Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete Ismail Kadare
Ne prag te mijevjeēarit te tyre trete, qe eshte dhe mijevjeēari i trete i botes se sotme, shqiptaret i priste nje befasi tragjike. Ishte e pangjashme me dramat e meparshme, ndaj ishte, ndoshta, dhe me e hidhura. Nje vizatim ne nje gazete franceze te atyre diteve e jepte tronditshme thelbin e ngjarjes: Njera koke e shqiponjes dykrenare, zogut simbolik te shqiptareve, perpiqej te mbyste koken tjeter. Marsi i eger i 1997 do te hyje ne historine e ketij vendi si marsi i vetevrasjes. Nuk teprohet aspak po te thuhet se Shqiperia u perpoq te vetevritej.
A ishte e denje kjo per nje popull qe ka mijera vjet qe jeton ne kete bote te veshtire ? A ishte shenje papjekurie, lodhjeje apo fatalizmi Se fundi, a ishte e turpshme ?
Per dike qe shkon drejt vetevrasjes, gjykimi i pastajme, qofte i atij vete, qofte i te tjereve s'mund te jete kurre as teper i sakte, as teper i qarte, e aq me pak, as teper i pameshirshem. Por ne, nese nuk jemi ne gjendje te shkoqitim e te zhbirojme shkaqet e thella e nderthurjen e kushteve qe e sollen popullin shqiptar ne kete dite me te vertete te zeze te tij, jemi te detyruar nderkaq qe ēdo mendimin tone, ēdo perpjekje e ēdo veprim tonin te tashem ta veme ne lidhje me kete tragjedi. Ajo eshte e tille qe nuk te le te qete. Ajo eshte zoteruese dhe klithese. Ajo shtron pyetje dhe kerkon pergjigje nga te gjithe.
Miti i Katastrofes
Popujt, ashtu si qeniet njerezore kane deshire te kujtojne fatkeqesite e kaluara. Me kalimin e viteve, shpesh qellon qe keto fatkeqesi te skajuara ne ndergjegjen e tyre, ndryshojne trajte, rralle here zbehen ose harrohen, se shumti zmadhohen ose nxihen me fort. Ne ndryshim me qenien njerezore, qe e ka jeten te shkurter, jetegjatesia e kombeve krijon kushte per tjetersimin e fatkeqesive, te cilat disa here shderrohen ne mite te verteta. Ne keto mite mbeshtetet shpesh kujtesa historike, prej tyre ushqehen letersia dhe artet ose krijohen psikoza fataliste qe ngjyrojne per nje kohe te gjate ate qe quhet shpirtesi e nje populli. Nderkaq, ka raste qe prej ketyre miteve ushqehen propagandat shoviniste e doktrinat hakmarrese kunder popujve te tjere.
Nje nga mitet tipike qe gjendet ne historine e shume popujve eshte ai i katastrofes se dikurshme. Eshte nje thyerje ose nje humbje e dhimbshme ose disa gjėma te njepasnjeshme, kujtimi i te cilave nuk ka asgje te keqe, perkundrazi sherben per fisnikerimin e nje populli, kur selitet ne nje kah te mbare. Per fat te keq, koha ka treguar se mund te sherbeje edhe per te kunderten: per ta egersuar nje popull kunder te tjereve.
Fatkeqesite e kaluara te popullit shqiptar, pushtimi osman ne shek XV, copetimi i Shqiperise ne fillim te shek XX dhe izolimi i saj nga bota per faj te diktatures komuniste ne gjysmen e dyte te ketij shekulli nuk krijuan te shqiptaret as doktrina shfarosese, as urrejtjeje kunder te tjereve dhe kjo eshte nje cilesi e admirueshme e tij. Nderimi dhe mbrojtja e tjetrit, e atij qe eshte i ardhur, i huaj, mik ose bujtes, nje mendesi qe vjen qysh nga koherat antike, ka qene nje nga guret themelore te qyteterimit shqiptar. Qe ky nderim nuk eshte nje shpikje e poetesh e as nje cilesi e elites shqiptare, u rivertetua gjate Luftes se Dyte Boterore. Dhjetera mijera ushtaret italiane te mbetur ne Shqiperi nen meshiren e popullsise se armatosur shqipare, pas kapitullimit te Italise, nuk u preken aspak prej kesaj popullsie, perkundrazi u moren ne mbrojtje prej saj. Nga ana tjeter, eshte nje fakt i njohur tashme se Shqiperia ishte nje nga vendet e rralla ne bote, ne mos i vetmi, ku asnje hebre nuk iu dorezua nazisteve.
Diktatura komuniste me politiken e saj veēuese u perpoq ta armiqesonte popullin shqiptar me gjithe boten, kryesisht me Europen Perendimore, por nuk ia doli dot. Pas renies se komunizmit, populli shqiptar deshmoi ndaj te huajve europiane dhe amerikane po ate ndjenje miqesore te dikurshme.
Kjo tolerance e gjere e ketij populli e shoqeruar me tolerancen fetare, gjithashtu te vertetuar gjate shekujve, nuk u vu ne dukje e nuk u ēmua asnjehere sa duhet. E ishte e nevojshme, per te mos thene e detyrueshme te ēmohej, sepse kishim te benim me nje shembull te shkeqyer ballkanik ne kohen qe gadishulli i madh u perfshi tej e mbane nga furtunat shoviniste, nga intoleranca e urrejtja etnike e nga krimet e renda te ushqyera prej saj.
Per t'u kthyer te miti i katastrofes, ky mit te shqiptaret, ndersa nuk shkaktoi acarim kunder te tjereve, mori, per fat te keq, nje zhvillim te papritur: pezmatim kunde vetvetes.
Psikoza Mohuese
Rilindasit duhen lexuar e rilexuar gjithmone, sidomos ne koherat e veshtira. Duke i shfletuar tani, shikojme se perveē shqetesimit te tyre themelor: ēlirimit te Shqiperise e pavaresise se saj, ishte nje ankth tjeter, i vazhdueshem, i lidhur ngushte me te parin: rizgjimi i atdhedashurise.
