Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823

    Vdesin burrë e grua në burgun e Peqinit. I zë korenti në dhomën e takimeve

    • Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin ku kanë mbetur të vdekur burrë e grua si pasojë e një korrenti. I dënuari me 22 vjet burg Mynyr Muça dhe e shoqja e tij kanë qenë në dhomën e takimeve speciale kur janë zënë nga korrenti duke u shkaktuar atyre vdekjen e menjëhershme.

    PEQIN - Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin. Burrë e grua janë zënë nga korenti dhe kanë humbur jetën në dhomën e takimeve në burg.
    Mynyr Muça, 31 vjec nga Pogradeci, i dënuar me 22 vjet burg për tentativën e vrasjes së një oficeri policie ka qenë në orarin e takimit me bashkëshorten e tij 26 vjeçare Thellënza Muça, kur nga kontakti me korentin kanë humbur jetën.
    Lajmi per vdekjen e ciftit është bërë i ditur nga burime të burgut të Peqinit ndërkohë që mësohet se në vendin e ngjarjes është duke mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Gazmend Dibra.
    Policia dhe kryerët e burgjeve të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet për të zbardhur gjithcka qe ka ndodhur ne oret e pasdites ne burgun e Peqinit. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje, por dyshimet e para janë për ndonjë tentativë të mundshme për arratisje ose për vetëvrasje. Megjithatë burime nga vendi i ngjarjes kanë deklaruar se gjithçka është nën hetim dhe ende nuk dihen motivet e sakta të vdekjes së çiftit.

    Balkanweb

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Gjynaf!!!!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Ket lajm e ndegjova edhe un , por kishte verzion tjeter , burri mbyt gruan ne nje qeli te burgut dhe pastaj ben edhe vetvrasje.
    kshtu ishte ne top channel
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  4. #4
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin ku kanë mbetur të vdekur burrë e grua si pasojë e një korrenti. I dënuari me 22 vjet burg Mynyr Muça dhe e shoqja e tij kanë qenë në dhomën e takimeve speciale kur janë zënë nga korrenti duke u shkaktuar atyre vdekjen e menjëhershme.
    Kesaj i thone, te besh seks deri ne vdekje!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Renea Lexo Postimin
    Ket lajm e ndegjova edhe un , por kishte verzion tjeter , burri mbyt gruan ne nje qeli te burgut dhe pastaj ben edhe vetvrasje.
    kshtu ishte ne top channel
    Edhe une e ndegjova nje version tjeter, gjithsesi, i leht u qoft dheu..
    Sui generis

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ja versioni tjeter, me ne fund e gjeta nje artikull..

    Vret gruan dhe veten ne qeli

    PEQIN - Vret ish-bashkeshorten, duke i marre frymen me tel dhe me pas hidhet mbi korrent. Ngjarja e rende ka ndodhur ne burgun e Peqinit, ku dy persona kane gjetur vdekjen. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ne rrethana qe jane zbardhur pas disa ore hetimesh intensive te bera nga policia dhe nga drejtuesit e burgut. Mynyr Muca, 33 vjec dhe ish-gruaja e tij, Thelleza Muca, 27 vjece, kane humbur jeten ne dhomen e takimeve. Burimet nga burgu i Peqinit, kane treguar dje per gazeten se, Thelleza e cila ishte rrembyer nje vit me pare, me qellim per t'u trafikuar ka shkuar qe te takonte ish-burrin e saj, pas me shume se 1 viti. Ajo e kishte bere rrugen nga Pogradeci deri ne burgun e Peqinit bashke vjehrrin e saj, babane e Mynyrit si dhe vajzen 6-vjecare. Mynyri vuan denimin prej 22 vjetesh heqje lirie ne kete burg se bashku me tre vellezerit e tij, pasi jane akuzuar per tentative vrasjeje te shefit te krimeve te policise se Pogradecit, me ane te nje granate. Policia dyshon se vrasja dhe veteflijimi ishin te paramenduar qe me pare dhe i denuari kishte ruajtur diten kur te ndodhej vetem me ish-bashkeshorten.

    Thelleza Muca i kishte kerkuara babait te ish-burrit qe te takonte Mynyrin, me qellim qe te sqaronte disa gjera qe kishin ngelur pas divorcit. Kete gje e ka kerkuar me ane te babait te saj, pas divorcit. Se bashku me vjehrrin, Muca eshte nisur per ne Peqin dhe kane marre dhe vajzen 6 vjece me vete, qe te takonte babane. Familjaret kishin bere dy kerkesa, nje takim te perbashket dhe nje tjeter ne dhomen sekrete, kur takohen ciftet. Pas takimit me tre personat, Mynyri se bashku me Thellezen, kane hyre ne dhomen e takimeve sekrete. E gjithe ngjarja ka ndodhur ne kete vend, per pak minuta, kjo sipas policise. Ne rindertimin e ngjarjes, bazuar ne provat e mbledhura, cifti ka pasur nje zenke me pare. Ne keto kushte 33-vjecari, ka shkulur kabullin e freskueses qe ndodhej ne tavanin e dhomes dhe me ate ka mbytur ish-gruan e tij. Duke pare ate qe kishte bere, ai ka shkulur te gjithe telin dhe me pas eshte hedhur mbi te duke u shkrumbuar nga energjia elektrike. Asnje njeri nuk e dinte ate qe ndodhte ne dhomen e takimeve. Jashte kane qene duke e pritur 27-vjecaren, vajza e saj se bashku me gjyshin.

    Krimi i dyfishte eshte zbuluar ne momentin kur gardianet kane kerkuar qe te nxirrnin ciftin nga dhoma e takimeve. Ata kane kerkuar qe te hapnin deren, por ajo ishte e bllokuar. Ne keto kushte, ata kane shperthyer deren. Pamja qe kane pare ka qene shokuese per ta. Gruaja ishte e shtrire ne krevat e vdekur, dhe me kordonin e korrentit ne qafe. Mynyr Muca ishte i shkrumbuar nga energjia elektrike. Hetimet kane nisur menjehere nga uniformat blu dhe aty kane mberritur drejtuesit me te larte te burgjeve, me ne kryer drejtorin e Pergjithshem Gazmend Dibra. Ne pyetje jane marre vellezerit e 33-vjecarit si dhe babai i tij, qe priste jashte deres te dilte e reja. Dyshimet e para te hedhura mbi kete krim jane ato te vrasjes se bere nga xhelozia qe kishte ai ndaj gruas qe kishte pasur deri ne momentin e divorcit te para nje viti. Deshmi nga policia u jane marre dhe personave qe Mynyri kishte pasur njohje ne burg. Ata kishin dyshuar se nje dite ai do ta ndermerrte kete hap. Vrasja e ish-gruas duket se ka sjelle qe me pas 33-vjecar i denuar me 22 vjet burg, t'i jepte fund jetes.



    K.J
    Sui generis

  7. #7
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ja edhe nje gazet tjeter, shkruan po te njejtin version si ky me lart..


    Tragjedi në burg, i burgosuri mbyt gruan

    33-vjeçari nga Trebinja e Pogradecit ka mbytur të shoqen me kordonin e ventilatorit

    Xhelozia ka shkaktuar dy viktima, në një ngjarje sa të rrallë, aq edhe të rëndë në ambientet e Burgut të Peqinit. Minir Muça, i dënuar të kalonte 22 vjet pas hekurave të burgut, në një moment krize xhelozie ka mbytur të shoqen, Thëllëzën, dhe më pas ka vrarë edhe veten. Ngjarja ka ndodhur dje në drekë, në Burgun e Peqinit, ku gruaja 26-vjeçare kishte shkuar për takim special me bashkëshortin e saj, por prej të cilit nuk ka mundur të dalë dot e gjallë. Problemet e dy bashkëshortëve, që janë edhe prindër të dy fëmijëve, duket se kishin nisur që përpara 6 vjetësh, kur Miniri ishte dënuar për akuzën e tentativës së vrasjes me paramendim.

    Ngjarja

    Thëllëza kishte kaluar portën e hekurt të Burgut të Peqinit rreth orës 09:00, së bashku me babain e Minirit dhe vajzën e saj 6-vjeçare. Pas takimit rutinë, ku kanë marrë pjesë edhe dy vëllezërit e tjerë të Minirit, të cilët janë po ashtu të burgosur në Burgun e Peqinit, gruaja kishte qëndruar për një takim special me bashkëshortin e saj. Me gjithë problemet që kishte pasur me bashkëshortin e saj, duket se gruas nuk i kishte shkuar në mendje se mund të rrezikonte jetën, teksa kishte shkuar për një takim special, që rezultoi jo dhe aq i tillë. Nuk dihet se si kanë precipituar gjërat dhe çfarë kanë debatuar të dy bashkëshortët, por rreth orës 16:00, punonjësi i shërbimit të burgut, që ka shkuar për t‘i lajmëruar se koha e parashikuar për takim kishte mbaruar, i ka gjetur ata të dy të shtrirë përdhe. Menjëherë është thirrur mjeku i burgut, i cili ka konstatuar se të dy bashkëshortët kishin vdekur.

    Hetimet

    Menjëherë pas konstatimit të ngjarjes, drejtoria e burgut ka njoftuar prokurorinë e rrethit. Nga hetimet paraprake rezulton se Miniri ka vdekur nga rryma elektrike, ndërsa e shoqja nga mbytja që duhet t‘i ketë bërë bashkëshorti. Burime konfidenciale informacioni nga grupi hetimor thanë se mendohet që takimi ka qenë i acaruar që në fillim të tij. Të dy viktimat ishin gjetur të veshur, çka tregon se mund të mos e kenë konsumuar fare takimin special, por të kenë kaluar direkt ne grindje. Në një moment të caktuar, sherri i ka kaluar kufijtë dhe Miniri e ka mbytur të shoqen me kordonin e ventilatorit që ndodhej në dhomë e më pas ka shfrytëzuar shkuljen e prizës për t‘i dhënë fund edhe jetës së tij. Trupat e të dy viktimave janë dërguar mbrëmë në orët e vona në morgun e Tiranës, për t‘u bërë autopsia.

    Problemet

    Në një njoftim zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve thuhet se nga biseda me të atin e Minirit rezulton që "çifti ka pasur probleme më parë, por nuk mendonte se mund të arrinte në këtë veprim dhe se vdekja ishte e paramenduar". Mësohet se Thëllënza është larguar për gati një vit nga shtëpia bashkëshortore, në Trebinjë, ku ata jetonin së bashku me prindërit e Minirit. Gjatë kësaj kohe ajo ka qëndruar te familjarët e saj, së bashku me fëmijët, një djalë dhe një vajzë. Nuk dihet nëse ky takim kishte si synim rikthimin e saj në shtëpinë e tyre të dikurshme, por përfundimi i tij duket se ishte paramenduar mirë nga ana e Minirit, të cilit i kishin mbetur edhe rreth 16 vjet burg për të vuajtur.

    Dënimi i Minirit

    Problemet me ligjin për 33-vjeçarin nga Trebinja e Pogradecit kishin nisur në vitin 2002, kur ai ishte 27 vjeç. Miniri, së bashku me dy vëllezërit e tij, ka pasur një konflikt pronësie me një bari, të cilin duket se e kishin rrahur rëndë. Pas kësaj ata ishin larguar nga fshati, duke iu fshehur policisë. Pak kohë më vonë, uniformat blu kishin marrë informacion se ata ndodheshin në shtëpinë e tyre dhe kishin organizuar një operacion për kapjen e tyre. Por të kërkuarit e kanë marrë vesh një gjë të tillë dhe duket se kanë reaguar në mënyrë të dhunshme. Miniri ka hedhur drejt policëve që kishin shkuar ta arrestonin një granatë, nga shpërthimi i së cilës mbeti i plagosur polici Robert Kote. Pas kësaj, policia arriti t‘i arrestonte të tre vëllezërit dhe ata u dërguan në bankën e të akuzuarve. Miniri u përball në gjykatë me akuzën e "Tentativës së vrasjes" dhe "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake". Gjykata e gjeti atë fajtor për të dyja akuzat dhe e dënoi me 22 vjet heqje lirie, dënim i cili përfundoi përpara kohe dje, teksa ai vendosi t‘i jepte fund jetës, pasi kishte marrë më parë edhe jetën e nënës së dy fëmijëve të tij.


    Shqip
    Sui generis

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-10-2006, 22:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •