Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247

    Orë vuajtjesh për emigrantët në pikën doganore greke, Kakavijë

    2008-07-27 -
    Emigrantët: Ritmet e punës së doganierëve grekë, të ngadalta Pala shqiptare shton sportelet në ndihmë të emigrantëve Emigrantët shqiptarë vazhdojnë të përballen me situatën e vështirë dhe tensionin që krijojnë pritjet me orë të tëra dhe radhët e gjata në tokën greke, që duhet të përballojnë çdo vit, kur kthehen në atdhe. Kjo gjë ndodh kur vijnë për festat e fundvitit, Pashkët dhe lejet e gushtit. Gjithmonë kur do vijnë drejt vendit amë, kontrollorëve grekë në Kakavijë u prishen kompjuterët apo u del ndonjë problem tjetër. Gjatë orëve të natës të së premtes duke u gdhirë dita e djeshme, emigrantët kanë treguar se kanë qëndruar për më shumë se 5 orë në radhë në tokën greke, në pritje për të hyrë në Shqipëri nga pika doganore e Kakavijës. Për këtë ata fajësojnë palën greke, e cila sidomos gjatë natës, punon me ritme shumë të ngadalta. Vargu i gjatë i makinave të emigrantëve shqiptarë në tokën greke është vënë re dhe gjatë orëve të paradites dhe pasdites së djeshme. Ky fluks erdhi në rritje në orët e mesditës dhe deri në orët e vona të natës. Ndërkohë që sipas burimeve nga Kakavija, pala shqiptare ka shtuar sportelet për të përballuar fluksin e emigrantëve. Situatë më e qetë është vënë re në pikën kufitare të Kapshticës. Ndonëse ka pasur fluks emigrantësh, është vënë re se nuk ka pasur radhë të gjatë as nga toka shqiptare dhe as nga ajo greke. Duke iu referuar shifrave të Policisë Kufitare, gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kanë hyrë në Shqipëri 4.000 emigrantë me 2.100 mjete, ndërsa kanë dalë 1.000 emigrantë. Policia ka marrë të gjitha masat për të pasur gjithçka nën kontroll. Në të dyja anët e kufirit punohet nga 2 sportele, të cilat do të shtohen nëse fluksi i emigrantëve do të rritet.

  2. #2
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    greket punojne kaq ngadale sa dogana shqiptare eshte detyruar te hape sportele te tjera per ti bere balle fluksit:P
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2008
    Postime
    157
    e kur pame mire nga greket ne qe te mos shoim keq sot?

Tema të Ngjashme

  1. Emigrantët, rrezik kombëtar për Greqinë?...
    Nga DYDRINAS në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 22:42
  2. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  3. MSA, tarifat doganore që ulen
    Nga Lioness në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-06-2006, 08:37
  4. UDB: Dosja per emigrantet shqiptare ne Itali
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-08-2005, 18:04
  5. Greqi,izolohen emigrantet
    Nga kolombi në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2005, 13:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •