Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    5

    Ndihmë për një hartë në flash

    djema ju drejtohem me shpresen se do te me ndihmoni. Dua te perpunoj nje harte ne flash ku dua ti vendos disa pika, dua qe ato pika te jene butona( deri ketu jam ok mundem ta bej deri ketu) pastaj pas shtypjes dua qe te me hapet foto e re nga ajo pike. Shembull www.ohrid.com.mk, riviera map. ju faleminderit

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Fotoja qe do te nxjerresh kur klikon ne butonin pike do jete foto statike apo
    imazh si te faqja e Ohrid.Ato imazhe te Ohrid jane clipsa filmi qe luhen ne 2-3frame/sek,domethene jane te perbera nga disa frames.Per cdo buton qe shtypet te shfaqet nje imazh i animuar ne levizje si te faqja e ohrid,keshtu e do apo jo?
    Si fillim te duhet te vizatosh pikat si rrathe shume te vegjel.Ne flash klik ne fut nje shtrese(lajer) Klik ne ikonen ovale dhe vizaton 1 rreth te vockel mbi imazhin e hartes.Rrethit i ben select,e zgjedh dhe klik ne modifiko /konvertim ne simbol grafik.Simboli grafik duhet te zgjidhet te opsionet si buton dhe do shfaqet ne librari.
    Te properties e percakton si buton dhe fut stroke dhe mbushje fill me ndonje ngjyre.Keshtu e ben edhe me pikat e tjera.Krijon nje shtrese dhe me vone ben vizatim/konvertim ne simbol grafik, buton.Pasi ke mbaruar keto,duhet te futesh ne librari klipsat video(ose imazh statik nqs me klikim te pikes(butonit) do shfaqet vetem nje imazh pa levizje,animacion.Imazhet duhet ti kthesh ne grafik simbol.Klik file open fut imazhin.I ben zgjedhje/modify/konvert ne grafik simbol.Imazhet si simbole grafike i fut secilen ne nje shtrese te vecante(new layer).Nqs imazhi eshte animacion e fut si video e konverton si movie clip simbol dhe e fut ne shtrese te vecante.Pasi ke bere te gjitha keto ne skene do kesh imazhin e hartes me disa pika supozojme 5 pika rrathe te mbushur qe jane butona.Me klikim te nje butoni do shfaqet nje movie clip/ose imazh.Klik tek fut nje shtrese te re dhe krijon nje shtrese te re Aksion.Kjo shtrese duhet te jete ne krye(shtresat e tjera duhet te vijne me poshte).Klik te butoni i pare rreth.Tek Timeline klik ne frame 1 te butonit.Mbaj shtyp miun,shtyp ne tastjere ctrl dhe klik te frame 1 e shtreses qe ka imazhin(filmin qe do shfaqet),klik te frame 1 ne shtresen e aksionit Pastaj shkon dhe fut skript aksionin te movie clip kontroll klik dy here ne On pastaj klik ne release.
    Klik lart ne timeline kontroll klik 2 here ne play.
    Te njejten gje ben edhe me butonat e tjere,duke zgjedhur frame 1 te butonit,mbaj shtyp ctrl dhe klik poshte tek frame 1 te aksionit
    dhe frame 1 te imazhit ne layer e vecante me te cilen do kombinoje ky buton.Ne perfundim i ben test filmit.Kur te hapet klik ne ndonje buton(pike ne harte) dhe menjehere do shfaqet nje imazh animacion(movie clip) ose nje fotografi(imazh statik) varet cfare materiali ke aty,imazh apo video.
    Cdo shtrese layer vuri nje emer specifik qe te marresh vesh se kujt i perket.
    Psh nje shtrese(layer) video me pamje nga liqeni i ve emrin liqeni.Nje imazh layer qe i perket nje muzeumi i ve emer muzeumi.Kjo te ndihmon te kombinosh butonin me imazhin/filmin perkates.Ne perfundim kur te klikosh nje buton te shfaqet ai imazh/film qe do dhe jo tjeter.Mbaj parasysh qe me cdo konvertim imazhi ne grafik simbol,ai imazh do futet si simbol grafik ne librari.Psh vizatove nje rreth te vogel dhe e konvertove ne grafik simbol.Ate do e shohesh ne librari.Nga libraria i ben drag(e terheq me miun) dhe e fut ne skene disa here.Ja ku u krijuan 5-6....10 pika butona qe i pozicionon me miun ku te duash ne harte.Kjo eshte nje tjeter menyre e thjeshte dhe e shpejte per te futur disa butona identike ne permasa ne skene,pa qene nevoja te vizatosh disa rrathe qe krijon problemin per te kontrolluar permasata e cdo rrethi dhe modikuar diametrin qe te gjitha te jene njelloj.Terheqja e nje simboli grafik disa here nga libraria ne skene ben qe te kesh disa butona rrathe identike ne madhesi,i pozicionon ku te duash mbi harte dhe te kursen kohe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 30-07-2008 më 16:42
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

Tema të Ngjashme

  1. Varfëria dhe mizerja.
    Nga DI_ANA në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 125
    Postimi i Fundit: 18-01-2017, 05:25
  2. Wehhabizmi sipas Ehl-i Sunnetit
    Nga Bani gjk në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:28
  3. Çlirimi i Frymës
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 12-08-2005, 12:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •