ZOTI I VËRTETË
Ç’sheh, është Zot’i vërtetë,
ç’dëgjon, është zër’ tija,
gjithë ç’ ka e s’ ka në jetë,
është vetë Perëndija.
Kërkonja gjetkë ta gjeje
Zotn’ e madh e të vërtetë,
ajy qënkej ndaj meje,
e paskësha unë vetë!
N. FRASHËRI
ZOTI I VËRTETË
Ç’sheh, është Zot’i vërtetë,
ç’dëgjon, është zër’ tija,
gjithë ç’ ka e s’ ka në jetë,
është vetë Perëndija.
Kërkonja gjetkë ta gjeje
Zotn’ e madh e të vërtetë,
ajy qënkej ndaj meje,
e paskësha unë vetë!
N. FRASHËRI
TI JE JETA IME
Ti je jeta ime
udha e gjerë
prej qiellës.
Te fjala jote
u’nëng birem,
te drita jote
u’marr fuqi.
Ti je lumi
çe banë dëshiret e mi.
Ti je deti brenda detit.
Shpirti pa vdekur
Mbrënda shpirtit tim.
E. SKUTARI
LUTJE PËR VIRGJIRESHËN E ZEMRËS SË TIJ.
Ajo është shëmbëlltyra
e bukurisë së engjujve
që janë në oborrin tënd,
pra t’ lutem, o Zot, shpëtoje!
PASHKO VASA
ZOTI I MADH E I VËRTETË.
Zot i madh dhe i vërtetë!
Që kreve ç’shohëm në jetë.
Edhe të tjer’ që janë,
pa funt pa krye pa anë.
Edhe kudo je ti vetë
syri ynë tek do shikon,
që nga lint e gjer perëndon,
më ç’do vënt të sheh fuqinë,
urtësin’e madhërinë.
Fal-na gjithë mirësitë,
ep-na dituri e dritë,
trego-na udhën’ e mirë,
mos na lerë n’errësirë,
dhuro-na ghithë të mirat,
mërgo-na nga të pështirat.
Zot! Falna vëllazërinë,
dashurin’e miqësinë,
e të mirat të punojmë,
bëna të but’ e të qetë,
e të urt’e të vërtetë,
jetënë t’a trtashëgojmë.
NAIM FRASHËRI
P0, O MIRËSIA E PAFUNDME E ZOTIT TIM.
Po, o mirësia e pafundme e Zotit tim, si e duroni atë person që ju lejon të jeni afër tij?. Sa mik i mirë tregoni që jeni për te, o Zot! Si ia tregoni atij preferencat tuaja dhe me sa butësi e duroni gjendjen e mjerueshme të tij, duke pritur që të arrijë gjendjen e juaj!
Ju e përkujtoni çdo çast që ai kalon në kundrimin e juaj, duke ju adhuruar, dhe për një pendim të shpejtë, ju i harroni mëkatet që ai bëri. Këtë unë di nga eksperienca ime; e nuk kuptoj, o Krijuesi im, pse bota nuk vrapon krejt përmbi këmbët tuaja për të nisur me ju këtë miqësi të veçantë. Nëse do të afroheshin te ju, do të bëhen të mirë edhe të këqinjtë, (ata do me thënë, që me të vërtetë nuk e arrijnë gjendjen tuaj), veç se po të lejonin të rrini me ta vetëm dy orë në ditë, edhe pse shpirti i tyre gjatë kësaj kohe është i dallgëzuar nga njëmijë fantazi e mendime tokësore. Amen.
SHENJTJA TEREZA E AVILËS
O ZOT, TI JE MË I MADH SE GJITHCKA...
O Zot i amshueshëm, ti jo vetëm je ç’ka nuk mund të mendohet asgjë më të madhe, por je më i madh se gjithçka që mund të mendohet…Nëse ti nuk do të ishe i tillë, do të mund të mendohej diçka më e madhe se ti, por kjo është e pamundur”.
Shën Anselmi
Torrkerry
O ZOT I AMSHUESHËM...
Dielli lind e perwndon!
Cfarw do t'ju ndodhw perwndimeve?
Cfarw do t'ju ndodhw agimeve?
Gjithçka wshtw kot
nw kwtw botw
pwrveç teje, o Zot.
ANTONIO FOGAZZARO
Torrkerry
MJERIMI NJERËZOR DHE MËSHIRA HYJNORE.
Sa e bukur është, o Zoti im,
të shikoj një shpirt, të rënë në mëkatë
pas eksperinencës të hirit tënd,
është përsëri i ngritur nga mëshira jote e madhe.
Si e njeh mirë atëherë, morinë e vyrtyteve
dhe të veprave të mëshirshme të tua,
së bashku me rëndësinë e mjerimit të tij.
Gjithë kjo e rrëmben.
Për më tëpër, kush nuk do të jetë i rrëmbyer,
o Zot i Shpirtit tim, nga dashuria jote,
duke pasur parasysh që një tradhti e tij aq e madhe
dhe aq e urryer dhe e neveritshme,
është shpërblyer me një mëshirë të madhe
dhe me hire të pa imagjinueshme.
SHENJTJA TEREZA E AVILËS.
Torrkerry
TË SHOH, O ZOT I VËRTETË.
Nga do krthenj sytë në jetë,
Të shoh, o Zot’ i vërtetë!
Ke fletore gjithësinë,
E këndojn’ ata që dinë,
Yjtë shkronjat’ e sa janë
Në hapësirët pa anë.
Për të dalë në shesht vetë,
Zot’ i madh e i vërtetë!
Bëre në jetë njerinë,
si ç’e din’ ata që dinë.
Dhe n’erë të trëndafilit,
edhe në zët të bilbilit
e shohëmë Perëndinë,
që ka ngrehur gjthësinë,
pa gjithësia është vetë
Zot’i madh e i vërtetë,
ajy, që ka urtësinë,
ka me vehte Perëndinë.
NAIM FRASHËRI
Torrkerry
NDIKOJE NË ZEMRAT TONA DASHURINË TËNDE.
O Hyj, ti që u ke përgatitur
të mira të panumërta atyre që të duan,
ndikoje në zemrat tona dashurinë tënde,
që, duke të dashur ty në gjithçka
e mbi gjithçka,
të fitojmë prej teje trashëgimin e premtuar
që tejkalon çdo dëshirë
e të marrim ty në zemrat tona.
NGA MESHARI ROMAK.
Torrkerry
LUTJA ABSORBEAT.
E rrëmbeftë, të lutem, o Zot,
forca e embël dhe e zjarrtë e dashurisë tënde
mendjen time nga të gjitha gjërat që janë nën qiell,
që unë të vdes për hir të dashurisë tënde,
ashtu si ti je denjuar të vdesësh
për hir të dashurisë sime
SHËN FRANCESKU NGA ASIZI
Torrkerry
LUTJA PARA TË KRYQËZUARIT
I tejetlarti, i lavdishmi Hyj,
ndriçoi errësirat e zemrës sime.
E me jep fe të drejtë,
shpresë të sigurtë,
dhe dashuri të përsosur,
mençuri e njohje,
o Zot,
që të kryej urdhrimin tënd
të vërtetë e të shenjtë. Amen.
SHËN FRANCESKU NGA ASIZI.
Torrkerry
O HYJ, ti I bashkon zemrat e besimtarëve
që një gjë e vetme të duan
dhe atë ta dëshirojnë,
bëj që populli yt të duajë çka ti dëshiron
e të dëshirojë çka ti premton:
kështu që në të mira
e në të vështira të jetës tokësore,
zemrat tona të jenë ngultas të drejtuara atje,
ku gjenden gëzimet e vërteta. Amen.
NGA MESHARI ROMAK
crici_01
Ndryshuar për herë të fundit nga crici_01 : 24-08-2008 më 10:19
LUTJA E NJË ATEISTI!?
O Zot, nëse ti ekziston,
ma zbulo vetveten.
ALESSANDRO MANZONI
Torrkerry.
O E VËRTETA E AMSHUAR…
O e vërteta e amshuar, dhe dashuria e vërtetë dhe amshimi i dashur!
I nxitur të tërhiqesha në veten time, nën udhëheqjen tënde, hyra në intimitetin e zemrës sime, dhe këtë gjë arrita ta bëj sepse ti u bërë ndihma ime.
Hyra dhe pashë me sytë e shpirtit tim, cilado që mund të ishte, në dritë të pandryshueshme mbi vetë shikimin tim të brendshëm dhe mbi inteligjencën time.
Nuk ishte një dritë tokësore dhe e pashme që ndriçon para shikimit të çdo njeriu.
Do të thosha me pak siguri nëse do të thosha se ishte vetëm një dritë më e fortë se ajo e zakonshmja, apo edhe nëse do të thosha se ishte aq e dendur saqë përshkonte çdo gjë. Ishte një dritë tjetër, shumë e ndryshme nga të gjitha dritat e botës së krijiuar. Nuk qëndronte mbi inteligjencën time pothuajse një vaj që endet mbi ujëra, as porsi qielli që përhapet përmbi tokë, por një dritë më e lartë. Ishte drita që me ka krijiuar. Dhe nëse gjendesha nën të, ishte sepse unë u krijiova nga ajo. Ai që e njeh të vërtetën e njeh këtë dritë.
O e vërteta e amshuar dhe dashuria e vërtetë dhe amshimi i dashur!
Ti je Hyji im, drejt teje ofshaj ditë e natë. Sapo të njoha, më ngrite lart që të mund të njihja atë që mund të shihet dhe atë që unë vetëm nuk do të isha kurrë i aftë ta shihja.
Ia more sytë dobësisë së shikimit tim, duke ndriçuar fuqishëm brenda meje.
U drodha nga dashuria e nga tmerri. E gjeta veten time larg porsi në një tokë të huaj, ku më dukej se po dëgjoja zërin tënd nga lart që thoshte: “Unë jam ushqimi i të fortëve, rritu dhe do të më kesh.
Ti nuk do të më shndërrosh mua në ty, porsi ushqimi i trupit, por do të jesh ti që do të shndërrohesh në mua”.
Kërkoja mënyrën si të merrja forcën e nevojshme për të të shijuar, dhe nuk e gjeja, derisa nuk e përqafova “Nhërmjetësin mes Hyjit dhe njerëzve, njeriun Krishtin Jesus”,
i cili është mbi çdo gjë, Hyji i bekuar në shekuj”.
Ai më thirri dhe tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta” dhe e bashkoi me qenien time atë ushqim të cilin unë nuk isha i aftë ta merrja, sepse “Fjala u bë njeri”.
Kështu Urtia jote, nëpërmjet të cilës ti krijiove çdo gjë, u bë ushqim i mendjes sonë fëmijërorë.
Vonë të dashurova, bukuri aq e lashtë dhe aq e re, vonë të dashurova. Dhe ja se ti ishe brenda meje, ndërsa unë jashtë dhe atje të kërkoja. Kurse unë, i shëmtuar, vërvitesha mbi gjërat e bukura që ti i ke krijiuar.
Ti ishe me mua, kurse unë nuk isha me ty.
Më mbanin larg teje ato krijiesa, të cilat, po mos të ishin në ty, as që do të ekzistonin. Më thirre, bërtite, e theve shurdhësinë time. Mi more sytë, më vetëtime, dhe më në fund e shërove verbësinë time. E hukate mbi mua aromën tënde dhe unë e thitha atë, ndërsa tani unë prirem drejt teje. Të shijova dhe tani kam uri dhe etje për ty.
Më preke dhe tani digjem nga dëshira për të fituar paqen tënde.
SHËN AUGUSTINI
Torrkerri
O ZOT , PAFUNDËSIA E GJITHËSISË.
O Zot, pafundësia e gjithësisë,
me të vërtetë,
në eksperiencën e një dashurie të madhe,
gjithçka ndodh
rreth dhe brenda meje
është një aveniment,
që e shkakton
mrekullin e ndryshimit tim.
ROMANO GUARDINI (me ndryshime)
Torrkerry
I MADHI ZOT QOFSH LËVDUOM
Laudabo nomen Dei cum cantico
Et magnificabo eum in laude.
I madhi Zot qofsh lëvduom
për gjithë kaqë të mirë,
qi s’e kam u merituom
me ndonjë shërbëtyrë.
Qi më dhe kaqë hir
këtë kafshë me mbaruom
si e paçe zanë fill
gjithë herë tue shkruom.
Posi mendja më përcill
nd’Arbënë me ua dërguom,
për kishë e për muneshtir
pak ndë mend me i trazuom.
Ata merre mbë dëshir
mkati me u penduom,
posi pemëtë ndë prill
ndë shpirt me lulëzuom.
E si zogzitë ndë pyllt,
Zoti im me të lëvduom
ndjerë vetë nata mbyllt
me një za t’ambëltuom.
Për gjith jetë të jetësë.
PJETËR BUDI
Torrkerry
FLAKË E GJALLË E SHPIRTIT SHENJT.
Eja, Shyrt e Perëndi,
përvëlomë ti ktë gji;
u t’përes me dishirim;
shëjtëromë shpyrtin tim.
Eja, o Shpyrt Shëjt i jim,
eja e ndrite shyrtin tim.
Flakë e gjallë e Shpyrtit Shëjt,
dhizëm zëmbrën me të shpejt.
Eja, o Frymë e Parakletë,
ngushëllomë me t’vërtetë.
O Parrais i shpyrtit t’im,
mblomë zëmbrën me gëzim.
Dritën t’ënde, o Shpyrt, dhurona;
dhis me zjarrin zëmbrat t’ona.
NIKOLË BRANKATI
Torrkerry
LUTJE MENGJESORE
Të falënderoj, o Zot,
Për pushimin që më dhe
E për dritën aq m’ofron.
Kudo vete dhe çdo bëj
Eja hje me mua.
Ndihmë nga vështirësitë.
Ruamë nga keqësitë.
Ndezmë një buzqeshje
Të përpjek me mall
Njerzët si unë.
Në ëndrat e orat e jetës
Mos më lë vet.
ZEF KAKOCA
Torrkerry
O Hyji i gjithëpushtetshë, prej teje vjen çdo e mirë, ndiko në zemrat tona dashurinë ndaj teje që të zhvillohet në ne çka është e mirë dhe, nën ndikimin tënd , t'ia arrijmë përsosmërië.
NGA MËSHARI ROMAK.
tORRKERRY
Krijoni Kontakt