Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 9 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    62
    Postime
    2,692
    Faleminderit
    0
    57 falenderime nė 49 postime

    Dashnor Selimi Cikel me poezi hajk

    Cikel me poezi hajk, nga Dashnor Selimi

    Komunikimi i shpirtrave

    Flaka e zbehte e nje kandili,
    mundesia e vetme komunikuese,
    per shpirtrat qe dalin nga hija.


    Udhetimi i plages

    Ne avionin e pasmesnates,
    plaga e djegur e zemres sime,
    udheton drejt lindjes.


    Xhelozi

    Nje gershetez uji. Arratisej kembezbathur pulebardha.
    Moti i keq i kercenonte me jehone dallge.
    Rreth shkembinjte mbanin vesh.


    Porta qe do mbyllja

    Po ta dija si do trokiste pleqeria,
    do te siguroja porten me kanata
    dhe do te mblidhja hardhine ne nje mesdite.


    Muri i dhimbjes

    Nje mur i larte, ngritur ne shpirt.
    E godas dhe nuk shembet.
    Ka dhimbjen e jetes brenda.


    Loti i mbetur pezull

    Deti i mallkuar i kurbetit,
    perplasej ne qiellin e lutjeve.
    Nje pike loti rrinte pezull.


    Engjejt e harruar

    Engjejt e shtrire si luledele,
    mbi gjethet e fishkura te harrimit.
    Dritherojne si xixellonjat, qe heshtin pas mesnate.


    Kepucet e emigrantit

    Nen koren e pagjumesise,
    kepucet e arnuara te emigrantit,
    veshur kembeve te mendimit.


    Rikthim

    Ciflosej horizonti ne qerpiket e mi,
    Shikoja imazhin e nje balone te dikurshme.
    U ktheva ne dhimbjen qe me jepte mosha.

    vazhdon...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,513
    Faleminderit
    449
    566 falenderime nė 462 postime
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Cikel me poezi hajk, nga Dashnor Selimi

    Komunikimi i shpirtrave

    Flaka e zbehte e nje kandili,
    mundesia e vetme komunikuese,
    per shpirtrat qe dalin nga hija.


    Udhetimi i plages

    Ne avionin e pasmesnates,
    plaga e djegur e zemres sime,
    udheton drejt lindjes.


    Xhelozi

    Nje gershetez uji. Arratisej kembezbathur pulebardha.
    Moti i keq i kercenonte me jehone dallge.
    Rreth shkembinjte mbanin vesh.


    Porta qe do mbyllja

    Po ta dija si do trokiste pleqeria,
    do te siguroja porten me kanata
    dhe do te mblidhja hardhine ne nje mesdite.


    Muri i dhimbjes

    Nje mur i larte, ngritur ne shpirt.
    E godas dhe nuk shembet.
    Ka dhimbjen e jetes brenda.


    Loti i mbetur pezull

    Deti i mallkuar i kurbetit,
    perplasej ne qiellin e lutjeve.
    Nje pike loti rrinte pezull.


    Engjejt e harruar

    Engjejt e shtrire si luledele,
    mbi gjethet e fishkura te harrimit.
    Dritherojne si xixellonjat, qe heshtin pas mesnate.


    Kepucet e emigrantit

    Nen koren e pagjumesise,
    kepucet e arnuara te emigrantit,
    veshur kembeve te mendimit.


    Rikthim

    Ciflosej horizonti ne qerpiket e mi,
    Shikoja imazhin e nje balone te dikurshme.
    U ktheva ne dhimbjen qe me jepte mosha.

    vazhdon...
    Mondi i nderuar, falemnderit qė postove ciklin poetik tė poetit Dashnor Selimi, mė befasoi kėnshėm me kėto poezi - ėshtė mjeshtri e madhe poetike tė thuhet Kaq fuqishėm me disa vargje - me njė strofė tė vetmen.

    Unė kam bėrė vetėm tri poezi tė kėtij stilI dhe e di mundimin e poetit kur shtrėngohet tė thotė diēka vetėrm me tri apo katėr vargje.

    Pėrshėndesė poetin dhe ty mik Mondi!

    Agim METBALA

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    62
    Postime
    2,692
    Faleminderit
    0
    57 falenderime nė 49 postime
    Po z.Agim, shume i vecante dhe i mundimshem eshte hajk-u. Poeti Selimi ka botuar nje liber me poezi hajk, duke arritur dhe ne fitues konkursi kohet e fundit. Do ta gjej librin e tij, pasi ketu jeton dhe me vone do hedh te tjera poezi.
    Do t'i percjell autorit vlerezimin tuaj, qe me siguri ka per ta gezuar e frymezuar me shume.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    62
    Postime
    2,692
    Faleminderit
    0
    57 falenderime nė 49 postime
    Dashnor Selimi Cikel me poezi hajk

    Burim i humbur

    Burimi humbi lendinave te pyllit.
    Dritat e nates ujitin eshtrat e fisit tim,
    testamenteve te buzevarreve,


    Ikja ne mesdimer

    Ika i heshtur ate dite janari.
    Kembekryq ishte ulur dimri i dhimbjes.
    Vesa e mengjesit kulloi mbi syte e nenes.


    Varrezat nenujore

    Me plagen e Otrantos pikturoj,
    teatrot e varrezave ujore
    dhe qirinjte rituale te meshave.


    Mall

    Syte e tu kthyer ne statuje.
    Heshtje. Malli i larget i viteve...
    Mermeri i bardhe shkermoqet nga loti.


    Aksidenti i fjaleve

    Krishti zbriti nga kryqi mijevjecar
    dhe rendi me hapa sorkadhi.
    Fjalet perreth u aksidentuan.


    Ne naten me hene

    Mbylla perden per te qene i qete ne dhome,
    por nata paskesh qene me hene,
    me mbajti zgjuar deri vone.


    Valixhja e humbur

    Qielli ishte arnuar rishtazi,
    mbi prehrin e raskapitur te shekullit.
    Hemoragjia e largimit-nje valixhe e humbur.


    Endja e fjales se pagjetur

    Fjala e pagjetur,
    endej permallshem ne gjuhen time,
    si nje klithme lene prej te pareve.


    Zerat e perjetshem

    Fotografite, varur mureve te care.
    Nga fytyra e pasqyres se plasaritur,
    zerat e prinderve vijne me ngasherim.


    Vetmia

    Erresire e akullt...
    Ne nje dhome te braktisur,
    me pelerine te murget me mbuloi vetmia.


    Pengjet e ikjes

    Kur ika, lashe brenge ne zemren e nenes,
    lashe lote ne tryezen e varfer,
    lashe pergjysme poezine time.


    Percjellja

    Nena te percillte me vaje e psalmodi.
    Qiparisat e zinj te prisnin si Qiriri i Epitafit.
    Tej nga dhimbja perkulej dielli.


    Dimer ne shtepine time te vjeter

    Hollesi te vogla. Prushi ndrin ne sy.
    Ketu erdhem. Nje drite kandili ngerdheshet.
    Kenga ndez zjarret e mi.


    Nen carcafet e holle te mjegulles

    Dremiti trendafili ne buzeqeshje pasqyrash.
    Mjegulla mbulonte me carcafe te holle,
    herbariumet e endrrave intime.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,281
    Faleminderit
    61
    43 falenderime nė 31 postime
    Kur thua nje gje ne vargje,poezia behet e bukur por kur e thua ne kete stil eshte akoma me e bukur sepse eshte mjaft e veshtire dhe te rralle jane ata qe shkruajne ne kete stil.Jane mjaft interesante sa te them te drejten i rilexova edhe pse vete nuk shkruaj ne kete stil.
    Te pershendes Mondi dhe nepermjet jush autorin dhe e uroj.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Eshte interesant hajku !
    E vleresoj si stil letrar , pasi kerkon pjekuri mendimi dhe thellim gjate leximit per konteksin e tij, per ngritjen e nje sere simboleve te reja ne letersine shqipe.

    Por , pwseri me mbetet nje gjendje ne karaharor qe me ben te them; Mos ndoshta hajku keqperdoret dhe doli si mode letrare per tu larguar nga poezia e lexueshme dhe per tu pparaqitur para poezise perhere si poet i fresket dhe i modes.

    Ketu nuk dua te them asgje me ndikim negativ per poetin Selimi, pasi me te vertete me shijuan dhe me ngacmuan poetikisht.....tingellonin shqip dhe kulluar poezi.Ketu dua te ngre , miqesisht, ate mode te semure dhe ate mani qe kane poetet per te provuar cdo zhaner.
    Deri pak kohe me pare, nje poet nga Elbasani tundi kambanat se shpiku hajkun ne shqip, dhe tash tere elbasani, nxenes shkolle , student dhe letrashkrues ne pension mbushin faqe te tera me simbole qe s`dihet ku e kane origjinendhe na pecjellin mesazhe popullore me "mos lendo nenen , se te vret zana" apo , " atdheu im vendi i shqiponjave pa kafaz" e sa e sa banalitete tekstore qe me hallakatin mua qe jam i dashuruar me letersine dhe kam durim celiku sa te lexoj te palexueshmen , dhe turrullosin lexuesin me fjale te lira qe per cudi rrine vargje.Nuk i mjaftoi Elbasani , por zbriti dhe ne Fier dhe na bente moral me hajkun sikur ta kishte djale te jetimores dhe duhet ta rrisnim ketu prane gjanices se ngjyrosur me nafte.

    Ndoshta u zgjata dhe tregova pak mllef, por mendoj se duhet kritike dhe analiza te mirefillta, te denja qe t`ia bejne te pranueshme dhe te kuptueshme lexuesit dhe shijuesit te poezise .

    Ju kerkoj ndjese dhe nuk kam deshire te keqkuptohem me keto qe thashe . Ngrita thjesht mendim rkitike per ti ulur poetet me kembe ne toke per te qene te vemendshem ndaj vargut me te mire dhe ndja letersise qe eshte e bukur pa koment.

    Ju pershendes ju Mondi dhe poetin D.Selimi per hajkun e bukur.
    Urime dhe krijimtari te mbare .
    Miqesisht Genti.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    62
    Postime
    2,692
    Faleminderit
    0
    57 falenderime nė 49 postime
    Z.Genti! Respektoj mendimin kritik aty ku vertet duhet ky mendim. Nese ne kete teme te hapur me hajkun e poetit Selimi ka vend per kritike, eshte e mirepritur dhe e dobishme, ndryshe devijohet prej saj nepermjet shembujve te palidhshem me te. Sepse, eshte njelloj sikurse ne nje teme me poezi jo hajk, te ndodhe pas vleresimit pozitiv e njejta gje me shembuj poetucesh, qe kujtojne se bejne poezi te vertete. Pra, shembuj mediokrish, shkaravitesish, ka gjithandej ne llojet e krijimtarise, por kjo s'do te thote qe qendrimi ndaj tyre(e quaj qendrim e jo kritike), te zere vend ne nje krijimtari cilesore.
    Te perqendrohemi ne cka paraqitet ketu, te japim mendime, qofte dhe te kunderta per kete krijimtari nepermjet kritikes sa me objektive, duke i sherbyer keshtu rritjes cilesore se saj.
    Miqesisht Mondi

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anėtarėsuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Dashnor Selimi Cikel me poezi hajk
    Endja e fjales se pagjetur

    Fjala e pagjetur,
    endej permallshem ne gjuhen time,
    si nje klithme lene prej te pareve.


    Zerat e perjetshem

    Fotografite, varur mureve te care.
    Nga fytyra e pasqyres se plasaritur,
    zerat e prinderve vijne me ngasherim.

    Aksidenti i fjaleve

    Krishti zbriti nga kryqi mijevjecar
    dhe rendi me hapa sorkadhi.
    Fjalet perreth u aksidentuan.


    Ne naten me hene

    Mbylla perden per te qene i qete ne dhome,
    por nata paskesh qene me hene,
    me mbajti zgjuar deri vone.


    Burim i humbur

    Burimi humbi lendinave te pyllit.
    Dritat e nates ujitin eshtrat e fisit tim,
    testamenteve te buzevarreve,


    Muri i dhimbjes

    Nje mur i larte, ngritur ne shpirt.
    E godas dhe nuk shembet.
    Ka dhimbjen e jetes brenda.

    Kepucet e emigrantit

    Nen koren e pagjumesise,
    kepucet e arnuara te emigrantit,
    veshur kembeve te mendimit.



    Pershendetje poetit D.Selimi per hajkun e bukur e te plote. Sipas shijes sime , une zgjodha keto hajku qe me dhane emocion dhe me ngacmuan per vecantine e tyre, figuren e gjetur dhe formen origjinale. Merndoj se nje cilesi e tille poetike vlen te trumbetohet e te shkruhet me teper ne shtypin e perditshem , per ti qene me afer dhe orientim lexuesit .Deshuroj gjithashtu ti percillni urimet mia poetit D.Selimi. Ka nje seri figurash te goditura dhe gjetje poetike te cilat jane te qarta , te kuptueshme dhe mbi te gjitha imazhe te prekshme dhe plot vitalitet. Do te vleresoja gjithashtu punen me mbiemrin , gjetjen e gjendjes emocionale dhe percaktimin e tij drejt dhe kuptueshem.



    2) Sa per fjalen time hedhur 2 dite me pare, ju falenderoj qe s`me keni keqkuptuar dhe dua t`ju kerkoj ndjese nepermjet nje argumenti . Ajo ka qene nje dite e lodhshme dhe une kisha udhetuar me makine, i vetmuar, me teper se 8 ore.Nevoja per komunikim dhe monologet e gjate thuajse gjithe diten, me krijuan nje trysni mendimesh te cilat kisha nevoj t`i shprehja diku. Ja, per cudi miqte me te mire dhe diskutimet me te mira une kam filluar ti gjej ketu, kjo ka qene arsyeja qe diskutimi im ishte pa vend dhe i mbushur me pak nota ironike dhe mllef. Sidoqofte , kjo nuk me justifikon , por eshte e verteta dhe qendrimi im ndaj hajkut, dhe ne vecanti ndaj hajkut te botuar nga poeti Selimi eshte pozitiv dhe vleresues.


    Me respekt Gentjan Banaj
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GeoF : 25-08-2008 mė 17:27

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Mosha
    62
    Postime
    2,692
    Faleminderit
    0
    57 falenderime nė 49 postime
    Poezi hajk, nga libri i Dashnor Selimit, "Engjejt e heshtur".

    Ekuinoksi i dhimbjes

    Ekuacion i veshtire
    ky ekuinoksi i dhimbjes.
    Enigma me mban peng-gjumin e arsyes.


    Zhveshja e hijeve

    Jashte lastaret e hardhise sythedale...
    Majes se gjelber te lisit,
    hijet vijne e zhvishen.


    Ndeshkim

    Era e ashper ndeshkoi folete
    mbi deget e thara banesa te improvizuara.
    Nga ato bien copezime te kristalta lotzogjsh.


    Mund te ndodhe...

    Mund te ndodhe...
    Pena te heshte thelle si heshtja,
    pas epilogut te poezise se fundit.


    Huaja

    Mjellmat e shpirtit tim...
    Ju kam nje hua te madh.
    Te mar qiellin e kalter ne krah.


    Projektimi

    Ne artin e ecjes projektuam
    udhen e larget...
    Hena abazhur i mbremjes pergjonte.


    Gjetheflutura

    Gjethe e rene pertoke
    Veshtroj ta rikthej ne nje degez.
    Ah! Qenka hulumtimi i stines.


    Mbi akullin e vetmise

    Ate nate ne s'flinim bashke.
    Krevati i bardhe, i akullt...
    T'i beje patinazh mbi vetmine.


    Plagosja e muzikes

    Pianoja e lodhur heshti,
    nga nje bresheri automatiku.
    Nata filloi te ndricohej nga syte e nje maceje.

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •