Close
Faqja 40 prej 47 FillimFillim ... 303839404142 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 781 deri 800 prej 932
  1. #781
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O Zot, ndriçimi i qiellit

    O Zot, ndriçimi i qiellit
    dhe autori i dritës, ti që rruzullin
    me krah atëror të mbajtur
    e sjell me dorë shkëlqyese,

    tashmë Agimi i mbulon yjet
    vorbull të kuqe duke ngritur,
    e duke njomur tokën
    me vesë të ritë e avuj.

    Tash hija e natës daret,
    e braktis mjegulla rruzullin,
    figura e Krishtit ndriçimplote
    ngjall dritën e përgjumur.

    Ti, o Zot, je dita e ditëve,
    ndriçimi i dritës ti vetë je,
    Një me pushtet për të gjitha,
    në Një me pushtet Trinia.

  2. #782
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    NA MBRO!

    Na mbro, krijuesi i sendeve,
    lavdi e dritës s’Atit,
    pa hirin e të cilit
    dridhen krahrorët tanë.
    Dhe me Shpirt tënd të mbushur,
    tue mbartë Zotin me vete,
    asgjë e grabitësit të pabesë t’mos duket
    me mashtrime shkatrruese.
    Që ndër punët e shekullit,
    si e lyp nevoja e jetës,
    çveshur nga çdo lloj krimi
    të rrojmë me ligjet tua.

  3. #783
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Për tjerët koha e dita

    Për tjerët koha e dita
    e tetë shkëlqen më e shenjtë
    në ty që e shenjtron, o Zot,
    i pari i të ringjallurve.

    Me ty ti shpirtrat tanë
    tani sa më parë bashkë ngjalli;
    për ty të ngjallën trupat
    të lirë n’vdekjen e dytë.

    Dhe Ty ndër re së shpejti
    o Zot, të dalim para
    me ty n’vazhdim fitues:
    ti jeta dhe ringjallja.

    Duke parë fytyrën tënde,
    të shëmbëllejmë lavdinë,
    të njohim ty siç je:
    drita e vërtetë, kënaqësia.

    Mbretërinë me shtatë mirosje
    të mbushur plot me Atin,
    në ty ti gazmon ne,
    Hyji i fuqishëm do t’i kryejë. Amen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ribaldi : 15-11-2015 më 03:24

  4. #784
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Hyjni, drita e amshueshme

    Hyjni, drita e amshueshme,
    Hyji i amshueshëm,
    Ty rrëfejmë ne të dobëtit,
    Ty nxehtësisht të lutemi.

    Besojmë Prindin e epërm,
    dhe burim të çdo shenjtërie,
    dhe Shpirtin që i bashkon
    lidhje e dashurisë.


    O dashni, o e vërteta,
    o qëllim dhe mirësia,
    bëj të shpresojmë, t’besojmë,
    na bëj të duam t’arrijmë.

    Ti je mbarimi e nisja,
    burimi i gjitha sendeve,
    ti vetëm je ngushëllimi,
    shpresa e sigurt e besimtarëve.

    Vetëm ti i bën të tëra,
    veç ti u mjafton të gjithëve,
    për t’gjithë je drita e vetme
    dhe çmimi i shpresëtarëve.

  5. #785
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O HYJI, FUQIA IME!

    Të dua, o Zot, fuqia ime! *
    † Ti, o Zot, je Qeta ime, Kështjella ime,
    Streha ime, Shpëtimtari im!
    Hyji im, Ndihmëtari im, në Të shpresoj! *
    Ai është Mbrojtësi im, fuqia e shpëtimit tim, ndorja ime!

  6. #786
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Natë, errësirë dhe re,

    Natë, errësirë dhe re,
    me pështjellim turbull të botës,
    hyn drita, e shkëlqen rruzulli:
    Vjen Krishti; ndaj largohuni.

    Tokës i çahet mjegulla
    rrahur nga shgjeta e diellit,
    tani ngjyra u kthehet sendeve
    nga faqja e yllit shkëlqimplotë.

    Fill kështu errësira jonë,
    e zemra e vetëdijshme e gënjeshtrës,
    mbuluar nga re të çara,
    zbehet nga Hyu sundues.

    Vetëm ty, o Zot, ne njohëm,
    me mendje t’thjeshtë e t’pastër,
    ty lusim të gjunjëzuar
    mësojmë me lot e këngë.

    Merru me shqisat tona,
    dhe na shiko tërë jetën:
    shumë gjëra janë t’përlyera
    për t’u pastruar me dritën tënde.

  7. #787
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Lind dielli i zjarrtë.

    Ja po lind dielli i zjarrtë:
    ka zor, ka turp, pendohet,
    askush n’dëshmi të dritës
    s’mund të mëkatojë paprerë.

    Verbësia qet kokëqarje,
    pse ne kokëposhtë rrëzuar
    nga hapa ogurzezë
    na hedh n’greminë t’gabimeve.

    Kjo dritë na sjelltë kohë t’mirë,
    na bëftë për vete t’pastër,
    mos t’themi asgjë gënjeshtare
    në errësirë mos u kthefshim.

    Kështu kaloftë tërë dita,
    as gjuha e rreme, as dora
    ja sytë e shpejtë mëkat mos bëfshin,
    as faji trupin mos na njolloftë.

    Vëzhguesi qëndron sipër,
    që çdo ditë prej së largu
    kundron ne e veprat tona
    nga agu i dritës gjer në t’errun

  8. #788
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    MËSHIRA JOTE, O ZOT!

    Oh, sa e madhe është mirësia jote, o Zot,
    të cilën e ruan për ata që të druajnë,
    e ke përgatitur për ata që shpresojnë në ty.

    21 Ti i fsheh në strehën e fytyrës sate
    larg nga ngatërresat e njerëzve,
    i strehon në Tendën tënde
    larg nga gjuhët ngatërrestare.

    22 Qoftë bekuar Zoti që më pajisi
    me mirësi të mrekullueshme në qytet të fortë!
    23 Ndërsa në vështirësinë time mendoja:
    “I përjashtuar jam prej syve të tu!”,
    por ti e dëgjove zërin e lutjes sime
    kur drejt teje lëshova kushtrimin.
    24 Duani Zotin, të gjithë shenjtërit e tij:
    ai i ruan besimtarët e vet,
    por edhe atë që vepron me madhështi
    Zoti e shpaguan sipas meritave.

    25 Merrni zemër e kini guxim të gjithë ju
    që shpresoni në Zotin.

    PSALMI 31

  9. #789
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    ZOTI ËSHTË SHPËTIMI IM!

    Më shpëto, o Hyj, pashë Emrin tënd,
    me fuqinë tënde mbroje të drejtën time.

    O Hyj, vështroje lutjen time,
    vështroji fjalët e gojës sime!

    Sepse krenarët u çuan kundër meje,
    mizorët kërkojnë të ma marrin shpirtin:
    për Hyjin ata s’kanë kujdes

    Por, ja, TI, o Hyji po më vjen në ndihmë,
    shpirtin tim ai po e merr ndore.

    Rëntë e keqja mbi armiqtë e mi:
    shfarosi, o Zot, pashë të vërtetën tënde.

    E unë me ëndje do të të kushtoj fli,
    do ta lavdëroj Emrin tënd, o Zot, sepse është i mirë,
    sepse ti më shpëtove nga çdo vështirësi.

  10. #790
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Hyji i fort, që e urren luftën.


    Hyji i fort, që e urren luftën,
    Hyji i drejtë që e zbulon çdo gënjeshtër,
    Luftoji së bashku me ne dhe në ne
    Fuqitë krenare të së keqes
    Që shkaktojnë tmerr dhe vuajtje.


    Hape zemrën tonë që ta dëgjojë Fjalën tënde
    Dhe ta kryejë veprën e Shpirtit shenjtë.
    Na jep paqen dhe besimin për të cilin kemi nevojë.


    Maria, nëna e Jezusit, nëna plot me dashuri,
    Zemra e të cilës ha qenë e plagosur
    Kur Biri i saj vdiste në kryq,
    Dhe kur e përqafoi nën kryqin,
    Të na shoqërojë në këto ditë të tmerrshme,
    Në të cilët shumë njërës përqafojnë
    Të dashurit e vet të dënuar me vdekje
    Edhe pse të pafajshëm
    .[/SIZE]

  11. #791
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O PRINCI I PAQES

    O Princi i paqes, Hyji gjithmonë i gjallë,
    shikoje me mirësi njerëzimin mbarë.
    Vetëm prej teje ai pret ndihmë dhe shpëtim.

    O Hyji, nga lajmi i mirë të marrë prej teje
    E dimë që ti preferon gjithmonë të vegjël,
    Të përvuajturit, dhe ata që vuajnë.

    E dimë që Ti i kërkon me preferencë mëkatarët.
    Bëj, po të lutemi, që të gjithë ne ti gjejmë,
    dhe ti kemi në ty rrugën, të vërtetën dhe jetën.

    Na jep atë paqe që e ka burim në Ty,
    Që na ke dërguar si shembull Jezusin,
    Qengjin e flijuar për shëlbimin tonë:
    Që të liruar prej mëkatit, të fitojmë
    Paqen si një dhuratë që vjen prej teje.

    Largo, o Hyji i paqes, nga zemrat e njerëzve
    Gjithçka mund ta vërë në rrezik paqen mes tyre.

    Përforcoje në mes tyre të vërtetën,
    Drejtësinë dhe dashurinë vëllazërore.


    Jepua dritën tënde qeveritarëve
    Që përpjekjet e tyre për mirëqenien e popujve,
    Të kenë si qellim një paqe të përbashkët dhe të vazhdueshme.


    Ndize vullnetin e të gjithëve për ti rrëzuar
    Pengesat që na ndajnë
    Dhe për të përforcuar dashurinë reciproke.


    Ndize vullnetin e të gjithëve
    Që të gjithë njerëzit të mund të kuptojnë të tjerët,
    Të kenë mëshirë ndaj të tjerët, dhe ti falin të tjerët
    Që të gjithë të jenë një, të bashkuar në emrin tënd.

    Bëj që të fitojë në zemrat e të gjithëve
    Në familjet tanë, në gjithë botën
    Paqja, paqja jote.

  12. #792
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    NJË LUTJE PËR DITËT E DHUNËS.

    O Hyji, dhurata jote më e madhe është dashuria.

    Hyji i gjithëpushtetshëm, drejt Teje, te Ti i lartësojmë zemrat tona
    duke kërkuar mëshirë dhe falje.

    Ne kthehemi drejtë teje në këtë kohë të dhembshme
    dhe të neveritshme që ngjall shqetësim,
    duke kërkuar ndihmë për vëllezërit tanë dhe motrat tona,
    të sulmuar nga një dhunë çnjerzore në çdo mënyrë.
    Ne ndihemi të pafuqishëm ti ndihmojmë ata
    në situatën e tmerrshme në të cilën vuajnë.

    O Zot, ki mëshirë për ne!
    Dëgjoje zërin tonë që është zëri i viktimave
    të të gjithë luftërave dhe të çdo dhune.

    Ta duam dhe ta kërkojmë paqen
    është më shumë se të duam një person.
    Është të duam Ty, o Zot, që je paqja jonë.

    O Zot, na përkujto gjithmonë se dhurata jote më e madhe është dashuria.

    O Zot, me dritën tënde ndriçoji zemrat tona.
    Ajo të na ndihmojë ta gjejmë rrënjat e vërteta e asaj paqeje
    që hyn në zemrën e njeriut të pajtuar me Ty.

    Pa marrë parasysh humbjet dhe vështirësitë e kësaj kohe,
    na jep forcën për të falur,
    sepse e dimë që vetëm falja mund t’ua japë përsëri jetën
    qyteteve tona, vendit tonë, dhe botës mbarë.
    Një paqe e tillë mund të vijë vetëm prej teje.
    Është një paqe që bota nuk mund të na japë.

    O Hyji, princi i paqes,
    na mëso që ta vëmë në veprim një paqe
    që është fryt i të vërtetës dhe i drejtësisë.

    Vij e bano tek ne, o Zot,
    dhe pajtoji zemrat e të gjithë njerëzve
    dhe e të gjithë popujve.

  13. #793
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    TË DUAM!

    Para fundit të dritës,
    ty duam, krijuesi i sendeve,
    me mirësinë e zakontë,
    të na kryesosh në roje.

    Ty ëndrofshin zemrat tona,
    në gjumë të rëndë Ty ndjefshin,
    dhe gjithmonë lavdinë tënde
    këndofshin në ag të dritës.

    Na jep jetë të shëndetshme,
    ngrohtësinë tonë përtërije,
    mjegullën e zezë të natës
    ta sqarojë drita jote.

  14. #794
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Unë të këllthas ty, o Zot



    Nga vënde të thella unë të këllthas ty, o Zot.


    O Zot, dëgjo klithmën time; veshët e tu dëgjofshin me vëmendje zërin e lutjeve të mia.


    Në rast se ti do të merrje parasysh fajet, o Zot, kush mund të rezistonte, o Zot?


    Por te ti ka falje, me qëllim që të kenë frikë prej teje.


    Unë të pres ty, Zoti im, shpirti im të pret; unë kam shpresë në ty.


    Shpirti im tëpret ty, o Zot, më tepër se rojet mëngjesin; po, më tepër se rojet mëngjesin.


    Unë e mbaj shpresën tek ti, Zoti im, sepse pranë teje ka dhemshuri dhe shpëtim të plotë.


    Ti do të më çlirosh nga të gjitha paudhësitë e mia.

  15. #795
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O Perëndia im dhe Mbreti im>


    Unë do të të përlëvdoj, o Perëndia im dhe Mbreti im, dhe do të bekoj emrin tënd përjetë.

    Do të të bekoj çdo ditë dhe do të lëvdoj emrin tënd përjetë.

    Ti, o Zot, je i madh dhe i denjë për lëvdimin më të lartë dhe madhështia jote është e panjohshme.

    Një brez do t`i shpallë lëvdimet e veprave të tua tjetrit dhe do t`i njoftojë mrekullitë e tua.

    Do të mendohem thellë mbi shkëlqimin e lavdishëm të madhështisë sate dhe mbi veprat e tua të mrekullueshme.

    Këto do të flasin për fuqinë e veprave të tua të tmerrshme, dhe unë do të tregoj madhështinë tënde

    Ata do të shpallin kujtimin e mirësisë sate të madhe dhe do të këndojnë me gëzim drejtësinë tënde.

    Ti. o Zot, je i dhemshur dhe mëshirplot, i ngadalshëm në zemërim dhe i madh në mirësi.

    Ti, o Zot, je i mirë me të gjithë dhe plot dhemshuri për të gjitha veprat e tua.

    Tërë veprat e tua do të të kremtojnë, o Zot, dhe shenjtorët e tu do të të bekojnë.

    Ata do të flasin për lavdinë e mbretërisë sate dhe do të tregojnë për fuqinë tënde,

    për t`u bërë të njohura bijve të njerëzve mrekullitë e tua dhe shkëlqimin e madhërishëm të mbretërisë sate.

    Mbretëria jote është një mbretëri përjetshme dhe sundimi yt vazhdon brez pas brezi.

    Ti, o Zot, përkrah tërë ata që rrëzohen dhe ngre përsëri në këmbë tërë ata që janë rrëzuar.

    Sytë e të gjithëve shikojnë drejt teje duke pritur, dhe ti u jep atyre ushqimin në kohën e duhur.

    Ti e hap dorën tënde dhe plotëson dëshirën e çdo qenieje të gjallë.

    Ti, o Zot, je i drejtë në të gjitha rrugët e tua dhe dashamirës në të gjitha veprat e tua.

    Ti, o Zot, je pranë gjithë atyre që të kërkojnë, pranë gjithë atyre që të kërkojnë në të vërtetë.

    Ti kënaq dëshirën e atyre që kanë frikë prej teje, dëgjon britmën dhe i shpëton.

    Ti, o Zot, i mbron të gjithë ata që të duan ty dhe do të shkatërrosh të gjithë të pabesët.

    Goja ime do të tregojë lëvdimin tënd, dhe çdo qenie do të bekojë emrin e tënd të shenjtë përjetë.

  16. #796
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    KIJ MËSHIRË PËR NE.

    O Hyji, ki mëshirë për ne e na beko, *
    bëj të ndriçojë fytyra jote mbi ne,
    që në tokë të njihet udha jote, *
    në të gjitha kombet shpëtimi yt.

    Të dhënçin lavdi mbarë popujt, o Hyj, *
    mbarë popujt e botës ty të lavdërofshin!

    Le të galdojnë e le brohorasin popujt, †
    sepse popujt i gjykon me drejtësi, *
    sepse kombet mbi tokë ti i sundon.

    Të lavdërofshin mbarë popujt, o Hyj, *
    mbarë popujt e botës ty të lavdërofshin!

    Toka e dha frytin e vet: *
    na beko, Hyji ynë!
    Na beko, o Hyji! *
    Frikë e paçin mbarë skajet e botës!

  17. #797
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    I dëshpëruar, por kam besim në ty, o Zot.


    Vëri veshin, o Zot, dhe përgjigjmu, sepse jam i dëshpëruar dhe nevojtar.


    Ruaje jetën time sepse jam i shenjtë; ti je Perëndia im; shpëtoje shërbëtorin tënd që ka besim te ti.

    Ki mëshirë për mua, o Zot, sepse të këlthas ty tërë ditën.

    Gëzoje shërbëtorin tënd, sepse te ti, o Zot e lartoj shpirtin tim.

    Sepse ti, o Zot, je i mirë dhe i gatshëm të falësh, dhe tregon mirësi të madhe ndaj gjithë atyre që të kërkojnë.

    Vëri veshin, o Zot, lutjes time, dhe trego kujdes për britmën e përgjërimeve të mia.

    Unë të kërkoj në ditën e fatkeqësisë sime, sepse ti do të më përgjigjesh.

    Nuk ka asnjë të barabartë me ty midis perëndive, o Zot, as ka vepra të njëllojta me të tuat.

    Tërë kombet që ti ke krijuar do të vinë të bien përmbys para teje, o Zot, dhe do të përlëvdojnë emrin tënd.

    Sepse ti je i madh dhe kryen mrekulli; vetëm ti je Perëndia.

    Mësomë rrugën tënde, o Zot, dhe unë do të ec në të vërtetën tënde; bashkoje zemrën time me frikën e emrit tënd.

    Unë do të të lëvdoj, o Zot, Perëndia im, me gjithë zemër, dhe do ta përlëvdoj emrin tënd përjetë.

    Sepse e madhe është mirësia jote ndaj meje; ti ke shpëtuar shpirtin tim nga Sheoli.

    O Perëndi, njerëz kryelartë kanë dalë kundër meje dhe një turmë njerëzish të dhunës kërkojnë jetën time dhe nuk të vë ty para syve të tyre.

    Por ti, o Zot, je një Perëndi i mëshirshëm dhe i dhembshur që zemërohet ngadalë dhe që ka shumë mirësi dhe të vërtetë.

    Kthehu nga unë dhe ki mëshirë për mua; jepi forcën tënde shërbëtorit tënd dhe shpëto birin e shërbëtores sate.

    Tregomë një shenjë të dashamirësisë sate, me qëllim që ata që më urrejnë ta shohin dhe të mbeten të shushatur, duke parë që ti, o Zot, më ke ndihmuar dhe më ke ngushëlluar.

  18. #798
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    SHPIRTIN E KAM TË TRONDITUR...

    O Zoti im i dashur, shpirtin tani e kam të tronditur...

    Vuaj shumë në brendësinë time

    për gjithçka ndodh në këtë botë.

    O Atë, më liro nga çdo shqetësim dhe vuajtje.

    Sepse Ti, o Atë je i mëshirshëm

    dhe strehimi i të varfërit në ditët e ngushticës së tij.

  19. #799
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    O Zot, më jep urtinë



    O Hyj i etërve të mi dhe Zoti i mëshirës, *
    ti që me anë të fjalës sate krijove rruzullin,
    që njeriun e krijove me anë të urtisë sate *
    për të sunduar krijesat që ti i përftove,
    për ta drejtuar botën me shenjtëri e drejtësi *
    dhe për të gjykuar gjyqin me shpirt të drejtë:
    ma jep urtinë që rri në fron pranë teje *
    dhe mos më përjashto nga numri i fëmijëve të tu,
    sepse jam shërbëtori yt, biri i skllaves sate, †
    njeri i vogël e jetëshkurtër, *
    i paaftë për të kuptuar gjyq e ligj.
    Sepse, edhe po t'u gjente ndër bijtë e njerëzve
    ndokush i përsosur, †
    por, në qoftë se i mungon urtia jote, *
    do të vlerësohej për asgjë.
    Me ty është urtia që i njeh veprat e tua, *
    që ishte pranë edhe atëherë kur e krijove rruzullin,
    dhe e dinte çfarë është e pëlqyeshme në sytë e tu *
    dhe çfarë është e drejtë në urdhërimet e tua.
    Dërgoje prej qiejve të tu të shenjtë, *
    çoje prej selisë së madhërisë sate, –
    që të jetë me mua e të mundohet
    krah për krah me mua, *
    që të di çka është e pëlqyeshme para teje.
    Sepse ajo di dhe gjithçka kupton, †
    të më përcjellë me maturi në veprat e mia *
    e të më mbrojë me lavdinë e vet.

  20. #800
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Lutjet që devotshmëria e Krishtërve ia ka kushtuar njinisë të Hyjit.

    Vetëm Ty të lavdërojmë, o Zot.


    Vetëm Ty të lavdërojnë, o Zot, kombet të gjitha.
    Vetëm Ty të madhërojnë së bashku popujt të gjithë!

    Sepse e madhe është dashuria jote ndaj nesh,
    besnikëria jote qëndron për amshim!

Faqja 40 prej 47 FillimFillim ... 303839404142 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •