Luan Mersini, i dėnuari qė u balsamos nė laborator
Familjarėt: Si e gjetėm pas 30 vjetėsh trupin e tij mes kadavrave tė spitalit
Afrim Imaj
Eshtė tronditėse, por gjithsesi e vėrtetė: Njė qytetar nga Vlora gjen pas 30 vjetėsh trupin e tė vėllait me pamjen e ditės kur janė ndarė!
Ngjarja e rrallė ka pėr protagonist 70-vjeēarin, Lavdosh Mersini, nga fshati Ēeprat i Labėrisė, qė pas shumė mundimeve nė kėrkim tė eshtrave tė tė vėllait, pushkatuar nga gjykata komuniste, mundi tė gjejė trupin e tij nė kabinetin e anatomisė sė fakultetit tė Mjekėsisė. Pikėrisht atėherė kur po humbiste shpresat dhe ēdo pėrpjekje i dukej e kotė, rastėsia do ti falte privilegjin e pabesueshėm dhe kėmbėt do ta ēonin aty ku qėndronte trupi i Luanit, madje me pamjen e dikurshme, kur ishte 25 vjeē.
Fillimisht nuk u besova syve. Mė dukej ėndėrr. Si nė ato baladat e lashta. Duhej ta pėrmbaja veten. Po nuk ishte e lehtė. Zgjata kokėn dhe e pashė. Direkt nė sy. Ishte ai. Po, po Luani! Sytė e tij sikur deshėn tė mė thoshin diēka. Se vetėm sytė mund tė flisnin. Ēdo gjė tjetėr, nga koka te kėmbėt, dukej e ngrirė. E akullt. Vetėm vėshtrimi ofronte jetė, ngrohtėsi, kujtesė. Vėshtrimi i tij mbėrthyer tutje, nė horizont, dukej i lodhur. Si ato ditė nė burg kur pyeste pėr mėmė Hajrien. Hodha hapat e parė drejt tij. Shkoja drejt vėllait, apo drejt njė fantazme?! U zgjata ta pėrqafoj, ta puth. Si vėllai i pėrvėluar nga malli pėr vėllanė. Dukej i ri, fare i ri. Aq sa ēishte kur u ndamė para 30 vitesh. Ishte Luani, ashtu siē kishte qenė! Me atė ballė, me ata sy, me ato vetulla tė zeza. Me atė trup tė bėshėm e tė drejtė. Veē flokėt i kishte tė qethur. Dhe njė vrimė plumbi nė rrėzė tė kreshpės sė hundės. Ishte gjurma e fundit e atyre qė kishin vendosur pėr fatin tragjik. Dhe formalinė, shumė formalinė qė mbante vigan trupin e tij.
Po Lavdosh Mersini duhej tė pėrmbante veten, pėr tu ngritur mbi dhimbjen dhe tronditjen e jashtėzakonshme. Duhej tė rikthente vėllanė te strehėza e tij, nė Ēepranin e largėt, pėr ta ēmallur me vėllezėrit dhe motrat, me nipėrit dhe mbesat, me miqtė dhe shokėt. Pastaj rrugėtimi, i gjatė, i lodhshėm, ngazėllyes...
Burbuqja, e motra: Luani si Kostandini u kthye pas 30 vjetėsh
E ke dėgjuar atė legjendėn ti pėr Kostandinin?! Padyshim qė e ke dėgjuar, si edhe unė. Po nuk ma do mendja qė e ke pėrjetuar. Nuk e di kush tjetėr e ka pasur kėtė fat. Rikthimi i Luanit pas 30 vjetėsh ishte njėsoj si i Kostandinit. Po, po! Teksa e puthja ashtu tė ftohtė, kujtoja legjendėn e qėmotshme. Legjendėn e asaj pritjes sė gjatė tė kalorėsit qė kapėrceu male tė tėrė pėr tė takuar nėnėn dhe motrėn e vet. Se edhe Luani qė pati mort e vdekje, nuk pati varr e tretje. Si Kostandini! Po jo edhe si Kostandini! Se Luani nuk e gjeti nėnėn dhe nuk e pa si u tret e gjora me dhimbjen pėr tė...
Tė trondit ky rrėfim i motrės sė Luan Mersinit, Burbuqe Haxhiaj, ndėrsa ke trokitur nė derėn e apartamentit tė saj, diku nė periferi tė Durrėsit. I duhet forcė tė pėrmbajė ngashėrimin dhe lotėt qė i rrėshqasin nė faqe. I shoqi, Enveri, i mėsuar tashmė me kėtė gjendje tė saj duhet ta ēojė vet fillin e bisedės mė tej, tė paktėn sa tė thyejė ēastet e dėnesės sė Burbuqes...
Luanin e arrestuan se nuk pranoi tė bashkėpunojė me Sigurimin e Shtetit. Pas kėsaj i montuan njė akuzė pėr shpėrdorim detyre gjatė ngritjes sė objekteve social-kulturore nė kooperativė. Dhe u qep njė shumė deficiti 50 mijė lekė pėr ta ekzekutuar natėn me plumb. Kaq thotė Enveri sa pėr tė rifutur tė shoqen nė bisedė dhe nxjerr njė tufė me letra, nė tė cilat ka mbetur verdikti i gjykatės, zbardhur nė kulisat e kohės sė zymtė. Pastaj motra e djaloshit tė martirizuar barbarisht vazhdon mendueshėm: E morėn papritur. I hodhėn prangat nė fshat, aty ku punonte dhe e nisėn pėr nė qelitė e Vlorės. Rrugės u takua me vėllanė dhe i dha orėn e dorės. Sigurisht pėr ta ruajtur. Mė tej do ta takonim vetėm me lejen e hetuesisė. Nuk iu venit kuraja pėr asnjė ēast. Nuk lypi kurrė mėshirė. Vetėm cigare na kėrkonte ēdo herė, dhe asgjė tjetėr. Merak i vetėm i mbeti nėnė Hajria. Pėr tė e kishte porosinė e parė dhe tė fundit. Kėshtu deri mė 24 tetor 1968....kur e vranė.
Vetėm kaq mund tė thotė Burbuqja, ndėrkohė qė ėshtė e bindur se mė shumė di vėllai i madh, Lavdoshi. Adresa e tij ėshtė edhe momenti i ndarjes me kėtė nėnė zemėrlėnduar...
Lavdoshi, njėri nga vėllezėrit: Luani kėrkoi ta shikonin gjykatėsit nė sy
Lavdosh Mersinit, vėllait qė e ka gjetur pas 30 vjetėsh trupin e Luanit nė laboratorin e anatomisė, i ka mbetur nė sy qėndrimi pėrpara trupit gjykues. Sa herė i ėshtė dashur tė kujtojė imazhin e tė vėllait, i ėshtė rikthyer atij dueli ku Luani sfidonte pa asnjė drojė akuzat e montuara nga njerėzit e Sigurimit tė Shtetit. Eshtė kjo arsyeja qė fillin e bisedės e zė pikėrisht kėtej...
Pas hetimeve tė mbyllura, e nxorėn nė gjyq. E akuzuan pėr shpėrdorime nė shumėn 50 mijė lekė. Ishte rrumbullakosur kjo shifėr nė zyrat e Sigurimit tė Shtetit dhe ligjėrohej nė sallė nga prokurori Sotir Spiro dhe gjyqtari Irakli Bozgo. Sipas tyre, Luani, gjatė punės pėr ngritjen e objekteve social-kulturore nė kooperativė, kishte krijuar njė dėm ekonomik pėr shtetin qė do ti kushtonte jetėn(!). Pėr momentin askujt nuk i shkoi nė mendje se do tė arrinte deri nė dėnimin fatal. Ca mė tepėr, qė edhe dėshmitarėt e thirrur nė gjyq kundėrshtuan prerazi akuzėn. I pari e hodhi poshtė dėshmitari kryesor, kryetari i kooperativės sė Mavrovės, Telo Danaj. Ai nuk pranoi asnjė nga provat e hetuesisė, madje nė gjyq foli pa frikė pėr figurėn e mirė tė Luanit. Ky reagim do ta nxehte kreun e trupit gjykues dhe do ta nxirrte jashtė me arrogancė. E njėjta skenė u pėrsėrit edhe me dėshmitarin tjetėr, shefin e llogarisė sė kooperativės, Maliq Hoxha. E nxorėn edhe atė jashtė shpėrfillshėm. Nė kėtė situatė u ēua vrullshėm Luani, me vėshtrim tė egėrsuar nga podiumi. Mos i tundoni njerėzit e nderuar! I bini shkurt asaj qė keni menduar! Unė do tju qėndroj ballasi deri nė fund, provoj burrėrisht mashtrimet tuaja. Ju nuk e njihni burrėrinė. Prandaj nuk dini tė shikoni nė sy. Se veproni fshehtaz, nė errėsirė me tė pavėrteta dhe akuza bajate!... Deshi tė vazhdonte mė tej me kėtė reagim Luani i prangosur, po fjalėn do tia linte nė mes zėri i prokurorit: Do ta paguash me plumb Luan Mersini! Nė litar do ta paguash...
Vetėm kaq i kujtohet nga ai vegim i largėt, por gjithsesi domethėnės Lavdosh Mersinit, nga gjyqi i tė vėllait nė shtėpinė e Pashait, nė qendėr tė Vlorės. Pėr ēka do tė rridhte mė tej,shton ai, u pa hapur se fati i Luanit ishte paravendosur...
Bardhyli, vėllai tjetėr: I ēuam rrobat e dimrit nė burg dhe na thanė se e kishin vrarė
I pari qė e ka marrė vesh ekzekutimin e Luanit ka qenė vėllai i madh, Bardhyli. Ka qenė njė ditė e ftohtė tetori e vitit 1968, kur u nis me porosinė e nėnės pėr ti ēuar veshjet e dimrit dhe ca ushqime nė birucat e policisė sė Vlorės. Ndėrsa ka trokitur nė portėn e oficerit tė rojės dhe e ka sqaruar pėr ēka ėshtė gjendur aty, ka marrė edhe pėrgjigjen tronditėse. Akoma nuk e dini ju se Luanin e kanė pushkatuar! Ka mjaftuar kjo dhe Bardhylit i janė prerė gjunjėt. Rashė nė tokė pa ndjenja dhe nuk e di kush mė ēoi nė kėmbė, kujton njeriu qė ėshtė njohur i pari me lajmin e kobshėm pėr tė vėllanė. Mbaj mend si mė pėrmendėn duke mė hedhur ujė nė fytyrė dhe shkelmat e oficerit rojė mbi torbėn e rrobave dhe ushqimeve qė kishin rėnė poshtė sportelit tė zyrės sė tij. Nė ēast kujtova mėmė Hajrien. Si mund tia thosha asaj. Ashtu, i trullosur, u nisa pėr nė fshat. Nuk duhej tė qaja. Kėtė mė kishte thėnė nė takimin e fundit Luani, qė me sa dukej e kishte parandjerė fatin e keq...
Pėrtej kėsaj skene tronditėse, Bardhyl Mersini ka dėshirė tė kujtojė ato ngjarje qė lidhen me jetėn e virtytshme tė vėllait tė martirizuar barbarisht. Nė pėrfytyrimin e tij ka mbetur Luani ēapkėn qė mbaroi shkėlqyeshėm shkollėn e mesme dhe i vunė pėrpara postbllokun e biografisė sė keqe. Kanė mbetur tė gjalla mbresat nga bisedat pėr filmat dhe sportin ku Luani ishte zembereku i tyre.
Ka mbetur meraku i tij pėr tu veshur bukur e pėr tu krehur allafrėnga, madje deri te guximi pėr tė vėnė kollaren e zgjedhur me shije. Erdhi nga shkolla dhe iu fut jetės me vrull, tregon Bardhyli. Iu pėrvesh punės nė ndėrtim 10 /12 orė nė ditė. Duhet tė ēajmė tė parėt, na thoshte. Dhe me tė ardhurat e fituara na ngriti nė kėmbė derisa pėrfunduam tre shtėpi, pėr tė tre vėllezėrit. Sa kthehej nga puna, bėhej tjetėr njeri. Lahej, vishej dhe shpesh shkonte nė Vlorė, sidomos kur kishte ndonjė ndeshje futbolli. Kishte pasion kinemanė. Aktorėt mė nė zė tė kohės i njihte tė gjithė dhe mundohej tė dashuronte me ta tė rinjtė e tjerė. Ishte i gjallė e aktiv nė shoqėri. Ishte i gjendshėm pėr ēdo hall tė atyre qė njihte. Pėr pak vite pas shkollės, filloi tė bjerė nė sy tė tė gjithėve. Kėtė mesa dukej e kishin vėnė re edhe ata tė Sigurimit. Deshėn tė pėrfitonin nga shkathtėsia e tij, por edhe nga ceni politik si djalė kulaku. Prandaj e thirrėn pėr ti kėrkuar bashkėpunim. Pėr tė siguruar informacion pėr grupet qė pėrgatiteshin atėherė nė Vlorė pėr tu arratisur. Kundėrshtoi prerė. Ndėrkaq e kuptoi edhe koston qė do ti paguante kėsaj. Na i shprehu edhe neve se nuk do tia harronin kollaj. Qė kėtej nisi drama fatale pėr tė...
Enveri, i kunati: E ėma, Hajria nuk pranoi tu japė policėve kostumin e Luanit
Erdhėn punonjėsit e sigurimit tė shoqėruar nga njė duzinė policėsh dhe kontrolluan nė tė gjitha skutat e shtėpisė pėr tė marrė ēdo gjė tė Luanit, libra, blloqe, fletore, rroba, e deri te teshat e fjetjes. Kur zunė me dorė kostumin e ri qė atė vit e kishte qepur pėr ditėn e dasmės, turfulloi mbi ta pa marrė parasysh asnjė rrethanė Hajria. Jetėn mund tė ma merrni, po kėtė jo, u tha dhe ua rrėmbeu nga duart. Ndenjėn pėr njė ēast tė hakėrryer policėt dhe kur u bindėn qė ajo nuk mund tė lėshonte pe mė tej, ia lanė. Atė kostum e mbajti te koka deri nė ditėn qė vdiq...
Ėshtė Enver Haxhiraj, kunati i Luanit qė tregon kėtė detaj, pėr tė cilin thotė se nuk ka pėr ta harruar asnjėherė. Gjithsesi, nėnė Hajria mundi tė jetojė vetėm pak ditė nga gjėma e Luanit dhe vdiq nė moshėn 55-vjeēare me marazin e madh qė nuk mori vesh asnjėherė ku pushonin eshtrat e tė birit tė martirizuar barbarisht pas gjyqit farsė....
Njė ish-punonjėse e laboratoritrupin e djaloshit nga Vlora e balsamosėn natėn
Njė nga ish-punonjėset e hershme tė laboratorit tė mjekėsisė ligjore qė nuk pranon tė indetifikohet, ka guxuar qysh atėherė pėr tė ēuar lajmin te familja e Luanit. E pohon kėtė edhe Lavdoshi, i cili e ka marrė mesazhin nga njė i njohuri i saj nė Vlorė, ndėrkohė qė e kėrkonte trupin e vėllait sa nga Pylli i Sodės, te Pusi i Mezinit, fidanishtja e ullishteve, plazhi i vjetėr etj. Po tregimi i gruas qė puna e ka lidhur me laboratorin e kufomave, nuk mbaron kėtu. Ka qenė njė moment i veēantė qė ky rast ėshtė ngulitur nė kujtesėn e saj. Gjithēka ka tė bėjė me ēastet e mbėrritjes aty tė trupit pa pajetė tė Luanit. Ishte viti 1968, madje diku nga muajt e fundit tė tij. Mbaj mend qė nė kėtė periudhė nė fakultet ndjehej krizė pėr kadavrat. Sipas njė urdhri nga lart, u ngrit njė grup ekspertėsh me tre katėr veta mjekė e hetues dhe vizituan disa nga burgjet e vendit. Kryesisht, pre e gjahut tė tyre, ishin kontingjentet qė ishin ndėshkuar, ose prisnin tė ndėshkoheshin me vdekje. Njė ditė, herėt nė mėngjes, kur sa kishte mbėrritur ekspedita nga Vlora, dėgjova njė nga specialistėt qė kthehej andej ti thoshte shefit se nė Vlorė kishte konstatuar njė material shumė tė mirė, tė cilin, sipas tij, kishte rėnė dakord me sektorin e Ministrisė sė Brendshme pėr ta bėrė pjesė tė kabinetit. Mė tej mora vesh se bėhej fjalė pėr njė djalė 25-vjeēar qė ishte dėnuar pėr abuzime ekonomike. Tė nesėrmen pas kėsaj na lajmėruan natėn, pasi e kishin sjellė. Pata rastin ta shikoja sa e zbritėn nga makina. Ishte njė djalė i bukur me njė trup tė rregullt. Njerėzit qė e pėrpunuan thanė se ishte njė nga rastet qė do tė mbijetonte pėr shumė kohė nė laborator. Dhe, teksa pashė dokumentet qė e shoqėronin, gjeta rastin dhe ēova nė rrugė tė tėrthortė lajmin te familja e tij....
Njė i vdekur mes tė gjallėve
Kėshtu ka ndodhur me djaloshin 25-vjeēar, Luan Mersini nga Ēeprati i Vlorės. Ndėrsa ėshtė pushkatuar me vendim gjyqi e kanė transportuar po atė natė pėr nė Tiranė. Me orė tė tėra dhe nė fshehtėsi tė plotė, mjekėt kanė pėrpunuar trupin e tij dhe pas balsamosjes e kanė vendosur nė laboratorin e anatomisė sė fakultetit tė Mjekėsisė, me njė matrikull tė thjeshtė. Qysh tė nesėrmen ėshtė gjendur nė podiumin e kabinetit dhe ka vazhduar tė dialogojė nė heshtje me bluzat e bardha. Breza tė tėrė mjekėsh do tė ushtroheshin mbi trupin e tij. Njė i vdekur do tė bashkėjetonte kėsisoj me tė gjallėt! Dhe jo pak, por 30 vjet me radhė. Derisa njė ditė pedagogu pa zė do ta braktiste profesionin e detyruar, pėr tu kthyer nė vendlindje. Prapa do tė mbetej misteri i zbardhur dhe shumė kujtime tė dhimbshme...
Laboratori
Nikulēenko, rusi qė krijoi laboratorin e Anatomisė
Doktor Gazmend Velēani, njė nga veteranėt e kirurgjisė dhe pedagogėve tė fakultetit tė Mjekėsisė, fillesat e institucionit tė shkollimit tė bluzave tė bardha shqiptare i lidh me kontributin e kolegėve sovjetikė gjatė fillimit tė viteve pesėdhjetė. Aty nga viti 1952, kujton ai, nė fakultet u krijua kabineti i Anatomisė, i cili bashkė me laboratorin u pajis edhe me muzeun pėrkatės, ku u vendosėn pjesė tė trupit tė njeriut nė mjedise tė ruajtura, sipas kėrkesave specifike. Gjithēka e realizuar nė tė ishte fryt i punės krijuese tė profesorit sovjetik, Nikulēenko, i cili gjatė asaj periudhe kontribuoi shumė pėr institucionalizimin e shkollės shqiptare tė mjekėsisė. Pėr herė tė parė pra, studentėt tanė do tė konkretizonin leksionet e anatomisė nė laboratorin qė mbante pėr bazė materiale pjesė nga trupi i njeriut. Pėr mėsimdhėnėsit shqiptarė fillimisht kjo nuk do tė ishte e lehtė, po mė tej ēdo gjė do tė kalonte nė rutinėn e pėrditshme dhe do tė bėhej monotone. Pjesa mė e vėshtirė, rrėfen doktor Velēani, ishte sigurimi i lėndės sė parė, qė mbetej detyrė e dekanatit dhe katedrės sė anatomisė. Pikėrisht pėr kėtė u vendos njė bashkėpunim me Ministrinė e Brendshme dhe me drejtoritė e azileve ku jetonin njerėz pa familje. Nė bazė tė procedurave ligjore tė kohės, ekipi i mjekėve tė fakultetit bėnte tėrheqjen e trupave dhe mė vonė bėhej pėrpunimi i tyre nė laborator, pėr tu vendosur nė muzeun e anatomisė. Pėr veteranin e kėsaj katedre, njė mbėshtetje tė madhe ka dhėnė nė fillesat e kompletimit tė kėtij kabineti ish-dekani, Mendar Shtylla. Ndėrkaq, Velēani nuk harron tė kujtojė kontributin e kolegėve tė tij, Skėnder Dauti e Fiqiri Basha, si dhe punėn pasiononte tė laborantit, Kol Pepa. Ishin kėto ēastet e para kur bluzat e bardha do tė operonin me trupin e njeriut pėr ta bėrė bazė materiale pėr kabinetin e fakultetit. Puna pėr krijimin dhe zgjerimin e tij, siē thonė shumė nga mjekėt e tjerė qė vazhdojnė tė jenė pjesė e kėtij dekanati, mbartte njė lloj misteri, sidomos gjetja dhe pėrgatitja e trupave tė njerėzve qė shtoheshin rishtaz nė muzeun e tij. Doktor Velēani pėrjashton nė mėnyrė kategorike, pėr aq sa ai ka qenė pjesė e kėsaj katedre, faktin qė mjaft nga kufomat vinin nga radhėt e tė dėnuarve politikė. Me sa di unė, ne mund tė kemi tėrhequr trupin e ndonjė tė dėnuari ordiner, tė paktėn pėr aq sa na thoshin, pasi pėr politikanėt, balsamosja e tyre, sipas diktaturės, ishte njėlloj si ti hipje nė piedestal. Gjithsesi, tani qė ēdo gjė ėshtė transparente mund tė zbardhet ēdo lloj misteri qė pėrflitet lart e poshtė, pėrmbyll veterani i kirurgjisė shqiptare.
Familja Mersini dhe drama e kulakėve
Etiketimi Kulak i kushtoi familjes Mersini njė dramė tė tmerrshme. I pari provoi qelitė e burgjeve komuniste, i ati i Luanit, Tofiku. Pas tij u arrestua, xhaxhai, Bexheti, qė i shpėtoi rastėsisht pushkatimit. Nė vijim u ekzekutua Luani. Ndėrkaq, nė ferrin e internimeve pa fund pėrfunduan vėllezėrit e tjerė, Bardhyli, Lavdoshi dhe motra Burbuqe. Vetėm pse ishin fėmijėt e kulakut dhe njėrit prej nacionalistėve me emėr nė zonė
Krijoni Kontakt