gaz.shqip
----------
Ndriēim Xhepa edhe si kėngėtar nė Fest-2002
Bjondina e Rudi Vatės prezanton Festivalin e Kėngės
-------------------------------------------------------------
mi.ho.
TIRANE
Festivali i 41-tė i Kėngės nė RTSh ka zbuluar tashmė surprizėn shumė tė fshehur prej kaq kohėsh, prezantuesen nė krah tė Adrian Krastės. Siē e pamė dhe njė natė mė parė, kėtė vend e mbante bjondja me emrin Anfrensis Mari.
Nga prezantimi i Krastės, u mėsua se zonja nė fjalė ishte bashkėshortja e futbollistit Rudi Vata. Me nėnė irlandeze, ajo sot ėshtė njė nuse Shkodre, qė prej kohėsh ka parapėlqyer tė jetojė nė Shqipėri. Ndėrkohė qė regjisori Pali Kuke, preferoi ta zgjidhte atė si prezantuese tė evenimentit mė tė madh tė vitit nė muzikėn e lehtė shqiptare?! Kjo ėshtė mbajtur e fshehtė deri dje paradite, kur gazetarėt e mediave u lejuan tė hynin dhe tė shihnin provat gjenerale tė natės sė parė. Surprizat e kėtij festivali duket se do tė vijojnė edhe nė ditėt nė vazhdim. Njė prej tyre ėshtė interpretimi nė skenėn e tij i njė emri tė madh, Ndriēim Xhepės. Por kėtė herė nuk bėhet fjaslė pėr njė interpretim tė ndonjė pjese dramatike apo komike, por tė njė kėnge. Pra, Xhepa do tė tentojė tė bėjė provėn e kėngėtarit. Se sa do t'ia arrijė do ta tregojnė ditėt nė vazhdim tė festivalit. Gjatė tri netėve tė Festivalit tė 41-tė tė Kėngės nė RTSh do tė kėndojnė kėngėtarė tė cilėt i kanė munguar kėsaj skene, si Mira Konēi, Redon Makashi, apo dhe kėngėtarė tė tjerė me emėr qė i kemi parė shpesh nė edicionet e fundit tė kėtij festivali, si Mihrije Brahaja, Mefarete Laze, Selami Kolonja, Franēesk Radi etj. Duke qenė se regjisor i kėtij festivali ėshtė Pali Kuke, ky i fundit ka angazhuar nė tė pothuajse tė gjithė eskordėn e tij, pėrfshi kėtu edhe Derr Brothers Group. Nga aktori i mirėnjohur Agron Llakaj mėsojmė se ata do tė jenė tė ftuarit e festivalit nė tė tria netėt me rradhė.
E vetmja gjė qė nuk ka ndryshuar ėshtė skenografia e cila dhe kėtė vit ėshtė lėnė nė duart e idetė e skenografit Bashkim Zahaj. Ndonėse ėshtė pretenduar pėr diēka tė re, Zahaj nuk ka mundur veēse tė shtojė vėshtirėsitė, duke ju shtruar nėn kėmbė kėngėtarėve e prezantuesve njė pllakė tė madhe xhami, qė do tė thotė, pasiguri.
--------
Festivali, juri gazetarėsh, pa asnjė gazetar kulture Brenda
-------------------------------------------------------------
mi.ho.
*Mes tė veēantave qė ofron Festivali i Kėngės nė RTSh ėshtė ardhja e kėngėtarit italian Mango si dhe e kėngėtares shqiptare, Elsa Lila.
*Pėrsa i pėrket jursiė sė kėtij festivali ajo ėshtė konceptuar nė dy pjesė. E para ėshtė juria kryesore, e cila pėrbėhet nga 11 vetė. Kryetar i kėsaj jurie ėshtė artisti i njohur Tish Daija. Ndėrsa anėtarė tė kėsaj jurie janė Avni Mula, Kastriot Tusha, Afėrdita Zonja, Fatmir Toēi, Hajg Zaharjan, Petrit Malaj, Jozefina Topalli, drejtori i SIGAL, Avni Ponari. Juria e dytė e kėtij festivali, ėshtė ajo e gazetarėve. Nė kėtė juri, e cila kryesohet nga Rudina Xhunga, bėjnė pjesė njė varg i gjatė gazetarėsh, mes tė cilėve nuk gjen asnjė emėr gazetari kulture, pėrveēse emra gazetarėsh politike apo spikere televizive.
Ruaj Lidhjet