Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1

    Serbia hap kufijte per ruajtjen e tregut ne Kosove.

    Serbia hap kufinjte per ruajtjen e tregut

    E Hene, 21 Korrik 2008

    Megjithese shteti serb gjithmone ka mbajtur qendrime agresive mbi Kosoven pas shpalljes se pavaresise, tashme duket sikur gjithcka eshte e kunderta, kjo pasi Beogradi zyrtar ka vendosur hapjen e kufijve me Prishtinen per te mos humbur tregun e saj ne kete vend. Tregu i Kosoves eshte interesant per Serbine, thote Ministri serb i Tregtise, Sllobodan Milosavljevic, i cili ka vleresuar se duhet te mundesohet tregtia pa pengesa me Kosoven, sepse sic eshte shprehur ai "eshte ne interesin e Serbise qe tregun e Kosoves te mos ua leshoje prodhuesve te huaj". "Kudo qe kerkohet prodhimi serb dhe ku ekzistojne mundesite qe ai te plasohet, ai lypset edhe te shitet. Do te bej cmos qe te ndahen temat ekonomike nga ato politike, kur eshte fjala per Kosoven", ka thene ministri Millosavljeviq ne nje interviste per agjencine serbe te lajmeve "Tanjug" eshte shprehur se kur eshte fjala per politiken e shtetit nuk ka kurrfare dilemash: "Serbia nuk do ta njohe pavaresine e Kosoves dhe nuk do te beje asgje qe do ta prishte politiken e shtetit te definuar me rezolutat e kuvendit. Mirepo, kur eshte fjala per ekonomine, ajo e percjelle logjiken dhe interesat e veta", ka theksuar ministri serb i Tregtise, Milosavljevic. "Do ta ndihmojme secilin qe deshiron te blej gjithcka prej Serbise, me cfaredo marke. Nese partneri nga Kosova done ta bleje mallin prej Serbise nen ndonje etikete, dhe fabrika deshiron ta prodhoje ate dhe i perputhet ne kalkulimin e tyre te cmimeve, do ta ndihmojme ne kete dhe do ta kete mbeshtetjen e shtetit", ka nenvizuar ministri serb i Tregtise. Ai eshte shprehur gjithashtu se eshte e pranueshme edhe ndryshimi i etiketes, emrit dhe ambalazhit te mallit te caktuar nese kjo eshte ne interesin te kompanive serbe dhe te ekonomise dhe nese per shkaqe politike nevojitet per tregti te suksesshme. Pyetjes cfare do te jete "fati" i mallit qe vjen nga Kosova dhe ka simbolet e shtetesise se Kosoves, ministri serb eshte pergjigjur se zgjidhja e atij problemi do te jete "me shume ceshtje parimore se sa ekonomike". "Ne qofte se ai mall eshte konkurrent dhe e kerkojne konsumatoret ne Serbi, eshte logjike qe shteti i Serbise duhet te mundesoje qe ai mall tu vihet ne disponim te konsumatoreve ne Serbi. Ceshtja e simboleve dhe e ambalazhit eshte dic qe do te zgjidhet ne interesin e prodhuesve. Ne qofte se ai prodhues kosovare ka bleres ne Serbi, ai per shkak te interesit ekonomik, vet do ta ndryshoje ambalazhin e diskutueshem", ka sqaruar ai. Serbia, sipas fjaleve te Milosavljevicit, "nuk duhet t'ua leshoje tregun e Kosoves prodhuesve te huaj", aq me pare kur ky eshte edhe interes i Kosoves. Duket se Serbia do te luftoje vetem politikisht kunder pavaresise se Kosoves, kurse ne fushen e ekonomise Serbia per interesin e saj do te jete me tolerante.

    Koha Jone

  2. #2
    S'njef parja as urrejtje, as nacionalizėm e as gjė tjetėr.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Serbia don te mbaje te lidhur ekonomikisht KOSOVEN pas qerres se saj.Qeveria e Kosoves cfare mund te beje qe te mos biem ne lak???

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga klaus fisher Lexo Postimin
    Serbia don te mbaje te lidhur ekonomikisht KOSOVEN pas qerres se saj.Qeveria e Kosoves cfare mund te beje qe te mos biem ne lak???
    Nuk ka asgje ne dore qeveria e Kosoves ne kete drejtim, sepse ajo nuk mund te ndale rrjedhen e kapitalit, por qeveria e Shqiperise ka shume ne dore qe te beje te mundur qe shqiptaret te kontrollojne tregjet e veta.
    Si behet e mundur kjo?

    - autostrada Durres-Morine duhet perfunduar ne kohe dhe nuk duhet kursyer asnje mjet per perfundimin e saj, sepse ajo afron tregjet dhe i jep akses te ndersjellte biznesit te te dy aneve te kufirit dhe nga ana tjeter terheq dhe investitore strategjike;
    - zgjerimin e kapacitetit te porteve shqiptare, duke ju bere lehtesirat maksimale Kosoves dhe Maqedonise per te perpunuar mallrat ne to;
    - duke mos krijuar zvarritje burokratike ne pikat kufitare dhe ne dogana;
    - duke stimuluar biznesin vendas qe te rrise shkembimet me Kosoven dhe Maqedonine;
    - duke modernizuar infrastrukturen doganore dhe ne portat e tjera si: Qafe Prushi, Morina (ne Tropoje), Shishtaveci etj dhe duke hapur dhe pika te reja doganore me Maqedonine dhe Malin e Zi, bashke me infrastrukturen perkatese;
    - duke vendosur nje kontroll europian mbi cilesine e prodhimeve, ne menyre qe ato te jene konkuruese ndaj prodhimeve serbe e te vendeve te tjera;
    - etj;

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Tregu i Kosoves eshte interesant per Serbine, thote Ministri serb i Tregtise, Sllobodan Milosavljevic, i cili ka vleresuar se duhet te mundesohet tregtia pa pengesa me Kosoven, sepse sic eshte shprehur ai "eshte ne interesin e Serbise qe tregun e Kosoves te mos ua leshoje prodhuesve te huaj".
    Cka ti bejsh qe Shqiperia ska asgje cka te ofroj , dhe tani hajn fqinjet , qe me se paku dojm me ta te kemi ndonje lidhje.
    Fyrom esht ne vendin e par per eksportim te mallrave ne Kosov , e dyta esht Serbia.
    Shqiperia eksporton 10 her me pak mallra ne Kosov ne krahasim me Serbijen.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  6. #6
    Citim Postuar mė parė nga Renea Lexo Postimin
    Cka ti bejsh qe Shqiperia ska asgje cka te ofroj , dhe tani hajn fqinjet , qe me se paku dojm me ta te kemi ndonje lidhje.
    Fyrom esht ne vendin e par per eksportim te mallrave ne Kosov , e dyta esht Serbia.
    Shqiperia eksporton 10 her me pak mallra ne Kosov ne krahasim me Serbijen.
    Mos harro se Kosova ka qene qe nga koha e krijimit te Mbreterise serbo-kroate deri ne vitin 1999, pjese e nje tregu te perbashket me Serbine, Maqedonine, etj.
    Ndersa Shqiperia u perpoq te merrte kete treg vetem ne vitet e Luftes se II Boterore.
    Mirepo sistemi komunist dhe ekzistenca e luftes se cmendur ideologjike (aspak kombetare sic kane qejf ta paraqesin enveristat), coi ne izolimin total te kufinjve ndershqiptare.
    Shqiperia vetem u izolua me tela me gjemba dhe nuk ndertoi asnje lloj infrastrukture nderkufitare deri ne vitin 1992. Ajo bente rreth 90% te tregetise me jashte, pikerisht me ish-Jugosllavine.
    Kurre nuk u mendua se do te vije nje dite e tille, kur shqiptaret do te komunikojne lirshem mes veti!
    Vetem pas vitit 2005 po shtrihen rruget neper Kosove, Maqedoni, Mal te Zi!
    Lexo ne forum se cfare mentaliteti ekziston ende tek shume shqiptare, per faktin e shtrirjes se ketyre rrugeve me shpejtesi drejt njeri-tjetrit!
    Lexo se si parti politike te caktuara kurre nuk kane dashur qe te ndertohen rruge te tilla!

    Vetem per keto rruge, personalisht e krahasoj Berishen me Bismarkun!

    Ai eshte i pari lider shqiptar qe e sheh tregun jo me 3.5 milione shqiptare, por me 7 milione e me tej. Shqiperi nuk fillon ne Shkoder e nuk mbaron ne Vlore!

    Kjo eshte nje sfide dhe ajo duhet fituar!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Mos harro se Kosova ka qene qe nga koha e krijimit te Mbreterise serbo-kroate deri ne vitin 1999, pjese e nje tregu te perbashket me Serbine, Maqedonine, etj.
    Ndersa Shqiperia u perpoq te merrte kete treg vetem ne vitet e Luftes se II Boterore.
    Mirepo sistemi komunist dhe ekzistenca e luftes se cmendur ideologjike (aspak kombetare sic kane qejf ta paraqesin enveristat), coi ne izolimin total te kufinjve ndershqiptare.
    Shqiperia vetem u izolua me tela me gjemba dhe nuk ndertoi asnje lloj infrastrukture nderkufitare deri ne vitin 1992. Ajo bente rreth 90% te tregetise me jashte, pikerisht me ish-Jugosllavine.
    Kurre nuk u mendua se do te vije nje dite e tille, kur shqiptaret do te komunikojne lirshem mes veti!
    Vetem pas vitit 2005 po shtrihen rruget neper Kosove, Maqedoni, Mal te Zi!
    Lexo ne forum se cfare mentaliteti ekziston ende tek shume shqiptare, per faktin e shtrirjes se ketyre rrugeve me shpejtesi drejt njeri-tjetrit!
    Lexo se si parti politike te caktuara kurre nuk kane dashur qe te ndertohen rruge te tilla!

    Vetem per keto rruge, personalisht e krahasoj Berishen me Bismarkun!

    Ai eshte i pari lider shqiptar qe e sheh tregun jo me 3.5 milione shqiptare, por me 7 milione e me tej. Shqiperi nuk fillon ne Shkoder e nuk mbaron ne Vlore!

    Kjo eshte nje sfide dhe ajo duhet fituar!
    Pajtohem komplet me ket qe e shkrujte , vetem duheshte te shtosh se shqiptaret u ikin prodhimit te mallrave por nga ana tjeter jan tregtar te aft , por momentalisht prodhimi ben lek .
    Rruga qe po ndertohet esht akt kombetar , esht turp te kritikohet kjo veper qe ofron popujt dhe nxit zhvillimin ekonomik te te dy shteteve.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    serbia kur te doj i hap kufijt dhe kur te doj i mbyll

    por ne skemi mundesi te bejm as gje jemi te pa fuqishem

    kur esht ne pytje paraja serbia ben leshime por prap ne dem te kosoves e ben ket gjest

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anėtarėsuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    keto jan vetem hapat e par ce serbia do ti bej dreit njohjes se pavarsi se Kosoves interesi ekonomik i serbis do te jet presioni kryesor i saj reth njohjes se kosoves
    We are all Aliens

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e klaus fisher
    Anėtarėsuar
    29-04-2008
    Vendndodhja
    aty ku mbaron hapesira
    Postime
    254
    Serbise po i plas zemra me dale ne Adriatik... Gjeopolitike =art i ri per ne shqiptaret .Ketu ngulmoj une per qeverite tona ; npm taksave doganore te frenojne ekspansionin ekonomik serb.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga klaus fisher : 22-07-2008 mė 11:30

  11. #11

    Serbia do tė furnizojė dhe ndikojė Ballkanin

    Serbia do tė furnizojė dhe ndikojė Ballkanin

    • Petrit Haliti

    Radioja serbe B92 njoftoi mė 23 korrik, se kompania e madhe serbe “Delta Maxi” ka blerė rrjetin tregtar “Euromax” nė Shqipėri. Hyrja nė tregun shqiptar shėnon njė avancim tė mėtejshėm tė pranisė dhe kontrollit tė kėsaj kompanie nė tregun ballkanik. Kompania serbe “Delta Maxi” ėshtė kompania mė e madhe private nė Serbi, qė merret me biznese nė fusha tė ndryshme si shpėrndarje, prona tė patundshme, prodhime tė ndryshme, agrobiznes, brokerim financiar, sigurimet, etj dhe ka shtrirė rrjetin e saj tė supermerkatove tė tregtisė dhe shpėrndarjes nė Mal tė Zi, Bullgari, Bosnjė-Hercegovinė, Slloveni, dhe deri mė 2009-ėn do tė vendoset nė Kroaci, Maqedoni, Rumani, Moldavi, Ukrainė, etj. Mė 3 korrik, kompania serbe “Delta Maxi” krijoi njė shoqėri tė pėrbashkėt me kompaninė e madhe ruse “Finstar”, pėr tė operuar sė bashku nė tregun ndėrkombėtar.

    Ambicia ballkanike e kompanisė serbe duket tė jetė e madhe, derisa ajo ka investuar 400 milionė euro pėr dominimin e tregut serb dhe ballkanik. Siē deklaroi nė njė konferencė ekonomike ndėrkombėtare nė Sofje, drejtori i pėrgjithshėm i kėsaj kompanie, Dragan Filipoviē, “Delta Maxi” synon qė brenda tre vjetėsh tė jetė nė pozicion udhėheqės nė tregun e Ballkanit. E parė nė kėndin e shoqėrisė moderne europiane tė tregtisė dhe konkurrencės sė lirė, tė shkėmbimeve dhe lėvizjes sė lirė tė mallrave, tė ideve dhe tė kapitaleve, tė lirisė sė investimeve tė huaja etj, etj, ambicia e kompanisė sė mėsipėrme serbe pėr tė zėnė pozicionin udhėheqės nė sistemin e tregtisė me pakicė tė Ballkanit, duket brenda parimeve tė pranuara qė tė mėsojnė manualet e shoqėrisė sė tregut.

    Por edhe fanatiku mė i madh i mėsimeve shkollore tė shoqėrisė sė tregut nuk mendohet se shkon deri nė atė pikė, qė tė thotė se kapitalet, apo blerjet e mėdha tė paketave kontrolluese janė produkt i njė laboratori ekonomik dhe jo i interesave tė njė grupi, njė shoqėrie, njė shteti apo njė politike tė caktuar, (qoftė edhe ekonomike). Nė kėtė linjė logjike, edhe politika energjike rajonale e Serbisė, e investimeve apo blerjeve masive jashtė vendit, nuk mund tė veēohet plotėsisht nga vizionet, idetė, mentalitetet, formimet psiko-shpirtėrore apo ambiciet e klasės drejtuese tė vendit, pjesė e pandarė dhe ndėr kryesoret e sė cilės ėshtė biznesi. Shtresa e biznesit nė Beograd nuk ėshtė shkėputur nga bėrja e politikės sė madhe, pėrkundrazi, Serbia pėrbėn njė nga shembujt mė tė spikatur tė ndėrlidhjes tepėr tė ngushtė dhe shpeshherė tė errėt, tė biznesit tė madh me politikėn dhe strukturat e ndryshme tė shtetit. Nė vendimmarrjet dhe formulimet strategjike tė politikės sė brendshme dhe tė jashtme tė Serbisė, shtresa e biznesmenėve dhe kompanitė mė tė mėdha kanė pasur dhe kanė njė vulė ndėr kryesoret. Nėse shohim sot njė politikė tė caktuar tė Serbisė brenda vendit, kundrejt Kosovės, kundrejt Bashkimit Europian, kundrejt NATO-s, kundrejt Rusisė, ajo ėshtė e lidhur edhe me shprehjen e interesave apo me pėrfaqėsimet e interesave tė biznesit tė madh serb. Nėse kemi parė nė dekadėn e fundit tė shekullit tė kaluar katėr luftėra tė pėrgjakshme tė Serbisė kundėr popujve joserbė, kundėr Sllovenisė, Kroacisė, Bosnjės dhe Kosovės, pėr tė mos i lėnė ata popuj tė fitojnė pavarėsinė, brenda asaj politike ka qenė dhe dora, dhe interesat e biznesit tė madh serb qė ėshtė pasuruar me ato luftėra. Nėse shohim sot njė Serbi nacionaliste, me qėndrime dhe rivendikime ndaj shteteve fqinje, nuk mund tė lėsh anash edhe interesat e biznesit tė madh serb nė kėtė lloj Serbie.
    Qėndrimi arrogant dhe pretendimet kolonialiste, qė Serbia vazhdon tė mbajė ndaj Kosovės, nuk mund tė konsiderohen qėndrim i pastėr dhe vetėm i grupit politik, qė ka uniformėn e institucioneve tė zgjedhura. Pėrkundrazi, ai shpreh interesat dhe filozofi tė pėrcaktuar tė grupeve dhe shtresave drejtuese e vendimmarrėse tė shoqėrisė serbe, dhe nė radhė tė parė tė biznesit, qė nuk ka demonstruar deri tani se ka hequr dorė nga njė politikė koloniale kundrejt Kosovės. Ėshtė naive tė mendohet se shifra prej 160 milionė apo 200 milionė eurosh, qė tė thonė nė Prishtinė pėr tregtinė “e fshehte” mes Serbisė dhe Kosovės, flet nė favor tė tezės sė “tregtisė sė shkėputur nga politika dhe nacionalizmi”. Zhvillimi i tregtisė sė fshehtė mes dy shteteve, qė nuk kanė marrėdhėnie diplomatike, dhe e cila nė fakt nuk ėshtė e fshehtė, sepse dihet dhe lejohet nga autoritetet e tė dy shteteve, mund tė ketė dhe ka anėn tjetėr tė medaljes: ruajtjen e lidhjeve tė ngushta tė strukturave dhe njėsive ekonomike, nė raportet siē ishin dikur, kur jetonin nė federatėn komuniste, tė cilėn e drejtonte dhe e kontrollonte Serbia.
    Edhe nė qėndrimin obstruksionist qė ka mbajtur Serbia ndaj marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit me BE-nė, nuk janė jashtė pėrgjegjėsisė dhe qarqet e biznesit, tė cilėt duhet tė kishin qenė grupi mė i interesuar i interesit pėr marrėdhėnie me BE-nė. Nė lėkundjet strategjike qė shihen nė qėndrimin e Serbisė pėr tė zgjedhur mes perėndimit dhe Rusisė, ku edhe nė programin e qeverisė sė re serbe tė paraqitur nga kryeministri nė parlament, Rusia vihet pėrpara Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, mishėrohen edhe interesa tė biznesit tė madh. Qarqet mė tė fuqishme tė biznesit serb janė tė lidhura ngushtė me biznesin dhe strukturat e shtetit rus, tė cilat i kanė pasuruar dhe fuqizuar kompanitė serbe, duke u pėrpjekur gjithmonė tė mbajnė tė lidhur Serbinė, politikėn dhe ekonominė e saj me Rusinė, dhe jo me perėndimin dhe integrimin europian.
    Nė ceremoninė e nėnshkrimit tė marrėveshjeve vitin e kaluar pėr blerjen nga kompania “Delta Maxi” tė rrjetit tė tregtisė dhe shpėrndarjes “Tropic” tė “serpska republikės” nė Bosnjė-Hercegovinė, ku morėn pjesė kryeministri i kėsaj “serpska republikės” dhe ministri i Ekonomisė sė qeverisė sė Serbisė, Predrag Buballo, nuk ishte e rastėsishme pjesėmarrja e zyrtarėve mė tė lartė tė shtetit nė njė marrėveshje kompanish private. Kėtė interes tė Serbisė pėr investimet e jashtme tė “Delta Maxit” e shpjegoi ministri i Ekonomisė sė qeverisė serbe, i cili deklaroi se Serbia synon tė bėhet udhėheqės i rajonit dhe pėr kėtė arsye, tė investosh nė ekonominė rajonale ėshtė shumė e rėndėsishme.
    Serbia synon tė jetė shteti tregtar kryesor rajonal, qė do tė furnizojė dhe ushqejė Ballkanin dhe kjo nuk rrjedh nga filantropizmi i shteti serb. Ekspansioni ekonomik, tregtar apo energjetik i Serbisė nė rajonin tonė, nuk mund tė shihet i shkėputur nga njė strategji konstante e kėtij shteti pėr tė rifituar jo vetėm pozitėn dominuese ekonomike, por sidomos pozitėn e ndikimit dhe tė kontrollit nė shtetet qė dolėn nga ish- Federata komuniste Jugosllave dhe gjithashtu edhe mė gjerė, nė rajon.
    Tė gjithė udhėheqėsit politikė qė kanė drejtuar Serbinė pas rėnies sė diktatorit Sllobodan Millosheviē nė vitin 2000 e deri nė ditėt e sotme, e shprehin hapur konceptin dhe ambicien, qė Serbia ėshtė dhe duhet tė jetė shteti qendror dhe kryesor i rajonit. Por roli qendror apo kryesor nuk ėshtė diēka, qė vetėm mendohet apo faturohet me dekrete qeveritare nė Beograd apo me dekret politik nė ndonjė kryeqytet europian, ku recidivet e aleancave tė vjetra me Serbinė diktojnė diplomacinė e sotme. Roli drejtues apo hegjemon sigurohet pėrmes njė strategjie tė hollė dhe afatgjatė tė konsoliduar tė penetrimit sidomos ekonomik nė vendet e rajonit nė shumė drejtime.
    Ekspansioni ekonomik i Serbisė nė rajon ėshtė i fokusuar sidomos nė disa drejtime dhe fusha jetike siē janė energjia, nafta dhe gazi, energjia elektrike, gruri dhe prodhimet ushqimore. Nė fushėn e energjisė, rolin qendror rajonal Serbisė po ia jep Rusia, e cila planifikon qė gazsjellėsit apo naftėsjellėsit rusė, qė do tė nisin nga Bullgaria apo Rumania, tė kalojnė pėrmes Serbisė, e cila do tė bėhet nyja shpėrndarėse pėr rajonin, pėrveē qendėr tranziti pėr Europėn qendrore dhe perėndimore.
    Ekspansioni ekonomik i Serbisė nė rajonin e Ballkanit vjen nga njė shtet, i cili ka krijuar dhe po krijon trazira dhe probleme stabiliteti e sigurie nė rajon. Vjen nga njė shtet, i cili deri tani nuk duket i interesuar tė ketė stabilitet nė Ballkan, vjen nga njė shtet, qė po lejon tė pėrdoret si instrument i politikės sė Rusisė nė rajon.
    Nė kėto kushte nuk do ishte e papritur tė konstatohen pėrpjekje tė kapitalit dhe tė investimeve serbe, qė tė krijojnė nė terren atmosfera politike tė pėrshtatshme pėr interesat serbe nė kėtė apo atė shtet tė rajonit. Nuk do tė ishte e papritur tė konstatohen pėrhapje epidemike tė sponsorizimeve serbe nė shoqėrinė dhe mediat e kėtij apo atij shteti ballkanik. Nuk do tė ishte e papritur tė konstatohen pėrpjekje pėr ndikim dhe krijimin e lobeve tė fuqishme serbe nė kėtė apo atė shtet tė Ballkanit.

    Paraja nuk ėshtė aq naive dhe neutrale, sa mund tė pėrpiqen ta prezantojnė nė publik “teknokratėt” e lobeve tė mbuluara ballkanike.

    Gazeta Shqiptare



    P.S.

    Ndersa ne i versulemi Berishes qe nga viti 1992 se pse ai po e sjell NATO-n dhe pse po ja ve bazat ushtarake ne dispozicion, pse ai po merret me Kosoven, pse ai po nderton me cdo cmim autostraden Durres-Kukes, pse ai po nderton rrugen e Arberit, pse ai po kerkon te marre pjese ne financimin e termocentralit ne Kosove, pse ul taksat, pse pse pse?

    Sepse jemi ende nje popull qe nuk sheh me larg se sa aksi Tirane-Durres, se bejme nje politike qe nuk del pas Dajtit apo pertej Krrabes, se tregu mendohet vetem nga Shkodra deri ne Vlore, se fshati apo qyteti im eshte shteti dhe kombi im etj.
    Fqinjet tane zhvillojne politika ekonomike dhe politike ekspansioniste, sepse ata ndonese humbin vija kufitare, nuk pranojne humbjen e lidhjeve ekonomike.
    Ai qe arrin te kontrolloje tregun, ai do te jete fituesi i vertete i te gjitha zhvillimeve ne Ballkan!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 27-07-2008 mė 10:53

  12. #12
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Vete e kemi fajin per kete. Nuk kemi arritur te thithim ne Shqiperi firma boterore si Carfur etj. Me duket normale qe te vije nje vend i pazhvilluar si Serbia te sjelle risine.Individe serioze kurre nuk do ta shisnin nje firme me te ardhme ne Shqiperi si Euromax.Keto gjera nuk jane te paramenduara por diktohen nga tregu.

Tema tė Ngjashme

  1. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Vetėvendosja proteston dhunshėm kundėr planit tė Ahtisarit
    Nga Alienated nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 769
    Postimi i Fundit: 02-01-2008, 08:50
  3. Expert Argues Why Serbia Would Be Better Off Without Kosovo
    Nga Leila nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-04-2005, 04:50
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •