Close
Faqja 10 prej 47 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 200 prej 932
  1. #181
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LAVDI TY, O ATË I JETËS.
    Lavdi ty, o Atë i jetës,
    Hyj i fshehur
    që buron nga një errësirë sekrete,
    ti i përmbys arat
    të krijuara nga dielli,
    ti e shuan etjen e tufave,
    e ujit me bollëk tokën.
    Rruga qiellore,
    ti zbret nga lart.
    Miku i të korrave,
    ti bën që të zë kalli gruri.
    O Zot,
    që kështu e zbulon vetveten,
    ndriçoji me paqe dhe siguri
    shtëpitë tona.

    NJË HIMN EGJIPTIAN
    (drejtuar Nilit nga i cili varet jeta e të gjithëve)

    Torrkerry.

  2. #182
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LIDHJA MES ZOTIT DHE GJITHÇKAJE QË ËSHTË JETË.

    Ti e bëre të frytshëm barkun e gruas
    Dhe e vë farën në burrin,
    e ushqen birin në krahrorin e nënës,
    ti e ushqen fëmijën qysh në krahrorin e nënës!
    Zogu i pulës nga veza,
    tashmë cicëron edhe akoma në guaskë,
    dhe atje ti ia jep frymëmarrjen
    që të rrijë në jetë;
    kur ti do t’ia japësh forcën për ta thyer,
    ai do të dalë dhe do të vrapojë i lirë.
    Sa janë veprat e tua!
    dhe si janë të madhërueshme veprat e tua!
    Ti, vetëm Ti je Hyj,
    askush tjetër nuk ka përballë teje!
    Ti e ke krijuar tokën
    sipas dëshirës tënde,
    ti vetëm, tokën me njerëzit dhe bagëtitë e tyre.
    Ti je zemra ime!
    Dhe askush nuk të njeh ty, përveç birit tënd, mbretit.

    NGA NJË HIMN EGJIPTIAN.

    Torrkerry.

  3. #183
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    HIMNI I MBRËMJES.

    Para fundit të ditës,
    Ty duam, krijuesi i sendeve,
    me mirësinë e zakontë,
    të na kryesosh në roje.

    Ty ëndrofshin zemrat tona,
    në gjumë të rëndë ty ndjefshin,
    dhe gjithmonë lavdinë tënde
    këndofshin në ag të dritës.

    Na jep jetë të shëndetshme,
    ngrohtësinë tonë përtërije,
    mjegullën e zezë të natës
    ta sqarojë drita jote.

    Na jep, Atë fiqinplotë,
    me anë t’Hyjit Jezu Krisht,
    që me ty në amshim
    mbretëron me Shpirtin Shenjtë.
    Amen

    NGA LITURGJIA E ORËVE

    Torrkerry

  4. #184
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O Hyji, i gjithpushtetshëm dhe i amshuar,
    bëj që gjithmonë ta kryejmë
    me përkushti vullnesën tënde,
    dhe t’i shërbëjmë madhërisë sate
    me zemër të sinqertë.

    NGA MESHARI ROMAK

    Torrkerry

  5. #185
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ASKUAH SI TI, O HJI IM!

    Askush nuk është si Ti,
    o Zot, Hyj im,
    që fronin e ke në lartësi
    e nga Lart
    e vrojton qiellin e tokën.
    Nga pluhuri më ke ngre
    mua skamnorin,
    nga llomi më latëson mua, të vobektin,
    që të rrij me princa.
    Ti, o Zot, Hyj im,
    i hodhe post
    qëllimet e krenarëve,
    i rrëzove princat prej froneve të tyre,
    dhe më lartësove mua, të përvujtë.

    NGA LITURGJIA E ORËVE
    (me ndryshime)

    Torrkerry

  6. #186
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    I BURGOSURI

    O Zot i madh që në qiell rri
    përse më kreve mi dhet njeri?
    Sa vuanj unë nukë e vështron?
    Të shtrëmbrën, o Zot, qysh e duron?

    Mbyllur i mjeri nat edhe ditë
    në errësirë, edhe pa dreitë
    djelli as hëna nuk më vështrojnë,
    përveç se muret që më rretojnë.

    Nga afërija më kanë ndarë,
    sytë së qari më janë tharë,
    për një të drejtë që Ti e di,
    kur kreve botën, o Perëndi,

    si kreve dhenë e mbolle bar,
    më bëre mua për shqipëtar,
    që i liruar unë të rronj,
    jo dhe gjuhën t’a dëshironj.

    Andaj, o Zot, një i vërtetë,
    të lutem, eja e bëj të drejtë,
    edhe nga burgu ti më liro,
    të shkrëmbrën, o Zot, mos e duro.

    MIHAL GRAMENO

    Torrkerry

  7. #187
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHPIRTI I SHENJTË, ZËRI I LUTJES SONË

    Shpirtti që banon në zemrat tona
    le të jetë, o Atë, zëri i lutjes sonë:
    na udhëheqtë në bisedë me ty
    që t’i zbulojmë pasuritë e dashurisë sate;
    dhe shndërrojë me hirin e tij jetën tonë;
    le të na bëjë të guximshëm,
    të gatshëm dhe besnikë,
    që të zbatojmë në jetë kushtimin tonë të pagëzimit
    në shërbim të misionit tonë të veçantë
    në Kishë e në botë. Amen.

    Torrkerry

  8. #188
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MË UDHËHIQ, O ZOT, NE RRUGËN E JETËS

    O Zot, ti më vëzhgon e më njeh,
    ti e di kur ulem e kur ngrihem.
    Hyn nga larg në mendimet e mia,
    më vëzhgon kur eci e kur pushoj.
    Të janë të njohura të gjitha rrugët e mia;
    e fjala ime nuk është ende mbi gjuhë
    e ti, o Zot, e njeh të tërën.
    Ti më rrethon, je përpara dhe prapa mneje
    e vendos mbi mua dorën tënde.
    E manitshme për mua është dituria jote,
    shumë e lartë, e unë nuk e kuptoj.
    Sa të thella për mua janë mendimet e tua,
    sa i madh është numri i tyre, o Zot!
    Më vëzhgo, o Zot, dhe njihe zemrën time,
    më provo dhe njihi mendimet e mia:
    shiko nëse përshkoj një rrugë gënjeshtrash
    dhe me udhëhiq në rrugën e jetës.

    Torrkerry

  9. #189
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TI JE JETA IME.

    Ti je jeta ime
    udha e gjerë
    prej qielles.

    Te fjala jote
    u’ nëng birem,
    te drita jote
    u’ marr fuqi.

    Ti je lumi
    çë banë deshiret e mi.
    Ti je deti mbrënda detit
    Shpirti pa vdekur
    mbrënda shpirtit tim.

    ENCA SKUTARI

    Torrkerry

  10. #190
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TË THIRRA, O ZOT.

    Të thirra, o Zot,
    pse kisha skërm
    e ti më the:
    “Mos u tremb,
    ti je e imja
    u’ të thirra
    pir emër.
    Ni ndihem, o Zot,
    mos të biret
    emri im
    te shura detit.

    ENCA SKUTARI

    Torrkerry

  11. #191
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NDËJEM DORËN

    Ndëjem dorën
    o Zot,
    ki mali
    keq i lartë
    më bie mbë stumahj
    e më mba frymën;
    glëmba e ferra
    me presen udhën
    e më shqeren lëkurën.
    Vetëm fuqia ime
    nëng sos të ngjitem
    tek drita mallit tëndë.
    Ti je rrethi im!

    ENCA SKUTARI

    Torrkerry

  12. #192
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT HYJ, ATI YNË!

    O Zot Hyj, Ati ynë,
    dashuri besnike e plot dhe falas,
    për të realizuar projektet e tua të dashurisë,
    ke dashur gjithmonë të shërbëhesh me njerëz.

    Gjatë historisë së shëlbimit
    Abrahami dhe Moisiu,
    Maria dhe apostuit,
    të gjithë të krishterët,
    e gjithë Kisha,
    duke iu përgjigjur në liri të plotë thirrjes sate
    janë bërë bashkëpunëtorë të tu
    për shpëtimin e botës.
    Na ke thirrur edhe ne
    për të vazhduar misionin e Birit tënd.
    Faleminderit, o Zot, për thirrjen tonë.
    Na jep Shpirtin tënd,
    që të jemi gjithmonë besnikë thirrjes tënde
    dhe misionit që na ke kushtuar,
    e që, të çliruar nga egoizmat tona,
    të mund të jemi shenja të gjallë
    të pranisë të Krishtit
    gjithkund ndodhemi. Amen.

    Torrkerry

  13. #193
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    “O, Zoti i gjithpushtetshëm dhe i amshueshëm,
    je i adhuruar në të gjitha veprat e dashurisë tënde,
    shndriti bijtë e shëlbuar nga ti sepse kuptojnë se,
    ishe i madh në fillim të krijimit të botës,
    edhe më i madh, në plotësinë e kohës,
    ishte vepra e shëlbimit tonë,
    në flinë e pashkëve të Krishtit Zot”.


    Torrkerry

  14. #194
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    HIMNI I ORËS NËNTË.

    Hyji i gjithëpushtetshëm, fuqi e qëndrueshme,
    i patrandur në ty mbahesh,
    kohët e dritës së përditshme
    përcakton me shumë mbarësi.

    Dhe gjiatë netëve lësho dritën,
    që të mos ndërpritet jeta,
    por çmimi i vdekjes shenjte
    lavdia e përjetshme të jetë.

    Bëj, o Atë tërë drejtësi,
    dhe, o Bir, baras me Atin,
    bashkë me Shpirtin Ngushëllimtar,
    të mbretëroni ndër gjithë shekujt. Amen.

    NGA LITURGJIA E ORËVE

    Torrkerry

  15. #195
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TË BËSH, O ZOT.

    Ndër duart e tua
    u’ lëshova sytë e mi
    të bësh, o Zot,
    dy yliz të shkëlqyer
    për të errëta;
    ndër duart e mia
    të bësh, o Zot,
    dy penda të glata
    për ëngjellin
    çë s’ mund fluturonj;
    ndër duart e tua
    fsheha zemrën e time
    të bësh, o Zot,
    një diell i çelur
    për shpinë më të ngritë
    ç’ është mbi dhe.

    ENCA SKUTARI

    Torrkerry

  16. #196
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FUQIA E RINGJALLJES

    Për ty, o Zot, dhëndrri im,
    që je duke ardhur,
    Unë i ndez llambat e mia.
    Në kopshtin e Edenit,
    Banesës së të shenjtërve,

    Ti bën të banojnë të drejtët,
    Ditën e shpërblimit.
    Atyre ua hap dhomën
    me dritë të ndriçuar në paskajshmëri

    të gjithë të gëzuar, o Zot,
    pas një pritjeje të gjatë,
    besnikë ndaj premtimeve të tua
    ne shkojmë në takimin tënd,
    sepse, e dimë, o Zot, ti je duke ardhur.

    Po, je duke ardhur Ti,
    dhëndrri im dhe dhëndrri i Kishës.
    bëj që të jem i lumtur
    si të gjithë ata që të presin Ty:
    për hirin tënd, do të kurorëzojmë,
    të gjithë do ta lavdërojmë Emrin tënd,
    duke e pritur shëlbimin tënd.
    E besojmë, o Zot, ke zbritur në ferr,
    i pari ndër Shenjtërit
    për të ringjallur të vdekurit
    nga varrezat e tyre.

    Të drejtët e kanë kundruar dritën tënde
    kur ishin ende në ferr;
    e vrapë dolën për të takuar Ty,
    Biri i Hyjit, plot hir të dashurisë.

    I kanë harruar vuajtjet e tyre
    dhe trishtimim që patën
    kur Ti, Zoti i tyre, u vare në dru.

    Për mëshirën tënde
    ti na ke dhënë jetën,
    pavdeksinë, duke e mundur vdekjen.
    Vdekja i kishte përgatitur
    leqet e veta njerëzimit tonë,
    por Ti, o Zot, ti vetë,
    në mëshirën tënde
    erdhe për të na liruar

    Ty të lavdërojmë, o Zot,
    Zoti i engjëjve,
    ardhja jote na ka sjellë gëzimin
    neve mëkatarëve të mjerë.

    Dhe për dashurinë tënde të pamasë,
    nata u largua prej nesh,
    u zduk, s’ka më. sepse drita jote
    lindi mbi krijesat e tua.

    Ti ke zbritur nga lartësia,
    dhe ti na ke liruar;
    Ti je ngritur përsëri në qiell,
    Dhe ja, je ulur përsëri
    në të djathtën e Atit

    Me një zell të zjarrtë, me vrapë,
    Dalim dhe ecim për të takuar Ty,
    kur do të kthehesh përsëri,
    ne të gjithë që të kemi pritur,
    besnikë ndaj premtimeve të tua.

    Ti hyre në ferrë
    dhe shkëlqimi i dritës tënde
    fitoi mbi errësirën
    që mbretëronte në vendin e të vdekurve.

    Fryti, i ngrën nga Adami,
    i kishte vrarë të mjerët.
    Por ti zbrite atje me fuqi,
    dhe i shpëtove ti,
    Ai frytë që vjen nga Lart.

    duke i shkatërruar varrët,
    varrin tënd, dhe varret tona,
    Ti ja ktheve jetën të vdekurve,
    atë jetë, figurë mistike
    të gjithpushtetsisë sate.

    Afrohet, është duke ardhur,
    dita e ringjalljes.
    Të lum ata që e presin atë!
    Të zgjuar, të gëzueshëm!

    E madhërishme është dita
    e ardhjes tënde të mrekullueshme,
    kur do të zbulosh
    gjithçka është e fshehur.

    Ata që janë shtrirë në pluhur,
    do ta dëgjonë zërin tënd,
    në ditën e Ringjalljes
    do të dalin për të takuar.

    Adami, edhe ai i ringjallur,
    i mrekulluar nga fuqia jote,
    prej teje do të plotësohet
    me çdo lumturi.

    JAKOBI NGA SARUGU.

    Torrkerry

  17. #197
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE PËR POPULLIN TONË.

    O Zot, Hyj i gjithpushtetshëm, Hyji i Izraelit,
    drejt teje klith një shpirt i ngushtuar, shpirt në ankth!
    Dëgjo, o Zot, e ki mëshirë,
    sepse kemi mëkatuar para teje!
    Ti zotëron për gjithmonë
    e ne vazhdimisht humbasim!
    O Zot i gjithpushtetshëm, Hyji i Izraelit,
    dëgjoje tani lutjen e të “vdekurve” të Izrealit e bijve të tyre,
    që mëkatuan ndër sy të tu,
    të cilët nuk e dëgjuan zërin tënde, zërin e Hyjit të tyre,
    e na e mbuluan të këqijat!
    Mos i kujto fajësitë e etërve tanë,
    por tani kujto pushtetin tënd e Emrin tënd
    sepse ti je Zoti, Hyji Ynë,
    e ne do të të lavdërojmë ty, o Zot,
    sepse shi për këtë e mbushe zemrën tonë
    me frikë që ta thërrasim në ndimë Emrin tënd.
    Ne dëshirojmë ta lavdërojmë Ëmrin tënd në mërgimin tonë,
    sepse e flakëm prej zemrës sonë
    çdo fajësi të etërve tanë,
    që mëkatuan ndër sytë e tu.
    Ja, ne edhe sot gjendemi në këtë mërgim,
    ku na trete të jemi turp, mallkim, shpagim
    për të gjitha paudhësitë e etërve tanë,
    që u larguan prejteje, o Zot, Hyji ynë.
    Amen.

    BARUKU, 3,1-8.

    Torrkerry

  18. #198
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    U’ TË LUTENJ, O ZOT.
    U’ të lutenj, o Zot,
    pir lisin pa rrënjë,
    pir lumin pa ujë,
    pir qingjin pa jëmë,
    pir fjalën time pa golë.

    Ndëj dorën e tënde
    pir sit pa lot,
    pir kraht pa duar,
    pir këmbt pa kpucë,
    pir zëmrën time pa gjak.

    Kujto se s’ka pushim
    kallmi prej erës!

    ENCA SKUTARI

    Torrkerry

  19. #199
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA E FALËMINDERIT PËR DASHURI.

    Jezus i dashur,
    Ti që botën e krijove me dashuri,
    që u linde me dashuri,
    që shërbeve me dashuri,
    që tokën e përshkove me dashuri,
    që u nderove me dashuri,
    që hoqe me dashuri,
    që vdiqe me dashuri,
    që u ngjalle nga varri me dashuri:
    Të falënderoj për dashurinë tënde,
    me të cilën më do mua dhe tërë botën.
    Unë do të të lus për ditë, dukë thënë:
    Të lutem, më mëso të dua! Amen.

    NËNA TEREZE

    Torrkerry

  20. #200
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MA PËRTËRIJ JETËN, O ZOT!


    Fjala jote është dritëz për këmbët e mia
    dritë për udhët e mia.
    U përbetova dhe do ta mbaj fjalën:
    do t’i ruaj gjyqet e drejtësisë sate.

    Jam për së tepërmi i përvuajtur, o Zot,
    ma përtërit jetën sipas premtimit tënd.
    Pranoji, o Zot, dhuratat e gojës sime
    dhe m’i mëso gjyqet e tua.

    Jeta ime është gjithmonë në rrezik,
    por nuk e harroj Ligjin tënd.
    Të mbrapshtët vunë leqe kundër meje,
    por nuk iu shmanga porosive të tua.

    Dëshmitë e tua janë trashëgimi im i përhershëm,
    janë kënaqësia e shpirtit tim.
    E përul zemrën time që t’i kryej urdhërimet e tua
    përherë e deri në fund.

    PSALMI 19.

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 25-10-2008 më 12:07

Faqja 10 prej 47 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •