Serbia hap kufinjte per ruajtjen e tregut
E Hene, 21 Korrik 2008
Megjithese shteti serb gjithmone ka mbajtur qendrime agresive mbi Kosoven pas shpalljes se pavaresise, tashme duket sikur gjithcka eshte e kunderta, kjo pasi Beogradi zyrtar ka vendosur hapjen e kufijve me Prishtinen per te mos humbur tregun e saj ne kete vend. Tregu i Kosoves eshte interesant per Serbine, thote Ministri serb i Tregtise, Sllobodan Milosavljevic, i cili ka vleresuar se duhet te mundesohet tregtia pa pengesa me Kosoven, sepse sic eshte shprehur ai "eshte ne interesin e Serbise qe tregun e Kosoves te mos ua leshoje prodhuesve te huaj". "Kudo qe kerkohet prodhimi serb dhe ku ekzistojne mundesite qe ai te plasohet, ai lypset edhe te shitet. Do te bej cmos qe te ndahen temat ekonomike nga ato politike, kur eshte fjala per Kosoven", ka thene ministri Millosavljeviq ne nje interviste per agjencine serbe te lajmeve "Tanjug" eshte shprehur se kur eshte fjala per politiken e shtetit nuk ka kurrfare dilemash: "Serbia nuk do ta njohe pavaresine e Kosoves dhe nuk do te beje asgje qe do ta prishte politiken e shtetit te definuar me rezolutat e kuvendit. Mirepo, kur eshte fjala per ekonomine, ajo e percjelle logjiken dhe interesat e veta", ka theksuar ministri serb i Tregtise, Milosavljevic. "Do ta ndihmojme secilin qe deshiron te blej gjithcka prej Serbise, me cfaredo marke. Nese partneri nga Kosova done ta bleje mallin prej Serbise nen ndonje etikete, dhe fabrika deshiron ta prodhoje ate dhe i perputhet ne kalkulimin e tyre te cmimeve, do ta ndihmojme ne kete dhe do ta kete mbeshtetjen e shtetit", ka nenvizuar ministri serb i Tregtise. Ai eshte shprehur gjithashtu se eshte e pranueshme edhe ndryshimi i etiketes, emrit dhe ambalazhit te mallit te caktuar nese kjo eshte ne interesin te kompanive serbe dhe te ekonomise dhe nese per shkaqe politike nevojitet per tregti te suksesshme. Pyetjes cfare do te jete "fati" i mallit qe vjen nga Kosova dhe ka simbolet e shtetesise se Kosoves, ministri serb eshte pergjigjur se zgjidhja e atij problemi do te jete "me shume ceshtje parimore se sa ekonomike". "Ne qofte se ai mall eshte konkurrent dhe e kerkojne konsumatoret ne Serbi, eshte logjike qe shteti i Serbise duhet te mundesoje qe ai mall tu vihet ne disponim te konsumatoreve ne Serbi. Ceshtja e simboleve dhe e ambalazhit eshte dic qe do te zgjidhet ne interesin e prodhuesve. Ne qofte se ai prodhues kosovare ka bleres ne Serbi, ai per shkak te interesit ekonomik, vet do ta ndryshoje ambalazhin e diskutueshem", ka sqaruar ai. Serbia, sipas fjaleve te Milosavljevicit, "nuk duhet t'ua leshoje tregun e Kosoves prodhuesve te huaj", aq me pare kur ky eshte edhe interes i Kosoves. Duket se Serbia do te luftoje vetem politikisht kunder pavaresise se Kosoves, kurse ne fushen e ekonomise Serbia per interesin e saj do te jete me tolerante.
Koha Jone
Ruaj Lidhjet