Close
Faqja 31 prej 47 FillimFillim ... 21293031323341 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 601 deri 620 prej 932
  1. #601
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    I DREJTË JE, O ZOT.


    I drejtë je, o Zot,
    edhe gjyqet e tua janë të drejta.

    Ti e ke dhënë Ligjin tënd të drejtë
    dhe shumë besnik.

    Zelli im po më shkrin
    kur shoh se armiqtë e mi i kanë harruar fjalët e tua.

    Fjalët e tua janë me zjarr të sprovuara,
    prandaj shërbëtori yt i do ato.

    Jam i ri edhe i përbuzur,
    por nuk i kam harruar urdhërimet e tua.

    Drejtësia jote, drejtësi e përhershme,
    Ligji yt është i vërtetë.

    Vuajta shumë dhe pata vështirësi,
    urdhërimet e tua janë kënaqësia ime.

    Dëshmitë e tua janë drejtësi e amshueshme,
    më bëj të kuptoj e do të kem jetë.

    Ps 119, 137-144.

    Torrkerry

  2. #602
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KLITHA DREJT TEJE.

    Me gjithë zemër të thërras, o Zot, më dëgjo,
    dhe do t’i mbaj urdhërimet e tua.

    Klitha drejt teje, deh më shpëto,
    që t’i ruaj dëshmitë e tua.

    Para agimit zgjohem e të thërras në ndihmë,
    shpresoj në fjalën tënde.

    Sytë e mi zgjohen para rojës së natës
    për të përsiatur fjalët e tua.

    Ma dëgjo zërin sipas mëshirës sate, o Zot,
    e bëj të jetoj sipas gjyqit tënd.

    U afruan ata që më salvojnë dijekeqas,
    janë larg nga Ligji yt.

    Por ti, o Zot, je afër,
    besnike janë të gjitha urdhërimet e tua.

    Që moti di për urdhërimet e tua,
    se i themelove për amshim.


    Ps 119, 145-152.

    Torrkerry

  3. #603
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O HYJI I SHUMË I LARTË!

    O Hyji i shumë i lartë,
    pa krahasim është dinjiteti yt, o Zot!
    Shumëfishuar janë ngjyrat e tua
    dhe çdo ngjyrë e jashtëzakonshme.
    Veprat e tua e mrekullueshme
    nuk mund të përshkruhen.
    Ti vetëm je jeta e brendshme e të ngjallurve
    dhe vetëm ti e njeh gjithçka.
    Gjithçka i nënshtrohet fuqisë tënde
    dhe e mrekullueshme është banesa jote.
    Lumturia e mbush shtëpinë tënde
    dhe lavdërimet tingëllojnë në të gjithkund.
    Fuqia jote, madhështia jote dhe lavdia jote
    i përkasin vetëm Ty.
    Ti i tejkalon të gjithë fuqitë
    dhe gjithkund je i pashëm.
    Nanak, i robër të robërve të tu,
    Ty këtë lutje ja drejton.

    NANAK, THEMELUESI I SIKHIZMIT,
    NJË FE MONOTEISTE INDIANE.

    Torrkerry

  4. #604
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    SHIKOJË MJERIMIN TIM...

    Shikoje mjerimin tim e më liro,
    se nuk e kam harruar Ligjin tënd.

    Mbroje çështjen time e më shpaguaj,
    për hir të Ligjit tënd më përtërit në jetë.

    Larg është prej mëkatarëve shëlbimi,
    sepse nuk e çajnë kokën për urdhërimet e tua.

    Mëshira jote është e madhe, o Zot,
    në fuqi të gjyqeve të tua më përtërit në jetë.

    Shumë janë ata që më salvojnë e më poshtërojnë,
    por unë nuk iu shmanga dëshmive të tua.

    I pashë ata që e lanë rrugën e m’u velën,
    sepse nuk i mbajnë fjalët e tua.

    Shiko, o Zot, se i dua urdhërimet e tua,
    më kërthndez në jetë sipas dashurisë sate.

    Për parim fjalët e tua kanë të vërtetën,
    të gjitha gjyqet e drejtësisë sate janë për amshim.


    Ps 119, 152-160.

    Torrkerry

  5. #605
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O HYJI...

    O Hyji, Ti që banon në thellësinë
    e zemrës time,
    bëj në mirësinë tënde,
    që të bashkohem me Ty,
    në thellësinë e zemrës time.

    NGA TALMUD.

    Torrkerry

  6. #606
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NDIHMËN TËNDE, O ZOT, E PRES.

    Të mëdhenjtë më salvojnë pa arsye,
    zemra ime trembet vetëm prej fjalëve të tua.

    Unë u gëzohem fjalëve të tua
    porsi ai që fiton pre të madhe.

    E urrej gënjeshtrën dhe më velet,
    kurse Ligjin tënd e kam për zemër.

    Shtatë herë në ditë ty të thur lavde
    për gjyqet e drejtësisë sate.

    Dashamirësit e Ligjit tënd gëzojnë paqe të madhe,
    ata askurrë nuk marrin në thua.

    Ndihmën tënde, o Zot, e pres
    dhe i mbaj urdhërimet e tua.

    Shpirti im i ruan ligjet e tua
    dhe i desha ato me gjithë shpirt.

    I mbaj ligjet e tua e dëshminë tënde,
    sepse të gjitha udhët e mia janë para syve të tu.


    Ps 119, 161-168.

    Torrkerry

  7. #607
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE E NJË SHPIRTI NË ANKTH.

    O Hyji, nata është në sosur,
    dhe agimi po afrohet:
    e padurueshme unë jam
    duke mos ditur nëse i pranove
    me pëlqim lutjet e mia,
    apo nëse i ke refuzuar.
    Më ngushëllo, pra,
    sepse Ti je që duhet të më shpëtosh
    prej kësaj gjendjeje të mjerueshme.
    Ti ma ke dhuruar jetën
    dhe më ke mbrojtur deri tani:
    Ty të përket lavdia!
    Nëse ti don të më largosh prej teje,
    nuk do të kem urrejtje ndaj teje,
    sepse e madhe është dashuria
    që e kam për Ty.

    RABI’A AL-ADAWIYYA
    NJË MISTIKE ISLAME QË VDIQ MË 801.

    Torrkerry.

  8. #608
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DO TË JETOJË SHPIRTI IM.

    Le të arrijë tek ti, o Zot, britma ime,
    ma ndriço mendjen sipas fjalës sate.

    Le të dalë lutja ime para fytyrës sate,
    më liro ashtu si ma ke dhënë fjalën.

    Buzët e mia do ta këndojnë këngën e lavdit
    sepse ti m’i mësove rregulloret e tua.

    Gjuha ime le ta këndojë fjalën tënde,
    sepse të gjitha urdhërimet e tua janë të drejta.

    E paça në ndihmë të djathtën tënde,
    sepse i zgjodha urdhërimet e tua.

    E dëshiroj shumë, o Zot, shëlbimin tënd,
    kënaqësia ime është Ligji yt.

    Do të jetojë shpirti im dhe do të të lavdërojë,
    në ndihmë do t’i kem gjyqet e tua.

    U enda poshtë e lart porsi delja e humbur,
    kërkoje shërbëtorin tënd
    sepse urdhërimet e tua nuk i kam harruar.


    Ps 119, 169vv.

    Torrkerry

  9. #609
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    KËTU, O JEZUSI, TY TË GJETA!

    Pse do të doja të jem i trishtuar?
    Pse në mua errësirat duhet të më mbulojnë?
    Pse zemra ime duhet të ndjehet në vetmi?
    Pse do të doja të ndjej mall për vendim tim?
    Këtu, O JezusI, Ty të gjeta,
    Ty që je një mik besnik.

    Syri yt vigjilon mbi trumcakun,
    Dhe e di se vigjilon edhe mbi mua!
    Unë këndoj sepse jam i lumtur,
    Unë këndoj sepse jam i lirë!

    Syri yt vigjilon mbi trumcakun,
    Dhe e di se vigjilon edhe mbi mua!

    SPIRITUAL, KËNGË E SHKLEVËRIT TË ZEZAKË NË AMERIKË.

    Torrkerry
    Ndryshuar për herë të fundit nga torrkerry : 30-04-2010 më 07:53

  10. #610
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    UNË TË DUA!

    Unë të druaj, o Hyji,
    Dhe Ty të jap lavdi.

    Të adhuroj Ty, o krijuesi
    i qiellit e të tokës,
    të detit dhe të burimeve të ujërave,
    krijuesi i gjithësisë!

    NGA SHKRIMI I SHENJTË.

    Torrkerry.

  11. #611
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    HYJI PËR AMSHIM!

    Shkëlqimi yt, o Hyji,
    e tejkalon bukurinë e yjeve:
    drita jote rrezaton mbi retë!
    Në horizont ajo lind porsi dielli
    dhe arrin deri në skajet e qiellit.
    Ty të adhurojmë, o Zot,
    që e krijove gjithësinë,
    detin dhe burimet e ujërave.
    Emri yt nuk perëndon për amshim.

    NGA LITURGJIA ROMAKE.

    Torrkerry

  12. #612
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NË GJITHÇKA...

    Në gjithçka unë të gjej, o Hyj,
    dhe në të gjitha krijesat,
    motrat të mia,
    që në gëzim jetojnë
    të pasuruar
    me jetën tënde,o Zot!
    Ti vigjilon si një germe i vogël
    në atë që është e vogël,
    dhe ne pafundësi zgjerohesh
    duke mos pasur kufi.

    RAINER MARIA RILKE.

    Torrkerry

  13. #613
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, NA MËSO TË LUTEMI!

    O Zot, na mëso ta durojmë
    heshtjen dhe mungesën tënde,
    kur vështirësi të ndryshme
    na sulmojmë ashpër
    dhe forca dhe zelli na mungojnë.

    O Zot, na ndihmo dhe na mëso
    si do t’i kalojmë momentet e pritjes,
    në mënyrë që mirë të ardhtë për ne
    agimi me gjithë zemër i dëshiruar.

    O Zot, ma mëso
    si do të dëgjojmë Ty,
    që vjen në buzët tona
    kur me dashuri të lutemi.

    O Zot, na mëso
    si të flasim me Ty.
    Zjarri le të jetë në gjuhën tonë
    kur përballohemi me ftohtin e natës,
    drita në zemrën tonë,
    kur luftojmë me errësirën e natës.


    O Zot, na mëso
    që të quajmë Ty “Ati ynë”:
    me atë lutje shumë të ëmbël
    që shije e ka të bukës.

    O Zot, na mëso një lutje
    që të jetë për ne
    një vend i mirë
    ku t’i gjejmë strehim dhe pushim.

    PIERRE EMMANUEL: Evangeliaire, Paris 118.
    Torrkerry

  14. #614
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MË FOL ME HESHTJEN TËNDE.


    O Atë qiellor!
    në shumë mënyra Ti u flet njerëzve:
    Ti je i vetmi që ke urti dhe zgjuarsi,
    e që don të jesh kuptuar nga ne.

    Ti flet kur ti je në heshtje;
    sepse flet edhe ai që rin në heshtje
    për ta sprovuar mikun e vet.

    Flet edhe ai që rin në heshtje
    në pritjen e asaj ore,
    në të cilën diçka kuptohet.
    Të jetë sa më shumë intime
    që është e mundshme kjo orë!

    O Atë qiellor, a nuk është ndoshta kështu?
    Me të vërtetë, kur gjithçka është në heshtje,
    kur një njeri rri vetëm dhe i braktisur
    dhe zërin tënde nuk e dëgjon më,
    atëherë ndoshta ai njeri vuan
    për një ndarje që ai mendon
    se duhet të durohet për gjithmonë.
    Ah! Në kohën e heshtjes,
    kur një njeri vuan në shkretëtirë
    dhe zërin tënde nuk e dëgjon më,
    atëherë ai druan se zëri yt është
    krejtësisht i zhdukur.

    O Atë qiellor, me të vërtetë
    ky është momenti i heshtjes,
    momenti i bashkëbisedimeve intime.
    Kështu bëj që të jetë e bekuar edhe kjo heshtje
    si e bekuar është çdo fjalë që Ti i drejton njeriut;
    bëj që të mos harrojë se ti flet
    edhe kur ti je në heshtje.

    Jepja atij, kur është duke pritur një fjalë prej teje,
    atë ngushëllimin që gëzohet
    kur kuptohet se heshtja jote
    është shenjë e dashurisë që ke ndaj nesh,
    si edhe fjala jote është shenjë e të njëjtës dashuri.
    Kështu kur ti flet e kur je në heshtje,
    Ti je gjithmonë i njëjti Atë,
    që na udhëheq me zërin tënd
    dhe na edukon me heshtjen tënde.

    SOREN KIERKEGAARD.

  15. #615
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NJË ZEMËR E AFTË PËR TË DËGJUAR.

    E tani, o Zot Hyji im,
    jepja shërbëtorit tënd
    një zemër t aftë
    për të dëgjuar,
    një zemër të përshtatshme
    për ta dëgjuar fjalën tënde.

    NGA LIBRI I MBRETËRVE.

    Torrkerry.

  16. #616
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    UNË TË THËRRAS NË NDIHMË!

    Unë të thërras në ndihmë,
    o Hyji i së vërtetës,
    në të cilin, nga i cili
    për të cilin gjithçka është.
    Hyji i urtisë,
    në të cilin, nga i cili
    nëpërmjet të cilit
    njohin të gjithë të dijshmit!

    O Hyji, jeta e vërtetë dhe e plotë
    në të cilin, nga i cili
    dhe nëpërmjet të cilit
    me të vërtetë jetojnë
    dhe plotësisht jetojnë
    të gjitha krijesat!

    O Hyji, lumturi,
    në të cilin, nga i cili
    dhe nëpërmjet të cilit
    gjejnë lumturinë
    të gjithë të lumturit!

    O Hyji i mirë dhe i bukur.
    në të cilin, nga i cili
    dhe nëpërmjet të cilit
    marrin mirësi dhe bukuri
    të gjithë ata që janë të mirë dhe të bukur!

    Hyji, drita që ndriçon,
    në të cilin, nga i cili
    nëpërmjet të cilit
    marrin dritë
    të gjithë ata që kanë pjesë
    në këtë dritë të shndritshme!

    O Hyji, mbretëria e të cilit
    Shtrihet mbi gjithçka
    që me shqisat tona nuk shihet
    dhe me mendjet tona nuk kuptohet!

    Hyji, nga mbretëria e të cilit
    Njerëzit i marrin edhe ligjet
    për të zotëruar mbretëritë tokësore!

    Hyji, largimi nga i cili është rënie dhe rrënim,
    kthimi kah i cili është ringjallje,
    mbështetje në të cilin është
    strehim dhe banim në një vend të sigurt!

    O Hyji, dalja nga i cili është vdekje,
    kthimi kah i cili është gjetja e jetës
    qëndrimi në të cilin është jetë!

    Hyji, që askush nuk e humb
    përveç atij që mashtrohet,
    që askush nuk e kërkon,
    përveç atij që është i thirrur,
    që askush nuk e gjen
    përveç atij që u pastrua!

    Hyji, braktisje e të cilit është humbje,
    dëshirë e të cilit është dashuri,
    vëzhgim i të cilit është pasuri!

    Hyji tek i cili feja na shtyn,
    shpresa na lartëson,
    dashuria na bashkon!

    SHËN AUGUSTINI.

    Torrkerry

  17. #617
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O TRINI...

    O Trini, që e tejkalon gjithçka që ekziston,
    krejtësisht hyjnore, dhe krejtësisht e mirë,
    mbrojtja e urtisë hyjnore të së krishterëve!

    Na silli neve jo vetëm përtej çdo dritë
    por edhe përtej çdo njohjeje të mundshme
    e deri në lartësinë më të madhe
    të Shkrimeve mistike,

    atje ku misteret e thjeshtë,
    të padiskutueshëm dhe përjetshëm
    të teologjisë
    zbulohen në errësirën që ndriçon
    më shumë në heshtje.

    Me të vërtetën është në heshtje
    që zbulohen fshehtësitë e kësaj errësire
    për të cilën shumë pak dimë.
    Në fakt mund të themi vetëm
    se ndriçon më shumë se një dritë shndritshme
    në brendësinë e errësirës më të errët.
    Kjo, duke mbetur absolutisht e paprekur dhe paparë
    i mbush, me mrekullitë e veta
    më të bukura se çdo bukuri,
    mendjet dhe inteligjencat
    e atyre që dinë t’i mbyllin sytë.
    Kjo është lutja ime!

    DIONIGJI AREOPAGJITË, TEOLOGJIA MISTIKE 1.1.

    Torrkerry

  18. #618
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MË NJOM, O ZOT, ME FJALËN TËNDE.

    Hape për ne derën Tënde, o Zot,
    dhe prej teje, si prej ditës,
    do të ndriçohemi.
    Në dritën Tënde
    do ta këndoj lavdinë Tënde.

    Në mëngjes zgjohem
    për ta lavdëruar hyjninë Tënde
    dhe shpejtohem
    për ta përsiatur fjalën Tënde.

    Gjatë ditës drita jote
    i ndriçoftë mendimet tona
    dhe errësirat e gabimit
    le të largohen nga shpirtrat tona.

    Ti që i ndriçon të gjitha krijesat,
    ndriçoji edhe zemrat tona,
    që të lavdërojnë Ty
    për të gjitha ditët e jetës sonë.

    JAKOB I SARUG.

    Torrkerry

  19. #619
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE E NJË SHËRBËTORI TË FJALËS.

    O Hyji,
    do të doja të jem një bir i kishës;
    nuk dua të njihem si themeluesi
    i një herezie të luhatshme,
    por dua ta shpall emrin e Krishtit.

    Dëshiroj ta shpall këtë emër
    që mbetet
    si një bekim mbi tokë.

    Dëshiroj që shpirti im
    dhe veprat e mia
    të më japin të drejtë
    të quhem i krishterë.

    Në qoftë se unë
    që në sytë e të tjerëve
    jam shërbëtori yt, dora jote e djathtë;
    në qoftë se unë që jam meshtar
    dhe kam si mision shpalljen e Fjalës;
    në qoftë se unë do të arrij të gaboj
    kundër mësimit të kishës,
    apo kundër Ungjillit,
    që Kisha mbarë, atëherë,
    me vendim unanim
    le të më shkëputë prej saj
    pikërisht mua, dorën e saj të djathtë,
    dhe le të më gjuajë larg prej saj.

    ORIGJENE.

    Torrkerry

  20. #620
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MBRETI I BOTËS.

    Ti, o Zot i botës,
    Ti je mret qysh prej fillimit,
    përpara që të gjithë krijesat
    të fillonin t’ ekzistonin.
    Në momentin në të cilin
    gjithçka u bë sipas vullnetit tënd,
    atëherë Ti fillove të quhesh mbret.

    Dhe pasi gjithçka do të mbarojë të ekzistojë,
    Ti do të vazhdosh të jesh gjithmonë mbret,
    vetëm Ti, i fuqishmi dhe i madhërishmi,
    Ti që ishe, që je dhe do të jesh
    për gjithmonë në lavdi.

    Ti je i vetmi, dhe nuk ka një tjetër
    që mund të bashkohet
    ose të krahasohet me Ty.
    Vetëm Ty, që je pa fillim dhe pa mbarim,
    Ty të përkasin forca dhe fuqi.
    Ti je Hyji im, shëlbuesi im i gjallë,
    shkëmbi im, shpresa ime në vështirësi,
    strehimi im dhe mbështetja ime,
    Ti, garancia e shëlbimit tim
    në të cilin ditë do të thërras në ndihmë.

    Në duart e Tua e porosis shpirtin tim,
    jo vetëm shpirtin, por edhe trupin tim.
    Kur bëj gjumë e kur jam zgjuar,
    Ti, o Zot, je me mua, dhe frikë nuk kam.

    NGA LITURGJIA HEBRAIKE.

    Torrkerry

Faqja 31 prej 47 FillimFillim ... 21293031323341 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •