Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Piktorja Majlinda Kelmendi

    PĖRNDEZJA ESTETIKE E PIKTORĖS MAJLINDA KELMENDI-BALI

    Nga Mustafa FERIZI

    Piktorja dhe profesoresha Majlinda Bali - Kelmendi, ka biografia artistike tė begatshme, tė dėshmuar me ekspozita kolektive, dhe me sosh individuale tė organizuara nė Tiranė, Prishtinė, pastaj nė Paris, Belgjikė si dhe nė Bari tė Italisė. Ėshtė fituese e Shpėrblimit tė Parė pėr pikturė nė ekspozitėn e Shoqatės sė artistėve Figurativė tė Kosovės, dhe atė tė Shoqatės sė Artistėve tė Pejės me Rrethinė, si tė shpėrblimeve tė tjera, gjithandej ku u prezantua.
    Majlinda lindi nė Tiranė, ku pėrfundoi Liceun Artistik e mė vonė u emėrua si pedagoge. Sakaq nė vitin 1990 u diplomua pėr pikturė nė Akademinė e Arteve tė Bukura, gjithashtu nė Tiranė. Dy vjet mė vonė magjistroi nė Fakultetin e Arteve, nė Prishtinė. Tani ligjėron lėndėn e nudos, po nė kėtė Fakultet. Piktorja gjithashtu ėshtė anėtarė e shoqatave tė artistėve figurativė dhe aplikativė, nė Tiranė dhe nė Prishtinė, ku tash jeton dhe vepron.
    Nė procesin krijues Majlinda u shėrbye tė thuash me tė gjitha teknikat shprehėse mė tė cilat krijohet piktura e kohės sonė. Dhe varėsisht nga plani tematik , apo shtytja estetike, pėrdor ajo teknikėn e vajit, temperat, teknikėn e kombinuar, etj. Aplikon ajo edhe vizatimin, qė ėshtė disiplinė e pashmangshme nė art, veēmas atėherė kur idetė estetike nisin e konkretizohen, sikundėr qė konkretizohet etydi nė format muzikore.
    Fillėt e krijimtarisė pikturale tė Linda Bali – Kelmendit, lidhen me shprehjen reale, pėrkatėsisht me realizmin tradicional. Piktorja frymėzohet nga natyra, nga begatia dhe bukuria e saj koloristike e vegjetative. Ajo natyrėn e pėrjeton si ide me te cilėn, synohet te vihet baraspesha midis njeriut dhe botes organike. Ne imazhet e saj pikturale gjejmė njė si unitet midis tė bukures se krijuar artistike dhe asaj tė vetėkrijuar nga natyra dhe nė natyrė. Filozofi holandez Spinoza i cili konsiderohet si baba i dialektikės, thoshte se natyra ėshtė e njėjtė me hyjninė. (Deus sive naturae) Kėtė si duket synon ta thotė nė mėnyrėn e saj piktorja Majlinda, pėrmes peizazheve tė realizuara nė mėnyrė kreative e jo imitative. Dhe nė kontekst me kėtė univers organik, trajton ajo edhe natyrėn e qetė, nėpėrmjet tė sė cilės bėn kthesė tė dukshme, duke krijuar njė model natyre tė qetė tjetėr, - modelin modern, tė lirė, tė thyer nė forma tė ndryshme gjeometrike, tė transponuar dhe tė shprehur me gjuhėn e simbolit.
    Piktorja ėshtė e vetėdijshme se krijon nė kohėn e dalldive, rrymave dhe rrymimeve artistike moderne, prandaj energjinė e saj kreative e drejton, apo mė mirė tė themi, e fokuson drejt kėtyre rrymave, jo pėr hir tė modės, por pėr tė qenė sa mė afėr mėvetėsisė sė vet shprehėse, sa mė afėr bashkėkohėsisė me tė cilėn jeton dhe frymon. Duke trajtuar natyrėn, pastaj zhanrin e natyrave tė qeta, lulet, dhe motivet tradicionale, mund tė dukėt se trajton tema tė dala kohesh, apo tė flakura diku nė margjinat e historisė sė artit. Mirėpo pikėrisht pikturat e realizuara nė mėnyrėn siē i realizon, i organizon, i pėrjeton, dhe i ndėrton piktorja, provojnė se ēdo zhanėr, motiv apo ngacmimi tematik, mund tė shprehet me gjuhėn e artit modern, natyrisht nėse vetė krijuesi komunikon me kėtė gjuhė, siē komunikon, edhe piktorja jonė Majlinda Bali-Kelmendi.
    Nė krijimtarinė e autores, paraqitet edhe zhanri i nudos, nė saje tė tė cilit mund tė konstatojmė se ajo ėshtė piktore sezibile, se senzibiliteti i saj kreativ i pėrgjigjet kėrkesave tė estetikės bashkėkohore. Ka nė nudotė e saj elemente hedoniste, mirėpo, nė pėrgjithėsi ky zhanėr tematik, zgjeron mė shumė rrethin e interesimeve kreative tė piktores.
    Tėrėsia pikturale e krijueses M.B - Kelmendi, sa vjen e bėhet mė e larmishme nė planin tematik ashtu edhe nė atė shprehimor. Kėtė larushi shprehėse e bėn mė sugjestive, mė estetike, koloriti ku impresiv e ku ekspresiv, por mirė i artikuluar dhe i strukturuar. Dhe mbi kėto veēori ndėrton ajo botėn e vetė pikturale me kolorit tė pėrndezur. Ėshtė kjo pėrndezje ku ēdo gjė fillon dhe zhvillohet sipas ngacmimeve estetike tė zjarrta nė pėrmbajtje, tė pėrflakta nė formė.
    Piktorja Linda Bali - Kelmendi vazhdimisht gjendet nė tensione tė brendshme, nė varshmėri mė tė cilat krijon pėrfytyrime fanitėse e irracionale qė i ngjajnė ėndrrės e ėndėrr nuk janė, qė dukėn si puhi e janė shtrėngata. Brenda kreacioneve inventive tė Majlindės sikur dremitet poeti, qė kėndon pėr shkėmbin, gurin, qershitė, dhe pėr domethėnien e lartėsive.
    Me shpirt estetik tė pėrndezur, Majlinda Bali- Kelmendi trajton edhe dramėn kosovare. E tronditur nga tragjedia e Reēakut, krijon ajo imazhe tė cilat i pėrshkon gama e kuqe, gama e gjakut tė njerėzve, tė shqiptarėve tė vrarė, tė masakruar, por edhe tė viktimizuar pėr njė te nesėrme mė tė lumtur.
    E prirur pėr artikulimet e artit tė kohės, kjo krijuese sprovohet edhe me pikturėn e kombinuar, pra me atė model pikture, tė cilin sot e kultivojnė shumė krijues tė bashkėkohor. Duke qenė me vokacion piktore, pėr mjet kryesor shprehės ka ngjyrėn. Mirėpo krahas ngjyrės, apo mė mirė tė themi, krahas strukturės koloristike, Majlinda pėrdorė edhe struktura tė tjera, krejt me qellim qė imazhet pikturale ti bėjė mė komunikatave, mė tė dendura nė material, mė tė thella nė pėrmbajtje. Piktura e ndėrtuar kėsisoji, njihet me nocionin “pikturė e re”, sidoqoftė, pėr piktoren tonė ajo praqet aventurė dhe sfidė, jo vetėm tė re, por edhe tė guximshme nė shtegtimin e saj kreativ.
    Duke qenė gjithmonė nė ethe hulumtuese, gjithnjė e orientuar kah rrjedhat artistike tė kohės, piktorja sprovohet edhe nė mediumet e tjera tė artit pamor, pėrkatėsisht tė artit konceptual. siē janė, instilacionet, video-projeksionet dhe fotografitė artistike. Edhe nė kėtė lloj arti ajo dėshmohet si krijuese qė ka ide, imagjinatė e mbi tė gjitha qė ka guxim kreativ pėr pokuse
    Subjekt i instalcioneve tė saj, ėshtė skeleti i njeriut, me tė cilin ajo e sfidon vdekjen, apo mė mirė tė themi e qesėndisė atė. Dhe kur jemi tė sfidat, tė shtojmė se piktorja di te befasojė edhe me imazhe tė fotografuara, nėpėrmjet tė cilave prapė i kthehet frymėzimit tė parė pasionant- natyrės. Janė joshėse fasadat e ndėrtesave tė ormisura me lule, njėsoj siē janė joshėse pamjet nga Venediku, peizazhet, etj.
    Pėr fund tė themi se krijimtarinė artistike e Majlinda Bali-Kelmendit, ėshtė proces qė vazhdimisht evoluon, lėvizė nė mėnyrė progresive, begatohet nė formė dhe nė pėrmbajtje, pasurohet me ide estetike, me vizione intuitive , me motive e tema, nder mė tė ndryshmet.



    p.s. materiali u dergua ne forum nga Mustafa Ferizi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,391
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Piktorja Majlinda Kelmendi

    INTERVISTA/ Flet pedagogia dhe piktorja Majlinda Kelmendi

    “Tė jesh pedagoge do tė thotė tė jesh mbushur me pėrgjegjėsi”

    “Akademia e Arteve ėshtė njė shkollė, ku i lihet hapėsirė kreativitetit”


    Albert ZHOLI

    Njė piktore qė i ka ngjitur rrugėt e suksesit me kėmbėngulje dhe me pasion. Tirana i hapi dyert e suksesit ndėrsa Prishtina e konsolidoi mė tepėr. Sot ajo ėshtė jo vetėm njė piktore me emėr, por dhe njė pedagoge korrekte qė gėzon respektin e studentėve. Nė CV e saj shikon me dhjetėra certifikata dhe seminare Ndėrkombėtare, ku ajo ka marrė pjesė me shumė sukses. Jeta e saj nė pjesėn kryesore zhvillohet nė Tiranė dhe Prishtinė, ku ka tė afėrmit miqtė, por dhe ku ballafaqohet me tė rejat e pikturės dhe tė pedagogjisė.

    -Kush ishte arsyeja qė konkurruat pėr pikturė?
    Kanė kaluar shumė vite qė atėherė, por mbaj mend mirė qė nuk kam pasur hamendje se pėr ēfarė duhet tė studioj nė universitet. Isha e vendosur pėr tė studiuar nė Akademinė e Arteve. Nė vitet nė vazhdim kam qenė e bindur qė kam bėrė zgjedhjen e duhur. E dua profesionin tim.

    -Si u ndjetė gjatė konkurrimit dhe ēfarė pikture realizuat?
    Kam kujtimin mė tė bukur ... pashė nė listėn e emrave fitues qė unė isha e para, numri njė.
    Konkursi zhvillohej nė pikturė dhe vizatim me model nga natyra (portret dhe figurėn e njeriut).

    -Si ishte kėrkesa e llogarisė nė Akademinė e Arteve dhe a ėshtė shkolla jonė e pikturės nė nivelin e atyre europiane?
    Akademia e Arteve ėshtė njė shkollė, ku i lihet hapėsirė kreativitetit, imagjinatės, filozofisė por pa harruar studimin analitik dhe tė thellė. Ky gėrshetim pedagogjik i ka dhėnė rezultatet e veta nė vite pasi shumė studentė qė kanė pėrfunduar kėtė universitet, sot me veprat e tyre kanė bėrė emėr, kanė aktivitetin e tyre artistik gjithashtu dhe shpėrblehen me ēmime nė europė dhe botė.

    -Cila ishte piktura juaj e parė?
    Piktura ime parė ka qenė e pa realizuar nė mendjen time qė kur isha 8 vjeē... Mė vonė s’u ndala duke punuar dhe lexuar pėr artin dhe filozofinė gjithashtu psikologjinė dhe pedagogjinė.
    Kėto ecin paralelisht duke kėrkuar dhe pėrthithur sa mė shumė tė mundėsh.. Mė vonė fillon faza e zgjedhjes sė autoreve dhe tė luftosh pėr cilėsinė.. aspak pėr sasinė .. numrat i kam injoruar gjithmonė.
    -Kur e keni hapur ekspozitėn e parė?
    Ekspozita ime parė ka qenė menjėherė pas studimeve nė njė galeri private nė Tiranė.
    Ishte bukur...
    - Nga Tirana u martuat nė Kosovė, ju mungon Tirana?
    Po. Tirana ėshtė qyteti im i lindjes. i ėndrrave. i realizimeve. Tirana ėshtė pjesė e jetės time nė ēdo hap qė hedh.
    -Cilat janė tė pėrbashkėtat dhe tė veēantat e Tiranės me Prishtinėn?
    Tė pėrbashkėta ka shumė mes Tiranės dhe Prishtinės. Por atė qė dua tė veēoj ėshtė fakti qė kush punon ecėn dhe kush ėshtė pasiv mbetet prapa. Kur flas pėr punė e kam fjalėn pėr mė gjerė. Pra kush lufton pėr t’u ngritur nė gjithė aspektet e jetės, informim, profesion, personalitet, krijimtari etj..

    -Si ndiheni si pedagoge nė Universitetin e Prishtinės?
    Puna si pedagoge krahas vlerave pėr tė pėrcjell dijet, pėrvojėn tek brezi i ri, tė bėn tė kesh dhe shumė pėrgjegjėsi si krijuese, tė jesh gjithmonė me hapin e kohės.
    -A ekziston mitmarrja nė Universitetin ku ju punoni?
    Jo. Nuk njihet si fenomen. Kjo mė gėzon pa masė
    -Sa ekspozita keni hapur nė Tiranė?
    Kam qenė e ftuar nė ekspozita tė ndryshme me artistė tė tjerė nga Tirana dhe nė projekte me pedagog tė Universitetit tė Arteve Tiranė, por ekspozita personale kam dy, njė pas studimeve dhe tani nė 2012. Ekspozitat e tjera personale i kam realizuar nė Europė dhe Kosovė.
    -Femrat piktore janė tė pakta si ndjeheni pėrballė meshkujve?
    Arti nuk njeh gjini, por inteligjencė, dhunti dhe punė.
    - Kujt ja dedikoni ekspozitėn e fundit nė Tiranė?
    Qytetit tim,vendit tim, artdashėsve tė shumtė.
    -Motua nga e cila udhėhiqeni nė jetė?
    Vetėm cilėsi. Jo sasi.

    -Njė ditė pune e zakonshme?
    Ligjėrata nė fakultet me studentė, disa orė nė studio, mbrėmje me familjen dhe librin e radhės nė orėt e vona. Larg TV.
    -Ku preferoni t’i bėni pushimet?
    Vite me radhė kam preferuar dhe kam bėrė pushimet nė Evropė.. por nė vitet e fundit kam njė rikthim mė pėlqen vetėm bregdeti ynė. Ėshtė mė i miri dhe mė i mrekullueshmi.
    -Veshja e preferuar?
    Nuk dua tė flas pėr firma por pėr stil. Mė pėlqen klasikja me elemente dhe detaje tė modernes pra gėrshetimi. Mbi tė gjitha preferoj tė ndihem komod me gardėrobėn qė zgjedh.

    -Ēfarė vlerėsoni tek njė njeri dhe ēfarė kritikoni?
    Vlerėsoj njerėzit me karakter tė fortė dhe qė kanė pikėsynime nė jetė.
    Nuk kam respekt pėr njerėz pasiv dhe dembel qė nuk dinė pse zgjohen dhe s'dinė ēfarė kanė bėrė kur erret.
    -Keni ndonjė peng nė jetė?
    Jo .Gjithmonė kam bėrė atė qė kam dashur.
    -Ē’ėshtė familja pėr ju?
    Gjithēka, ėshtė vetė jeta.

    -A ndihet e vlerėsuar femra shqiptare sot?
    Vlerat i merr ai qė arrin dhe secili merr aq sa meriton.
    Ka shumė meshkuj qė nuk vlerėsohen nė shoqėri, pra nuk ka lidhje me gjininė, por kush je dhe ēfarė je. Jam e bindur pėr kėtė qė ėshtė vetėm kėshtu.
    -A ėshtė shoqėria shqiptare maskiliste dhe cilat janė format mė shprehėse tė saj?
    Po ėshtė maskiliste sidomos kur gjen terren...
    Respekti karshi mashkullit ėshtė vlerė ndėrsa inferioriteti ėshtė krejt gjė tjetėr .Varet ēfarė jep dhe ēfarė zgjedh nė njė raport. Ēdo njeri merr atė qė jep dhe atė qė kėrkon.

Tema tė Ngjashme

  1. Shpėtim Kelmendi
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-05-2011, 10:02
  2. Ekskluzive: Intervistė me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi
    Nga hajla nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-10-2008, 18:01
  3. Pse Migjen Kelmendi xhelozon Tiranėn?
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 18:14
  4. Mardena Kelmendi
    Nga Veshtrusja nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-11-2005, 15:23
  5. Personat me te dalluar te Malsise se Madhe
    Nga Gruda nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 16:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •