Per te patur nje cilesi zeri, pak a shume, shume te mire te kopjes se nje origjinali zanor si burim nga CD-te apo DVD-te, duhen edhe zgjedhjet e duhura ne konfigurimin e koduesit, qe ne kete rast eshte LAME.
Si nderfaqe per marrjen e burimit dhe dekodimin e tij ne .WAV, Exact Audio Copy hyn shume ne pune. Sistemi i marrjes se informacionit te ketij programi eshte disi i avancuar, dhe nje nga veēorite e tij me te mira eshte kopjimi i muzikes edhe kur origjinali ka gervishtje ne siperfaqen e tij (CD/DVD) dhe shfaqja e ēdo gabimi te tille ne ditarin ne fund te kopjimit, qe mund te shmanget ne programet per luajtjen e skedave.
Kjo eshte nje figure se si konfigurohet LAME te mundesite e EAC.
Ky eshte vargu qe vihet te "Additional command-line options" (pasi eshte zgjedhur shtegu i sakte se ku ndodhet 'lame.exe'):
Nje gje: siē mund te vihet re, 256 ka te beje me raportin e biteve me te cilat zeri do te luhet ne luajtesit e tjere. Sa me e larte te jete kjo vlere (320 eshte maksimumi), aq me e larte do te jete cilesia e burimit ne destinacion. Me pare (para disa vitesh) ishte ne mode 128, por tani duket vlere kaq qesharake nese merret parasysh kerkesa per cilesine me te mire te mundshme me nje kodues te tille si LAME.Kodi:--priority 3 --lowpass 20094 --temporal-masking 1 -V 0 -b 96 -B 256 -q 0 -m j
Pra vlerat qe une rekomandoj jane:
224 per: muzike klasike, pop i vjeter, popullore etj. (te ketyre gjinive)
256 per: muzike rock, pop modern, hip-hop etj. (te ketyre gjinive)
320 per: muzike elektronike (house, dance, trip-hop, te ketyre gjinive)
Faqet zyrtare te programeve qe kam perdorur jane:
Exact Audio Copy (kėtu).
LAME MP3 Encoder (kėtu), kurse paketimi i duhur, kėtu.
Kopjim te mbare te muzikes tuaj,
.
Krijoni Kontakt