Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827

    Faqe te lavdishme nga civilizimi enverist

    55

    --

    Speciale/


    Si u ndoqėn nga Sigurimi i Shtetit Vilson Blloshmi dhe Genc Leka1>
    (10.08.2008)
    Njė dosje me 3 pjesė, pėrndjekja dhe denimi i poetėve tė njohur


    Krimet e komunizmit nė Shqipėri


    Pjesa e parė: Pėrndjekja e Genc Lekės


    Njė proces gjyqėsor politik ėshtė fundi i njė pėrndjekje tė gjatė. Para tij ka qenė njė ndjekje e stėrgjatė e organeve tė Sigurimit tė Shtetit, e cila ngelej nė heshtje nuk dilte asnjėherė nė dritė. Sot kemi menduar tė zbulojmė disa prej tyre, nė mėnyrė qė tė kuptohet mė mirė roli i sigurimsave tė Shqipėrisė nė shkaktimin e fatkeqėsive tė shumta njerėzore nė vendin mė tė varfėr tė Europės.
    Kemi pėrzgjedhur pėrndjekjen e dy poetėve, Genc Lekės dhe Vilson Blloshmit. Nė disa numra nė faqet e gazetės do tė shpalosen dhjetėra plane agjenturore, kombinacione, vijė sjellje pėr bashkėpunėtorėt, emra thuajse tė palakuar, etj. Po tė kemi parasysh se jeta e tyre u fik nė 17 korrikun e vitit 1977 nė njė vend tė shkretė maleve tė Librazhdit, do tė na duhet tė kthejmė kokėn e tė shohim se sa e gjatė ishte pėrndjekja e tyre.

    1959/Fillimi i pėrndjekjes sė madhe

    Genc Leka ishte vetėm 18 vjeē, nxėnės nė pedagogjiken e Elbasanit, kur mė 16 shkurt 1959 nga dega e punėve tė brendshme Elbasan bėhet kėrkesa mbi kontrollin e personit nė kartotekėn e I dhe tė II tė agjenturės dhe tė elementit kundėrshtar. Nė kėrkesė thuhej:
    “Ju lutem, kontrolloni dhe na njoftoni mė qartė se figuron i regjistruar nė evidencat operative tė kartotekės I dhe tė II personi i poshtėshėnuar:

    Mbiemri: Leka
    Emri: Genci
    Baba: Bardho (Feim)
    Datėlindja: 1941
    Vendlindja: Bėrzeshtė Librazhd
    Vendi i punės: Shkolla Pedagogjike
    Profesioni: student
    Partiteti: pa parti
    Kombėsia: shqiptar
    Shtetėsia: shqiptar
    Qėllimi i kontrollit: pėr kategorizim

    Pėr lexuesin e zakonshėm kėto terma janė tė panjohura. Pėr tė sqaruar kėto, po themi se pėrpunim paraprak quhej kontrolli i vazhdueshėm qė i bėhej punės sė “armikut” me anėn e agjenturės. Pėrpunimi paraprak fillonte mbi baza dyshimi, por ai nuk duhej tė ishte mė i gjatė se 6 muaj. Gjatė kėsaj kohe duhej tė vėrtetohej qė kishte prova mbi veprimtarinė e tij. Tė gjithė elementėt qė pėrpunoheshin aktivisht regjistroheshin nė kartotekėn e II nė 2A dhe 2B.
    Nė 2B kategorizoheshin tė gjithė ata qė nė tė kaluarėn kishin zhvilluar veprimtari armiqėsore por qė atė ishin joaktivė. Kishte rėndėsi e kaluara e personit apo e familjes qė i takonte shtresave tė pėrmbysura si ish-pronarė, ish-kulakė, nėpunės, profesorė, funksionarė politikė tė regjimeve tė tjera, etj. Nė 2A regjistroheshin tė gjithė ata “elementė armiq” qė zhvillonin veprimtari kundėr pushtetit komunist. Nė kėtė kategori do tė regjistroheshin Genc Leka dhe Vilson Blloshmi.
    Tė dy poetėt ishin nga familje tė regjistruara pėr t’u goditur. Tashmė ishin rritur dhe Sigurimi i kishte prenė e vet.




    Miratimi nga kryetari i degės tė punėve tė brendshme Elbasan, kolonel Shim Kolli i vendimit pėr ndryshimin e kategorisė nga pėrpunim paraprak nė kategorinė 2B

    Tepėr sekret
    Elbasan, mė 13 prill 1960
    Unė punėtori operativ i degės sė punėve tė brendshme Elbasan kapiten i II Fetah Veizi mbasi studiova dosjen formuare tė kategorisė tė pėrpunimit paraprak me materialet pėrkatėse nė ngarkim tė Genc Lekės nga katundi Bėrzeshtė i Rrethit Librazhd dhe tash student nė Pedagogjiken Elbasan.

    Gjeta:
    Genc Feim Leka dhe i Nergjizesė lindur nė katundin Bėrzeshtė me banim nė Elbasan, student nė shkollėn pedagogjike, me origjinė shoqėrore fshatar i mesėm, i pa martuar, pa parti, i besimit mysliman i padėnuar ndonjė herė, mė shtetėsi dhe kombėsi shqiptare venė nė pėrpunim paraprak mė 16 mars 1959.
    Mbas ēlirimit Genci ka qenė nė moshė tė vogėl ndėrsa prindėrit dhe tė afėrmit e tij nuk kanė mbajtur qėndrim tė mirė. Nė vitin 1951 ėshtė arratisur i ati nė Jugosllavi, ku ėshtė vėnė nė shėrbim tė UDB-sė. Ka tė arratisur njė dajė, njė tė ekzekutuar dhe njė nė burg.
    Ėshtė vėnė nė pėrpunim paraprak nė dt. 16 mars 1959, si element i dyshimtė, i cili mban lidhje korrespondencė me tė atin dhe dajėn e tij qė ka tė arratisur por nga kontrolli i bėrė gjatė kėsaj kohė nuk rezulton tė zhvillojė aktivitet aktual, pėr tė qenė nėn kontrollin tonė dhe i regjistruar nė kartotekėn e elementit kundėrshtar tė jetė nėn kontrollin e vazhdueshėm.

    Vendosa:
    Qė tė bėj ndryshimin e kategorisė nga pėrpunim paraprak nė 2/B me qėllim qė mos shpėtojė nga kontrolli i organeve tė sigurimit tė shtetit.
    Propozuesi: punėtori operativ Fetah Veizi
    Shefi i seksionit II kapiten I Avni Mehmeti

    Genci ushtar nė Cėrrik. Sigurimi nga pas

    Dega e punėve tė brendshme Librazhd me shkresėn e sajė nr. 125 datė 4 shtator 1966 na shkruan pėr Genc Lekėn:
    Nė repartin 4037 Cėrrik tė rrethit tuaj ėshtė duke kryer shėrbimin ushtarak Genc Feim Leka nga katundi Bėrzeshtė i kėtij rrethi. Kohėt e fundit i janė pushuar nga arsimi gruaja dhe motra e tij pėr arsye se janė me qėndrim tė keq, prandaj lutemi tė mbahet nėn kontroll tė vazhdueshėm Genci dhe sa herė t’i jepet leje pėr tė ardhur pranė familjes tė njoftohet kjo degė.
    Zv/ kryetari i degės Punėve tė Brendshme
    Emro Kondi
    Porosia e shkruar: Vangjel! Merr nėn kontroll ushtar Genc Feim Lekėn nga Bėrzeshta mbasi familja e tij nuk ka qėndrim tė mirė. Dhe nė rast se largohet pa leje menjėherė tė njoftohet dega e punėve tė brendshme Librazhd.
    21 tetor 1966


    Kontrolli nė ushtri

    Aprovohet
    Zv/kryetari i degės punėve tė brendshme Emro Kondi
    Librazhd: 13 korrik 1966

    Vendim
    Mbi dosjen e pėrpunimit nė 2/B
    Unė punėtori operativ i degės sė punėve tė brendshme Librazhd, Ibrahim Meta mbasi mora dhe studiova dosjen nr. 109 nė 2B nė ngarkim tė Genc Lekės,
    Gjeta:
    Genc Leka i biri i Bardhos, me datėlindje 1941 lindur dhe banues nė katundin Bėrzeshtė tė Rrethit Librazhd, fshatar i mesėm i martuar, pa parti, kombėsi dhe shtetėsi shqiptare pa gjykuar dhe dėnuar ndonjėherė, ish arsimtar nė katundin Zdranjsh dhe tani ėshtė duke kryer shėrbimin ushtarak nė repartin nr. 4037 Cėrrik. I pėrmenduri ėshtė vėnė nė pėrpunim me datėn 13 maj 1960 si bazė e babait tė tij qė ėshtė i arratisur dhe vepron si diversant kundėr vendit tonė. Me qenė se i pėrmenduri tani ka shkuar ushtar,
    Vendosa:
    Me dosjen formulare nė 2B t’ia transferoj degės se punėve tė Brendshme Elbasan qė t’ia dėrgoj Sigurimit tė repartit nr.4037 Cėrrik. Me qellim qe i pėrmenduri tė mos mbetet jashtė kontrollit.
    Punėtori operativ Ibrahim Meta

    Plani i masave tė Sigurimit kundėr Genc Lekės

    Aprovohet
    Sekret Nr. 43
    Kryetari i degės
    Emro Kondi

    Plan masash
    Nė drejtim tė objektit tė pėrpunimit Genc Leka

    Me dt. 19 – 20 nėntor 1970 nė degėn e punėve tė brendshme Lushnjė duke qenė prezent shokėt nga dega VIII te Drejtorisė sė Parė u analizua problemi “Era” meqenėse nuk ėshtė sqaruar plotėsisht pozita armiqėsore e kėtij objekti pėr kėtė u mendua tė vazhdohet edhe pėr njė periudhe pėrpunimi i tij duke patur parasysh dhe kėto detyra:
    1. Meqenėse bashkėpunėtori “Burreli”, ka nxjerre si lidhe tė tij objektin, tė trajtohet me njė vijė sjelljeje tė studiuar duke qenė nė takim me zv/kryetarin e degės.
    E kryen L. Kurti
    2. Nėpėrmjet pushtetit tė propozohet pėr ta sistemuar nė pune nė sharrėn Stavraj Gencin (punėtor ose nėpunės), kjo me qellim pėr ta kontrolluar me ane te bashkėpunėtorėve “Guri” dhe “Pazari i Muzinės” tė cilėt i kanė tė gjitha mundėsitė dhe kredinė pėr ta kontrolluar. Kjo tė kryhet brenda muajit janar 1971 nga zv/kryetari i degės.
    3. Nga tė dhėnat qė mund tė japin bashkėpunėtorėt e mėsipėrm studiojnė dhe mundėsinė e pėrgjimit me teknikė operative ne qendrėn e punės. E vazhdueshme e kryen punėtori operativ L. Kurti.
    4. Nėpėrmjet pushtetit te shikohet mundėsia e transferimit tė arsimtares E. D. nė katundin Berzeshtė. Kjo me qellim pėr ta drejtuar tek Eleni Leka (gruaja e Gencit) nė tė njėjtėn kohe tė vendoset ne strehim ne shtėpinė e P. Lekės qė ėshtė afėr shtėpisė sė objektit. Tė kryhet brenda muajit dhjetor nga zv/kryetari i degės.
    5. Me anėn e degės ushtarake tė shikohet mundėsia e objektit tė vendoset nė njė repart ku tė jenė bashkėpunėtori “Burreli” dhe “Studenti” me qellim kontrolli gjate stėrvitjes dhe pėr kombinacione te ndryshme tė kryhet brenda tremujorit tė parė 1971 nga zv/kryetari i degės.
    7. Te shikohet mundėsia nė dėrgimin me rastin e vitit tė ri ose pushime shkollore te bashkėpunėtori “Burreli” objektin tonė te Bilbil Cami nė Lushnje. E kryen L. Kurti.
    8. Pėrkatėsisht te dy degėt e Lushnjės dhe Librazhdit te njoftojnė degėn e VIII tė Drejtorisė sė Parė pėr gjithēka qė do dalė nė drejtim tė tyre.
    10. Ne muajin prill 1971, te analizohet problemi “Era” nė degėn e punėve tė brendshme Librazhd ose nė qendėr.
    Punėtori operativ
    Lavdim Kurti
    Librazhd 25 nėntor 1970


    Zgjatja e pėrpunimit tė Genc Lekės

    Tiranė 30 nėntor 1970
    Miratohet
    Drejtori i Drejtorisė sė Parė
    Lelo Sinaj

    Raport propozimi
    Pėr zgjatjen e afatit tė pėrpunimit nė 2A tė Genc Lekės

    Konstatova

    Objekti i mėsipėrm ėshtė marre ne pėrpunim aktiv me 16 dhjetor 1969 ne tendence agjitacion e propagande pėr veprimtari tė pėrbashkėt me anėn e korrespondencės qė ka shkėmbyer me kunatin e tij nė Lushnjė. Gjate pėrpunimit tė tij, megjithėse ėshtė punuar pėr realizimin e planit tė masave agjenturalo – operative, por deri tani nuk kemi gjė tė konkretizojmė dhe tė denoncojmė veprimtarinė e tij armiqėsore.
    Pėr kėtė lutemi tė na aprovohet zgjatja e afatit. Me qellim pėr tė realizuar njė sėrė detyrash qė janė parashikuar nė planin tjetėr tė masave agjenturalo – operative.
    Punėtori operativ: Lavdim Kurti
    Zv/kryetari i degės punėve tė brendshme Koēo Londo

    Genc Leka ndalohet tė shkojė nė Tiranė nė ditėt e kongresit tė 6-tė tė PPSH-sė


    Planet e masave agjenturalo – operative si dhe vijė sjelljet e dhėna nė drejtim tė pėrpunimit tė poetit

    Sigurimi i Shtetit nė kuadėr tė masave qė merrte nė “ngjarje tė mėdha”, ia ndalonte lėvizjen kundėrshtarėve politikė tė klasifikuar si tė tillė nė kartotekat e posaēme. Njė ngjarje e tillė ka ndodhur edhe me Genc Lekėn nė nėntorin e vitit 1971 kur zhvillohej kongresi i 6-tė i PPSH-sė. ndalimi i Gencit pėr tė shkuar nė Tiranė ato ditė si dhe portretizimi nga raportet pėr tė si njeri i urtė e i sjellshėm krijojnė ballafaqime tė tilla qė provojnė kotėsinė e masave tė Sigurimit.
    Pėrveē kėsaj shihen nė tė gjitha rastet vijat e sjelljeve qė japin operativėt e Sigurimit tė Shtetit nė drejtim tė ndjekjes sė objektit tė caktuar prej tyre.

    Pėr objektin Genc Leka

    Me qellim qė tė konkludojmė dhe tė kemi nėn kontrollin tonė operativ ushtar Genc Feim Lekėn marrė nė pėrpunim ne 2B mendoj te jap kėto detyra:
    1. Te studiohet nė shkollėn e Shalėsit... dhe tė merret nė shėrbim jashtė repartit si dhe te mos i jepet leje pėr kėtė datė. Tė bisedohet me komisarin e ndėrmarrjes Sh.O. deri ne datėn 20 shkurt 1967.
    2. Te vihet nėn kontroll postar deri nė datėn 1 – III – 1967.
    3. Te drejtohet b.p. “shqiponja” pėr tė kontrolluar lėvizjet e tij dhe nėqofte se largohet pa leje, deri mė datėn 20 shkurt 1967 si dhe shikohet nesė harxhon lekė me shoqėrinė e tij tė pėrditshme. Kėto janė detyrat te cilat do t’i ketė parasysh me qenė se ka dhėnė nė drejtim te tij.
    4. Te studiohet rrethi shoqėror i tij dhe tė studiohet njė kandidat i pėrshtatshėm deri me datė 20 – 4 – 1967.
    5. Te rekrutohet njė bashkėpunėtor nė drejtim tė tij deri nė fund tė muajit prill 1967.
    8. Te bisedohet me komisarin e sektorit te III qė ushtar Genc Leka ka tė atin tė arratisur nė Jugosllavi prandaj tė kihet kujdes nga ana juaj pa i rėnė nė sy ose tė lindi dyshimi kundrejt tij.

    Elbasan 18.3.1967
    Punėtori operativ Razi Ēino


    ***
    Aprovohet
    Shefi i sektorit
    Rep. 3202
    Emin Meēaj

    Tepėr sekret
    Elbasan, 29 mars 1968

    Vendim

    Pėr transferimin e dosjes 2B tė Genc Lekės

    Gjeta
    Se objekti quhet Genci Femi Leka lindur dhe banues ne katundin Bėrzeshtė tė Rrethit Librazhd, i datėlindjes 1941, ėshtė marre ne pėrpunim ne 2 / B ne dt, 13. 4. 1960 mbi bazėn e tė atit qe ėshtė arratisur dhe ka vepruar si diversant....
    I nisur sa me lart dhe duke u udhėhequr nga urdhri M.P. Brendshme mbi evidencėn agjenturalo – operative.
    Vendosa:
    Qe dosjen me materiale nė ngarkim tė objektit ta transferoj nė degėn e punėve tė brendshme Librazhd ku do qėndrojė pėrpunimi pėr kėtė tė bėj dhe ndryshimin dhe ēregjistrimin e tij nė kartotekė ne degėn e punėve te brendshme Elbasan.

    Punėtori operativ
    Razi Ēino
    Erdhi me 27 prill 1968

    ***

    Lista e punėtorėve operativė qė drejtonin pėrpunimin e Genc Lekės nė vitet 1959 – 1976
    1.Adem Demiri
    2.Shemedin Dume
    3.Feta M. Veizi
    4.Shahin Meta
    5.Ilo Dume
    6.Vangjel Mekshi
    7.Riza Ēino
    8.Hamdi Nestori
    9.Lavdim Kurti
    10.Vesel Gjorga
    11. Xhevat Karriqi

    ***

    Shtese plani
    Pėr Genc Lekėn me rastin e Kongresit tė 6-tė dhe 30 vjetorin e PPSH-sė.
    1. Me kryetarin e kėshillit popullor tė Berzeshtės, Ramadan Gurrėn ėshtė biseduar dhe herė tjetėr pėr Genc Leken, do tė takojė me tė dhe do tė japė detyrė qė gjate kėsaj periudhe derisa tė mbarojė Kongresi i Partisė, tė mos i jepet leje njeriu pėr tė shkuar nė Tiranė, do t’i thuhet kujdes tė veēantė do tė kesh pėr Gencin, nė qofte se Genci gjatė kėtyre ditėve do tė largohet nga fshati menjėherė tė na verė nė dijeni dhe te pėrcaktojė drejtimin qė do tė ketė ai.
    2. Genc Leka punon si punėtor ne fermėn e Karkavecit, atje do tė bisedoj me pėrgjegjėsin e sektorit tė fermės Sali Radakun, qė gjate kėtyre ditėve qė do tė vazhdojė punimet kongresi tė mos i jepet leje asnjė punėtori.
    3. Bashkėpunėtorit “Studenti”, do t’i ngarkohet detyre qė gjatė kėtyre ditėve qė do tė vazhdojė punimet kongresi do tė takoje ēdo ditė Gencin. Do tė zhvilloje biseda me tė pėr kongresin dhe delegacionet e huaja qė do tė vinė nė vendin tonė. Nė qoftė se Genci do tė shkojė nė Tiranė, ai nė fillim do t’i thotė qė gjatė kėtyre ditėve nuk do shkuar atje se mos bijė nė sy, nė qofte se ai do niset, menjėherė do tė verė nė dijeni mua. Kėtij b.p. do t’i jap dhe shenjen konvencionale me tė cilėn do tė lajmėrojė, nė pamundėsi takimi gjithashtu do tė caktoj dhe njė vend sekret ku mund tė me lerė lajmėrimin me shkrim.
    4 . B.p. “Burreli”, do tė takohet dhe do t’i jepet detyra e pėrgjithshme, tė mė lajmerojė pėr ēdo person qė mund tė largohet nga fshati pėr tė vajtur nė Tirane. Kjo me qėllim qė tė marrė dijeni nė qoftė se do tė largohet Genci pėr nė Tirane apo nė Lushnje. Nuk do t’i thuhet direkt pėr Gencin mbasi nuk ėshtė djegur ky objekt para se ėshtė i ri.
    5. E shoqja e Gencit punon ne Qukės si shitėse dhe ėshtė kontigjente e hapur, do tė bisedoj me b.p. “Diamantin” qė tė afrohet me tė, tė mundohet qė tė krijojė shoqėri dhe nė mėnyre indirekte ta pyesė dhe pėr Gencin.
    6. Gjithashtu ne drejtim tė tė shoqes sė Gencit do tė aktivizohet dhe arsimtarja Emine Diko qė ėshtė nė Bėrzeshtė.

    Librazhd. 15 tetor 1971
    Punėtori operativ
    Lavdim Kurti

    ***

    Shėnim operativ

    Me datėn 17 qershor 1971 nė Qukės u takova me arsimtaren e shkollės 8-vjeēare Berzeshtė, Emine D. Gjate bisedės qė bėra me tė, ajo me tha se me 15 qershor 1971 nė Qukės u takova me Zhulin (Elenica) Leken nga katundi Berzeshtė. Me Zhulin shkuam deri ne Bėrzeshtė bashke. Gjatė bisedės qė bėra me tė ajo mė paraqitej shumė e mėrzitur pėr jetėn e saj, mė foli se po vuan shumė si familje, mė vjen keq shume pėr Gencin, burrin e saj se ai ėshtė shumė i urtė dhe shumė i sjellshėm. Emineja e pyet si keni menduar pėr jetėn tuaj. Zhuli (Elenica) thotė se kanė shpresė se mos ndryshoje politika dhe tė bėhet ndonjė zbutje e luftės sė klasave. Atėherė dhe ne do tė marrim ndonjė punė, unė mendoj pėr tė ardhmen thotė Zhuli, se po nuk ndryshoi situata, le ne qe u morėm mė qafe, por do merren ne qafe dhe fėmijėt, se do tė mbarojnė shkollėn 8-vjeēare dhe do tė mbesin tėrė jetėn me kazmė se nuk na ēojnė nė shkolle tė lartė. Se kur t’i dėrgojmė me lekė tė mbarojnė studimet e larta, pėrsėri punė pėr ta nuk do tė ketė se dhe unė dhe Genci e mbaruam shkollėn por po punojmė me kazmė. Prandaj ishalla do tė ndryshoje situata, dhe pa tjetėr do tė ketė ndonjė ndryshim se jemi shume kėshtu si neve. Emineja thotė se kur bisedonim ne tė dyja ishte dhe burri i Zhulit, Genci por ai vetėm dėgjonte dhe nuk fliste.

    Punėtori operativ
    Lavdim Kurti
    Librazhd, mė 18 qershor 1971
    ***

    Aprovohet
    Kryetari i degės Brendshme
    Emro Kondi
    Librazhd, 17 shtator 1971
    Sekret
    Plan masash
    Pėr dėgjimin me teknikė operative objektin “Era”

    Unė punėtori operativ i degės punėve tė brendshme tė Rrethit Librazhd, Lavdim Kurti, mbasi studiova situatėn operative pėr dėgjimin me teknike operative objektin e pėrpunimit ne 2A Genc Feim Leka nga katundi Berzeshtė tė kėtij rrethi nxora kėto detyra:
    1. Dėgjimi me teknikė operative do tė bėhet ne pikėn e hapjes tė Quksit, mė parė se tė bėhet dėgjim tė kontrollohet vendi se ku do tė vendoset kamuflazhi dhe vendi ku do tė bėhet pėrgjimi.
    2. Me ushtarėt qė kryejnė shėrbimin nė pikė nė kohen qė do tė vendoset kamuflazhi, tė organizohet njė bisede politike, me qellim qė ata te mos shikojnė hyrjen e punėtorit operativ nė vendin e pėrgjimit, si dhe ne kohėn qė do tė dalė nga vendi i pėrgjimit.

    Punėtori operativ
    Lavdim Kurti
    Thirrja tė bėhet mė datė 17 mars 1971


    ********
    19 prill 1975
    Dhėnė nga bashkėpunėtori “Shkumbini”

    Ai njofton se i ka renė nė sy fshatari Vilson Blloshmi, lexon shumė literature tė huaj nė gjuhėn frėnge. Ai ka shoqėri dhe miqėsi te madhe me Genci Lekėn. Genci i ka thėnė atij se Vilsoni kėtė e ka gjuhen e vet. Kėtė bisede me Gencin ai e ka bėrė nė muajin qershor tė vitit 1974.
    “Shkumbini”
    Detyrat:
    Do tė bisedoni me Vilsonin dhe do t’i thoni atij se ju studioni gjuhėn frėnge, pėrse e bėn kėtė t’i apo mos pretendon se do na fusin neve nė punė kėta. Nė mbaruam pedagogjiken po kazmėn kemi dhe pėr t’u futur nė punė nuk kemi. Dėgjoje se ēdo tė thotė.
    Ndėrsa me Gencin do tė bisedoni se pėrse mė thatė ju mua se Vilsoni e ka gjuhėn e vet gjuhėn frėnge ai perse e mėson atė apo do tė futet nė ndonjė punė ne kemi vetėm kazmėn. Ti ke shumė shoqėri me te e ē’tė thotė se mua pak me bisedon. Megjithė qė jemi tė gjithė njėsoj.

    Masa operative
    E dhėna do te shtypet ne dy kopje, njė do tė vihet nė dosjen e Gencit dhe njė do tė vihet nė dosjen e Vilsonit.
    Punėtori operativ
    Vesel Gjorga

    ****

    24 korrik 1975
    Dhėnė nga bashkėpunėtori “Studenti”
    Me dt. 26 qershor 1975 ai zhvilloi bisede me Gjiska Leken ne prezence tė Hasan Blloshmit. Gjiska flet tepėr e revoltuar pėr pushimin nga puna tė Zhulit. Ndėr tė tjera ajo thotė u ngeli njė muhabet kėtyre tė drejtorisė tė ndėrmarrjes 30 vjet biografi sot e biografi nesėr. Hasani qeshte dhe kur iku Gjiska tha qenka nxehur ėshtė budallaqe.
    “Studenti”
    Sqarim: Zhuli Leka ėshtė e shoqja e Gencit ndėrsa Gjiska ėshtė nena e Gencit. Ata janė tė revoltuar se e kane pushuar Zhulin nga puna si kameriere nė klubin e Qukėsit.
    Detyrat:
    Ju do ta takoni Gencin dhe do t’i thoni atij se ju mund tė keni tė drejte pėr Zhulin por njė gjė duhet ta dini. Ajo kishte mbajtur qėndrim tė keq nė gjyq pėr kolektivin. Nuk e di si e vlerėson ajo por njė gjė duhet tė dimė ne se kėta e vlerėsojnė shume vijėn e masės. Ti thua se do ta kėrkoj deri nė Gjykate tė Lartė, perse dhe ē’qėllim keni, perse nuk punon Zhuli nė kooperative. Ata po ndajnė mire tani apo jo.
    Masat operative:
    E dhėna do te shtypet ne dy kopje dhe njė tė vendoset nė dosje tė objektit dhe njė do tė vendoset nė fashikull nė ngarkim tė Zhuli Lekes.
    Nė drejtim tė tyre do tė drejtohet dhe b.p. “Pazari i Muzinės”.
    Punėtori operativ
    Vesel Gjorga


    Miratohet
    Zv/ kryetar i degės tė punėve tė brendshme, Spiro Lera
    Sekret
    Librazhd: 16 korrik 1976
    Plan masash agjenturalo – operativ ne drejtim tė pėrpunimit ne 2A tė Genc Lekės

    Nga tė dhėnat e marrė nė drejtim tė Genc Lekes del se ky zhvillon aktivitet armiqėsor me disa persona tė cilėt janė pjesėtarė tė familjes sė arrestuar po ashtu dhe vetė Genci ka babanė tė arratisur, dajallarėt e disa kushėrinj tė gruas tė cilėt kane vepruar si diversantė deri nė vitin 1953. Me qėllim pėr tė vėrtetuar e dokumentuar aktivitetin armiqėsor qe zhvillon ky objekt do tė merren kėto masa agjenturalo – operative.
    1. Te aktivizohet b.p. “Studenti” ne drejtim tė Genc Lekes me detyra te studiuar mbasi ky bashkėpunėtor ka dhėnė tė dhėna nė drejtim tė kėtij objekti.
    E kryen punėtori operativ Xhevat Karriqi deri me 15 gusht 1976.
    2. Te shikohet mundėsia pėr tė marrė nė lidhje bashkėpunėtorin e seleksionuar “Burreli” i cili ka mundėsi tė japi ne drejtim tė kėtij objekti mbasi ka lidhje miqėsore duke hartuar dhe njė vije sjellje pėr kėtė qellim.
    E kryen kryetari i degės M. Hasa e punėtori operativ Xh. Karriqi deri me 30. 8. 1976.
    3. Te studiohen personat qe e kanė mbaruar shkollėn sė bashku me objektin dhe sot nuk punojnė nė arsim pėr arsye tė sė kaluarės sė keqe politike dhe kush ėshtė nė pozite tė mirė pėr tė tėrhequr nė bashkėpunim nė drejtim tė kėtij objekti.
    E kryen punėtori operativ Xhevat Karriqi deri me 30 tetor 1976.
    4. Meqenese ky objekt ka lidhje miqėsore e korrespondencė me Bilbil Camin nga Lushnja tė korrespondohet me degėn e punėve tė brendshme Lushnjė se ēfarė materialesh kanė ata nė ngarkim tė Bilbil Camit dhe mundėsine e aktivizimit tė ndonjė bashkepunėtori nė drejtim tė Gencit.
    E kryen punėtori operativ Xhevat Karriqi deri me 30 gusht 1976.
    5. Meqenėse Genci ka korrespondence me Bilbil Camin e persona tė tjerė do tė vihet kontrolli postar po ashtu edhe e shoqja e tij mbasi objekti shkruan letra dhe i dėrgon ne adresėn e tė shoqes.
    E kryen punėtori operativ Xhevat Karriqi deri me 30 korrik 1976.
    8. Nga pėrpunimi qe do t’i bėhet Demir Blloshmit ne dhomėn e izolimit me anėn e bashkėpunėtorit “Shigjeta” do te synohet se mos ėshtė pjesėtar ne grupin e vjedhėsve te Bėrzeshtes dhe objekti Genc Leka i cili ka patur pėr qellim per te demtuar e shpėrdoruar pasurinė kooperativiste.
    E kryen punėtori operativ Sabri Musaj deri 30. 9. 1976.
    9. Nga pėrpunimi qe i behet objektit nė 2A Vilson Blloshmi pėr agjitacion e propagande del se Genc Leka ka lidhje miqėsore me kėtė objekt. Pėr kėtė qellim do te synohet me anėn e bashkėpunėtorit “Dardha” pėr te nxjerre aktivitetin armiqėsor qe zhvillojnė kėto dy objekte.
    E kryen punėtori operativ Xh. Karriqi deri 30. 10. 1976.
    10. Nė drejtim te Genc Lekes do te aktivizohet edhe bashkėpunėtori “Pazari i Muzinės” i cili ka dhėnė te dhėna por kohet e fundit e shoqe e objektit ka thėnė se shkaktari qe me hoqėn nga puna ka qene bashkėpunėtori ynė. Prandaj bashkėpunėtorit do t’i jepet njė vije sjellje pėr ti futur ne pėrpunim mbasi objekti i ka kėrkuar falje se nuk je ti shkaktar pėr heqjen nga puna i gruas time por janė tė tjerė.
    E kryen punėtori operativ Xh. Karriqi deri 30. 11. 1976.
    12. Meqenėse nga te dhėnat e datės 28 – 5 – 1974 del se Genc Leka ka miqėsi me Dule Osmėrine tė cilit i ka folur mbi shkencėn dhe vendet kapitaliste duke i krahasuar me vendin tone e biseda tė tjera me karakter armiqėsor. Pėr kėtė qellim te kontrollohet ne kartoteke nėse ėshtė evidentuar nė kontingjent ose tė ketė tė dhėna nė ngarkim tė tij. T’i bėhet biografia duke i nxjerre dhe lidhjet e tij me qellim pėr tė zhvilluar njė bisede ne drejtim te luftės sė klasave.
    E kryen punėtori operativ Xh. Karriqi deri 30. 1.2 . 1976.

    Punėtori operativ
    Xhevat Karriqi


    Letėr

    Qė i arrestuari Demir Blloshmi i dėrgon tė arrestuarit Bedri Blloshmi nė dhomėn e izolimit dt. 13 gusht 1976.
    “Bedri nuk po merremi vesh si e ke punėn nuk e di se ku ėshtė halli qė nuk me shkruan pėrgjigje. Mos valle tė bėjnė tortura tyja, sepse unė kam 2 – 3 ditė qė shoh errėsirė kėtu nė korridor me shkruaj ēfarė tė bėjnė ty dhe ēfarė tė pyesin. E di qė vėshtirė e ke tė shkruash por kur tė flenė shokėt mė shkruaj dy fjale. Mos po tė kėrkojnė politik dhe ēfarė tė thonė. Tė puth Demiri. Durim dhe mbaju mos e ngatėrro veten. Pėrgjigje nė kėtė letėr”.
    “Bedri nė rast se nuk ke mundėsi te shkruash letėr me jep shenje duke u kollitur tre herė nė nevojtore qė je mire dhe nuk ke gjė, nė rast se tė bėjnė tortura, kollitu tek dera njė here. Mbi tė gjitha pėr tė vdekur nuk ke, qėndro si trimat e trimave se unė sot do tė flas nė hetuesi dhe do tė lehtėsoj shumė. Pėr Sherifin mos bėni gabim edhe pėr Shaqėn”.
    “Bedri tė pyes edhe njė herė si ėshtė puna pėr ēfarė tė kėrkojnė dhe pėr ēinė, pėr Gencin dhe Vilsonin apo pėr ndonjė tjetėr gjė, me shkruaj dy fjale ne dreke se unė vetėm me ty s’po merrem vesh, me njeri tjetėr jo”.


    Plan masash i dy degėve tė punėve tė brendshme, Librazhdit dhe Lushnjės

    Plan masash agjenturial – operativ mbi koordinimin e detyrave pėr ndjekjen e objektit Genc Leka dhe Bilbil Camit.
    Nga e dhėna e bashkėpunėtorit tė birucės “Shigjeta” del se implikohet edhe Bilbil Refat Cami me banim nė sektorin Plug tė Rrethit Lushnje pėr aktivitetin e pėrbashkėt armiqėsor me objektin nė 2A Genc Leka me banim nė fshatin Bėrzeshte tė Rrethit Librazhd i cili ndiqet pėr agjitacion e propagande armiqėsore ne problemin e centralizuar “Gaforrja”.
    Kėshtu p.sh. se e dhėna e dt. 27 korrik 1976, tė bashkėpunėtorit “Shigjeta” dega e punėve tė brendshme Librazhd e implikon edhe Bilbilin qė ka asistuar nė njė bisede, duke qenė nė shtėpinė e Genc Lekes nė prani te Demir Blloshmit i arrestuar nė degėn e punėve tė brendshme Librazhd. Gjė pėr tė cilėn Genci ėshtė nė panik se mos Demir Blloshmi e denoncon pėr aktivitet e mėsipėrm nė hetuesi. Gjithashtu ne dosjen formulare tė Genc Lekes ka mjaft letra tė kontrolli postar me pėrmbajtje armiqėsore qė ja ka dėrguar Bilbil Cami.
    Mbi bazėn e kėsaj situate operative dhe pėr te vėrtetuar aktivitetin e pėrbashkėt armiqėsor, tė merren kėto masa tė pėrbashkėta agjenturiale – operative midis dy degėve:

    Dega e punėve tė brendshme Librazhd
    1. Tė gjitha materialet qė do tė dalin nga procesi hetimor dhe tė dhėnat e agjenturės tė birucės dhe tė dhėnat e agjenturės terrenit qė pėrpunon lidhjet e Genc Lekes e Demir Blloshmit, nė tėrėsi tė problemit “Gaforrja” ku implikohet Bilbili dhe Reko Cami t’i dėrgohen degės punėve tė brendshme Lushnje pėr tė forcuar kontrollin ndaj tyre.
    2. Do te saktėsohet koha e ardhjes ne Bėrzeshtė tė Bilbilit dhe gruas se tij Reko Cami dhe nėpėrmjet bashkėpunėtorit “Shigjeta” do tė sqarohet ēfarė hollėsira tė tjera di ai (i arrestuari Demir Blloshmi) pėr veprimtarinė e pėrbashkėt armiqėsore midis tij, Genc Lekes dhe Bilbil Camit nė Lushnje.
    E kryen punėtori operativ Sabri Musaj ne vazhdim.
    5. Me njoftimin qe do te merret dega e punėve te brendshme e Lushnjes pėr ardhjen e Bilbilit dhe gruaja e tij nė Librazhd me pseudonimin “Pakua 51” pėr Bilbil Camin dhe “Pakua 52” pėr Reko Camin, tė merren masa te forta kontrolli ne drejtim te tyre, duke aktivizuar bashkėpunėtorin “Pazari i Muzinės”, “Studenti” dhe “Dardha” qė pėrpunojnė lidhjet e problemit “Gaforrja”. Gjithashtu te merren masa pėr tė evituar mundėsinė e arratisjes se tyre nė kėtė situate te goditjes se lidhjeve tyre ne Librazhd.
    E kryen punėtori operativ Xh. Karriqi ne vazhdim.
    7. Arrestimi i Demir Blloshmit ka krijuar shqetėsim dhe panik nė lidhjet e tij dhe sidomos tek Genc Leka, mbi kėtė baze do tė forcohet kontrolli nė drejtim te Gencit, i cili ka mundėsi tė realizojė arratisjen jashtė shtetit bashkė me Bilbil Camin qė del nga njė e dhėnė e pavėrtetuar e bashkėpunėtorit tė birucės “Shigjeta” me atė pėrmbajtje dhe me sa implikon Bilbilin do t’i dėrgohet degės Lushnje qė tė dy janė lidhje tė arratisurish.
    E kryen punėtori operativ Xh. Karriqi ne vazhdim.
    8. Nė kuadrin e kėtyre problemeve dhe ndjekjes sė elementit tė mėsipėrm, do punohet pėr zbulimin e autorit tė dy letrave anonime dhe tė djegies sė muzeut nė fshatin Bėrzeshtė. Se mos njė veprimtari tė tille e ka kryer Genc Leka, Bilbil Cami etj.
    E kryen punėtori operativ Xh. Karriqi vazhdimisht.



    Dega e punėve tė brendshme Lushnje tė kryeje kėto detyra


    1. Tė merren masa me anėn e bashkėpunėtorit “Alpinisti” dhe pėrgjegjėsin e sektorit Plug e pėr informacion pėr lėvizjen jashtė rrethit Bilbil Cami dhe tė gruas se tij Reko Cami.
    E kryen punėtori operativ S. Myftiu e B. Dalani ne vazhdim.
    2. Tė behet kontrolli ne kartoteke i Bilbil Camit pėr tė parė se ka materiale te arkivuara nė kartotekė tė studiohen ato dhe letėrkėmbimi midis kėtij dhe Genc Lekes dhe nė pėrfundim tė vendoset mbi pozitėn e tij mbi mundėsine e marrjes nė pėrpunim paraprak.
    E kryen S. Myftiu deri ne 30 gusht 1976.
    6. Bilbil Cami tė pėrfshihet nė listat me tendence arratisje dhe tė njoftohen rrethet kufitare pėr ta patur parasysh. Me tė gjitha ato raste qė Bilbil Cami do tė kėrkojė leje pėr nė kėto rreth nėn pretekste tė ndryshme tė njoftohen degėt pėrkatėse me radiogram.
    Kryhet nė vazhdim.
    7. Meqė Bilbil Cami ėshtė evidentuar si lidhje e dyshimtė me tė huajt, tė merren masa tė forta kontrolli ndaj tij sa herė qė do vijė nė Lushnjė ose rrethe tė tjera vizitore. Pėrfaqėsues grupe e shoferė nga tė cilėt do kėrkohet pėr t’u takuar me Bilbilin ose anasjelltas me ata. Pėr kėtė problem do t’i jepet detyra agjentit “Alpinisti” pėr tė na njoftuar nė kohė.
    E kryen B. Dalani e S. Myftiu ne vazhdim.
    Shėnim: Analiza e detyrave tė kėtij plani do tė bėhet mė dt. 30. 10. 1976.

    Shef i sektorit I, Besim Dalani
    Kryetar i degės punėve tė brendshme, Merdar Hasaj
    Lushnjė 2 gusht 1976


    ***
    Marrė: punėtori operativ S.Musaj
    Dhėnė nga bashkėpunėtori “Shigjeta”

    Raport i dt. 25 mars 1976

    Burimi njofton se Demir Blloshmi nė vazhdim tė bisedave i kishte thėnė atij se Genc Leka mė ka porositur tė kem kujdes mbasi tė dėnohem se Sherif Merdani duke qenė nė kamp u dėnua prapė. Tani i thotė Demiri atij, pėr Genci Lekėn tė kam thėnė pak, por po ta detyrojnė kėta Gencin qė tė flasė ai do tė nxjerre shume gjera pėr veten e tij. Kėta pėr vete e kanė mirė, jetojnė si kralat, kanė ēdo gjė, u vjen tek dera, po nė tė shkretėt po vuajmė, punojmė ditė natė dhe vuajmė pėr bukėn e gojės, ēfare po i shijojmė ne kėsaj jete. Se ta kishim ditur se do na kishte dalė kėshtu kjo punė do tė kishim ikur, por vetėm nuk iket.
    Nga Quksi iku dhe Haki Yryku i vėllai i Shahin Yrykut, ai pati mbaruar pėr arsimtar, u njoh me njė arsimtarė nga Korēa dhe ikėn tė dy. Hakiu ndodhet nė Belgjike dhe ēon letra se ėshtė mire. Dhe kėta tė shtėpisė se tij thonė se ai i ka te gjitha. Thonė se ka kėrkuar tė kthehet dhe ka mundėsi nėqofte se e kanė dėrguar kėta.
    “Shigjeta”
    ******



    Pjesa e dytė: Pėrndjekja e Vilson Blloshmit

    Raportimi: Vilsoni mban librat e Dideroit, Shatobrianit, Lamartinit

    I dyti i pėrndjekur qė ekzistonte nė kartotekat e Sigurimit tė Shtetit ishte Vilson Blloshmi. Nuk kishte si tė ndodhte ndryshme. Duke filluar nga babai i tij, familja e Vilsonin konsiderohej nga regjimi si reaksionare dhe si tė tillė ishin dėnuar nga gjykatat komuniste. Por procesi gjyqėsor ishte vetėm njė anė pak e dukshme. Kėtu zgjidheshin disa “mėditės” pėr tė dėshmuar, disa tė tjerė pėr t’iu bashkuar akuzės dhe nė fund bėhej ajo qė i shėrbente edhe “edukimit” masiv. Procesi gjyqėsor ėshtė akti i fundi i njė persekutimi tė zgjatur. Pas tij, kur bėhet publik, ai vazhdon nė burg dhe nėse kishte fatin tė jetoje edhe pas tij. Por le tė shikohet sesi ruhej Vilson Blloshmi, si raportohej ai nga bashkėpunėtorėt e Sigurimit.


    Pjesa e dytė. Pėrndjekja e Vilson Blloshmit

    Burimi njofton se ai mė dt. 19.08.1970 ishte takuar me Vilson Blloshmin katundi Bėrzeshtė, gjatė rrugės Vilsoni me atė biseduan pėr ēėshtjen e arsimit. Vilsoni midis tė tjerave thotė: Ke marrė vesh gjė pėr ne, si do tė vejė kjo puna jonė, a do tė na fusin edhe ne nė arsim apo jo, ai thotė nė seminarin qė patėm ne, nuk u fol asgjė pėr kėtė punė. Por ju mos u mėrzitni se mundet tu futin. Vilsoni thotė, neve me shpresė kemi pritur deri tani, po nuk ėshtė gjė, nuk u duruaka mė, ai i thotė pse ēfarė do tė bėsh kur nuk pritke. Vilsoni thotė nuk bėhet gjė por dhe kėshtu nuk rrihet mė. Erdhėn persona tė tjerė dhe biseda u ndėrpre.
    “Burreli”
    Detyra: takoju pėrsėri me Vilsonin dhe gjatė bisedės qė do tė bėsh me tė i thuaj, nė kėto gjėra duhet pasur durim se nuk bėhen me njėherė, ti dhe unė duhet tė durojmė mė shumė se ashtu i kemi dhe rrethanat. Mua mė ėshtė vrarė vėllai kurse ty tė ėshtė futur nė burg babai dhe xhaxhai. Mundohu tė krijosh mė shumė shoqėri me Vilsonin, mė qėllim qė ai tė tė besojė ty pėr ēdo gjė.
    Punėtori operativ
    (Lavdim Kurti)
    Firma

    ***

    Marrė: P.OP. Nevit Kasa
    Dhėnė b.p. “Guri”
    Raport dt. 19.09.1972
    Burimi njofton se mė dt. 03.09.1972 ai u takua me Vilson Blloshmin nė Stravaj dhe aty nė bisedėn me tė Vilsoni tha: -A dėrgove ndonjė fėmijė nė shkollė. Dhe ai i tha neve kėta nuk na japin bursė e shkollė, ndėrsa ushqejnė dhe u japin shkollė elementeve tė jashtme nga shtete tė ndryshme prandaj tha shko e thuaju nuk kujdeseni pėr ne, por do tė ndreqni tė tjerėt nga jashtė. Ai i tha se nuk na duhet aq gjatė ne, por shiko puno.
    Vilsoni kishte ardhur nė Stravaj pėr tė marrė lekėt nė llogari tė sharrės.
    Detyrė:
    1-B.p. nuk iu ngarkua detyrė sepse b.p. nuk ka mundėsi tė bjerė nė kontakt me tė.
    Sqarim: Vilson Blloshmi ėshtė i biri i Samiut janė kulakė, i ati dhe xhaxhai i tij janė dėnuar pėr aktivitet armiqėsor, sot tė lirė.
    Masa – operative: Raporti ti jepet punėtorit operativ Vesel Gjorgės.
    Nė drejtim tė tij tė shihet mundėsia e drejtimit tė ndonjė b.p. meqenėse nė katundin e tij kemi agjenturė tė mirė.
    Punėtori operativ
    Nevit Kasa


    ***
    Dt. 7.11.1972
    Marrė nga V. Gjorga
    Dhėnė nga b.p. “Studenti”
    Raport:
    Burimi njofton se nė bisedėn qė ka zhvilluar me Vilson Blloshmin nga katundi Bėrzeshtė para 10 ditėsh ndėr tė tjera ai i ka thėnė se kur ishte nė shkollė, ti duhet ta dish se ne Blloshmajt kemi qenė, jemi dhe do tė jemi, pavarėsisht se sot urrehemi. Po do na vijė edhe ne dita. Nė provimin e maturės njė nxėnės e pyet profesori se ē’ėshtė diktatura e proletariatit. Ai u pėrgjigj se diktatura e proletariatit nuk ėshtė gjė tjetėr veē se regjimi fashist. Profesori i tha se kjo ėshtė ēėshtje politike dhe po tė ketė ndonjė nga tė sigurimit tė fuste nė burg. Ai u pėrgjigj se kjo ėshtė njė gjė e drejtė. Kur ai i thotė se si ka mundėsi kjo, Vilsoni u pėrgjigj se njerėzit janė tė vendosur pėr atė qė kanė nė tru. Mė vonė u pėrgjigj se kjo ka ndodhur me tė vėrtet. (Kėto mendime janė tė tijat po ai del gjithmonė me njė tė tretė.)
    “Studenti”
    Detyrat:
    Bisedo me Vilsonin e thuaji se atij nuk i mbushet mendja qė nė provimin e maturės nė marksizėm tė jetė pėrgjigjur njė nxėnės nė mėnyrė tė tillė. Dhe armik i betuar tė jetė nuk ka mundėsi qė tė thotė atė. Dėgjoje se ēfarė do tė thotė.
    Masa operative: E thėna do tė shtypet dhe do vendoset nė fashikull.
    Punėtori operativ
    Vesel Gjorga

    ***

    Raporti i dt.7.5.1973
    Marrė p.op.V.Gjorga
    Dhėnė nga b.p. “Studenti”

    Se mė dt. 20.03.1973 ai bisedon me Vilson Blloshmin i cili thotė:
    “Po tė flas diēka por ėshtė me pėrgjegjėsi mos na dalė fjala se unė kam frikė nga kėto llafe mbasi njerėzit i interpretojnė ndryshe. Vendi ynė nuk ka pėrkrahje nga fqinjėt e huaj, ne jemi i vetmi vend qė s’morėm pjesė nė Konferencėn Evropiane. Ji me tė drejtė sa tė duash ti, shtetet e vogla i kanė frikė superfuqitė. Shoku Mehmet Shehu ka shkuar me pushime nė Francė. Atje ka mundėsi tė zhvillojė bisedime me ta se do tė ketė pėrkrahje nė politikėn e jashtme.
    Detyrat: Megjithėse ju e njihni rojėn e shkollės pedagogjike kur tė shkoni nė Elbasan bisedoje me tė, thuaji se kush ėshtė dhe si i ka punėt me Vilsonin. Thuaji se njė ditė ti mė the se kėta kanė frikė nga superfuqitė, por pėrse kanė frikė kėta, po tė kishin frikė kėta nuk kundėrshtojnė e kritikojnė shtetet imperialiste dhe revizioniste si Amerika, BS e shtete tė tjera. Nė Francė shoku Mehmet nuk ka shkuar pėr bisedime por pėr pushime. Dėgjo se ēdo tė thotė.
    Kjo do tė futet nė fashikullin pjesa e parė t’i kalojė punėtorit operativ Xh. Karriqi.
    Punėtori operativ
    Vesel Gjorga
    ***

    Raport:
    Marrė nga p.op. Vesel Gjorga
    Dhėnė nga b.p. “Studenti”

    Burimi njofton se mė dt. 20.5.1973 ai zhvilloi bisedė me Vilson Blloshmin rreth kritikės qė i bėhet romanit “Dimri i vetmisė sė madhe” tė Ismail Kadaresė. Ndėr tė tjera Vilsoni tha: Ismaili ėshtė i madh si shkrimtar dhe kėto kritika qė po i bėhen e kanė zili. Dritėro Agolli njė herė ka rrėshqitur por nuk ėshtė kapur gabimi i tij. Ja si shkruan Dritėroi nė njė libėr tė tij. Njė piktor bėri portretin e njė djali prej dru arre. Ky skulptori punonte me daltė nė fytyrė. Njė ditė shkoi nė dhomėn e punės sė tij njė piktor qė e kishte shok. Por pa pritur dalta takoi nė mesin e fytyrės njė hekur. E nxjerrin dhe e shohin. Ishte njė plumb. Plumbi qė i kishte rėnė arrės qė nė kohėn e luftės. Kėto ishin fjalėt e Vilsonit tė tregimit dhe si e mbaron thotė: po e kupton se ē’deshi plumbi nė ballin e kėtij djali tė partizanit. Domethėnė qė koka e kėtij djali tė partizanit qė luftoi nuk ka shpėtuar nga plumbi. Kjo duhet tė ishte kritikuar.
    Detyrat: Do ta takoni pėrsėri Vilsonin dhe i thuaj se letėrsia ėshtė thikė e hollė, unė mendoj se ju keni tė drejtė qė thoni se Dritėroi ka dash tė tregojė se djali i partizanit qė luftoi nuk ka shpėtuar, kot qė luftoi babai i tij. Ndėrsa pėr atė qė thonė se Ismaili ka gabuar unė nuk e kuptoj mirė pse ka gabuar.
    Masat operative: Do tė studiosh rrjetin shoqėror tė Vilsonit nė Stravaj. Meqenėse ai njihet me b.p. “Guri” qė mbahet nė lidhje me shefin e seksionit do tė bisedohet mė tė pėr tė drejtuar tek ai do tė studiohen tė dhėnat e Vilsonit.
    Vlerėsimi: Mendoj se e dhėna ka rėndėsi se Vilsoni nė njė interpretim e shpreh pikėpamjen e tij. Vilsoni ėshtė me shkollė.
    Punėtori operativ
    Vesel Gjorgo

    ***


    Marrė p.o.p.Vesel Gjorga
    Dhanė: b.p.”Shebeniku”
    25.8.1974.
    Raport:
    Ai njofton se mė d.2.8.1974 deri nė datėn 11.08.1974 ka qėnė nė zbor nė Rep… Brek-plep Atje ai ka thėnė nė sy se oficerėt dhe ushtarėt e pikes i pėrkrahin shumė familjet e tė deklasuarve si Vilson Blloshmi, Genc Lekėn, Bedri Blloshmin, Hazis Dashi kuzhinier i cili ėshtė kulak.
    Kėtyre oficerėt u kanė dhėnė mė shumė dit zbori se kanė qėndruar nė fakt.
    Ditėn qė do tė ikshin ushtarė Zef Ndou ndaloj Sali Dule Omerin pėr ti dhėnė disa libra qė i kishte dhėnė Vilson Blloshmi.
    Librat ishin mbledhur me njė letėr. Titullin ai nuk ua ka mėsuar, po duhet ti dijė Saliu.
    “Shebeniku”
    Detyrat:
    Bisedo me Saliun dhe thuaj se ēfarė librash kishe atė ditė, si titulloheshin ata dhe tė kujt ishin. Kujt ja dhatė juve se desha dhe unė t’i lexoj.
    Sqarim: Vilson Blloshmi ėshtė me arsim tė mesėm pedagogjik, ėshtė pushuar si arsimtar pėr tė kaluarėn e keqe. Nė ngarkim tė tij kemi tė tjera.
    Masat operative: E dhėna do tė shtypet nė dy kopje dhe do tė vendoset njėra nė fashikull dhe tjetra do ti dėrgohet sigurimit tė repartit. Do tė bisedohet me shefin e seksionit pėr tė biseduar me Saliun pėr librat nėqoftėse nuk i sqaron ato b.p.
    Punėtori operativ
    Vesel Gjorga

    “Bleta” mėson frėngjisht dhe ...spiunon

    Nė shtatorin e vitit 1974 bashkėpunėtori “Bleta” ėshtė takuar nė dhomėn e Vilson Blloshmit me Vilsonin dhe gjatė bisedės qė ka bėrė me tė ra fjala pėr emancipimin e gruas dhe rolin e sajė nė shoqėri. Vilsoni ėshtė shprehur: “Pėr mua gruaja ėshtė njė lodėr, njė mobilie e bukur qė i shtohet shtėpisė sime dhe sado qė tė emancipohet ajo ėshtė prapė grua”. Meqenėse “Bleta” shkonte ushtar nuk iu dha detyrė
    Por mė 23 tetor 1974 “Bleta” shkoi pėr tė mėsuar frėngjisht nė dhomėn e Vilsonit. Atje gjeti njė person tjetėr, Genc Lekėn. Gjatė kohės qė ndenjtėn nė dhomė, Vilsoni diskutoi me Gencin pėr letėrsinė dhe artin. “Bleta” kishte vėrejtur se Genc Leka ishte njeri me kulturė dhe e njihte mirė letėrsinė, gjithashtu ai vuri re se tė dy kishin shumė libra, nga tė cilėt dhe tė autorėve tė papėrkthyer nė shqip si Dideroi, Shatobriani, Lamartini etj. Gjatė bisedės Vilsoni i kishte thėnė se atij i pėlqenin shumė idealistėt nė teori, pėr mėnyrėn se si ata i kundėrvihen materialistėve.
    Para se tė ndaheshin, Vilsoni i tha atij se do shkonin njė ditė sė bashku nė Tiranė ku do ta prezantonte me disa shokė qė kam atje tė cilėt kanė njohuri tė thella pėr letėrsinė dhe artin nė pėrgjithėsi.
    Pas kėtij informacioni u kėrkua tė studiohej kush ishte Genc Leka dhe tė ēfarė karakteri ishin lidhjet e tij me Vilson Blloshmin.


    Marrė p.op.Lavdim Kurti
    Dhėnė: b.p. “Nogoli”
    Raport 22.03.1975
    Burimi thotė se Vilson Blloshmi nga katundi Bėrzeshtė ka mbaruar shkollėn e mesme nė Elbasan,gjatė vazhdimit tė shkollės ai ka ndenjur te Pasho Kullolli, ai thotė se Vilsoni ėshtė shumė i zgjuar. Hasan Blloshmi qė ėshtė xhaxhai i tij vetėm me atė bisedon. Burimi thotė se ai para disa kohe kishte qenė pėr darkė tek Hasan Blloshmi, gjatė asaj nate Hasani mė shumė bisedonte me Vilsonin, bile me sa i kujtohet atij bėnin polemikė pėr vizitėn e Niksonit nė Kinė por konkretisht se ēfarė thoshin nuk i kujtohet,vetėm se i kujtohet qė thoshte Hasani se kjo vizitė ka ndonjė gjė, kurse Vilsoni hapi disa herė radion nė stacionin e Prishtinės. Gjithashtu ai thotė se Vilsoni ka shumė shoqėri me Genc Lekėn nga Bėrzeshta qė ka patur babanė tė arratisur.
    Detyrat:
    Meqenėse Vilsoni punon nė Pėrrenjas,po munde shko ndonjė ditė atje dhe mundoju qė tė takosh me atė, justifikimin e vajtjes nė Pėrrenjas do ta kesh se gjoja kėrkon punė pėr djalin. Gjatė bisedės qė do tė bėsh me tė nuk do ti hapėsh ndonjė bisedė politike vetėm do qash hallin e familjes se ngele kulak pėrgjithmonė, nuk gjen punė pėr djalin,e tjera.
    Masa operative: Raporti t’i kalohet Vesel Gjorgos i cili ndjek pėrpunimin.
    Punėtori operativ Lavdrim Kurti
    ***


    Marrė nga p.op.Xh.Karriqi
    Dhėnė nga b.p.”Studenti”
    Raport.dt.19.5.1976.
    Burimi njofton se mė 7.5.1976 ai ishte tek muzeumi i fshatit Bėrzeshtė. Aty shkoj dhe Vilson Blloshmi i cili nga larg i tha atij: “A ke shkrepse me vete”, desh t’i thotė me kėtė si qėndron aty. Ai u pėrgjigj: “jo nuk kam”. Nė bisedė Vilsoni qėndroi ca por nuk hapi bisedė. Ai i tha a ke marrė vesh pėr vėllanė qė ke nė burg. Ndėrsa Vilsoni i tha asgjė dhe qėndronte si i turpėruar pėr atė, pas pak Vilsoni u nda.
    “Studenti”
    Sqarim: Vilson Blloshmi ėshtė marrė nė pėrpunim 2A pėr agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor.
    Detyrė: Bashkėpunėtorit ju dha detyrė qė tė takohet me Vilsonin dhe gjatė bisedės qė do tė zhvillojnė t’i thotė se ti Vilson atė ditė mė the qė a ke shkrepse, t’i nuk e pi duhanin pėrse e doje shkrepsen, apo mė the mua qė do t’i veshė zjarrin muzeumit. Ti e di qė neve do ta ruajmė. Se e dogjėn njė herė dhe akoma nuk ėshtė zbuluar dhe po tė dėgjojė ndonjė njeri qė ne flasim kėshtu rrezik se dyshon se t’i ja ke vėnė zjarrin muzeumit e nuk ka dalė ose luftohen si puna jote dhe imja qė na hoqėn babanė nga muzeu se mu arratis vėllai.
    Masa operative: Raporti do tė shtypet nė dy kopje ku njėra do tė vendoset nė dosjen e Vilsonit dhe tjetra nė fashikullin e muzeumit pėr gjetjen e autorit tė vėnies sė zjarrit.
    Nė drejtim tė Vilsonit do tė aktivizohet dhe b.p.”Dardha”
    Punėtori operativ
    Xhevat Karriqi
    ***


    Marrė nga p.oper.Xh.Karriqi
    Dhėnė: b.p. “Nogoli”
    Raport dt 8.6.1976.
    Burimi njofton se mė 4.5.1976. ai kishte vajtur nė Bėrzeshtė nė shtėpinė e Hasan Blloshmit atje ndodhej dhe Sami Blloshmi, Bukurosh Blloshmi e Vilson Blloshmi. Na ka ardhur keq pėr Bedriun si e ka punėn. Vilsoni tha Burgu pėr burrat ėshtė.
    Sqarim: Vilson Blloshmi ėshtė nė 2A pėr agjitacion e propagandė. Sami Blloshmi ka qenė i dėnuar pėr agjitacion e propagandė. Ėshtė kulak. Bukurosh Blloshmi ėshtė kulak ėshtė i vėllai i Samiut e Hasanit.
    Detyrė: Bashkėpunėtori iu dha detyrė qė tė takohet me Vilsoni Blloshmin dhe gjatė bisedės t’i thotė se a keni marrė vesh gjė pėr Bedriun se ēfarė ka deponuar nė hetuesi se mos e ngatėrrojnė pėr politikė meqė ne jemi tė deklasuar. Dhe kohėt e fundit ėshtė vėnė zjarri muzeumit dhe mos ėshtė ngatėrruar ai. Dhe atėherė ai do dėnohet mė rėndė. Gjatė bisedės thuaj Vilsonit po ty tė kanė thirrur pėr punėn e atyre librave.
    Masat operative: Do tė merret dosja e arshivuar nė ngarkim tė Sami Blloshmit pėr tė marrė nė 2B. Nė drejtim tė Vilsonit do tė aktivizohet b.p.”Studenti”.
    Punėtori operativ
    Xhevat Karriqi
    ***

    Vijė sjellje qė do t’i jepet denoncuesit Ferit Ēota pėr ta konsumuar gjatė bisedės me objektin Vilson Blloshmi.

    Pėr tė vėrtetuar denoncimin e bėrė nga Ferit Ēota mė d.10.5.1976 ku bėhet fjalė pėr njė grup personash qė do tė arratisen jashtė shtetit siē janė Vilson Blloshmi me gruan, Genc Leka me gruan, Xhemal Halili etj. nė d.14.5.1976 do tė organizohet njė kombinacion pėr tė pėrplasur objektin Vilson Blloshmi me denoncuesin me qėllim qė biseda e tyre tė dėgjohet me T.O (teknikė operative). Denoncuesi me t’u takuar me objektin t’i paraqitet aty shumė i mėrzitur qė nuk po i kupton gjithė kėto sorollatje qė i bėn objekti.
    Librazhd.14.V.1976
    Miratohet
    Kryetari i degės tė Punėve tė brendshme Emro Kondi


    Zbardhja e bisedės sė zhvilluar me pėrgjues

    Legjenda:
    O.Vilson Blloshmi
    B.Denoncuesi Ferit Ēota.

    Mbi bisedėn e zhvilluar me dt.14.5.1976. nė fshatin Bėrzeshtė tė Rrethit Librazhd midis objektit Vilson Blloshmi me denoncuesin Ferit Ēota.
    O- Ē’kemi !
    B- Rehat si dukesh ti?
    O- Kur erdhe, mua mė thanė qė erdhe.
    B- Kam mjaft kohė qė unė tė kėrkoj
    O-Ulu njėherė ta marrim vesh.
    B-E paske siguruar vendin tashti ti prandaj nuk lėviz mė.
    O-Ē’tė bėjė edhe Vili i shkretė. Si i ke nga shtėpia a janė mirė.
    B- Mirė.
    O- Mė kėrkuan mua e mė thanė kemi njė aksion dhjetė ditėsh edhe mos del ha...
    B- Po kush tė tha ty qė erdha unė kėtu.
    O- Mė tha njė grua. Pashė njė djalė me njė ēantė nė dorė u rrėzua e tha do iki.
    B- Kaloi pėrpjetė ajo dhe pastaj u takua me ty. Ē`kemi o Vili, s’na the kurrgjė, tė kemi ardhur ters.
    O- Jam lodhur fort, deri nė orėn dy kam punuar,tek kubikėt,as drekė skam ngrėnė aman - aman
    B- Jo more kush tė solli kėtu
    O-brigadieri .Po si e kaloni andej nga shtėpia mirė janė ?
    B- Mirė janė,me mėrzitje, me dreqnina, halle.
    O- (objektivat qė ka kooperativa janė gjatė aksionit i lexon nė letėr qė e ke tė shkruar)
    B- Vilson pse mė le mua nė Tiranė, pse ike ti e mė le mua si m....i dh.... nė Tiranė.
    O- Pse ika unė ?
    B- Po ti ike, the do vi nė orėn 8 prapė nė pallatin e kulturės, s’erdhe.
    O- Nė darkė
    B- Nė darkė, po s’erdhe ?
    ................
    B- As gjė s’po tė kujtohet
    O- Hė ēfarė tė thashė
    B- Hė.
    O- S’mė kujtohet ēfarė jo, se mbaj mend jo qė jemi takuar.
    .......

    O- Unė tė kam mbajtur me gėnjeshtra ty?
    B- Po, po (hapet dera pėr tė dalė) hajt mendohu mirė,se unė do tė vi prapė pėr mos dalė i poshtėr.(mbas denoncuesit del edhe objekti i cili mundohet ta marrė me tė mirė.
    Punėtori operativ i T.O.
    Franko Mihali.
    Besim Ferra
    Shėnim: Ngaqė kombinacioni nuk ėshtė studiuar thellė, vija e sjelljes dhe vendi i konsumimit jo e plotė, si dhe objekti s’ka besim tek denoncuesi. Dikush del nga T.O.-ja kombinacioni ka dėshtuar dhe pozita e objektit lė vend qė tė survejohet, nga qėndrimi me T.O del se ėshtė komplikuar. Pra nuk e ka sqaruar pozitėn e objektit. Tė mos mendojmė se ky ka heq dorė nga qėllimi i tij i keq.
    ***


    “Miratohet”
    Kryetari i degės tė punėve tė brendshme Emro Kondi

    Librazhd, 11.5.1976.
    Plan
    I masave agjenturiale-operative pėr ndjekjen e disa personave me tendencė arratisjeje.
    Mė datėn 9.5. 1976 qytetari Ferit Ēota ka bėrė njė denoncim, nga i cili rezulton ndėr tė tjera se Vilson Blloshmi djalė kulaku, nga Bėrzeshta i cili ėshtė nė 2B dhe ka njė vėlla tė arrestuar kohėt e fundit, sė bashku me gruan e tij dhe Genc Feim Leka (djali i tė arratisurit Femi Leka) nė kontroll operativ 2B, Xhemal Halili nga Rrajca e nė D.P., njė person tjetėr nga Rrajca dhe njė shok tjetėr qė ka Vilsoni nė Tianė, duan tė arratisen jashtė shtetit me ndihmėn e personit tė pa identifikuar qė ėshtė nga Rrajca ose nėpėrmjet njė personi qė do tė vijė ti marrė nga jashtė shtetit.
    Pėr tė vėrtetuar saktėsinė e kėtij denoncimi si dhe evituar arratisjen e kėtyre personave do tė merren masat si mė poshtė.

    1- Nė varėsi tė denoncimit qė bėn qytetari Ferit Ēota ti jepen ati detyra qė tė takohet pėrsėri me objekti Vilson Blloshmi pėr tė sqaruar mė konkretisht cilėt janė personat me tė cilėt do tė realizohet arratisja etj.
    E kryen .E.Kondi e N.Kodra deri mė 9.5.1976.

    2- Lidhur me pėrmbajtjen e kėti denoncimi tė informohet menjėherė sekretari i parė i komitetit tė partisė sė rrethit dhe Drejtoria e parė nė ministri.
    E kryen E.Kondi deri mė d. 10.V.1976.

    3- Tė kalojė nė shėrbim tė pėrforcuar tė pjesshėm efektivi i kufirit pėr tė evituar mundėsinė e kalimit tė kufirit nga personat e sipėrm ose tė personit pėr tė cilin thuhet se do vijė ti tėrheqė.
    E kryen E.Kondi, B Resuli deri nė sqarimin e problemit.

    4-Tė merren masa me njėsitė tė fshehta pėr tė vėrtetuar nė se do tė takohet nė orėn e caktuar sipas thėnies tė denoncuesit, ky i fundit me objektin Vilson Blloshmi (e kanė lėnė takimin mė datėn 10.V.1976 ora 15.00).

    8- Tė bėhet vendimi pėr ngritjen nė 2A. tė Genc Lekės, Vilson Blloshmi e Xhemal Halili.

    11-Tė merret takim me b.p. “Studenti” i cili ka dhėnė pėr objektin Vilson Blloshmi e Genc Leka e ti jepet detyrė nė bazė tė njė vije sjellje nė drejtim tė objektit tė sipėrm pėr tė mėsuar reagimin e tyre si dhe mos i flasė gjė pėr problemin e arratisjes. Nė kėtė drejtim do tė aktivizohet edhe b.p.”Nogoli” i cili ka dhėnė e jep nė drejtim tė xhaxhallarėve tė Vilsonit.

    E kryen p.op.Xh.Karriqi vazhdimisht

    13-Meqėnėse denoncuesi i ka thėnė Vilson Blloshmi qė edhe unė kam nevojė tė vi me ju dhe kam me vete dhe njė revole, ti jepet nga ana e jonė njė revole e sabotuar pėr t’ia treguar objektit i cili ja ka kėrkuar kėtė armė ta shikojė.
    E kryen E.Kondi.N.Kodra deri mė 11.51976.

    14-Lidhur me problemin qė ka dhėnė denoncuesi qė sipas tij objekti Vilson Blloshmi i ka thėnė se personi i ardhur nga jashtė shtetit do tė sjellė dy mina me sahat qė do ja dėrgojė personit tė pa identifikuar nė Rrajcė i cili do tė vijė nė vendin e caktuar pėr tė ta dhėnė ty e ti do mi sjellėsh mua po nė njė vend tjetėr tė caktuar,do tė merren kėto masa.
    a) Do tė organizohet vrojtimi sekret pėr tė vėrtetuar nė se denoncuesit
    do ti vijnė personat nė vendin orėn e caktuar pėr ti dhėnė minat.

    15-Nė se objekti do tė shkojė nė Tiranė sė bashku me denoncuesin, sipas tė dhėnave tė denoncuesit qė e kanė biseduar njė gjė tė tillė,tė merren nė survejim me qėllim qė tė verifikohet lidhja qė ka nė Tiranė objekti, vendin qė do tė zėrė nė hotel dhe nėpėrmjet Degės sė VIII tė Drejtorisė sė I do tė merren masa pėr dėgjimin me T.O. tė bisedave midis tyre simbas porosive qė do ti jepen denoncuesit nė vartėsi me situatėn. Survejimi do tė bėhet me survejusit e degės II.
    E kryen E.Kondi e S.Lera me ndihmėn e degės VIII deri mė 15.5.1976

    16-Nėse objekti Vilson Blloshmi nuk do tė shkojė nė Tiranė tė merren tė gjitha masat pėr tė organizuar njė kombinacion me T.O. midis tij dhe denoncuesit. E kryen E.Kondi, S.Lera, e Xh.Karriqi me ndihmėn e degės VIII-tė.

    19-Tė zhvillohet Hetuesi intensive me tė arrestuarin Bedri Blloshmi pėr t’i kėrkuar atij deponimin lidhur me veprimtarinė armiqėsore qė ka zhvilluar ai sė bashku me lidhjet e tij pėr tė parė se mos ka dijeni lidhur me arratisjen e vėllait dhe personave tė tjerė pėr tė cilėn u fol mė sipėr.
    E kryen Hetuesi i ēėshtjes Lulo Ymeri dhe e kontrolluan E.Kondi vazhdimisht.
    Punėtori operativ Spiro Lera
    ***



    Librazhd 11.5.1976.
    Miratohet
    Kryetari i degės
    P.Brenshme
    Emro Kondi
    Plan Masash

    Agjenturialo-operativ nė drejtim tė pėrpunimit nė 2.A. nė ngarkim tė Vilson Sami Blloshmit. Nga tė dhėnat e marra nė ngarkim tė Vilson Blloshmit del se ky zhvillon agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor. Mė datėn 9.5.1976 qytetari Ferit Ēota denoncon nė organet tona se Vilson Blloshmi i ka propozuar pėr t’u arratisur nė Jugosllavi sė bashku me Xhemal Halilin i cili u mor nė pėrpunim 2A. pėr kėtė tendencė. Genc Leka nė kontrollin operativ 2B po ashtu ėshtė dhe njė qytetar tjetėr nga Rrajca por emri i tė cilit nuk i dihet se kush ėshtė ky person.
    Me qėllim pėr tė parandaluar nė kohė arratisjen e tij sė bashku me personat e tjerė tė lart pėrmendur do tė merren kėto masa agjenturialo - operative.
    -Do t’i jepet njė vijė sjelljeje qytetarit Ferit Ēota pėr tė zbuluar se kush ėshtė personi nga Rrajca dhe kur e kanė lėnė datėn pėr tu arratisur dhe nė ēfarė drejtimi do tė lėvizin dhe nė se kan armė dhe ēfarė lloji arme kanė.
    -Meqėnėse Feriti do tė takohet me Vilsonin mė 10.5.1976 nė Pėrrenjas do tė merret nė survejim pėr ta saktėsuar se me cilin person do tė takohet dhe do tė saktėsohen dhe lėvizjet e tjera.
    -Me rastin e arrestimit tė vėllait tė Vilsonit i janė dhėnė detyra b.p.”Studenti”, “Nogolit” si dhe qytetarėve Sali Vlashi dhe Bardho Qyrės pėr tė patur nėn kontroll meqenėse banojnė dhe jetojnė nė kėtė fshat dhe pėr ēdo lėvizje tė Vilsonit.(largim nga fshati) tė na njoftojnė me kėtė parullė . “Pakon e nisėm pėr Librazhd” gjithashtu se u ėshtė dhėnė detyrė qė kush vete te Vilsoni, nga janė kėta persona etj.
    -Do tė merren masa kontrolli dhe nė drejtim tė Genc Lekės i cili del qė dhe ky do tė arratiset me Vilson Blloshmin.
    Mbas pėrfundimit tė kėtyre detyrave tė ngritura nė kėtė plan do tė bėhet analiza e tyre dhe do tė merren masa tė mėtejshme.
    Punėtori operativ
    Xhevat Karriqi
    ***


    “Miratohet”
    kryetari i degės Punėve tė brendshme Emro Kondi
    Librazhd, mė 14.5.1976.
    Plan kombinacioni.
    Pėr realizimin e njė “pėrplasjeje” midis denoncuesit Ferit Ēota dhe objektit 2A Vilson Blloshmit.

    Mė d.10.5.1976 qytetari Ferit Ēota na denoncon se gjatė njė bisede qė kishte zhvilluar njė ditė mė parė me objektin Vilson Blloshmi, ky i fundit ndėr tė tjera i ka thėnė se sė bashku me disa persona po pėrgatiten tė arratisen jashtė shtetit me ndihmėn e njė personi nga Rrajca ose tė njė personi i cili do tė vijė nga jashtė shtetit pėr t’i marrė. Pėr tė vėrtetuar kėto tė dhėna tė rėndėsishme si dhe disa fakte tė tjera qė lidhen me provat qė si mbas denoncuesit i ka bėrė Vilsoni.
    Nė kuadrin e detyrave tė ngritura nė planin e masave agjenturialo-operative pėrpiluar lidhur me kėtė tė dhėnė, do tė organizohet njė kombinacion me pėrdorimin T.O si mė poshtė. Denoncuesit Ferit Ēota do t’i pėrgatitet njė vijė sjelljeje pėr tė konsumuar gjatė bisedės me objektin Vilson Blloshmi, duke u paraqitur para tij i revoltuar dhe i shqetėsuar, tė konsumojė ēėshtjet mė tė rėndėsishme qė lidhen me denoncimin e bėrė.
    Vijė sjelljeje do ja japė sh. N kodra para se denoncuesi tė niset pėr nė Bėrzheshtė nė vendin ku do zhvillohet biseda.
    Nėpėrmjet sekretarit tė byrosė se kooperativės sė bashkuar Bėrzeshtė shokut Sherif Blloshmi dhe brigadierit Bardho Qyra (AP) tė cilėt kanė dijeni pėr objektin pasi atyre u ėshtė ekspozuar pėr ta siguruar mos na arratiset do tė merren kėto masa:
    a)-Vilson Blloshmi nė d. 14.5.1976 tė caktohet me punė nė fshat ose periferi tė vendit ku do tė bėhet “pėrplasja”.
    b)- Nė orėn 11.00 kur ai tė shkojė pėr tė ngrėnė drekė nė shtėpi do i thuhet nga sekretari i byrosė shoku Sherif Blloshmi qė me tė ngrėnė drekė tė vish nė vatrėn e kulturės se kam njė punė pėr tė bėrė me ty.
    c)- T’i jepet objektit pėr tė shkruar disa parulla qė i shėrbejnė aksionit ideologjik 10 ditor qė ėshtė ndėrmarrė nė kooperativė dhe pasi t’i jetė dhėnė puna, sekretari i byrosė ta lėrė aty pėr tė punuar duke u larguar e marrė me vete ēelėsin e dhomės e vatrės tė kulturės me qėllim qė objekti tė mos ketė mundėsi pėr t’u larguar nga vendi i “pėrplasjes” pasi mbetet vatra e kulturės hapur.
    d)- tė merren masat e nevojshme duke ē’frytėzuar rastin e aksionit qė aty rreth vatrės tė kulturės nė orėn 13.00-14.30 tė mos ketė persona tė tjerė. Kjo me qėllim qė denoncuesin tė mos e shqetėsojė kush pėr tė zbatuar detyrėn si mbas vijė sjelljes sė dhėnė.
    Vendi i zhvillimit tė bisedės midis objektit dhe denoncuesit do tė jetė vatra e kulturės tė katundit Bėrzheshtė, ndėrsa pikė pėrgjimi, zyra e kryetarit tė kėshillit aty. Kėto tė parashikuara nė raport me propozimin e pėrpiluar pėr kėtė qėllim.
    Pėr tė bėrė provėn lidhur me mundėsinė e kapjes tė bisedės qė nga vendi i “pėrplasjes” deri tek pika e pėrgjimit, do tė shkojė punėtori operativ tė T.O. Franko Mihali e Besnik Ferra nė orėt e para tė mėngjesit d.14.5.1976.
    Pėr tė evituar mundėsinė e vajtjes nė vatrėn e kulturės tė ndonjė personi nė kohėn qė aty ndodhet denoncuesi me objektin, do tė qėndrojė nė afėrsi sekretari i byrosė i cili do tė ndėrhyjė pėr tė tėrhequr me ndonjė objekt tė ēfarėdoshėm (kjo tė bisedohet paraprakisht) pėr tė menduar variantin e mundshėm nė se ėshtė nevoja.
    Mbas pėrfundimit tė bisedės, denoncuesi do tė largohet menjėherė, do tė marrė takim me tė pėr tė marrė me hollėsi prej tij si u zhvillua biseda, pėr tė bėrė pastaj krahasimin e denoncimit me informacione T.O.
    Do tė bisedohet nga ana e shokut E Kondi me sekretarin e parė tė komitetit tė partisė qė shokut Sherif Blloshmi t’i jepet leje pėr tė mos asistuar nė mbledhjen e plenumit mė d. 14.5.1976, duke i thėnė se duhet pėr tė na ndihmuar nė kėtė kombinacion.
    Denoncuesi do tė qėndrojė nė Qukės ku do t’i jepet edhe vija e sjelljes dhe porositė e nevojshme dhe do tė niset pėr nė Bėrzheshtė pasi tė ketė njoftuar nė telefon punėtorin operativ Xhevat Karriqin se janė marrė tė gjitha masat e nevojshme.
    Punėtori operativ Xhevat Karriqi
    Z.V. kryetari i degės punėve tė brendshme Spiro Leka
    ****

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,827
    vazhdimi

    --

    Marrė nga op.V.Gjorga
    Dhėnė b.p.”Dardha”
    Dt. 16.5.1976
    Raport
    Ai njofton se nė dt. 14.05.1976 ka takuar me Vilson Blloshmin gjatė bisedės Vilsoni i ka thėnė se mua mė kanė arrestuar vėllanė kot. Unė kam njė punė me punėtorin e policisė. Ne paskemi qenė tė vuajtjeve.
    Prandaj do tė mė falėsh: Kėto biseda u bėnė nė Qukės. Mė dt. 15.05.1976 ai ka takuar pėrsėri me Vilsonin. Nė fillim ai e ka pyetur se si shkojnė punėt se si po ecėn. Vilsoni i ka thėnė se jam shumė i mėrzitur. Nuk e di se si do tė bėhet. Kam njė hall shumė tė madh, po nuk e tregoj tani. Do tė takohemi pėrsėri dhe do ta them. Mė gjatė nuk u bisedua ai iku.
    “Dardha”
    Sqarim: Vilson Blloshmi ėshtė nė 2A pėr tendencė arratisjeje kulak.
    Vlerėsimi: E dhėna ėshtė me vlerė operative se objekti i shpreh b.p. se ka njė hall tė madh ai ėshtė i shqetėsuar.
    Detyrat:
    Nė takimin qė do tė bėni me Vilsonin do t’i thoni se ju mė duket se nuk keni besim tek ne. Ti e ke njė gjė po mua s’po ma tregon. E di qė kur ke njė hall dhe ja tregon njė shoku ai do tė pakėsohet, se do tė konsumohet me njė tjetėr se ti di mė shumė se unė se je me shkollė. Unė e di se tė kam shok dhe kam biseduar vazhdimisht me ty po ti po mė mban me muhabet mua.
    Masat operative.
    E dhėna do tė shtypet dhe do tė vendoset nė dosjen e objektit duke i kaluar p.op.Xh Karriqit.
    Punėtori operativ
    Vesel Gjorga
    ***


    Dt.1.6.1976

    Marrė nga p.op.V. Gjorga
    Dhėnė: b.p. “Dardha”
    Raport
    Ai njofton se nė bisedė qė ai zhvilloi me Vilson Blloshmin ndėr tė tjera Vilsoni i tha atij se ne po vuajmė nuk rrohet kėshtu edhe perėndia me tė keq dhe njerėzit nuk na lėnė rehat Vilsoni ishte me gjithė gruan mė gjatė nuk u bisedua me tė.
    Detyrat:
    Ju do ta takoni Vilsonin dhe do ti thoni atij se mė vjen keq qė je larguar kaq shumė nga unė, nuk e di po mė duket se ju nuk keni besim tek unė. Ju mė thatė se po vuaj, pėrse po vuan nga e the ti kėtė apo ke ndonjė hall nga familja. Ti thua qė perėndia dhe njerėzit nuk na lėnė rehat kush nga njerėzit nuk tė lė rehat apo ke ndonjė grindje me ndonjė person.
    Sqarim: Vilsoni ėshtė nė 2A pėr tendencė arratisje dhe agjitacion e propagandė me arsim tė mesėm pedagogjik. Kulak. Vlerėsimi i dhėnė ka rėndėsi se objekti flet pėr pakėnaqėsi ndaj njerėzve pėr mėnyrėn e jetesės.
    Masat operative:
    E dhėna do tė shtypet dhe do t’i jepet op. Xh.Karriqit.
    Punėtori operativ
    Vesel Gjorga
    ***


    D.13.6. 1976
    Marrė p.op.V.Gjorga
    Dhėnė b.p. “Dardha”
    Raport
    Ai njofton se ne datėn 8.6.1976 ka takuar me Vilson Blloshmin nė Qukės mbasi pinė nga njė kafe e konjak, Vilsoni mė tha se jemi lindur pėr tė vuajtur dhe jo pėr tė rrojtur si njerėz. Kur ai i ka thėnė se Vilson pėrse thua kėshtu sa keq, pastaj janė ndarė. Vilsoni ka hyrė nė postė edhe kur ka dalė janė takuar pėrsėri. Nė kėtė kohė ai ka thėnė si qe kjo punė ai ka thėnė se sikur tė mė vrasin nuk bėhem spiun i kėtyre. Po ē’tu bėj, mė ėshtė ngatėrruar vėllai kot edhe e pyeta. Atij i kanė dalė shumė dėshmitarė dhe e futėn kot nė burg. Pastaj u ndamė se ai u takua me Xhemal Sinėn nga Gurra.
    Vlerėsim: E dhėna ka vlerė operative se flet pėr pakėnaqėsi ndaj regjimit nė fuqi.
    Sqarim: Vilsoni ėshtė nė 2A pėr tendencė arratisje.
    Detyra: Ju do tė shkoni e takoni Vilsonin dhe do t’i thoni atij se ju njė ditė kur jemi takuar mė keni thėnė se kemi lindur pėr tė vuajtur e jo pėr tė jetuar nuk tė kuptova nė bisedė edhe nuk mė erdhi mirė qė ju nuk mu shprehėt lirisht mua. Nuk e di se si e ke punėn a nuk mė beson. Ju jeni me shkollė e keni tė mesmen, por ju duhet tė dini se kur bisedoj me ju mė zgjatet jeta. Ju kėtė nuk e bėtė pėrse nuk ma thoni.
    Masat operative: E dhėna do tė shtypet dhe do t’i kalojė p. op. Xh.Karriqit.

    Bashkėpunėtorėt qė pėrpunonin Vilson Blloshnin
    “Burreli”
    “Guri”
    “Studenti”
    “Studenti”
    “Studenti”
    “Shebeniku”
    “Bleta”
    “Nogoli”

    Fleta e kontrollit nė kartotekė:
    1- Mbiemri: Blloshmi
    2- Emri: Vilson
    3- Atėsia: Sami
    4-Atėlindja: 1948
    5- Vendlindja: Bėrzeshtė, Rrethi Librazhd
    6- Vendbanimi – Bėrzeshtė
    7- Vendi i punės: N. N. M. Pėrrenjas
    8- Profesioni punėtor,
    9-Kombėsia: shqiptar.
    19.Shtetėsia: shqiptare


    Mbi Vilson Blloshmin nė kontroll operativ 2B.
    1-Tė gjendet vendimi i qenies sė tij nė p.p nė 15.02.1975.
    2-Tė merret menjėherė nė pėrpunim nė 2A si armik i klasės dhe tė ecet drejt goditjes sė tij.
    3-Tė vihet nėn kontroll postar pėr t’i bėrė teknikė operative.
    4-Nė hetuesi vėllai i tij Bedri Blloshmi tė hetohet intensivisht, tė shikohet ēfarė mund tė dijė ndonjė gjė ai pėr vėllanė.
    5-Me Afėrdita Lepenicėn tė ribisedohet dhe t’i merret proces mė vonė.
    6-Tė luftohet pėr gjetjen e dy personave tė tjerė.
    7-Masa tė forta tė merren se ky mund tė arratiset. Ky ka mundėsi tė jetė dhe autori i dy letrave anonime.
    8-Tė merret indeksi i librave qė janė hequr nga qarkullimi.
    9-Tė gjendet b.p. tjetėr nė drejtim tė kėtij objekti (aktivitetin e tij tė ketė shtrirje edhe jashtė rrethi si nė Tiranė dhe gjetkė).
    10-Tė organizohet edhe kontrolli i gruas sė tij.
    11-Tė kėrkohet biografia e sė shoqes sė tij, nga ėshtė dhe si ėshtė (ky bashkė me gruan mund tė arratiset nė Jugosllavi,ka dajėn tė arratisur, tani ndodhet nė SHBA.
    12-Tė kontrollohet nė fshat dhe nė brigadėn e punės pėr lėvizjet e tij me agjenturė e me vijėn e masave dhe tė ketė nė mbikėqyrjen ku largohet.
    Shqetėsimi mbi arrestimin e vėllait dhe mund ta hedh atė nė aktivitet deri nė tradhti. Ky objekt tė jetė nė qendėr tė punėtorit operativ dhe drejtuesve tė degės.
    Librazhd, mė 17.04.1976
    Merdar Hasa
    ***


    Merr: Emro Kondi
    D.16.4.1976
    Dhanė: b.p. “Studenti”
    Raport:
    Ai njofton se nė njė bisedė me Vilson Blloshmin kur do tė kthehej nga ndėrmarrja tė punojė nė kooperativė, Vilsoni ndėr tė tjera tha: Pse mė kthejnė nė kooperativė ēuditem se ēmendojnė kėta njerėz xhanėm. Ē’pretendime do tė kisha unė i futur 1.500 m thellėsi nė tokė.
    Detyrat:
    Do tė bisedosh me Vilsonin dhe do ti thoni atij se njė ditė mė thatė se pėrse mė prunė nė kooperativė. Unė isha futur nėn tokė 1500 m nė thellėsi nuk tė kuptova se ku e pate ti kėtė edhe kėtu nė kooperativė mirė jemi. Po neve qė e kemi lėkurėn me plagė nuk na lėnė rehat se kėshtu e ka kjo. Po tė ishe ti nė fuqi ose unė nuk do ti linje rehat kėta,apo jo,si kur nuk i lanė prindėrit e tu.
    Masa operative:
    E dhėna do tė shtypet dhe do tė vendoset nė dosjen e Vilsonit. Do tė pėrgatitet njė vijė sjelljeje pėr ta konsumuar bashkėpunėtori me Vilsonin.
    Do tė studiohet rrethi miqėsor i objektit.
    P.operativ
    Vesel Gjorga
    ***


    Miratohet:
    Kryetari i degės p. brendshme
    D.11-08-1975.
    Emro Kondi.
    Firma
    V E N D I M
    Pėr kategorizimin nė 2B- tė Vilson Blloshmit.

    Vilson Blloshmi i biri i Samiut i datėlindjes 1948 lindur dhe banues nė katundin Bėrzeshtė shtresė e pasur kulak me arsim tė mesėm i pa martuar,i pa organizuar, i pa dėnuar. I lart pėrmenduri nė datėn 15.2.1975 u mor nė pėrpunim paraprak me tendencėn e agjitacionit dhe tė propagandės, pėr arsye se ka komentuar me bashkėpunėtorin “Studenti” dhe “Bleta” pakėnaqėsi tė theksuar ndaj partisė dhe qeverisė, nuk ėshtė dakord qė arti ynė tė pėrshkruhet nga njė partishmėri e thellė dhe thotė mendimin qė ky duhet tė lihet i lirė gjatė kohės tė verifikimit tė kėtyre materialeve na rezulton qė ky objekt tė ketė rėnė nė pasivitet nga frika se mos zbulohet kjo veprimtari e tij dhe nuk zhvillon biseda tė kėtij karakteri.
    Ka mundėsi qė ky element duke u nisur edhe nga pėrbėrja e tij e keqe tė aktivizohet nė njė tė ardhme. Prandaj mendoj qė ky person tė mbahet nėn kontrollin tonė, qė herė pas here nė drejtim tė tij tė aktivizohet agjentura e masat e tjera agjenturiale - operative.
    Pėr sa thamė mė sipėr
    VENDOSA:
    Qė Vilson Blloshmi ta kategorizoj nė kontroll operativ 2B, si person me pėrbėrje tė keqe dhe nė njė situatė oportune mund tė riaktivizohet, tė bėj ndryshimet e nevojshme nė kartotekė dhe tė ngrejė detyra nė drejtim tė tij.
    Punėtori operativ
    Vesel Gjorga
    Shefi i seksionit
    Spiro Lera

    ***
    Sekret. N.26
    Ekzemplar N.1.
    Tiranė, mė 24.10.1975

    Implikim nxjerrė nga procesi i tė pandehurit Kristo Pepa d.23.X.1975
    pėr Vilsonin nė punė, nė Pėrrenjas.

    Nė procesin e dt. 23.10.1975 I pandehuri Kristo Pepa nė mes tė tjerave denoncon se:
    “…..Gjatė bisedės qė kam pasur me Vilsonin nė Pėrrenjas ai mė ka folur se udhėheqėsi kryesor I partisė, ėshtė bėrė nervoz i madh dhe nuk pranon njeri tė bisedojė me tė, se ai nuk e priste kurrė atė gjė qė i ndodhi me Beqir Ballukun. Se nga I dinte Vilsoni kėto gjėra. Ai nuk ma ka treguar dhe unė nuk e kam pyetur pėr kėtė.”
    Punėtori operativ
    Haxhi Dashi



    LISTA E PSEUDONIMEVE TĖ B.P. QĖ MARRIN PJESĖ NĖ PĖRPUNIMIN E OBJEKTIT


    Kategoria Ndryshimet
    1 Bleta Informator Ushtar
    2 Studenti 230 Informator
    3 Guri 135 Informator
    4 Nogoli Agjent



    LISTA E PUNĖTORĖVE OPERATIV QĖ DREJTOJNĖ PĖRPUNIMIN.



    Grada Emėr Mbiemėr Marrja Ndėrprer ose shkėputur Arsyet
    1. Oficer Vesel Gjorga 1-2-976 Transferuar
    2. Oficer Xhevat Karriqi 1-III-1976


    N.17

    SHĖNIM OPERATIV

    Unė Vesel Gjorga punėtor operativ nė degėn e punėve tė brendshme mbasi u takova me Afėrdita Lepenicėn, mami nė Sharrėn Stravaj ndėr tė tjera ajo mė tha se kam takuar para ca ditėsh me Vilson Blloshmin dhe mė tha se unė kam njė bibliotekė shumė tė pasur, lexoj shumė libra nė gjuhė frėnge dhe do tė mėsoj dhe italishten. Ne nuk jemi mirė. Flota sovjetike po shėtit nėpėr Mesdhe. Njė gjė do ta bėjnė ata po ja ku nuk po e bėjnė. Kur ajo I ka thėnė se asnjė gjė nuk do bėjnė ata, Vilsoni ėshtė pėrgjigjur se ata nuk shėtisin kot kėtej. Afėrdita I ka thėnė mos e ushqe kot atė mendim. Vilsoni ėshtė pėrgjigjur jo, jo unė nuk e ushqej njė gjė tė tillė, Vilsoni e ka ftuar Afėrditėn njė natė pėr tė shkuar nė shtėpinė e tij.

    Lib.17.7.1975
    Punėtori operativ
    Vesel Gjorga
    ***

    B I O G R A F I
    e Vilson Sami Blloshmit


    Vilson Blloshmi i biri i Samiut dhe i Nadires, i dt.lindjes 1948, lindur dhe banues nė fshatin Bėrzeshtė, i martuar pa fėmijė, i pa dėnuar, i pa organizuar me ushtri tė kryer, me arsim tė mesėm pedagogjik. Rrjedh nga njė familje e pasur fshatare dhe sot kulak me shtetėsi dhe kombėsi shqiptare. Qėndrimi politik i familjes sė tij dhe tė afėrmve gjatė regjimit antipopullor tė Zogut nuk ka qėnė i mirė. Gjyshi i Vilsonit, Selmani, gjatė asaj kohe ka qėnė me pėrgjegjėsi shtetėrore dhe ka shfrytėzuar punėn e tė tjerėve, ka patur bujq dhe u merrte njė tė tretėn e prodhimit. Po kėshtu dhe xhaxhai i Hasanit, Hajdar Blloshmi ka qėnė deputet nė kohėn e Zogut. Haki Blloshmi kryetar komune, Bardho Leka daja i Vilsonit ka qėnė officer i atij regjimi. Kushėriri i parė i tij Selaudin Blloshmi ishte me gradėn kolonel nė kohėn e Zogut. Tė njėjtin qėndrim ka mbajtur familja e tij dhe gjatė okupacionit italo-gjerman nė vendin tonė. Nė dalje nė skenė tė organizatės tradhėtare tė Ballit Kombėtar, si familja dhe tė afėrmit e tij u lidhėn ngusht me kėtė organizatė duke marrė pjesė aktivisht e luftuar kundėr forcave partizane. Haki Blloshmi kushėriri I parė I Vilsonit ishte komandant balli pėr zonėn e Qukėsit, i cili sė bashku me vėllanė e tij Shefqetin u pushkatuan nga forcat partizane nė vitin 1944. po kėshtu dhe daja i tij Bardho Leka ka qėnė me ballin dhe mbas ēlirimit arratiset nė Jugosllavi i cili ka vepruar si diversant kundėr vendit tonė, deri nė vitin 1953. pėr periudhėn qė ka vepruar si diversant ėshtė strehuar dhe ndihmuar nga xhaxhai i tij Hasan Blloshmi i cili pėr kėtė ėshtė dėnuar me 21 vjet heqje lirie. Kushėriri i parė i Vilsonit Xhevdet Blloshmi ka qėnė komandant balli pėr fshatrat Farret dhe Stravaj dhe sot ndodhet i arratisur nė SHBA. Pėr tė cilin organet tona kanė disponuar tė dhėna se ka vepruar si diversant kundėr vendit tonė. Mbas ēlirimit tė Shqipėrisė familja dhe tė afėrmit e tij nuk kanė mbajtur dhe nuk mbajnė qėndrim tė mirė. Janė prekur nga reforma agrare e pushtetit tonė popullor. Gjatė viteve 1953 xhaxhai i tij Hasani ka strehuar diversantin Bardho Leka. Familja e tij gjatė vitit 1950 ėshtė cilaėsuar kulak. Vilsoni ka njė dajėn e tij Rakip Spaho nga Debrova e rrethit tė Pogradecit tė arratisur po ashtu dy dajallarėt e tij janė pushkatuar pėr krime kundėr shtetit nė 1945. Babai i tij Samiu ka qėnė i dėnuar me tetė vjet pėr agjitacion e propagandė kundėr pushtetit tonė popullor. Vilsoni mbasi ka mbaruar shkollėn 8 vjeēare nė fshatin Bėrzeshtė ka vazhduar shkollėn e mesme pedagogjike nė Elbasan ku tė cilėn e ka mbaruar nė vitin 1966, por deturėn si arsimtar nuk e ka ushtruar mbasi familja e tij ka qenė cilėsuar kulak. Vilsoni sot punon nė kooperativėn bujqėsore Bėrzeshtė.
    Kjo biografi u pėrpilua nga punėtori operativ Xhevat Karriqi simbas tė dhėnave A.P.SH.ZH.S.R. e bashkėpunėtori “Pazari i Muzinės”.
    Librazhd mė 9.1.1975
    Punėtori operativ Xhevat Karriqi
    ***

    Pjesa e tretė: Dėnimi

    ***
    Mbledhja e 28 prillit 1977 e Sekretariatit tė Partisė sė Punės Librazhd


    Partia vendos: “Ky grup tė konsiderohet si grup sabotatorėsh”


    Pasi Sigurimi vendos qė tė shkohej drejt goditjes sė Vilson Blloshmit dhe Genc Lekės, ata arrestohen. Ngjitas me ēėshtjen e tyre shtohen edhe disa tė tjerė pėr tė dhėnė pėrfytyrimin e njė grupi tė organizuar, pavarėsisht se dhe vetė e pranojnė se nuk kishim tė bėnim me persona tė organizuar. Nė vjeshtėn e vitit 1977 zhvillohet njė mbledhje e sekretariatit tė Komitetit tė PPSH-sė sė Librazhdit nėn kryesinė e sekretarit tė parė Sotir Koēollari, person i cili pak vjet mė vonė u bė dhe presidenti i fundit i organizatės sė Bashkimeve Profesionale tė Shqipėrisė. Nė procesverbalin e sotėm ėshtė rasti tė shikojmė interpretimin e tė ashtuquajturės “drejtėsi komuniste”. Komiteti vendor i PPSH-sė, ka dhėnė verdiktin e tij nė tė gjitha ato qė do tė ngriheshin nė pretencėn e prokurorisė dhe vendin e gjykatės. Mirėpo pėr ta kanalizuar kėtė ēėshtje si tė lidhur me veprimtari sabotuese, qėllimisht futen akuza tė tilla, nė mėnyrė qė nė valėn e madhe tė dėnimit tė armiqve edhe nė sektorin e ekonomisė, tė pėrligjeshin dėshtimet e regjimit tek ekzistenca e njerėzve tė tillė dhe pasojave qė ata gjoja kishin shkaktuar. Nė pėrfytyrimin e njeriut tė zakonshėm, propaganda komuniste, e kultivuar dhe e pėrhapur shpesh nė pjesėn mė tė paditur dhe mė tė manipulueshme tė vendit, krijonte bindje se armiku ishte kudo dhe se dėnimi i kėtij “grupi” do tė sillte drejtėsi apo sukses. Dhe ja tek e shikojmė sesi viheshin akuzat pėr dy poetė, pėr dy poetė qė nuk e shihnin krijimin si plagjiaturė apo njė send pėr t’u lavdėruar apo krenuar, siē ishin pjesa mė e madhe e shkrimtarėve qė lėvronin pėr jetesė e asgjė tjetėr nė regjimin komunist. Leximi i mbledhjes sė Komitetit tė Partisė, duhet kuptuar se nė atė regjim nuk ekzistonte drejtėsia, se njė grup kriminal qė qeveriste me metoda terroriste, mund tė merrte peng e tė vriste tė gjithė ata qė nuk i pėlqente e kaluara e tyre, apo se nuk mund tė duronte qė krijimtaria mund tė burojė e tė shkėlqejė nga shtresat e klasave qė urreheshin.


    Komiteti i Partisė Rrethit Librazhd

    Mbledhja nr. 23 datė 28 prill 1977 e sekretariatit tė Komitetit tė Partisė sė Rrethit Librazhd


    Sekretariati i Komitetit tė Partisė Librazhd, nė mbledhjen e tij, datė 28.04.1977, mori nė shqyrtim kėto ēėshtje:
    1-Informim me gojė nga shokėt e Gjykatės sė Rrethit pėr procesin e grupit armiqėsor tė Bėrzeshtės.
    2- Raport mbi gjendjen moralo-politike dhe rritjen e vigjilencės revolucionare tė popullit nė zonėn kufitare.
    3- Disa konkluzione qė dalin nga diskutimi masiv nė ndėrmarrjet bujqėsore Librazhd, organizuar gjatė muajve shkurt-mars 1977.
    4- Pranime nė Parti.
    5- Lėvizje komunistėsh.
    A- Marrin pjesė nė mbledhjen e Sekretariatit shokėt: Sotir Koēollari, Alush Ēekrezi, Faik Hoxha, sekretarė tė Komitetit tė Partisė sė Rrethit, Hekuran Rezhda, Merdar Hasa, sekretar i byrosė sė Partisė Degės sė Brendshme dhe kryetar i Degės.
    B- Marrin pjesė nė pikėn e parė shokėt: Hysen Faqolli - kryetar i Komitetit Ekzekutiv tė KP tė Rrethit, Qani Lavdari - prokuror i rrethit, Sybi Sulēe - gjyqtar, Nevrije Fistaj - kryetare e Gjykatės sė Rrethit.
    C- Pėr pikėn e dytė marrin pjesė shokėt: Andon Shkėmbi - sekretar i Komitetit tė Rinisė sė Rrethit, Ismail Lila - instruktor nė komitetin e Partisė sė Rrethit, Luan Gaba - komisar i repartit ushtarak Pėrrenjas, Bilbil Resuli - komandant i kufirit Librazhd, Hysen Karaj - sekretar o organizatės bazė tė Partisė tė fshatit Skėnderbe, Petro Qiriazi - sekretar i organizatės sė Partisė Rrajcė, Sami Ēerri - sekretar i organizatės bazė tė Partisė, i Postės Kufitare Qarrishtė.
    D- Pėr pikėn e tretė marrin pjesė tė ftuar shokėt: Fatmir Kodra - agronom nė Ndėrmarrjen Bujqėsore, Skėnder Poēi - sekretar i organizatės bazė tė Partisė ndėrmarrjes bujqėsore.
    Mbledhjen e drejton sekretari i parė i Komitetit tė Partisė sė Rrethit, shoku Sotir Koēollari. Informim me gojė nga shokėt e Gjykatės sė Rrethit pėr procesin e grupit armiqėsor tė Bėrzeshtės.

    Shoku Sotir Koēollari: Na informoni mbi ēėshtjen penale tė sabotatorėve dhe pėrvetėsuesve tė Bėrzeshtės.

    Sybi Sulēe: Nė kėtė ēėshtje bėjnė pjesė 8 persona, tė cilėt i janė dėrguar gjykatės pėr gjykim.
    I pandehuri Genci Leka, i biri i Bardho Lekės, nė moshėn 36 vjeēe, me arsim tė mesėm pedagogjik, i akuzuar pėr krimin e sabotimit nė bashkėpunim me atė tė agjitacionit e propagandės kundėr pushtetit popullor, tė parashikuar nga nenet 72 e 12 dhe 73/1 i Kodit Penal.
    Veprimtarinė armiqėsore nė formėn e agjitacionit e propagandės kundėr pushtetit popullor e ka filluar qysh nė vitin 1968, ndėrsa nė formėn e sabotimit nė ekonomi pėr dobėsimin e pushtetit popullor e ka filluar nė qershor tė vitit 1973, dhe ka vazhduar deri nė momentin qė u arrestua mė 31.8.1976
    Agjitacionin e propagandėn e ka filluar nė formėn e bisedave tė ndryshme qė ka bėrė kundėr pushtetit popullor, nė krijimet letrare, poezitė me pėrmbajtje armiqėsore, ka mbajtur dhe mjaft libra nė shtėpi, tė ndaluar. Bisedat armiqėsore i ka bėrė me Vilson Blloshmin e me njė person me banim nė Lushnje qė quhet Bilbil Cani e njė person tjetėr nga Cėrriku, Nazmi Seitin me banim nė Cėrrik, si dhe me dėshmitarėt Dilo Omeri dhe Emine Duka. Nė bisedat armiqėsore qė ka zhvilluar ėshtė shprehur pėr trajtimin e keq qė i bėhej atij e pjesėtarėve tė tjerė tė familjes nga Partia dhe pushteti popullor. I ėshtė kundėrvėnė masave pėr revolucionarizimin e shkollave, si dhe e ka folur kundėr ideologjisė sė partisė….
    I pandehuri Vilson Blloshmi, person me pėrbėrje tė keqe politike, kulak. Tė pandehurin Bedri Blloshmi qė akuzohet pėr krimin e sabotimit, e ka vėlla. Siē del nga material i dosjes, ėshtė person tepėr i rrezikshėm. Ka zhvilluar agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor, krim i parashikuar nga neni 73/1 i Kodit Penal. Veprimtarinė armiqėsore e ka filluar qė nė bankat e shkollės sė mesme pedagogjike nė vitin 1965, kur ishte nxėnės dhe e vazhdoi derisa e arrestuan nė vitin 1976. Veprimtarinė armiqėsore e ka zhvilluar nė kėto forma: Ka bėrė biseda me pėrmbajtje armiqėsore me dėshmitarėt Sami Hyka, Haki Bardhoshi, Fetah Blloshmi, Emine Diko dhe Afėrdita Lepenica, si dhe me tė pandehurit Genc Leka e Demir Blloshmi.

    Shoku Alush Ēekrezi: Si do tė quhej grupi?

    Sybi Sulēe: Nga tė dhėnat, del se nuk janė tė organizuar, sepse disa prej tyre kanė bėrė edhe propagandė.

    Shoku Sotir Koēollari: Forma e tyre e organizuar del plotėsisht, pasi secili prej tyre, nė mėnyrė tė vetėdijshme kanė dashur tė rrėzojnė pushtetin popullor dhe tė sabotojnė ekonominė e kooperativės bujqėsore.

    Shoku Sybi Sulēe: Atėherė tė 8 tė pandehurit do tė futen nė njė nen?

    Merdar Hasa: Pse thua qė Vilson Blloshmi nuk hyn nė kėtė grup. Ai hyn, dhe kjo vėrtetohet nga thėniet e tė tjerėve qė ky ka pėrvetėsuar.

    Shoku Sotir Koēollari: Kush konsiderohet mė kryesori?

    Shoku Sybi Sulēe: Genc Leka. Nga tė dhėnat e dosjes del se Vilson Blloshmi ėshtė pėr agjitacion e propagandė, me sa ka dosja. Prova nuk kemi pėr pėrvetėsim, nuk ja vėrtetojmė dot.

    Shoku Sotir Koēollari: Unė kam mendimin se kėta janė grup i organizuar, bile edhe nė bazė tė njė platforme nė bindjen e tyre. Zbulimi i kėtij grupi ėshtė meritė e punės sė organeve tė punėve tė brendshme, rritja e vigjilencės sė tyre etj. Ky grup ka vepruar nė mėnyrė tė tillė deri tani pėr mungesė tė vigjilencės sė kuadrove nė kooperativė, nė organizatėn bazė tė Partisė. Kėta e kanė bėrė kėtė pėr prishjen e pushtetit popullor. Imagjinoni se do tė hidhej nė erė Ura e Bushtricės ishte njė dėshirė e tė pandehurit Vilson Blloshmi dhe ky e dėshiron tė ketė, dhe nuk e realizoi vetė, por kurdisi kėtė plan imagjinar. Kreu i kėtij grupi them se janė Genci Leka dhe Vilson Blloshmi, pjellė e armikut tė klasės tė cilėt e kanė kurdisur tė gjithė grupin. Kėto jo vetėm i kanė mbajtur kėto libra, por i kanė lexuar dhe frymėzuar prej tyre. Kanė pasur dhe shkrime tė tyre pėr pėrmbysjen e pushtetit popullor dhe jo vepra e poezi. Vilsoni ėshtė mė i zgjuar nga tė tjerėt dhe aktin nuk e pranon se e di qė e pret pushkatimi. Ndėrsa pėr Rexhep Sulėn mund tė bėhet shkallėzimi; kėta pas njė burgu, do tė kthehen pėr ndėrtimin e socializmit.
    Ky grup tė konsiderohet si grup sabotatorėsh. Nė krye tė grupit Genci e Vilsoni, sepse kėta kanė nxitur kėta tė tjerėt, i kanė frymėzuar. Argumente pėr kėtė ka dhe pėrmbajtja e problemit ėshtė e qartė se ky ėshtė nxitės, si dhe i sjell dėm diktaturės sė proletariatit. Pėr shkallėn e dėnimit ju gjykojeni vetė dhe mos u nisni se aprovohet apo jo lart, por nga krimi qė kanė kryer secili.
    Jam dakord qė gjyqi tė bėhet kėtu, tė pėrgatitet mirė, tė ngrihet me forcė lufta e klasave, tė jetė njė pretencė e fortė politike ideologjike dhe e pėrgatitur mirė. Gjykatat tė ruajnė plotėsisht ngjyrėn e katit e qėllimit qė kishin pėr minimin e pushtetit popullor. Megjithėse do e zhvillojmė kėtu, masat e sigurimit nuk duhen nėnvleftėsuar.
    Problemi i implikimit tė mos dalė kaq apo aq veta. Edhe ata qė do demaskohen, duhet kujdes tė ngrihen tė bėjnė autokritikė dhe tė pranojnė gabimin. Nė gjyq tė vijnė njerėz qė i shėrbejnė gjyqit dhe jo kush tė mundė.


    Hetuesia, Vilson Blloshmi nuk pranon asnjė nga akuzat

    I gjendur nė vėshtirėsi, regjimit i kishin mbetur nė dorė vetėm dėshmitarėt e rremė

    Pas njė pėrndjekje tė gjatė, vjen edhe ēasti i arrestimit. Gjatė kontrollit nė shtėpinė e Vilson Blloshmit ėshtė gjetur edhe njė ditar i vogėl nė gjuhėn frėnge qė mesa duket ka vėrtetuar aspektin “agjenturor” tė poetit Vilson Blloshmi. Ėshtė njė ditar normal qė mund tė mbajė ēdo njeri nė ēfarėdo kushtesh qė ai mund tė jetojė. Pėrgjithėsisht nga koha kur punonte nė minierė. E megjithatė njė ditari tė zakonshėm i janė bėrė disa shėnime pėr “rrezikshmėrinė e tyre”. Ato janė:
    “-15 prill: Turni i parė. Njerėzit mbajnė mbi vete nganjėherė emra falsė.
    -24 prill: Pasnesėr nė shpinėn time do tė jenė 26 vjet. Kjo ditė nuk do tė festohet nga unė as tani kurrė. Humnera tė gėlltit kėtė ditė tė tmerrshme.
    -21 qershor: Punė...Vjersha tė bukura tė shkruara nga unė. Lexuar nga miku im Genc”.
    Por sikurse ndodhte nė dėnime tė tilla, i gjithė mekanizmi pėr tė dėnuar njerėz tė pafajshėm ishte gati tė funksiononte. Gjenden sakatė qė ishin profesionistė nė rolin e “dėshmitarit”, hartohen akuza qė nuk gjejnė zbatim, tregohet zell i madh nė propagandimin e tė gjitha kėtyre gjėrave para popullit, duke mos qenė thjeshtė njė dėnim. Jo mė kotė nė deklarimin e tij ai shprehet:
    “Unė akuzėn qė mė bėhet nuk e pranoj nė asnjė mėnyrė, ajo pėr mua ėshtė e rreme dhe si e tillė doemos ėshtė e papranueshme”.
    I pyetur nga hetuesi Merdar Hasa mė 8 gusht 1976, Vilsoni tregon pėr jetėn e mundimshme qė ka bėrė. Gjatė kryerjes sė shėrbimit ushtarak ka nisur tė mėsojė intensivisht frėngjisht.
    Duke shprehur pakėnaqėsinė pse ai ishte i vetmi nga tė 208 nxėnėsit e diplomuar qė nuk u ishte dhėnė e drejta tė jepnin mėsim, kishte shkruar njė poezi, ndėrsa pėrpara hetuesit shprehet me fjalėt:
    “Kam shprehur mėrzitėrinė time dhe dėshpėrimin tim pėr mos sistemimin tim nė punė, mbasi vitet kalonin dhe unė vazhdoja tė punoja nė prodhim. Kėtė e konsideroja si thyerje para dėshirės sime, u bėra pesimist. Unė Vilsoni, pėrsa i takon sistemimit tim nė punė, nuk u llogarita midis njerėzve e shokėve qė mbaruam bashkė, por midis klasave tė vdekura, njerėzve tė vdekur, sepse siē e thashė, merret pėr bazė e kaluar e familjes sime dhe qenia kulak. Pėr poezinė e mėsipėrme unė kam dashur tė them se jam mė i gjallė se tė vdekurit”.



    Procesverbal mbi pyetjen e tė pandehurit Vilson Blloshmi. Datė 11 gusht 1976

    Unė hetuesi i Degės sė Punėve tė Brendshme, M.Hasa, mora nė pyetje tė pandehurin Vilson Blloshmi.

    Hetimi fillon ora 07.00 dhe mbaron nė orėn 11.30.

    Hetuesi:- Na shpjegoni i pandehur ēfarė literature tjetėr tė huaj keni lexuar vitet e fundit, si keni reflektuar ndaj pėrmbajtjes sė tyre dhe me kė keni diskutuar me to?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Nga literatura e huaj kam lexuar Stendalin, Hygon, Myze, Zolan, Balzak, Bodler etj. Qėllimi qė unė i kam studiuar kėta autorė tė huaj ka qenė pėr tė rritur horizontin kulturor, apo pėr tė krahasuar nė pėrkthime tekstin nė shqip me origjinalin nė gjuhėn frėnge, dhe nga ana tjetėr pėr kuriozitet. Veē autorėve, unė u kam marrė gjėrat pozitive dhe nuk kam marrė asgjė negative. Lidhur me sa kam mėsuar nga studimi i kėtyre shkrimtarėve tė huaj, nuk kam diskutuar me njeri...

    Hetuesi: Na shpjegoni ēfarė keni biseduar me persona tė ndryshėm, duke krahasuar artin dhe letėrsinė borgjezo-revizioniste me artin dhe letėrsinė tonė?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Nuk kam biseduar me asnjė njeri, duke krahasuar nivelin e artit e tė letėrsisė borgjeze me artin dhe letėrsinė tonė...

    Hetuesi:- Pse dhe me ēfarė qėllimi keni marrė disa pjesė nga Bodleri dhe i keni hedhur nė bllokun tuaj, kur i keni marrė dhe nėse keni biseduar me njeri kėto pjesė?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Njė sonet nga Bodleri e kam marrė me qėllim krahasimi me pėrkthime tė Nolit dhe tė tjerat mė tepėr pėr kuriozitet. Aty kam marrė edhe poezi ku kam pėr qėllimisht anėn konstruktive tė strofės (anės teknike). Pėr kėtė kam bėrė para 2-3 vjetėsh, d.m.th. nga viti 1972-1973. Kėto pjesė nuk i kam diskutuar me asnjė njeri....

    Hetuesi: Kur shpjeguat rrethin tuaj shoqėror, veē tė tjerave folėt edhe pėr B.Canin nga Rrethi i Lushnjes. Nė ēfarė kushtesh jeni njohur me kėtė person dhe nėse keni zhvilluar ndonjė bisedė me karakter politik e letrar-artistik? Si e njihni ju kėtė njeri, sidomos pėrbėrjen politike tė tij dhe qėndrimin e tij aktual?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Kėtė e kam njohur kur vinte tek njerėzit e gruas sė tij, tė quajturit Genc Leka nga Bėrzeshta dhe me prezantimin kėtij tė fundit. Mė kujtohet se pėr herė tė parė e kam njohur para 3-4 vjetėsh dhe me B. Canin jam takuar gjithsej 2-3 raste nė katundin Bėrzeshtė, dhe njė rast kam qenė vizitė nė shtėpinė e tij nė Plug tė Lushnjes. Veē bisedave miqėsore e shoqėrore, nuk kemi bėrė ndonjė bisedė tjetėr me karakter politik e letrar-artistik me B. Canin. Di se ka qenė deri mė 1975 arsimtar nė fshatin Hysgjokaj tė Lushnjes, ka mbaruar universitetin pėr degėn letėrsi. Di gjithashtu se babai i tij ka qenė nė burg, sepse ka qenė i dėnuar, unė nuk e di. Ka disa njerėz tė afėrt nė Jugosllavi dhe ka pasur korrespodencė me ta. Mbasi di dhe qė i kanė ardhur dhe pako me mallra, si pėr shembull njė orė dore e markės "Darvil", tė cilėn ma ka shitur mua, Vilsonit, me ēmimin 1000 lekė. Kėtė orė unė e kam marrė nėpėrmjet N. Lekės, vjehrrės sė tij...

    Hetuesi:- Nėse e keni kėtė orė aktualisht dhe dini se nė ēfarė rruge ka hyrė ajo brenda kufijve tė RPSH?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Orėn e markės "Darvil" e kam aktualisht unė, Vilsoni. Di vetėm qė kjo orė i ka ardhur nga jashtė shtetit B. Canit, se nė ē'rrugė, nuk e di.

    Hetuesi: Ēfarė keni tjetėr pėr tė thėnė i pandehur lidhur me sa u pyetėt mė sipėr?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Pėrsa u pyeta mė sipėr dhe u dhashė shpjegime, ata janė ashtu siē u shpjegova dhe nuk kam asgjė pėr tė shtuar ose sqaruar.

    Procesverbalin pasi e lexova, vėrtetoj se thėniet e mia janė shėnuar drejt.

    ***



    Procesverbal mbi pyetjen e tė pandehurit Vilson Blloshmi. Datė 9 shtator 1976

    Unė hetuesi i Degės sė Punėve tė Brendshme, M.Hasa, rimarr nė pyetje tė pandehurin Vilson Blloshmi.

    Hetimi fillon ora 21.00 dhe mbaron nė orėn 01.00

    Hetuesi: Ēfarė keni pėr tė thėnė rreth akuzės qė ju bėhet pėr agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Unė nuk kam bėrė agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor.

    Procesverbalin pasi e lexoj, e nėnshkruaj

    ***

    Procesverbal : Mbi pyetjen e tė pandehurit Vilson Blloshmi.

    Librazhd, sot mė datė 10 shtator 1976 unė L.Kondili, hetues i Degės sė P. Brendshme Librazhd, rimora nė pyetje tė pandehurin Vilson Blloshmi.

    Pyetja filloi nė orėn 21.30 e mbaroi nė orėn 01.30

    Hetuesi:- Na shpjegoni ju i pandehur mbi pėrvetimet qė keni bėrė ju vetėm e nė bashkėpunim me persona tė tjerė.

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Unė nuk kam vjedhur asgjė nė pasuri tė kooperativės, as vetėm dhe as nė bashkėpunim me persona tė tjerė. Nė lidhje me librat qė janė nė shtėpinė time dhe janė me vulė, unė them se nė kohėn qė i kam marrė dhe i kam lexuar mė kanė ngelur pa i dorėzuar. Kėshtu qė mė kanė ngelur nė shtėpi....

    Hetuesi:- Na shpjegoni ju i pandehur se me cilėt persona keni zhvilluar agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor?

    I pandehuri Vilson Blloshmi:- Unė nuk kam zhvilluar agjitacion e propagandė. Tjetėr gjė nuk kam ē'tė them.

    I lexoj dhe i nėnshkruaj.

    ***

    Pyetėsia e 15 shtatorit 1976. Pyetja e Vilson Blloshmit fillon nė orėn 18.00 dhe mbaron nė orėn 20.00)

    Hetuesi: Nė procesin e datės 12.8.1976, ju i pandehur, keni thėnė se meqenėse ju nuk u ėshtė dhėnė e drejta pėr tė ushtruar profesionin e arsimtarit, kjo ju bėn qė tė mendonit dhe tė ndjenit pakėnaqėsi kundėr pushtetit popullor, i cili ia u kishte privuar kėtė tė drejtė? Ēfarė keni dashur tė thoni me kėtė? Dhe kur ju ka lindur kjo pakėnaqėsi?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Ėshtė e vėrtetė se nuk mė ka ardhur mirė qė nuk mė ėshtė dhėnė e drejta pėr tė ushtruar profesionin si arsimtar, pasi kam mbaruar shkollėn e mesme pedagogjike. Kjo nuk mė ėshtė dhėnė se unė kisha pėrbėrje tė keqe politike. Kjo mė ka lindur pasi unė mbarova shkollėn e mesme nė vitin 1966....

    Hetuesi:- Nė njė nga blloqet tuaja ėshtė shkruar nga ju: "Kur e tanishmja ėshtė e tmerrshme, njeriu jeton me kujtesėn e tė kaluarės, por ēengel pėr mua as e kaluara, as e tashmja nuk mė qetėson aspak, por mė hidhėron mė tepėr, brenda meje rritet dita-ditės". Ēfarė keni dashur tė thoni ju i pandehur me kėtė?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Unė nė vitin 1972 e shikoja veten time tė mėrzitur dhe jetėn time e shikoja tė tmerrshme, prandaj unė jetoja me kujtesėn e tė kaluarės, unė nė kėtė vit isha i sėmurė.

    Hetuesi: Kėtė shėnim ju i pandehur e keni bėrė nė vitin 1974, atėherė si ėshtė e mundur?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Unė jam me shkarje stomaku.

    Hetuesi:- Ēfarė tė kaluar kujtoni ju i pandehur?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Unė kujtoja tė kaluarėn e jetės time.

    Hetuesi: Ēfarė tė kaluar kishit ju i pandehur, kur ju nė kohėn qė jeni rritur, babai juaj ka qenė nė burg pėr agjitacion e propagandė?

    I pandehuri Vilson Blloshmi:- Kėtė kujtesė me tė kaluar tė keqe kujtoja unė, atėherė unė isha bėrė pesimist pėr jetėn. Mė poshtė them se unė kam kaluar, se kur unė si tė kaluarėn dhe tė tanishmen kisha tė keqe; unė mėrzitesha dita-ditės mė tepėr.

    Hetuesi:- Pėrse ju i pandehur e shikonit tė tanishmen tė tmerrshme?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Kjo ishte njė mėrzitje e imja, prandaj unė kam shkruar kėshtu.

    Pėr sa thashė mė sipėr, i lexoj dhe i nėnshkruaj me firmėn time.


    ***
    23 shtator 1976. Hetuesit L. Kondili, heton Vilson Blloshmin. Pyetėsia filloi nė orėn 21.00 dhe mbaroi nė orėn 24.00

    Hetuesi: Na shpjegoni ju i pandehur mbi veprimtarinė tuaj armiqėsore?

    I pandehuri Vilson Blloshmi:- Unė nuk kam ē'tė them nė lidhje me kėtė.

    Hetuesi:- Nėse ju i pandehur keni pasur ndonjė shok me emrin Kiēi?

    I pandehuri Vilson Blloshmi: Nė vitin 1973 unė punoja nė Stravaj. Aty jam njohur me H. Bardhoshin i cili ishte nga Qukėsi dhe punonte shofer aty. Ai mė ka dėrguar edhe njė letėr, mė kujtohet se ai mė ka shkruar nė letėr qė unė tė mos mėrzitem, pasi ishte koha qė unė isha pushuar nga puna.

    Procesverbalin pasi e lexoj, e nėnshkruaj.


    ***

    Mė 2 shkurt 1977 hetuesi i degės sė punėve tė brendshme, Librazhd, “intelektuali i ndritur” Lulo Ymeri harton procesverbalin mbi pėrfundimin e hetimeve ndaj tė pandehurit Vilson Blloshmi. Ky i fundit deklaron: “U njoha me materialet qė kam nė ngarkimin tim pėr agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor. Unė nuk pranoj asnjėrin nga dėshmitarėt, ata gėnjejnė. Nė jetėn time kam patur tre pakėnaqėsi. E para u ndave nga shokėt qė nuk punoj nė arsim. E dyta mu dėnuan prindėrit dhe unė ngela nė vuajtje e mundime qė nuk kish kush kujdesej pėr mua, mė shumė kjo merr formėn e keqardhjes. E treta pushimi im nga puna si arsimtar. Kjo ėshtė e tėra. Gjė tjetėr nuk pranoj”.


    Intrigat dhe kombinacionet e gjyqit tė poetėve

    Intrigat e njė procesi tė fabrikuar, nuk mund tė kryhen pa pėrdorur teknikat e stėrholluara tė dėshmive false tė cilat “kopsisin” procesin. Sigurisht nė kėtė “kontribut” pėrfshiheshin sipas modeleve tė gatshme edhe individė qė vuanin dėnimin si edhe tė tjerėt. Kontributin ato e vazhdonin edhe nė dhomat e izolimit apo qelitė e burgjeve, ku merrnin “uratat” pėr punė tė mirė kundrejt njė tasi supė mė shumė apo ndonjė viti tė shkurtuar nga dėnimi qė kishin marrė. Pėr fat tė keq edhe nė procesin ndaj poetėve, ėshtė pėrdorur e njėjta strategji. Individė qė mė vonė do tė pėrfitonin jo pak, por 8 vjet ulje dėnimi ishin “provuesit” e akuzave ordinere qė u ishin vėnė qėllimisht poetėve pėr tė komprometuar rolin e tyre dhe pėr t’i paraqitur sa mė tė pėrbaltur para opinionit publik, i cili duhej patjetėr tė shihte armikun e klasės me veti tė tilla qė kishin tė bėnin me grabitjen e pėrvetėsimin. Para opinionit duhet tė paraqiteshin njerėz qė kishin nė plan grabitjen e ndonjė kilogrami groshė, tė damkosur nga origjina e tyre klasore, e jo dy poetė e vėllai i njėrit prej tyre tė planifikuar pėr goditje nė kuadėr tė planit tė pėrgjithshėm tė goditjes
    I pandehuri Demir Blloshmi qė jepte e merrte letra nė mėnyrėn mė tė ēuditshme ishte kontradiktor nė ato qė shprehte para hetuesve. Ēuditėrisht ai deklaronte tė njėjtat gjėra qė kishte aktakuza e prokurorit dhe po ato qė kishte vendosur mbledhja e drejtuar nga sekretari i parė i PPSH-sė sė Rrethit Librazhdi, sh.Sotir Koēollari. “Koordinimi” i apo pėrputhja e kėtyre deponimeve nuk ka sesi tė mos sjellė trishtim. Pėr mė shumė le tė ndjekim ballafaqimin. Aktivizimi i kėtyre njerėzve bėhej kur e si ta kėrkonte nevoja. Aktivizimi ishte nė kėtė rast afatgjatė.
    Mė 21 janar 1977 hetuesi Lulo Ymeri ka ballafaquar Demir Blloshmit dhe Bedri Blloshmin. I pyetur nė e njihte Bedri Blloshmin, Demir Blloshmi pėrgjigjet:
    “Atė e njoh, ėshtė Bedri Blloshmi, atė e kam patur shok dhe kemi kaluar mirė. Bshkė kemi vjedhur nė kooperativė dhe me shokė tė tjerė. Nė fund tė vitit 1974, Bedriu sė bashku me fisn e tij kishin shkuar nė zbor nė Fushė – Studė (fshat i Librazhdit – shėnim) nė tunele. Njė pasdite ai erdhi nė fshat . u takova me tė te kroi i dashit dhe unė e pyeta nga vinte. Bekriu mė tha se po kthehej nga zbori tė cilin e bėnte nė Fushė – Studė pėr hapjen e tuneleve dhe vinte tė merrte disa plaēka, tesha fjetje e ushqime dhe do tė shkonte pėrsėri me zbor. Nė kėtė bisedė ra fjala pėr goditjen e Beqir Ballukut pėr tė cilin Bedriu mė tha se do tė kishim shpėtuar ne kulakėt po tė kishte fituar Beqir Balluku dhe nuk do tė shkonin pėr tė hapur tunele si tani. Unė i thashė si ja kėput edhe ti Bedri. Ai mė tha se unė e kisha mirė zborin pasi nuk bėn tunele si puna jonė por nė pikėn e Qukėsit. Gjithashtu nė njė rast tjetėr, aty nė muajt shtator ose tetor tė vitit 1973, mbasi unė, Bedriu dhe shokėt e tjerė kishim bėrė dy – tre vjedhje nė kooperative, u takova me Bedriun te kroi i dashit. Meqenėse unė kisha frikė se mos zbuloheshin, i thashtė Bedriut si do tė veje halli jonė, shumė po vjedhim, u bė vazhdė vjedhja nė kooperativė. Bekriu mbasi dėgjoi mė tha: “Ti paske qenė gomar, ne mallin e kooperativės po vjedhim, ne nuk kemi si ta dėmtojmė ndryshe kooperativėn. Ne duke vjedhur fitojmė tė ardhura pėr vete, dėmtojmė kooperativėn. Unė i thashė mirė o Bedri dhe kėshtu pas kėsaj bisede ne vazhduam vjedhjet nė kooperativė deri sa u arrestuam”.
    Pasi pyetet, Bedri Blloshmi thotė:
    “Ato i dėgjova, nuk janė tė vėrteta, unė nuk po marr vesh pse Demiri flet nė kėtė mėnyrė. Ėshtė e vėrtetė se unė kam punuar nė Fushė – Studė, po kėto qė thotė ai nuk i pranoj”.


    Kush e goditi “grupin”

    Mbi rolin e Demir Blloshmit nė proces del edhe dėshmia e tij e fundit nė gjykatė teksa shprehet:
    “Veprėn e kam kryer dhe e kam pranuar sinqerisht qysh nė fillim. Jam treguar i penduar. Unė kam dhėnė njė ndihmė tė madhe nė zbulimin e demaskimin e kėtij grupi. Kishte vend pėr njė dėnim mė tė vogėl. Me qėndrimin tim kam bėrė pėrpjekje pėr njė kthesė nė botėkuptimin tim”.


    Kontradiktat e Demir Blloshmit

    Pyetet i pandehuri Demir Blloshmi
    Pyetje: Ēfarė bisedash keni zhvilluar ju me tė pandehurin Bedri ose nė prani e tij me persona tė tjerė nė lidhje me pėrvetėsimet tuaja?
    Pėrgjigje: Nė njė rast unė i kam thėnė Bedriut si shumė po vjedhim, ai mė tha vidh se mall derziave ėshtė. Po ashtu Bedriu ka qenė nė njė rast i pranishėm kur unė kam biseduar tek vija e ujit me Genc Lekėn, i cili siē ju kam shpjeguar mė tha mua si e keni punėn me Mihanen, me atė mbajeni mirė se nuk i zbulon njeri vjedhjet tuaja, mbasi ajo ėshtė komuniste dhe tek ajo nuk dyshon njeri. Bedriu qėndronte nė kėmbė. Nė atė kohė ne ishim duke vaditur te blloku i legateve.
    Pyetet i pandehuri Bedri Blloshmi:
    Pyetje: Ēfarė keni pėr tė thėnė pas deponimeve tė tė pandehurit Demir?
    Pėrgjigje: Ato nuk janė tė vėrteta, unė nuk kam qenė fare nė atė vend i pranishėm. Kur paska biseduar ky me Gencin. Demiri mos ngatėrrohet.


    Plani i gjykatėsit pėr tė pėrgatitur persona qė do diskutonin nė gjyq

    Gjykatėsi nė planin e masave kėrkonte nga prokurori qė nė radhė tė parė tė bėhej njė gjyq politik e ideologjik

    Fundi i njė procesi tė turpshėm, si tregues i tė ashtuquajturės “drejtėsi komuniste”

    Pėrndjekja e vėllezėrve Blloshmi dhe mė e Genc Lekės ka ardhur tashmė nė pikėn e saj tė fundit. Njė gjyq popullor zhvillohet nė qendėr tė Librazhdit. Partia merr masat qė ēdo gjė tė shkojė sipas planit. Duhet qė “armiku” tė demaskohet dhe spektakli tė realizohet qė tė tjerėt tė rrinė urtė e tė forcojnė frikėn ndaj kėtij pushteti.
    Shėnimet e lėna nga gjykatėsi Sulēe e qė ndodhen nė dosjen pėrkatėse hetimore – gjyqėsore nė ngarkim tė “grupit” tė Bėrzeshtės e tregojnė mė sė miri aksioni politik tė ndėrmarrė nga Partia e Punės vendore e Librazhdit pėr dėnimin e vėllezėrve Blloshmi dhe Genc Lekės.

    Mit’hati, qyqari i parė i planit tė Sulēes

    Ėshtė gjetur edhe personi i parė qė do bėnte tė zellshmit pėr tė kėrkuar dėnimin me vdekje para se tė fillojė procesi gjyqėsor, sipas shėnimit tė gjyqtarit Sulēe. Ky ishte njė farė Mit’hat nga Bėzeshta. Ishte pėrzgjedhur si mė gjakėsori dhe mė i pėrshtatshmi pėr tė goditur armikun e klasė. Mit’hati nga fshati ēohet nga radhėt e para ku e kishin futur dhe bėn mė trimin e mė tė fortin pėrballė disa njerėzve tė lidhur me pranga. I joshur nga armiqėsia ndaj armiqve tė klasės qė do tė rrėzonin pushtetin qė ai shėrbente, Mit’hati kėrkon qė armiqtė tė varen nė mes tė Librazhdit pa qenė nevoja tė bėhej gjyq fare. Sigurisht qė njė palo gjyq do tė bėhej, por Mit’hati kėshtu duhej tė shprehej. U ngazėllua salla e kinemasė nga fjalėt e mėdha tė Mit’hatit. Plasi duartrokitja frenetike, u dėgjuan fjalėt “kriminelėt nė litar”, rroftė ky e poshtė ai, etj. Pas kėtij ekzistimi procesi ka vijuar sipas pikave tė tjera qė ka pėrcaktuar Sulēe.

    Plani i masave i Sybi Sulēes

    Sybi Sulēe ishte njė njeri i dalė nga e ashtuquajtura “drejtėsi komuniste”. S’ka dyshim qė nga ajo qė shkuan ėshtė njė komunist fanatik, padyshim mitoman e huqali teksa grafomaninė e tij e ka shprehur nė shėnimet nė lidhje me kėtė proces. Partia i ka dhėnė dorė tė lirė. I entuziazmuar, gjykatėsi Sybi Sulēe harton planin e masave pėr njė gjykim qė do tė zgjasė njė javė. Pėr problemet organizative ai shkruan:
    “I.Problemet organizative
    1.U bisedua me shokėt e partisė sė rrethit. Nė mbledhje tė sekretariatit mori nė analizė organizimin e gjykimit mė datė 28 prill 1977. Gjyqtari i ēėshtjes bėri mė parė relacionin e ēėshtjes. Nė kėtė mbledhje veē sekretarėve tė Komitetit tė Partisė, mori pjesė kryetari i Komitetit Ekzekutiv tė Kėshillit Popullor tė Rrethit, sh.Hysen Faqolli, si dhe titullarėt e degės punėve tė brendshme, prokurorisė dhe gjykatės.
    2-U konkludua qė gjykimi tė bėhet nė kinemanė e qytetit me pjesėmarrjen e personave qė do tė caktohen si kuadrot e kooperativės bujqėsore, aparatit tė Komitetit tė Partisė, Komitetit Ekzekutiv tė KP tė rrethit si dhe kuadrove e punonjėsve tė ndėrmarrjeve dhe institucioneve qendrore.
    3-Pėr pėrgatitjen e opinionit shoqėror do tė merren kėto masa:
    a-Nėn drejtimin e Komitetit tė Partisė do tė bėhen mbledhjet e organizatave bazė tė partisė dhe kuadrove tė sektorėve tė kooperativės bujqėsore Bėrzeshtė.
    b-Njė instruktor i Komitetit tė Partisė Librazhd bashkė me njė punonjės tė gjykatės do tė pėrgatiten disa persona pėr tė diskutuar nė gjyq.
    c.Diskutimet do tė bėhen nė kėto drejtime:
    -Tė zhvillojmė drejt e me vendosmėri luftėn e klasave. Tė rrisim vigjilencėn revolucionare ndaj elementėve armiq e keqbėrės.
    -Mbi problemet e letėrsisė ėshtė fryma reaksionare e dekadente e letrave dhe shkrimeve tė tė pandehurve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi, lufta qė duhet tė bėjmė kundėr tyre.
    -Mbrojtja dhe forcimi i parreshtuar i diktaturės sė proletariatit, detyrė e rėndėsishme pėr etapėn qė kalon vendi ynė. Ku synonte veprimtaria e grupeve tė reaksionit.
    -Mbi mbrojtjen e bazave ekonomike...
    -Mbi ndryshimet e mėdha qė janė arritur nė vendin tonė, nė rreth, kooperativė bujqėsore tė Bėrzeshtės dhe si e kanė paraqitur kėtė grupi i sabotatorėve.
    -Roli dhe figura morale, aksionet, shkolla revolucionare, edukimi i rinisė. Si i kanė shtrembėruar kėto grupi armiqėsor.
    4.Tė pėrgatitet vendi ku do tė zhvillohet gjyqi – kinemaja, tė pajiset me gjithė materialet e nevojshme si dhe materialet propagandistike, parulla e citate nga materialet e partisė e sh.Enver, kryesisht mbi luftėn kundėr armiqve, forcimin e diktaturės sė proletariatit, vigjilencėn revolucionare, luftėn e klasave.
    5.Do tė bisedohet paraprakisht me prokurorin e rrethit qė do tė marrė pjesė nė gjyq pėr tė:
    -Bashkėrenduar veprimet qė gjykimi tė zhvillohet nė lartėsinė e duhur e tė bėhet gjyq politik e ideologjik nė radhė tė parė.
    -Lidhur me ndėrhyrjet qė prokurori do tė bėjė gjatė gjykimit, tė pėrcaktohen momentet dhe pėrmbajtja e tyre.

    II-Problemet juridiko – ligjorė (shpjegohen deri nė interpretim idiot pikat kodit penal – shėnim)

    III-Probleme politiko – shoqėrore.
    1.Pasi u bisedua me sekretarin e parė tė KP tė Rrethit dhe titullarėt e degės, prokurorisė dhe gjykatės, u konkludua qė vendimi tė punohet nė tė gjithė rrethin nė bazė fshati e lagje. Vendimi do tė punohet nga punonjėsit e komitetit tė partisė, pushtetit nė rreth, gjykatės, prokurorisė dhe degės.
    2.T’i bėhet relacion Gjykatės sė Lartė:
    -Zhvillimin e gjykimit dhe pėrfundimin.
    -Pikėsynimet e grupit tė sabotatorėve dhe pėrvetėsuesve.
    -Rrjeti i gjerė i personave qė janė pėrfshirė nė veprime armiqėsore dhe anormale.
    -Ku i kanė drejtuar veprimet armiqėsore tė pandehurit.
    -Mbi komprometimin e shumė kuadrove dhe kuadrove.
    -Mbi vigjilencėn e ulėt qė ka ekzistuar nė sektorin e Bėrzeshtės, zbutje tė luftės sė klasave.
    -Mbi tė metat e dobėsitė e theksuara nė hetimin e pėrfundimit tė ēėshtjes penale tė sektorit tė Sigurimit dhe hetimit tė degės.
    -Mbi jehonėn qė ka bėrė ky gjyq nė gjithė Rrethin e Librazhdit dhe pjekuria politike e ideologjike qė manifestohet nė gjyq.
    -Mbi kėrkimet e pjesėmarrėsve nė gjyq, pėr dėnimin kapital tė Vilson Blloshmit dhe Genc Lekės.
    3.T’i bėhet relacion Komitetit tė Partisė sė Rrethit:
    -Mbi disa tė dhėna kryesore qė rezultuan nė gjyq.
    -Mbi vigjilencėn e ulėt, zbutjen e luftės sė klasave qė kanė ekzistuar nė kooperativėn bujqėsore dhe sektorin Bėzeshtė.
    -Komprometimin e shumė komunistėve dhe kuadrove tė kėsaj kooperative dhe kuadrove tė saj dhe veprimet keqbėrėse.
    -Mbi personat qė kanė bėrė veprime kriminale nė kuadrin pėrvetėsimeve tė kryera qė nuk janė proceduar dhe duhet tė demaskoheshin e kėshilluar prapė.
    -Mbi disa tė meta e dobėsi lidhur me ruajtjen dhe administrimin e prodhimeve bujqėsore.
    -Mbi disa masa qė duhen marrė pėr tė metat e dobėsitė qė janė vėrejtur nė kėtė kooperativė.
    -Mbi tė metat e dobėsitė e parregullsitė e sektorėve tė Sigurimit dhe Hetuesisė sė degės punėve tė brendshme Librazhd.

    Gjyqtari
    Sybi Sulēe

    Dėnimet e dhėna

    Gjykata e Librazhdit sipas planit “Sulēe” gjykoi ēėshtjen mė 6 – 13 qershor 1977. Pasi u zhvillua procesi sipas parashikimit mė 13 qershor 1977 mori kėto vendime:
    -Genc Leka i arrestuar mė 31 gusht 1976, u dėnua me vdekje, pushkatim.
    -Vilson Blloshmi i arrestuar 5 gusht 1976, u dėnua me vdekje, pushkatim
    -Bedri Blloshmi arrestuar mė 3 prill 1976, u dėnua me 25 vjet burg
    I dėnuari tjetėr Demir Blloshmi, qė pohonte se “e kishte ndihmuar drejtėsinė” i dėnuar me 18 vjet burg, me dekretin nr.7147, datė 9.9 1987 tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor iu fale dėnimi i mbetur (8 vjet)
    . Nė vitit 1987 me anė tė njė dekreti iu falėn 8 vjet dhe u la i lirė.
    Ndėrsa Bedri Blloshmi u lirua nė mars 1991, duke mos pėrfituar asnjė ditė

    Formulimi i gjykatės

    1-Genci Bardho (Feim) Leka, pėr krimin e sabotimit, nė bazė tė nenit 72 e 12 dhe 28 tė Kodit Penal dhe pėr krimin e agjitacionit e propagandės kundėr pushtetit popullor dhe nė bazė tė nenit 73/1, tė Kodit Penal, dėnohet me vdekje, me pushkatim, me konfiskimin e pasurisė, si dhe me humbjen e tė drejtės elektorale pėr 5 vjet kohė.

    2- Vilson Sami Blloshmi, pėr krimin e sabotimit, nė bazė tė nenit 72 e 12 dhe 28 tė Kodit Penal dhe pėr krimin e agjitacionit e propagandės kundėr pushtetit popullor dhe nė bazė tė nenit 73/1, tė Kodit Penal, dėnohet me vdekje, me pushkatim, me konfiskimin e pasurisė, si dhe me humbjen e tė drejtės elektorale pėr 5 vjet kohė.

    3- Bedri Sami Blloshmi, pėr krimin e sabotimit dhe nė bazė tė nenit 72 e 12 dhe 28 tė Kodit Penal e dėnon me 25 (njėzet e pesė) vjet tė heqjes sė lirisė dhe me konfiskimin e pasurisė, si dhe me humbjen e tė drejtės elektorale pėr 5 vjet kohė.


    Letra e familjarėve pėr Hoxhėn, Shehun dhe Hazbiun

    Nė njė letėr drejtuar Enver Hoxhės, Mehmet Shehut dhe Kadri Hazbiut, familjarėt e Vilson dhe Bedri Blloshmi (nėna Nadire dhe gruaja e Vilsonit, Diana) shkruajnė:
    “Nė datėn 3 prill 1976 dhe nė datė 5 gusht 1976 nga organet e punėve tė brendshme tė Rrethit Librazhdit, mė janė arrestuar djemtė e mi, i pari Bedri Blloshmi dhe i dyti Vilson Blloshmi dhe mė datėn 13 qershor 1977 i pari u dėnua me 25 vjet dhe i dyti me vdekje. Ne si familje gjatė periudhės sė arrestimit nuk kemi pasur dijeni mbi akuzat e tyre dhe as jemi dakord me vendimin e gjykatės sė Librazhdit se kam besim se djemtė nuk kanė kryer faje tė rėnda siē i kanė akuzuar, prandaj kėrkojmė nga partia dhe qeveria qė vendimi i tyre tė rishqyrtohet nga njerėz kompetentė dhe idealistė tė partisė dhe po tė rezultojė e kundėrta ne do t’i dėnojmė pėr fajet qė kanė kryer”.

    Letra e familjarėve pėr kryetarin e Gjykatės sė Lartė

    Unė i nėnshkruari Sami Blloshmi nga katundi Bėrzeshtė i Rrethit Librazhd, parashtroj lutjen time sa mė poshtė:
    “Mė datėn 5 gusht 1976 nga organet e Rrethit Librazhd ėshtė arrestuar djali im Vilson Sami Blloshmi dhe mbasi u mbajt 10 muaj hetuesi, mė datėn 13 qershor 1977 ju pre dėnimi me vdekje. Ne familja e tij i lutemi Gjykatės tė ketė mėshirė dhe zemėrgjerėsi t’i fali jetėn”.
    Por pėr komunistėt nuk ekzistonte drejtėsia.

    Ekzekutimi

    Vendimi u shpall nė Librazhd, mė 13 qershor 1977. Pasi u kryen dhe formalitet e tjera,
    Vilsoni dhe Genci u pushkatuan mesnatėn e 17 korrikut 1977 nė vendin e quajtur Pėrroi i Firarit nė Librazhd. Pushkatimi makabėr, mbylli njė histori pėrndjekjeje nga fėmijėria deri atė ēast kur njė togė policėsh shėnonin gurin e radhės sė krimit tė diktaturės sė proletariatit pėr tė cilėn gjaku ishte si karburanti, pjesė e vampiritetit tė njė regjimi kriminal.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    ky brari duket si ish punetore sigurimi qe me daljen e demokracis na hiqet demokrat si babai i tij komunist sali berisha qe eshte ushtari i parimeve komuniste me keq se enveri vet

    hap tema per ish te persekutuarit apo te interrnuarit te vraret ne ate sistem ndoshta me ndihmen e tij personale dhe kerkon tani te na hedh hi syve qe ta njohim si demokrat te flakte

Tema tė Ngjashme

  1. Civilizimi nė Islam
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 01-11-2013, 09:18
  2. Pėrgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  3. Feja dhe qytetėrimi
    Nga Iliri88 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 17-06-2012, 13:19
  4. Ja kush i ka vrare djemte e Vlores
    Nga PORTI_05 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 25-08-2007, 11:25
  5. Faqe te Lavdishme te Partise
    Nga Cjapi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-06-2003, 11:32

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •