Close
Faqja 11 prej 47 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 932
  1. #201
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O Hyji i gjithpushtetshëm dhe i amshuar,
    shtoje në ne
    fenë, shpresën e dashurinë:
    dhe për të fituar çka na premton,
    bëj të duam çka na urdhëron.

    NGA MESHARI ROMAK.

    Torrkerry

  2. #202
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE.

    Unë s’dij me u lut, o Zot!
    Emni i yt i zjarrtë m’i djeg buzët!
    Por për trupin tim prej thengjilli,
    për shpirtin tim që digjet kot,
    falmë, o Zot, pak uzdajë
    n’kët orë të tmerrshme të jetës s’eme,
    kur jeta m’asht e randë,
    e hidhun si gjak njeriu.

    Jo hir, por paqë
    kërkoj prej teje!

    Por kur t’vijë ora e eme,
    nji vdekje un due
    që t’mos më zajë befas
    si me tradhti,
    që të jetë e rrjedhun natyrshëm,
    si thahet bari ndër fusha,
    si kputet fryti nga pema
    kur asht i pjekun!

    Kërkoj prej teje,
    Zot, nji vdekje të butë!


    ARSHI PIPA (1944)

    Torrkerry

  3. #203
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    HIMNI I MRËMJES.

    O DRITË, Trinia e lumnueshme
    dhe Njënia kryesore,
    tani dielli i zjarrtë tërhiqet:
    derdhe ndër zemra dritën.

    N’mëngjes me kangë të lavdeve,
    e n’mbrëmje ty të lutemi
    lumnia jonë ty lutëse
    lavdroftë nëpër gjithë shekujt.

    Krishtin dhe Atin lusim,
    t’Krishtin dhe t’Atit Shpirtin:
    Trini e fuqishme s’bashku
    për t’gjitha ndiz të lutemi. Amen

    NGA LITURGJIA E ORËVE

    Torrkerry.

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ZOT, BURIM I JETËS.

    Në Ty, o Zoti im,
    e gjej burimin e jetës.
    Për të tani kam etje
    dhe atë e kërkoj në lutje.
    Të kam parasysh, o Zoti im,
    Ti je gjithmonë ai që kam në shpresë.
    Nuk të shoh akoma Ty,
    por jam i sigurt që do të kundroj Ty,
    dashuria ime, shpresa ime,
    kur do të jem për amshimin,
    nën mbrojtjen e kraheve të tua.
    Tani për tani, ja, o Zoti im,
    janë përpara teje të gjitha dëshira të mia.
    Bëj që të dehem me mjaftueshmërinë e shtëpisë tënde
    dhe që etja ime. o Zoti im, të shuhet
    në përroin e ëmbëlsive të tua ,
    sepse tek Ti është burimi i jetës
    dhe në dritën tënde do ta shoh dritën.
    E kur, o Zot i amshueshëm,
    do të ma mbush dëshirën time
    me të mirat e tua,
    bëj që të mos kem më nevojë
    të të kërkoj Ty me psherëtima:
    do të më mjaftojë, o Zot,
    që të të zotëroj Ty vetëm, me gëzim.

    Shën Augustini.

    Torrkerry

  5. #205
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NË TË GJITHA VËSHTIRËSITË TONA.


    I bekuar je ti, o Zot,
    në lartësitë e qiellit.
    Ty të qoftë nderi dhe lavdia në shekuj,
    deri në lartësitë e qiellit.
    Ti, o Zot, mbretëron mbi gjithçka!
    Ti, Ati i mëshirshëm,
    Ti, Hyji që jep çdo ngushëllim,
    Ti që na ngushëllon
    në të gjitha vështirësitë tona.
    Bëj, o Zot,
    që edhe ne ta ngushëllojmë
    të gjithë ata që gjenden në vështirësi,
    me atë ngushëllim,
    me të cilin Ti na ngushëllon ne.

    NGA LITURGJIA E ORËVE.

    Torrkerry

  6. #206
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    LUTJE 7

    Soh, o Zot,
    aty këtu në cepet e rrugëve
    djem të vetmuar
    të lundur si duket për zymtësi kronike
    që u tremben shoqërive
    e shoqëritë i druajnë
    për heshtjen e tyre misterioze.

    Bëj që të lindë në ta, o Zot,
    gazi tregues i gëzimit të jetës
    nëse jo këtu më
    në një përmasë tjetër të rindërtuar
    ku të ndalohet me ligj vetmia
    e rrethoi me miq e me të qeshura
    nga tallje të padëmshme
    përgjithmonë.

    ZEF SKIRO DI MARXHO (1994)

    Torrkerry

  7. #207
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O Zot, Hyji ynë,
    i pasur me mëshirë,
    në sajë të dashurisë së madhe,
    me të cilën na ke dashur,
    bëj që të ringjallemi me Krishtin,
    ne që ishim të vdekur
    për shkak të fajeve tona.
    Ne mëkatuam kundër teje,
    o Zot, Hyji ynë,
    u sollëm si të patenzonë,
    vepruan paudhësisht
    në lidhje me të gjitha urdhërimet e tua.
    Pra, o Zot, që je Hyji ynë,
    ki mëshirë për ne,
    na fal, na liro,
    na shpëto.
    Ti, o Zot, që je Hyji ynë,
    na shenjtëro,
    me fuqinë e Shpirtit tënd
    dhe të Atit.

    NGA LITURGJIA
    (me ndryshime)

    Torrkerry

  8. #208
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ZOTIT

    Zot, m’mende t’shkreta
    Qi n’dyshym biren,
    ban, kandshem t’i priren
    rrezet e Fes.

    Peshen, qi n’balta
    i nzite me u shkry,
    hiqjau, e n’Ty
    ban qi t’ shpresojn.

    Ti e din si shkimet
    kjo jetë e nirit
    si flaka e qirit,
    Se asht voës në diell.

    Prandej, Zot, shpirtin
    qi n’dorë t’a lshue
    tuj e ndihmue
    banë për qiell.

    VINÇENC PRENNUSHI

    Torrkerry

  9. #209
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    BËJ, O ATË QË UNË TË GJEJ TY.

    O Hyji,
    unë të dua vetëm Ty,
    unë të kërkoj vetëm Ty,
    unë dua të të shërbëj vetëm Ty,
    vetëm Ti do të jesh mësuesi im.

    Largoj prej meje çdo kotësi
    që unë të mund të njoh Ty.
    Më thuaj ku të shikoj për të parë Ty.
    Shpresoj që të kryej gjithçka
    që ti pret prej meje.

    Bëj, o Atë, që të kërkoj,
    më ruaj prej çdo gabimi,
    që në kërkimin tim,
    asgjë, përveç teje,
    të mos paraqitet para meje.
    Nëse është e vërtetë
    që të kërkoj vetëm Ty,
    dhe asgjë tjetër përveç teje,
    bëj, o Atë, që unë të gjej Ty.

    Dhe nëse është akoma në mua
    ndonjë dëshirë e kotë,
    ma zhvesh Ti vetë prej saj
    dhe bëj që unë të shoh sy më sy.

    SHËN AUGUSTINI

    Torrkerry

  10. #210
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ZOTI E VETMJA SHPRESË.

    Unë do të të njoh Ty,
    që më njeh,
    unë do të të njoh Ty
    ashtu si ti më ke njohur mua.
    Ti, fuqi e shpirtit, hyr tek ajo,
    ngrije në latësinë tënde,
    sepse pa njollë dhe pa rrudhë
    të paraqitet Ty
    për t’u zotëruar nga Ti.
    Kjo është shpresa ime
    dhe prandaj flas:
    është kjo arsyeja
    që unë gëzoj çdo herë
    që gëzimi im është i vërtetë.
    Ndërsa , o Zot, për gjërat e tjera,
    në këtë jetë,
    sa më shumë të qahet për to,
    aq më pak janë të denja për vajtim,
    dhe sa më shumë janë të denja për vajtim,
    aq më pak qahet për to.
    Ja, ti e do të vërtetën,
    sepse kush thotë të vërtetën del në dritë.
    Bëj, o Zot, që ta them tërë të vërtetën,
    në shpirtin tim dhe para teje.
    Sepse, o Zoti im, Hyji im, e di tani:
    Vetëm Ti, o Zot, je e vërteta.

    SHËN AUGUSTINI

    Torrkerry

  11. #211
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O ATË, HYJI IM, KRIJUESI...

    O Atë, Hyji im, krijuesi i gjithë botës,
    le ta ngul shikimin tim mbi Ty
    e të lidhem ngusht me dhuratat e medha
    dhe të pakrahasueshme të paqes
    dhe me të mirat e tua.
    Le të kundroj në mendjen time
    dhe të shqyrtoj me sytë e shpirtit
    dashurinë tënde kaq zemërgjerë;
    ta marr me mend
    sa i mirë tregohet me çdo krijesë tënde.
    Qejjt që lëvizin nën pushtëtin tënd,
    të nënshtrohen Ty në paqe;
    dita dhe nata përshkojnë udhën
    e caktuar nga Ti, pa penguar njëra-tjertrën.
    Dielli, drita dhe kori i yjeve
    përshkojnë orbitat e përcaktuar sipas vullnetit tënd
    pa dalë nga udha e tyre dhe në një harmoni të bukur.
    Toka, pjellore sipas dëshirës tënde,
    kur të vijë koha, prodhon ushqim
    të mjaftueshëm për njerëzit, kafshët
    dhe të gjithë frymorët që jetojnë në të,
    pa çrregulsitë dhe pa asnjë ndryshim
    në lidhje me atë që Ti ke caktuar.

    Vetë renditjet rregullojnë
    humnerat e padepërtueshme dhe thellësitë e tokës.
    Nën urdhërin tënd deti i pafund dhe i pakufi
    është mbledhur në shtratin e vet
    dhe nuk e tejkalon kufijtë që ti ia ke dhënë,
    por sillet ashtu si Ti, o Zot, ia ke urdhëruar.
    Oqeani, stinët, rrymat e erërave
    dhe burimet e përhershme të krijuar prej Teje
    që ne t’i gëzojmë e t’i përdorim për shendetin tonë,
    ofrojnë ujin e tyre pandërprerë
    për të mbështetur jetën e njerezve.
    Deri edhe kafshët më të vogla
    lidhen së bashku në paqe dhe mirëkuptim,
    sipas urdhërave të dhëna prei Teje.
    Të gjitha këto Ti, krijuesi i madh dhe Zoti i çdo gjëje,
    ke urdhëruar që të bëhen në paqe dhe mirëkuptim,
    Ti që je gjithmonë zemërgjerë në të mira ndaj të gjithëve,
    por më shumë akoma ndaj nesh
    që kërkojmë mëshirën tënde
    nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krishtit.
    të cilit i qofshin lavdi dhe nder në shekuj të shekujve. Amen.

    SHËN KLEMENTI I, PAPË.
    (me ndryshime)

    Torrkerry

  12. #212
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O Hyji i gjithpushtetshëm dhe i mëshirshëm,
    mirësia jote ndikon
    që besimtarët e tu
    të mund të shërbëjnë me denjësi,
    bëj po të lutemi,
    të arrijmë te premtimet e tua me nxitim.

    NGA MESHARI ROMAK

    Torrkerry

  13. #213
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    O KRISHT, QË TËRË SHKËLQIM E DRITËS.

    O Krisht, që tërë shkëlqim e dritë
    zbulon errësitë e natës,
    e ndriçim dritë quesh
    kur dritë u flet të lumëve.

    O Hyj i Shenjtë të lutemi
    Ti në këtë natë na ruaj:
    në ty të gjejmë pushimin,
    na i bëj të qeta orët.

    Nëse sytë i zë gjumi,
    për ty zemra t’rrië zgjuar;
    të mbrosh me dorën tënde
    besnikët që të duan

    Shiko, o mbrojtësi ynë,
    na ruaj ndër prita e kurthe,
    sundo shërbëtorët e tu
    që me gjak tënde shpërbleve.

    O Krisht, mbret shumë i drejtë,
    Ty e Atit iu qoftë lavdia,
    me Shpirtin Ngushëllimtar
    ndër shekujt e përhershëm. Amen.

    Nga LITURGJIA E ORWVE

    Torrkerry

  14. #214
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    NË PERKUJTIMIN E TË VDEKURIT.

    Ti që rron para shekujve
    je e vetmja gurrë e jetës,
    ne, o Zot, të nënshtruar vdekjes
    të denjë për ndëshkim, shikona.

    Njeriut mëkatar, oAtë,
    dënim me vdekje i preve,
    si pluhuri i shtohet pluhurit
    fajet mbi faje zhyten.

    Porse një vrimë jetësore,
    që me kujdes le çelur,
    mbetet për gjithë amshimin
    si mugull që kurrë s’kalbet.

    Kjo shpresë është ngushëllimi:
    përsëri, o Zot, do të lulëzojmë,
    ringjallësi i parë që është Krishti
    tek ti do të na tërheqë.

    Në këtë mbretëri shpejtona
    kur mbi tokë të sosim ditët
    që të këndojmë së bashku
    Ty fundin, Ty fillimin.
    Amen..

    NGA LITURGJIA E ORËVE

    Torrkerry

  15. #215
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    Të madhëroj, o Zot, Hyji im,
    sepse Ti më lirove.
    Ti e shndërrove ankimin tim
    në këngë gëzimi.
    Ti që je ringjallja dhe jeta,
    bëj që ata që besojnë në ty,
    të mos vdesin,
    por të kenë jetën e pasosur;
    bëj që kushdo që jeton
    dhe beson në ty,
    të mos vdesë për amshim.

    NGA LITURGJIA

    Torrkerry

  16. #216
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    MAJA E HUMBUR.

    Fundi im nuk qenka Maja e saj

    Më fal o Zot
    edhe një jetë
    plagë mora ku rashë

    Kohë më duhet vite
    të shtjerr
    një lëkurë dhelpre

    Më fal o Zot
    edhe një palë sy
    në Majë të saj Udha Qiellore

    ALI PODRIMJA

    Torrkerry

  17. #217
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    I yti, o Zot, është pushteti,
    e jotja mbretëria;
    Ti latësohesh si zotërues mbi çdo gjë:
    dhuroja paqen tënde kohëve tona,
    o Hyji, Krijues i gjithësisë,
    i tmershëm e i fuqishëm,
    i drejtë e i dhimbshëm,
    zemërbutë, e i ngadalshëm në zenërim,
    dhe plot me dashuri përtë ghitha krijesa të tua.

    NGA LITURGJIA E ORËVE

    Torrkerry

  18. #218
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    DUKE U KTHYER NGA STËPIA E ATI9J QËE PO VDES.

    Ta ruash dëlirësinë
    në zemër të Zotit të dashurisë
    dhe ndaje
    me të gjithë ata që takon
    dhe shndërroju kështu
    në instrument paqeje.

    Që çdo veprim imi
    të jetë copëz mrekullie
    e Zotit.

    Lusim
    punën
    duke vepruar
    me Krishtin
    për Krishtin
    drejt Krishtit.

    NËNA TEREZE

    Torrkerry

  19. #219
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    TI DUKE QARË PËR LAZRIN

    Ti, duke qarë për Lazrin,
    e duke dënesur me të motrat,
    i plotfuqishëm bëre
    t’u ngjallet prapë dëshira.

    Ti dashamirë kërkove
    falje e ndjesë për fajtorët,
    dhe fjalët mëshiruese
    ia the shokun të dënimit.

    Duke vdekur ia lë nxënësit
    në kujdes nënën Virgjër,
    që pranë ne luftën e fundit
    me besnikët e tu të gjendej.

    Na jep, o Zoti Krisht,
    shpërblyer me gjalun tënd,
    trishtimi i vdekjes s’ashpër
    të na kthehet në gëzim të jetës.

    Dhe thirr shërbëtorët e tu,
    të ndarë prek këtij shekulli,
    që atje ku s’ka më vdekje
    të këndojnë ty, princit të jetës,. Amen

    NGA LITURGJIA E TË VDEKURVE.

    Torrkerry

  20. #220
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2008
    Postime
    3,176
    ASHKUSH SI ZOTI.

    Askush nuk është i ngjashëm me ty, o Zot;
    ti je i madh dhe emri i yt është i madh në fuqi.
    Kush nuk do të kishte frikë prej teje, o mbret i kombeve?
    Po, kjo të detyrohet,
    sepse midis gjithë njerëzve të ditur të kombeve,
    në të gjitha mretëritë e tyre
    nuk ka njeri të ngjashëm me ty.

    GJEREMIA 10,6-7.

    Torrkerry

Faqja 11 prej 47 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-05-2009, 05:44
  2. Viti kushtuar Darvinit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 17:02
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 08:08
  4. Lutja kushtuar Zotit
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •