Postuar më parë nga
J@mes_Douglas
Sistemi i Fromit duket më koherenti dhe më i qarti. Fromi e sheh fenë nën dritën e humanizmit dhe pranon vetëm ato pjesë të religjonit të cilat nuk i shkojnë ndesh dashurisë për njeriun,lirisë dhe të vërtetës.
Mirëpo asnjë fe nuk mund të jetë humaniste në sensin e pastër rilindas të fjalës. Kujtojmë se humanizmi i thotë njeriut “ti mundesh”, ndërsa sistemet fetare i thonë njeriut “ti nuk mundesh”, ose më mirë “ti nuk mundesh pa Zotin”. “Ti nuk mund të realizosh të mirën pa Zotin”, “ti nuk mund të njohësh drejtësinë pa Zotin”, “ti nuk mund të fitosh jetën e përjetshme pa Zotin” etj.
Duke qene se po pergjithesojme fene si nje sistem kulture me norma dhe rregulla si orientim per individin atehere mund te themi se ka dhe fe humaniste, nese me fe nuk nenkuptojme vetem ato monoteiste apo fete qe kane nje qenie te mbinatyrshme si adhurim.
Shembull i nje feje humaniste (edhe pse ne dukje jo e tille) eshte Satanizmi LaVeyan apo rryma te ngashme satanike te cilat nuk duhen ngaterruar kurrsesi me Satanizmin Teist pasuesit e te cilit perveç objektit te adhurimit nuk kane shume ndryshim nga besimtaret monoteist(dukeq qene dhe vete besimi i satanizmit teist ne thelb monoteist me Satanin si te vetmin Zot te vertete).
Satanizmi LaVeyan duke qene qartesisht i ndikuar nga A.E.Crowley eshte dhe nje nder te preferuarit e mi, edhe pse pranoj se e njoh shume perciptazi kete lloj satanizmi me aq sa kam mundur te shoh eshte e qarte (bazuar dhe ne frymezuesin e ketij besimi) se "Ti mundesh pa ndihmen e askujt". Ne thelb predikohet evulimi personal, fizik, intelektual dhe shpirteror duke ndjekur praktika te huazuara nga kultura dhe filozofi te ndryshme. Crowley (ashtu si H.P.Blavatsky) eshte perpjekur te marre ajken e çdo sistemi filozofik duke kerkuar per pikat e perbashketa dhe universale te ketyre sistemeve te besimit.
Per ti rene shkurt, doja thjesht te vija ne dukje se mund te kete dhe ka "fe" humaniste.
Tani le të kalojmë tek sistemi i Jungut.
Sikur ta thjeshtonim në një fjali të vetme të gjithë konceptin e Jungut për dukuritë fetare, ajo fjali do të ishte “Zoti gjendet tek e pandërgjegjshmja”.
Por në një mënyrë të tillë Jungu e vë fenë në një truall shumë të paqëndrueshëm, ku shfaqja më e lartë e dukurisë fetare është, ëndrra. Pra ëndrra, sipas kësaj logjike është më e rëndësishme se dogma fetare, përderisa Zoti gjendet në të pandërgjegjshmen.
Në fakt, Fromi ka të drejtë kur thotë se, sipas logjikës së Jungut,
cmenduria i bie të jetë dukuria më e lartë fetare, përderisa cmenduria është një përvojë tërësisht e pandërgjegjshme.
Embelsira per ne fund . Me terhoqi jashte mase ky paragraf dhe sidomos ajo pjesa ne te zeze. Ne thelb jam shume dakord me "Zoti gjendet tek e pandergjegjshmja". Por doja te komentoja pak ate punen e çmendurise si nje pervoje teresisht e pandergjegjshme dhe per rrjedhoje si nje manifestim i vetedijes se zotit.
Para nje viti po lexoja mbi TAROT (TARO = ROTA = RROTA E FATIT, ORAT TORA ATOR = FLET LIGJI i HATOR , nga e merr emrin arti i te parit te se ardhmes me anen e letrave). Pa hyre ne detaje mbi TARO qe eshte nje nder themelet e simbologjise okulte e lidhur ngushte ne mos produkt i drejt per drejte i numerologjise se KABBALAH, figura numer 0 ,burimi i gjithçkaje, zanafilla quhet pikerisht "I çmenduri" (LE MAT, IL MATTO).
Menyra se si paraqitet "I çmenduri" ne letra ndryshon ne varesi te llojeve te ndryshme te letrave TAROT nga autore te ndryshem, por ne thelb paraqitet nje i çmendur. Mund te konsultoni çdo liber apo reference mbi TAROT dhe do te gjeni afersisht komente te tilla mbi figuren e te çmendurit si:
1-Marre nga "Georgelle - How to do Tarot Cards":
"Can Stand Before the Cause of Causes"(Mund te qendroje perpara Shkakut te Shkaqeve[zotit?])
2-Crowley ne librin e tij "The Book of Thot"(Libri i Thot) qe studion ne thellesi pikerisht TAROT megjithese ve ne dyshim se ndofta titulli i letres "I çmendur" eshte nje keqinterpretim i "Le Mat" qe nuk eshte "I çmendur" ne frengjisht por ne fakt perendesha egjyptiane "MAAT". Megjithate ndersa ben krahasimet me disa kultura ne veçanti me ate Keltike duke permendur "The Great Fool of Celtics(Dalua)"(Budallai i madh i Kelteve) nder te tjera thote:
Salvation, whatever salvation may mean, is not to be obtained on any reasonable terms. Reason is an impasse, reason is damnation; only madness, divine madness, offers an issue. The law of the Lord Chancellor will not serve; the law-giver may be an epileptic camel-driver like Mohammed, a megalomaniac provincial upstart like Napoleon, or even an exile, three-parts learned, one part crazy, an attic dweller in Soho, like Karl Marx. There is only one thing in common among such persons; they are all mad, that is 'inspired'. Nearly all primitive people possess this tradition, at least in a diluted form. They respect the wandering lunatic, for it may be that he is the messenger of the Most High. "This queer stranger? Let us entreat him kindly. It may be that we entertain an angel unawares".
Perkthim:
Shpetimi, çfaredo kuptimi mund te kete shpetimi, nuk perftohet nepermjet arsyes. Arsyeja eshte nje rruge qorre, arsyeja eshte mallkim; vetem çmenduria, çmenduria hyjnore, ofron nje perfundim. Ligji i Lord Chancellor nuk do te sherbeje; ligj-dhenesi mund te jete nje ngares deveje epileptik si Muhamedi, nje maniak megaloman i deshtuar provincial si Napoleoni, ose edhe nje i debuar, 3/4 i mesuar, 1/4 i çmendur, nje banues ne papafingo ne Soho, si Karl Marks. Ka vetem nje gje te perbashket mes ketyre personave; ata jane te gjithe te çmendur, qe eshte 'te frymezuar'. Pothuajse te gjithe njerezit primitive kane kete tradite, te pakten ne nje form me te dobet. Ata respektojne lunatikun e perhumbur, sepse mund te jete qe ai eshte mesazheri i Me Te Lartit. "Ky i huaj i çmendur? Le ta trajtojme ate me miresjellje. Mundet qe padashje ne te defrejme nje engjell".
3-Ne nje liber tjeter "Omar e Zaira - Tarocchi, I poteri Magici" ne komentimin e figures se te çmendurit nder te tjera thuhet:
Il personaggio della nostra carta indossa la veste buffonesca dei giullari del Medio Evo, gli unici che potevano dire le verità più sgradevoli anche al re, protetti dal segno della pazzia che li assimilava al mondo divino, escludendoli dalle leggi che governano il mondo degli uomini. La follia è una scintilla divina, un'ambiguo segno di privilegio da parte degli dei che tutta la comunita riconosceva....
Perkthim:
Personazhi i letres sone vesh rrobat qesharake te lolove te Mesjetes, te vetmit qe mund ti thonin dhe mbreterve te vertetat me te pakendshme, te mbrojtur nga shenja e çmendurise qe i asimilonte ne boten hyjnore, duke i perjashtuar nga ligjet qe qeverisin boten e njerzve. Cmenduria eshte nje shkendije hyjnore,nje shenje e dykuptimte e privilegjit nga ana e perendive qe njihej nga i gjithe komuniteti....
Citova 3 autore te rrymave te ndryshme si shembull per te pare se si e komentojne titullin e letres numer 0 te TAROT. Mund te gjeni shume referenca te tjera per te verifikuar se te gjithe jane dakord mbi lidhjen e çmendurise (le te bejme dallimin mes psikopatise dhe çmendurise ) dhe frymezimit hyjnor, simbol i spontanitetit, ndjekjes se instiktit te brendshem, te pandergjegjshmes.
P.S.Tarot ne ndryshim me besimin e pergjithshem nuk eshte thjesht nje mjet per te "parashikuar fatin" por nje art mbartes i nje kodi te lashte sa vete njerzimi. Sa per info per te mos e banalizuar kete art kaq te lashte dhe mbartes sekretesh te fshehura me ate imazhin qe te gjithe kane si letra fallxhoresh.
Krijoni Kontakt