O ZOT, HYJI IM, JAM I BINDUR SE TI KUJDES PER MUA...
O Zot, Hyji im, unë jam i bindur që ti kujdes
për të gjithë ata që shpresojnë tek Ti
dhe se asgjë nuk mund t’u mungojë atyre që presin gjithçka nga Ti.
Për këtë kam vendosur që për të ardhmen do të jetoj pa merak
Dhe do të derdh mbi ty gjithë shqetësimin tim.
Njerëzit mund të më heqin të gjitha pronat dhe nderin tim;
sëmundjet mund të më privojnë nga forca;
me mëkat mund të humbas edhe hirin tënd,
por kurrë, kurrë nuk do ta humb besimin te Ti. [...]
Në përvojën time, më duhet të pranoj
se jam i dobët dhe i paqëndrueshëm;
megjithatë asgjë, përderisa e mbaj këtë besim tek ti,
nuk mund të më shqetësojë. [...]
Unë jam i sigurt se Ti gjithmonë do të më duash
dhe se edhe unë, nga ana tjetër, do të të dua për gjithmonë.
Dhe për ta çuar këtë besim timen në shkallën më të lartë, o Krijuesi im,
shpresoj në ty gjatë kësaj jete dhe në përjetësinë. Amen.
(Shën Klaud de la Colombière).
Krijoni Kontakt