Kembengulja e tyre per kete rizgjim, kembanat e tyre, thirrjet e zjarrta, shpeshhere te deshperuara, Ti Shqiperi, me jep nder, me jep emrin shqiptar deshomojne nje te vertete teper deshperuese: nje pjese e shqiptareve ishin ftohur prej atdheut te tyre. Turqizimi i qindra mijera shqiptareve, greqizimi i nje pjese tjeter, ngaterrimi i fese shqiptare me ate fetare deshmojne se ndjenja patriotike te nje pjese e shqiptareve ka qene jo aq e forte siē paraqitej. Nje pjese e tyre me lehtesi ishin gati ta kembenin atdheun e tyre me nje tjeter atdhe, nje pjese kishin turp te quheshin shqiptare, te tjeret me lehte viheshin ne sherbim te forcave kundershqiptare.
Duhet thene se kjo nuk ishte nje dukuri e rralle. Ne shumicen e vendeve, ashtu siē ka nje perqindje te popullise me prirje kriminale, ka dhe nje perqindje me prirje te mbrapshte (perverse) kunder atdheut te vet. Kjo eshte e njohur qe nga koherat antike, kur midis grekeve te vjeter gjendeshin gjithmone njerez e prijsa qe bashkoheshin me armiqte e Greqise, e gjer ne kohen tone, te grupimet e ndryshme politike, sidomos ato ekstremiste, terroriste, maoiste etj., cilesi e pare e te cileve eshte urrejtja kunder vendit te tyre dhe bashkimi me ēdo force tjeter qe eshte kundershtar i tij.
Shqetesimi dhe ankthi i rilindasve lidhur me kete hall te madh tregon se prirja kundershqiptare e nje pjese te shqiptareve ka qene nje rrezik i ndjeshem per Shqiperine.
Nje prirje e mbrapshte nuk mund te mbetet gjalle per njekohe te gjate,pa u ushqyer. Dashuria per atdheun eshte nje ndjenje e shendetshme e natyrale, e cila me pak perkujdesje kultivohet lehte. Kurse prirja e kundert, mosdashuria per popullin tend, eshte rrjedhoje e disa faktoreve kembengules. Injoranca e thelle ku u zhyt per shume shekuj populli shqiptar, mungesa e shkollave, e universiteteve, e akademive, e institucioneve kulturore e, natyrisht, mungesa e strukturave shteterore e zbehu fort shqiptarizmin ose, ne rastin me te mire, e la ate ne nje nivel parak (primitiv), qe me veshtiresi ekapercente folklorizmin. Ne kushte te tilla, perkitja me nje kulture te huaj ishte tronditese per shqiptaret. Ajo krijonte dy rrjedhime: ose i shtynte ata, qe ne shembullin e kesaj kulture te ringjallnin kulturen e vendit te vet, ose e kunderta, i largonte perfundimisht prej atdheut.
Keshtu, ne prag te ēlirimit te Shqiperise i kemi patur te dyja prirjet: atdhedashurine e disave dhe antishqiptarizmin e, disa here kundershqiptarizmin e te tjereve.
Rilindasit u perpoqen si titanet t'i bindin shqiptaret se nuk duhej te turperoheshin nga vendi i tyre, se ata kishin nje atdhe te bukur, se kishin nje gjuhe madheshtore, nje nga 5 - 6 gjuhet themelore te Europes dhe nje nga 10 - 12 gjuhet themelore te botes, se ishin race e bukur truperisht dhe teper e afte menderisht, se kishin nje histori te shkelqyer, se gjėmat kombetare nuk ishin nje arsye per t'u ftohur me atdheun, por perkundrazi per t'u afruar me fort me te.
Aksioni i rilindasve per zgjimin e Shqiperise ishte me i madhi e me i gjeri aksion kulturor e patriotik ne krejt historine shqiptare. Rralle here emertimi i nje levizjeje perkonte plotesisht me qellimin e saj, ashtu si ne rastin e Rilindjes shqiptare. Ne te vertete ishte ajo qe e rilindi Shqiperine, ose per te qene me te sakte, ishte ajo qe e lindi Shqiperine moderne.
Qė kjo levizje e ky vrull te ishin te suksesshem, rilindasit e himnizuan dhe e sublimuan historine e shqiptareve. ata qėmtuan ne te kryesisht kulmet e ndritura, duke mos u ndalur ne njollat e sa. Po me aq kembengulje ata vune ne pah vlerat morale e fizike te shqiptareve, kryesisht virtytet, pa dashur te ndalen ne cenet e tyre, qe nuk ishin me te pakta se virtytet. Kjo ishte rrjedhoje logjike e qellimit te levizjes: rifitimit te besimit te humbur.
Nje arsye tjeter qe e perligjte plotesisht optiken e tyre pozitive ishte propaganda kundershqiptare, qe kishte nisur nderkaq te kultivohej nga fqinjet e Shqiperise: kryesisht nga rrethet shoviniste serbe e greke. Ishte nje propagande e eger dhe shtazarake qe rralle here ishte pare ne fytyre te dheut. Perballe kesaj furtune te semure, rilindasit shqiptare mbajten nje qendrim fisnik e te admirueshem. Ne vend qe te binin ne nivelin e saj, duke u perdhosur edhe vete nga balta e kundershtareve, ata zgjodhen pergjigjen e terthorte: lartesimin e vlerave shqiptare.
Ky vizion optimalist i rilindasve, i perfaqesuar ne radhe te pare prej Naim Frasherit e me vone prej Gjergj Fishtes, u be objekt verejtjesh e kritikash me pas e vazhdon ende sot, ne menyre te drejtperdrejte ose te terthorte. Ne ngjarjet e fundit tragjike te Shqiperise ishte pikerisht ky vizion rilindas qe u sulmua ne menyren me barbare. Nje grusht intelektualesh renegate e nje grusht politikanesh te papergjegjshem, te bashkuar me turmat e vulgut shqiptar, u perpoqen dhe arriten t'ia vinin zjarrin Shqiperise. Qellimi i tyre ishte zhberja e Shqiperise, ēka ata e treguan me shkaterrimet e vlerave kombetare, te atyre qe nuk ishin prekur as nga pushtuesi otoman e as nga ai nazist. Nga keto ngjarje Shqiperia, e ndoshta jo vetem Shqiperia, por Europa e tere, nxori nje mesim qe asnjehere nuk ka qene kaq i qarte: ne kushtet e demokracise turmat vulgare te fshehura prapa fjales "popull" mund te kthehen ne varrmihes te demokracise, po aq sa tiranet, nemosme keq. Kjo eshte arsyeja qe greket e vjeter, kur diskutonin per demokracine, per te mirat e te keqiat e saj, ishin teper gjakftohte, pa paragjykime, rrjedhimisht pa entuziazem. Nen trysnine e populizmit te majte, bota e sotme, ashtu siē ka harruar mjaft mesime te historise, e ka harruar, me sa duket, edhe kete menēuri antike. Shqiperia, qe e provoi ne mish te saj ē'do te thote kjo karikature e demokracise, shpresojme te mos e harroje.
Mesim i pare, eshte i qarte: demokracia e pashoqeruar nga nje strukture ligjesh e nje strukture e forte shteterore qe te siguroje funksionimin e saj, mund te kthehet lehte ne te kunderten e vet.
Persa i perket kritikes ndaj vizionit te rilindasve shqiptare, ajo, gjithashtu, duhet pare ne rrethanat kur eshte bere e ne zhvillimin e drames shqiptare. Ai vizion inkurajues lindi ne kushte te caktuara, per nje qellim te caktuar. Ne kushte te mevonshme, kur kombi shqiptar, ose se paku nje pjese e tij qe e kishin shtetin e vet te pavarur, ndeshej me probleme te tjera, me probleme te se drejtes, te demokracise, te emancipimit shoqeror etj., ai vizion kryekrejt optimist nuk ishte i mjaftueshem. Ndaj dhe bota shqiptare kerkoi dhe gjeti shtigje te reja te mendimit e te veprimit.
Nderkaq duhet thene se, sipas nje tradite te keqe ballkanase e sidomos shqiptare, tradite te te hedhurit nga nje skajshmeri ne tjetren shume shqiptare u treguan te paafte te pranonin evoluimin e mendimit e te kultures politike. Duke mos e kuptuar pasurimin e tradites ata nuk njihnin veē shkeputje te dhimbshme, shkeputje te pasura me rrenim, paroksizmi i te cilave arriti kulmin ne mars te vitit 1997.
Ne boten e eger ku jetojme, ne kushtet kur Shqiperia eshte ende e brishte, kur ajo eshte realisht e jo mitikisht e kercenuar, ne kushtet sidomos kur kombi shqiptar vazhdon te jete i prere me dysh, vizioni rilindas mbetet vizioni baze per boten shqiptare. Kritika kunder veseve e ceneve tona, ashtu siē ben gjithe bota per vetveten, nuk eshte veēse nje plotesim i ketij vizioni e jo nje permbysje e tij.
Per te pare me rrokshem si funksionon nje bashkejetese vizionesh, qe, ne shikim te pare duket e pamundur, le te kujtojme Faik Konicen dhe qendrimin e tij ndaj Naim Frasherit.
Konica, personalitet brilant i kohes dhe kultures shqiptare, ishte i pari qe u perpoq te hidhte nje dush te ftohte mbi zjarrmine rilindase. Me te drejte ai u perpoq t'u kujtonte shqiptareve jo vetem cenet e tyre, por dhe mbrapshtite dhe marrezite e tyre te herepashershme. Nderkaq, e pare nga largesia e kohes, optika e tij eshte kunderthenese. Ai eshte vete rilindas e po vete kthehet kunder rilindasve. Punon e digjet per Shqiperinee , aty per aty, i pelqen te tallet me te tjeret qe bejne te njejten gje. E adhuron dhe e lavderon Naim Frasherin e me pas i kthehet e s'i le gje pa thene. Pergjerohet per atdheun qe e ka larg, e mbron ku mundet, i del per zot kunder shpifesve e racisteve, pastaj kthehet e shan, e quan Zululand ai vete, me keq se racistet. Mund te thuhet keshtu se eshte ai, vete Konica, qe ngrihet kunder Konices.
Nuk do te ishte me vend t'i kujtoheshin keto ketij kolosi te kultures shqiptare, (ne fund te fundit koloseve u ēmohen kryesisht lartesite) sikur kjo ane e tij kunderthenese te mos shfrytezohej me qellime te mbrapshta ende sot. Vitet e fundit, kur ne prag te hyrjes se Shqiperise ne familjen europiane, kunder saj e kunder kombit shqiptar shpertheu nje fushate e terbuar raciste, me emrin e Konices dhe me vepren e tij u bene spekulime nga me monstruozet. Nje zhgan intelektualesh antishqiptare, se bashku me nje pjese te medias boterore, qe iu sulen me nje urrejtje shtazarake popullit te vogel shqiptar, per ta perbaltur, per ta mallkuar, per ta ndare perjete nga familja e popujve europiane, u rreken ta benin Konicen flamur te tyre. Ky do te ishte profanimi me i lemerishem per Konicen e madh. Ndaj, per ta mbrojtur jo vetem kombin shqiptar, por ate vete, birin e tij me te madh, jemi te detyruar te kujtojme kunderthenien e tij. Ne fund te fundit, perēmimi dhe balta qe do t'i hidhej ketij kombi do ta perbalte, ne radhe, te pare fytyren e kolosit.
Antishqiptarizmi si profesion fitim prures
Rasti i Konices, me mire ndoshta se ēdo tjeter, na kujton cilesite e shqiptarit: edhe kur ngjitet ne lartesite sublime, here pas here qe nga thellesite e races i vijne vrullet zemerake. Por me shume se kjo, rasti i Konices shtron nje pyetje madhore ne kete fund mijevjeēari: ē'imazh kane per vetveten shqiptaret ? Eshte nje ēeshtje themelore qe kapercen dukshem anen kulturore e etike. Ky ēmim i vetvetes lidhet me vleresimin e atdheut, se fundi ai lidhet me ēeshtjen themelore se sa jane ata te vendosur te mbrojne ekzistencen e tyre si komb ne rruzullin e shqetesuar boteror.
Nuk eshte as shpikje poetesh, as propagande nacionaliste, e aq me pak komuniste, te thuhet se vendi yne, Shqiperia, ka qene disa here ne zgrip te humneres. Traktatet per ta ndare ate midis fqinjeve, programet e doktrinat per ta shperbere kombin shqiptar jane aty, ne arkivat e shume shteteve, me data, me vula, me emra. Dhe shume prej tyre nuk jane aspak te vjetra. Ato kane ne fund vitet 1913, 1918, 1938 e disa jane fare te reja.
Ne keto kushte, ne kushtet kur terbimi nacionalist antishqiptar merr permasa te tilla, sa qene mars te vitit 1997, ne demostratat e Shkupit njerezit kane guxim te ulerijne "shqiptaret ne krematorium !", kuptohet qe te jesh antishqiptar eshte fare e lehte, madje eshte shpesh fitimprurese. Keshtu dhe kurrsesi ndryshe mund te kuptohet vala antishqiptare qe shpertheu rrotull Shqiperise dhe brenda ne Shqiperi kohet e fundit. Keshtu shpjegohet perse nje grusht intelektuale renegate shqiptare u bene befas te perkedhelurit e medias boterore, te perkedhelurit e disa forumeve nderkombetare dhe, ē'eshte me e keqja, zedhenesit per problemet shqiptare.
Shkurt antishqiptarizmi u kthye ne profesion. Eshte kjo fryme e semure qe ndihmoi per rrezimin e strukturave te shtetit shqiptar brenda dy - tri javesh, qe beri gjenerale dhe oficere shqiptare ne menyren me te turpshme te braktisnin postet e tyre, per te perfituar nje azil politik ne Itali, qe vulgu shqiptar t'i veje zjarrin tempujve te kultures shqiptare.
Ne kushte te tilla, te ulerish ende se ne Shqiperi ka patriotizem te tepruar, se letersia shqipe eshte nacionaliste etj, eshte me te vertete thirrje e hapur per tradheti te hapur tashme ndaj atdheut.
E gjithe kjo lidhet me nje sere pyetjesh themelore: a jane shqiptaret patriote me shume se ē'duhet apo perkundrazi jane ftohur me vendin e vet ? A mos po e mbiēmojne pa te drejte veten dhe vendin e tyre, a mos perkundrazi e perēmojne pa te drejte veten dhe atdheun, me fjale te tjera: a e duan kete vend qe u ka dhene emrin qysh prej dy mije vjetesh, apo enderrojne ta kembejne me nje tjeter vend, enderrr e mbrapshte kjo qe ka ngritur krye aty - ketu ne kohen tone ? Ne prag te mijevjeēarit te trete shqiptaret jane te detyruar te nxjerrin ende mesime nga drama e tye, qe ndodhet ende ne zhvillim.
Ne kushte e nje klime te ashper nderkombetare, ku ata, i vetmi komb i ndare tragjikisht ne Europe jane te detyruar te durojne mosperfilljen boterore per gjėmėn qe u ka rene ne koke, ne kushtet e vetmise se tyre, te trysnise se nje propagande dashakeqe qe e ka perbaltur imazhin e tyre ne bote, duke e paraqitur here si popull violent, here si fondamentalist, here barbar e here te lajthitur, shqiptaret jane te detyruar, midids te tjerash, te bejne nje zgjedhje e sqarim themelor ne ndergjegjen e tyre lidhur me patriotizmin. Mendimit te mbrapshte qe e ngaterron patriotizmin me nacionalizmin, qe e paraqet antipatriotizmin si balsam kunder nacionalizmiz, ata duhet t'i pergjigjen me nje "jo" te prere. Patriotizmi nuk eshte nacionalizem dhe antipatriotizmi eshte po aq i rrezikshem sa shovinizmi. Ata qe i japin shpesh keshillat kunder patriotizmit, e kane siguruar nderkaq patriotizmin ne vendet e tyre, dhe si te gjithe te velurit i lejojne vetes luksin te nazetohen me te. Nderkaq vetenderimin per vendet e tyre e kane siguruar gjate shekujve, pa kursyer asgje, madje as forcen e armeve. Askush nuk shqetesohetne France kur presidenti e mbaron ēdo fjalim me fjalet "Rrofte Franca!" dhe askush nuk acarohet ne SHBA kur ne te gjitha meshat bekohen shteti amerikan, presidenti i vendit, madje dhe ushtria amerikane.
Le te pranojme me trishtim se ne krejt gadishullin Ballkanik, ne kohen kur shumica e vendeve u perfshine nga valet e egra nacionaliste, te shqiptaret ndodhi e kunderta. Kjo ishte e thene qe, pasi u perpoqen t'i japim botes shembullin grotesk te popullit te pare pa fe ne bote, majmunet e vendit tone u joshen nga mbrapshtesia tjeter: te japin shembullin e popullit pa atdhe.
Thyerja morale e popullsise shqiptare ne kete fund shekulli ishte nje nga humbjet me te renda te tij. Ajo ishte, me sa duket, rrjedhoja me tragjike e diktatures sfilitese komuniste ne Shqiperi dhe e terrorit shtazarak serb ne Kosove e vise te tjera te Jugosllavise.
Thyerjet morale jane te njohura ne jeten e popujve. Ashtu siē jane te njohura ringritjet. Per t'u ringritur, kombit shqiptar i duhet te tendoset e te nxjerre nga thellesite gjithe rezervat qe ka skajuar aty, ato rezerva, qe popujt, sipas nje teknologjie te lashte, i ruajne per dite te zeza e i nxjerrin ne stine fatkeqesish.
Raportet me atdheun zene ne kete rast vendin kryesor. Shqiperia s'ka nevoje per ekzaltime vulgare, po as me pak nevoje per perēmim. Mendimi se Shqiperia dhe shqiptaret kane qene teper te himnizuar nga kultura shqiptare, ndaj tani duhet t'i rrezojme ne balte per t'i sjelle ne vete, eshte doktrine e antishqiptarizmit. Kultura dhe mendimi i nje populli qendron gjithmone ne nje lashtesi te shquar per ku perpiqet ta terheqe e ta ngreje gjithe kombin. Dy shekuj me pare, Gjermania e Gėthes dhe e Shilerit ishte shume larg Gjermanise se prapambetur e fshatarake e, megjitheate, askush nuk e cileson mendimin gjerman si elitist ose ekzaltues. Nisur nga kjo, mund te thuhet pa drojė, se mendimi rilindas shqiptar, ndonese teper i larte ne krahasim me gjendjen reale te popullsise shqiptare, ishte plotesisht i perligjur. Nga ana tjeter, duke e pranuar nevojen e plotesimit te ketij mendimi me nje vizion kritik e qortues (korrigjues), duke e pranuar, pra, si te drejte ne thelb prirjen kritike te Konices, megjithate ne emer te nje te vertete siperane, duhet thene se kritika e tij kunderthenese ishte me shume ēka e tepruar dhe e parakohshme. Vete ai e deshmon kete , jo vetem me ate pejse te vepres se tij qe eshte e mbrujtur plot dashuri e pergjerim per Shqiperine, por dhe me veprimtarine e tij si ambasador i vendit te vet ne SHBA, detyre qe e kreu shkelqyeshem per nje kohe te gjate. Ambasadori me i kulturuar e me brilant i kohes ne Uashington, ai beri ēmos ta paraqiste Shqiperine e qyteterimin shqiptar ne driten me te mire te tij, duke e mbrojtur nga keqkuptimet e nga perēmimi, nje ajmč, ishte ngritur disa here vete t'ia shprehte vendit e popullit qe e kishte lindur.
Mbi drejtpeshimin
Kombi shqiptar ne kete fund shekulli vazhdon te perjetoje oren e lige te tij. Ai eshte i goditir rende ne trupin e vet, ngaqe eshtei ndare e i shperndare ne tre shtete. Por ai ka marre goditje psiqike po aq te renda, ne mos me teper: ai eshte i thyer moralisht
Ringritja morale e popullit shqiptar eshte aksioni me i ngutshem ne kete kohe te rende. Ai eshte ēelesi, pa te cilin nuk mund te ndermerret asnje veprim tjeter shpetues. Ne qofte se populli shqiptar do te vazhdoje ta perēmoje e ta perbalte vetveten, ne qofte se ai ne menyre iracionale do te synoje drejt shpernguljes, qofte nga trojet e tij ne Kosove, qofte nga trojet e shtetit shqiptar, ne qofte se ai do te vazhdoje te ngreje doren kunder strukturave shteterore te tij, te ēfaredolloj ngjyre politike te jene ato, ai do te ece drejt gremines.
Kahu i mbare i nje kombi nga ai vete. Ashtu siē nis sezona e tij. Mendimi qe kombi shqiptar do te kete per vetveten, ne nje menyre ose nje tjeter do te rrezatoje e do te kthehet ne nje realitet. Imazhin e mire ose te keq per nje popull nuk mund ta krijojne per nje kohe te gjate as zyrtaret e tij, po as renegatet e tij; ate s'mund ta krijojne as nacionalistet e ekzaltuar, por as vulgu i eger e i verber. Aq me pak mund ta krijojne ate diplomatet mendjelehte, gazetaret e pabese, denoncuesit, psikopatet dhe paranojaket e dehur per lavdi.
Njeriu shqiptar, i lodhur nga kalimet e befta prej vetembrojtjes drejt veteperbaltjes, dhe e kunderta, ka nevoje me teper se kurre per rifitim e drejtpeshim shqpirteror. Drejtpeshimi nuk rigjendet duke perdorur kete perndezjen nacionaliste si kunderhelm ndaj veteperēimit, a aq me pak duke e perdorur kete te fundit si balsam kunder kapardisjes. Per te shmangur kalimin nga nje dush i nxhete ne nje dush te ftohte, njeriu shqiptar ka nevoje sot per orientim te sakte. Disa pyetje te thjeshta, por themelore e bazike ēohen sot perpara tij: ē'popull jemi ? Domethene, a jemi si te tjeret, a meritojme nje fat normal e nje jete normale si te tjeret ? A kemi mekate per te lare, a kemi borxhe per te paguar ? A jemi vertete fatkeqij, apo ashtu na duket, apo ashtu na pelqen te shfaqemi perpara vetes dhe botes ? Te gjitha keto pyetje mund te formulohen ne nje moterzim edhe me te thjeshte; ne shqiptaret, pas dy mije vjetesh ekzistence, tani ne prag te mijevjeēarit te trete a i kemi ende aftesite trupore e shpirterore per te vazhduar te jetojme si komb, apo koha jone ka kaluar ?
Pa rene ne kurrfare optimizmi te kote, mund te thuhet pa droje se, pikerisht sot, shqiptaret, pavaresisht nga lengata qe u ka rene e perpiqet t'i veje poshte, kane shanset me te medha per te zene perfundimisht vendin qe prej kohesh e kane merituar ne familjen e popujve. Madje, kjo lengate e kjo krusme e tmerrshme eshte ndoshta shenja me e sigurte per nje te ardhme plot shprese. Ne jeten e shume popujve jane te njohura keto gremina, pas te cilave kane ardhur ngritjet, disa here marramendese.
Le te kthehemi te pyetjet e thjeshta themelore
Fati, ndonese na eshte berezakon ta mallkojme, na ka caktuar ne shqiptareve te jetojme ne nje nga zonat me te bukura te Europes. Europa vete, nderkaq se bashku me SHBA eshte tani lagjja me luksoze e botes. Ne e harrojme shpesh kete, harrojme qe ky vend, sharjet ndaj te cilit i kemi ne maje te gjuhes, ky vend pra, i vendosur midis Venedikut, Romes e Athines ka nje skajim gjeografik te mrekullueshem, se ai ka nje klime te admirueshme, se ka pasuri natyrore te shumta, se ka ndoshta plazhet me te bukura te kontinentit. Ne harrojme ē'do te thote ankthi shekullor i vendeve qe nuk kane dalje ne det, pas permendur vendet e izoluara ne thellesi te kontinenteve, pa permendur trojet e gjera te kesaj bote te mbushura me shkurre, shkretetire e trishtim, e mbulojne tri te katertat e rruzullit tokesor. Ne i harrojme keto dhe, meqenese jemi midis nje kopshti plot me shtete pasanike, na pelqen te qahemi qe nuk jemi si ata.
Ne vuajme nga kompleksi i vogelsise dhe harrojme se shtati i popullit shqiptar, pavaresisht nga prerja e trojeve te tij nuk eshte aspak i vogel ne kete gadishull, se ai eshte perafersisht i barabarte me shtatin e grekeve, te serbeve e te bullgareve. Perseritja gjer ne lodhje e shprehjes "Shqiperia e vockel", "popull i vogel" s'eshte veēse shprehje e nje deshire per te fshehur pertkurrjen e metejshme te ketij populli.
Nderkaq, porsa diku del ne pah ndonje mendim, ndonje program ose ndonje pyetje: perse shqiptaret, ndryshe nga popujt e tjere duhet te jetojne te ndare, aty per aty harrohet perēmimi per vogelsine dhe buis shprehja "Shqiperi e madhe". Ko shprehje perseritet me nje fare tmerri, si diēka e rrezikshme, thua se ne kete bote vetem 8 ose 9 milion shqiptaret qe jetojne bashke behen te rrezikshem per boten ! E nderkaq, askush nuk thote, sipas kesaj logjike, se 90 milion gjermanet e bashkuar jane te rrezikshem, e aq me pak askush nuk thote se 250 milione ruset, bashke me bombat e tyre berthamore jane kercenim per te tjeret.
Ne qofte se s'duhet te vuajme as nga komplksi i "vendit te mallkuar", as nga ai i vogelsise numerike, shqiptaret aq me pak kane njohur kompleksin e races. Jo vetem qe ne boten e sotme te ēliruar nga paragjykimet raciste ata paraqiten nje popull i shendetshem, si gjithe te tjeret, por edhe ne kushtet e dallimeve e doktrinave raciste, duke qene nder te rrallet popuj te Europes qe nuk u preken, perkundrazi u lajkatuan prej ketyre doktrinave, shqiptaret, vetvetiu mbeten jashte ketij trazimi. Merita e tyre eshte se nderkaq ata nuk u dehen nga lajkat raciste dhe perveē theksimit ndoshta te kapardisjes, teoria e racave s'pati pasoje ne Shqiperi.
Ne sferen shpirterore, ne zoterimin apo krijimin e vlerave shqiptaret s'kane patur kurre arsye t'i kene lakmi apo smire te tjereve, aq mepak kane arsye sot per nje gje te tille.
Shqiptaret jane krijuesit e bartesit e nje prej gjuheve themelore te njerezimit, nje gjuhe qe ka vendin e saj te paluajtshem midis dhjete - dymbedhjete gjuheve kryesore te botes. Nje nga vendet e para te krishtera te Europes, Shqiperia ka qene nje rrjedhimisht truall fillestar i qyteterimit perendimor europian. Nga himni i madh i krishterimit "Te Deum", i shkruar nga nje peshkop shqiptar mbi njemije e peseqind vjet me pare, te mbrojtesi i qyteterimit perendimor, Gjergj Kastrioti, personazhi me sublim e me i njohur ne bote, jo vetem i shqiptareve, por i krejt popujve te Ballkanit, i cilesuar si "aleat i Krishtit", e gjer te murgesha shqiptare Nene Tereza, gruaja shqiptare me e famshme e botes se sotme, kalon si nje fill i ndritur deshmia e ketij qyteterimi, kaq shume e kaq me kembengulje te mohuara nga dashakeqesit e kombit shqiptar.
Dhe kjo eshte e kuptueshme: duhej fshire kjo deshmi per t'u hapur rruga shpifjeve e shtremberimeve te perbindshme, per te ardhur gjer te teza e mbrapshte se shqiptaret, jo vetem s'kane te bejne me qyteterimin europian, por jane varrmihes te tij.
Gjithmone ne kete logjike te mbrapshte shpjegohen sulmet qe iu bene vitet e fundit, prej vete renegateve shqiptare tashme pikerisht gjuhes shqipe, figures sublime te Gjergj Katriotit, i cili u quajt "hajdut kuajsh dhe agjent i italianeve", si dhe krejt tradites kulturore shqiptare te djeshme e te sotme. Paradoksizmi i ketyre sulmeve ishte pranvera e vitit 1997, kur turmat e vulgut shqiptar, te nxitur, veē te tjerash, edhe nga keta intelektuale renegate, i vune zjarrin e i vune kazmen deshmive te ēmuara te qyteterimit shqiptar, arkivave, teatrove antike, muzeut te Gjergj Kastriotit !
Per te vazhduar me vlerat shpirterore te krijuara nga ky popull, le te kujtojme poezine orale shumeshekullore, kodet zakonore, ritet antike, muziken, koreografine, kostumet e mahnitshme, per te ardhur gjer te letersia shqipe. Kjo e fundit, duke u futur ne klubin e zgjedhur te letrave te medha te botes, u be veēanerisht e bezdisshme per ithtaret e tezes se shqiptaret jane te paafte per kulture. Ndaj, ashtu si krejt qyteterimi shqiptar, ajo do te pesonte sulmet e deshperuara e vulgare te antishqiptarizmit. Ne kete rast do te ndodhnin veprime te turpshme, aq asnje vend, sadopak dinjitoz, nuk do t'i lejonte kurrsesi. Endacake te huaj, ata qe s'i njeh kush e nuk i pyet kush ne vend te vet, mesues fshati nga Kalabria apo nga Gjermania e Jugut ftohen ne Shqiperi per te hedhur balte mbi letersine shqipe e kulturen shqiptare.
Ky racizem kulturor antishqiptar, i pashembullt ne boten e sotme, u be i mundur per shkak te kunderpatriotizmit shqiptar. Te dy ata ishin nder faktoret themelore qe mundesuan rrenimin ne menyre te turpshme te shtetit shqiptar, te ushtrise, te policise e krejt ngrehines shteterore.
Racizmi kulturor antishqiptar merr pamje edhe me te shemtuar e te papranueshme, kur kujtojme se vete shqiptaret s'kane kurrfare perēmimi ndaj kultures se te tjereve. Mungesa e racizmit dhe e shovinizmit te shqiptaret, pjelle e natyrshme e mendesise se tyre te hapur e miqesore ndaj te huajve, ndaj mikut, bashke me tolerancen fetare, tolerance e thelle, e vertete, e papudrosur nga kurrfare konformizmi, jane, ashtu siē u tha me lart, cilesi te tjera themelore, qe deshmojne nje nivel qyteterimi te ketij populli kaq te sulmuar per te kunderten.
Per fat te keq, ashtu si te gjithe popujt, shqiptaret kane cenet dhe veset e tyre, po aq te forta, ndoshta sa virtytet, po ajmč, me spektakolare se ato.
Ndryshe nga hebrenjte e disa popuj te tjere, qe jane solidare e te lidhur me njeri - tjetrin, shqiptaret mezi ē'presin rastin per t'u perēare. Natyra e tyre tejet individualiste eshte xehe e pafundme per te pjelle egoizmin, ambicjen smiren e etjen per karriere. Kendej rrjedh vaniteti, kapardisja e neveritshme e sedra e semure.
Keto cilesi te natyres njerezore, qe ndeshen kudo, behen veēanerisht te rrezikshme te shqiptaret, per shkak te tradites se shkurter te jetes nen nje shtet shqiptar. Prej tyre rrjedh nje keqkuptim tragjik per lirine dhe per shtetin. Pa u pajtuar dot me ate ligj themelor qe lirine e njeriut te veēuar e ve detyrimisht ne raport me lirine e te tjereve, shqiptari shpesh e ka te veshtire te kutoje se liria njerezore, ndryshe nga liria absolute e kafsheve eshte madheshtore, pikerisht, ngaqe eshte e veshtire, domethene e kufizuar nga ligji. Ketej vijne keqkuptimet per demokracine, per vete shtetin dhe ngrehinat e tij.
Koncepti i gjymte per shtetin, zbehja e tij perpara terheqjes fisnore apo klanike ēon disa here ne konceptin po aq te gjymte per kombin, kur krahinarizohet kthehet ne rival te kombit.
Kjo eshte kushtezuar, me sa duket, nga jetesa shumeshekullore nen perandorine osmane, pra nen nje shtet qe nuk ishte i tyre, rrjedhimisht ndaj te cilit s'mund te kishin as nderim e as dhembshuri. Periudha e Pavaresise, ajo e Republikes ne fillim e pastaj ajo e Mbreterise ishte relativisht e shkurter, kurse gjate sundimit te eger komunist koncepti i shtetit u zbeh perseri nen peshen e diēkaje te parrokshme, te huaj e, ne fund te fundit, te shpelare prej ēdo ngjyrimi kombetar, qe ishte partia komuniste.
Sado paradoksale te duket, ishte diktatura komuniste qe i dha goditjen me te pabese shtetit shqiptar. Nje shtet, sado i rrepte, sado i zymte, sado me ngjyrim politik komunist, do te ishte me i pranueshem e per diēka do t'i hynte ne pune Shqiperise, se sa ajo moluske e squllet, pa trajte e pa peshe qe ishte shteti shqiptar. Partia komuniste, e obseduar per te mos e ndare pushtetin me kurrkend, ishte xheloze, madje, edhe ndaj vete shteti te vet. Parulla "partia mbi te gjitha" perseritej dite e nate kudo, si ne ankth. Me te gjitha menyrat jepej te kuptohej se institucionet stheterore: parlamenti, ministrat, madje ligjet themelore te shtetit, duke perfshire edhe kushtetuten, nuk kishin asnje vlere perpara autoritetit te partise. Fjala "shtet", madje dhe fjala "komb" zevendesohej kudo me fjalen "popull". Keshtu kishim "ushtri popullore" e jo kombetare, kuvend popullor, teater popullor etj.
Keshtu ne menyre te perditshme, njerezit, qysh femije mesoheshin te mos e nderonin shtetin, institucionet dhe simbolet e tij, per te ruajtur gjithe devotshmerine, nderimin e friken e tyre per partine.
Ne subkoshiencen e tye shqiptaret do te ishin me te kenaqur sikur policia shqiptare te ishte nje polici e vertete, me te gjitha tiparet qe ka nje polici, duke perfshire edhe ashpersine, edhe goditjen, edhe shkopin prej gome, sesa ajo polici qesharake, me uniforma gjysme te zberthyera, qe nuk trembte kurrkend. Shqiptaret e dinin fort mire se pas pamjes prej babloku te policeve dhe pas idilit te marredhenieve popull - polic, kur ky i fundit thirrej prej femijeve "Xhaxhi polici", fshihej nje realitet tjeter, i frikshem e sketerror: terrori i vertete komunist i ushtruar prej Sigurimit. Ashtu si partia e kishte privuar shtetin shqiptar prej autoritetit, ne shembullin e saj sigurimi kishte bere te njejten gje me policine. Dhe keshtu ndodhte me te gjitha ngrehinat, pa te cilat nje vend nuk mund te jetoje: financat, ligjet, ushtria. Gjysme milione bunkere qe nuk hynin ne pune per asgje, veē per demtim psikik te popullsise deshmojne mosseriozitetin e komunisteve edhe ndaj diēkaje qe duhej ēmuar fort per ta: ushtrise shqiptare.
Perēmimi komunist ndaj shtetit klasik qe u shfaq haptaz ne Kine gjate revolucionit kulturor dhe qe shkaktoi miliona viktima, ne Shqiperi gjelloi si nje semundje e fshehte sfilitese. Kjo padashuri kembengulese ndaj seriozitetit te shtetit lidhej ne fund te fundit me fillesen jokombetare te komunizmit shqiptar, me faktin qe per nje kohe te gjate ata nuk e fshehen qe atdheu i vertete i komunisteve ishte Bashkimi Sovjetik, me shperfilljen e tyre ndaj dramave te kombit, sidomos ndaj asaj te Kosoves, me mungesen e plote te nje strategjie kombetare.
Ky rrenim i perditshem i autoritetit shteteror shpjegon ne nje fare mase rrenimin si nje gardh i kalbur te ngrehines shteterore, te ushtrise e te policise ne mars te 1997.
Shqiperia drejt ringritjes
Poetika shqiptare, qofte ajo e lashta, popullorja, qofte ajo e poeteve te mevonshem, ka krijuar dy klishe baze per cilesimin e Shqiperise. Ne poezine gojore Shqiperia quhet zakonisht "Nuse". Per poetet shqiptare ajo eshte me teper "zonje".
Eshte me interes te hetohet se ē'fshihet prapa ketij perfundimi te ndryshem. Me sa duket, per vizionin poetik popullor Shqiperia eshte ende e re, pra "nuse", dhe si e tille ajo e ka jeten kryesisht perpara. Per poetet, duke qene "zonje e rende", ajo e ka jetuar shkelqimin e saj. Madje Fan Noli shkon edhe me larg kur e quan "vejushe" e "ve, e gjore mbretereshe pa kurore"
Kemi te bejme me dy projektime, njera drejt te ardhmes, tjetra drejt te shkuares. Naimi, ne vjershen "Shpreh" u perpoq t'i bashkoje te dyja ne vargjet: "Lum kush te rroje, ta shohe zonje".
Nderkaq duhet thene se te gjithe poetet qe e perfytyruan Shqiperine si zonje, e bene kete me qellim fare hapur: t'i nxitin shqiptaret t'i kthejne dinjitetin e nderin e humbur, pra ta ribejne "zonje", siē ka qene dikur.
Po a ka qene ndonjehere Shqiperia zonje ? E bere ndryshe, pyetja do te tingellonte keshtu: Kush ka te drejte, populli apo poetet ?
Me fjale te tjera ka qene nuse apo zonje Shqiperia ? Apo, as nuse, as zonje? Apo, edhe nuse, edhe zonje ?
Me sa duket, eshte kjo e fundit qe do te mbetet. Edhe nese nuk ka qene zonje ne realitet, ajo ka qene e tille ne trurin e poeteve te saj. Pra, ne nje realitet po aq te forte, sa edhe ai qe shpaloset turperisht perpara nesh.
Poetet shqiptare, ne te vertete, duke e quajtur Shqiperine zonje, u nisen nga nje shestim, nga nje projekt i se ardhmes. Ata krijuan imazhin e saj, ate qe duhej te vinte dhe per ta bere sa me te besueshem ate imazh, per t'i dhene shprese bashkekombasve te vet, ngulnin kembe qe kjo nuk eshte nje shajni, nje fantazme, por perseritje e nje te kaluare.
Me imazhin e "zonjes" ata luaftuan nje perfitim te trete te Shqiperise, nje vizion te perbaltur, te pjelle nga vulgu shqiptar: ate te "Shqiperise se mallkuar", te "Shqiperise kuēke", te Shqiperise se semure. Ishte ky imazh qe u shfaq si nje ethe e keqe vitet efundit, sidomos ne marsin e zi te vitit 1997.
Poetet shqiptare, sidomos rilindasit, e njihnin mire kete cen te njeriut shqiptar: kalimi nga perndezja e entuziazmi ne ligeshtim shpirteror. Ndaj ata, me te gjitha kembanat donin te mbanin lart moralin shqiptar.
Thyerja e ketij morali ne vitet '90 ishte kembana e zeze qe paralajmeroi rrezikun e thyerjes ne mes te kombit shqiptar.
Ringritja e Shqiperise nuk mund te filloje veēse nga ngritja e moralit, pra nga shendoshja shpirterore e saj. Populli shqiptar duhet te beje qe te heshtin qyqet, qe tash ca kohe po i parandjellin veē fatkeqesi dhe vdekje. Ato qyqe duhet te heshtin, ne rradhe te pare, brenda tij e pastaj, natyrisht, rreth e rrotull. Shendoshja shpirterore do ta qetesoje nervozizmin e tij te skajshem, qe nuk eshte veēse nje shenje lodhjeje. Kjo do te beje qe mendesia e tij te kthjellohet e te jete e afte te shestoje strategjine e tij themelore: jeten e perbashket ne nje atdhe.
Ky qellim madhor eshte aspirata me e ligjshme per nje popull. Asnje doktrine, asnje manipulim apo tregti politike, asnje trysni shtetesh, lobesh apo organizmash nderkombetare nuk mund ta pengoje kombin shqiptar te kryeje ate qe te gjithe kombet e tjere te Europes, plotesisht apo gati plotesisht e kane kryer: bashkimin e tyre.
Me kete akt populli shqiptar nuk synon asgje te pazakonte e nuk kerkon asgje te veēante: ai kerkon veē normalitetin e vet. Ky normalitet eshte dhunuar pa meshre e ai duhet te qortohet.
Ne familjen europiane kombi shqiptar eshte i vetmi sot qe eshte shenjuar per te keq. Ndersa te gjithe ecin ne nje menyre normale, ai, i prere mizorisht, eshte i detyruar te beje rrugen i gjymtuar. Nje njeri i vetem, po te leēitet (ndahet) keshtu nga te tjeret, egersohet, e jo, madje, nje popull i tere.
Populli shqiptar as ka kryer krime e as ka faje per te lare perpara botes. Ndonese ka dy mije vjet qe ekziston ne kete bote, ai as ka sulmuar kend, as ka zhdukur kend e as ka pjelle doktrina per zhdukjen e te tjereve.
Shprehje te tilla si "Shqiperi e madhe" jane nje tallje e nje cinizem i pashembullt ne boten e sotme. Shqiperia e tkurrur ne 28.000 kilometrat e saj, eshte e kercenuar te fajesohet si e "madhe", ne qofte se do te arrije 45 ose 50 mije kilometra, e shtete te tjere, me shtrirje te perbindshme prej miliona kilometrash katrore, shtete qe kane bere krime te frikshme ndaj botes, qe kane pjelle teori me te zeza se murtajat, qe kercenojne njerezimin me arme berthamore, nuk quhen "te medha".
Si organizmi qe kerkon jeten e vet natyrale, kombi shqiptar kerkon normalizimin e vet trupor e shpirteror. Pengimi i tij eshte thjesht nje krim. Ndihma qe mund t 'i jepet eshte e detyre humane dhe historike.
Kombi shqiptar, pavaresisht nga imazhi i shfytyruar, ka shume rezerva dashurie ne brendesine e vet. Europa e sotme, sado e kompletuar te duket, ka gjithmone nevoje per dashurine e popujve te vegjel, shpesh te harruar.
Mijevjeēari i dyte ka qene per shqiptaret teper i rende. Ne kete mijevjeēar dy shekuj kane qene vazhdimisht trondites per te: i pesembedhjeti dhe i njezeti. Ne te pesembedhjetin ata e humben lirine, e rifituan per ta humbur perseri. E megjithate, ata dolen nga ky shekull me nje ngarkese shpirterore heroike qe do t'i ushqente gjate pese shekujve pushtimi te perandorise osmane. Ne shekullin e njezete historia e tyre ishte edhe me e trazuar e aspak fatlume. Jane te gjitha gjasat qe mijevjeēari i trete, pavaresisht nga trandja e sotme e Shqiperise, te filloje i mbare. I mbare per ata qe, ndonese e kane quajtur veten "bij te shqipes", gjer me sot nuk jane ngjitur dot kurre ne lartesine e deshiruar, veē ne endrrat e tyre. E megjithate, ndonese krahet disa here u jane thyer, ata ende vazhdojne ta quajne veten njelloj si me pare. Kjo kembengulje deshmon, ne fund te fundit, besnikeri ndaj kodit te moēem dhe deshire per t'i bindur urdherit te tij.
Krijoni Kontakt