Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Kuvendi miraton ndryshimet nė qeveri

    Miratohen ndryshimet nė qeveri, Pollo zv/Kryeministėr, Beja Ministėr i Arsimit, Godo ministre e Shėndetėsisė


    Kuvendi miratoi dje me shumicė votash ndryshimet pėr tre poste nė kabinetin qeveritar. Deputetėt miratuan propozimet pėr Genc Pollon, nė postin e zv/kryeministrit, Anila Godon, nė postin e ministres sė Shėndetėsisė dhe Fatos Bejėn, nė postin e ministrit tė Arsimit. Genc Pollo, kandidati postin e zv/kryeministrit ėshtė diplomuar nė Shkencat Historike nė Universitetin e Tiranės, ndėrkohė qė nė vitet 1986-1988 ėshtė angazhuar si kėrkues shkencor nė Akademinė e Shkencave. Ka kryer studime pasuniversitare nė Universitetin e Vjenės (1988-1990) dhe ėshtė njohės i 4 gjuhėve tė huaja. Ndėrsa, kandidati pėr postin e ministrit tė Arsimit, Fatos Beja, ka kryer studimet nė Universitetin e Tiranės, dega Filologji, ndėrkohė qė mban titullin Doktor i Shkencave Filologjike. Nė vitet 1971-1982, ai ka punuar si pėrkthyes e redaktor nė Agjencinė Telegrafike Shqiptare, ndėrsa mė pas (1985-1992), ka qenė bashkėpunėtor Shkencor nė Institutin e Gjuhėsisė dhe Letėrsisė, Akademia e Shkencave. Veprimtaria politike e Bejės nis nė vitet 1992-1997, si Kėshilltar Diplomatik i Presidentit tė Republikės. Nė vitin 1996, Beja zgjidhet deputet i PD-sė, ndėrkohė qė vijon aktivitetin e tij nė forumet drejtuese tė PD-sė. Aktualisht, Beja ėshtė nėnkryetar i Kuvendit tė Shqipėrisė dhe Kryetar i Komisionit parlamentar pėr Ēėshtjet Ligjore, Administratėn Publike dhe tė Drejtat e Njeriut. Ndėr tė tjera, Anila Godo, kandidatja pėr postin e ministres sė Shėndetėsisė ka lindur nė vitin 1956, nė Tiranė. Nė vitin 1980 ėshtė diplomuar pranė Universitetit tė Tiranės, nė Fakultetin e Mjekėsisė dhe qė prej atij viti ka ushtruar profesionin e mjekes nė Departamentin e Pediatrisė, nė Qendrėn Spitalore Universitare "Nėnė Tereza", nė Tiranė. Qė nga viti 1990 dhe deri mė sot ėshtė pedagoge nė Fakultetin e Mjekėsisė dhe nga viti 2003-2007 zv/dekane e Fakultetit tė Mjekėsisė. Nga vitet 1997-2002 ėshtė shefe e Departamentit tė Pediatrisė. Aktualisht ėshtė shefe e pavionit tė Onko-Hematologjisė Pediatrike. Qė nga viti 2007 ushtron njė mandat 7-vjeēar si anėtare e KALSH. Nė vitin 1997 ka marrė titullin "Doktor i Shkencave", ndėrsa nė vitin 2001, titullin akademik "Profesor i Asociuar". Ka njė aktivitet tė pasur shkencor dhe ka kryer njė seri specializimesh jashtė vendit. Ndėrkohė qė, Godo ėshtė anėtare e Partisė Republikane qė prej vitit tė parė tė krijimit tė saj.

    RD

  2. #2
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Ore sa poste kane ndryshuar deri me tani ne qeveri keta?

    Pyetje: sipas jush eshte sukses apo tregues i deshtimit te kesaj qeverie ndryshimi kaq i shpeshte i posteve?
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  3. #3
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Ti qė bėn pietje tė tilla...tė ka vėnė braē ruēo muēi tė piesėsh...

    e pi kafenė me zp nė jesto i worldit qė nė mėngjes.

    po tė mos ishte sala me kėto ndėrrime nė qeveri, nuk do pije kafe dot sot...as do shkruaje nė pc.

    Edvino Bollanot ēa do mė shkruajnė qė ti hedhin poshtė ndėrrimet qeverisėse?

    Koalicioni inė ėshtė me bazė tė gjėrė...Sala e ka kė tė marr e kė tė lė...


    La tė mirėt e mori mė tė mirė akoma...ata qė ishin mjaftueshėm i hoqi..qeveriu ka punuar mirė me pėrkushtim e pėrpjekje.

    Po ju braēe ramat e forumit, kriminelat e komunizmės dini tė vini shkopinjtė nėn rrota gjithnjė.

    Lavdi luanit tė demokracisė, Sal Ram Berishėn, o tė plasin komunistet.
    Ezekiel 25-17.

  4. #4
    atdhetar Maska e bledikorcari
    Anėtarėsuar
    29-02-2008
    Vendndodhja
    duke bere cicin ne omonia
    Postime
    289
    ahahahahahahahahahahahaha,gagagagagagagagagagagaga , o julius je i madh byrazer.

    kete gjuhe e perdor vetem njeri ketu,po edhe ty te shkoka.
    vazhdo me kete gjuhe.
    brarush do hapesh shkolle per kete lloj gjuhe o????
    PERETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR ME NJE DESHIRE ME NJE QELLIM

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet nė Bllog
    17
    Citim Postuar mė parė nga JestersWorld Lexo Postimin
    Pyetje: sipas jush eshte sukses apo tregues i deshtimit te kesaj qeverie ndryshimi kaq i shpeshte i posteve?
    Suksesi apo deshtimi i nje qeverie nuk duhet tek ndryshimi i emrave te ministrave por tek suksesi/deshtimi ne reformat dhe objektivat qe i vuri vetes kur erdhi ne pushtet. Dhe pavaresisht se ne keto 3 vjet ne pushtet qeveria qe Berisha drejton ka hasur kriza te medha institucionale, sic ishin beteja per zgjedhjen e presidentit, beteja per largimin e kryeprokurorit Sollaku, apo shperthimi i Gerdecit, ndryshimet ne qeveri kane qene minimale.

    Ajo qe Berisha po ben eshte mbajtja ne kembe e koalicionit te gjere qeverises me ane te pushtetit. Ai largon Pollon nga ministria e arsimit duke vendosur nje emer te vjeter ne PD si Fatos Beja per tu bere qejfin te gjithe militanteve te PD qe jane te pakenaqur nga ofiqet qe kane marre partite e vogla te koalicionit. Pollos i jep nje titull "zv-kryeminister" duke i hequr nga duart nje dikaster te tere si ministria e arsimit. Dhe me largimin e Mediut nga qeveria, ai riakomodon republikanet me emrin e Godos tek ministria e shendetese. Kurse demokristianeve Berisha u thote: "po ju perjashtoj nga qeveria pasi problemet tuaja nuk dua te me kthehen ne probleme te qeverise, por kur ti zgjidhni problemet me gjyqet dhe akuzat e gazetave, jam gati te pranoj perseri ne qeveri fitimtarin e duelit Ndoka-Gurakuqi".

    Suksesi politik i qeverise Berisha eshte tashme i provuar: koalicioni qeverises eshte solid dhe i paprekur, edhe pas 3 vjetesh qeverisje dhe pas kalimit te disa krizave te medha ne qeverisjen e vendit. Per sa i perket suksesit ne reforma, kete do ta diktoje vota e shqiptareve ne vitin qe vjen, por nga emerimet ne postet kyce te njerezve me te besuar te tij dhe te PD, Berisha po deshmon edhe njehere se sa i perkushtuar dhe ambicioz eshte ne agjenden e tij qeverisese.

    Albo

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Shqiptare 29 Korrik 2008

    Kryetarėt e partive dhe prostituta e Bisht-Pallės
    • Kiēo Blushi

    Nėse nė Shqipėri, pasi u lejua pluralizmi, do tė ishte vendosur me statut qė nė krye tė herės, se njė kryetar partie nuk mund tė qėndrojė nė post mė shumė se dy mandate, demokracia shqiptare nuk do tė katandisej “e brishtė” (kjo “e brishtė” tani tingėllon si: “demokraci cung”, ose “demokraci uloke!”). Po tė mos ishin ēimentuar kryetarėt e partive nė tė pėrjetshėm e tė pazėvendėsueshėm, tė pagjykueshėm e tė pagabueshėm, tė papėrgjegjshėm e tė pashembullt nė makut-harbutėri, duke mbetur pėrherė kryetarė tė lavdishėm, pavarėsisht zgjedhjeve nė parti e nė shoqėri, me siguri rezultatet nė Shqipėri do tė kishin pas qenė krejt ndryshe, mė pozitive se negative.

    Kaosi dhe rrokopuja nė shpėrndarjen e pasurisė nuk do tė ishin kaq mosmėkeq, hierarkia e vlerave nuk do tė qėndronte kaq kokėposhtė, autoritarizmi nuk do tė kishte kėtė fuqi bajraktėrore e poshtėruese, sikundėr e ka sot! As vajza e Doktorit nuk do tė ishte bėrė aq “e shquar”, sa tė fuste nė sherr gjithė Kuvendin e tė ngatėrronte bisedat e kafeneve e stolat-domino tė pensionistėve tanė tė lumturuar nga rritja 10% e pensionit!

    Ėshtė provuar mė se njė herė qė kryetarėt e partive mund tė lėshojnė gjithēka, edhe gratė e fėmijėt, por jo partinė, qoftė edhe sikur kjo tė katandiset me njė anėtar! Asnjė fabrikė apo biznes nė Shqipėri nuk jep pushtet tė pakufizuar dhe pasuri tė pamerituar, sa tė qėnit kryetar partie, qoftė edhe nė njė humbėtirė! Nėse nė vendet demokratike administrata civile ėshtė e qėndrueshme, ndėrsa kryetarėt e partive tė zėvendėsueshėm, tek ne ka ndodhur e kundėrta. Ka ndodhur e kundėrta pikėrisht qė disa kryetarė tė jenė tė pėrjetshėm, tė paprekshėm, tė gjithėpushtetshėm, tė pazėvendėsueshėm! Por demokracia nuk funksionon normalisht, nėse prishet kėsisoj ingranazhi i zėvendėsimit “automatik” i drejtuesve tė partive e qeverive nėpėrmjet zgjedhjeve tė lira e tė ndershme! Pikėrisht falė kėtij ingranazhi tė prishur “zgjedhor” qė nuk e pranon rrotacionin dhe vetėlargimin, Berisha deklaroi me njė sinqeritet tė frikshėm se do tė jetė edhe 30 vjet tė tjera nė pushtet! Ndaj, nėse edhe tek ne do tė ndėrrohej me “statut” e normalitet udhėheqėsia, jo me katrahura, as me pėrmbysje, nuk do tė kishim provuar as vitin ‘97, nuk do tė na kishin mbirė piramidat financiare, nuk do tė sulmohej e digjej kryeministria me antitank e tanke e arkivol, nuk do tė kishim as Gėrdec e as katarsis, e me siguri do tė kishim hyrė nė BE nė mos mė parė, nė njė kohė me Bullgarinė e Rumaninė, tė cilat, pėr hir tė sė vėrtetės, pėr shumė arsye, edhe gjeopolitike, kanė qenė mė prapa nesh! Ja pėrse merita qė Shqipėria mbeti e fundit nė Ballkan, njė dhi e zgjebosur e bisht pėrpjetė, e kanė, natyrisht e kryesisht, kryetarėt e partive tona lavdi e zullum-mėdha!

    ***

    Kryetarėt e partive tė mėdha qė kanė qeverisur me presidentė e kryeministra fuqiplotė, po edhe me aleanca tė mini-partive qė dinė tė mbajnė iso, parti qė ekzistojnė vetėm qė kryetarėt e tyre tė bėhen domosdo ministra, janė pėrgjegjėsit e fajtorėt parėsorė e ndoshta tė vetėm pėr kėtė sezon parlamentar me deputetė gjysmė- analfabetė, pėr kėtė mbrapshti tė pafalshme e tė pashembullt tė shoqėrisė qė detyrohet, prej gati 20 vjetėsh, tė ecė si gaforre, kėmbadoras, qorrazi, me tė dalė ku tė dalė, drejt aspiratės sonė tė dėshtuar pėr njė demokraci normale. Janė kryetarėt e plotfuqishėm tė partive, qė e transformuan “diktaturėn e proletariatit” nė “demokraturė tė autoritarizmit”; qė njėjtėsuan votėn e lirė me votėn e vjedhur; qė degėn e ullirit tė liri-demokracisė e kthyen nė gjethe Dushku, qė Njėshin e bėnė numėrorin e parė tė vėnė para qytetarėve tė vlerėsuar pėrherė si zero…

    Ata pra, kryetarėt e partive, pavarėsisht nga pesha e partisė, ata dhe pakkush tjetėr, (aq mė pak populli, tė cilin kur dėshpėrohen e shajnė me pa tė drejtė “ky popull kėtė meriton”, “ky ėshtė njė popull pa kulturė tė mjaftueshme demokratike” etj), nuk ka faj pėr kėtė theqafje morale, pėr kėtė krizė tė thiktė mosbesimi, pėr shpėrthimin e ujėrave tė zeza nėpėr media, pėr degradimin e institucioneve tė pavarura, pėr kėrcėnimin e rrugės, pėr pasigurinė dramatike tė familjes e shfytyrimin e shkollės, pėr kėllirėn e korrupsionit nė ēdo qelizė tė administratės, pėr yrryshin e pandalshėm tė krimit e gjakmarrjes kanunore, si dhe pėr mungesėn e frikshme tė Drejtėsisė, qė tashmė e ka ngujuar qytetarin nė kullėn “demokratike” tė Padrejtėsisė! Sepse populli bėn sikur voton, ndėrsa kryetarėt partiakė bėjnė sikur numėrojnė votat tona! Kujtoni ju se populli ka votuar e shprehur vullnetin e tij nė Kashar, nė rrethinat e Gėrdecit tė bombarduar pak muaj mė parė? Sepse ne bėjmė sikur zgjedhim, por nė fakt vendosin ata, kryetarėt e partive! Dhe ja pra, Kuvendi e qeveritė tona mbushen pėrherė e mė shumė me gjysmė-intelektualė, me ca ish-badigardė e ca ish-hidraulikė, me ca ish-mjelėse e me ca ish- “punėtore” tė nėpėrkėmbura nė rininė e tyre nga brigadierėt e operativėt, me njerėz pa kulturė qė as fjalėn “zhele” nuk dinė ta shqiptojnė! Niveli i pėrfaqėsimit tonė bie gjithnjė e mė teposhtė!

    Pyetja ėshtė e thjeshtė: Si e pėrse ndodh qė Kuvendi, sa vjen e degradohet pėr nga niveli kulturor e moral? Si ndodh qė ministra, pas viteve 2000, papritur e pakujtuar bėhen ca anonimė qė as pėr hyzmetqarė baxhosh nuk vlejnė? Si shpjegohet qė qeveria e parė e I. Qemalit tė ketė pasur nivel shumė mė tė lartė kulturor, arsimor dhe integritet moral se qeveria e vitit 2008?...Sepse kryetarėve tė partive u leverdis qė nė pushtet tė vijnė ca gjysmė intelektualė qė kapin qiellin me dorė e qė pastaj shiten e blihen nga kryetarėt e partive mė keq se kuajt nė pazarin e bagėtive tė Milotit! Vetėm me tė tillė “admirues” tė nėnshtruar (qė qeshin kur nuk ju qeshet, po me qė qesh kryetari), kryetarėt mund tė kalėrojnė rehat mbi zverkun tonė!

    Me tė tillė deputetė ata na pėshtyjnė e pastaj na japin mesazhin paqtues: Shqiptarė, ju vetė na zgjodhėt tė drejtojmė fatin tuaj, tani ulni kokėn e pranoni tė hiqeni pėr hunde nga ne! Tė jini tė lumtur qė kini fatin tė udhėhiqeni nga kryetari ynė!, - kur nė tė vėrtetė, jemi pėr faqe tė zezė! Janė kėta dinsėzė mediatikė qė na detyrojnė tė shkojmė nėpėr votime pėr tė zgjedhur tė keqen mė tė vogėl midis dy apo mė shumė tė kėqijave, nė vend qė tė zgjedhim, si ndodh nė botėn demokratike, mė tė mirėn midis disa tė mirave! Ja pėrse gjithmonė i Keqi i sotėm del mė i Keq se pararendėsi. Ja pėrse erdhi Berisha nė pushtet: pikėrisht se shqiptarėt zgjodhėn tė keqen mė tė vogėl, pa menduar se e keqja “e vogėl” nė pushtet ėshtė si metastazat e kancerit, nuk shėrohet dot!

    Kjo lloj zgjedhjeje “vertikale” ndodh jo se kėshtu duam ne, jo se jemi tė mangėt pėr nga “kultura demokratike”, jo se jemi aq tė budallallepsur, (derisa zgjedhim vazhdimisht “po ata”e po “atė!”), po se janė tė njėjtėt kryetarė qė patjetėr e me ēdo ēmim do tė rizgjidhen, (le po na thonė: “me vota tė lira”!), pavarėsisht se si kemi pas votuar ne! Nuk mund tė zgjedhim ne edhe pse, kur brenda partive nuk ka demokraci tė brendshme e zgjedhje tė lira, afėrmendsh nuk mund tė ketė demokraci funksionale as jashtė tyre, nė zgjedhjet parlamentare e vendore, as nė shoqėri! Nuk mund tė ketė zgjedhje tė lira kur kryetarėt e partive, me ēdo kusht e me ēdo mjet, me demagogji e para tė pista, me polici e komisionerė tė blerė luftojnė tė mbeten sėrish kryetarė, kryetarė qė pėrcaktojnė rregullat e lojės, fushėn e lojės, arbitrat dhe rezultatin! Me sa duket edhe parimi “njė anėtar, njė votė” u shqiptarizua shpejt e shpejt pėr t’u transformuar nė parimin tradicional arnaut: “njė votė e njė anėtar pėr tė njėjtin kryetar”!

    ***

    Nė Shqipėrinė tonė, sa kryenaltė aq dhe tė menderosur para opinionit europian pėr nga niveli mjeran i demokracisė sė brendshme tė partive e tė shoqėrisė, pėr nga (keq) zhvillim-lulėzimi (“i paparė!”) i ekonomisė sė gab-tregut, pėr nga mosmirėqenia jonė kronike, kryetarėt e partive, e pas tyre edhe kėpėdėistėt e kongresmenėt e bėrė deputetė e ministra nėpėrmjet partitizmit lepepeqe dhe parlamentarizmit tė tipit “dru me pre”, kanė meritat kryesore! Tė gjithė kėta ish-hiēa tė rėndėsishėm tash janė hedhur nė tregun mediatik pėr tė bėrė sa mė shumė propagandė dhe ferk, jo pėr dobi tė qytetarėve, por tė kryetarėve tė partive tė mėdha qė kanė fuqi absolute tė emėrojnė e tė ēemėrojnė, tė hartojnė “lista” e tė bėjnė deputet apo ministėr ēfarėdo lloj hiēi anonim qė nuk ka turp tė gėnjejė opinionin publik e tė shkatėrrojė rivalin politik! Mjafton tė shihet “shembulli Ndoka”, si u bė kryetar i demokristianėve, si u emėrua pastaj ministėr dhe si u flak kėto ditė nė botėn e hiēit tė Vaut tė Dejės prej nga kish ardhur! Pra, po tė mos ishte treguar aq i shkathėt ky Ndoka, sa tė kapte kreun e njė partie, pėr t’i hyrė nė shėrbim kryeministrit aktual, pra po tė mos kishte formuar me allishverish njė grup “tė madh” parlamentar me disa deputetė tė blerė qė nuk kishin, njėlloj si ai, asgjė tė pėrbashkėt me demokristianizmin e po tė mos ishte shpėrbėrė grupi parlamentar i PDK-sė, (natyrisht jo nga zhvillimet brenda partisė, po nga forca jashtė saj, nga “Grupi i Qendrės” pa qendėr), ky Ndoka nuk do tė ishte ai Ndokė i braktisur dhe i leqendisur qė ėshtė sot, po do tė ish, ndoshta, njė Ndokė zėvendės kryeministėr, po aq hijerėndė sa Pollo!

    Pra, qeveria e Berishės ecėn pėrpara “nga fitorja nė fitore” me kėmbėt e Xhuvelit dhe me sytė, veshėt e mendjen e Ndokės, por kurrsesi me votat tona!

    Ndaj gaboj po tė hakatem tė pohoj se edhe shteti i sė (pa)drejtės, pra edhe vetė demokracia jonė “e brishtė”, tash ėshtė e pėrdhunuar nga “reparti” qeveritar njėlloj si ajo prostituta e Bisht Pallės, tė cilėn e kemi harruar, siē kemi harruar shumė mysybete e hatara gėrdecėrore qė ndodhin tek ne! Besoj se mė shumė dinjitet duhet tė ketė pasur prostituta e Bisht Pallės se disa kryetarė mini-partish, madje edhe se kryetarja e Kuvendit, apo se disa deputetė tė pėrdorur e ca palo-liderė tė gjithėfarllojshėm qė kėto ditėt e fundit po na shfaqen si protagonistė pėr t’u bėrė ministra, pėr t’u futur nė lista, pėr t’i hyrė nė zemėr kryeministrit! Ajo, pra, prostituta e Bisht Pallės, tashmė e harruar, (po qė na e kujtoi fjalori i kryeministrit nė Kuvend), pasi parakaloi nėpėr repartet ushtarake e nė disa komisariate policie tė Durrėsit, i dha mė nė fund dum e vendosi tė vėrė nė vend “nderin e prostitutės”, duke denoncuar emrat e maskarenjve seksomanė me pushtet dhe uniformė ushtarake! Po a mund tė bėjnė tė njėjtėn gjė prostitutat tona tė politikės, deputetė e ministra, tė guxojnė e tė denoncojnė edhe kėta pėrdhunuesit e demokracisė? Nė tė kundėrt, deputetėt e zyrtarėt, konet e bindura tė kryetarėve, hapur e pa u tutur dalin nė publik e lehin qė tė mbrojnė “shefin e repartit”, pikėrisht atė qė i ka pėrdhunuar! E gjora prostitutė e Bisht-Pallės paskėsh pasur mė tepėr dinjitet se shumica e deputetėve, ministrave dhe zyrtarėve tanė!

    Por ama duhet pranuar, gjurma e prostitutės sė Bisht-Pallės paskėsh mbetur e ngulur nė trurin e kryeministrit, derisa ai pėrdori fjalor prostitute ndaj “provokatorėve” nė Kuvend! Vetėm se, asokohe, e gjora nuk u muar seriozisht, aq sa po merret kryeministri ynė! Se po tė ishte marrė sadopak seriozisht skandali i saj, rreziku i hapjes sė dosjeve nga prostitutat e politikės do t’i detyronte kryetarėt e sotėm tė partive t’i vinin gishtin kokės! Kėta do tė ishin detyruar, nga frika e publikimit tė nesėrm tė zullumeve tė tyre tė venė sadopak rregull e disiplinė nė Kuvend dhe nė Qeveri, nėpėr partira, nė ushtri e shoqėri qė tė mos gėlojnė dhe grumbullojnė aq shumė pushtet prostitutat e sotme politike, duke bėrė ministra e deputetė ata qė prostituojnė mė paturpėsisht nė sytė e opinionit publik! Pra, po tė kishte mbetur gjallė kujtimi dhe dyshimi qė mbolli prostituta e Bisht-Pallės, do tė ekzistonte frika se, nė mos sot, nesėr, edhe nga mjediset e reparteve tė politikės mund tė dalė njė ditė ndonjė “prostitutė e ndershme” qė tė nxjerrė nė publik tė palarat e kryetarėve tė mėdhenj pėr tė vėnė nė vend dinjitetin e vet, pra pėr t’u transformuar nga njė ish e/i pėrdhunuar, nė njė tash “sinqerisht i/e penduar”.

    Por kryetarėt e partive tona janė aq tė dehur me vetveten, sa as nga ky “rrezik” potencial nuk kanė frikė. Sepse tek ne skandalet nuk bėjnė asnjė pėrshtypje! Se kryetarėt e partive opinionin publik e vlerėsojnė nė mos tė vdekur, tė currufjepsur! Dhe meritėn kryesore pėr kėtė arritje “demokratike” padyshim e kanė ata, kryetarėt e partive, tė cilėt nuk e njohin turpin, madje, me sa po shihet, njėlloj si pronarėt e shtėpive publike, ata nuk kanė mė turp as nga turpi publik i Gėrdecit tė hedhur nė erė, jo mė i fjalėve tė ndyra!

    Duhet pranuar: Ky ėshtė i vetmi sukses real i tyre!

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Suksesi politik i qeverise Berisha eshte tashme i provuar: koalicioni qeverises eshte solid dhe i paprekur, edhe pas 3 vjetesh qeverisje dhe pas kalimit te disa krizave te medha ne qeverisjen e vendit. Per sa i perket suksesit ne reforma, kete do ta diktoje vota e shqiptareve ne vitin qe vjen, por nga emerimet ne postet kyce te njerezve me te besuar te tij dhe te PD, Berisha po deshmon edhe njehere se sa i perkushtuar dhe ambicioz eshte ne agjenden e tij qeverisese.

    Albo
    Ky nuk ėshtė sukses i Berishės, por injorancė e votuesve shqiptarė. Krizat e mėdha akoma nuk kanė dalė para partisė pėr nga rėndėsia. Njė pjesė e mirė e popullit akoma ėshtė e verbuar nga PD apo PS, dhe nuk shef as interesin e vet para partive. Nano e mbajti pushtetin pėr 8 vjet, pra duhet ta quajmė si super tė suksesshėm.

    Tė vėsh njerėz tė besuar ne vende kyēe nė vend tė njerėzve tė aftė, nuk me duket as pėrkushtim e as ambicie.

Tema tė Ngjashme

  1. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  2. Berisha bėn publike ndryshimet nė kabinetin e tij qeverisės
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 27-04-2007, 16:53
  3. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  4. Analistėt shqiptarė mbi skenaret e 3 korrikut
    Nga Iliriani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-06-2005, 03:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •