Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289

    disa poezi te tjera

    Ata te tete

    I fresket eshte ky mengjes,
    i verdhe si qyteti.
    Ata te tete ne bordure rrine.
    Shullohen ne diell dhe enderrojne.
    Te kthehen pas ne Shqiperi,
    te tete largimin mendojne.
    Edhe mua nuk me pelqen ky vend.
    Prandaj ndodh qe enderroj.
    Tete gure qe rrokullisen bashke.
    Si rrondokope te vegjel e pertace.
    Revolucioni me i ngadalte ne bote.
    Njemije vjete ka qe zgjat.


    (ne kete rast Lavdi Revolucioneve )



    Ndjesi

    Ndjesia se jam ketu gabimisht me besdis.
    Mua, nje grimce te vogel kohe.
    Qe nuk i prish pune njeriu
    Dhe qe ngaterron shpesh
    feshferitjen e gjere te pyejve
    me mendimet e veta.





    Ameshimi

    Kudo perreth sende te kuptimta.
    Heshtin si ai qe e di pergjigjen.
    Por s'flet.
    Shume dhe nje jane pese te vertetat e Anselmit.
    Kete e mendoj rralle.
    Ulur pas xhamit dhe luftes se dyte boterore.
    E vetemjaftueshme dhe e perseritur eshte ajo.
    Ne kohen intriguese Borgesiane.
    Edhe ti.
    Qenie e shumefishte me histori te frikshme.
    Prej lodre.
    Kudo ameshimi eshte.
    Si nje xhelat i lobshem,
    i paprekshem dhe memec.

  2. #2
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    rofte revolucioni, poshte revolucioni .... jane mjaft. le qe me pelqyen te gjitha.
    "ulur pas xhamit dhe luftes se dyte botrore"
    hej... xhelat i xhelaterise. urime....
    qysh kur ke ardh ne forum ti?
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  3. #3
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    macja blu kam pak qe kam ardhe , fruth pra mo. ta paca borxh komentin miqesor.


    disa te tjera


    Shekulli im

    E hapa dritaren qe te hyje i ftohti.
    Degjohen gjemime dhe kanatat shqyhen.
    Eshte shekulli im.
    I vrullshem e absurd si nje kryengritje.
    tek hyn duke zgurdulluar syte.
    Me rrenqeth.
    E shihemi gjate, per nje cast.
    Inat, habi, pecmim prej kryezoti.
    eshte shekulli im.
    Qe me sheh ne sy.
    Pastaj terhiqet.
    Pervidhet vetetimthi si enderr e lige.
    Per te pergatitur me te plote.
    Takimin tone te dyte.




    Jam me shiun


    Jam me shiun qe bie heshtur,
    mbi rruget dhe qente endacake.
    Jam me lirine time te perbindshme,
    qe ngulet buzeqeshjeve idiote te te huajve.
    Jam shurdhetia e mistershme e shiut dhe botes.
    Jam prehje qe buron kohen, dashurine dhe ty.
    Jam me mendimet e mia te mira,
    qe me tretin ne synime impersonale.
    Pastaj me lene vetem.
    Aty ngelem une.
    Si nje keqkuptim i magjishem,
    qe i ndodh zotit ne gjume.




    Per Tyne.


    E dadhur! Ti jeta ime.
    Nje tufe perpjekjesh dhe prape.
    Kafja e mengjesit dhe hena naten.
    Dhe une jam une,
    me gjithe jeten time.
    Derisa vdes.
    Po c'eshte jeta dhe ti?
    Cila je ti?
    Pas perdes se qashter,
    te diteve mbarsur me levizje.
    Pa naten dhe henen.
    Dhe kafen e shkurter.
    Dhe ciftin henor tek shetit.
    Dhe lagien reciproke te buzeve.
    Cila je ti?
    Po une?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2002
    Postime
    223
    pershendetje armandovranari
    me pelqyen poezite e tua. na sill edhe ca te tjera paske nje menyre goxha te vecante nga ca kam lexuar deri tani ketu, suksese te metejshme. kalofsh mire bye
    Fjalet jane si bletet kane edhe mjaltin edhe thumbin

    ****
    Jam anetarja e regjistruar me emrin sweetie me pare me falni per kete ndryshim te emrit flm.

  5. #5
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    ATDHEUT


    Ku je atdhe?

    Parajsa ime e humbur.
    Dashuria, gabimi im i madh.
    Me detin me te kalter.
    Me dasmat me te bukura ne bote.

    Ku jam atdhe?

    Matane, nje kontinent.
    I humbur me keq se cifuti.
    Une, cifuti me i keq ne bote.

    Jam larg, atdhe.
    Mes endrrash braktisur,
    ne braktisje fle.

  6. #6
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    FUNDI

    A mund te flas njeriu kur gazmend nuk ka?
    A mund te qesh, te loz e te kendoje kur sapo i tegojne,
    se eshte vec balte e keqe kundermuese qe tokes i takon.
    A mund te ngrihet nga e para ne te njeqindin rrezim eshtra-thyeres,
    me cizmen e tjetrit prej balte, qe i ze fytin, i thyen qafen?
    Dhe thote , keshtu duhet?
    A mund te shikoje perseri nga qielli per te milionten here,
    kur tashme vec re te bardha e te kaltra heshtin e nuserojne?
    A mund poeti ti shkruaj nga e para nje mije e nje qind poezi,
    qe zjarri i perpiu ne shtepine e te emes, ne pluhur,
    ne balte gjithcka e ktheu.
    A mund te thote ju dua te gjitheve kur te gjithe jane ne lufte,
    kacafytur me idete e mbrapshta te njeri-tjetrit,qe balte i bejne.
    A mund te fleje i qete kur nga kjo dite asgje nuk ndodhi,
    qe ti kujtoje femijerine dhe vizitat ne boten pa hakmarrje,
    me lule drite dielli dhe konvikte te pafundme shpirtrash.
    A mund te zgjohet te nesermen kur e di
    se cdo rrugice barrikade eshte kthyer,
    nga ku clirohen tre kater rreze nga matane qe te cpojne syte,
    por as te ngrohin as te gudulisin jo me te te verbojne,
    perballe eshte fundi.
    Perdite.
    A mund dikush te shoh pertej?
    Kush jane ata marinare qe shohin toke, kush gezon?
    Kush gerthet si i marre nga clirimi, dashuria?
    Kush rrezohet e ngrihet,
    e me te njejtin zjarr rishkruan poezite e djegura,
    per te njeqinden here, perdite, perdite,
    dhe i thote tjetrit me ler ta ta pastroj pak balten,
    te lutem me ler!
    Kush?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armandovranari : 31-05-2003 mė 03:44

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Ne det...
    Postime
    383
    Kjo e fundit...KRYEVEPER!!!!
    Edhe te tjerat me pelqejne Shume shume bukur.
    Je shume i qarte, shume i perpikte,shume i thjeshte dhe shume i fuqishem ne shprehje.
    Urime!
    Laguna Blu

  8. #8
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Sweetie, thnx. Mund te sjelle te tjera. Flm.

    Shpirta, faleminderit per vleresimin dhe komentin.
    Edhe mua vete kjo e fundit me duket me e mire, me poetike, me duket se e kam lejuar veten tamam te "frymezohem".
    Pershendetje!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga armandovranari : 08-06-2003 mė 01:11

  9. #9
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Lendina

    Nderem, prehem leshuar mbi barin e njome.
    Me qiellin mbi sy dhe femijerine time ne gji.
    Belbezoj ca vargje dhe shtrij krahet.
    Lulet e vogela, jeshile qe marrin fryme,
    qeshin me njera tjetren mbi lendine.
    Buron e gjelber jeta,
    plot gurgullime mes barit, njerezve dhe kuajve.
    Si simfonia e shtate e Bethovenit.
    Buron nder njomezaket barishtore qenie te lendines.
    Dhe une dehem ne pafundesi nga prekja me to.
    Nuk shkruaj dot per filizen e njome qe lindi sot.
    Duhet ta shihnit.
    Tek rrekej te nxirrte koken mbi lendine.
    Kur doli deri lart, qeshi.
    E pashe- ka thene me vete- tani le te vdes.
    Para tij u ndjeva i vogel, i mjere.
    Une, trung gdhe' i nyjezuar.
    Me koken mbushur me budallalleqe.

  10. #10
    i shplodhur
    Anėtarėsuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    289
    Valixhja ime e murrme.

    Te henat e mia mbushur me premtime.
    Qe me kthehen fytyres si shuplaka te hidhta.
    E hene ishe dhe ti, qe kurre nuk u realizove.
    Ne valixhen e murrme u perpive.
    I mjeri une i mjeri, nuk mundem me.
    Fuqi s'po gjej .
    Te terheq zvarre valixhen time te murrme.
    Si pus i erret qe nuk ka fund.
    Kjo lubi po me perpin te gjithin nga pak.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •