Close
Faqja 9 prej 47 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 180 prej 932
  1. #161
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MË PËRPIN ZELLI PËR SHTËPINË TËNDE, O ZOT.

    Më shpëto, o Hyj,
    Sepse ujët më arriti derti në fyt!

    Jam ngulur thellë në baltë,
    S’kam ku ta vë këmbën time të fortë:
    kam rënë në pellgun e ujërave
    E valët po më mbulojnë...

    O Hyj, ti e njeh marrësinë time,
    fajet e mia nuk janë të fshehura para teje.

    Mos lejo të skuqen në mua
    ata që shpresojnë në ty, o Zot, Zoti i ushtrive,
    mos lejo të turpërohen në mua
    ata që të kërkojnë ty, o Hyji i Izraelit!

    Sepse për shkak tëndin e mbarta poshtërimin,
    marrja ma mbuloi fytyrën,
    u bëra i huaj për vëllezërit e mi,
    i panjohur për bijtë e nënës sime.

    Pse shkrihen në zell për Shtëpinë tënde, o Hyj,
    përbuzjet e atyre që ty të përqeshin ranë mbi mua...

    NGA PSALMI 69.

    Torrkerry

  2. #162
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KOTËSIA E NJERËZVE

    Por çfarë ka këtu të çuditshme,
    Nëse unë e lija veten
    të tëriqesha në këtë mënyrë mes kotësive
    dhe largohesha gjithmonë
    e më shumë nga ti, Zoti im,
    ndërsa paraqiteshin si modele njerëz
    të cilët, në qoftë se i qortoje
    për përdorimin e ndonjë barbarizme
    apo të ndonjë gabimi tjetër gjuhësor,
    kur tregonin ndonjë veprim të tyre aspak të padenjë,
    ngeleshin të hutuar,
    por krenoheshin shumë
    për përgëzimet që merrnin,
    nëse arrinin të flisnin
    për tregimet e tyre të pasakta n
    ë një gjuhë puristesh,
    duke i ndërtuar shkëlqueshëm fjalitë
    “me shkathtësi dhe bukuri”.
    Ti i shikon të gjithë këtë, Perëndi,
    dhe je zemërgjerë,
    shumë i mëshirshëm
    e i vërtetë,
    dhe hesht.
    Por, a do të heshtësh përgjithmonë?
    Ndërkohë që tani shkul
    nga kjo thellësi marramendëse
    shpirtin që të kërkon
    dhe ka etje për kënaqësitë e tua,
    zemra të thotë: “Kam kërkuar fytrën tënde;
    fytyra jote më mungon,, o Zot”,
    sepse larg nga fytyra jote
    jam në errësirën e ndjenjave.
    Nga ti po largohemi,
    dhe te ti po kthehemi,
    pa i lëvizur këmbët,
    pa përshkuar mes për mes hapësirën e pafund...
    Që të mos më mjaftojë mua
    të jetoj mes shthurjes së pasionit,
    sepse kjo është me të vërtetë
    një jetë mes errësirës,
    si ajo që jetova
    kur isha larg fytyrës tënde.

    SHËN AUGUSTINI
    (me disa ndryshime)

    Torrkerry

  3. #163
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    URATA PËR ÇIFTIN E RI MARTESOR.

    Hyi im,
    ndihmojë këtë çiftë martesor
    që të jenë një zemër e vetme
    plot dashuri.
    Jepju atyre një jetë
    në të cilën
    do të mund të jenë një zemër e vetme,
    në gëzime dhe në pikëllime,
    në shëndet dhe në sëmundje.
    Jepju atyre dashurinë
    për fëmijë që do t’i kenë
    dhe bëj që shtëpia e tyre
    ta ketë derën e hapur për të varfër.

    O Hyj, mësoji
    të luten së bashku
    për të jetuar gjithnjë në bashkim.
    Amen.

    NËNA TEREZE
    Torrkerry

  4. #164
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    HIRI YT, O ZOT!

    Na priftë, o Zot,
    dhe na përcjelltë
    përherë
    hiri yt
    dhe vazhdimisht
    na beftë të kujdesshëm
    të kyejmë vepra të mira.

    NRA MESHARI ROMAK

    Torrkerry

  5. #165
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    PREMTIMI PËR MBAJTJEN E LIGJIT TË ZOTIT.

    Më gjithë zemër të thërras, o Zot, më dëgjo,
    dhe do t’i mbaj urdhërimet e tua.
    Klitha drejt teje, më shpëto,
    që t’i ruaj dëshmitë e tua.

    Para agimit zgjohem e të thërras në ndihmë,
    shpresoj në fjalën tënde.
    Sytë e mi zgjohen para rojës së natës
    për të përsiatur fjalët e tua.

    Ma dëgjo zërin sipas mëshirës sate, o Zot,
    e bëj të jetoj sipas gjyqit tënd.
    U afruan ata që më salvojnë dijekeqas,
    janë larg nga Ligji yt.

    Por Ti, o Zot, je afër,
    besnike janë të gjitha urdhërimet e tua.
    Që moti di për urdhërimet e tua
    se i themelove për amshim.

    NGA PSALMI 119

    Torrkerry

  6. #166
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TI JE STREHIMI IM.

    Të thërras Ty në ndihmë, o Zot:
    Ti je strehimi im.
    Ti je e mira ime
    në tokën e të gjallëve.
    Ti je besnik ndaj meje
    dhe besnikëria jote, o Zot,
    qëndron për amshim.

    NGA LITURGJIA

    Torrkerry

  7. #167
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DËSHIRË PAFAJËSIE DHE PAQEJE.

    Kush do të më zgjidhë prej mëkateve të mia?
    Janë e keqja më e madhe:
    nuk dua më ta mendoj,
    nuk dua më ta shikoj!
    Të dua ty,
    pafajësi dhe drejtësi,
    të bukur e të çmuar,
    me drita të zgjedhura,
    me ngopje të pangopshme.
    Nga ti ka qetësi të madhe
    dhe jetë që nuk njeh asnjë tronditje.
    Kush hyn te ti,
    hyn në gëzimin e Hyjit të tij;
    nuk do të ketë më frikë
    dhe do të gjendet mirë,
    si mbret në të mirën mbretërore.
    Si uji jam përhapur,
    duke rrjedhur nga ti,
    dhe jam endur
    nëpër të gjithë adoleshencën time, Zoti im,
    shumë larg nga palëvizshmëria jote.
    Nga unë vetë u bë një vend mjerimi.

    SHWN AUGUSTINI

    Torrkerry

  8. #168
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TI, O ZOT, GJITHMONË

    “Shuajma dritën e syve, dhe unë ende të shoh,
    më bëj të shurdhër dhe dëgjoj zërin tënd;
    m’i pre këmbët, dhe unë vrapoj në rrugën tënde,
    pa gojë, për ty do të thurja lutje.

    M’i këput krahët, dhe unë të shtrëngoj
    me zemrën time, të bërë papritur, dorë;
    po ta ndalosh zemrën, rreh mendja ime;
    digje dhe këtë, atëherë, gjaku im
    do të të presë, o Zot, në çdo pikë të tij”.

    R.M. RILKE

    Torrkerry

  9. #169
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    URATA PËR PUNËN E PËRDITSHME

    O Hyj, në duart tua është shëndeti ynë,
    unë gjunjëzohem para teje
    sepse çdo dhunti e mirë dhe e përsosur
    vjen prej teje.
    Të lutem:
    aftësoi duart e mia.
    ndriçoje mendjen time,
    fisnikërojë zemrën time.
    Më jep qëllime të çiltërta
    dhe fuqi që së paku pjesërisht
    t’i barti barrët e atyre që vuajnë.
    Më jep hir për të zbatuar
    detyrat që mi ke besuar.
    Largo prej zemrës sime
    çdo mëkat dhe ngatërresë,
    kështu që, me fe fëmijërore,
    të mund të besoj në ty.
    Amen.

    NËNA TEREZA

    Torrkerry

  10. #170
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NJË LUTJE PËR TË SËMURË.
    Të lutemi, o Mësues dhe Zot !
    Ti i ke formuar trupat tanë,
    ti e ke krijuar shpirtin tonë,
    ti ke bërë që të ekzistojë natyra jonë njerëzore.
    Ti udhëheq me provaninë tënde,
    ti ke kujdesin për të gjithë,
    ti e shpëton njerëzimin mbarë.
    Ti i pajton dhe ti ia jep paqen njerëzve,
    sepse ti na don të gjithë, pa dallim.
    Tregohu gjithmonë dashamirë ndaj nesh, o Zot!
    Ndihmoji dhe shëroji të sëmurët.
    Largoji sëmundjet,
    Jepja përsëri të trishtuarve
    shpresën dhe fuqinë.

    Jepi lavdi emrit tënd të shenjtë
    nëpër Birin tënd të shenjtë Jezu Krishtit,
    nga i cili ti i merr
    lavdine e fuqinë
    në Shpirtin shenjtë,
    Sot dhe për të gjithë shekuj të shekujve.
    Amen.

    SERAPIONI NGA THMUISI

    Torrkerry

  11. #171
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJA E NJË MISIONARI QË VDIQ MARTIR.
    Hyji im dhe shpëtimtari im Jezus,
    çfarë mund të të jap
    nga të gjitha të mirat
    të cilat m’i ke dhënë?
    Do të marrë nga dora jote kelkun e vuajtjes
    dhe do të thërras emrin tënd!
    Në praninë e Atit tënd të amshuar,
    dhe të Shpirtit Shenjtë,
    në praninë e nënës tënde tejet të shejntë
    dhe të bashkëshortit e saj krejtësisht të pastër,
    para engjëjve, apostujve dhe martirëve,
    para etërve të mi të nderuar shën Injacit dhe shën Françesk Ksaverit,
    po e bëj kushtin, o Shpëtimtari im Jezus,
    po e bëj kushtin se, aq sa varet nga unë,
    nuk do të tërhiqem kurrë nga hiri i martirizimit,
    nëse në saje të mëshirës sate të pafund,
    do të ma paraqesësh mua, shërbëtorit tënd të padenjë.
    Deri në atë pikë marr për detyrim
    që, gjatë jetës sime që më pret,
    të dëshiroj të mos më jepet
    dhe të mos më lejohet të më ikin rastet
    për të vdekur dhe për të derdhur gjakun tim për ty,
    vetëm nëse ti do e gjykosh si gjë më të mirë për lavdinë tënde
    që unë të sillem ndryshe.
    Dhe kur të marr goditjen vdekjeprurëse,
    detyrohem që ta pranoj nga dora jote
    me gjithë dëshirën dhe gëzimin e zemrës time.
    Për këtë arsye, o Jezus fort i dashur,
    që nga ky moment
    me ndjenjat e gëzimit që kam,
    të dhuroj gjakun tim, trupin tim dhe jetën time,
    që unë të mos vdes veçse për ty,
    nëse ti ma dhuron këtë hir,
    sepse ti u denjove të vdesësh për mua.
    Bëj që unë të jetoj në atë mënyrë
    që ti të më bësh këtë nder
    të vdes kaq lumturisht.
    Kështu, o Hyji im dhe shpëtimtari im,
    do marr nga dora jote
    kelkun e vuajtjeve tua
    dhe do thërras emrin tënd:
    Jezus, Jezus, Jezus.
    O Hyji im,
    sa më dhemb fakti
    se ti nuk je i njohur
    dhe se pranë këtyre popujve barbar,
    ata që e kanë përqafuar fenë tënde
    janë një numër kaq të vogël!
    Mekati akoma nuk është zhdukur
    dhe ti nuk je i dashur!
    Po, Hyji im,
    nëse do të binin në mua të gjitha vuajtjet
    që të burgosurit mund të durojnë në këto toka,
    bashkë me mizorinë e vuajtjeve,
    me gjithë zemër jam i gatshëm
    t’i bart dhe t’i vuaj të gjitha edhe unë vetëm.

    SHËN GJONI BREBEUF.
    Torrkerry.

  12. #172
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    GJITHMONË DO TË JEM ME TY!

    Kur shpirtin e kisha të trazuar,
    mundohesha në brendinë e zemrës sime,
    isha i marrë e nuk kuptoja,
    isha bërë si bagëti para teje.

    Por unë qysh tash do të jem me ty, Hyji im,
    sepse më more për dorën time të djathtë.
    Ti do të më prish me këshillën tënde,
    për të më marrë pastaj me lumturi.

    Kë tjetër pos teje kam unë në qiell?
    Edhe në tokë s’dua tjetërkënd veç teje!

    Ligështuar më janë trupi dhe zemra:
    ti je Hyji i zemrës sime, pjesa ime, Hyji i amshueshëm.

    Po se do të sharrojnë të gjithë ata që largohen prej teje,
    ti zhbin të gjithë ata që të tradhtojnë.

    Kënaqësia ime është të qëndroj në praninë tënde, o Hyji im,
    ta vë shpresën në Ty, Hyjin tim,
    që t’i shpall të gjitha veprat e tua
    në dyert e Qytetit Sion.

    NGA PSALMI 73, 21-28

    Torrkerry.

  13. #173
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ZGJIM ME TË VËRTETË I LUMË
    Zgjim me të vërtetë i lumë
    ai në të cilin të pres Ty,
    o Hyji im, krijuesi i gjithësisë,
    që gjithçka mbush
    dhe gjithçka tejkalon!
    O Hyji im,
    denjohu të më zgjohësh
    edhe mua, shërbëtorin tënd të pavlerë,
    nga gjumi i mediokritetit tim
    dhe të më ndezësh aq shumë
    më dashurinë tënde hyjnore
    sa të flakërohem
    me dashurinë tënde
    deri përmbi yje,
    kështu që të digjem
    nga dëshira për të dashur Ty
    gjithmonë e më shumë
    dhe mos u fiktë
    kurrë më në mua ky zjarr!
    Bëj, o Hyji im,
    që meritat e mia
    të jenë kaq të mëdha,
    që pishtari im
    të shndrisë vazhdimisht
    gjatë natës
    në Tempullin tënd
    për të ndriçuar kështu
    të gjithë ata
    që hynë në Tempullin e Zotit tim.
    O Hyji im,
    më jep atë dashuri
    që nuk ligështohet kurrë,
    që të rrijë gjithmonë i ndezur pishtari im,
    që të mos shuhet kurrë,
    të digjet për mua,
    të shndrisë për të gjithë.

    SHËN KOLOMBANI
    (me ndryshime)

    Torrkerry

  14. #174
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TI JE DRITA IME!

    Ti, o diell, nuk do të jesh më drita ime e ditës
    dhe për mua nuk do të shndrisë më drita jote, o hënë.
    Ti, o Zot, do të jesh për mua dritë e amshuar,
    Ti, o Hyj im, do të jesh shkëlqimi im.
    Dielli im, Krishti, nuk do të perëndojë më,
    dhe edhe hëna, drita jote, o Hyji im,
    që më ndriçon, nuk do të errësohet më.

    NGA LITURGJIA.

    Torrkerry

  15. #175
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ZOT KRIJUES I GJITHÇKAJE.

    Zot krijues i gjithçkaje,
    mbajtës i yjeve,
    me dritë mbush dritën,
    natën e mërgon:
    ëmbëlsia e prehjes
    ku tretet trupi,
    mendja lehtësohet,
    zija në shpirt fashitet.


    AMBROXHO NGA MILANO

    Torrkerry

  16. #176
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT I MIRË

    O Zoti i mirë, e i mëshirshëm,
    i ngadalshëm në zemërim,
    më kishin mbushur mendjen
    me paragjykime tokësore
    ndaj sakramentit tënd dashurie.
    I rënë poshtë nën peshën
    e mëkatit tim,
    i turpëruar nga ndjenja fajësie
    dhe padenjësisë time,
    e kërkova një rrugëdalje,
    u gjunjëzova para teje i kryqëzuar,
    një prifti edhe atij mëkatar,
    dhe për këtë të aftë të kuptojë edhe mjerimin tim.
    U rrefeva mëkatin tim
    dhe në fund dëgjova:
    “Unë të zgjdh prej të gjitha mëkateve të tua
    në emër të Atit, e të Birit, dhe të Shpirtit Shenjtë!
    Një “Amen” më doli nga zemra,
    me një psherëtimë të thellë
    fillim të një lirie të re.
    E pas kësaj dëgjova edhe:
    “Tani, shko në paqe. Krishti është paqia jote”.
    Këto fjalë, o Zot i dashur, i ke thënë për mua, për mua!
    Fjalë aq të bukura
    të drjetuara kah unë!

    ANONIM

    Torrkerry

  17. #177
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    FALËNDERIM ZOTIT SHPËTIMTAR.

    Zoti im,
    unë jam shërbëtori yt,
    shërbëtori yt dhe biri i shërbëtores tënde.
    Ti i këpute zinxhirët e mi:
    për ty unë do të bëj një flijim me lavde.
    Do të kërkoj lavdive të tua me shpirt dhe me fjalë,
    dhe me të gjitha gjymtyrët e mia
    do të thonë: Kush është si ti, o Zot?
    Ashtu do të flasin,
    dhe ti më përgjigjeh
    duke i thënë këtij shpirti:
    shpëtimi yt jam unë.

    SHËN AUGUSTINI

    Torrkerry

  18. #178
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MË LIRO, O KRISHT.

    Më liro, o krisht,
    nga dëshira që më të duan,
    nga dëshira që të më latësojnë,
    nga dëshira që të më nderojnë,
    nga dëshira që të më lavdërojnë,
    nga dëshira që të më përparësojnë,
    nga dëshira që të më pyesin për këshilla,
    nga dëshira që të më miratojnë,
    nga dëshira që të jem i njohur
    nga frika se jam i përbuzur,
    nga frika se jam i nënçmuar,
    nga frika se do të më qortojnë,
    nga frika se do të më shpifin,
    nga frika se do të më harrojnë,
    nga frika se s’do të përballoj të padrejtat,
    nga frika se do të më përqeshin,
    nga frika se do të jem e dyshimtë.
    Amen.

    NËNA TEREZE

    Torrkerry

  19. #179
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NGA LITURGJA E SHËN INJACIT NGA ANTIOKIA.
    Për mua, o Krisht,
    asgjë nuk është e fshehur,
    sepse me ty, o Krisht,
    e kam në plotësi
    fenë dhe dashurinë;
    feja është fillimi,
    dashuria plotësimi.
    Duke e marrë Ungjillin
    me përvujtëri dhe zemërbutësi,
    rilinda në fenë,
    që është mishi yt, o Zot,
    dhe në dashuri
    që është gjaku yt, o Krisht.
    Ti, o Krisht, i vdekur për mua,
    Ti, o Krisht, i ringjallur për mua,
    je ai që unë kërkoj dhe dëshiroj.
    Ti, o Krisht,
    mishi i Birit të Davidit,
    je buka e Hyjit për mua;
    Ti, o Krisht,
    Biri i Atit,
    dashuria e pafund,
    gjakun tënd e derdhe për mua,
    këtë pije e shpëtimit.

    Torrkerry

  20. #180
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    URATA PËR ATA QË S’DINË TË LUTEN.

    O Zot, ndihmoju meshkujve dhe femrave
    që do të dëshironin të luten,
    por s’dinë.

    Prano dëshirën e tyre për uratë
    si uratë zemre.
    Dëgjo heshtjen e tyre
    dhe takohu me ta në brendinë e tyre.

    Ti qysh moti e ke udhëhequr popullin
    prej robërisë së shkretisë
    dhe iu ke treguar tokën e premtuar.
    Ti, o Zoteruesi i mbretërve.
    Amen.

    NËNA TEREZE

    Torrkerry

Faqja 9 prej 47 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •