Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1

    Këngët arvanitase

    Thanasi Moraiti, mbledhësi i këngëve të hershme arvanitase

    Kënga arvanitase për bën një pjesë ndër më të vyerat e krijimtarive muziko-poetike të popullit grek sot, por kjo vërtetësi e padyshimtë për
    grekun në shekullin XXI, nuk është përmbledhur për arsye të ndryshme. Në përmbledhjet e njohura të këngëve popullore të shekullit XIX, pra nuk ka këngë arvanitase në Greqi. Folkloristët e saj kohe, me pararojë N. Politin, jepnin betejën e tyre për përmbysjen e teorive të Falmerajerit dhe dëshmuar, përmes materialeve folklortike.

    Për shkak të qëllimeve dashakeqe, të mirënjohura të kohës u flijua kënga arvanitase, u zhduk, u shpall e pa qenë. Por, faktet më të rëndësishme folklorike të kombit tonë shqiptar, që tregojnë vazhdimësinë e pandërprerë të racës, u takojnë arvanitasve të Greqisë. Veshja zyrtare kombëtare greke është fustanella arvanitase ose shqiptare që vishej nga arbëreshët e Kroacisë, Kosovës e deri në More, që përbën një zhvillim të veshjes mbarë pellazgjike. Vallja çame kërcehet nga të gjithë grupet folklorike greke në çdo aktivitet familjar dhe shtetëror. Arvanitasit, këta "krijues të Greqisë së Re" ishin populli që mbajti barrën kryesore të luftës çlirimtare të 1821. Të fuqishëm, të pamposhtur, dhe liridashës, lanë me gjakun e tyre tokën greke dhe paguan me flijimet e tyre lirinë e Greqisë. Një popull i tillë, me shpirtin luftarak, është e natyrshme të shprehej përmes këngës epiko-lirike dhe vajeve. Por këngë folklorike arvanitase në antologjinë greke të shekullit XIX, nuk ka.

    Intelektualë bashkëkohës, arvanitasve si G.Gjika, M.Dede, E.Lapi, G.M. Paidushi, N.Saltaris, që hartuan antologjinë e këngës arvanitase, në 50 vjetët e fundit, nuk përfshinë në to këngët epiko-lirike, por vetëm "dyvargjeshe" popullore të jetës së përditshme paqësore, që i datohen shekullit XX, ose në rastet më të mira, të shekullit XIX.

    Dokumentat historike që kemi vërtetojnë parimin dhe tregojnë faktin se kënga e vjetër arvanitase ishte së pari dhe kryesisht epike dhe lirike. Gjuha arvanitase nuk shkruhej. Nuk përbënte gjuhë të shkollimit, por kryesisht të njerëzve të pa shkolluar të asaj kohe të popullit shqiptar. Ngjarjet e përditshme dhe ngjarjet historike shpëtoheshin dhe rruheshin përmes këngës, tjetër mënyrë nuk kishte.

    P.Hioti që shkroi "Historinë e Shtat Ishujve" më 1866, na dëshmon që suliotët arvanitas, që ishin vendosur në ishullin e Korfuzit, kur pastronin armët, këndonin në arbërisht bëmat e tyre trimërore. Por këngë arvanitase të suliotëve nuk ka në asnjë antologji. Dy këngë suliote gjenden tek "Bleta shqiptare" e Thimo Mitkos, që u botua më 1878 në Aleksandri, Egjypt.
    Më 1891, historiani dhe gjuhëtari Artur Miklofer botoi veprën "Atika und seine Heutigeu" ku, midis të tjera thotë: "Mesa di unë, këngët popullore bashkëkohore greke i janë përshtatur këngëve të vjetra të dashurisë, lirisë dhe kaçake të arvanitasve".

    Kështu u bë greqizimi gjuhësor ku u flijua në këtë mënyrë kënga e vjetër epiko-lirike arvanitase, e cila kaloi tek brezat e rinj në variantin grek dhe kështu u njoh. Instrumentistë dhe këngëtarë të shquar popullorë si: sulioti Vurko, Stefanopulo, Ngrici, Papasidheri, Mitaqi, ishin arvanitas dhe shumë këngë arvanitase i rishkruan në gjuhën greke, duke ruajtur, formën muzikore ose duke rregulluar me të dhëna të reja, kryesisht nga viti 1835, kur bavarezët futën në Greqi klarinetën.

    Kështu kishte një çarje të madhe të krijimtarisë muzikore-poetike të arvanitasve në Greqi. Këngët e vjetra epiko-lirike arvanitase u harruan me kalimin e kohës, pasi askush nuk u interesua të bëjë zgjedhjen e duhur; pra, të mbledhin krijimtarinë arvanitase dhe burimin e tyre. Kërkimi i këngëve të vjetra epiko-lirike është çështje tepër e vështirë, por ia vlen mundimi të merret njeriu me to, për pasurimin e më tejshëm të kulturës tonë kombëtare.

    Këto 20 vjetët e fundit falë vullnetit dhe kërkimeve të studiuesit arvanitas i ndjeri Aristidh Kola, muzikantit arvanitas Dhimitër Lekas dhe këngëtarit të njohur arvanitas Thanasis Moraitis, u bë e mundur që të prodhohen dy CD me këngët e vjetra arvanitase me titull: "Këngët Arvanitase", dhe "Trëndafilat e shkëmbit", që kanë përmbledhjen e disa këngëve të arvanitasve të Greqisë dhe të arbëreshëve të Italisë së Jugut. Këto CD u bënë nxitje edhe për shumë këngëtarë të tjerë arvanitas të cilët nxorën edhe CD të tjera me këngët e tyre kombëtare arvanitase. Ndër këngëtarët që kanë nxjerrë CD me të tilla këngë janë Alekos Dhimu, Nikos Panurgjias, Nikos Saragudhas, Vangjelis Koçi, Thelma Karajani etj.

    Nga Arben LLALLA - Revista "Milosao"
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Në lidhje me temën po postoj disa këngë arvanite për të kuptuar më mirë se ç'është
    kjo lloj kënge:

    http://it.youtube.com/watch?v=0sEMqOyQ2uc

    http://it.youtube.com/watch?v=tW9V9Gf74tQ

    http://it.youtube.com/watch?v=M0vewHKySSM

    http://it.youtube.com/watch?v=ShLwiSiOeTQ
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  3. #3
    Ah moj vajzë bukurane

    Ah moj va - vajzëzë
    Ah moj vajzë bukuranë

    Ah moj vajzë bukuranë
    U me ti çe shkoj sevdanë

    Kemi va - vajzëzë
    Kemi vashëza të mira

    Kemi vashëza të mira
    Po çë nuku kemi Lira

    Kapohori - vajzëzë
    Kapohoritet kanë Lira

    Kapohoritet kanë Lira
    Po Kasea ka të mira

    Te ajo de - vajzëzë
    Te ajo dera me gazi

    Te ajo dera me gazi
    Trëndafile janë di

    Dua ti pres vajzëzë
    Dua ti pres po s'pritenë

    Dua ti pres po s'pritenë
    Po sa venë rritenë

    Doj të thosh vajzëzë
    Doj të thosh tre katr a pesë

    Doj tre thosh tre katr a pesë
    Pse si dhe lule podhesë
    Ndryshuar për herë të fundit nga thirsty : 14-04-2012 më 01:44
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  4. #4
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  5. #5
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  6. #6
    Vajza çë vjen ga stani

    Ore vajzëza çë vjen ga* stani
    Ore krëk e krëk ja qan jordani*

    Ore krëk e krëk ja qan jordani
    Vajzëza çë vjen ga stani

    Ore vajza di çë kanë dhitë
    Ore vete vjen tërnjë* ga ditë

    Ore vete vjen tërnjë ga ditë
    Vajza di çë kanë dhitë

    Ore vete vjen tërnjë ga stani
    Ore vajza di çë ka çobani

    Ore vajza di çë ka çobani
    Vete vjen tërnjë ga stani

    Ore vajza vjen pas sojit djalit
    Ore siç venë ret e malit

    Ore siçë venë ret e malit
    Vajza vjen pas sojit djalit

    ........................
    Ga = Nga
    Jordani = Gjerdani
    Tërnjë = Tërë-një, Gjithnjë
    Vete vjen ternjë ga ditë = Vete vjen gjithnjë për ditë



    do ta vazhdoj neser tani
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  7. #7
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anëtarësuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Historia ja ka ngrene shume hakun shqipetareve me sa shoh. Kur do vije koha qe greket te pranojne qe jane pjeserisht arvanitas dhe te mos na urrejne aq shume sepse i bie te urreje shqipetari shqipetarin.
    La verita' ti rendera' libero!

  9. #9
    E gjeta dhe une nje ne you tube po pa tekst.

    Puro Nigga

  10. #10
    ka plote kenge arvanitase ne youtube

    ta dija per kete temen
    ato qe i hidhja ne temat e tjera do ti kisha hedhur ketu

    here tjeter tani
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Këngët arvanitase


  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Këngët arvanitase


  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,200

    Për: Këngët arvanitase



    Thanassis Moraitis (Thanas Moraiti) / Ejani këndoni

Tema të Ngjashme

  1. Genjeshtra me e madhe ne historine Shqipe
    Nga gladiator në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 219
    Postimi i Fundit: 06-01-2012, 14:55
  2. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Arvanitasit, të parët tanë që emigruan në Greqi ne Mesjete!
    Nga DYDRINAS në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 07-09-2010, 13:43
  4. Kritika e veprës së Aristidh Kolës
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 127
    Postimi i Fundit: 06-01-2010, 05:40
  5. Krijuesit e shtetit të ri grek
    Nga ALBA në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •