Ne rradhe te pare, "dramatizimi", kthimi i ngjarjeve ne "tragjike", apo "egzagjerimi" i zhvillimeve, nuk e ndihmojne ceshtjen tone kombetare aspak. Fjale si "varrosja", apo "humbja" qe i paraprijne fjales hyjnore pavaresi, me shume se pasqyrim te realitetit, pasqyrojne shqetesimin e atyre qe i shkruajne.
Asgje nuk nxirret ne drite me gjynahqarje. Liria dhe pavaresia eshte per te fortet dhe jo per te dobtit. Shqiptaret egzistencen e vet si komb ia dedikojne pikerisht forces shpirterore qe i karakterizon.
Mungesa e nje platforme kombetare
Eshte pikerisht mungesa e nje plaftorme kombetare ne rradhet e shqiptareve, qe e veshtireson dhe pezmaton mendjet e shqiptareve per te ardhmen e kombit te tyre. Platforma kombetare eshte si testament i kombit shqiptar, dhe ajo ngrihet vetem mbi bazat e unitetit dhe vellazerise.
Ajo qe e pengon jashte mase pasjen e platforme kombetare te perbashket per te gjithe vektoret perberes se faktorit shqiptar ne Ballkan eshte nxjerrja jashte loje e shtetit am. Sot Republika e Shqiperise, ose shteti am, nuk eshte ne gjendje qe te mbaje vetveten dhe jo me te marri persiper lidershipin historik te mbrojtjes se te drejtave shqiptare ne Ballkan. Sot Kosova gjen me shume mbeshtetje ne Rome e Washington per kerkesat e saj, se sa ne Tirane. Autoritetet shqiptare te Kosoves, "harrohen pa dashje" neper aeroporte, teksa Nicholas Gage i bejne nje pritje madheshtore.
Sikur Tirana te fliste shqip, sot Kosova do te ishte e pavarur !
Megjithate une nuk jam aspak pesimist per te ardhmen e Kosoves. Perkundrazi, Kosova me ose pa mbeshtetjen e Tiranes, do te marri vulen e lirise te ciles ka 3 vjet qe e jeton. Kosova eshte de fakto e pavarur pasi juriduksioni i saj eshte plotesisht i ndare nga Serbia e Shqiperia, dhe UN nuk gezon autoritetin e njohjes apo mohimit te te drejtes se vetevendosjes. Jane politikat e shteteve te vecanta, anetare te UN, qe zgjedhin njohjen e pavaresise se Kosoves. Nese do ti referohemi historise tone kombetare, kur Ahmet Zogu krijoi shtetin e pare modern shqiptar, ai u perball me pikepyetjen e madhe " Do ta njohin te medhenjte sovranitetin e shtetit shqiptar apo jo?! Premtimet europiane asnjehere nuk u materializuan, por ishte telegrami i shtetit Amerikan ku mbreti Zog I u njoh si mbret i monarkise shqiptare. Pas amerikaneve, te gjitha vendet europiane pasuan.
Perpara se te ndertosh nje komb te bashkuar, duhet ta enderosh e shikosh ne mendjen tende si te tille. Nese fokusoni energjite dhe vemendjen tuaj ne kete drejtim, do te eleminoni pesimizmin e tepruar nga i cili nuk fitoni asgje.
Krijoni Kontakt