Po e hap kete teme per te diskutuar librat me te mire ne Shqiperi (jo romane por libra akademike ose publicistike) me tema shoqerore, politike, filozofike, ekonomike, etj. nga vendi dhe bota.
Jeni te ftuar te shenoni listen tuaj.
Librat e tille me te mire qe kam lexuar une kohet e fundit jane:
1. "Urbanistika ne ekonomine e tregut" nga Kenneth K. Baar dhe Dorina Pojani, i vitit 2004. Ky liber flet per urbanistiken, arkitekturen, mjedisin, transportin, etj. ne vendet me ekonomi tregu.
2. "Grate ne Syrin e Ciklonit te Sfidave dhe Perspektiva" nga Zyhdi Dervishi, i vitit 2000. Ky liber flet per rolin e gruas ne shoqerine shqiptare pas komunizmit.
3. "Trafikimi, rasti i Shqiperise" nga Leke Sokoli dhe Ilir Gedeshi, i vitit 2006. Ky liber flet per trafikimin e mishit te bardhe nga Shqiperia ne vende te tjera.
4. "Psikologjia, nje hyrje e shkurter", liber me autore te huaj, perkthyer ne shqip nga Sonila Mece.
Krijoni Kontakt