Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690

    Nikollaos Sulas

    NIKOLLAOS SULAS

    U lind, jeton dhe punon nė Selanik. Eshtė autori i shumė vėllimeve me poezi, romancier, tregimtar, dramaturg, esseist, historian dhe kritik letrar. Njėkohėsisht ėshtė piktor dhe kompozitor i njohur nė Greqi dhe jashtė saj. Pėr prurjet e tij nė letėrsinė greke ėshtė vlerėsuar me ēmime tė ndryshme nga organet shtetėrore. Aktualisht ėshtė nė krye tė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Greqisė Veriore.



    I pavdekėshmi Selanik!

    Njė nga njė kujtimet sonte,

    mė kthejnė nė vitet rinore,

    nė mėhallat e mia aromplote,

    me bisqet ku ēelnin bleroshe.



    Pasqyrė limani yt

    nė orėn e hidhur,

    ku lozin pallatet e tu

    me tė mermertat.



    Selaniku im i ėmbėl,

    si lule mos vushkesh

    tė thjeshtėn mban tė patharė

    dhe asnjėherė nuk vdes.



    Nė avllitė e tua tė thjeshta

    fėmijėt e tu zgjuan

    zėra tė nxituara dhe tė fshehta,

    lėkundje tė ėmbla,

    takime nėpėr qoshe,

    serenata tė rrahjeve tė zemrės.



    Ndėrsa mė sjell akaciet sesi

    shpėrndan aromė puthjesh

    veriut tė ėmbėl me tė freskėtat e tij...

    Shtėpi tė ulta

    dhe sokakė tė bardhė

    me tė pėrpjetat qė arrijnė gjer nė qiell.



    Selaniku im i ėmbėl,

    si lule mos vyshkesh,

    tė thjeshtėn mban tė patharė

    dhe asnjėherė nuk vdes.



    Urimi i nėnės

    **** i vogėl, ēaj mes dallgėsh,

    lerė prapa shkumbė, shko guximtar,

    nė ishull tė mė shpiesh,

    vrapo i dashur!

    Dhe ti erėzė, mos luaj me mua!

    Nė njė shtėpi tė vogėl,

    atje nė mol,

    njė nėnė pret me urimin e fundit

    tė japė tek biri i saj

    prej vitesh humbur,

    me dete dashuruar e lidhur.

    Urimi i nėnės mbi tė gjitha rri,

    meraku, dashuria e saj mbi gjithēka.



    Bukuritė e botės

    Varkė ishullore, vrapi im i bardhė,

    qejfin mos ma prish,

    mėrrmė nė krahė!

    Dua me ty tė gėzoj hapėsirat detare

    dhe dallgėt tė shoh si ngrihen nė valle!

    Brigje tė shoh, shkėmbinj prerė me thikė,

    diellin trendafil pėrmbi det tė bjerė.

    Tė shikoj njerėz tė verdhė, tė zinj, biondė,

    brigje tė shoh, lumenj,

    blerim e dritė nėpėr botė.



    Nė ēdo cep tė botės hodha sytė i etur

    dhe gjithēka e bukur brenda meje

    ka mbetur.

    Me varkėn time nė ishull kthehem prapė,

    nė kishė tė ndez pishtar, gjithandej temjamė,

    me njė llambadhė t’i falem zotit ndėr agime,

    ta falenderoj qė mė dha jetė

    nė Greqinė time.

    Tė gjitha mrekullitė e botės

    i kam unė kėtu,

    vetėm Zoti im,

    mė jep ti sy!



    Do ta kem

    Lėngun e asaj puthjeje

    tė njė mėngjesi marsi

    do tė kujtoj

    dhe kur dhjetori

    do tė vijė pesimist.

    Lėngun e asaj puthjeje

    tė njė mėngjesi marsi

    me vehte do ta kem

    nė udhėtimin e gjatė

    kur ora tė vijė

    tė fundit “tė dua”

    tė tė them.



    Sukur tė isha

    Tė isha, do desha, njė thek dielli,

    guximshėm tė kaloj humnerat e tua

    dhe dritė atje tė kthehem.

    Ēdo qelizė tė dėshirės tėnde

    tė zgjoj me pėrkėdheljen time

    tė ngrohtė, prej shpirtit.



    Sikur tė ishe

    Tė ishe, do tė desha,

    njė ulli shumėrrėnjėsh

    nė kopėshtin dashurisė sime.

    Nė hijen e tij tė ulem,

    me fėshfėrimat e tij tė them tė miat.

    Fruti i tij fuqishėm tė mė mbajė

    gjithė ditėn,

    ēdo ēast tė mė freskojė...



    Shqipėruar nga Ziko Ll. Kapurani.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 04-08-2008 mė 16:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •