Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 158
  1. #21
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar më parë nga Di68
    Edhe nje verejtje kisha, ju mos shihni si i mbajne jevgjit thonjte, te gjata shume e me lara, shihni dhe te bukuren, nje french i lezetshem vetem bukuri i sjell duarve.
    te ve nje hudher une se mos me marrin thonjte mesysh

    E vertete, french manicure eshte shume i lezecem ne thonjte jo shume te gjate. Te tjerat ti sjellin zorret ke goja, sidomos ato me "xhevahire" qe shkelqejne.
    Summertime, and the livin' is easy...

  2. #22
    |Live Your Life| Maska e Zzanushjaa
    Anëtarësuar
    20-08-2003
    Postime
    83
    Citim Postuar më parë nga BRADYKININ
    Zzanushja, shume te bukura i ke gishtat (fotoja 7, # 1). Me pelqejne vajzat qe e mirembajne vetveten dhe tregojne kujdes per thonjte. Por kujdes nuk eshte te mbash thonjte e gjate ose t'i vendosesh fallco. Personalisht jam kundra sepse c'i japin nje shpifesire duarve ato....dhe ai zhuli qe mblidhet nen thonj....aman aman...s'ka gje me te ndyre. Apo kur keputen....E pastaj ato modelet lajla lule si te jevgjiteve qe thone "hello, I am here". E mos flasim per lehtesine e kryerjes se veprimeve ditore.
    Une per vete kam qef ti pres thonjte normal dhe t'i mbaj duart te zbutura me krem.
    Aty nuk jane duart e mia...nga interneti i kam marr...edhe mua me pelqejne natyral te jene e ne ndonje rast kisha pas deshir ti vendos.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    ♥♥♥♥♥♥

  3. #23
    ♥Nice♥ Maska e cool
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Ajer
    Postime
    73
    shume bukur thonjet natyral.
    ~Proud to be Albanian~

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e baby dream
    Anëtarësuar
    04-02-2006
    Vendndodhja
    Tirane,Albania
    Postime
    126
    thonjte i kam shume te bukur edhe te forte me vjen keq qe nuk kam nje foto tjua tregoja
    ESHTE E PAMUNDUR TE LEPISH BERRYLIN

  5. #25
    ♥Nice♥ Maska e cool
    Anëtarësuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Ajer
    Postime
    73
    Ke mundesi ta krijosh nje foto me kamere te kompjuterit...
    ~Proud to be Albanian~

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-04-2006
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    397
    Thonjet i mbaj gjithmon te gjate qe nga gjimnazi,ngjyra qe e kam qef shume eshte e zeza po nuk i beje shpesh ashtu se thonjet po damtohen,i mbaj me shume french,me dizajne i kam bere vetem nje here dhe nuk mu duken komod ndoshta pse nuk jam mesuar
    Ne se njerezit flasin keq per mua: Ta dinin c'kam thene une per ata: Do te flisnin edhe me keq.---JM

  7. #27
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anëtarësuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Une isha te premten per pedicure and manicure. Ai pedicure ja vlen me shume per kenaqesine qe ndjen, lol. Apo nuk rastisa ne chair me massage dhe vjetnamezja punonte ngadale per qejf te vet se nuk kishte shume njerez.
    HAKUNA MATATA

  8. #28
    femmedecarriere Maska e Visage
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    LarG ... aty ke veriu i veriut
    Postime
    588
    Ahhhhhhhhhhhh thonjte merak i kam me te vertete. Thonjte i kam pas gjithmone te gjata prej shume vitesh. I urrej thonjte fallco, i her i kam provu dhe s'du me vene here tjeter. Thonjte e mi i mbaj shume te gjate, dhe jo te prera katrore sic jane keto thonjte me lart, por i kam prerje te rrumbullaket, dhe pa design, thjesht nail polish. Love my nails dhe behem upset kur me thyhen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Visage : 12-06-2006 më 13:47

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Renegata
    Anëtarësuar
    05-01-2006
    Vendndodhja
    perbri me ke
    Postime
    296
    Cu paskeni punu thonjve mi gra.Per korniz i keni bo.

    une per veten e ime,kur fillova mos ti lyej me thonjte ath mu rregullun.nuk me rine te verdh,efekt i manikyrit ky,dhe nuk me ikin me shtresa shtresa.i mbaj pak te gjate dhe ne forem pak katrore.

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Me perpara si mbaja dot, tani si ndaloj dot se rriten shume shpejt.
    Isha ne spital njehere dhe donin te me vinin nje O2 sensor, me zgjoi infermjerja nga gjumi se po mundohesha te hiqte thoin se kujtoi se ishte fallco. Shyqyr qe isha ne spital thuaj se budallacka e dreqit ma hoqin thoin per nje cike.
    Ignore List: Den Bossi

  11. #31
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anëtarësuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Thone qe menyra me e mire per te patur te bute lekuren e kembeve eshte qe ne darke pas atyre qe tha kuqja me siper dhe pas lyerjes me krem te vishni nje pale corape te lara, lol te buta dhe qe vine ere te mire dhe te flini gjithe naten me to.
    HAKUNA MATATA

  12. #32
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anëtarësuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    E para punes eshte gje e mire qe nje vajze kujdeset per thonjet & per me shume tregon nje estetik primare ne te.Mua nuk me pelqejn vajzat qe i tejkalojne gjatesin e thonjeve,me pelqejne te dalin nga siperfaqja e mishit te gishtrinjve,por jo deri ne ate mas sa ke frik ti japesh doren se te zhvati ndonje cop mishi

    I urrej kur i lyejne ca e ca me te zeze apo me ndonje ngjyre tjeter qe bie ne sy,per mua do ishte shume e bukur dhe terheqese nje vajze qe perdor ngjyreat e hapura si bardha/roza/apo dhe pa ngjyer fare,thjseshte me solucion pastrues.

    Me qe jemi akoma ne kete teme:

    Une e kam nje problem dhe do e quaja problem shume serioz,ose me sakte eshte nje ves te ciline e kam qe ne vogelsi.

    Si mund ta evitpje ngrenjen e thonjeve?E kam provuar ti ve detyre vetes por me ndodh kur jam i merzitur dhe i stresuar,i ha i gri fare,sa ndonjiher dhe me jan ifektuar.

    Di ndonjeri/a ndonje metod apo sekret ?
    Feel the pump √

  13. #33
    pershendetje!!!

    edhe une i kam fiksim thonjte...nuk kam nevoje ti mbaj shume te gjate pasi i kam gishtat e holle e te gjate e edhe te shkurter duken bukur-....po gjithsesi kujdesem shume per to,i lyej me perforcues 2-3 here ne jave e kur kam kohe i bej edhe french ....

    per te gatuar e per te bere punet e tjera s'e kam problem,kjo gjatesi qe mbaj nuk me pengon aspak...

    per thonjte fallco nuk jam shume dakord pasi kane gjatesi te ekzagjeruar, po te jene me gjatesi normale edhe do i perdorja por deri ne sot nuk kam gjetur...

    me pelqejen shume vajzat qe kujdesen per thonjte sepse jam e mendimit qe kush kujdeset per duart eshte mjaft i kujdesshem edhe per te gjithe trupin...

  14. #34
    |Live Your Life| Maska e Zzanushjaa
    Anëtarësuar
    20-08-2003
    Postime
    83

    :)

    Citim Postuar më parë nga kleadoni
    me pelqejen shume vajzat qe kujdesen per thonjte sepse jam e mendimit qe kush kujdeset per duart eshte mjaft i kujdesshem edhe per te gjithe trupin...
    Jame dakord me ty,,,ato vajza qe kujdesen per duart e tyre jane shume te kujdeshme per tere trupin.
    Per momentin thonjet e mi jane shume ne gjendje te rende...me thyhen shume, kam provuar shume ilaqe por kot...shpresoj te rregullohen dikur..
    tung te gjitheve.
    ♥♥♥♥♥♥

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-05-2006
    Postime
    87
    Pershendetje te gjitheve,

    Edhe une kujdesem shume per thonje, i bej dy here ne jave ne sallon, i mbaj te shkurtra french ose te kuqe.


    per Zanushen: ke provuar te marresh multivitamina??????????????, ndihmojne shume ne rritjen dhe forcimin e thonjve.

  16. #36
    Jam Tea :) Maska e My_Soul
    Anëtarësuar
    07-02-2004
    Vendndodhja
    Diku...
    Postime
    464
    Citim Postuar më parë nga Zzanushjaa
    Jame dakord me ty,,,ato vajza qe kujdesen per duart e tyre jane shume te kujdeshme per tere trupin.
    Per momentin thonjet e mi jane shume ne gjendje te rende...me thyhen shume, kam provuar shume ilaqe por kot...shpresoj te rregullohen dikur..
    tung te gjitheve.
    Ti ke mungese vitaminash ne organizem. Duhet te ushqehesh me mire, me ushqime vitaminoze dhe te marresh me shume kalcium.
    HAKUNA MATATA

  17. #37
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Citim Postuar më parë nga __SwEeT_GirL__
    Edhe un fiksim i kam thonjte. : )..mua me rriten vete edhe i mbaj relativisht goxha te gjate ;D

    Pse tjeret i rrisin me shoke e shoqe.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  18. #38
    |Live Your Life| Maska e Zzanushjaa
    Anëtarësuar
    20-08-2003
    Postime
    83
    Citim Postuar më parë nga My_Soul
    Ti ke mungese vitaminash ne organizem. Duhet te ushqehesh me mire, me ushqime vitaminoze dhe te marresh me shume kalcium.
    Eshte e mundur te kem munges vitaminash....pemet nuk i ha hiq.. do te filloj te marr vitamina qe tani...flm ju pershendes
    ♥♥♥♥♥♥

  19. #39
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    TREGIMI PËR THONJËT

    A mund të thuhet për një femër se është e bukur nëse i ka thonjët e parregullt, të kafshuar dhe të shtresuar me shtresa llaku një mbi një? Disa detaje, sado në dukje të vogla, siq janë thonjët e duarve dhe të këmbëve, mund ta ndryshojnë fotografinë mbi bukurinë e njeriut në sytë e tjerëve.
    Ndër gjërat e para që vërehen në pamjen e femrës janë edhe thonjtë. Në anën tjetër, kafshimi i thonjëve me dhëmbë jo vetëm që i dëmton ato dhe lëkurën përreth tyre, por nuk është fare higjienike dhe e shëndoshë. Kjo shprehi patjetër duhet të largohet me vendosmëri, ashtu siq luftohet edhe çdo shprehi tjetër.

    Për t’i zbukuruar thonjtë tuaja, dhe në këtë mënyrë për ta kompletuar fotografinë e bukurisë tuaj, nuk është patjetër që të shkoni te ndonjë manikir apo pedikir, ngase për bukurinë e tyre mund të kujdeseni edhe vet. Mjafton që një here në javë, atëherë kur të keni kohë të lire, t'i vendosni duart në ujë të vakët apo në vaj të ngrohtë të ullirit, që thonjtë të zbuten. Pastaj me anën e lakuar (të rrumbullakët) të limës për thonjë shtyni skajet e thonjëve kah rrënja e saj dhe filloni tu jepni formë duke i trajtuar me kujdes me anë të limës së dedikuar për thonjë. Skajet e thonjëve mos i preni asnjëherë. Thonjtë assesi nuk bënë t’i lyeni para se ti lustroni mirë me limë për lustrim. Është e preferueshme që nëse dëshironi që të keni llakun më të bukur , së pari ta lyeni me një shtresë bazë për llaqe të tejdukshme, kështu qo do të keni thonjë më të bukur dhe llaku do të qëndroj më gjatë. Në rast se thonjët apo lëkurën e keni të plasaritur dhe të vrazhdë, së pari do duhet t'i kuroni ato me ndonjë krem për duar duke i lyer edhe thonjët deri në rrënjë. Sa më e shëndosh që është rrënja e thonjëve, aq më të bukura, më të forta dhe më të shëndosha do t’i keni thonjët.

    Edhe mungesa e vitamineve në organizëm mund të manifestohet me çrregullime në thonjë. Nëse thonjët tuaja bëhen të vrazhda dhe shtresohen fleta-fleta, atëherë mund të flitet për çarregullim të kalciumit, gjegjësisht mungesë të saj në organizem.

    Thonjët, si ato të duarve po ashtu dhe ato të këmbëve, merritojnë kujdes gjat gjithë kohës. Mirëpo kujdes më të madh duhet t’i kushtohet gjat sezonit të verës, kur mbahen nëpër këmbë sandale dhe papuqe. Po ashtu preferohet larja e këmbëve në ujë të vakët, dhe kjo, jo vetëm për arsye higjienike, por ngase me atë veprim, thonjët dhe shputat zbuten dhe më lehtë formësohen.

    Gjat prerjes së thonjëve, mundohuni që të jenë të prera drejtë e jo pjertazi, sidomos skajet e tyre. Nëse thonjët i preni pjertazi, atëherë ado do t’mund të rriten dhe të depërtojnë në lëkurë. Dhe për fund, para se ta vendosni shtresën e llakut, kujdesuni që tërë yndyrën nga thonjët ta largoni.

    Në sezonin e verës, kur këmbët djersiten shumë, para se ti veshni këpucët, spërkatni ato me pudër pluhur apo sprej. Mund të përdorni edhe talk, pudër të rëndomtë që shitet nëpër barnatore. Kështu këmbët do t’i keni të freskët për një kohë më të gjatë, dhe do të pengoni shfaqjen e bakterieve dhe të këpurdhave në to. Dhe, nëse edhe pas gjith kujdesit tuaj, nuk jeni të kënaqur me thonjët tuaja, provoni ta vizitoni ndonjë pedikir apo manikir nëse keni në afërsi dhe konsultohuni me të.
    My silence doesn't mean I am gone!

  20. #40
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    RRUGËTIMI I THOJNËVE NJËQIND VITET E FUNDIT

    Ç'do dekadë i ka karakteristikat e veta, vulën e vet. Si pjesë e asaj vule, janë edhe thonjët dhe transformimi i tyre nëpër vite, varësisht nga moda e kohës. Lexoni në vazhdim si dukeshin thonjët e femrave nëpër vite të ndryshme.

    Viti - 1930
    Llaku ishte i kuq i mbyllur. Gjatë lyerjes, bëhej një hark ashtu që fillimi i thonit mbetej pa u lyer dhe maja e thonit po ashtu pa u lyer.

    Viti - 1940.
    Thonjtë ishin të gjatë dhe ovale. Fund i thonit mbetej pa u lyer, njëjtë sikurse në modën e vitit 1930. Ngjyra më e preferueshme ishte e kuqja me primesa të ngjyrës së portokalltë.

    Viti - 1950.
    Thonjtë janë të gjatë. Maja e formësuar si e shtizë. I gjithë thoni deri te vijat e lëkurës mbulohej me llak që zakonisht ishte e kuqe apo roze e dheztë.

    Viti - 1960.
    Edhe më tej thoni është i gjatë, por jo më në formë shtizë. Në maje ka formën katëranëshe gjë që ishte risi në kohën e atëhershme. Këtë vit në mode hyjnë edhe thonjët e rrejshme (apo artistike siq i qujnë sot). Ngjyrat e llakut janë shumë më të çelta, sedefore, të bardhë dhe me nuansa.

    Viti - 1970.
    Thoni vazhdon të jetë në formë katëranëshe por, në këtë kohë është më i shkurtër se ajo e formës më klasike. Plotësisht është e mbuluar me llak që ka ngjyrë të kuqe, të purpurt, ngjyrë gështenje madje edhe të zezë. Po ashtu përdoreshin llaqet e të gjtiha nuansave të së kaltërtës

    Viti - 1980.
    Forma ishte katëranëshe ndërsa thoi ishte më së shpeshti i mbuluar me llak të ngjyrës së zbehtë. Po ashtu në SHBA ishin në modë thonjët tejet të gjatë me ngjyrë të kuqe korrale.

    Viti - 1980./90.
    Gjatë këtyre viteve manikirët franqez bëjnë revolucion, së pari në SHBA dhe mëpastaj edhe në Europë. Maja e thonit ishte i ngjyrosur me të bardhë natyrale të tejdukshme të cilën e pasonte ngjyra e zbehtë verdhacake.

    Viti - 1995 dhe risitë nga Chanel.
    Kthehen në mode llaqet me ngjyra të t'gjitha nuancave. Zgjedhja është plotësisht e lire ngase gjithçka është në modë. Ngjyrat e tilla janë: E kuqja, e kuqja korrale, e kuqja në kombinim me ngjyrat më të errata apo më të çelta, roze e çeltë e errët, ngjyra e zbehtë natyrale, e verdhë e artë etj…
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Suplement veror: Bukuria femërore në sytë e një mashkulli
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 06-05-2008, 13:20
  2. ...Je me i bukuri nder te bukurit...
    Nga xixe xixellonja në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-06-2006, 17:19
  3. Relikte udhëtimesh shpirtërore
    Nga InFinita në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 11-09-2003, 07:56
  4. Bukuri brenda barkut të nënës
    Nga Shiu në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 30-06-2003, 11:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •