VICTOR VASARELI – THEMELUESI I ARTIT OPTIK

Nga MUSTAFA FERIZI
Studiues i artit


Viktor Vazareli (1906-1997) ėshtė njeri nga reformatorėt mė tė spikatur tė artit modern, qė thyen sterotipet, qė rrėnuan themelet e artit tradicional, e mbi to ndėrtuan arketipe tė reja estetike e filozofike tė njė arti me tė cilin do tė shėnohet krejt njė epokė, krejt njė shekull - epoka e artit t; shekulli XX-tė
Viktor Vazareli konsiderohet themelues i op –artit, apo i artit optik. Ky art shpesh herė paraqitet edhe me atribute e nocione tjera: si perceptim abstrakt, art i iluzionit, (nga se krijon iluzionin e lėvizjes dhe tė imazheve tė mėshehta), pastaj si art manipulativ (nga se manipulon me shikimin e shikuesit), si art qė shkakton dhembjen e syve, etj.
Krahas Vazarelit, artin optik e kultivuan edhe artistėt tjerė tė viteve tė gjashtėdhjeta, nga tė cilėt dallohet Brixhit Raili, e sidomos Xhezu Rafael Soto. Mirėpo, Vazareli ėshtė ai artist, qė op artin e ngriti nė shprehje avangarde, qė i dha pėrmasa ndėrkombėtare.
Ai u lind nė Peēuh tė Hungarisė, nė vitin 1908. Nė jetėn e tij biografike dhe krijuese janė me rendėsi tri momente: hyrja nė studion e Shandor Bortnikut, nė moshėn rinore, pastaj, kalimi nė Paris nė vitin 1930, ku qėndron deri nė ēastet e fundit tė jetės nentėdhjetėvjeēare, si dhe njohja e tij me koleksionarėn dhe galeristen franceze Denize Rone, me ndihmėn e sė cilės do tė trasojė rrugėn e famės dhe afimimit
Op-arti ėshtė vazhdimėsi e informelit, pra e artit tė rebelimit, por qė ndryshon dukshėm nga ky art, sepse op arti synon tė krijojė lidhje tė ngushta me njeriun e tjetėrsuar, me jetėn dhe shoqėrinė e zhytur nė kundėrthėnie e sfida tė natyrave tė ndryshme, te viteve te gjashtėdhjeta. Duke trajtuar artin optik, Vazareli nė fakt riaktualizon konceptin e gjeometrik tė cilin e artikuluan pėr tė parėn herė mendimtarėt e lashtė grekė, konkretisht Platoni dhe Artistoteli, kur deshėn ta pėrcaktojnė, ta determinojnė idealin dhe statusin estetik tė sė bukurės. Duke aplikuar konceptin gjeometrik, Vazareli angazhohet tė krijojė njė art tė rėndomtė, tė socializuar, tė kuptueshėm pėr masėn, e jo te hermetizuar brenda njė elite tė ngushtė artofilesh. Nė kėtė drejtim ai sikur heq breroren e artit e cila shekuj me radhė, kishte qėndruar mbi artin.
Si nė jetė, po ashtu edhen art, analogjitė janė tė rralla, por tė mundshme. Kėshtu, ndėrkohė qė artisti amerikan Frank Stella, krijon modelin “hard edge” tė pikturės me skaje tė ashpra, tė bazuar mbi konceptin e gjeometrizmit abstrakt, tė njėjtin koncept nė Evropė e aplikon edhe Vazareli, duke krijuar njė yrnek pikture racionale, tė mbėshtetur edhe mbi logjikėn matematikore. Nė anėn tjetėr, pėrderisa nė Amerikė, Kalderi artikulon artin kinetik, me forma plastike mobile qė lėvizin nė hapėsirė, tė njėjtin art, pra kinetzmin, e trajton edhe Vazareli, por nė veprat e tij, iluzioni apo procesi i lėvizjes nuk zhvillohet nė hapėsirė , por nė retinėn e syrit tė njeriut. Pikėrisht pėr kėtė arsye kintezmi artistik i Vazarelit ndryshe quhet edhe art retinor.
Arti i Vazarelit ėshtė i veēantė pėr shumėēka, por edhe pėr faktin se unifikon, apo sintetizon tė gjitha artet, duke lidhė nder vete nė mėnyrė tė natyrshme. Mu pėr kėtė veprat e tij kanė tipare tė pikturės, grafikės, skulpturės, disejnit. Artin optik ky artist e aplikoi madje edhe nė fasadat e ngrehurinave tė arkitekturės urbane. Duke vėshtruar projeksionet gjeometriko-abstraktete, Vazarelit, kuptojmė fare qartė se fenomeni i tredimensionalitetit nuk paraqitet vetėm nė artin plastik, siē ėshtė menduar shumė shekuj mė parė, por edhe nė mediumet tjera tė artit pamor.
Nė fillim tė krijimtarisė sė tij Vazareli ėshtė i ndikuar mjaft nga gjeometrizmi abstrakt i Pit Mondrin, e veēmas nga supermantizmi i Kazimir Maleviqit, tė cilit, do tė ia kushtojė plotė njė cikėl veprash, tė realizuara nė teknikėn bardh dhe zi. Sė kėndejmi, Vazarelei do ta tejkalojė Maleviqin dhe katroret e tij tė bardhė nė sfondin e zi, duke krijuar “Zebrat” me te cilat do tė afirmohet, jo vetėm nė Evropė, por edhe nė botė.
Dikotominė “bardh- zi” Vazareli do ta shpjegojė edhe teoretikisht nė “Manifestin e verdhė”, nga i cili mėsohet se e bardha simbolizon dritėn, pra paraqet diēka, kurse e zeza praqet errėsirėn, pra hiēin. Dhe nė kėtė kontrast midis tė bardhės dhe tė zezės, pra midis diēit dhe hiēit projekton Vazareli ciklin e zebrave, qė pa dyshim ėshtė tėrėsia mė e realizuar nė krijimtarinė e tij vizuale.
Nė vazhdimėsi Vazareli nė kompozicionet e tij gjithnjė e mė shpesh, do tė implementon koloritin i cili vjen nė shprehje, sidomos nė realizimet e pėrmbledhura nė ciklin “Folkori planetar”, pastaj nė permutacionet e vitit 1966, si dhe nė strukturat relievore. Nė tė vėrtetė, koloriti, drita dhe lėvizja e saj, sė bashku me format e ndryshme gjeometrike, pėrbejnė esencėn e artit optik dhe kinetik tė Vazarelit. Ėshtė ky art i ideve dhe koncepteve tė piktorit qė pėrkojnė me vitet e gjashtėdhjeta, me vitet e lėkundjeve dhe pėrplasjeve tė mėdha politike sociale dhe shoqėrore
Ishte e sigurt se me artin e Vazarelit, pėrfundonte njė surrogat artistik i dalur kohe, dhe lindte njė ideal i ri kreativ dhe estetik qė do te komunojė me shkencėn dhe filozofinė. Dhe nėse arti optik, duhet tė definohet disi, atėherė domosdoshmėrish na imponohet Hegeli, i cili tha se arti ėshtė iluzion i sė vėrtetės. Kurse Vazareli thėnien e filozofit gjerman e dėshmoi nė mėnyrė konkrete me iluzionin e tij artistik. Kjo ėshtė ndėrlidhja mė e drejtpėrdrejt e artit me filozofinė, tė cilėn nderlidhe, siē do te tregohet mė pas, do ta thellojė edhe mė, arti konceptual.