Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 183
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Pse fitoi PD ne kashar...? Po sipas ketyre komunisteve ketu ne forum pd i ka ditet te numeruara. I ziu njeri nuk di ke te besoje.

  2. #22
    Thellohet pėrēarja mes PS dhe LSI

    Nga L.Progni

    Kanė pėrdorur ironinė pėr t’iu pėrgjigjur kryetarit tė PS, Edi Rama. Ka ndodhur kėshtu me zyrtarėt e LSI. Sekretari i Pėrgjithshėm i LSI, Zoti Petrit Vasili, e ka etiketuar Ramėn si personazhin e Benit te filmi “Beni ecėn vetė”, i cili kėndonte me zė tė lartė nė pyll pėr tė larguar frikėn. “Deklaratat e Edi Ramės, ashtu si te filmi “Beni ecėn vetė”, qė kėndonte kėngė partizane nė pyll pėr t'i dalė frika. Rama pa nė Amerikė si bėhet opozitė dhe jo pazar si i tiji me Berishėn. Megjithatė, pėr Lėvizjen Socialiste pėr Integrim, ėshtė fare e qartė se kryetari i radhės i PS edhe pas kėsaj vizite nuk ka mėsuar se si bėhet opozita e vėrtetė, se si trajtohet kundėrshtari politik”, - tha Vasili.

    Pėr Sekretarin e Pėrgjithshėm tė LSI, zotin Petrit Vasili, kjo gjendje shkaktohet, ngaqė pėr kryetarin e PS, Edi Rama, prioritet ėshtė aleanca me Berishėn dhe jo me Shqipėrinė qė vuan berishizmin.

    Por jo pak ironik ka qenė sėrish qėndrimi i Edi Ramės nė lidhje me bashkėpunimin me PS. Duke folur nga Denveri, ku ndodhet pėr tė marrė pjesė nė Konventėn e Demokratėve tė SHBA, Rama, i pyetur nėse do takohet me Metėn tha: “Unė dėshiroj tė mbetem te Konventa e demokratėve, te politika e re, tė mbetemi te nevoja e madhe e njerėzve pėr tė marrė nė duar fatin e tyre, qė nuk mund tė jetė monopol, e pėrsėris, i njė grushti politikanėsh dhe mbi tė gjitha mė lejoni ta mbyll duke iu referuar atij bashkėqytetari qė nė njė qark tė Shqipėrisė, duke marrė fjalėn nė njė nga qindra takimet e “Dialogut me Shqipėrinė”, tha: “pėr sa kohė ne do tė presim qė problemet tona t’i zgjidhin 5 gjela nė Tiranė, pulat tona nuk do tė bėjnė asnjė vezė.”

    Gazeta Tema


    Tash do i beje vezet Edi Veliaj dhe Erion Rama!

  3. #23
    Rama, si te “Filmi Beni ecėn vetė”, bėrtet nga Denveri pėr tė larguar frikėn

    29-08-2008

    LSI i ėshtė pėrgjigjur me shpoti sulmit tė Edvinit qė nga pėrtej Oqeanit, duke e cilėsuar PS-nė si njė formacion politik tė pashpresė, i cili s’do ta marrė me vete nė udhėn e humbjes, qė ka pėrzgjedhur pėr sfidėn elektorale tė 2009-s

    Partia Socialiste dhe Lėvizja Socialiste pėr Integrim, vijojnė avazin e vjetėr tė reagim kundėr reagimit, me kontekste dhe qėllime tė pastra politike, nėn mllėfin e krizės sė thellė dhe tė pashmangshme prej sė cilės opozita ėshtė infektuar nė tėrėsi. Ethet e miratimit tė kodit tė ri elektoral, me nisjen e sesionit kuvendor, po degėdisin kryesisht dy partitė kryesore nė opozitė, PS dhe LSI, duke e bėrė tė pamundur fshehjen e krizės dhe frikėn e gjallė pėr humbjen e zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare, nė cilėn PS dhe LSI do tė militojnė tė pavarura, duke i bėrė opozitė tė fortė njėra-tjetrės. Kėsisoj, vetėm njė ditė pas deklaratave injoruese tė Ramės nga Denveri (SHBA), nė adresė tė kundėrshtarit tė tij politik nė opozitė, Ilir Meta, dje, Lėvizja Socialiste pėr Integrim, i ka kthyer reston, duke iu kundėrpėrgjigjur nė tė njėjtėn linjė. Kėsisoj, Sekretari i Pėrgjithshėm i LSI-sė, Petrit Vasili e ka etiketuar Ramėn si personazhin e Benit tek filmi “Beni ecėn vetė”, i cili kėndonte me zė tė lartė nė pyll pėr tė larguar frikėn. “Deklaratat e Edi Ramės, ashtu si tek filmi Beni ecėn vetė, qė kėndonte kėngė partizane nė pyll pėr t’i dalė frika”, tha Vasili. Duke iu referuar intervistės dhėnė nga SHBA pėr “Zėrin e Amerikės”, sekretari i pėrgjithshėm i LSI deklaroi se, nga zhvillimet atje Rama “pa nė Amerikė se si bėhet opozitė dhe jo pazar si i tiji me Berishėn”. Megjithatė, pėr Lėvizjen Socialiste pėr Integrim, ėshtė fare e qartė se kryetari i rradhės i PS-sė edhe pas kėsaj vizite nuk ka mėsuar se si bėhet opozita e vėrtetė, se si trajtohet kundėrshtari politik. Megjithėse Rama ndodhet ende nė Denver tė SHBA-sė, dhimbjet e kokės pėr tė nuk kanė tė sosur, aq mė tepėr kur ai ende shpreson qė Meta tė ndryshojė qėndrim dhe tė bėhet pjesė e politikės sė tij destruktive dhe absurde. Por nga ana tjetėr, Gjinushi i ka premtuar besnikėri tė pėrjetshme politike, duke i ndėrthurur idenė e koalicionit tė bishtave, pavarėsisht se partia qė ai kryeson PSD, ėshtė pa elektorat dhe diskutohet eliminimi i mundshėm i saj, me sistemin aktual zgjedhor, zhvillim qė Edvinit nuk i intereson shumė. Pra, nė kėtė aspekt, ajo qė vihet re tek partitė e opozitės, ėshtė mungesa e fluiditetit dhe qartėsisė sė duhur nė negociimet parazgjedhore, qė siē edhe ėshtė parė vazhdimisht, njė pjesė e tė vegjėlve opozitarė me ndonjė pėrfaqėsues tė PS-sė, kanė diskutuar nė tryeza kafenesh pėr mbijetesėn e tyre politike dhe si pasojė nuk kanė mundur tė dalin nė qėndrime tė qarta pėr atė qė diskutuan. Ndėrkaq, nga ana tjetėr, kryesocialisti Edi Rama ka folur pėrsėri pėr politikėn e vjetėr nė tė cilėn gjendjet Shqipėria sot dhe qėllimi i Rama, tėrėsisht i impresionuar, pėrsėriti edhe njėherė nevojėn qė kanė shqiptarėt dhe shqiptaret pėr tė bėrė ndarjen e politikės sė re me politikėn vjetėr. “Vendi duhet tė ndahet nga politika e keqe, nga bataku i njė grupi njerėzish qė na mbajnė peng prej 17 vitesh. Ne duhet ta ndryshojmė kėtė proces dhe duhet tė kuptojmė qė nuk ėshtė politika njė fushė veprimi ekskluzive e partive, pėr tė mbrojtur ambicie krejt personale. Politika ėshtė pėr ta dhe duhet ti shėrbejė atyre, kjo ėshtė esenca e kėsaj konvente”, tha ai. Ai nuk ka lėnė pa pėrmendur edhe qėllimet e Partisė Socialiste pėr tė shkėputur vendin nga njė politikė e vjetėr tė cilin ai e ka cilėsuar si “tė keqe”. Ndėrsa ėshtė pyetur pėr ndonjė koalicion tė mundshėm me LSI, Rama ėshtė shprehur “jemi pėrsėri nė deklaratat e vjetra dhe unė dėshiroj tė mbetem te konventa e re”. Por, deri mė sot, Rama nuk e ka shpjeguar akoma mbėshtetėsve tė tij se ku konkretisht ndryshon “politika e re” nga “politika e vjetėr”. Ajo qė mund tė kuptohet nė vija tė pėrgjithshme ėshtė se Rama, edhe pse kėrkoi tė bėhej kryetar i partisė mė tė vjetėr nė vend, asaj socialiste, nuk identifikohet me traditėn e tė bėrit politike prej saj.

    55

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    lsi e ps jane grupe cakejsh qe provizorisht po i hungerijne njeri jatrit.. per tu bere me te eger e me te bashkuar me tufat e tyre qe te gllaberojne e coptojne demokracine e endrrat e ketij populli te vuajtur..

    ne zgedhjet e ardhshme kanibalet e ndare ne dy ceta.. ne ps dhe lsi do bashkohen.. e bashke me vampiret ne gjinush parti e neritan kompani.. e ne milo djallezi.. do marrin pushtetin qendror e do vendosin diktaturen e tyre teper te gjate.. e teper te sofistikuar polpotisto enveriste me kostum armani..

    3 korrikasit.. vazhdojn gjumin e ariut..

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Citim Postuar mė parė nga beni67 Lexo Postimin
    Pse fitoi PD ne kashar...? Po sipas ketyre komunisteve ketu ne forum pd i ka ditet te numeruara. I ziu njeri nuk di ke te besoje.

    o beni, pune partish lale sdin ca xhepi me fut doren keto jan trrash shum.
    Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė.

  6. #26
    Mitro Maska e titi-a
    Anėtarėsuar
    22-02-2008
    Vendndodhja
    Mitrovicė
    Postime
    287
    Mendoj se LSI+PS=PD!

  7. #27
    Rama trash gjuhėn - akuzon LSI-nė se s’ėshtė parti e Ilir Metėn se ėshtė politikan i vjetėr


    30-08-2008


    Pasi ėshtė kthyer nga Denveri, nga ku vėrshoi njė lumė akuzash nė drejtim tė kundėrshtarit tė tij politik nė opozitė, kreut tė LSI-sė, Ilir Meta, kryesocialisti Edi Rama, ėshtė munduar tė flasė dje me disa ndėrthurje tė politikės sė tij tė re me konventėn e demokratėve tė zhvilluar gjatė 4 ditėve me radhė nė SHBA. Kthimi nga SHBA-tė, duket se Edvinit i ka venitur tėrėsisht shpresat pėr formimin e njė koalicioni zgjedhor para kuvendoreve tė 2009-s dhe mė keq akoma, krijimi i fraksioneve opozitare ėshtė nė prag, nė kuadėr tė pėrpjekjeve pėr mbijetesė nė politikė. Kėsisoj, lidhur me ēėshtjen nėse PS ėshtė e gatshme tė shkojė nė zgjedhje me njė tė majtė progresiste dhe tė bashkuar, Rama ka deklaruar se nė opozitė janė pėrhapur grupe tė vetėquajtura parti, qė synojnė vetėm interesat personale dhe kanė rėnė pre e stereotipeve tė vjetra, skemave tė vjetra dhe qė bazohen vetėm te njė arithmetikė dhe te llogjika e pazarit paraprak. “Partia Socialiste ėshtė nė proēesin e njė transformimi rrėnjėsor tė brendshėm dhe njėkohėsisht nė proēesin e njė transformimi rrėnjėsor tė vet politikės shqiptare. Nė kėtė sens doja t’i linim pas stereotipet qė e shikojnė bashkimin apo ndarjen si llogari mes disa grupesh, qė janė grupe tė vetquajtura parti, apo qė mbrojnė interesa krejt personale dhe t’i japim jetė njė bashkimi me qytetarėt, pėrtej kufinjve tė partive dhe mbi tė cilat duhet t’i japim mundėsi qytetarėve ta pėrdorin PSSH si instrument pėr tė ndryshuar shoqėrinė, vendin dhe jetėn”, tha kreu i PS-sė, duke iu referuar kryesisht qėndrimeve tė shfaqura nga LSI duke kundėrshtuar politikėn e koalicionit tė bishtave, tė propozuar nga Rama dhe Gjinushi. Pavarėsisht krizės sė thellė dhe mungesės sė vizionit pėr tė ardhmen politike para dhe pas zgjedhjeve tė 2009-ės, kryesocialisti ka mohuar pėrēarjen e thellė qė ekziston nė opozitėn e majtė. “Nė kėtė sens, do tė pėrsėris, se nuk ka njė tė majtė tė ndarė, por ka njė fuqi tė madhe dhe njė vullnet tė madh pėr ndryshim nga ana e PSSH nė funksion tė njė proēesi tė ri politik nė Shqipėri dhe nga ana tjetėr llogaritė e vjetra, sterotipet e vjetra, skemat e vjetra dhe qė bazohen vetėm te njė arithmetikė dhe te llogjika e pazarit paraprak, qė pėr mua nuk na duhet dhe qė pėr shqiptarėt ėshtė e pavlefshme nė kėtė stad tė vendit dhe botės, ku Shqipėria duhet tė marrrė nė duar fatin e saj pėrmes njė politike tė re, ku ne duhet tė kuptojmė se nuk janė zgjedhje mes PD dhe PSSH, tė majtės e tė djathtės, por mes tė tashmes dhe sė shkuarės”, shtoi nė vijim ai. Lidhur me mundėsinė e njė takimi ndėrmjet Ramės dhe Metės, kryesocialisti la tė kuptohej se nuk mund tė ulet nė tryezėn e bisedimeve me individė tė politikės qė synojnė ta kthejnė politikėn nė monopol. “Unė dėshiroj tė mbetem te konventa e demokratėve, te politika e re, tė mbetemi te nevoja e madhe e njerėzve pėr tė marrė nė duar fatin e tyre, qė nuk mund tė jetė monopol, e pėrsėris, i njė grushti politikanėsh”, u shpreh mė tej Rama. Por pėrpos kėtij qėndrimi, Rama nuk mund tė fshehė frikėn e ethshme pėr humbjen e zgjedhjeve, duke u shprehur i pashqetėsuar, pasi pėrveē katandisjes sė tij, ai do tė marrė me vete drejt ngrehinės sė humbjes sė zgjedhjeve edhe LSI-nė e Metės.


    55

  8. #28
    Reforma zgjedhore, Gjinushi e Milo mbėshtesin Ramėn

    Hidhen bazat e koalicionit tė ardhshėm, me tė cilin e majta do tė konkurrojė nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2009. Pas njė periudhe tė gjatė marrėdhėniesh pothuajse inekzistente, opozita, megjithėse jo e plotė, ka lėnė pas tė shkuarėn konfliktuale dhe ka nisur punėn pėr ringritjen e koalicionit elektoral.

    Fejzi Braushi

    Marte, 02 Shtator 2008 09:16:00

    Nė takim u diskutua mundėsia e daljes sė forcave tė majta nė zgjedhjet e 2009-ės me qėllim fitoren e zgjedhjeve

    TIRANĖ- Hidhen bazat e koalicionit tė ardhshėm, me tė cilin e majta do tė konkurrojė nė zgjedhjet parlamentare tė vitit 2009. Pas njė periudhe tė gjatė marrėdhėniesh pothuajse inekzistente, opozita, megjithėse jo e plotė, ka lėnė pas tė shkuarėn konfliktuale dhe ka nisur punėn pėr ringritjen e koalicionit elektoral. Me iniciativėn e kryetarit tė Partisė Socialiste, ėshtė zhvilluar dje takimi i parė informal nė rang kryetar partish, nė qendėr tė tė cilit ka qenė pikėrisht gjetja e rrugėve tė cilat do tė bėnin tė mundur sheshimin e mosmarrėveshjeve mes tė majtėve dhe maksimizimin e rezultatit nė zgjedhjet e qershorit.

    Takimi

    Nė takimin, ku pėrveē Ramės merrnin pjesė edhe kryetari i Partisė Socialdemokrate, Skėnder Gjinushi dhe ai i Demokracisė Sociale, Paskal Milo dhe ku mungonte kreu i LSI-sė, Ilir Meta, ėshtė diskutuar gjerėsisht pėr reformėn zgjedhore dhe hapėsirat qė lejon sistemi i ri zgjedhor, i sanksionuar tashmė nė Kushtetutė, pėr aplikimin e atyre formulave tė bashkėpunimit, qė do tė bėnin tė mundur arritjen e njė rezultati sa mė pozitiv pėr gjithė spektrin e majtė.

    Burime pranė kėtij takimi kanė konfirmuar pėr “Shekullin” se gjatė takimit, kreu i socialistėve, Edi Rama ka informuar aleatėt e vet lidhur me ecurinė e deritanishme tė Reformės Zgjedhore dhe mėnyrėn se si PS e percepton kompletimin e saj edhe sa i pėrket ēėshtjeve tė rėndėsishme siē ėshtė ajo e koalicioneve parazgjedhore apo dhe administrimi i procesit pėrgjatė dhe paszgjedhor.

    Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė koalicioneve, kryesocialisti ka sqaruar Gjinushin dhe Milon se si parashikohet dhe ēfarė mundėsish bashkėpunimi ofron koalicioni i pėrbėrė, tė cilin e kundėrshton me shumė forcė Lėvizja Socialiste pėr Integrim. Pėr kėtė pikė, duket se edhe dy aleatėt, Milo dhe Gjinushi, janė bindur pėr efektet pozitive qė realizon koalicioni i pėrbėrė sidomos nė aspektin garės mes dy blloqeve politike, tė majtės dhe tė djathtės.

    Gjithashtu, nga tė njėjtat burime mėsohet se gjatė bisedės Rama ėshtė treguar i prerė, pėr tė mos toleruar nė drejtim tė kėrkesės sė LSI-sė pėr tė bėrė dhe njė korrektim kombėtar tė votave tė partive politike. Ndėrkohė sa i pėrket qėndrimit tė LSI-sė, tė tre krerėt janė shprehur jo vetėm gjatė takimit por edhe pas tij, tė hapur pėr tė vazhduar pėrpjekjet pėr ta shkėputur atė nga misioni minues i fitores sė tė majtės dhe pėr ta bindur atė qė tė bashkėpunojė me tė majtėn.

    Deklaratat

    Kreu socialist Edi Rama megjithėse e ka cilėsuar kryetarin e LSI-sė, Ilir Meta, si mik tė tijin, nuk ka ngurruar tė shprehet se ky i fundit po i shėrben qėllimit tė Berishės pėr ta mbajtur tė majtėn tė pėrēarė. “E kam thėnė dhe e pėrsėris, Ilir Meta ėshtė miku im, dhe jam i keqardhur teksa e shoh pėrditė e mė tė mllefosur ndaj Partisė Socialiste, pėrditė e mė thellė nė batakun e politikės sė vjetėr, duke bėrė kėsisoj njė punė jo tė mirė pėr ata njerėz qė e ndjekin pas dhe duke bėrė qė tek ai, Sali Berisha tė shohė shpresėn e tij tė fundit.

    Por sidoqoftė ne do tė fitojmė zgjedhjet e 2009”,- tha Rama pas takimit duke i bėrė njėkohėsisht thirrje atij, qė tė heqė dorė nga interesat e ngushta personale. Rama theksoi gjithashtu se zgjedhjet do t’i fitojnė qytetarėt dhe jo kryetarėt. Ndėrkohė kreu i PDS-sė, Paskal Milo ka siguruar pėr mediat se pavarėsisht largėsive tė tanishme nė qėndrime me LSI-nė, do tė vazhdojė pėrpjekjet pėr tė bindur edhe kėtė forcė qė tė bėhet pjesė e koalicionit tė ardhshėm opozitar.


    --------
    Rama:

    “E kam thėnė dhe e pėrsėris, Ilir Meta ėshtė miku im, dhe jam i keqardhur teksa e shoh pėrditė e mė tė mllefosur ndaj Partisė Socialiste, pėrditė e mė thellė nė batakun e politikės sė vjetėr, duke bėrė kėsisoj njė punė jo tė mirė pėr ata njerėz qė e ndjekin pas dhe duke bėrė qė tek ai, Sali Berisha tė shohė shpresėn e tij tė fundit. Por sidoqoftė ne do tė fitojmė zgjedhjet e 2009”.

    Milo:

    “Kemi pasur njė takim miqėsor ku kemi shkėmbyer mendime rreth formulės sė koalicionit tė pėrbėrė dhe rreth bashkėpunimit tė mėtejshėm me PS pėr Kodin Zgjedhor dhe mė gjerė, prandaj sot ne si PDS, shprehim edhe njė herė vullnetin pėr ta vazhduar kėtė frymė bashkėpunimi pa pėrjashtuar as edhe partnerėt e tjerė tė sė majtės me tė cilėt, ashtu siē kemi vazhduar takimet deri mė sot, do tė vazhdojnė edhe nė tė ardhmen, sepse rrugėt pėr t’u marrė vesh ende nuk janė mbyllur”.

    Gjinushi:

    “Ėshtė pėr t’u pėrshėndetur fakti qė sistemi i ri zgjedhor nuk i pengon koalicionet, pra duhet kuptuar se kjo ėshtė " reja" pra nuk ėshtė se janė shpikur koalicionet, por ēdo sistem demokratik e lejon bashkėpunimin e sinqertė dhe tė ndershėm dhe tė jesh kundėr koalicioneve qė japin njė hapėsirė pėr bashkėpunim ėshtė nonsens politik, sepse ēdo hapėsirė qė rrit bashkėpunimin qė mundėson ėshtė demokratike dhe pozitive”.

    Shekulli

  9. #29
    Meta: Interesi ynė i vetėm, fuqizimi dhe pėrfaqėsimi i sė majtės sė vėrtetė nė Shqipėri

    Intervistoi: Armand Mero, Tiranė
    Zėri i Amerikės
    04-09-2008


    Zėri i Amerikės: Zoti Meta, u bė njė kohė e gjatė qė e majta po pėrjeton njė moment tė vėshtirė. Ka njė pėrplasje tė fortė mes jush dhe PS. Ju disa herė i keni bėrėtė ditura shkaqet e kėsaj situate. Duket sikur kjo marrėdhėnie ka arritur nė njė pikė tė pakthyeshme apo ka ende hapėsira?

    Ilir Meta: Mendoj se zgjedhja qė ka bėrė lidershipi i PS pėr tė shkelur marrėveshjen e 5 partive opozitare qė nė thelb kishte bashkėpunimin pėr reformėn zgjedhore dhe akoma mė keq, vajta tej ēdo parashikimi i lidershipit tė PS tek objektivi i Sali Berishės pėr ta kthyer kushtetutėn aty ku ai e aspironte qė nė 1994, pra te pėrqėndrimi i gjithė pushteteve nė njė dorė tė vetme, pra sot te dora e kryeministrit- kryetar partie, akoma mė saktė Sali Berisha, padyshim qė ka krijuar njė hendek shumė tė thellė e parimor mes LSI e PS dhe mes gjithė tė majtėve dhe socialistėve me lidershipin e kėsaj partie. Shumė bashkėpunime tė tjera jo parimore mes kryeministrit dhe kryetarit tė PS, mė shumė edhe pėr shkak tė pozitės si kryebashkiak i Tiranės, jo vetėm qė kanė sjellė muajt e fundit njė opozitarizėm fals tė kėsaj partie, por natyrisht qė kanė sjellė edhe debate sepse LSI duke goditur pėrpjekjet e Berishės pėr tė uzurpuar institucionet, pėr tė kufizuar kompetencat e presidentit, nuk mund tė mos atakonin edhe bashkėpunėtorėt e Berishės, qė nė mėnyrė flagrante kanė qenė pėrfaqėsuesit e PS.

    Zėri i Amerikės: Ka njė ofertė tė socialistėve pėr njė koalicion tė pėrbėrė. E keni refuzuar, duke thėnė se ėshtė njė koalicion bishtash. A mund tė na shpjegoni konkretisht pse jeni kundėr. Njė koalicion i tillė ruan identitetin e partive, tregon peshėn reale dhe nuk lejon tė shkojnė dėm disa pjesėza votash...

    Ilir Meta: Ju vetė nė pyetjen tuaj evidentuat mos shkuarjen dėm tė pjesėzave tė votave. Nėse ky ėshtė prekupimi i lidershipit tė PS nuk kishte pse tė bėhej ajo inciatorja e modelit spanjoll qė ėshtė njė model absurd.pėr kushtet e Shqipėrisė. Dhe sė dyti nėse ende e kanė kėtė shqetėsim duhet tė aplikojnė korrektimin nacional tė votės proporcionale nė mėnyrė qė asnjė votė opozitare tė mos shkoj dėm. Pse ne e konsiderojmė kėtė si njė koalicion bishtash? Sepse prioriteti nė diskutimin e kėtij lloj koalicioni ėshtė ai i marrjes apo kėmbimit tė presjeve dhjetore, mė shqip do tė konsideroheshin si bishta. Natyrisht qė koalicionet nuk ndėrtohen mbi raportet e presjeve dhjetore, por ndėrtohen mbi programe, objektiva dhe platforma tė pėrbashkėta. Si mund tė quhet koalicion njė vendosje e tillė e partive ku secila ka programin e vet, edhe pse nė shumė gjėra esenciale mund tė ketė dallime thelbėsore, siē ėshtė rasti i Kushtetutės, njė problem shumė madhor dhe si mundet tė flasim pėr njė koalicion tė vertetė e real. Ėshtė njė gjetje e stisur, ėshtė shprehje e krizės ku ėshtė futur sistemi zgjedhor, pėr shkak tė vijes sė gabuar, marrjes sė njė modeli qė s’ka lidhje fare me Shqipėrinė. Nuk dua tė hyjė nė veēantitė e Spanjės qė funskionon si njė konfederatė, qė ka territore jashtė vendit apo probleme tė tjera. Dhe kjo ėshtė mungesė e vullnetit tė lidershipit tė PD dhe PS pėr pėr njė reformė zgjedhore sipas standarteve apo parametrave evropianė.

    Njė ndarje e tillė nė dy koalicione tė pėrbėra, gjoja nuk ėshtė gjė tjetėr, veēse njė pėrpjekje pėr ta ndarė politikėn shqiptare nė pozitat e saj tė vjetra, tė dominuar artificialisht nga dy parti dhe tė tjer nė raporte vasaliteti, apo inferioriteti me to. Pra, ėshtė njė lojė pėr tė kufizuar demokracinė dhe ky ėshtė projekti i pėrbashkėt i Berishės dhe Ramės, dhe pėr t'i zhveshur qėllimisht partitė e tjera nga identiteti, nga veēantitė e tyre dhe nė kėtė mėnyrė t’u mohojnė zgjedhėsve, qė tė bėjnė njė zgjedhje tė pavarur nga PD e PS. Ne kur jemi nė koalicion, jemi nė koalicion. Ne kėtė e treguam nė mėnyrė shumė tė qartė nė zgjedhjet e 2007, ku pjesmarrja dhe kontributi tepėr luajal i LSI ishte faktor kryesor pėr fitoren, tė paktėn nė qytetet kryesore tė kandidatėve tė pėrbashkėt tė opozitės. Kur nuk jemi, nuk jemi dhe nuk mund tė bėhemi pjesė e kėtij bastardimi tė reformės zgjedhore.

    Reforma ka qenė e mbetet njė obligim i jashtėzakonshėm i LSI. Ne nuk u bėmė pjesė e Dushkut nė 2005 dhe nuk mund tė bėhemi tani pjesė e makinacioneve. Ne I paralajėmruan qė nė fillim. Nėse kanė shqetėsimin qė tė mos humbasė qoftė edhe njė vote e vetme duhet tė insistojnė pėr korrektimin nacional tė votės. Eshtė e domosdoshme pėrsa kohė sisistemi ėshtė proporcional.

    Zėri i Amerikės: Por janė tė shumtė ata qoftė edhe juristė, qė deklarojnė se korrektimi nacional do tė humbte sensin e sistemit proporcional rajonal….

    Ilir Meta: Absolutisht jo. Sepse nėse sensi ka qenė deformimi i votės, atėherė kemi tė bėjmė me njė model, qė synon tė devijojė nga principi proporcional. Sė dyti, ne e dimė, qė pėrgjithėsisht kudo, sisitemi proporcional rajonal ose ėshtė ndėrtuar mbi ndarjen e vendit nė rajone tė barabarta elektorale, pra numėr votuesish siē kemi rastin e Maqedonisė, nė 6 rajone nga 20 deputete, ose nė rastin kur bazohet nė njė ndarje administrative tė deformuar, si nė rastin e Shqipėrisė, pėr arsye gjeografike apo demografike, atėhere, padyshim, korrektimi ėshtė kėrkesė e padiskutueshme, pėr tė respektuar principin, qė ėshtė proporcionali

    Zėri i Amerikės: Duket se ėshtė krijuar njė hendek i madh…

    Ilir Meta: Hendekun nuk e kemi krijuar ne. Ne kemi qenė tė hapur pėr ēdo lloj sisitemi, mjaft qė tė ishte i ndershėm. Zvarritjet nuk i kemi bėrė ne. Ne kemi kėrkuar qė nė fillim, qė komisioni pėr reformėn zgjedhore, i bashkėdrejtuar nga Rusmajli dhe Islami, tė funksiononte nė kohė e pėrpara samitit tė Bukureshtit tė dilnim me njė reformė tė pėrfunduar. Kanė qenė kėto dy forca politike qė kanė bllokuar qėllimisht gjithshka, pasi vuajnė nė mėnyrė tė pashėrueshme nga sindroma e prishjes sė zgjedhjeve nė Shqipėri pėr interesa tė vogla. Ne kemi qenė tė hapur pėr ēdo lloj sistemi. Ne kemi qenė tė hapur edhe pėr mazhoritarin e pastėr, pasi votuesit e marrin vetė pėrgjegjėsinė pėr zgjedhjen qė bėjnė. Por, jemi kundėr lojrave e makinacioneve.

    Zėri i Amerikės: Ju, pas acarimit tė marrėdhėnieve me socialistėt tentuat krijimin e njė koalicioni jashtė PS, me zotin Milo dhe Ceka. Por tani kemi zotin Milo tė rikthyer te PS?

    Ilir Meta: Mendoj se ka disa keqkuptime. Sė pari, nuk kemi patur asnjė marrėveshje me asnjė forcė politike pėr kėtė koalicion tė ri. Ashtu siē ėshtė e vėrtetė, se ne kemi ideuar kur lidershipi i PS shkeli marrėveshjen me opozitėn dhe me LSI pėr reformėn zgjedhore, paralajmėruam krijimin e njė koalicioni tė ri "E Majta pėr integrim". Dhe nė kėtė kuadėr, disa forca dhe aktorė tė ndryshėm, shprehėn pėrkrahjen, apo simpatitė e tyre. Ne nuk kemi nėnshkruar asnjė marrėveshje me askėnd. Pra, nuk mund tė themi se dikush ėshtė larguar. Edhe rikthimi i zotit Milo ne PS apo PSD, ėshtė njė e drejtė e tij, tė cilėn e respektojmė, sepse secili ėshtė sovran pėr vendimet e tij, sikundėr na vjen keq qė argumenti i tij pėr tė na ftuar edhe ne qė tė bashkohemi, ėshtė se edhe pse PS gaboi rėndė me kushtetutėn dhe nuk i pyeti aleatėt, edhe pse gaboi rėndė me reformėn zgjedhore dhe sot kemi reformė, e cila nuk ėshtė e standarteve demokratike apo evropiane, pavarėsisht tė gjitha kėtyre, tė bashkohemi, pasi sipas zotit Milo, jemi tė vegjėl dhe nuk kemi rrugė pėr tė mbijetuar. Ne kemi njė filozofi tjetėr, atė tė ndėrtimit tė koalicioneve dhe qėndrimit nė politikė, bazuar nė disa principe shumė tė rėndėsishme, nga tė cilat nuk mund tė devijojmė dot. Nėse zoti Milo u bė pjesė e Dushkut nė 2005, ne nuk u bėmė me ndėrgjegje tė plotė. Ne shpresuam se filozofia e tij ishte e pėrbashkėt me atė tė LSI. Por nė politikė, secili bėn zgjedhjen e vet dhe merr pėrgjegjėsinė e vet dhe ne i urojmė suksese aty ku ka shkuar!

    Zėri i Amerikės: A i druheni faktit se nė rast tė njė humbjeje nė zgjedhjet e 2009, ju do tė vuani pasojat, apo do tė shiheni si shkak i kėsaj humbjeje?

    Ilir Meta: Nė rast se lidershipit tė PS dhe zotit Rama i intereson thjesht njė alibi, qė nė rast tė njė humbjeje tė pėrdorė argumentin, se ishte qėndrimi i LSI ai qė solli kėtė rezultat tė dėshtuar pėr PS, atėherė ne nuk mund tė mbajmė pėrgjegjėsi pėr kėtė qėllim, qė i ka vėnė vetes zoti Rama. Ky ėshtė njė problem pėr PS, nėse asaj i mjafton, apo e kėnaq njė justifikim i tillė. Ne kemi pėr qėllim fitoren e forcave progresiste nė zgjedhjet e vitit 2009. Dhe jemi tė bindur, se koalicioni ynė do t’i shėrbejė pėrfaqėsimit tė tė gjithė atyre, qė ndihen tė tradhėtuar nga veprimet e lidershipit tė PS, nga bashkėpunimi tepėr i dėmshėm dhe i errėt me Sali Berishėn, qė nga dhunimi i Kushtetutės, por edhe mė tej, nė gjithė dėmtimin e funksionimit demokratik tė institucioneve. Dhe nė kėtė drejtim jemi tė bindur, se rritja dhe fuqizimi i LSI dhe koalicionit "E Majta pėr Integrim" ndihmon nė fuqizimin e dimensionit opozitar nė vend dhe maksimizimin e pėrfaqėsimit tė tė gjithė socialistėve dhe progresistėve nė Shqipėri..

    Zėri i Amerikės: Kush do tė pėrfaqėsohet nė kėtė koalicion?

    Ilir Meta: Unė besoj se ėshtė ende herėt. Besoj se dje u dha njė sinjal me aderimin e deputetit tė njohur socialist Petro Koēi dhe jam i sigurt, se do ketė shumė subjekte tė tjera, por edhe aktorė tė njohur tė shoqėrisė civile. Pra, do tė jetė njė koalicion shumė i gjerė, njė koalicion shumė pėrfaqėsues. Dhe koha ėshtė pėrpara, pėr tė zbardhur edhe evidentuar kėtė koalicion, qė do tė jetė njė koalicion fitues

    Zėri i Amerikės: Zoti Meta, qarkullon edhe njė ide, se ju do tė ishit tė “interesuar” nė thojza pėr njė humbje tė zgjedhjeve, pra do tė pranonit edhe 4 vite tė tjera nė opozitė, pėr tė patur njė PS tė dobėt ose pa Edi Ramėn, qė do tė mundėsonte ndoshta njė rritje tė peshės suaj brenda sė majtės...

    Ilir Meta: Ky nuk ėshtė aspak interesi ynė. Dhe ėshtė njė arsyetim i gabuar, nėse do tė ishim tė interesuar pėr shkatėrrimin e PS, apo eleminimin politik tė zotit Rama. Ne kėtė mundėsi e kishim nė vitin 2007. Zoti Berisha na ėshtė lutur, jo vetėm ai por edhe ambasadorė tė huaj, qė tė bėnimin kodin pa certifikatat e garancisė qė kėrkonte zoti Rama e tė gjithė ne. Dhe ne kėtė mund ta bėnim. E padyshim qė sot, Zoti Rama mund tė ishte sėrish nė Paris e jo nė krye tė Bashkisė, as nė krye tė PS dhe jo nė krye tė aferave tė pėrbashkėta me zotin Berisha; besoj tė gjithė e kanė tė qartė situatėn e zgjedhjeve 2007. Por ne kėtė nuk e bėmė, se kishim nėnshkruar njė marrėveshje, ku interesi ynė i pėrbashkėt ishte fitorja e opozitės pėrballė Sali Berishės. Kėshtu qė nuk ekziston asnjė mundėsi pėr tė mbėshtetur skenare tė tilla. Interesi ynė i vetėm ėshtė fuqizimi dhe pėrfaqėsimi i sė majtės sė vėrtetė nė Shqipėri, e cila ka marrė njė goditje tė rėndė nga njė politikė klienteliste dhe aventuroze nga lidershipi i saj. Ndoshta gjėrat mund tė jenė ndryshe. Kryetarit tė PS mund tė mos i bėjnė pėrshtypje humbja nė vitin 2009, pasi ka mandatin e Kryetarit tė Bashkisė deri nė vitin 2011 dhe koncesionet qė ka marrė nga kryeministri Berisha pas zgjedhjeve tė 2007, i mjaftojnė pėr tė kėnaqur ambiciet personale dhe tė onturazhit tė tij. Por, jam i bindur, se kjo nuk i intereson shumė socialistėve tė thjeshtė qė janė nė opozitė, sikundėr jemi tė gjithė.

  10. #30
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    PS - LSI Duket se nje lufte bandash

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anėtarėsuar
    28-05-2008
    Postime
    247

    Dallimet themelore mes Metės dhe Ramės

    •
    Edmond Arizaj

    Nuk ėshtė shumė e vėshtirė tė vendosėsh shenjėn e ndryshimit mes liderit tė LSI-sė dhe atij tė PS-sė. Hipokrizia ėshtė mosngjashmėria e parė mes tė dy drejtuesve tė sė majtės. Mos tė shkojmė mė tutje, por veē tek deklaratat e tė dyve nė adresė tė njėri-tjetrit. Rama nuk e heq nga goja shprehjen “miku im”, ndonjėherė dhe “miku im i dashur”. Jo mė larg se para disa ditėsh, sėrish Rama, me shprehjen e pėrndritur “miku im i dashur Meta”, ēuditej pse kryetari i LSI-sė nuk pranonte koalicionin e pėrbėrė Nė njė kohė kur vetė Rama, ėshtė i vendosur qė “mikut tė dashur” tė pėrpiqet t’i presė krahėt dhe kėmbėt, sė fundmi duke bėrė ndryshimet nė kodin elektoral pa korrektim kombėtar. Natėn dhe nė tryeza tė ngushta tė Ramės, Meta ėshtė armik, ndėrsa ditėn ėshtė “miku i mirė”. Jo shumė e panjohur kjo sjellje e Ramės.
    Ndryshimi i dytė mes tė dyve ėshtė vizioni pėr shtetin. Duke lėnė mėnjanė rininė anarkiste tė Ramės, mjafton tė kujtosh lehtėsinė me tė cilėn ai ndryshoi Kushtetutėn nė bashkėpunim me Berishėn, i cili nga ana e tij ėshtė i larė nė kėtė mes, pasi ende nuk ėshtė shprehur qartas se e njeh kėtė Kushtetutė tė votuar nė kohėn e socialistėve. Kushtetuta ėshtė puna mė kryesore e qeverisjes sė Partisė Socialiste, baza e ndėrtimit tė shtetit, qė sot po e gėzon Rama dhe Berisha, megjithatė kryesocialisti nuk e pati aspak problem ta ndryshonte pa marrė asgjė parasysh dhe pa pyetur askėnd. Nė njė farė mėnyre, njė shtet i rrėmujshėm, duket se i pėrshtatet mė sė miri jo vetėm Berishės, por edhe Ramės. Nė ndryshim, Meta ka dalė me forcė nė mbrojtje tė Kushtetutės, duke mbrojtur nė kėtė mėnyrė edhe tė gjithė socialistėt qė e votuan dhe shqiptarėt qė e mirėpritėn kėtė dokument. Shteti ligjor, ku ligjet zbatohen edhe pėr Berishėn, (Meta e ka treguar kėtė) ėshtė vizioni i kreut tė LSI-sė, diametralisht i kundėrt nga ai i Ramės.
    Politika nuk ka besė, mund tė thotė ndokush, por gjithsesi ka fjalė tė mbajtur, ndryshe shumė prej politikanėve do tė katandiseshin si Xhuveli qėmoti, apo Milo sė afėrmi. Mbajtja e fjalės, apo e marrėveshjeve nė gjuhėn politike, i rindan sėrish Metėn dhe Ramėn. Nuk ėshtė e largėt koha e zgjedhjeve lokale, kur Rama pėrgjėrohej pėr bashkėpunimin, teksa Berisha lėshonte rrufe pas rrufesh nė adresė tė tij. Njė bashkėpunim me Metėn i dha Ramės dhe sė majtės njė fitore tronditėse pėrballė Berishės nė pushtet dhe njė ēlirim tė tė gjithė tė majtėve, se paskėtaj nuk do tė kishte mė avaze pėr tė majtėn. Njė zhgėnjim total, teksa pasi riveshi shiritin e kryebashkiakut, Rama mallkoi Metėn dhe dashuroi Berishėn, duke rikthyer tek tė majtėt ngėrēin e ardhjes nė pushtet. Zakonisht pabesia paguhet, dhe jo pėr mirė.
    Rama ka njė problem tė madh si kryetar i njė partie opozitare, sepse ai kurrė s’ka qenė nė opozitė, por vetėm nė pushtet. Dhe si kryebashkiak i Tiranės, ka ditur tė ėmbėlsohet me tė gjithė kryeministrat socialistė, por gabimisht po e bėn njė gjė tė tillė edhe me kryeministrin e radhės, qė pėr fat tė keq tė tij nuk ėshtė socialist, ndėrsa Rama pėrveē kryebashkiak ėshtė edhe kryetar i PS-sė. Ndoshta Rama nuk e ka fort tė qartė se si i duhet bėrė opozitė Berishės, dhe gati e fal atė, edhe pse ka hedhur nė erė njė fshat tė tėrė me dhjetėra tė vdekur e qindra tė plagosur. Nuk ėshtė e njėjta gjė me Metėn, qė me mijėra socialistė tė tjerė kujton opozitėn e ’92-’97 pėrballė Berishės. Njė opozitė tmerrėsisht e vėshtirė, pėrballė njė njeriu qė nuk e kapėrdinte dot termin opozitė apo kundėrshtim. Sot ėshtė i njėjti njeri nė pushtet, por mė i ēlirėt, sepse pėrballė ka njė
    tjetėr kryetar tė PS-sė, qė i ēliron rrugėn nga ferrat qė i sjellin nėpėr kėmbė qeveritarėt apo vendimet e tij. Tė ndryshme janė edhe pėrqasjet e tė dyve karshi Partisė Socialiste; Meta u afrua te kjo parti nė atė kohė kur edhe vetė Rama e godiste me gurė dhe nuk linte fjalė pa lėshuar nė adresė tė saj, ndėrsa Rama u afrua me tė vetėm kur i dhanė Ministrinė e Kulturės, dhe u bė socialist me teserė kur i duhej pėr kandidim. Meta duke marrė pėrsipėr tė gjitha mallkimet e 2005-ės, pavarėsisht se u mėnjanua pandershmėrisht nga strukturat e PS-sė, zgjodhi rrugėn e konkurrimit dhe ballafaqimit me Nanon (jo pak sot thonė se nėse Meta do ta kishte duruar poshtėrimin, tanimė do tė ishte kreu i PS-sė), ndėrsa Rama punoi tinėzisht kundėr PS-sė nė 2005-ėn; le tė mos harrojmė rastin e Rrogozhinės. Teksa Meta pėr partinė e tij ka njė platformė tė qartė mbi baza socialiste, Rama ende nuk ka shpjeguar idenė e tij pėr politikėn e re, pėrsa i pėrket drejtimit tė PS-sė dhe gjenerimin e politikave. Ndoshta frika e Ramės qėndron nė kohėn kur u zgjodh kryetar, vetėm njė ditė pasi iu rrėzua platforma politike, njė situatė ende e pashpjeguar edhe sot. Njė ndryshim tjetėr thelbėsor mes Ramės dhe Metės ėshtė drejtimi i partisė nga qendra nė bazė. Teksa Meta brenda njė kohe tė shkurtėr organizoi njė parti me struktura tė plota nė tė gjithė Shqipėrinė, Rama po brenda kėsaj kohe dyzoi strukturat qė i gjeti tė gatshme. Me anė tė filozofive tė tij, qė ishin veē tė tij dhe me panjohjen e partisė, solli pėshtjellim nė bazė dhe ngriti njė pikėpyetje tė madhe, mbi vetė synimet e tij nė drejtim tė kėsaj partie. Kėrkon tė sjellė tė majtėn nė pushtet, apo kėrkon tė mbajė veten e tij me pushtet tė pakontrolluar? Kjo ėshtė pyetja qė gjėmon nė elektoratin e majtė tė PS-sė. E ēuditshme ėshtė se, ndėrsa Meta shprehet pėrherė se ai ėshtė socialist, jo i PS-sė, por socialist, Rama e ka shumė tė vėshtirė ta artikulojė kėtė pėrkatėsi, ndoshta pėr hir tė kohėve tė vjetra. “Dialogu me Shqipėrinė” solli nė dritė edhe njė tjetėr antikap tė Ramės. Nuk di tė sillet me bazėn. Pavarėsisht se slogani ishte “Dialog…”, shumica e takimeve u kthye nė monolog, ku Rama fliste nga tribuna dhe dėgjuesit duhet tė duartrokisnin nga poshtė. Largimet e tij demonstrative nė shumė takime, pasi i drejtoheshin pyetje tė ndryshme, qoftė edhe provokative (nėse kjo pėrdoret si arsyetim nga Rama), tregon moszhdėrvjelltėsinė e tij politike, jo vetėm me tė tijtė, por edhe me kundėrshtarėt. Jo pak herė politika kėrkon improvizim, tė cilin Rama nuk e ka, nė ndryshim nga Meta.
    Meta ėshtė njė lider i fortė, kjo ėshtė e pranueshme. Pra, LSI ėshtė e ndėrtuar mbi bazėn e njė personaliteti me shumė karakteristika shqiptare, dhe jo njė parti bunker siē cilėsohet ndonjėherė. Sepse prej sa kohėsh LSI ėshtė krijuar, pavarėsisht se vetėm nė opozitė, askush nuk ėshtė pėrjashtuar prej saj. Ndėrsa Rama bėri “ēudinė” me PS-nė. Pėrjashtoi apo detyroi tė ikin jo pak nga ish-figurat e kėsaj partie nė sajė tė politikės sė tij autoritariste. “Ēudi” qė ishte parė vetėm tek PD-ja e Berishės. Rama i mban ende njerėzit rreth tij, vetėm me biskotėn e pėrfitimit nga pushteti, ndėrsa Meta ka vite qė nuk e ka kėtė mundėsi, por mbahet vetėm me idealizmin e socialistėve tė dikurshėm, pavarėsisht se nė ditė tė sotme kjo “s’tė jep bukė”.
    Bashkėpunimi pėr reformat po kthehet nė telenovelė (ato qė s’ka qejf Rama), ndėrsa bashkėpunimet e tjera mes Ramės dhe Berishės tashmė kanė nisur tė bėhen publike dhe fitimet qė nxjerrin mediat nga kėto bashkėpunime janė marramendėse, ndoshta edhe mė shumė se rruga Durrės-Kukės, qė akuzon herė pas here PS-ja. Nė sajė tė kėtyre bashkėpunimeve, “shpresohet” qė Tirana tė kthehet nė njė masė tė madhe betoni. Kėtu qėndron edhe njė tjetėr ndryshim mes Metės dhe Ramės, qė u intereson shumė kryeqytetasve, por edhe mė gjerė.
    Janė kėto ndryshime qė i japin Metės petkun e njė politikani, teksa i heqin Ramės kostumin e zorshėm tė njė socialisti. Ndryshime kėto qė mund t’i kushtojnė shumė Ramės nė zgjedhjet e 2009-ės, duke i lėnė tė majtėt edhe katėr vjet nėn diktatin e Berishės. Natyrshėm qė ka edhe ndryshime tė tjera, por ato do tė ishin tė vlefshme pėr mediat nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, sepse nė Shqipėri ėshtė pak e zorshme tė pėrmenden, pėr hir tė njė marrėveshjeje tė pashkruar tė gazetarėve me politikanėt.
    BASHKIMI BEN FUQINE!

  12. #32
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Mendoj se gjėrsi dhe gjatsi.
    Life's too short to remove USB safely.

  13. #33
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anėtarėsuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Ilir koklopa eshte nje nga njerezit me te pasur ne Shqiperi , pasi cdo dite qe ai qe kryeminister punoi per veten e tij dhe ata qe e rrethonin , do e kete marre malli per ato dite dhe me cdo kusht tani e kerkon ate karrige dhe faji eshte vetem i tij e askujt tjeter nese sot eshte Berisha ne pushtet .

  14. #34
    i/e regjistruar Maska e marolsi
    Anėtarėsuar
    14-11-2006
    Postime
    186
    Per Edi Ramen sduhet me fol njeri , sepse ai ka folur me veprat e tij , ai beri tiranen qe se merrte nejri persiper ti kthente gjelberimt dhe frymemarrjen, nuk kemi cthemi eshte me i miri politikan mendoj se ne nje te ardhme nese do te behet kryeminister do te shikojme gjera shume me te mira ketu ne tirane dhe ne gjithe shqiperine.

    Ai punon.

    Ju pershendes.
    Ne Tirone.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    hajdutet jan te bindur se perbejn shumicen e shqiptareve.. dhe se duke e ndare kte shumice ilir meta me dysh.. u be e mundur te fitoj PD..

    ndoshta eshte kjo por ne disa votime speciale ne zona te ndara.. PD i ka mundur dhe te dy falangat hajdute te bashkuara..si psh ne poradec e gjetke..

    pra un besoj se.. ps dhe lsi bashk mund te perbejne super shumicen persa i perket miljonereve e miljardereve.. por jo te popullit..

    ne 3 korrik saliu fitoj aq bindshem sa as nje lloj marifeti celobashiano e certifikateringu.. nuk mundi te luaj rol ne epersine e berishes ndaj hajduto krimineleve me nicka PS PSD e SPd e LSI e Neritano ceko -i..
    shpresoj qe dhe me 2009 te vazhdoj kreshendo fitorja e Pd_se ndaj inkuizicionisteve stalinisteve enveristave e mafioistave caushisto arapo istave.. vampire ..

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Une mendoj se po fitoi prape pd vetem permes manipulimit do e mare sic ka bere perhere.
    Une mendoj se Berisha ska me autoritet e moral te fitoje prape se ka ne kurriz gjithe malin e gerdeceve e skandaleve te tjera me shkalle me te vogel.
    sa per Ilir Meten gjynah qe eshte i ri se ka qene me lokalist se Saliu vete, kur qe kryeminister e mbushi shtetin me skraparlinj dhe per korrusion ka qene peshkaqen i madh dhe nuk ka asnje shenje qe do te punoje per te miren e ketij kombi. Shkurt mendimi im Meta eshte karte e djegur.
    Edi Rama eshte karte e padjegur akoma por shume e dyshimte.
    Qe do behet kryeminister i ardhshem do behet po cfare do te beje akoma se dime sepse megjithse flet per politike te re se ka kush te qarte se ceshte ajo politika e re pervec se ai.

  17. #37
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    hajdutet jan te bindur se perbejn shumicen e shqiptareve.. dhe se duke e ndare kte shumice ilir meta me dysh.. u be e mundur te fitoj PD..

    ndoshta eshte kjo por ne disa votime speciale ne zona te ndara.. PD i ka mundur dhe te dy falangat hajdute te bashkuara..si psh ne poradec e gjetke..

    pra un besoj se.. ps dhe lsi bashk mund te perbejne super shumicen persa i perket miljonereve e miljardereve.. por jo te popullit..

    ne 3 korrik saliu fitoj aq bindshem sa as nje lloj marifeti celobashiano e certifikateringu.. nuk mundi te luaj rol ne epersine e berishes ndaj hajduto krimineleve me nicka PS PSD e SPd e LSI e Neritano ceko -i..
    shpresoj qe dhe me 2009 te vazhdoj kreshendo fitorja e Pd_se ndaj inkuizicionisteve stalinisteve enveristave e mafioistave caushisto arapo istave.. vampire
    ..
    ja pra si ia fusin saliut k*qet ne bige keta militantat ...

    dhe i vene kot epitete saliut te shkrete ... nuk ka faj ... eshte viktime ... si ne '96 ... por kesaj radhe po miliardohen femijet e tij, krahas lukunise qe e rrethon ...

    ka mbetur te krijohet shoqata jo-gjeveritare "MAKUTERI PA KUFI" ... le te shkoje sala e tia prese shiritin edhe asaj shoqate ... le te ngazellehen militanto-sigurims-punistat ... paskan nxjerre mesime te vyera nen enverin ... perse mos te fitojne edhe me figurantin sali ... hyxhym !

  18. #38
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    per te marre vesh te rene e edvin brace braho arapeve.. shkoni tek lulishtja ku luajn domino.. ish xhelatet e enverit.. qe nipombesat i kan miljardere..

    pyetini vec e vec e ne tufe..
    per ke do votoc xhaxha..

    per edvin mo per ke tjeter.. do thone te gjithe..

    pyeteni tere xhalatet e enverit nga saranda ne koplik..
    a do votoni per saliun.. ?
    do te te marrin me gure e me kobure bile..

    kjo eshte prova..

  19. #39
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anėtarėsuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Tź dy te njete jane as njeri as tjetri nuk vyn asgjź .

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Njeriu duhet te ket njohuri te pakta, per njerezit dhe per politiken, qe te mos dalloj ndryshimet ndermjet Edi Rames dhe Ilir Metes.

    Une personalisht i kam njohur te dy, nga larg, qe prej dy dekadash.


    Ilir Meta

    eshte perfaqesuesi tipik i atyre provincialeve te kohes se diktatures, te cilet po farketoheshin nga PPSH per te zevendesuar Pali Misken, Lenka Cukon & Co.

    Ilir Meta dhe te gjithe si ai, jane rritur dhe kultivuar pa u influencuar nga kultura "dekadente e borgjezise perendimore" ( muzika, filmi, letersia, etc.), por me kenget polifonike skraparlie, me filmat dhe letersine e realizmit socialist.

    Ilir Meta dhe te gjithe si ai, nuk kishin nje mendim personal dhe te pavarur, por ate mendim qe lejonte propoganda komuniste pas lavazhit te trurit.

    Ilir Meta dhe te gjithe si ai, nuk dinin te luftonin per te qene Nr. 1 (pasi kjo mund te kerkonte edhe kosto), por udhehiqeshin nga parimi: " Qingji urte pi dy nėna, kurse ai zevzek nuk pi as nje"

    Ilir Meta pati fatin, qe te jete ne vendin e ēudirave (Arnautistan), ne kohen e duhur.
    Si rrjedhim u emrua Kryeminister, pa pas punuar as edhe nje dite ne administrate apo ne sektorin privat.

    Ilir Meta dhe LSI do jene te lumtur dhe te kenaqur, po futen ne 2009 tre apo kater deputet ne parlament.

    ---------------------------

    Edi Rama

    Komplet e kunderta e Ilir Metes dhe e qinra-mijra Ilir Metave shqiptar.
    Rrebel, i kulturuar, luftetar, punėtor.

    Lufton te jete Nr. 1 dhe nuk i trembet asnje sakrifice per kete.

    Edi Rama do te njihet ne histori, si njeriu qe ktheu realisht Partine e Punes ne nje Parti te vertete Socialiste (pothuajse Europiane). Si njeriu qe zevendesoi injorantet, trutharet, kriminelet e PP-s me njerez te kulturuar, kreativ dhe te pa njollosur si Erion Velia & Co.

    Sali Berisha dhe Edi Rama me ndryshimin e Kushtetutes, i bene sherbimin me te madh demokracise (foshnje) ne Shqiperi.

    Ata zevendesuan nje sistem te deshtuar dhe amoral zgjedhjesh, me sistemin me te mire te mundshem, qe ofrojne demokracite Europiane.

    -----------------------------------------------------------------------------------------------
    -----------------------------------------------------------------------------------------------



    Personalisht shpresoj dhe uroj qe ne 2009 zgjedhjet ti fitoj Sali Berisha, Lul Basha, Sokol Olldashi, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu & Co. (arsyet nuk po i shtjelloi ne kete teme).

    Por

    edhe ne qofte se PD nuk fiton ne 2009, do jem i kenaqur qe tek e fundit kryeminister i Shqiperise, nuk do jete nje fitue llotoje (Nano, Majko, Meta), por nje njeri qe ka dy dekada qe lufton per kete, Edi Rama.





    --------------------------------------------------------------------------------------------------------
    KUSH NUK E NJEH, VLERESON, RESPEKTON KUNDERSHTARIN,
    AI E KA TE HUMBUR BETEJEN.
    --------------------------------------------------------------------------------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 06-09-2008 mė 08:08

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •