55
--
Speciale/
Si u ndoqėn nga Sigurimi i Shtetit Vilson Blloshmi dhe Genc Leka1>
(10.08.2008)
Njė dosje me 3 pjesė, pėrndjekja dhe denimi i poetėve tė njohur
Krimet e komunizmit nė Shqipėri
Pjesa e parė: Pėrndjekja e Genc Lekės
Njė proces gjyqėsor politik ėshtė fundi i njė pėrndjekje tė gjatė. Para tij ka qenė njė ndjekje e stėrgjatė e organeve tė Sigurimit tė Shtetit, e cila ngelej nė heshtje nuk dilte asnjėherė nė dritė. Sot kemi menduar tė zbulojmė disa prej tyre, nė mėnyrė qė tė kuptohet mė mirė roli i sigurimsave tė Shqipėrisė nė shkaktimin e fatkeqėsive tė shumta njerėzore nė vendin mė tė varfėr tė Europės.
Kemi pėrzgjedhur pėrndjekjen e dy poetėve, Genc Lekės dhe Vilson Blloshmit. Nė disa numra nė faqet e gazetės do tė shpalosen dhjetėra plane agjenturore, kombinacione, vijė sjellje pėr bashkėpunėtorėt, emra thuajse tė palakuar, etj. Po tė kemi parasysh se jeta e tyre u fik nė 17 korrikun e vitit 1977 nė njė vend tė shkretė maleve tė Librazhdit, do tė na duhet tė kthejmė kokėn e tė shohim se sa e gjatė ishte pėrndjekja e tyre.
1959/Fillimi i pėrndjekjes sė madhe
Genc Leka ishte vetėm 18 vjeē, nxėnės nė pedagogjiken e Elbasanit, kur mė 16 shkurt 1959 nga dega e punėve tė brendshme Elbasan bėhet kėrkesa mbi kontrollin e personit nė kartotekėn e I dhe tė II tė agjenturės dhe tė elementit kundėrshtar. Nė kėrkesė thuhej:
Ju lutem, kontrolloni dhe na njoftoni mė qartė se figuron i regjistruar nė evidencat operative tė kartotekės I dhe tė II personi i poshtėshėnuar:
Mbiemri: Leka
Emri: Genci
Baba: Bardho (Feim)
Datėlindja: 1941
Vendlindja: Bėrzeshtė Librazhd
Vendi i punės: Shkolla Pedagogjike
Profesioni: student
Partiteti: pa parti
Kombėsia: shqiptar
Shtetėsia: shqiptar
Qėllimi i kontrollit: pėr kategorizim
Pėr lexuesin e zakonshėm kėto terma janė tė panjohura. Pėr tė sqaruar kėto, po themi se pėrpunim paraprak quhej kontrolli i vazhdueshėm qė i bėhej punės sė armikut me anėn e agjenturės. Pėrpunimi paraprak fillonte mbi baza dyshimi, por ai nuk duhej tė ishte mė i gjatė se 6 muaj. Gjatė kėsaj kohe duhej tė vėrtetohej qė kishte prova mbi veprimtarinė e tij. Tė gjithė elementėt qė pėrpunoheshin aktivisht regjistroheshin nė kartotekėn e II nė 2A dhe 2B.
Nė 2B kategorizoheshin tė gjithė ata qė nė tė kaluarėn kishin zhvilluar veprimtari armiqėsore por qė atė ishin joaktivė. Kishte rėndėsi e kaluara e personit apo e familjes qė i takonte shtresave tė pėrmbysura si ish-pronarė, ish-kulakė, nėpunės, profesorė, funksionarė politikė tė regjimeve tė tjera, etj. Nė 2A regjistroheshin tė gjithė ata elementė armiq qė zhvillonin veprimtari kundėr pushtetit komunist. Nė kėtė kategori do tė regjistroheshin Genc Leka dhe Vilson Blloshmi.
Tė dy poetėt ishin nga familje tė regjistruara pėr tu goditur. Tashmė ishin rritur dhe Sigurimi i kishte prenė e vet.
Miratimi nga kryetari i degės tė punėve tė brendshme Elbasan, kolonel Shim Kolli i vendimit pėr ndryshimin e kategorisė nga pėrpunim paraprak nė kategorinė 2B
Tepėr sekret
Elbasan, mė 13 prill 1960
Unė punėtori operativ i degės sė punėve tė brendshme Elbasan kapiten i II Fetah Veizi mbasi studiova dosjen formuare tė kategorisė tė pėrpunimit paraprak me materialet pėrkatėse nė ngarkim tė Genc Lekės nga katundi Bėrzeshtė i Rrethit Librazhd dhe tash student nė Pedagogjiken Elbasan.
Gjeta:
Genc Feim Leka dhe i Nergjizesė lindur nė katundin Bėrzeshtė me banim nė Elbasan, student nė shkollėn pedagogjike, me origjinė shoqėrore fshatar i mesėm, i pa martuar, pa parti, i besimit mysliman i padėnuar ndonjė herė, mė shtetėsi dhe kombėsi shqiptare venė nė pėrpunim paraprak mė 16 mars 1959.
Mbas ēlirimit Genci ka qenė nė moshė tė vogėl ndėrsa prindėrit dhe tė afėrmit e tij nuk kanė mbajtur qėndrim tė mirė. Nė vitin 1951 ėshtė arratisur i ati nė Jugosllavi, ku ėshtė vėnė nė shėrbim tė UDB-sė. Ka tė arratisur njė dajė, njė tė ekzekutuar dhe njė nė burg.
Ėshtė vėnė nė pėrpunim paraprak nė dt. 16 mars 1959, si element i dyshimtė, i cili mban lidhje korrespondencė me tė atin dhe dajėn e tij qė ka tė arratisur por nga kontrolli i bėrė gjatė kėsaj kohė nuk rezulton tė zhvillojė aktivitet aktual, pėr tė qenė nėn kontrollin tonė dhe i regjistruar nė kartotekėn e elementit kundėrshtar tė jetė nėn kontrollin e vazhdueshėm.
Vendosa:
Qė tė bėj ndryshimin e kategorisė nga pėrpunim paraprak nė 2/B me qėllim qė mos shpėtojė nga kontrolli i organeve tė sigurimit tė shtetit.
Propozuesi: punėtori operativ Fetah Veizi
Shefi i seksionit II kapiten I Avni Mehmeti
Genci ushtar nė Cėrrik. Sigurimi nga pas
Dega e punėve tė brendshme Librazhd me shkresėn e sajė nr. 125 datė 4 shtator 1966 na shkruan pėr Genc Lekėn:
Nė repartin 4037 Cėrrik tė rrethit tuaj ėshtė duke kryer shėrbimin ushtarak Genc Feim Leka nga katundi Bėrzeshtė i kėtij rrethi. Kohėt e fundit i janė pushuar nga arsimi gruaja dhe motra e tij pėr arsye se janė me qėndrim tė keq, prandaj lutemi tė mbahet nėn kontroll tė vazhdueshėm Genci dhe sa herė ti jepet leje pėr tė ardhur pranė familjes tė njoftohet kjo degė.
Zv/ kryetari i degės Punėve tė Brendshme
Emro Kondi
Porosia e shkruar: Vangjel! Merr nėn kontroll ushtar Genc Feim Lekėn nga Bėrzeshta mbasi familja e tij nuk ka qėndrim tė mirė. Dhe nė rast se largohet pa leje menjėherė tė njoftohet dega e punėve tė brendshme Librazhd.
21 tetor 1966
Kontrolli nė ushtri
Aprovohet
Zv/kryetari i degės punėve tė brendshme Emro Kondi
Librazhd: 13 korrik 1966
Vendim
Mbi dosjen e pėrpunimit nė 2/B
Unė punėtori operativ i degės sė punėve tė brendshme Librazhd, Ibrahim Meta mbasi mora dhe studiova dosjen nr. 109 nė 2B nė ngarkim tė Genc Lekės,
Gjeta:
Genc Leka i biri i Bardhos, me datėlindje 1941 lindur dhe banues nė katundin Bėrzeshtė tė Rrethit Librazhd, fshatar i mesėm i martuar, pa parti, kombėsi dhe shtetėsi shqiptare pa gjykuar dhe dėnuar ndonjėherė, ish arsimtar nė katundin Zdranjsh dhe tani ėshtė duke kryer shėrbimin ushtarak nė repartin nr. 4037 Cėrrik. I pėrmenduri ėshtė vėnė nė pėrpunim me datėn 13 maj 1960 si bazė e babait tė tij qė ėshtė i arratisur dhe vepron si diversant kundėr vendit tonė. Me qenė se i pėrmenduri tani ka shkuar ushtar,
Vendosa:
Me dosjen formulare nė 2B tia transferoj degės se punėve tė Brendshme Elbasan qė tia dėrgoj Sigurimit tė repartit nr.4037 Cėrrik. Me qellim qe i pėrmenduri tė mos mbetet jashtė kontrollit.
Punėtori operativ Ibrahim Meta
Plani i masave tė Sigurimit kundėr Genc Lekės
Aprovohet
Sekret Nr. 43
Kryetari i degės
Emro Kondi
Plan masash
Nė drejtim tė objektit tė pėrpunimit Genc Leka
Me dt. 19 20 nėntor 1970 nė degėn e punėve tė brendshme Lushnjė duke qenė prezent shokėt nga dega VIII te Drejtorisė sė Parė u analizua problemi Era meqenėse nuk ėshtė sqaruar plotėsisht pozita armiqėsore e kėtij objekti pėr kėtė u mendua tė vazhdohet edhe pėr njė periudhe pėrpunimi i tij duke patur parasysh dhe kėto detyra:
1. Meqenėse bashkėpunėtori Burreli, ka nxjerre si lidhe tė tij objektin, tė trajtohet me njė vijė sjelljeje tė studiuar duke qenė nė takim me zv/kryetarin e degės.
E kryen L. Kurti
2. Nėpėrmjet pushtetit tė propozohet pėr ta sistemuar nė pune nė sharrėn Stavraj Gencin (punėtor ose nėpunės), kjo me qellim pėr ta kontrolluar me ane te bashkėpunėtorėve Guri dhe Pazari i Muzinės tė cilėt i kanė tė gjitha mundėsitė dhe kredinė pėr ta kontrolluar. Kjo tė kryhet brenda muajit janar 1971 nga zv/kryetari i degės.
3. Nga tė dhėnat qė mund tė japin bashkėpunėtorėt e mėsipėrm studiojnė dhe mundėsinė e pėrgjimit me teknikė operative ne qendrėn e punės. E vazhdueshme e kryen punėtori operativ L. Kurti.
4. Nėpėrmjet pushtetit te shikohet mundėsia e transferimit tė arsimtares E. D. nė katundin Berzeshtė. Kjo me qellim pėr ta drejtuar tek Eleni Leka (gruaja e Gencit) nė tė njėjtėn kohe tė vendoset ne strehim ne shtėpinė e P. Lekės qė ėshtė afėr shtėpisė sė objektit. Tė kryhet brenda muajit dhjetor nga zv/kryetari i degės.
5. Me anėn e degės ushtarake tė shikohet mundėsia e objektit tė vendoset nė njė repart ku tė jenė bashkėpunėtori Burreli dhe Studenti me qellim kontrolli gjate stėrvitjes dhe pėr kombinacione te ndryshme tė kryhet brenda tremujorit tė parė 1971 nga zv/kryetari i degės.
7. Te shikohet mundėsia nė dėrgimin me rastin e vitit tė ri ose pushime shkollore te bashkėpunėtori Burreli objektin tonė te Bilbil Cami nė Lushnje. E kryen L. Kurti.
8. Pėrkatėsisht te dy degėt e Lushnjės dhe Librazhdit te njoftojnė degėn e VIII tė Drejtorisė sė Parė pėr gjithēka qė do dalė nė drejtim tė tyre.
10. Ne muajin prill 1971, te analizohet problemi Era nė degėn e punėve tė brendshme Librazhd ose nė qendėr.
Punėtori operativ
Lavdim Kurti
Librazhd 25 nėntor 1970
Zgjatja e pėrpunimit tė Genc Lekės
Tiranė 30 nėntor 1970
Miratohet
Drejtori i Drejtorisė sė Parė
Lelo Sinaj
Raport propozimi
Pėr zgjatjen e afatit tė pėrpunimit nė 2A tė Genc Lekės
Konstatova
Objekti i mėsipėrm ėshtė marre ne pėrpunim aktiv me 16 dhjetor 1969 ne tendence agjitacion e propagande pėr veprimtari tė pėrbashkėt me anėn e korrespondencės qė ka shkėmbyer me kunatin e tij nė Lushnjė. Gjate pėrpunimit tė tij, megjithėse ėshtė punuar pėr realizimin e planit tė masave agjenturalo operative, por deri tani nuk kemi gjė tė konkretizojmė dhe tė denoncojmė veprimtarinė e tij armiqėsore.
Pėr kėtė lutemi tė na aprovohet zgjatja e afatit. Me qellim pėr tė realizuar njė sėrė detyrash qė janė parashikuar nė planin tjetėr tė masave agjenturalo operative.
Punėtori operativ: Lavdim Kurti
Zv/kryetari i degės punėve tė brendshme Koēo Londo
Genc Leka ndalohet tė shkojė nė Tiranė nė ditėt e kongresit tė 6-tė tė PPSH-sė
Planet e masave agjenturalo operative si dhe vijė sjelljet e dhėna nė drejtim tė pėrpunimit tė poetit
Sigurimi i Shtetit nė kuadėr tė masave qė merrte nė ngjarje tė mėdha, ia ndalonte lėvizjen kundėrshtarėve politikė tė klasifikuar si tė tillė nė kartotekat e posaēme. Njė ngjarje e tillė ka ndodhur edhe me Genc Lekėn nė nėntorin e vitit 1971 kur zhvillohej kongresi i 6-tė i PPSH-sė. ndalimi i Gencit pėr tė shkuar nė Tiranė ato ditė si dhe portretizimi nga raportet pėr tė si njeri i urtė e i sjellshėm krijojnė ballafaqime tė tilla qė provojnė kotėsinė e masave tė Sigurimit.
Pėrveē kėsaj shihen nė tė gjitha rastet vijat e sjelljeve qė japin operativėt e Sigurimit tė Shtetit nė drejtim tė ndjekjes sė objektit tė caktuar prej tyre.
Pėr objektin Genc Leka
Me qellim qė tė konkludojmė dhe tė kemi nėn kontrollin tonė operativ ushtar Genc Feim Lekėn marrė nė pėrpunim ne 2B mendoj te jap kėto detyra:
1. Te studiohet nė shkollėn e Shalėsit... dhe tė merret nė shėrbim jashtė repartit si dhe te mos i jepet leje pėr kėtė datė. Tė bisedohet me komisarin e ndėrmarrjes Sh.O. deri ne datėn 20 shkurt 1967.
2. Te vihet nėn kontroll postar deri nė datėn 1 III 1967.
3. Te drejtohet b.p. shqiponja pėr tė kontrolluar lėvizjet e tij dhe nėqofte se largohet pa leje, deri mė datėn 20 shkurt 1967 si dhe shikohet nesė harxhon lekė me shoqėrinė e tij tė pėrditshme. Kėto janė detyrat te cilat do ti ketė parasysh me qenė se ka dhėnė nė drejtim te tij.
4. Te studiohet rrethi shoqėror i tij dhe tė studiohet njė kandidat i pėrshtatshėm deri me datė 20 4 1967.
5. Te rekrutohet njė bashkėpunėtor nė drejtim tė tij deri nė fund tė muajit prill 1967.
8. Te bisedohet me komisarin e sektorit te III qė ushtar Genc Leka ka tė atin tė arratisur nė Jugosllavi prandaj tė kihet kujdes nga ana juaj pa i rėnė nė sy ose tė lindi dyshimi kundrejt tij.
Elbasan 18.3.1967
Punėtori operativ Razi Ēino
***
Aprovohet
Shefi i sektorit
Rep. 3202
Emin Meēaj
Tepėr sekret
Elbasan, 29 mars 1968
Vendim
Pėr transferimin e dosjes 2B tė Genc Lekės
Gjeta
Se objekti quhet Genci Femi Leka lindur dhe banues ne katundin Bėrzeshtė tė Rrethit Librazhd, i datėlindjes 1941, ėshtė marre ne pėrpunim ne 2 / B ne dt, 13. 4. 1960 mbi bazėn e tė atit qe ėshtė arratisur dhe ka vepruar si diversant....
I nisur sa me lart dhe duke u udhėhequr nga urdhri M.P. Brendshme mbi evidencėn agjenturalo operative.
Vendosa:
Qe dosjen me materiale nė ngarkim tė objektit ta transferoj nė degėn e punėve tė brendshme Librazhd ku do qėndrojė pėrpunimi pėr kėtė tė bėj dhe ndryshimin dhe ēregjistrimin e tij nė kartotekė ne degėn e punėve te brendshme Elbasan.
Punėtori operativ
Razi Ēino
Erdhi me 27 prill 1968
***
Lista e punėtorėve operativė qė drejtonin pėrpunimin e Genc Lekės nė vitet 1959 1976
1.Adem Demiri
2.Shemedin Dume
3.Feta M. Veizi
4.Shahin Meta
5.Ilo Dume
6.Vangjel Mekshi
7.Riza Ēino
8.Hamdi Nestori
9.Lavdim Kurti
10.Vesel Gjorga
11. Xhevat Karriqi
***
Shtese plani
Pėr Genc Lekėn me rastin e Kongresit tė 6-tė dhe 30 vjetorin e PPSH-sė.
1. Me kryetarin e kėshillit popullor tė Berzeshtės, Ramadan Gurrėn ėshtė biseduar dhe herė tjetėr pėr Genc Leken, do tė takojė me tė dhe do tė japė detyrė qė gjate kėsaj periudhe derisa tė mbarojė Kongresi i Partisė, tė mos i jepet leje njeriu pėr tė shkuar nė Tiranė, do ti thuhet kujdes tė veēantė do tė kesh pėr Gencin, nė qofte se Genci gjatė kėtyre ditėve do tė largohet nga fshati menjėherė tė na verė nė dijeni dhe te pėrcaktojė drejtimin qė do tė ketė ai.
2. Genc Leka punon si punėtor ne fermėn e Karkavecit, atje do tė bisedoj me pėrgjegjėsin e sektorit tė fermės Sali Radakun, qė gjate kėtyre ditėve qė do tė vazhdojė punimet kongresi tė mos i jepet leje asnjė punėtori.
3. Bashkėpunėtorit Studenti, do ti ngarkohet detyre qė gjatė kėtyre ditėve qė do tė vazhdojė punimet kongresi do tė takoje ēdo ditė Gencin. Do tė zhvilloje biseda me tė pėr kongresin dhe delegacionet e huaja qė do tė vinė nė vendin tonė. Nė qoftė se Genci do tė shkojė nė Tiranė, ai nė fillim do ti thotė qė gjatė kėtyre ditėve nuk do shkuar atje se mos bijė nė sy, nė qofte se ai do niset, menjėherė do tė verė nė dijeni mua. Kėtij b.p. do ti jap dhe shenjen konvencionale me tė cilėn do tė lajmėrojė, nė pamundėsi takimi gjithashtu do tė caktoj dhe njė vend sekret ku mund tė me lerė lajmėrimin me shkrim.
4 . B.p. Burreli, do tė takohet dhe do ti jepet detyra e pėrgjithshme, tė mė lajmerojė pėr ēdo person qė mund tė largohet nga fshati pėr tė vajtur nė Tirane. Kjo me qėllim qė tė marrė dijeni nė qoftė se do tė largohet Genci pėr nė Tirane apo nė Lushnje. Nuk do ti thuhet direkt pėr Gencin mbasi nuk ėshtė djegur ky objekt para se ėshtė i ri.
5. E shoqja e Gencit punon ne Qukės si shitėse dhe ėshtė kontigjente e hapur, do tė bisedoj me b.p. Diamantin qė tė afrohet me tė, tė mundohet qė tė krijojė shoqėri dhe nė mėnyre indirekte ta pyesė dhe pėr Gencin.
6. Gjithashtu ne drejtim tė tė shoqes sė Gencit do tė aktivizohet dhe arsimtarja Emine Diko qė ėshtė nė Bėrzeshtė.
Librazhd. 15 tetor 1971
Punėtori operativ
Lavdim Kurti
***
Shėnim operativ
Me datėn 17 qershor 1971 nė Qukės u takova me arsimtaren e shkollės 8-vjeēare Berzeshtė, Emine D. Gjate bisedės qė bėra me tė, ajo me tha se me 15 qershor 1971 nė Qukės u takova me Zhulin (Elenica) Leken nga katundi Berzeshtė. Me Zhulin shkuam deri ne Bėrzeshtė bashke. Gjatė bisedės qė bėra me tė ajo mė paraqitej shumė e mėrzitur pėr jetėn e saj, mė foli se po vuan shumė si familje, mė vjen keq shume pėr Gencin, burrin e saj se ai ėshtė shumė i urtė dhe shumė i sjellshėm. Emineja e pyet si keni menduar pėr jetėn tuaj. Zhuli (Elenica) thotė se kanė shpresė se mos ndryshoje politika dhe tė bėhet ndonjė zbutje e luftės sė klasave. Atėherė dhe ne do tė marrim ndonjė punė, unė mendoj pėr tė ardhmen thotė Zhuli, se po nuk ndryshoi situata, le ne qe u morėm mė qafe, por do merren ne qafe dhe fėmijėt, se do tė mbarojnė shkollėn 8-vjeēare dhe do tė mbesin tėrė jetėn me kazmė se nuk na ēojnė nė shkolle tė lartė. Se kur ti dėrgojmė me lekė tė mbarojnė studimet e larta, pėrsėri punė pėr ta nuk do tė ketė se dhe unė dhe Genci e mbaruam shkollėn por po punojmė me kazmė. Prandaj ishalla do tė ndryshoje situata, dhe pa tjetėr do tė ketė ndonjė ndryshim se jemi shume kėshtu si neve. Emineja thotė se kur bisedonim ne tė dyja ishte dhe burri i Zhulit, Genci por ai vetėm dėgjonte dhe nuk fliste.
Punėtori operativ
Lavdim Kurti
Librazhd, mė 18 qershor 1971
***
Aprovohet
Kryetari i degės Brendshme
Emro Kondi
Librazhd, 17 shtator 1971
Sekret
Plan masash
Pėr dėgjimin me teknikė operative objektin Era
Unė punėtori operativ i degės punėve tė brendshme tė Rrethit Librazhd, Lavdim Kurti, mbasi studiova situatėn operative pėr dėgjimin me teknike operative objektin e pėrpunimit ne 2A Genc Feim Leka nga katundi Berzeshtė tė kėtij rrethi nxora kėto detyra:
1. Dėgjimi me teknikė operative do tė bėhet ne pikėn e hapjes tė Quksit, mė parė se tė bėhet dėgjim tė kontrollohet vendi se ku do tė vendoset kamuflazhi dhe vendi ku do tė bėhet pėrgjimi.
2. Me ushtarėt qė kryejnė shėrbimin nė pikė nė kohen qė do tė vendoset kamuflazhi, tė organizohet njė bisede politike, me qellim qė ata te mos shikojnė hyrjen e punėtorit operativ nė vendin e pėrgjimit, si dhe ne kohėn qė do tė dalė nga vendi i pėrgjimit.
Punėtori operativ
Lavdim Kurti
Thirrja tė bėhet mė datė 17 mars 1971
********
19 prill 1975
Dhėnė nga bashkėpunėtori Shkumbini
Ai njofton se i ka renė nė sy fshatari Vilson Blloshmi, lexon shumė literature tė huaj nė gjuhėn frėnge. Ai ka shoqėri dhe miqėsi te madhe me Genci Lekėn. Genci i ka thėnė atij se Vilsoni kėtė e ka gjuhen e vet. Kėtė bisede me Gencin ai e ka bėrė nė muajin qershor tė vitit 1974.
Shkumbini
Detyrat:
Do tė bisedoni me Vilsonin dhe do ti thoni atij se ju studioni gjuhėn frėnge, pėrse e bėn kėtė ti apo mos pretendon se do na fusin neve nė punė kėta. Nė mbaruam pedagogjiken po kazmėn kemi dhe pėr tu futur nė punė nuk kemi. Dėgjoje se ēdo tė thotė.
Ndėrsa me Gencin do tė bisedoni se pėrse mė thatė ju mua se Vilsoni e ka gjuhėn e vet gjuhėn frėnge ai perse e mėson atė apo do tė futet nė ndonjė punė ne kemi vetėm kazmėn. Ti ke shumė shoqėri me te e ētė thotė se mua pak me bisedon. Megjithė qė jemi tė gjithė njėsoj.
Masa operative
E dhėna do te shtypet ne dy kopje, njė do tė vihet nė dosjen e Gencit dhe njė do tė vihet nė dosjen e Vilsonit.
Punėtori operativ
Vesel Gjorga
****
24 korrik 1975
Dhėnė nga bashkėpunėtori Studenti
Me dt. 26 qershor 1975 ai zhvilloi bisede me Gjiska Leken ne prezence tė Hasan Blloshmit. Gjiska flet tepėr e revoltuar pėr pushimin nga puna tė Zhulit. Ndėr tė tjera ajo thotė u ngeli njė muhabet kėtyre tė drejtorisė tė ndėrmarrjes 30 vjet biografi sot e biografi nesėr. Hasani qeshte dhe kur iku Gjiska tha qenka nxehur ėshtė budallaqe.
Studenti
Sqarim: Zhuli Leka ėshtė e shoqja e Gencit ndėrsa Gjiska ėshtė nena e Gencit. Ata janė tė revoltuar se e kane pushuar Zhulin nga puna si kameriere nė klubin e Qukėsit.
Detyrat:
Ju do ta takoni Gencin dhe do ti thoni atij se ju mund tė keni tė drejte pėr Zhulin por njė gjė duhet ta dini. Ajo kishte mbajtur qėndrim tė keq nė gjyq pėr kolektivin. Nuk e di si e vlerėson ajo por njė gjė duhet tė dimė ne se kėta e vlerėsojnė shume vijėn e masės. Ti thua se do ta kėrkoj deri nė Gjykate tė Lartė, perse dhe ēqėllim keni, perse nuk punon Zhuli nė kooperative. Ata po ndajnė mire tani apo jo.
Masat operative:
E dhėna do te shtypet ne dy kopje dhe njė tė vendoset nė dosje tė objektit dhe njė do tė vendoset nė fashikull nė ngarkim tė Zhuli Lekes.
Nė drejtim tė tyre do tė drejtohet dhe b.p. Pazari i Muzinės.
Punėtori operativ
Vesel Gjorga
Miratohet
Zv/ kryetar i degės tė punėve tė brendshme, Spiro Lera
Sekret
Librazhd: 16 korrik 1976
Plan masash agjenturalo operativ ne drejtim tė pėrpunimit ne 2A tė Genc Lekės
Nga tė dhėnat e marrė nė drejtim tė Genc Lekes del se ky zhvillon aktivitet armiqėsor me disa persona tė cilėt janė pjesėtarė tė familjes sė arrestuar po ashtu dhe vetė Genci ka babanė tė arratisur, dajallarėt e disa kushėrinj tė gruas tė cilėt kane vepruar si diversantė deri nė vitin 1953. Me qėllim pėr tė vėrtetuar e dokumentuar aktivitetin armiqėsor qe zhvillon ky objekt do tė merren kėto masa agjenturalo operative.
1. Te aktivizohet b.p. Studenti ne drejtim tė Genc Lekes me detyra te studiuar mbasi ky bashkėpunėtor ka dhėnė tė dhėna nė drejtim tė kėtij objekti.
E kryen punėtori operativ Xhevat Karriqi deri me 15 gusht 1976.
2. Te shikohet mundėsia pėr tė marrė nė lidhje bashkėpunėtorin e seleksionuar Burreli i cili ka mundėsi tė japi ne drejtim tė kėtij objekti mbasi ka lidhje miqėsore duke hartuar dhe njė vije sjellje pėr kėtė qellim.
E kryen kryetari i degės M. Hasa e punėtori operativ Xh. Karriqi deri me 30. 8. 1976.
3. Te studiohen personat qe e kanė mbaruar shkollėn sė bashku me objektin dhe sot nuk punojnė nė arsim pėr arsye tė sė kaluarės sė keqe politike dhe kush ėshtė nė pozite tė mirė pėr tė tėrhequr nė bashkėpunim nė drejtim tė kėtij objekti.
E kryen punėtori operativ Xhevat Karriqi deri me 30 tetor 1976.
4. Meqenese ky objekt ka lidhje miqėsore e korrespondencė me Bilbil Camin nga Lushnja tė korrespondohet me degėn e punėve tė brendshme Lushnjė se ēfarė materialesh kanė ata nė ngarkim tė Bilbil Camit dhe mundėsine e aktivizimit tė ndonjė bashkepunėtori nė drejtim tė Gencit.
E kryen punėtori operativ Xhevat Karriqi deri me 30 gusht 1976.
5. Meqenėse Genci ka korrespondence me Bilbil Camin e persona tė tjerė do tė vihet kontrolli postar po ashtu edhe e shoqja e tij mbasi objekti shkruan letra dhe i dėrgon ne adresėn e tė shoqes.
E kryen punėtori operativ Xhevat Karriqi deri me 30 korrik 1976.
8. Nga pėrpunimi qe do ti bėhet Demir Blloshmit ne dhomėn e izolimit me anėn e bashkėpunėtorit Shigjeta do te synohet se mos ėshtė pjesėtar ne grupin e vjedhėsve te Bėrzeshtes dhe objekti Genc Leka i cili ka patur pėr qellim per te demtuar e shpėrdoruar pasurinė kooperativiste.
E kryen punėtori operativ Sabri Musaj deri 30. 9. 1976.
9. Nga pėrpunimi qe i behet objektit nė 2A Vilson Blloshmi pėr agjitacion e propagande del se Genc Leka ka lidhje miqėsore me kėtė objekt. Pėr kėtė qellim do te synohet me anėn e bashkėpunėtorit Dardha pėr te nxjerre aktivitetin armiqėsor qe zhvillojnė kėto dy objekte.
E kryen punėtori operativ Xh. Karriqi deri 30. 10. 1976.
10. Nė drejtim te Genc Lekes do te aktivizohet edhe bashkėpunėtori Pazari i Muzinės i cili ka dhėnė te dhėna por kohet e fundit e shoqe e objektit ka thėnė se shkaktari qe me hoqėn nga puna ka qene bashkėpunėtori ynė. Prandaj bashkėpunėtorit do ti jepet njė vije sjellje pėr ti futur ne pėrpunim mbasi objekti i ka kėrkuar falje se nuk je ti shkaktar pėr heqjen nga puna i gruas time por janė tė tjerė.
E kryen punėtori operativ Xh. Karriqi deri 30. 11. 1976.
12. Meqenėse nga te dhėnat e datės 28 5 1974 del se Genc Leka ka miqėsi me Dule Osmėrine tė cilit i ka folur mbi shkencėn dhe vendet kapitaliste duke i krahasuar me vendin tone e biseda tė tjera me karakter armiqėsor. Pėr kėtė qellim te kontrollohet ne kartoteke nėse ėshtė evidentuar nė kontingjent ose tė ketė tė dhėna nė ngarkim tė tij. Ti bėhet biografia duke i nxjerre dhe lidhjet e tij me qellim pėr tė zhvilluar njė bisede ne drejtim te luftės sė klasave.
E kryen punėtori operativ Xh. Karriqi deri 30. 1.2 . 1976.
Punėtori operativ
Xhevat Karriqi
Letėr
Qė i arrestuari Demir Blloshmi i dėrgon tė arrestuarit Bedri Blloshmi nė dhomėn e izolimit dt. 13 gusht 1976.
Bedri nuk po merremi vesh si e ke punėn nuk e di se ku ėshtė halli qė nuk me shkruan pėrgjigje. Mos valle tė bėjnė tortura tyja, sepse unė kam 2 3 ditė qė shoh errėsirė kėtu nė korridor me shkruaj ēfarė tė bėjnė ty dhe ēfarė tė pyesin. E di qė vėshtirė e ke tė shkruash por kur tė flenė shokėt mė shkruaj dy fjale. Mos po tė kėrkojnė politik dhe ēfarė tė thonė. Tė puth Demiri. Durim dhe mbaju mos e ngatėrro veten. Pėrgjigje nė kėtė letėr.
Bedri nė rast se nuk ke mundėsi te shkruash letėr me jep shenje duke u kollitur tre herė nė nevojtore qė je mire dhe nuk ke gjė, nė rast se tė bėjnė tortura, kollitu tek dera njė here. Mbi tė gjitha pėr tė vdekur nuk ke, qėndro si trimat e trimave se unė sot do tė flas nė hetuesi dhe do tė lehtėsoj shumė. Pėr Sherifin mos bėni gabim edhe pėr Shaqėn.
Bedri tė pyes edhe njė herė si ėshtė puna pėr ēfarė tė kėrkojnė dhe pėr ēinė, pėr Gencin dhe Vilsonin apo pėr ndonjė tjetėr gjė, me shkruaj dy fjale ne dreke se unė vetėm me ty spo merrem vesh, me njeri tjetėr jo.
Plan masash i dy degėve tė punėve tė brendshme, Librazhdit dhe Lushnjės
Plan masash agjenturial operativ mbi koordinimin e detyrave pėr ndjekjen e objektit Genc Leka dhe Bilbil Camit.
Nga e dhėna e bashkėpunėtorit tė birucės Shigjeta del se implikohet edhe Bilbil Refat Cami me banim nė sektorin Plug tė Rrethit Lushnje pėr aktivitetin e pėrbashkėt armiqėsor me objektin nė 2A Genc Leka me banim nė fshatin Bėrzeshte tė Rrethit Librazhd i cili ndiqet pėr agjitacion e propagande armiqėsore ne problemin e centralizuar Gaforrja.
Kėshtu p.sh. se e dhėna e dt. 27 korrik 1976, tė bashkėpunėtorit Shigjeta dega e punėve tė brendshme Librazhd e implikon edhe Bilbilin qė ka asistuar nė njė bisede, duke qenė nė shtėpinė e Genc Lekes nė prani te Demir Blloshmit i arrestuar nė degėn e punėve tė brendshme Librazhd. Gjė pėr tė cilėn Genci ėshtė nė panik se mos Demir Blloshmi e denoncon pėr aktivitet e mėsipėrm nė hetuesi. Gjithashtu ne dosjen formulare tė Genc Lekes ka mjaft letra tė kontrolli postar me pėrmbajtje armiqėsore qė ja ka dėrguar Bilbil Cami.
Mbi bazėn e kėsaj situate operative dhe pėr te vėrtetuar aktivitetin e pėrbashkėt armiqėsor, tė merren kėto masa tė pėrbashkėta agjenturiale operative midis dy degėve:
Dega e punėve tė brendshme Librazhd
1. Tė gjitha materialet qė do tė dalin nga procesi hetimor dhe tė dhėnat e agjenturės tė birucės dhe tė dhėnat e agjenturės terrenit qė pėrpunon lidhjet e Genc Lekes e Demir Blloshmit, nė tėrėsi tė problemit Gaforrja ku implikohet Bilbili dhe Reko Cami ti dėrgohen degės punėve tė brendshme Lushnje pėr tė forcuar kontrollin ndaj tyre.
2. Do te saktėsohet koha e ardhjes ne Bėrzeshtė tė Bilbilit dhe gruas se tij Reko Cami dhe nėpėrmjet bashkėpunėtorit Shigjeta do tė sqarohet ēfarė hollėsira tė tjera di ai (i arrestuari Demir Blloshmi) pėr veprimtarinė e pėrbashkėt armiqėsore midis tij, Genc Lekes dhe Bilbil Camit nė Lushnje.
E kryen punėtori operativ Sabri Musaj ne vazhdim.
5. Me njoftimin qe do te merret dega e punėve te brendshme e Lushnjes pėr ardhjen e Bilbilit dhe gruaja e tij nė Librazhd me pseudonimin Pakua 51 pėr Bilbil Camin dhe Pakua 52 pėr Reko Camin, tė merren masa te forta kontrolli ne drejtim te tyre, duke aktivizuar bashkėpunėtorin Pazari i Muzinės, Studenti dhe Dardha qė pėrpunojnė lidhjet e problemit Gaforrja. Gjithashtu te merren masa pėr tė evituar mundėsinė e arratisjes se tyre nė kėtė situate te goditjes se lidhjeve tyre ne Librazhd.
E kryen punėtori operativ Xh. Karriqi ne vazhdim.
7. Arrestimi i Demir Blloshmit ka krijuar shqetėsim dhe panik nė lidhjet e tij dhe sidomos tek Genc Leka, mbi kėtė baze do tė forcohet kontrolli nė drejtim te Gencit, i cili ka mundėsi tė realizojė arratisjen jashtė shtetit bashkė me Bilbil Camin qė del nga njė e dhėnė e pavėrtetuar e bashkėpunėtorit tė birucės Shigjeta me atė pėrmbajtje dhe me sa implikon Bilbilin do ti dėrgohet degės Lushnje qė tė dy janė lidhje tė arratisurish.
E kryen punėtori operativ Xh. Karriqi ne vazhdim.
8. Nė kuadrin e kėtyre problemeve dhe ndjekjes sė elementit tė mėsipėrm, do punohet pėr zbulimin e autorit tė dy letrave anonime dhe tė djegies sė muzeut nė fshatin Bėrzeshtė. Se mos njė veprimtari tė tille e ka kryer Genc Leka, Bilbil Cami etj.
E kryen punėtori operativ Xh. Karriqi vazhdimisht.
Dega e punėve tė brendshme Lushnje tė kryeje kėto detyra
1. Tė merren masa me anėn e bashkėpunėtorit Alpinisti dhe pėrgjegjėsin e sektorit Plug e pėr informacion pėr lėvizjen jashtė rrethit Bilbil Cami dhe tė gruas se tij Reko Cami.
E kryen punėtori operativ S. Myftiu e B. Dalani ne vazhdim.
2. Tė behet kontrolli ne kartoteke i Bilbil Camit pėr tė parė se ka materiale te arkivuara nė kartotekė tė studiohen ato dhe letėrkėmbimi midis kėtij dhe Genc Lekes dhe nė pėrfundim tė vendoset mbi pozitėn e tij mbi mundėsine e marrjes nė pėrpunim paraprak.
E kryen S. Myftiu deri ne 30 gusht 1976.
6. Bilbil Cami tė pėrfshihet nė listat me tendence arratisje dhe tė njoftohen rrethet kufitare pėr ta patur parasysh. Me tė gjitha ato raste qė Bilbil Cami do tė kėrkojė leje pėr nė kėto rreth nėn pretekste tė ndryshme tė njoftohen degėt pėrkatėse me radiogram.
Kryhet nė vazhdim.
7. Meqė Bilbil Cami ėshtė evidentuar si lidhje e dyshimtė me tė huajt, tė merren masa tė forta kontrolli ndaj tij sa herė qė do vijė nė Lushnjė ose rrethe tė tjera vizitore. Pėrfaqėsues grupe e shoferė nga tė cilėt do kėrkohet pėr tu takuar me Bilbilin ose anasjelltas me ata. Pėr kėtė problem do ti jepet detyra agjentit Alpinisti pėr tė na njoftuar nė kohė.
E kryen B. Dalani e S. Myftiu ne vazhdim.
Shėnim: Analiza e detyrave tė kėtij plani do tė bėhet mė dt. 30. 10. 1976.
Shef i sektorit I, Besim Dalani
Kryetar i degės punėve tė brendshme, Merdar Hasaj
Lushnjė 2 gusht 1976
***
Marrė: punėtori operativ S.Musaj
Dhėnė nga bashkėpunėtori Shigjeta
Raport i dt. 25 mars 1976
Burimi njofton se Demir Blloshmi nė vazhdim tė bisedave i kishte thėnė atij se Genc Leka mė ka porositur tė kem kujdes mbasi tė dėnohem se Sherif Merdani duke qenė nė kamp u dėnua prapė. Tani i thotė Demiri atij, pėr Genci Lekėn tė kam thėnė pak, por po ta detyrojnė kėta Gencin qė tė flasė ai do tė nxjerre shume gjera pėr veten e tij. Kėta pėr vete e kanė mirė, jetojnė si kralat, kanė ēdo gjė, u vjen tek dera, po nė tė shkretėt po vuajmė, punojmė ditė natė dhe vuajmė pėr bukėn e gojės, ēfare po i shijojmė ne kėsaj jete. Se ta kishim ditur se do na kishte dalė kėshtu kjo punė do tė kishim ikur, por vetėm nuk iket.
Nga Quksi iku dhe Haki Yryku i vėllai i Shahin Yrykut, ai pati mbaruar pėr arsimtar, u njoh me njė arsimtarė nga Korēa dhe ikėn tė dy. Hakiu ndodhet nė Belgjike dhe ēon letra se ėshtė mire. Dhe kėta tė shtėpisė se tij thonė se ai i ka te gjitha. Thonė se ka kėrkuar tė kthehet dhe ka mundėsi nėqofte se e kanė dėrguar kėta.
Shigjeta
******
Pjesa e dytė: Pėrndjekja e Vilson Blloshmit
Raportimi: Vilsoni mban librat e Dideroit, Shatobrianit, Lamartinit
I dyti i pėrndjekur qė ekzistonte nė kartotekat e Sigurimit tė Shtetit ishte Vilson Blloshmi. Nuk kishte si tė ndodhte ndryshme. Duke filluar nga babai i tij, familja e Vilsonin konsiderohej nga regjimi si reaksionare dhe si tė tillė ishin dėnuar nga gjykatat komuniste. Por procesi gjyqėsor ishte vetėm njė anė pak e dukshme. Kėtu zgjidheshin disa mėditės pėr tė dėshmuar, disa tė tjerė pėr tiu bashkuar akuzės dhe nė fund bėhej ajo qė i shėrbente edhe edukimit masiv. Procesi gjyqėsor ėshtė akti i fundi i njė persekutimi tė zgjatur. Pas tij, kur bėhet publik, ai vazhdon nė burg dhe nėse kishte fatin tė jetoje edhe pas tij. Por le tė shikohet sesi ruhej Vilson Blloshmi, si raportohej ai nga bashkėpunėtorėt e Sigurimit.
Pjesa e dytė. Pėrndjekja e Vilson Blloshmit
Burimi njofton se ai mė dt. 19.08.1970 ishte takuar me Vilson Blloshmin katundi Bėrzeshtė, gjatė rrugės Vilsoni me atė biseduan pėr ēėshtjen e arsimit. Vilsoni midis tė tjerave thotė: Ke marrė vesh gjė pėr ne, si do tė vejė kjo puna jonė, a do tė na fusin edhe ne nė arsim apo jo, ai thotė nė seminarin qė patėm ne, nuk u fol asgjė pėr kėtė punė. Por ju mos u mėrzitni se mundet tu futin. Vilsoni thotė, neve me shpresė kemi pritur deri tani, po nuk ėshtė gjė, nuk u duruaka mė, ai i thotė pse ēfarė do tė bėsh kur nuk pritke. Vilsoni thotė nuk bėhet gjė por dhe kėshtu nuk rrihet mė. Erdhėn persona tė tjerė dhe biseda u ndėrpre.
Burreli
Detyra: takoju pėrsėri me Vilsonin dhe gjatė bisedės qė do tė bėsh me tė i thuaj, nė kėto gjėra duhet pasur durim se nuk bėhen me njėherė, ti dhe unė duhet tė durojmė mė shumė se ashtu i kemi dhe rrethanat. Mua mė ėshtė vrarė vėllai kurse ty tė ėshtė futur nė burg babai dhe xhaxhai. Mundohu tė krijosh mė shumė shoqėri me Vilsonin, mė qėllim qė ai tė tė besojė ty pėr ēdo gjė.
Punėtori operativ
(Lavdim Kurti)
Firma
***
Marrė: P.OP. Nevit Kasa
Dhėnė b.p. Guri
Raport dt. 19.09.1972
Burimi njofton se mė dt. 03.09.1972 ai u takua me Vilson Blloshmin nė Stravaj dhe aty nė bisedėn me tė Vilsoni tha: -A dėrgove ndonjė fėmijė nė shkollė. Dhe ai i tha neve kėta nuk na japin bursė e shkollė, ndėrsa ushqejnė dhe u japin shkollė elementeve tė jashtme nga shtete tė ndryshme prandaj tha shko e thuaju nuk kujdeseni pėr ne, por do tė ndreqni tė tjerėt nga jashtė. Ai i tha se nuk na duhet aq gjatė ne, por shiko puno.
Vilsoni kishte ardhur nė Stravaj pėr tė marrė lekėt nė llogari tė sharrės.
Detyrė:
1-B.p. nuk iu ngarkua detyrė sepse b.p. nuk ka mundėsi tė bjerė nė kontakt me tė.
Sqarim: Vilson Blloshmi ėshtė i biri i Samiut janė kulakė, i ati dhe xhaxhai i tij janė dėnuar pėr aktivitet armiqėsor, sot tė lirė.
Masa operative: Raporti ti jepet punėtorit operativ Vesel Gjorgės.
Nė drejtim tė tij tė shihet mundėsia e drejtimit tė ndonjė b.p. meqenėse nė katundin e tij kemi agjenturė tė mirė.
Punėtori operativ
Nevit Kasa
***
Dt. 7.11.1972
Marrė nga V. Gjorga
Dhėnė nga b.p. Studenti
Raport:
Burimi njofton se nė bisedėn qė ka zhvilluar me Vilson Blloshmin nga katundi Bėrzeshtė para 10 ditėsh ndėr tė tjera ai i ka thėnė se kur ishte nė shkollė, ti duhet ta dish se ne Blloshmajt kemi qenė, jemi dhe do tė jemi, pavarėsisht se sot urrehemi. Po do na vijė edhe ne dita. Nė provimin e maturės njė nxėnės e pyet profesori se ēėshtė diktatura e proletariatit. Ai u pėrgjigj se diktatura e proletariatit nuk ėshtė gjė tjetėr veē se regjimi fashist. Profesori i tha se kjo ėshtė ēėshtje politike dhe po tė ketė ndonjė nga tė sigurimit tė fuste nė burg. Ai u pėrgjigj se kjo ėshtė njė gjė e drejtė. Kur ai i thotė se si ka mundėsi kjo, Vilsoni u pėrgjigj se njerėzit janė tė vendosur pėr atė qė kanė nė tru. Mė vonė u pėrgjigj se kjo ka ndodhur me tė vėrtet. (Kėto mendime janė tė tijat po ai del gjithmonė me njė tė tretė.)
Studenti
Detyrat:
Bisedo me Vilsonin e thuaji se atij nuk i mbushet mendja qė nė provimin e maturės nė marksizėm tė jetė pėrgjigjur njė nxėnės nė mėnyrė tė tillė. Dhe armik i betuar tė jetė nuk ka mundėsi qė tė thotė atė. Dėgjoje se ēfarė do tė thotė.
Masa operative: E thėna do tė shtypet dhe do vendoset nė fashikull.
Punėtori operativ
Vesel Gjorga
***
Raporti i dt.7.5.1973
Marrė p.op.V.Gjorga
Dhėnė nga b.p. Studenti
Se mė dt. 20.03.1973 ai bisedon me Vilson Blloshmin i cili thotė:
Po tė flas diēka por ėshtė me pėrgjegjėsi mos na dalė fjala se unė kam frikė nga kėto llafe mbasi njerėzit i interpretojnė ndryshe. Vendi ynė nuk ka pėrkrahje nga fqinjėt e huaj, ne jemi i vetmi vend qė smorėm pjesė nė Konferencėn Evropiane. Ji me tė drejtė sa tė duash ti, shtetet e vogla i kanė frikė superfuqitė. Shoku Mehmet Shehu ka shkuar me pushime nė Francė. Atje ka mundėsi tė zhvillojė bisedime me ta se do tė ketė pėrkrahje nė politikėn e jashtme.
Detyrat: Megjithėse ju e njihni rojėn e shkollės pedagogjike kur tė shkoni nė Elbasan bisedoje me tė, thuaji se kush ėshtė dhe si i ka punėt me Vilsonin. Thuaji se njė ditė ti mė the se kėta kanė frikė nga superfuqitė, por pėrse kanė frikė kėta, po tė kishin frikė kėta nuk kundėrshtojnė e kritikojnė shtetet imperialiste dhe revizioniste si Amerika, BS e shtete tė tjera. Nė Francė shoku Mehmet nuk ka shkuar pėr bisedime por pėr pushime. Dėgjo se ēdo tė thotė.
Kjo do tė futet nė fashikullin pjesa e parė ti kalojė punėtorit operativ Xh. Karriqi.
Punėtori operativ
Vesel Gjorga
***
Raport:
Marrė nga p.op. Vesel Gjorga
Dhėnė nga b.p. Studenti
Burimi njofton se mė dt. 20.5.1973 ai zhvilloi bisedė me Vilson Blloshmin rreth kritikės qė i bėhet romanit Dimri i vetmisė sė madhe tė Ismail Kadaresė. Ndėr tė tjera Vilsoni tha: Ismaili ėshtė i madh si shkrimtar dhe kėto kritika qė po i bėhen e kanė zili. Dritėro Agolli njė herė ka rrėshqitur por nuk ėshtė kapur gabimi i tij. Ja si shkruan Dritėroi nė njė libėr tė tij. Njė piktor bėri portretin e njė djali prej dru arre. Ky skulptori punonte me daltė nė fytyrė. Njė ditė shkoi nė dhomėn e punės sė tij njė piktor qė e kishte shok. Por pa pritur dalta takoi nė mesin e fytyrės njė hekur. E nxjerrin dhe e shohin. Ishte njė plumb. Plumbi qė i kishte rėnė arrės qė nė kohėn e luftės. Kėto ishin fjalėt e Vilsonit tė tregimit dhe si e mbaron thotė: po e kupton se ēdeshi plumbi nė ballin e kėtij djali tė partizanit. Domethėnė qė koka e kėtij djali tė partizanit qė luftoi nuk ka shpėtuar nga plumbi. Kjo duhet tė ishte kritikuar.
Detyrat: Do ta takoni pėrsėri Vilsonin dhe i thuaj se letėrsia ėshtė thikė e hollė, unė mendoj se ju keni tė drejtė qė thoni se Dritėroi ka dash tė tregojė se djali i partizanit qė luftoi nuk ka shpėtuar, kot qė luftoi babai i tij. Ndėrsa pėr atė qė thonė se Ismaili ka gabuar unė nuk e kuptoj mirė pse ka gabuar.
Masat operative: Do tė studiosh rrjetin shoqėror tė Vilsonit nė Stravaj. Meqenėse ai njihet me b.p. Guri qė mbahet nė lidhje me shefin e seksionit do tė bisedohet mė tė pėr tė drejtuar tek ai do tė studiohen tė dhėnat e Vilsonit.
Vlerėsimi: Mendoj se e dhėna ka rėndėsi se Vilsoni nė njė interpretim e shpreh pikėpamjen e tij. Vilsoni ėshtė me shkollė.
Punėtori operativ
Vesel Gjorgo
***
Marrė p.o.p.Vesel Gjorga
Dhanė: b.p.Shebeniku
25.8.1974.
Raport:
Ai njofton se mė d.2.8.1974 deri nė datėn 11.08.1974 ka qėnė nė zbor nė Rep Brek-plep Atje ai ka thėnė nė sy se oficerėt dhe ushtarėt e pikes i pėrkrahin shumė familjet e tė deklasuarve si Vilson Blloshmi, Genc Lekėn, Bedri Blloshmin, Hazis Dashi kuzhinier i cili ėshtė kulak.
Kėtyre oficerėt u kanė dhėnė mė shumė dit zbori se kanė qėndruar nė fakt.
Ditėn qė do tė ikshin ushtarė Zef Ndou ndaloj Sali Dule Omerin pėr ti dhėnė disa libra qė i kishte dhėnė Vilson Blloshmi.
Librat ishin mbledhur me njė letėr. Titullin ai nuk ua ka mėsuar, po duhet ti dijė Saliu.
Shebeniku
Detyrat:
Bisedo me Saliun dhe thuaj se ēfarė librash kishe atė ditė, si titulloheshin ata dhe tė kujt ishin. Kujt ja dhatė juve se desha dhe unė ti lexoj.
Sqarim: Vilson Blloshmi ėshtė me arsim tė mesėm pedagogjik, ėshtė pushuar si arsimtar pėr tė kaluarėn e keqe. Nė ngarkim tė tij kemi tė tjera.
Masat operative: E dhėna do tė shtypet nė dy kopje dhe do tė vendoset njėra nė fashikull dhe tjetra do ti dėrgohet sigurimit tė repartit. Do tė bisedohet me shefin e seksionit pėr tė biseduar me Saliun pėr librat nėqoftėse nuk i sqaron ato b.p.
Punėtori operativ
Vesel Gjorga
Bleta mėson frėngjisht dhe ...spiunon
Nė shtatorin e vitit 1974 bashkėpunėtori Bleta ėshtė takuar nė dhomėn e Vilson Blloshmit me Vilsonin dhe gjatė bisedės qė ka bėrė me tė ra fjala pėr emancipimin e gruas dhe rolin e sajė nė shoqėri. Vilsoni ėshtė shprehur: Pėr mua gruaja ėshtė njė lodėr, njė mobilie e bukur qė i shtohet shtėpisė sime dhe sado qė tė emancipohet ajo ėshtė prapė grua. Meqenėse Bleta shkonte ushtar nuk iu dha detyrė
Por mė 23 tetor 1974 Bleta shkoi pėr tė mėsuar frėngjisht nė dhomėn e Vilsonit. Atje gjeti njė person tjetėr, Genc Lekėn. Gjatė kohės qė ndenjtėn nė dhomė, Vilsoni diskutoi me Gencin pėr letėrsinė dhe artin. Bleta kishte vėrejtur se Genc Leka ishte njeri me kulturė dhe e njihte mirė letėrsinė, gjithashtu ai vuri re se tė dy kishin shumė libra, nga tė cilėt dhe tė autorėve tė papėrkthyer nė shqip si Dideroi, Shatobriani, Lamartini etj. Gjatė bisedės Vilsoni i kishte thėnė se atij i pėlqenin shumė idealistėt nė teori, pėr mėnyrėn se si ata i kundėrvihen materialistėve.
Para se tė ndaheshin, Vilsoni i tha atij se do shkonin njė ditė sė bashku nė Tiranė ku do ta prezantonte me disa shokė qė kam atje tė cilėt kanė njohuri tė thella pėr letėrsinė dhe artin nė pėrgjithėsi.
Pas kėtij informacioni u kėrkua tė studiohej kush ishte Genc Leka dhe tė ēfarė karakteri ishin lidhjet e tij me Vilson Blloshmin.
Marrė p.op.Lavdim Kurti
Dhėnė: b.p. Nogoli
Raport 22.03.1975
Burimi thotė se Vilson Blloshmi nga katundi Bėrzeshtė ka mbaruar shkollėn e mesme nė Elbasan,gjatė vazhdimit tė shkollės ai ka ndenjur te Pasho Kullolli, ai thotė se Vilsoni ėshtė shumė i zgjuar. Hasan Blloshmi qė ėshtė xhaxhai i tij vetėm me atė bisedon. Burimi thotė se ai para disa kohe kishte qenė pėr darkė tek Hasan Blloshmi, gjatė asaj nate Hasani mė shumė bisedonte me Vilsonin, bile me sa i kujtohet atij bėnin polemikė pėr vizitėn e Niksonit nė Kinė por konkretisht se ēfarė thoshin nuk i kujtohet,vetėm se i kujtohet qė thoshte Hasani se kjo vizitė ka ndonjė gjė, kurse Vilsoni hapi disa herė radion nė stacionin e Prishtinės. Gjithashtu ai thotė se Vilsoni ka shumė shoqėri me Genc Lekėn nga Bėrzeshta qė ka patur babanė tė arratisur.
Detyrat:
Meqenėse Vilsoni punon nė Pėrrenjas,po munde shko ndonjė ditė atje dhe mundoju qė tė takosh me atė, justifikimin e vajtjes nė Pėrrenjas do ta kesh se gjoja kėrkon punė pėr djalin. Gjatė bisedės qė do tė bėsh me tė nuk do ti hapėsh ndonjė bisedė politike vetėm do qash hallin e familjes se ngele kulak pėrgjithmonė, nuk gjen punė pėr djalin,e tjera.
Masa operative: Raporti ti kalohet Vesel Gjorgos i cili ndjek pėrpunimin.
Punėtori operativ Lavdrim Kurti
***
Marrė nga p.op.Xh.Karriqi
Dhėnė nga b.p.Studenti
Raport.dt.19.5.1976.
Burimi njofton se mė 7.5.1976 ai ishte tek muzeumi i fshatit Bėrzeshtė. Aty shkoj dhe Vilson Blloshmi i cili nga larg i tha atij: A ke shkrepse me vete, desh ti thotė me kėtė si qėndron aty. Ai u pėrgjigj: jo nuk kam. Nė bisedė Vilsoni qėndroi ca por nuk hapi bisedė. Ai i tha a ke marrė vesh pėr vėllanė qė ke nė burg. Ndėrsa Vilsoni i tha asgjė dhe qėndronte si i turpėruar pėr atė, pas pak Vilsoni u nda.
Studenti
Sqarim: Vilson Blloshmi ėshtė marrė nė pėrpunim 2A pėr agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor.
Detyrė: Bashkėpunėtorit ju dha detyrė qė tė takohet me Vilsonin dhe gjatė bisedės qė do tė zhvillojnė ti thotė se ti Vilson atė ditė mė the qė a ke shkrepse, ti nuk e pi duhanin pėrse e doje shkrepsen, apo mė the mua qė do ti veshė zjarrin muzeumit. Ti e di qė neve do ta ruajmė. Se e dogjėn njė herė dhe akoma nuk ėshtė zbuluar dhe po tė dėgjojė ndonjė njeri qė ne flasim kėshtu rrezik se dyshon se ti ja ke vėnė zjarrin muzeumit e nuk ka dalė ose luftohen si puna jote dhe imja qė na hoqėn babanė nga muzeu se mu arratis vėllai.
Masa operative: Raporti do tė shtypet nė dy kopje ku njėra do tė vendoset nė dosjen e Vilsonit dhe tjetra nė fashikullin e muzeumit pėr gjetjen e autorit tė vėnies sė zjarrit.
Nė drejtim tė Vilsonit do tė aktivizohet dhe b.p.Dardha
Punėtori operativ
Xhevat Karriqi
***
Marrė nga p.oper.Xh.Karriqi
Dhėnė: b.p. Nogoli
Raport dt 8.6.1976.
Burimi njofton se mė 4.5.1976. ai kishte vajtur nė Bėrzeshtė nė shtėpinė e Hasan Blloshmit atje ndodhej dhe Sami Blloshmi, Bukurosh Blloshmi e Vilson Blloshmi. Na ka ardhur keq pėr Bedriun si e ka punėn. Vilsoni tha Burgu pėr burrat ėshtė.
Sqarim: Vilson Blloshmi ėshtė nė 2A pėr agjitacion e propagandė. Sami Blloshmi ka qenė i dėnuar pėr agjitacion e propagandė. Ėshtė kulak. Bukurosh Blloshmi ėshtė kulak ėshtė i vėllai i Samiut e Hasanit.
Detyrė: Bashkėpunėtori iu dha detyrė qė tė takohet me Vilsoni Blloshmin dhe gjatė bisedės ti thotė se a keni marrė vesh gjė pėr Bedriun se ēfarė ka deponuar nė hetuesi se mos e ngatėrrojnė pėr politikė meqė ne jemi tė deklasuar. Dhe kohėt e fundit ėshtė vėnė zjarri muzeumit dhe mos ėshtė ngatėrruar ai. Dhe atėherė ai do dėnohet mė rėndė. Gjatė bisedės thuaj Vilsonit po ty tė kanė thirrur pėr punėn e atyre librave.
Masat operative: Do tė merret dosja e arshivuar nė ngarkim tė Sami Blloshmit pėr tė marrė nė 2B. Nė drejtim tė Vilsonit do tė aktivizohet b.p.Studenti.
Punėtori operativ
Xhevat Karriqi
***
Vijė sjellje qė do ti jepet denoncuesit Ferit Ēota pėr ta konsumuar gjatė bisedės me objektin Vilson Blloshmi.
Pėr tė vėrtetuar denoncimin e bėrė nga Ferit Ēota mė d.10.5.1976 ku bėhet fjalė pėr njė grup personash qė do tė arratisen jashtė shtetit siē janė Vilson Blloshmi me gruan, Genc Leka me gruan, Xhemal Halili etj. nė d.14.5.1976 do tė organizohet njė kombinacion pėr tė pėrplasur objektin Vilson Blloshmi me denoncuesin me qėllim qė biseda e tyre tė dėgjohet me T.O (teknikė operative). Denoncuesi me tu takuar me objektin ti paraqitet aty shumė i mėrzitur qė nuk po i kupton gjithė kėto sorollatje qė i bėn objekti.
Librazhd.14.V.1976
Miratohet
Kryetari i degės tė Punėve tė brendshme Emro Kondi
Zbardhja e bisedės sė zhvilluar me pėrgjues
Legjenda:
O.Vilson Blloshmi
B.Denoncuesi Ferit Ēota.
Mbi bisedėn e zhvilluar me dt.14.5.1976. nė fshatin Bėrzeshtė tė Rrethit Librazhd midis objektit Vilson Blloshmi me denoncuesin Ferit Ēota.
O- Ēkemi !
B- Rehat si dukesh ti?
O- Kur erdhe, mua mė thanė qė erdhe.
B- Kam mjaft kohė qė unė tė kėrkoj
O-Ulu njėherė ta marrim vesh.
B-E paske siguruar vendin tashti ti prandaj nuk lėviz mė.
O-Ētė bėjė edhe Vili i shkretė. Si i ke nga shtėpia a janė mirė.
B- Mirė.
O- Mė kėrkuan mua e mė thanė kemi njė aksion dhjetė ditėsh edhe mos del ha...
B- Po kush tė tha ty qė erdha unė kėtu.
O- Mė tha njė grua. Pashė njė djalė me njė ēantė nė dorė u rrėzua e tha do iki.
B- Kaloi pėrpjetė ajo dhe pastaj u takua me ty. Ē`kemi o Vili, sna the kurrgjė, tė kemi ardhur ters.
O- Jam lodhur fort, deri nė orėn dy kam punuar,tek kubikėt,as drekė skam ngrėnė aman - aman
B- Jo more kush tė solli kėtu
O-brigadieri .Po si e kaloni andej nga shtėpia mirė janė ?
B- Mirė janė,me mėrzitje, me dreqnina, halle.
O- (objektivat qė ka kooperativa janė gjatė aksionit i lexon nė letėr qė e ke tė shkruar)
B- Vilson pse mė le mua nė Tiranė, pse ike ti e mė le mua si m....i dh.... nė Tiranė.
O- Pse ika unė ?
B- Po ti ike, the do vi nė orėn 8 prapė nė pallatin e kulturės, serdhe.
O- Nė darkė
B- Nė darkė, po serdhe ?
................
B- As gjė spo tė kujtohet
O- Hė ēfarė tė thashė
B- Hė.
O- Smė kujtohet ēfarė jo, se mbaj mend jo qė jemi takuar.
.......
O- Unė tė kam mbajtur me gėnjeshtra ty?
B- Po, po (hapet dera pėr tė dalė) hajt mendohu mirė,se unė do tė vi prapė pėr mos dalė i poshtėr.(mbas denoncuesit del edhe objekti i cili mundohet ta marrė me tė mirė.
Punėtori operativ i T.O.
Franko Mihali.
Besim Ferra
Shėnim: Ngaqė kombinacioni nuk ėshtė studiuar thellė, vija e sjelljes dhe vendi i konsumimit jo e plotė, si dhe objekti ska besim tek denoncuesi. Dikush del nga T.O.-ja kombinacioni ka dėshtuar dhe pozita e objektit lė vend qė tė survejohet, nga qėndrimi me T.O del se ėshtė komplikuar. Pra nuk e ka sqaruar pozitėn e objektit. Tė mos mendojmė se ky ka heq dorė nga qėllimi i tij i keq.
***
Miratohet
Kryetari i degės tė punėve tė brendshme Emro Kondi
Librazhd, 11.5.1976.
Plan
I masave agjenturiale-operative pėr ndjekjen e disa personave me tendencė arratisjeje.
Mė datėn 9.5. 1976 qytetari Ferit Ēota ka bėrė njė denoncim, nga i cili rezulton ndėr tė tjera se Vilson Blloshmi djalė kulaku, nga Bėrzeshta i cili ėshtė nė 2B dhe ka njė vėlla tė arrestuar kohėt e fundit, sė bashku me gruan e tij dhe Genc Feim Leka (djali i tė arratisurit Femi Leka) nė kontroll operativ 2B, Xhemal Halili nga Rrajca e nė D.P., njė person tjetėr nga Rrajca dhe njė shok tjetėr qė ka Vilsoni nė Tianė, duan tė arratisen jashtė shtetit me ndihmėn e personit tė pa identifikuar qė ėshtė nga Rrajca ose nėpėrmjet njė personi qė do tė vijė ti marrė nga jashtė shtetit.
Pėr tė vėrtetuar saktėsinė e kėtij denoncimi si dhe evituar arratisjen e kėtyre personave do tė merren masat si mė poshtė.
1- Nė varėsi tė denoncimit qė bėn qytetari Ferit Ēota ti jepen ati detyra qė tė takohet pėrsėri me objekti Vilson Blloshmi pėr tė sqaruar mė konkretisht cilėt janė personat me tė cilėt do tė realizohet arratisja etj.
E kryen .E.Kondi e N.Kodra deri mė 9.5.1976.
2- Lidhur me pėrmbajtjen e kėti denoncimi tė informohet menjėherė sekretari i parė i komitetit tė partisė sė rrethit dhe Drejtoria e parė nė ministri.
E kryen E.Kondi deri mė d. 10.V.1976.
3- Tė kalojė nė shėrbim tė pėrforcuar tė pjesshėm efektivi i kufirit pėr tė evituar mundėsinė e kalimit tė kufirit nga personat e sipėrm ose tė personit pėr tė cilin thuhet se do vijė ti tėrheqė.
E kryen E.Kondi, B Resuli deri nė sqarimin e problemit.
4-Tė merren masa me njėsitė tė fshehta pėr tė vėrtetuar nė se do tė takohet nė orėn e caktuar sipas thėnies tė denoncuesit, ky i fundit me objektin Vilson Blloshmi (e kanė lėnė takimin mė datėn 10.V.1976 ora 15.00).
8- Tė bėhet vendimi pėr ngritjen nė 2A. tė Genc Lekės, Vilson Blloshmi e Xhemal Halili.
11-Tė merret takim me b.p. Studenti i cili ka dhėnė pėr objektin Vilson Blloshmi e Genc Leka e ti jepet detyrė nė bazė tė njė vije sjellje nė drejtim tė objektit tė sipėrm pėr tė mėsuar reagimin e tyre si dhe mos i flasė gjė pėr problemin e arratisjes. Nė kėtė drejtim do tė aktivizohet edhe b.p.Nogoli i cili ka dhėnė e jep nė drejtim tė xhaxhallarėve tė Vilsonit.
E kryen p.op.Xh.Karriqi vazhdimisht
13-Meqėnėse denoncuesi i ka thėnė Vilson Blloshmi qė edhe unė kam nevojė tė vi me ju dhe kam me vete dhe njė revole, ti jepet nga ana e jonė njė revole e sabotuar pėr tia treguar objektit i cili ja ka kėrkuar kėtė armė ta shikojė.
E kryen E.Kondi.N.Kodra deri mė 11.51976.
14-Lidhur me problemin qė ka dhėnė denoncuesi qė sipas tij objekti Vilson Blloshmi i ka thėnė se personi i ardhur nga jashtė shtetit do tė sjellė dy mina me sahat qė do ja dėrgojė personit tė pa identifikuar nė Rrajcė i cili do tė vijė nė vendin e caktuar pėr tė ta dhėnė ty e ti do mi sjellėsh mua po nė njė vend tjetėr tė caktuar,do tė merren kėto masa.
a) Do tė organizohet vrojtimi sekret pėr tė vėrtetuar nė se denoncuesit
do ti vijnė personat nė vendin orėn e caktuar pėr ti dhėnė minat.
15-Nė se objekti do tė shkojė nė Tiranė sė bashku me denoncuesin, sipas tė dhėnave tė denoncuesit qė e kanė biseduar njė gjė tė tillė,tė merren nė survejim me qėllim qė tė verifikohet lidhja qė ka nė Tiranė objekti, vendin qė do tė zėrė nė hotel dhe nėpėrmjet Degės sė VIII tė Drejtorisė sė I do tė merren masa pėr dėgjimin me T.O. tė bisedave midis tyre simbas porosive qė do ti jepen denoncuesit nė vartėsi me situatėn. Survejimi do tė bėhet me survejusit e degės II.
E kryen E.Kondi e S.Lera me ndihmėn e degės VIII deri mė 15.5.1976
16-Nėse objekti Vilson Blloshmi nuk do tė shkojė nė Tiranė tė merren tė gjitha masat pėr tė organizuar njė kombinacion me T.O. midis tij dhe denoncuesit. E kryen E.Kondi, S.Lera, e Xh.Karriqi me ndihmėn e degės VIII-tė.
19-Tė zhvillohet Hetuesi intensive me tė arrestuarin Bedri Blloshmi pėr ti kėrkuar atij deponimin lidhur me veprimtarinė armiqėsore qė ka zhvilluar ai sė bashku me lidhjet e tij pėr tė parė se mos ka dijeni lidhur me arratisjen e vėllait dhe personave tė tjerė pėr tė cilėn u fol mė sipėr.
E kryen Hetuesi i ēėshtjes Lulo Ymeri dhe e kontrolluan E.Kondi vazhdimisht.
Punėtori operativ Spiro Lera
***
Librazhd 11.5.1976.
Miratohet
Kryetari i degės
P.Brenshme
Emro Kondi
Plan Masash
Agjenturialo-operativ nė drejtim tė pėrpunimit nė 2.A. nė ngarkim tė Vilson Sami Blloshmit. Nga tė dhėnat e marra nė ngarkim tė Vilson Blloshmit del se ky zhvillon agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor. Mė datėn 9.5.1976 qytetari Ferit Ēota denoncon nė organet tona se Vilson Blloshmi i ka propozuar pėr tu arratisur nė Jugosllavi sė bashku me Xhemal Halilin i cili u mor nė pėrpunim 2A. pėr kėtė tendencė. Genc Leka nė kontrollin operativ 2B po ashtu ėshtė dhe njė qytetar tjetėr nga Rrajca por emri i tė cilit nuk i dihet se kush ėshtė ky person.
Me qėllim pėr tė parandaluar nė kohė arratisjen e tij sė bashku me personat e tjerė tė lart pėrmendur do tė merren kėto masa agjenturialo - operative.
-Do ti jepet njė vijė sjelljeje qytetarit Ferit Ēota pėr tė zbuluar se kush ėshtė personi nga Rrajca dhe kur e kanė lėnė datėn pėr tu arratisur dhe nė ēfarė drejtimi do tė lėvizin dhe nė se kan armė dhe ēfarė lloji arme kanė.
-Meqėnėse Feriti do tė takohet me Vilsonin mė 10.5.1976 nė Pėrrenjas do tė merret nė survejim pėr ta saktėsuar se me cilin person do tė takohet dhe do tė saktėsohen dhe lėvizjet e tjera.
-Me rastin e arrestimit tė vėllait tė Vilsonit i janė dhėnė detyra b.p.Studenti, Nogolit si dhe qytetarėve Sali Vlashi dhe Bardho Qyrės pėr tė patur nėn kontroll meqenėse banojnė dhe jetojnė nė kėtė fshat dhe pėr ēdo lėvizje tė Vilsonit.(largim nga fshati) tė na njoftojnė me kėtė parullė . Pakon e nisėm pėr Librazhd gjithashtu se u ėshtė dhėnė detyrė qė kush vete te Vilsoni, nga janė kėta persona etj.
-Do tė merren masa kontrolli dhe nė drejtim tė Genc Lekės i cili del qė dhe ky do tė arratiset me Vilson Blloshmin.
Mbas pėrfundimit tė kėtyre detyrave tė ngritura nė kėtė plan do tė bėhet analiza e tyre dhe do tė merren masa tė mėtejshme.
Punėtori operativ
Xhevat Karriqi
***
Miratohet
kryetari i degės Punėve tė brendshme Emro Kondi
Librazhd, mė 14.5.1976.
Plan kombinacioni.
Pėr realizimin e njė pėrplasjeje midis denoncuesit Ferit Ēota dhe objektit 2A Vilson Blloshmit.
Mė d.10.5.1976 qytetari Ferit Ēota na denoncon se gjatė njė bisede qė kishte zhvilluar njė ditė mė parė me objektin Vilson Blloshmi, ky i fundit ndėr tė tjera i ka thėnė se sė bashku me disa persona po pėrgatiten tė arratisen jashtė shtetit me ndihmėn e njė personi nga Rrajca ose tė njė personi i cili do tė vijė nga jashtė shtetit pėr ti marrė. Pėr tė vėrtetuar kėto tė dhėna tė rėndėsishme si dhe disa fakte tė tjera qė lidhen me provat qė si mbas denoncuesit i ka bėrė Vilsoni.
Nė kuadrin e detyrave tė ngritura nė planin e masave agjenturialo-operative pėrpiluar lidhur me kėtė tė dhėnė, do tė organizohet njė kombinacion me pėrdorimin T.O si mė poshtė. Denoncuesit Ferit Ēota do ti pėrgatitet njė vijė sjelljeje pėr tė konsumuar gjatė bisedės me objektin Vilson Blloshmi, duke u paraqitur para tij i revoltuar dhe i shqetėsuar, tė konsumojė ēėshtjet mė tė rėndėsishme qė lidhen me denoncimin e bėrė.
Vijė sjelljeje do ja japė sh. N kodra para se denoncuesi tė niset pėr nė Bėrzheshtė nė vendin ku do zhvillohet biseda.
Nėpėrmjet sekretarit tė byrosė se kooperativės sė bashkuar Bėrzeshtė shokut Sherif Blloshmi dhe brigadierit Bardho Qyra (AP) tė cilėt kanė dijeni pėr objektin pasi atyre u ėshtė ekspozuar pėr ta siguruar mos na arratiset do tė merren kėto masa:
a)-Vilson Blloshmi nė d. 14.5.1976 tė caktohet me punė nė fshat ose periferi tė vendit ku do tė bėhet pėrplasja.
b)- Nė orėn 11.00 kur ai tė shkojė pėr tė ngrėnė drekė nė shtėpi do i thuhet nga sekretari i byrosė shoku Sherif Blloshmi qė me tė ngrėnė drekė tė vish nė vatrėn e kulturės se kam njė punė pėr tė bėrė me ty.
c)- Ti jepet objektit pėr tė shkruar disa parulla qė i shėrbejnė aksionit ideologjik 10 ditor qė ėshtė ndėrmarrė nė kooperativė dhe pasi ti jetė dhėnė puna, sekretari i byrosė ta lėrė aty pėr tė punuar duke u larguar e marrė me vete ēelėsin e dhomės e vatrės tė kulturės me qėllim qė objekti tė mos ketė mundėsi pėr tu larguar nga vendi i pėrplasjes pasi mbetet vatra e kulturės hapur.
d)- tė merren masat e nevojshme duke ēfrytėzuar rastin e aksionit qė aty rreth vatrės tė kulturės nė orėn 13.00-14.30 tė mos ketė persona tė tjerė. Kjo me qėllim qė denoncuesin tė mos e shqetėsojė kush pėr tė zbatuar detyrėn si mbas vijė sjelljes sė dhėnė.
Vendi i zhvillimit tė bisedės midis objektit dhe denoncuesit do tė jetė vatra e kulturės tė katundit Bėrzheshtė, ndėrsa pikė pėrgjimi, zyra e kryetarit tė kėshillit aty. Kėto tė parashikuara nė raport me propozimin e pėrpiluar pėr kėtė qėllim.
Pėr tė bėrė provėn lidhur me mundėsinė e kapjes tė bisedės qė nga vendi i pėrplasjes deri tek pika e pėrgjimit, do tė shkojė punėtori operativ tė T.O. Franko Mihali e Besnik Ferra nė orėt e para tė mėngjesit d.14.5.1976.
Pėr tė evituar mundėsinė e vajtjes nė vatrėn e kulturės tė ndonjė personi nė kohėn qė aty ndodhet denoncuesi me objektin, do tė qėndrojė nė afėrsi sekretari i byrosė i cili do tė ndėrhyjė pėr tė tėrhequr me ndonjė objekt tė ēfarėdoshėm (kjo tė bisedohet paraprakisht) pėr tė menduar variantin e mundshėm nė se ėshtė nevoja.
Mbas pėrfundimit tė bisedės, denoncuesi do tė largohet menjėherė, do tė marrė takim me tė pėr tė marrė me hollėsi prej tij si u zhvillua biseda, pėr tė bėrė pastaj krahasimin e denoncimit me informacione T.O.
Do tė bisedohet nga ana e shokut E Kondi me sekretarin e parė tė komitetit tė partisė qė shokut Sherif Blloshmi ti jepet leje pėr tė mos asistuar nė mbledhjen e plenumit mė d. 14.5.1976, duke i thėnė se duhet pėr tė na ndihmuar nė kėtė kombinacion.
Denoncuesi do tė qėndrojė nė Qukės ku do ti jepet edhe vija e sjelljes dhe porositė e nevojshme dhe do tė niset pėr nė Bėrzheshtė pasi tė ketė njoftuar nė telefon punėtorin operativ Xhevat Karriqin se janė marrė tė gjitha masat e nevojshme.
Punėtori operativ Xhevat Karriqi
Z.V. kryetari i degės punėve tė brendshme Spiro Leka
****
Krijoni Kontakt