O ZOT, QË NA THERRET NË LIRINË.
Zot i lirisë, le të mos pushoj kurrë të dal prej teje
t'ia jap veten Tjetrit,
më infekto me lirinë për të dashuruar,
sepse duke ndjekur Jezusin e Nazaretit,
Djali yt dhe Zoti im,
të guxoj të rrezikoj jetën për lirinë,
të mbështetur në dobësinë dhe frikën time
nga Shpirti Shenjt.
më jep, Zoti im,
të jem si Jezusi i lirë nga paragjykimet dhe frika,
i lirë në dashuri, i përkushtuar ndaj së vërtetës
dhe drejtësisë së Mbretërisë,
aq sa nuk kërkoj asgjë tjetër veç besnikërisë ndaj Atit,
gati për të paguar çmimin e lirisë personalisht.
Bëj që të mos jem kurrë, o Zot,
as një njeri i rendit, as një revolucionar politik,
as një asket puritan, as një krijesë e paaftë për shkretëtirë,
por një njeri i lirë nga vetja, nga gjërat, nga të tjerët,
me një besim të pafund të dashurisë së Atit,
në rrezikun bujar të dashurisë për njerëzit.
Shpirti i Shenjti i lirisë,
bëj që të më infektosh lirinë e zemrës,
festën dhe paqen e një ekzistence të pajtuar,
të marrë si dhuratë nga Ti, të shpenzuar në shërbim besnik
sidomos të atyre që nuk e njohin lirinë.
I lirë nga burgimi i të tashmes,
kështu unë do të mirëpres në mua dhe në historinë e njerëzve,
shoqëruesit e mi në udhëtim,
Mbretërnë e lirisë që po vjen. Amen.
Bruno Forte
Krijoni Kontakt