeni rritur, babai juaj ka qenë në burg për agjitacion e propagandë?

    I pandehuri Vilson Blloshmi:- Këtë kujtesë me të kaluar të keqe kujtoja unë, atëherë unë isha bërë pesimist për jetën. Më poshtë them se unë kam kaluar, se kur unë si të kaluarën dhe të tanishmen kisha të keqe; unë mërzitesha dita-ditës më tepër.

    Hetuesi:- Përse ju i pandehur e shikonit të tanishmen të tmerrshme?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Kjo ishte një mërzitje e imja, prandaj unë kam shkruar kështu.

    Për sa thashë më sipër, i lexoj dhe i nënshkruaj me firmën time.


    ***
    23 shtator 1976. Hetuesit L. Kondili, heton Vilson Blloshmin. Pyetësia filloi në orën 21.00 dhe mbaroi në orën 24.00

    Hetuesi: Na shpjegoni ju i pandehur mbi veprimtarinë tuaj armiqësore?

    I pandehuri Vilson Blloshmi:- Unë nuk kam ç'të them në lidhje me këtë.

    Hetuesi:- Nëse ju i pandehur keni pasur ndonjë shok me emrin Kiçi?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Në vitin 1973 unë punoja në Stravaj. Aty jam njohur me H. Bardhoshin i cili ishte nga Qukësi dhe punonte shofer aty. Ai më ka dërguar edhe një letër, më kujtohet se ai më ka shkruar në letër që unë të mos mërzitem, pasi ishte koha që unë isha pushuar nga puna.

    Procesverbalin pasi e lexoj, e nënshkruaj.


    ***

    Më 2 shkurt 1977 hetuesi i degës së punëve të brendshme, Librazhd, “intelektuali i ndritur” Lulo Ymeri harton procesverbalin mbi përfundimin e hetimeve ndaj të pandehurit Vilson Blloshmi. Ky i fundit deklaron: “U njoha me materialet që kam në ngarkimin tim për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. Unë nuk pranoj asnjërin nga dëshmitarët, ata gënjejnë. Në jetën time kam patur tre pakënaqësi. E para u ndave nga shokët që nuk punoj në arsim. E dyta mu dënuan prindërit dhe unë ngela në vuajtje e mundime që nuk kish kush kujdesej për mua, më shumë kjo merr formën e keqardhjes. E treta pushimi im nga puna si arsimtar. Kjo është e tëra. Gjë tjetër nuk pranoj”.



    Intrigat dhe kombinacionet e gjyqit të poetëve

    Intrigat e një procesi të fabrikuar, nuk mund të kryhen pa përdorur teknikat e stërholluara të dëshmive false të cilat “kopsisin” procesin. Sigurisht në këtë “kontribut” përfshiheshin sipas modeleve të gatshme edhe individë që vuanin dënimin si edhe të tjerët. Kontributin ato e vazhdonin edhe në dhomat e izolimit apo qelitë e burgjeve, ku merrnin “uratat” për punë të mirë kundrejt një tasi supë më shumë apo ndonjë viti të shkurtuar nga dënimi që kishin marrë. Për fat të keq edhe në procesin ndaj poetëve, është përdorur e njëjta strategji. Individë që më vonë do të përfitonin jo pak, por 8 vjet ulje dënimi ishin “provuesit” e akuzave ordinere që u ishin vënë qëllimisht poetëve për të komprometuar rolin e tyre dhe për t’i paraqitur sa më të përbaltur para opinionit publik, i cili duhej patjetër të shihte armikun e klasës me veti të tilla që kishin të bënin me grabitjen e përvetësimin. Para opinionit duhet të paraqiteshin njerëz që kishin në plan grabitjen e ndonjë kilogrami groshë, të damkosur nga origjina e tyre klasore, e jo dy poetë e vëllai i njërit prej tyre të planifikuar për goditje në kuadër të planit të përgjithshëm të goditjes
    I pandehuri Demir Blloshmi që jepte e merrte letra në mënyrën më të çuditshme ishte kontradiktor në ato që shprehte para hetuesve. Çuditërisht ai deklaronte të njëjtat gjëra që kishte aktakuza e prokurorit dhe po ato që kishte vendosur mbledhja e drejtuar nga sekretari i parë i PPSH-së së Rrethit Librazhdi, sh.Sotir Koçollari. “Koordinimi” i apo përputhja e këtyre deponimeve nuk ka sesi të mos sjellë trishtim. Për më shumë le të ndjekim ballafaqimin. Aktivizimi i këtyre njerëzve bëhej kur e si ta kërkonte nevoja. Aktivizimi ishte në këtë rast afatgjatë.
    Më 21 janar 1977 hetuesi Lulo Ymeri ka ballafaquar Demir Blloshmit dhe Bedri Blloshmin. I pyetur në e njihte Bedri Blloshmin, Demir Blloshmi përgjigjet:
    “Atë e njoh, është Bedri Blloshmi, atë e kam patur shok dhe kemi kaluar mirë. Bshkë kemi vjedhur në kooperativë dhe me shokë të tjerë. Në fund të vitit 1974, Bedriu së bashku me fisn e tij kishin shkuar në zbor në Fushë – Studë (fshat i Librazhdit – shënim) në tunele. Një pasdite ai erdhi në fshat . u takova me të te kroi i dashit dhe unë e pyeta nga vinte. Bekriu më tha se po kthehej nga zbori të cilin e bënte në Fushë – Studë për hapjen e tuneleve dhe vinte të merrte disa plaçka, tesha fjetje e ushqime dhe do të shkonte përsëri me zbor. Në këtë bisedë ra fjala për goditjen e Beqir Ballukut për të cilin Bedriu më tha se do të kishim shpëtuar ne kulakët po të kishte fituar Beqir Balluku dhe nuk do të shkonin për të hapur tunele si tani. Unë i thashë si ja këput edhe ti Bedri. Ai më tha se unë e kisha mirë zborin pasi nuk bën tunele si puna jonë por në pikën e Qukësit. Gjithashtu në një rast tjetër, aty në muajt shtator ose tetor të vitit 1973, mbasi unë, Bedriu dhe shokët e tjerë kishim bërë dy – tre vjedhje në kooperative, u takova me Bedriun te kroi i dashit. Meqenëse unë kisha frikë se mos zbuloheshin, i thashtë Bedriut si do të veje halli jonë, shumë po vjedhim, u bë vazhdë vjedhja në kooperativë. Bekriu mbasi dëgjoi më tha: “Ti paske qenë gomar, ne mallin e kooperativës po vjedhim, ne nuk kemi si ta dëmtojmë ndryshe kooperativën. Ne duke vjedhur fitojmë të ardhura për vete, dëmtojmë kooperativën. Unë i thashë mirë o Bedri dhe kështu pas kësaj bisede ne vazhduam vjedhjet në kooperativë deri sa u arrestuam”.
    Pasi pyetet, Bedri Blloshmi thotë:
    “Ato i dëgjova, nuk janë të vërteta, unë nuk po marr vesh pse Demiri flet në këtë mënyrë. Është e vërtetë se unë kam punuar në Fushë – Studë, po këto që thotë ai nuk i pranoj”.


    Kush e goditi “grupin”

    Mbi rolin e Demir Blloshmit në proces del edhe dëshmia e tij e fundit në gjykatë teksa shprehet:
    “Veprën e kam kryer dhe e kam pranuar sinqerisht qysh në fillim. Jam treguar i penduar. Unë kam dhënë një ndihmë të madhe në zbulimin e demaskimin e këtij grupi. Kishte vend për një dënim më të vogël. Me qëndrimin tim kam bërë përpjekje për një kthesë në botëkuptimin tim”.


    Kontradiktat e Demir Blloshmit

    Pyetet i pandehuri Demir Blloshmi
    Pyetje: Çfarë bisedash keni zhvilluar ju me të pandehurin Bedri ose në prani e tij me persona të tjerë në lidhje me përvetësimet tuaja?
    Përgjigje: Në një rast unë i kam thënë Bedriut si shumë po vjedhim, ai më tha vidh se mall derziave është. Po ashtu Bedriu ka qenë në një rast i pranishëm kur unë kam biseduar tek vija e ujit me Genc Lekën, i cili siç ju kam shpjeguar më tha mua si e keni punën me Mihanen, me atë mbajeni mirë se nuk i zbulon njeri vjedhjet tuaja, mbasi ajo është komuniste dhe tek ajo nuk dyshon njeri. Bedriu qëndronte në këmbë. Në atë kohë ne ishim duke vaditur te blloku i legateve.
    Pyetet i pandehuri Bedri Blloshmi:
    Pyetje: Çfarë keni për të thënë pas deponimeve të të pandehurit Demir?
    Përgjigje: Ato nuk janë të vërteta, unë nuk kam qenë fare në atë vend i pranishëm. Kur paska biseduar ky me Gencin. Demiri mos ngatërrohet.


    Plani i gjykatësit për të përgatitur persona që do diskutonin në gjyq

    Gjykatësi në planin e masave kërkonte nga prokurori që në radhë të parë të bëhej një gjyq politik e ideologjik

    Fundi i një procesi të turpshëm, si tregues i të ashtuquajturës “drejtësi komuniste”
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  14. #14
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Përndjekja e vëllezërve Blloshmi dhe më e Genc Lekës ka ardhur tashmë në pikën e saj të fundit. Një gjyq popullor zhvillohet në qendër të Librazhdit. Partia merr masat që çdo gjë të shkojë sipas planit. Duhet që “armiku” të demaskohet dhe spektakli të realizohet që të tjerët të rrinë urtë e të forcojnë frikën ndaj këtij pushteti.
    Shënimet e lëna nga gjykatësi Sulçe e që ndodhen në dosjen përkatëse hetimore – gjyqësore në ngarkim të “grupit” të Bërzeshtës e tregojnë më së miri aksioni politik të ndërmarrë nga Partia e Punës vendore e Librazhdit për dënimin e vëllezërve Blloshmi dhe Genc Lekës.

    Mit’hati, qyqari i parë i planit të Sulçes

    Është gjetur edhe personi i parë që do bënte të zellshmit për të kërkuar dënimin me vdekje para se të fillojë procesi gjyqësor, sipas shënimit të gjyqtarit Sulçe. Ky ishte një farë Mit’hat nga Bëzeshta. Ishte përzgjedhur si më gjakësori dhe më i përshtatshmi për të goditur armikun e klasë. Mit’hati nga fshati çohet nga radhët e para ku e kishin futur dhe bën më trimin e më të fortin përballë disa njerëzve të lidhur me pranga. I joshur nga armiqësia ndaj armiqve të klasës që do të rrëzonin pushtetin që ai shërbente, Mit’hati kërkon që armiqtë të varen në mes të Librazhdit pa qenë nevoja të bëhej gjyq fare. Sigurisht që një palo gjyq do të bëhej, por Mit’hati kështu duhej të shprehej. U ngazëllua salla e kinemasë nga fjalët e mëdha të Mit’hatit. Plasi duartrokitja frenetike, u dëgjuan fjalët “kriminelët në litar”, rroftë ky e poshtë ai, etj. Pas këtij ekzistimi procesi ka vijuar sipas pikave të tjera që ka përcaktuar Sulçe.

    Plani i masave i Sybi Sulçes

    Sybi Sulçe ishte një njeri i dalë nga e ashtuquajtura “drejtësi komuniste”. S’ka dyshim që nga ajo që shkuan është një komunist fanatik, padyshim mitoman e huqali teksa grafomaninë e tij e ka shprehur në shënimet në lidhje me këtë proces. Partia i ka dhënë dorë të lirë. I entuziazmuar, gjykatësi Sybi Sulçe harton planin e masave për një gjykim që do të zgjasë një javë. Për problemet organizative ai shkruan:
    “I.Problemet organizative
    1.U bisedua me shokët e partisë së rrethit. Në mbledhje të sekretariatit mori në analizë organizimin e gjykimit më datë 28 prill 1977. Gjyqtari i çështjes bëri më parë relacionin e çështjes. Në këtë mbledhje veç sekretarëve të Komitetit të Partisë, mori pjesë kryetari i Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit, sh.Hysen Faqolli, si dhe titullarët e degës punëve të brendshme, prokurorisë dhe gjykatës.
    2-U konkludua që gjykimi të bëhet në kinemanë e qytetit me pjesëmarrjen e personave që do të caktohen si kuadrot e kooperativës bujqësore, aparatit të Komitetit të Partisë, Komitetit Ekzekutiv të KP të rrethit si dhe kuadrove e punonjësve të ndërmarrjeve dhe institucioneve qendrore.
    3-Për përgatitjen e opinionit shoqëror do të merren këto masa:
    a-Nën drejtimin e Komitetit të Partisë do të bëhen mbledhjet e organizatave bazë të partisë dhe kuadrove të sektorëve të kooperativës bujqësore Bërzeshtë.
    b-Një instruktor i Komitetit të Partisë Librazhd bashkë me një punonjës të gjykatës do të përgatiten disa persona për të diskutuar në gjyq.
    c.Diskutimet do të bëhen në këto drejtime:
    -Të zhvillojmë drejt e me vendosmëri luftën e klasave. Të rrisim vigjilencën revolucionare ndaj elementëve armiq e keqbërës.
    -Mbi problemet e letërsisë është fryma reaksionare e dekadente e letrave dhe shkrimeve të të pandehurve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, lufta që duhet të bëjmë kundër tyre.
    -Mbrojtja dhe forcimi i parreshtuar i diktaturës së proletariatit, detyrë e rëndësishme për etapën që kalon vendi ynë. Ku synonte veprimtaria e grupeve të reaksionit.
    -Mbi mbrojtjen e bazave ekonomike...
    -Mbi ndryshimet e mëdha që janë arritur në vendin tonë, në rreth, kooperativë bujqësore të Bërzeshtës dhe si e kanë paraqitur këtë grupi i sabotatorëve.
    -Roli dhe figura morale, aksionet, shkolla revolucionare, edukimi i rinisë. Si i kanë shtrembëruar këto grupi armiqësor.
    4.Të përgatitet vendi ku do të zhvillohet gjyqi – kinemaja, të pajiset me gjithë materialet e nevojshme si dhe materialet propagandistike, parulla e citate nga materialet e partisë e sh.Enver, kryesisht mbi luftën kundër armiqve, forcimin e diktaturës së proletariatit, vigjilencën revolucionare, luftën e klasave.
    5.Do të bisedohet paraprakisht me prokurorin e rrethit që do të marrë pjesë në gjyq për të:
    -Bashkërenduar veprimet që gjykimi të zhvillohet në lartësinë e duhur e të bëhet gjyq politik e ideologjik në radhë të parë.
    -Lidhur me ndërhyrjet që prokurori do të bëjë gjatë gjykimit, të përcaktohen momentet dhe përmbajtja e tyre.

    II-Problemet juridiko – ligjorë (shpjegohen deri në interpretim idiot pikat kodit penal – shënim)

    III-Probleme politiko – shoqërore.
    1.Pasi u bisedua me sekretarin e parë të KP të Rrethit dhe titullarët e degës, prokurorisë dhe gjykatës, u konkludua që vendimi të punohet në të gjithë rrethin në bazë fshati e lagje. Vendimi do të punohet nga punonjësit e komitetit të partisë, pushtetit në rreth, gjykatës, prokurorisë dhe degës.
    2.T’i bëhet relacion Gjykatës së Lartë:
    -Zhvillimin e gjykimit dhe përfundimin.
    -Pikësynimet e grupit të sabotatorëve dhe përvetësuesve.
    -Rrjeti i gjerë i personave që janë përfshirë në veprime armiqësore dhe anormale.
    -Ku i kanë drejtuar veprimet armiqësore të pandehurit.
    -Mbi komprometimin e shumë kuadrove dhe kuadrove.
    -Mbi vigjilencën e ulët që ka ekzistuar në sektorin e Bërzeshtës, zbutje të luftës së klasave.
    -Mbi të metat e dobësitë e theksuara në hetimin e përfundimit të çështjes penale të sektorit të Sigurimit dhe hetimit të degës.
    -Mbi jehonën që ka bërë ky gjyq në gjithë Rrethin e Librazhdit dhe pjekuria politike e ideologjike që manifestohet në gjyq.
    -Mbi kërkimet e pjesëmarrësve në gjyq, për dënimin kapital të Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës.

    3.T’i bëhet relacion Komitetit të Partisë së Rrethit:
    -Mbi disa të dhëna kryesore që rezultuan në gjyq.
    -Mbi vigjilencën e ulët, zbutjen e luftës së klasave që kanë ekzistuar në kooperativën bujqësore dhe sektorin Bëzeshtë.
    -Komprometimin e shumë komunistëve dhe kuadrove të kësaj kooperative dhe kuadrove të saj dhe veprimet keqbërëse.
    -Mbi personat që kanë bërë veprime kriminale në kuadrin përvetësimeve të kryera që nuk janë proceduar dhe duhet të demaskoheshin e këshilluar prapë.
    -Mbi disa të meta e dobësi lidhur me ruajtjen dhe administrimin e prodhimeve bujqësore.
    -Mbi disa masa që duhen marrë për të metat e dobësitë që janë vërejtur në këtë kooperativë.
    -Mbi të metat e dobësitë e parregullsitë e sektorëve të Sigurimit dhe Hetuesisë së degës punëve të brendshme Librazhd.

    Gjyqtari
    Sybi Sulçe

    Dënimet e dhëna

    Gjykata e Librazhdit sipas planit “Sulçe” gjykoi çështjen më 6 – 13 qershor 1977. Pasi u zhvillua procesi sipas parashikimit më 13 qershor 1977 mori këto vendime:
    -Genc Leka i arrestuar më 31 gusht 1976, u dënua me vdekje, pushkatim.
    -Vilson Blloshmi i arrestuar 5 gusht 1976, u dënua me vdekje, pushkatim
    -Bedri Blloshmi arrestuar më 3 prill 1976, u dënua me 25 vjet burg
    I dënuari tjetër Demir Blloshmi, që pohonte se “e kishte ndihmuar drejtësinë” i dënuar me 18 vjet burg, me dekretin nr.7147, datë 9.9 1987 të Presidiumit të Kuvendit Popullor iu fale dënimi i mbetur (8 vjet)
    . Në vitit 1987 me anë të një dekreti iu falën 8 vjet dhe u la i lirë.
    Ndërsa Bedri Blloshmi u lirua në mars 1991, duke mos përfituar asnjë ditë

    Formulimi i gjykatës

    1-Genci Bardho (Feim) Leka, për krimin e sabotimit, në bazë të nenit 72 e 12 dhe 28 të Kodit Penal dhe për krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor dhe në bazë të nenit 73/1, të Kodit Penal, dënohet me vdekje, me pushkatim, me konfiskimin e pasurisë, si dhe me humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.

    2- Vilson Sami Blloshmi, për krimin e sabotimit, në bazë të nenit 72 e 12 dhe 28 të Kodit Penal dhe për krimin e agjitacionit e propagandës kundër pushtetit popullor dhe në bazë të nenit 73/1, të Kodit Penal, dënohet me vdekje, me pushkatim, me konfiskimin e pasurisë, si dhe me humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.

    3- Bedri Sami Blloshmi, për krimin e sabotimit dhe në bazë të nenit 72 e 12 dhe 28 të Kodit Penal e dënon me 25 (njëzet e pesë) vjet të heqjes së lirisë dhe me konfiskimin e pasurisë, si dhe me humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.


    Letra e familjarëve për Hoxhën, Shehun dhe Hazbiun

    Në një letër drejtuar Enver Hoxhës, Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut, familjarët e Vilson dhe Bedri Blloshmi (nëna Nadire dhe gruaja e Vilsonit, Diana) shkruajnë:
    “Në datën 3 prill 1976 dhe në datë 5 gusht 1976 nga organet e punëve të brendshme të Rrethit Librazhdit, më janë arrestuar djemtë e mi, i pari Bedri Blloshmi dhe i dyti Vilson Blloshmi dhe më datën 13 qershor 1977 i pari u dënua me 25 vjet dhe i dyti me vdekje. Ne si familje gjatë periudhës së arrestimit nuk kemi pasur dijeni mbi akuzat e tyre dhe as jemi dakord me vendimin e gjykatës së Librazhdit se kam besim se djemtë nuk kanë kryer faje të rënda siç i kanë akuzuar, prandaj kërkojmë nga partia dhe qeveria që vendimi i tyre të rishqyrtohet nga njerëz kompetentë dhe idealistë të partisë dhe po të rezultojë e kundërta ne do t’i dënojmë për fajet që kanë kryer”.

    Letra e familjarëve për kryetarin e Gjykatës së Lartë

    Unë i nënshkruari Sami Blloshmi nga katundi Bërzeshtë i Rrethit Librazhd, parashtroj lutjen time sa më poshtë:
    “Më datën 5 gusht 1976 nga organet e Rrethit Librazhd është arrestuar djali im Vilson Sami Blloshmi dhe mbasi u mbajt 10 muaj hetuesi, më datën 13 qershor 1977 ju pre dënimi me vdekje. Ne familja e tij i lutemi Gjykatës të ketë mëshirë dhe zemërgjerësi t’i fali jetën”.
    Por për komunistët nuk ekzistonte drejtësia.

    Ekzekutimi

    Vendimi u shpall në Librazhd, më 13 qershor 1977. Pasi u kryen dhe formalitet e tjera,
    Vilsoni dhe Genci u pushkatuan mesnatën e 17 korrikut 1977 në vendin e quajtur Përroi i Firarit në Librazhd. Pushkatimi makabër, mbylli një histori përndjekjeje nga fëmijëria deri atë çast kur një togë policësh shënonin gurin e radhës së krimit të diktaturës së proletariatit për të cilën gjaku ishte si karburanti, pjesë e vampiritetit të një regjimi kriminal.

    Gazeta 55
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Tema të Ngjashme

  1. Polifonia Popullore
    Nga Eni në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 23-05-2023, 16:43
  2. Lista e 813 personave në kërkim nga Interpoli
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 29-12-2014, 10:16
  3. Libra te rinj
    Nga dodoni në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 11-01-2012, 21:14
  4. Kishat, Famullite dhe Misionet... ne Shqiperi, Kosove etj.
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 18:11
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •