Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 113 prej 113
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Shqiptarėt dhe tė drejtat e tyne, Fjalimi i Fishtės nė Konferencėn e Paqes nė vitin 1919, nė Paris



    ( Nga At Gjergj Fishta*


    ...
    Prej brigjeve gjėmuese tė Euksinit e deri nė borėn e amshueshme tė Alpeve Julie; prej brigjeve bubulluese tė Ekrakeraunve e deri ndėr karma tė thepisuna tė Karpatėve, ende tė rime me gjak njeriu, nė ato shekuj tė kaluem, banonte ajo familja e madhe trako-ilire, nė namė e nė za nė histori tė fiseve dhe tė kombeve. Sot kjo familje asht shue. Marrė pėrbri prej tallazeve tė luftave tė gjata e tė pandame, ajo u pėrpi dhe u zhduk pėrbrenda gėrmazave tė pangishėm tė vorbujve te historisė, e kėshtu nuk mundi ma, ē’mė atė ditė kur Gentiusi, mbreti i mbramė i ilirėve, mė 168 para Krishtit, ndriti triumfin e Lucė Emil Palit pėr me pa diellin e majes sė lumnisė sė vet tė hershme.
    Porse, si tė thuesh, si nji shkatėrrinė e dhimbshme anijeje tė mbytun nė det, prej humbjes sė kėsaj familjeje trako-ilire, sot, atje ndėrmjet Thesalisė dhe Malit tė Zi, prej brigjeve lindore tė Adriatikut e deri nė bregore tė Vardarit, shpėtoi gjallė nji grusht njerėzish, tė cilėt kishin zanė vend ose mbas mburojes sė disa maleve titanike, ose nėn hijen e kandshme tė disa fushave pjellore dhe plot jetė , banesė e pėrmallshme e hyjnive tė moshės pėrrallėzore. Ata u banė ballė me fuqi kurrė tė pėrkulshme tė shpirtit tė vet bujar, qoftė thellimeve tė furive tė shekujve, qoftė edhe padrejtėsisė sė hipokrizisė njerėzore. Tė stolisun me nji forcė tė jashtzakonshme qėndrese, ende kėta e flasin atė gjuhė tė tė Parėve tė vet ma tė hershėm; ende e ruejn tė pandryshueshėm karakterin e hekurt e fisnik tė stėrgjyshėve tė vet dhe sot ata gjithnji e punojnė shi atė tokė tė cilėn e punuen tė parėt e tyne prehistorikė.
    Ky popull asht bash ai populli i vogėl shqiptar, aq pak i njohun dhe aq zi i gjykuem nė Europė. I vjetėr sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese tė maleve tė veta vigane, dhe i lindun tė thuesh prej vetė rrwnjwve tė vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundershtueshėm i tokave tė veta.
    Po qe se pėrnjimend parimi i autodeterminacionit asht marrė prej Konferencės sė Paqes si karakter themelor pėr trajtimin e shteteve si dhe pėrcaktimin e kufijve tė tyne, e drejta e lypė qė Shqipnia tė qitet shtet mė vete pėrmbrenda kufijve tė vet etnikė dhe gjeografikė.
    Por ēka se, simbas teorisė wilsonjane (tė Presidentit amerikan Willson) pėr me mundė nji popull me u sundue nė vetvete, pėrpos kombėsisė, duhet tė mirret para sysh edhe ndėrgjegja e tij kombėtare. Tashti, pėr nė qoftė se si ndėrgjegje kombėtare duhet tė kuptohet ndjesia pėr liri si edhe ai dėshir qė mund tė ketė nji popull pėr t’u zhdrivillue nė vetvete, gjithnji pėrmbrenda qarkut tė forcave tė veta, unė them se edhe nė kėtė pikpamje Konferenca duhet t’ia njohė Shqipnisė pamvarėsinė si dhe sovranitetin e vet. E njimend, e po thomėni, cili popull nė Ballkan ka ndjesi ma tė thella pėr lirinė e vet sesa populli shqiptar?
    Kaluen po pushtuesit mbi Shqipni, por nuk qenė kurrė zotnuesa mbi shqiptarė. Ashtu si ai cubi, i cili hyn tinės dhe me trathti nė shtėpinė e qytetarit tė paqtė e, si shtjen mbrenė drojen dhe pshtjellimin, del jashtė pa mundun kurrė me thanė se ka sundue aty mbrendė: njashtu hynė pushtuesit e huej nė Shqipni pa mujtė kurrė me i shtrue dhe me i zotnue shqiptarėt. E mos kujtoni, zotni, se unė kėtu jam tuj ju thanė sende tė cilat mos t’i kenė vu re edhe shkrimtarė tė huej me vlerė. Kėshtu, fjala vjen, e ndritshmja Miss Durham, thotė nė nji libėr tė vetin mbi Shqipni: “Pushtime tė hueja janė pėrshkue mbi komb shqiptar, por tė gjitha kanė kalue pa lanė kurrfarė gjurme, si ujėt qė rrėshqet mbi shpinė tė rosės”.
    Pėr lirinė e vet, zotni, shqiptari ban fli shpinė, tokėn dhe mjerisht edhe besimin. Fakti veē qė shqiptari nė mes tė sa ndollive dhe te papriturave politike e pėr nji periudhė kaq tė gjatė shekujsh, ka mbrrijtė me e ruejt gjuhėn, doket dhe karakterin e vet kombėtar, - dhe kėtė jo vetėm nė Shqipni, por edhe jashtė kufijve tė sajė, - kjo difton ēiltas se ai asht dhe don tė mbesė shqiptar. E gjithė kjo ngjet sepse ndėrgjegja kombėtare ka lėshue rrajė tė thella nė shpirt tė tij. Por ma mirė se kurrkund njeti, dashunia e popullit shqiptar pėr liri dhe pamvarėsi kombėtare, duket nė faqet e historisė, pėr tė cilėn mundemi me thanė se asht e endun vetėm prej luftash pėr liri e pavarėsi. Unė kėtu, pėr mos me e vu fort nė provė durimin e Zotnisė suej, po ju pėrmend vetėm punėt e mėdha, qė ndėrgjegja kombėtare e kėti populli, kreu qė prej tė XV qindvjetė e mbrapa.
    botėn mbarė nė zi do ta mbėshtillte. - Tė flegruem droje shuejtėn zanin mbretnitė e Europės. Kur qe, mbi kep tė Krujės titanike, po del nji hije burri, vetullat ngėrthye si dy hulli rrufeje,me dy sy zjarmi e nji mjekėr tė thinjtė, e cila shtėllungė gjatė nofullės i derdhej, si ajo mjegulla rreth nji shkėmbu tė thepisun. Mbi krye trishtueshėm flakė i shkėlqen tarogėza pėrkrenarja me brirė qė tmerrshėm kah i vezullon nėn rreze tė diellit, kometė zharitėse danė ndėr sytė e armikut. Ai asht fatosi i ndimun Gjergj Kastrioti, i madhi Gjergj Kastrioti, Skanderbegu. Me flamurin kuq e zi shpalosun pėrpara, poshtė rrėmoreve tė maleve tė thepisuna, stuhi bore prej ndonji kulmi tė rrėmbyeshėm, vėrsulen vetėtimthi mbi formacionet e turqve, tė cilėt, prej sė largu tuj ua pa hovin, thonė se kulshedra me dragoj po u turret.
    Por mundet ndokush me mė thanė se Skanderbegu kėto lufta i ka ba pėr qėllime fetare, dhe jo i shtymė prej nji ndėrgjegjeje kombėtare, pra pėr me i dalė zot lirisė dhe pamvarėsisė sė vendit tė vet.
    E mos kujtoni se me dekė tė Skanderbegut u shue ndjesia e lirisė dhe e pamvarėsisė nė shpirtin e shqiptarėve. Historia e Turkisė ka shenjue jo ma pak se 54 kryengritje tė mėdha tė cilat gjatė rrjedhjes sė katėr shekujve kombi shqiptar i bani qeverisė otomane ose pėr me pshtue prej zgjedhės sė sajė, ose pėr me e ngushtue qė mos t’ia mohonte tė drejtat e tija. Edhe pamvarėsia e Greqisė asht nji lule e rimuun me gjak tė shqiptarit. Zhavellėt dhe Boēarėt kanė qenė shqiptarė e shqip kanė folė dhe me trimėni shqiptare kanė luftue. Jo besa por Greqinė e kanė lirue shqiptarėt dhe jo ma pak janė mundue se sa disa Pushtete tė mėdha tė cilat aso kohe bajshin spekullime mbi Greqi, njashtu si do Zoti po bajnė sot edhe mbi Shqipni. Kėtė punė, me pasė pėr ta pyet si dijetar dhe jo si diplomat, kishte me ju a vertetue edhe Venizellos vetė; por, nė mos dashtė me ju a thanė ai, ja u kallzon Lamartine, i cili, tuj folė mbi pamvarėsi tė Greqisė, thotė se kjo nuk qe tjetėr veēse rezultati i reaksionit tė elementit shqiptar kristjan mbreda Greqisė kundra elementit turk.
    Arsyeja pra pse kombi shqiptar nuk mujti me dalė shtet nė vete, nuk qe puna se ati i mungonte ndėrgjegja kombėtare ose ndjesia pėr liri e pamvarėsi, por qe fakti se shi ditėn nė tė cilėn ai ishte gati me fitue lirinė e vet, Shtetet e Ballkanit ia ngjitėn kthetrat dhe e banė rob nėn zgjedhė tė veten. Dhe kėtė e banė jo pėr me e mbajtė nėn shėrbim e robni tė veten, por pėr me e shue shqimit e me e qitė faret. Kėshtuqė prej kėsaj pikpamje duhet me e thanė se shqiptarėt gabuen, dhe gabuen randė fort, qė u ēuen aso kohe kundra Turkisė, sepse pėr ta do tė kishte qenė dam fort ma i vogėl me u vue nėn zgjedhė tė Turkisė, se sa me u gri prej kristjanėve.
    Po e shoh, Zotni, se kjo fjalė nė gojėn time disi po ju a vret veshin dhe po ju duket nji paradoks nė vetvete. Janė faktet qė mė japin arsye. Nė vitin 1478 turqit marrin Shkodrėn dhe me te mundet me u thanė se u pushtue e tanė Shqipnia. Por megjithėkėtė, turku ia njohti Shqipnisė nji farė autonomie: na e la gjuhėn dhe kanunet tona, - por askund nuk lexohet nė histori se ky mbyti qindra mija shqiptarė pėrnjiherė, sadoqė populli hoqi zi e si asht me zi prej tij. E tash ndini si u suell kristiani me Shqipni e me shqiptarė. Nė vjetin 1912 kėrcet lufta turko-ballkanike dhe ballkanikėt pushtojnė Shqipninė. Nji herė mbysin pak me thanė dyqindmijė shqiptarė, vrasin meshtarė katolikė sepse nuk ndigjonin me e mohue fenė; grijnė mysliman sepse edhe ata nuk duen me dalė dinit. Rrenojnė me themel qindra e qindra katunde, veēse si e si me e farue kombin shqiptar. Nė vjetėn 1914, ushtritė ndėrkombėtare, mbas sa intrigash tė poshtra, pushtojnė Shkodrėn. Nė kėto ushtri kombi shqiptar ka pasė mbėshtetė gjithė shpresėn e vet, sepse kėta ishin demek tė shprehunit e forcės qė do tė rregullonte botėn dhe, si tė thuesh, ata ishin pasqyra tė qytetnisė europiane. Por megjithėkėtė ata nuk sollėn kurrnjisend pėrsėmbari nė Shqipni. Ndrye mbrenda qarkut dhetė kilometrash nė Shkodėr, as qė e ēilėn nji rrugė, as qė e lėshuen nji urė, as hapėn nji shkollė, nji gjykatore, nji spital, nji send tė vetėm qė t’i vyente pėrparimit dhe qytetnimit tė popullit shqiptar. I gjithė kujdesi i tyne pėr Shqipni, pėrmblidhet nė kėta: kurrsesi mos me e lanė Shkodrėn me ba pjesė nė Shqipninė tjetėr dhe qė nė Statutin e Shtetit Shqiptar t’u qitte nji paragraf i posaēėm me tė cilin tė njiheshin nė Shqipni ēifutnit nji tagri me shqiptarė, sadoqi aso kohe nuk kishte nė Shqipni me thanė asnji ēifut. Mandej, kur doli prej Shkodre, Komanda Nderkombėtare dogji tė gjitha aktet dhe arkivat e veta.
    Nė vjetėn 1915, malazezėt pushtojnė Shkodrėn me rrethina, sadoqi Shqipnia ishte shtet neutral dhe nuk kishte shpallė luftė me kurrkend. Nė fillim tė vjetės 1915, italianėt pushtojnė Vlonėn, kinse pėr qėllim qė me u pėrkujdesė pėr shqiptarėt e sėmutė tė Shqipnisė jugore. Nė 1916, Austro-Hungaria pushton Shqipninė. Me e thanė me fjalė tė tjera, ata dojshin ta mbajshin Shqipninė si nji krahinė tė veten. Pėr ma tepėr: grekėt dogjėn 360 katunde nė Shqipninė jugore, tuj i mbytė tė gjithė ata qė dishmoheshin shqiptarė. E sot Konferenca e Paqes lypė qė shi ndėr ndėr kėto vise tė bahet plebishiti pėr tė caktue kufijt e Shqipnisė. Ē’ironi e helmueme! Prej kėtyne punėve, - pėr mos me folė pėr tė tjera, - duket ēiltas se shqiptarėt, prej pikpamjes kombėtare, kanė pasė arsye me drashtė ma shumė kristjant se sa turqit. Turku, si pėr princip, si nė teori, ia ka pasė njohtė Shqipnisė nji farė autonomie, sadoqė me Skanderbeun e pat kundėrshtue pėrparimin e tij nė Ballkan.
    Thonė armiqt tonė, si dhe do mbrojtėsa tė tyne, se vėrtetė qė kombi shqiptar asht ma i vjetri ndėr popuj tė Ballkanit dhe se ka nji dashuni tė gjallė pėr liri dhe pamvarėsi tė veten; veēse shka se megjithėkėto, Shqipnia nuk mund tė qitet shtet mė vete sepse shqiptarėt janė a) barbarė, b) nuk janė tė zotėt me pėrparue dhe me u qytetnue vetė dhe se c) eksperienca ka tregue se nė kohėn e Princ Widit, Shqipnia nuk mund tė mbahet shtet mė vete dhe krejt i pamvarun... Pra, simbas mendimit tė armiqvet tonė, ose ma mirė me thanė, simbas fjalėve tė vetė atyneve, lypset qė Shqipnia tė coptohet e t’u jepet atyne nė dorė pėr me e sundue dhe pėr me vu rregull, - meqė shqiptarėt janė barbarė e tė egėr e nuk janė popull qė di me qitė shtet mė vete, pra me qeverisė. Pėr me thanė tė vėrtetėn, po tė marrim parasyshė mjetet e mėnyrėn me tė cilat ka nisė e vijue lufta e madhe europjane, kisha me thanė se barbarėsia dhe egėrsia e popujve ka pak ose aspak tė pėrpjekun me dėshirėn pėr liri e pamvarėsi tė tyne. Kur popuj e kombe, nė emėn tė “qytetnisė” kanė vra e pre fėmijė, gra, pleq e tė mbetun qė kanė ba me vdekun prej urie e gazepit me mijėra njerėzish tė pafat nė ditė; qė kanė djegė e rrenue, jo vetėm katunde e qytete, por mbarė krahina tė pamatuna; qė kanė thye ēdo tė drejtė ndėrkombėtare dhe njerzore dhe kanė pre nė besė me qindra mijėra robsh tė ramė nė dorė, - e megjithate sot ata munden me qenė shtete tė lira; - po atėherė, pse nuk mundet me qenė Shqipnia e lirė ku, nėmos tjetėr, gra nuk vriten, ku nuk gjindet nji vorr i nji tė vdekuni urie, ku ndorja e besa edhe ndaj armikut janė tė pathyeshme? Serbt, nė kohėn e luftės Ballkanike, me shpata ua kanė ēelė nanave shqiptare barkun dhe foshnjet e nxjerruna sosh, i kanė ndezė flakada porsi pisha pėr me shndritė natėn me to, dhe sot Konferenca ua ka trefishue madhėsinė e shtetit tė tyne. Grekėt kanė kryqzue gjinden shqiptare bash ne tė XX qindvjetė, ndersa sot Konferenca e ka menden me ia dhanė mandatin qė me i shtrue e me i qytetnue disa kombe tė tjera, kupto, Shqipninė. Pra tash, shqiptari, i cili nuk i njef kėto “qytetni” nė veten e vet, pse s’mundet me dalė shtet mė vete, i lirė e i pamvarun? Por edhe me pasė pėr ta marrė barbarinė si shprehje vetore tė shpirtit tė njeriut, unė mundem me thanė pa droje kundershtimi, se kombi shqiptar nuk asht diftue aspak ma i egėr e barbar se disa kombe tė tjera tė qytetnueme, kur kėta kanė qenė po me ato garanci qė ka pasė kombi shqiptar.
    Ah, po, duket ēiltas, se nuk “duen” me e qitė Shqipninė shtet mė vete e tė pamvarun, dhe kjo jo sepse shqiptarėt na qenkan barbarė e tė egjėr, por sepse kėta nuk kanė sot pėr sot nji ushtri e nji flotė tė veten me tė cilėn tė mund t’u dalin zot tagreve tė veta. Ose thanė ma qartė, u vehet kamba shqiptarėve vetėm sepse kėta janė ma tė ligėsht ushtarakisht dhe jo sepse janė ma barbarė se kombet e tjera tė Ballkanit.
    Asht gabim me thanė se tė marrunit e gjakut shėnon barbarinė e nji kombi, nė qoftė se ne nėn fjalėn barbari kuptojmė egėrsinė ose breshtninė e shpirtit tė tij, ashtu siē duen me e kuptue kundėrshtarėt e tonė, kur e kanė fjalėn pėr kombin shqiptar. Tė marrunit e gjakut buron prej ligjeve tė jashtme dhe prej tė metave tė organizimit shoqnor tė nji kombi, dhe jo gjithmonė prej gjendjes shpirtnore tė tij. E vėrteta e kėtyne fjalėve pėrcaktohet edhe prej historisė sė popujve pėr tė cilėt nuk mund tė thohet se kanė qenė tė egėr e breshtnorė. Nė Biblėn shenjte lexohen kėto fjalė: Nė se dikush godet njė tjetėr me gur dhe mund t’i shkaktojė vdekjen, ai asht njė vrasės dhe asht i dėnuem me vdekje. Njeriu i ngarkuem me hakmarrė viktimėn, e vret vrasėsin me rastin e parė. (Num. XXXV, 19, 21) Po kėshtu edhe nė Iliadė, nė librin e IX, gjejmė kėto vargje qė unė po i la simbas pėrkthimit tė Montit:”.........Il prezzo qualcuno accetta del’ucciso figlio o del fratello; e l’uccisor, pagata del suo fallo la pena, in una stessa citta dimora col placido offeso.” (Ndėshkimin sejcili e pret si tė drejtė pėr vrasjen e tė birit ose tė tė vėllait; dhe ai qė e bėn kėtė vrasje pėr shpagim, mund tė jetojė pastaj i qetė nė tė njejtin qytet me atė familje sė cilės i bėri vrasjen - fyerjen e parė.)
    Duket pra mirėfilli se prej tė marrunit tė gjakut - vendetta - nuk mund tė thohet se kombi shqiptar asht barbar e qė nuk asht i zoti me u qeverisė nė vetvete dhe i pamvarun. Por “JO!” thonė kundėrshtarėt tonė. Tė metat e organizimit shoqnor, si dhe tė marrunit e gjakut nė Shqipni, nuk janė tė shkaktueme prej faktoreve tė jashtėm, por rrjedhin prej gjendjes shpirtnore tė egėr tė kombit shqiptar. Me fjalė tė tjera, shqiptari vret njeriun pėr instikt dhe jo pėr nji arsye e cila edhe mbas mentalitetit e bindjes sė tij, tė jetė e mbėshtetun mbi nevojė tė tė ruejtunit tė jetės, tė gjasė ose tė nderit tė vet. E pėr nė qoftė se asht e vėrtetė, - sikurse njimend asht e vėrtetetė! - se poezia popullore asht pasqyra e shpirtit tė nji kombi, kjo duket ēiltas, - thonė ata, - prej kangėve popullore shqipe, sepse tė tana, ose gati tė tana, tregojnė punė tė veēanta vrasjesh ose gjaku.
    Pėrpara se ndokush mund ta thonte me arsye se kombi shqiptar nuk shfaqet kurrė i bashkuem nė nji shtet, kishte me u dashtė ma parė qė historia tė caktonte se nga e ka rrajėn ky komb, kė ka fis e vėlla mbi botė, - sepse ky nuk ka mbijt vetvetiu mbi botė, - e se deri ku pėrfshihej vendi i tij. Por kėto historia ende s’i ka pėrcaktue, e kushedi se kur ka me mujt me i pėrcaktue, sepse historia e kombit tonė gjindet e shtjellueme mbrenda hijeve tė muzgėta tė kohėve ma tė vjetra. Masandej do tė ishte dashtė qė historiografėt e hershėm, mbi tė cilėt mbėshteten historianėt e sotshėm, t’i kishin dajtė me nji emen tė vetėm tė tanė elementet prej tė cilit pėrbahet ky komb. Kush mundet me e thanė me siguri se shqiptarėt, ilirėt, maqedonasit, thrakejt, epirotėt janė qė tė gjithi tė nji fisi apo jo? Prandaj kurrkush nuk mund ta thotė me siguri se shqiptarėt s’kanė qenė kurrė tė bashkuem mė nja dhe s’kanė qenė shtet mė vete.Por edhe po e zamė se shqiptarėt s’kanė qenė kurrė tė bashkuem nė nji shtet tė vetėm. Megjithkėtė armiqt tonė nuk kanė arsye kur thonė se pėr kėtė shkak kombi shqiptar nuk duhet qitė shtet mė vete, por ky vend duhet nda ndėrmjet tyne si gja e pazot. Kush i mban mend grekėt tė bashkuem nėn nji skeptėr dhe kunorė mbretnore pėrpara sė XIX qindvjetė? Sa jetė ka flamuri i Greqisė? Jo vetėm qė grekėt edhe nė kohėn ma tė lumnueshme tė historisė sė tyne s’kanė qenė tė bashkuem nėn nji shtet, por kėta kanė thirrė ushtritė e hueja pėr me shtypė shoqishoqin bash mbrenda kufijve tė vet. E pse pra shqiptarėt, tė cilėt gjithmonė ia kanė vu pushkėn tė huejve, dhe qė qenė faktori ma i parė i pamvarėsisė greke, nuk duhet tė kenė liri dhe pamvarėsi pėr arsye se s’na paskan qenė kurrė tė bashkuem nė nji shtet? Siē e dishmojnė vetė diplomatėt e sajė, Franca ka hy nė luftė botnore vetėm pėr me i dalė zot integritetit dhe pamvarėsisė sė Serbisė. Epo, aso kohe, serbt nuk kanė qenė tė bashkuem me Kroaci e Mal tė Zi e Sloveni, me tė cilėt sot po thohet se na qenkan tė tanė prej nji fisi. Mirpo nuk po kuptohet qartė arsyeja pėrse sot shqiptarėt do tė bahen rob tė serbėve dhe tė grekėve. A pėr arsye se deri dje edhe kombi i tyne nuk ka qenė i bashkuem nė nji shtet tė pamvarun?
    Mandej, sa pėr atė fjalėn tjetėr qė thonė kundershtarėt tonė, se kombi shqiptar duhet mbajtun pėr barbar pėr arsye se asht i ndamė nder krahina dhe fise, nuk duket se asht ma me themel se ato tė shpifunat e tjera mbi tė cilat u fol ma sipėr. Tuj qenė e themelueme jeta shoqnore mbi bashkėsi tė interesave, prej vetit vjen si rrjedhojė se shteti, i cili ngallitet (mbahet gjallė) prej asajė bashkėsie, nuk mund tė pėrshtrihet ma pėrtej se sa i mbėrrin forca qė do t’i mbrojė ato interesa. Tash, tuj qenė se populli shqiptar, pėr shkak tė pushtimeve tė huej tė vazhdueshme, nuk mujt me i organizue forcat e veta nė mėnyrė qi me mbrojtė e me drejtue interesat e pėrbashkėta tė kombit, kėtij iu desh domosdo me u nda nė disa grupe ma tė vogla, e aty, pėrmbrenda qarkut tė mundėsisė qė natyra dhe pozicioni gjeografik u jipte do familjeve me u vėllaznue dhe me i mbrojtė interesat e veta, me modelue “shtetin” e me organizue jetėn e vet shoqnore. Dhe ky ishte i vetmi sistem jete shoqnore qė mund tė realizohej deri mė sot nė Shqipni. Nė njanėn anė shqiptari nuk donte t’i shtrohej pushtuesit tė huej, nė anėn tjetėr pushtuesi i huej nuk e lente shqiptarin me i organizue forcat e veta nė mėnyrė qė ky ta shtrinte pushtetin e vet mbi tė gjithė kombin. Shqiptarit iu desh me e lokalizue pushtetin e vet nė krahina tė veēanta tuj i mbajtė sė bashku parimet e kanunit kombėtar si rregull jete. Prandej fakti qė kombi shqiptar gjindet i ndamė ndėr fise, nuk rrjedh prej shpirtit tė tij ekcentrik dhe barbar, por prej faktoreve tė pėrjashtme tė cilat ai nuk kishte mėnyrė se si me i shndėrrue. E, me e vertetue se kombi i ndamė nė shumė fise nuk asht gjithmonė barbar, mundet me u vėrtetue edhe prej historisė.
    ...
    Sllavėt e Malit tė Zi, ku prej forcės sė pozicionit gjeografik tė vendit, ku edhe se vetė e kanė zanat pushkėn, gjithmonė kanė qenė tė lirė e mė vete. E pėr ma tepėr, pėr ma se 50 vjet rrjesht, sa mbretnoi mbi ta Nikolla i I-rė, kanė pasė nji formė qeverie tė thuesh kryekėput si nder kombe tė tjera tė qytetnueme. E mirė pra atėherė: Nė tė tanė Malin e Zi, kur ka nisė lufta turko-ballkanike, ka qenė vetėm nji shtypshkrojė e vetme qeveritare si dhe kanė pasė nji tė vetme fletore politike, e edhe kjo qeveritare. Por nuk ka pasė asnji shkollė tė mbajtun me paret e popullit. Ndėrsa qė nė Shqipni, qė prej viti 1908, kur qe shpallė Konstitucioni i Turkisė, e deri nė fillim tė luftės ballkanike, pra nė ma pak se katėr vjet, u ngrefėn shtatė shtypshkronja, u themeluen ma se njizet fletore politike e tė pėrkohshme, u ēelėn nji shkollė Normale e nja tridhjetė tė tjera fillestare, e tė tana tė veēanta e tė mbajtuna vetėm me pare tė kombit shqiptar. U pėrpiluen tė tana tekstet pėr shkollat fillestare e disa edhe pėr shkolla tė mesme. E kėshtu, sot mė sot, mėsimi jepet shqip ndėr tė gjitha shkollat e Shqipnisė. Janė botue edhe shumė vepra letrare me randėsi tė cilat e kanė ēue nalt ndjesinė kombėtare tuj i dhanė nė pak kohė shumė zhdrivillim gjuhės shqipe, fakt ky qė, nė kohė tė pushtimit austro-hungarez, kjo gjuhė qe pėrdorue pėr gjuhė zyrtare ndėr tė gjitha zyrat administrative. Mbrenda kėsaj kohe qenė mbajtė tre Kongrese Gjuhėsie ( pra nuk ėshtė Kongresi i parė i gjuhės shqipe ai i mbajturi nė vitin 1972) si dhe qenė disa shoqni letrare, e tj. e tj... E gjithė kjo veprimtari asht zhvillue pa kurrnji ndihmė prej anės sė qeverisė.
    E po pėrse tash, inteligjenca sllave, e cila nė Mal tė Zi, gjatė 50 vjetėve jetė kostitucionale nuk pėrfton kurgja tė re nė lamė tė qytetnisė, na duhet sot tė mbahet si ma e naltė dhe ma e hollė se inteligjenca shqiptare e cila nė pak vjet krijoi nji gjuhė letrare dhe asht e ngjizun me nji mentalitet tė ri pėr kombin? Zotni! Le tė lihet nji herė nė paqe shqiptari dhe le t’i jepet kohė me nxanė, dhe atėherė ju keni me pa se ai ka me shkue gjurmė mė gjurmė ( hap pas hapi ) me kombe tė tjera tė Ballkanit gjatė rrugės sė qytetnimit dhe tė pėrparimit.
    Kombi shqiptar i ka dhanė burra nė za pėr urti perandorisė sė Bizancit. Diplomatėt ma tė mirė dhe gjeneralėt ma tė vlefshėm tė mbretnisė sė turkisė, shqiptarė kanė qenė. Shqiptar ka qenė edhe statisti italian Franēesk Krispi, kėshtu shqiptar ka qenė edhe Papa Klementi i XI-tė si edhe Kardinal Albani. E nė se bazohemi nė memorandumin e shkruem nga Venizellosi, tė cilin ia ka paraqitė Konferencės sė Paqes, shqiptari asht sot edhe gjeneralisimi i ushtrisė greke.
    Por, pėr me ju a mbushė mendjen edhe ma mirė se kombi shqiptar nuk e ka namin ma tė vogėl se kombet e tjera tė Ballkanit, kėtu due me ju pru fjalėt qė shkrimtarė me vlerė kanė lanė tė shkrueme mbi shqiptarėt. Shkrimtari francez Hecquard, nė librin e vet “ Histoire et descriptions de la Haute Albanie” , ka shkrue se nė histori tė shqiptarėve “ndeshen prova tė lumnueshme energjie, inteligjence dhe aktiviteti.” Ma poshtė thotė: “Ata kanė ruejt doket e burrninė ashtu si vetėm mund ta ruejshin burrat e hershėm tė cilėve u kėndohet kanga. Pėr ma tepėr, githmonė kėta i kanė dhanė burra nė namė e nė za Greqisė sė hershme, Perandorisė sė Bizancit, Turkisė e Greqisė sė kėsokohshme”. Mandej Lordi Bajron gėrthet nga ana e vet: “Pėrmbi karpa tė Sulit e gjatė bregut tė Pargės, ka burra si veē motit i bajshin nanat dorike; atje ka ende do familje pėr tė cilat kisha me thanė se janė tė fisit e tė gjakut tė Heraklidėve.” Dėshmi janė kėto, Zotni tė mij, tė cilat kishin me ja shtue namin edhe nji kombit ma tė madh e tė qytetnuem.
    ...
    Tash, Zotni, mbasi ju diftova se kush janė dhe shka janė shqiptarėt, mė duhet t’ju flas pėr tė drejtat e tyne. E po ju tham se shqiptarėt kanė tė drejtė a) pėr nji pamvarėsi politike; b) gjithnji mbrenda kufijve gjeografikė e etnografikė tė Shqipnisė. Mbi pamvarėsi tė kombit shqiptar nuk kam shumė fjalė me ju thanė. Dihet se kjo e drejtė ka qenė njohtė, sigurue dhe dorėzanue me nji traktat tė Pushteteve tė Mėdha tė Antantės, pra, me fjalė tė tjera edhe prej Francės, qė prej Nandorit tė vitit 1912 nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr. Kėto Pushtete mandej ia kanė ba me dijtė botės mbarė se traktatet ndėrkombėtare ata nuk i mbajnė pėr shtupa letre, por i respektojnė si akte tė cilat prekin nderin e kombeve qė i kanė nėnshkrue. E njimend, po e zamė se anglezi thotė se ja ka nisė nji lufte tė pėrgjakshme e tė shėmtueme, por kėte e ka ba vetėm pėr erz tė firmės qė ai e ka pasė vu pėr pamvarėsi dhe neutralitet tė Belgjikės. Pamvarsia e kombit shqiptar pra, nė se do marrė si nji punė e kryeme dhe e dorėzanueme mbi erz tė kombeve tė mėdha tė Europės, tash ne nuk na mbetet tjetėr veēse me folė pėr kufij tė natyrshėm tė shtetit shqiptar, dhe kjo asht nji ēashtje po aq me randėsi sa edhe ajo e pamvarėsisė.
    Pushtimet e hueja dhe intrigat e paemen tė nji diplomacie bakalle tė pashpirt e tė pazemėr, kaq fort ia kanė shndėrrue dhe perēudnue fizionominė gjeografike dhe etnologjike Shqipnisė, saqė sot nji i huej, sado i drejtė dhe i papajambajtas (qė nuk mban anė) memzi mundet me e njohtė me nji tė kėqyrun. Edhe nji nanė shpesh e ka tė vėshtirė me e njohtė fytyrėn e tė birit kur kėtė t’ia ketė pėrēudnue me varrė e me pėrgjakje arma e armikut. - Prandaj lypset tė pėrcaktojmė ma pėrpara disa kritere tė sigurta mbas tė cilave mandej me pėrskajue kufijt e natyrshem tė Shqipnisė. Simbas parimit tė autodeēizionit, sejcili popull qė mund tė thotė se ka nji homogjenitet tė pakėputun e tė pandamė nė vetvete, ashtu si ky pėrcaktohet prej klauzolave tė teorive willsonjane, ka tė drejtė, ose nė mos tjetėr do tė kishte tė drejtė qė ai vetė me e nda kuvendin mbi sharte tė veta politike e ekonomike dhe me u nderue si shtet i lirė dhe i pamvarshėm. Ky shtet, masandej, gjeografikisht do tė pėrshtrihej deri ku kapet kombėsija e pandame e vijueshme e atij populli. E nė rast se nė ndonji skutė toke tė kėtij shteti gjinden tė shartuem elemente tė huej, aty vullneti i popullit do tė vertetohej nėpėrmjet tė nji plebishiti, mandej liria e tij do tė jetė e dorėzanueme dhe e sigurueme siē duhet dhe sa duhet.
    Simbas kėtyne parimeve, asht punė e arsyeshme qė shteti shqiptar tė pėrshtrihet gjeografikisht deri ku mbėrrin kombėsia e popullit shqiptar e vijueshme dhe e pandame prej centrit tė vet. Sepse tagri i autodeēizionit nuk asht e lidhun me individė ose me grupe tė caktuem njerėzish, por me nji “avrom” tė gjithėmbarshėm prej tė cilit pėrbahet kombi. Prandaj ēdo zvoglim qė i bahet tokės sė Shqipnisė, i pambėshtetun mbi kėto parime, do me thanė se ai i bahet dhunshėm dhe me tė padrejtė. Por nė bazė tė cilit kriter ka pėr tė mujt me u caktue tė pėrshtrimit e kombėsisė shqiptare? Mbas gjuhės, i vetėm ky nė kėtė rast asht kriteri ma i patundshėm dhe qė nuk mund tė lihet kurrsesi mbas dore. Populli shqiptar flet nji gjuhė krejt tė veten qė, tuj lanė mėnjanė transformimet e natyrshme tė elementėve tė cilėve nuk i ka pshtue asnji gjuhė tjetėr deri mė sot, kurrfare nuk mund tė unjisohet me gjuhė tė tjera keltike, latine, gjermanike, sllave ose helenike, me pėrjashtim ku puqet me to me rranjė tė bashkueme indo-gjermane. Prej kėtej pra rrjedh qė qė tė gjithė ata qė e flasin kėtė gjuhė, kanė njė kombėsi krejt mė vete e krejt tė ndame prej asaj tė kombeve tė tjera tė Europės. Sepse nuk ma merr mendja qė nji tjetėr popull i gjallė i Europės t’ia ketė imponuar shqiptarit nji gjuhė qė dhe as nji tjetėr popull europian mos ta ketė folė. Pėr ma tepėr, nji gjuhė e dekun, nuk i imponohet nji populli mbarė. Por as populli shqiptar nuk ka mujt me ia tatue popujve tė tjerė gjuhėn e vet. Gjuha tatohet ose me forcė tė armėve, ose me forcėn e kulturės e tė qytetnimit. Por si prej njanės, si prej tjetrės pikpamje, shqiptari nuk ka qenė ma i fortė se popujt qė ka pėrbri. Prandej nuk ka si tė mohohet se tė gjithė ata qė flasin shqip, janė tė kombėsisė shqiptare. E pėr kėtė arsye, shteti sqiptar, duhet tė pėrshtrihet gjeografikisht deri ku pėrfshin gjuha shqipe. Tuj pasė caktue kėto parime ose kritere, tė shohim tash se cilėt do tė jenė kufijt gjeografikė tė shtetit shqiptar. Por, per me u diftue krejt tė papajamajtshėm nė kėtė ēashtje plot me gėnjeshtra si dhe aq pahijshėm shoshitė prej armiqve, kėtu unė due me ia lanė fjalėn, Zotni, shkrimtarit tuej tė sipėrpėrmendun, z. Rene Pinon i cili ka qenė nė Shqipni dhe e ka pa vetė me sy tuj e prekė vetė me dorė se kush mundet me pasė arsye mbi kėtė ēeshtje.
    Zotni Pinon pra, nė artikullin qė prumė prej “Revue des deux mondes”, tuj folė mbi kufijt e Shqipnisė, thotė: “Prej fushave tė Vardarit e deri nė Adriatik, prej Thesalisė e deri nė Mal tė Zi, zot toke asht shqiptari, nė daē sepse ky hyni kėtu mbrendė ma i pari, nė daē sepse ky ndolli ma i forti”. E tanė krahina e Kosovės e cila prej Konferencės sė Londonit (1913) i qe lėshue Serbisė, dhe mbarė Ēamėria, “Epiri i Nordit”, tė cilin e lakmon aq shumė Greqia, janė tė banueme kryekėput prej shqiptarėsh dhe prandaj e drejta e lypė qė tė numrohen me shtet shqiptar. “
    Dhe mos tė mendohet se zotni Pinon asht shty tepėr me kėto fjalė, sepse e vėrteta e kėtyne fjalėve duket ēiltas edhe prej statistikave tė cilat qysh prej vitit 1909 e tektej, janė ba pėrmbi proporcione etnologjike tė popullsisė sė Shqipnisė. Prej kėtyne statistikave zyrtare del nė shesh se nė krahinat e lėshueme prej Konferencės sė Londonit serbėve dhe grekėve, tė paktėn, 80 pėrqind tė popullsisė janė thjesht shqiptare. Serbt na thonė se banorėt e Kosovės me prejardhje janė tė gjithė sllav, por, gjithnji siē thonė ata, pėrdhuni dhe me kohė janė ēoroditė tuj u kthye nė shqiptarė. Kėtė fjalė e thonė edhe grekėt pėr banorėt e Epirit tė nordit. Por ata nuk thonė tė vėrtetėn sepse, po tė ishte e njimendėt se banorėt e Kosovės janė sllavė dhe ata tė Epirit tė nordit grek, atėherė serbia nuk do tė kishte mbytė e gri deri mė sot afro dyqind mijė vetė nė Kosovė dhe Greqia nuk do tė kishte djegė ma se treqind e gjashtėdhjetė katunde nė Epir tė nordit tuj e kryqėzue gjinden pėrsėgjalli, posė atyne pesėdhjetė mijė vetave qė i kanė vra dhe i kanė lanė me dekė prej urie dhe sikletit. Popujt e qytetnuem munden, po, nė furinė e nji kryengritjeje me vra nė trathti mbretėnt e mbretneshat e veta e me i dhunue trupat e tyne mbas vdekjes, por nuk mbrrijnė kurrė me gri - e nė ē’mėnyrė mandej! - me qindra e mijėra vėllazėn “bashkėqytetarė” tė vet. Qyshse serbt kanė vra me qindra mijėra njerėz nė Kosovė, dhe grekėt kanė djegė qindra e qindra katunde nė Epir tė nordit, dėshmon qartė se as banorėt e Kosovės nuk duhet tė kenė qenė serb, as ata tė Epirit tė nordit nuk kanė qenė grek.
    Jo jo, Zotni tė nderuem! Janė vra gjindja me qindra mijėra nė Kosovė dhe janė djegė me qindra e qindra katunde tė Epirit tė nordit pėr tė vetmen arsye se grekėt e serbėt duen me e shue farėn shqiptare nė ato krahina pėr me mujt me i thanė mandej Konferencės sė Paqes se atje nuk ka shqiptarė. Oh, sa arsye ka pasė ai i moēmi kur ka thanė: “Ubi solitudinem faciunt, pacem appellant.” Pra, sa ta kenė shkretnue vendin, do tė venė mandej paqen.
    Por pėr me i forcue ma tepėr fjalėt e z. Rene Pinon mbi kufijt e Shqipnisė, kėtu due me ju pėrmendė se ēka shkruente mbi kėtė ēashtje Lordi Fritznaurice, mis i Komisjonit tė Rumelisė Lindore, mbi Foreign Office e qė masandej qe botue nė nji Libėr Bleu (nė diplomaci - asnjanės) tė vjetės 1880. Ai shkruen: “Pėr me folė se shka asht kombi shqiptar, i bie me u pėrshtri edhe mbrenda kufijve tė Serbisė e tė Malit te Zi. Krahina e Kosovės, shka merr prej Mitrovice e poshtė, asht krejt shqiptare dhe ka vetėm nji skundill fort tė vogėl serb. Statistikat bullgare e greke, mbi tė cilat qeveritė e Sofjes e tė Athinės themelojnė pretendimet e veta mbi Monastir, Ohėr e Korēė, janė mbėshtetė nė rrena e leni ma ato pretendime tė Greqisė qė janė ba pa kurrfarė turpi.”
    Qe pra, Zotni, se deri ku duhet tė pėrshtrihet Shqipnia e ē’kufij duhet tė ketė shteti shqiptar. Mbas dėshmisė sė kėti diplomati ingliz nė za, Konferenca e Paqes kishte me ba nji paudhni tė pėrgjakshme po nuk e nxuer e nuk ia ktheu Shqipnisė ato tokė tė cilat Konferenca e Londonit, kundra ēdo gjyqi e drejtėsie, nė vitin 1913 ia shkėputi Shqipnisė pėr me ia lėshue grekėve dhe serbve.
    Tuj ju falė nderit me gjithė zemėr pėr mirėsi qė keni dashtė me mė dėftue nė kėtė rasė, do ta mbyll kėtė ligjeratė tė pėrvujtė me ato fjalė qė me 24 nandor 1880 thonte nė Parlamentin italian Madero Savini kur Europa pat ēue anijet e veta pėrpara Ulqinit pėr me e ngushtue Turkinė qė me ia lėshue Malit tė Zi tokėt e Shqipisė. E qe ēka foli nė atė rasė deputeti italian: “Pse francezve nuk u mbushet mendja me heqė dorė nga Alsace-Loren? Pse nuk do tė guxojshit ju, deputetė italianė, me heqė dorė prej viseve italiane qė gjinden nėn Austri? Pse i keni dalė zot Greqisė kundra Turqisė nė Kongresin e Berlinit? Vetėm mbėshtetun nė parimin e kombėsisė! E pra, kujtoj unė, se, pėr me qenė burra fjale, ne na duhet me thanė edhe pėr Shqipni ato ēka thamė edhe pėr tė tjerė nė Paris, Romė, Athinė, Varshavė... Nė mos paēa harrue, siē kam ndi prej profesorėve tė mij, Grotius ka pasė thanė se tashma asht ba si zanat me ua shndrrue zotin popujve. Por pėrkundrazi, Jan-Jacques Rousseau gėrthet: “Ani, ndėrrojani zotat, por tė paktėn pyetni kėto bagėti njerėzore qė quhen popull!”
    *Fjalimi ėshtė mbajtur nė Konferencėn e Paqes nė Paris – 1919

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anėtarėsuar
    03-05-2008
    Postime
    292
    Ky eshte personazhi qe sikur ka bere pynen me te shkelqyer per kombin qofte ne aspektin politik, qofte ate letrar dhe kulturore. Fishta eshte mbartes i kodit gjenetik shqipetar. I paperseritshem, por fatkeqesisht nuk ka marrur kurre ate qe ka merituar nga qeverite shqipetare si ajo e komunizmit, si ato te post-komunizmit.

    Per Fishten flitet shume pak ne shkolla, ne rrethet shoqerore dhes studjohet shume pak, per te mos thene aspak nga rrethet akademike. Kjo eshte teper e trishte dhe e hidherueshme.

    Libri i shejtne i shqipetareve mban emrin e At Gjergj Fishtes dhe quhet Lahuta e Malcise.
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  3. #103
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anėtarėsuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Foto e rralle e Gjergj Fishtes
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  4. #104
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Mendimi social-kulturor i Gjergj Fishtės »

    Dėrguar mė: 28/10/2009 - 14:03


    "GSH"

    Tonin Ēobani

    Nė fillim tė tetorit qė kaloi, u mblodhėn nė Romė prej tė gjitha anėsh dijetarėt ma tė njohun kah ana e gjuhėve e tė kombshkrimit tė Lemjes (Lindjes). Kėto farė kuvendesh janė pėr qytetin, qė i mba, nder i madh e punė shendi, e unė nuk jam asish qė thonė se kėta dijetarė nuk bajnė tjetėr gja veēse me pi e me u pėrrallue bashkė. Dobi e madhe u ka ardhė shumė herė prej kėso tė mbledhunash kėndimit e dijes. Disa, ndėr ata tė dijshėm gjuhėn shqipe e njihshin mirė; e njihshin zakonet tona dhe historinė e tė motėshmve, qė me burrni e me gjak tė vet e shndritėn atė dhe, qė sot zotėnojnė zogjtė e shqipes. Ndonjė send, pra, kishim mujtė me pritė edhe na prej sish, me u pasė gjetė njė njeri qė tė ishte i zoti me e pru mbarė punėn e Shqipnisė".
    Ky ėshtė paragrafi i parė i tekstit tė parė nė prozėn e botuar tė Gjergj Fishtės. Ai tekst mban titullin "Njė hije e zezė" dhe u publikua njėqind e dhjetė vjet mė parė, pra mė 1899-ėn, nė revistėn "Albania" tė Faik Konicės. Nė Konferencėn e Romės, njė hije e zezė asokohe ishte publicisti arbėresh Anselmo Lorechio, i cili me fjalėt e Fishtės nuk qe "i zoti me pru mbarė (nė atė Konferencė) punėt e Shqipnisė". Lorechio pėrshkruhet me ironi nga Fishta, njė portret burri bukurosh, por mediokėr ose diēka e tillė pėrzier me politikanin qė punon nėn rrogoz. Ndoshta prej njė shekulli e mė, hije tė zeza e kanė shoqėruar mendimin shqiptar deri nė ditėt e sotme, prandaj na lipsen studime e konferenca qė tė ndriēojmė veten tonė nė mėnyrė sa mė tė gjithanshme, me qėllim qė tė mos lėmė shkak pėr hije tė zeza apo tė ēfarėdo ngjyre tjetėr nė historinė e popullit tonė, nė kulturėn e tij tė trashėguar ndėr shekuj, pėrfshirė edhe mendimin origjinal tė intelektualėve shqiptarė, veēanėrisht atė pjesė tė nxirė pėr arsye thjesht ideologjike tė pasluftės sė Dytė Botėrore dhe tė mbetur vende-vende me njolla edhe sot e kėsaj dite. Hije tė zeza, pėrveē nxirjes dhe lėnies nė harresė, ka pasur nė kėtė kohėzgjatje edhe nė studimin e veprės sė Fishtės e posaēėrisht tė prozės sė tij.
    Morėm si referencė tė nismave tė prozės sė Fishtės vitin 1899, jo rastėsisht. Ai vit shėnon botimin e veprės madhore tė Sami Frashėrit "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhet", produkti zenit i mendimit shqiptar tė Rilindjes sonė Kombėtare dhe ndoshta, pėrmbyllės i asaj epoke qė kėrkonte ideale tė ngritura kombėtare. Paragrafi qė lexuam paralajmėron pikėnisjen e njė kėndvėshtrimi tė ri, i cili do tė jetė i aftė "me e pru mbarė punėn e Shqipnisė", qė do tė thotė studimin e gjuhės, tė historisė, tė traditave kulturore dhe tė problemeve sociale me tė cilat do tė pėrballej populli shqiptar nė prag tė qindvjeēarit tė fundit tė mijėvjeēarit tė dytė, ku Fishta do tė jetė njėri ndėr protagonistėt mė aktivė nė poezi, dramaturgji, publicistikė dhe prijatar i pamunguar nė tė gjitha zhvillimet e rėndėsishme kombėtare. Por le tė mos ndahemi nga proza e tij, qė shkon "kund 700 faqe" sipas at Benedikt Demės, i cili qysh nė vitet '40 tė shekullit tė kaluar e kishte pėrgatitur pėr botim veprėn nė prozė tė Fishtės me titull "Mė llogor tė sė vėrtetės", e cila fillonte me pjesėn e parė "Socjologi" ku pėrfshiheshin artikujt: Koha e re (1914), Koha e ardhshme e Shqipnisė (1923), Njė komedi e pandershme e XX qindvjetė (1913), Rreziku i pėrbrendshėm (1921), Pėrlindja e shqiptarėve (1921), "Hominem non habeo" (1923), Tash qė u ba Shqipnia, duhen ba shqiptarėt (1930), Njė atentat shurdhė (1930), Livriza e shteteve (1932), Gjuha e mėsimit (1914), Asamblea Kushtetuese (1923), Liria e zgjedhjeve dhe obstruksionizmi i "Opozitės" (1923), Delikti i Mamurrasit (1924), Trazimet e qershorit (1924), pjesa e dytė: Polemikė, pjesa e tretė: Ligjėrata dhe pjesa e katėrt: "Miscellanea".
    Pėrse ngulim kėmbė te ai paragraf i vitit 1899 (dhe te i gjithė shkrimi "Njė hije e zezė") duke theksuar njė kėndvėshtrim ndryshe nė mendimin shqiptar? Nė fakt duhet tė rikujtojmė kėtu edhe organin ku u botua, revistėn "Albania", edhe botuesin e saj Faik Konica, sepse ėshtė ajo revistė dhe ai princ i prozės shqiptare, pra, Faik Konica, qė ka paralajmėruar kthesėn e madhe kundrejt mendimit shqiptar tė deriatėhershėm tė Rilindjes Shqiptare. Madje ai ka botuar edhe njė ese nė frėngjisht "Shqipėria dhe turqit" (1895) si dhe ka pėrfunduar dorėshkrimin "Parashtresa mbi Lėvizjen Kombėtare"(1899), tė cilėn e ka analizuar deri nė detaje studiuesi Sabri Hamiti. Nė mėnyrė figurative do tė thosha se tė dy kėta emra, Faik Konica dhe Gjergj Fishta, tė kompletuar nė kulturėn e tyre edhe me artet e bukura, e dinė mirė ē'ėshtė dritė-hija nė njė vepėr arti, pėr tė shėnuar me "hije tė zezė" atė qė do ta shfytyronte ēdo peizazh tė Shqipėrisė nė sytė e tė huajve (qoftė edhe nė njė konferencė dijetarėsh tė pėrmendur), por edhe nė sytė e shqiptarėve patriotė, gjaku i pastėr i tė cilėve, derdhur nė mbrojtje tė trojeve kombėtare, mavijosej prej pseudointelektualėve, qė siē e pėrcakton Fishta, ndonjė syresh "Ani ky, tash, na kacagjelohet pėr pėrfaqėsues tė ndjesive tė kombit!"
    Por jo vetėm njė titull metaforik shėnon atė qė po pėrpiqemi tė argumentojmė: pikėnisjen e njė kėndvėshtrimi tė ri nė mendimin shqiptar. Shkrimi i Fishtės nis si njė kronikė e bujshme ose mė saktė duket si i tillė, sepse shkrimi i tij pėr Konferencėn ėshtė njė antibujė, sė paku pėr ēėshtjen shqiptare, ėshtė njė kundėrvėnie ndaj tė gjitha kronikave qė mund t'i jenė bėrė Anselmo Lorechios kudo nė Evropė, pėrfshirė edhe ndonjė arbėresh qė ka shkruar kronika tė ndritshme vetėm pėr faktin se aty ėshtė pėrmendur populli shqiptar si komb, pavarėsisht se Lorechio propozon "emnin e Shqipnisė e me e thirrė: 'Shqipni-Greqi-Lemje'" (pra, Shqipėri-Greqi-Lindore). Ē'dua tė them me kėtė: Fishta sjell njė kėndvėshtrim tė ri nė mendimin shqiptar, qoftė pėr faktin e pėrballjes me dijetarė tė shquar tė Evropės, qoftė pėr ironinė e finesėn intelektuale qė e pėrshkon tekstin e derdhur nė njė shqipe tė kulluar e strukturė sintaksore solide. Edhe nga ky kėndvėshtrim, lexuesi shqiptar dhe mė gjerė duhej tė bindej se ēėshtja shqiptare sot e tutje ėshtė mė sė pari ēėshtje kulture, pėrfshirė edhe kulturėn e gjuhės. Ky kėndvėshtrim mbetet aktual edhe sot pas 110 vjetėsh.
    Mendimi i ri shqiptar, qė do tė zotėrojė shqiptarizmin nė gjysmėn e parė tė shek. XX, do tė gjejė te Fishta edhe sociologun, si e ka cilėsuar tani sė fundi sociologu Sokoli. Edhe kėtė argument mund ta nisim nga shkrimi "Njė hije e zezė", pasi forma e atij shkrimi na e mundėson njė gjė tė tillė. Pse forma? Ashtu si e pėrmendėm mė lart, ai shkrim nuk mund tė klasifikohet si kronikė. Por edhe ta quajmė shkrim publicistik, mendoj se nuk kemi bėrė ndonjė klasifikim pėr tė qenė, pasi nė themel tė pėrkufizimit tė publicistikės qėndron argumenti se ėshtė publikuar "nė shtypin e pėrditshėm e periodik". Unė mendoj se mė pranė klasifikimit tė duhur pėr atė shkrim, do tė ishim nėse do ta vėshtronim si ese tė shkurtė, njė ese social-kulturore e cila merr shkak nga kronikat e kohės pėr tė shpalosur pikėpamjet e vetė autorit pėr ēėshtjen shqiptare ose pėr trajtimin social-kulturore tė shqiptarizmės. Konteksti i shkrimit "Njė hije e zezė" ėshtė qėndrimi moral i pėrgjegjshėm ndaj ēėshtjes shqiptare ose jo i pėrgjegjshėm; ėshtė tė dish ose tė duash tė veprosh mirė ose keq kundrejt atdheut dhe kombit; ėshtė, gjithashtu, tė vihesh para dilemės pėr tė thyer kornizat himnizuese tradicionale dhe ta shohėsh me realizėm shoqėrinė e re shqiptare apo tė vazhdosh sipas mendėsive tė deriatėhershme duke mbyllur sytė ndaj shfaqjeve regresive e hijeve tė zeza qė vijnė nga mediokriteti apo interesa tė tjera pėrfitimesh materiale.
    Eseja, si formė letrare, alternon argumentin shkencor me interpretimin e lirė krijues, kurajėn pėr tė kėrkuar ide e forma tė reja me vėmendjen maksimale pėr gjuhėn e qartė dhe fjalorin e zgjedhur, tėrheqjen pa caqe tė lexuesit deri nė interpretimin e tij tė ēliruar, por gjithmonė me tendencė pėr ta pranuar tė renė qė i serviret duke e pėrvijuar mė tej, qoftė edhe ndryshe asaj qė i paraqitet. "Njė hije e zezė" i ka tė gjitha kėto, duke shtuar, si e thamė mė sipėr, edhe njė kontekst tė pasur qė pėrshkohet fund e majė nga njė ironi e hollė, pėr mes sė cilės ridėshmohet qėndrimi individual e me nerv tė ngritur i autorit. Nė kėtė kuptim Fishta, Konica dhe ndonjė tjetėr sikur nuk i pėrmbahen njė postulati tė kthyer nė modė librore nė shumė shkrime pėr letėrsinė, kulturėn dhe identitetin kombėtar: letėrsia shqiptare midis Perėndimit dhe Lindjes. Fishta dhe Konica anojnė dukshėm veēse nga perėndimi dhe, duke konsideruar meritueshėm vendin qė vepra e tyre zė nė letėrsinė e kulturėn shqiptare, e bėjnė tė pavlefshėm atė postulat ose sė paku tė rishikueshėm, pėr tė mos e pėrcaktuar apriori si njė hije tė zezė, nėse mbetemi nė ironinė e pėrdorur nga Fishta 110 vjet mė parė.
    Dikush mund tė tundohet tė vėrė nė dyshim kahjen vetėm perėndimore tė letėrsisė dhe tė mendimit shqiptar tė gjysmės sė para tė shek.XX, duke shtuar se "shqiptaret midis Perendimit dhe Lindjes" ėshtė formuluar nga njė autoritet si Ēabej. Dhe unė do ta pranoja. Por duke arsyetuar se mendimi teorik-letrar i Pasluftės sė Dytė Botėrore e ka shtrembėruar atė formulim, pikėrisht pėr faktin se epiqendėr e letėrsisė dhe e kulturės shqiptare mbahej vetėm vepra poetike e Naimit dhe mendimi i Samiut, ndėrsa Konica dhe Fishta e tė tjerė ishin tė mėnjanuar prej saj ose shumėēka mė tepėr se kaq. Arsyetimi i Ēabejt, ndoshta, funksionon pėr letėrsinė e Rilindjes Kombėtare me autorė qė e ushtruan veprimtarinė e tyre letrare dhe ideologjike (kam parasysh ideologjinė e Rilindjes Kombėtare Shqiptare) para autorėve tė tillė si Konica, Fishta, Noli etj. Deri tani shkrimet nė prozė tė Fishtės janė trajtuar ose janė lėnė mbas dore si publicistikė e kaluar nė kohė. Ka pasur pėrpjekje pėr tė gjetur elementė tė narracionit fiction, madje tė deklarohet keqardhje: "Mjerisht penda e tij s'na dhuroi kurrnji vepėr tregimi tė shtruem (narrative)". Deri tani, gjithashtu, nuk kemi pasur ndonjė pėrpjekje pėr tė klasifikuar prozėn e Fishtės ose njė pjesė tė saj si ese, duke pėrjashtuar botimin e parė tė plotė tė publicistikės fishtjane nė dy vėllime tė Entit Botues "Gjergj Fishta", ku bėhet pėrpjekje pėr tė evidentuar disa shkrime tė gjata tė Fishtės si ese. Nė kėtė kumtesė unė u pėrpoqa tė argumentoj se qysh nė nismat e veta Fishta na shfaqet si eseist. Edhe mendimi i tij social-kulturor nė kėtė gjini letrare mund tė shpėrfaqet nė tė gjithė madhėshtinė e vet, sigurisht, nė pėrqasje me tė gjithė veprėn e tij poetike, dramatike dhe veprimtarinė parlamentare, pedagogjike e mė gjerė. Nė eseistikė Fishta do tė mund tė madhėshtohet para syve tanė duke na folur pėr tė tashmen, ashtu si Montenji dhe Bekoni me esetė e tyre vazhdojnė t'u flasin edhe sot e kėsaj dite evropianėve dhe jo vetėm atyre.

  5. #105
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    At Gjergj Fishta Tetė letra nga Korrespodenca





    At Viktor Demaj


    Jemi mesue me shijue veprat e shkrimtarve simbas shkrimeve tė tyne, tue lexue krijimtarinė hyjm nė kantakt tė drejtėperdrejtė me botėn dhe me shpirtin e tyne krijues. Nji mėnyrė pėr me studiue nji personalitet asht edhe letėrkėmbimi i tij me njerėz tė shquem tė brezit tė tij. Nė letėrkėmbim, ose siē thirret korrispondencė del nė pah, vėhet nė dukje, jo aq shumė krijimtaria e shkrimtarit por shumė herė bota e brendshme, ndiestitė e zemrės, fisnikėria e naltė e shpirtit. Nė letėrkėmbimi nė tė shumtėn e rasave nuk ka vend ēensura, flet shpirti i lirė jo i ndrydhun prej publikut admirues apo kritikues. Prandej korrispondenca asht nji element pėrbas, themelor pėr kritikėn letrare dhe historinė e letersisė per me njoftė botėn komplekse tė shkrimtarit dhe krijimtarinė e tij. Nė korrispondencė zbulohen tė fshehta rreth ideve dhe shkrimit tė vepravet, ēėshtjevet shoqnore e politike e historike tė vendit, kuptojmė gjendjen shpirtnore dhe morale tė shkrimtarit, atė ēka zemra e tij mendon e shmendon nė atė periudhė tė caktueme tė jetės sė tij.
    Kėshtu edhe Poeti ynė franēeskan e kombėtar Įt Gjergj Fishta zhvilloi nji korrispondencė tė dendun me bashkėkohės tė tij, me bashkėvėllazen tė tij freten, prifta shekullar, albanolog, shkrimtar e poet, balkanolog e njerėz tė artit dhe tė kulturės shqiptare e asaj europiane.
    Nė ketė pėrvjetor tė vdekjes sė tij duem tė sjellim para lexuesit disa letra tė Įt Gjergj Fishtės pėrkthye nė shqip. Letrat Įt Fishta ia ka dergue Įt Pal Dodaj, nji tjeter franēeskan qė poeti kishte shumė konsideratė pėr tė. Įt Pal Dodaj asht pak i njoftun pėr publikun shqiptar, por nė tė vertetė shumė asht marrė me studime gjuhėsore, historike, etj. Disa nga kėto shkrime janė botue nė revistėn Hylli i Dritės. Įt Pal Dodaj si diplomat e njeri i zoti sa u zgjodh Provincial i dha nji formė krejt tjeter Provincės Franēeskane Shqiptare, sa qė simbas Įt Benedikt Demes qė shkruen rreth vitit 1942 ende sot ecim simbas projekteve dhe ideve tė Įt Pal Dodaj.
    Įt Gjergj Fishta ndiente nji respekt tė veēantė pėr tė, dhe ishte njeriu ku Poeti i besohej, i shprehte lirshėm idetė dhe medimet, gjithēka qė ndodhte nė jetėn e tij tė brendshme dhe pėrrreth tij. Duket sikur ishte nji At shpirtnor pėr Poetin. Įt Pal Dodajt Poeti i pat shkrue ma se 200 letra. Nė ketė letėrkėmbim tė tyne ne shohim dhe mund tė gjejmė tė dhana pėr subjektet e veprave tė Fishtės, mbi formimin e tij si shkrimtar, prozator, mbi zhgėnjimin e tij rreth pavarėsisė sė Shqipnisė, zhvillimevet politike, etj. Nė ketė korrispondencė spikat shpirti i Įt Gjergj Fishtės nė tė gjitha ndiesitė, pėrjetimet, gjendja shpirtnore, vetmia, humori dhe sidomos dashnia e madhe pėr Shqipninė. Shumė herė na shfaqet euforik, emotiv, kritikues, dishmitar i Shqipnisė qė ishte nė prag tė pamvarėsisė sė saj. Nė letėrkėmbimin del nė pah edhe zhgėnjmi i tij, mosmarrveshjet nė lidhje me alfabetin, mbylljen e Hyllit tė Dritės, pakėnaqėsitė e tij per disa pseudoshqiptar qė ndrrojshin fytyrė e identitet pėr interesa personale. Nji pjesė e kėtyne letrave janė pėrkthye me nji mjeshtėrir tė veēantė nga Dr. Persilda Asllani me redaktues Dr. Aurel Plasarin nė veprėn: Fishta Estetikė dhe Kritikė, Hylli I Dritės, Tiranė 1999.

    Letra 1

    Kėtu Poeti na pėrcjell dėshirėn e tij pėr me u marrė me studimin e Dramatikes, ku ndėr tė tjera thotė se ka lexue Shakespeare dhe komeditė e Molierit. Po ashtu flet edhe pėr aksiomėn e tij qė ka pėrdorė nė satirė, si dhe pėr punimin e parė tė tij nė prozė: Kombėsia e kleri Katolik.

    Shkodėr, 5-II-1908
    E kam marrė gjysėletren tande…
    Drama asht duertrokit mjaft. Duertrokitjet e qytetarve tonė, asht e vertetė, nuk janė tė tilla sa me i rritin mendjen nji autori, sepse kėtu, me perjashtim tė disa tė jashtėm e tė ndonji shqiptari, si Zurani, nuk e kanė idenė e artit komik: do tė duertrokitshin ēdo lojė ma shumė se nji komedi tė Molierit apo tė Goldonit…
    Nė komedinė teme jam kujdes tė sjell tė vlefshmen me tė kėnaqshmen, simbas aksiomės: Ridendo castigat mores, e mė duket se kam arrit me sukses. Due me ju kushtue me kujdes tė madh studimit tė dramatikės, pėr me pa se a mund tė arrij nė ndnji pėrfundim. Kam lexue shumė prej veprave tė Shakespeare e tė gjitha komeditė e Moliére. Kam nda dhe due tė botoj disa shkrime serioze, d.m.th. odi dhe poema dramatike. Tash po shkruej Vrasjen e Shėn Gjonit nė formė dramatike e me ndjenja krejt demokratike e republikane.
    Po tė dergoj kopjen e parė tė punimit tem nė prozė: Komsija e kleri Katolik.
    Pėr pjesėn e III tė Lahutės ende nuk kam mujt tė projektoj pėrvijimin. Nuk due me u pėrshpejtue sepse dėshiroj tė baj nji punė sikurse duhet tė bahet. Pėr me krye Iliaden, janė dasht shumė shekuj: pėr me shkrue Lahutėn tė kalojnė tė pakten do vjet…
    E ti kur vjen nė Shkodėr pėr me mė takue,
    i yti
    Gjergji


    Letra 2
    Nė ketė letėr Poeti flet pėr fillimet e sėmundjes sė tij tė zemrės, qė mesa duket do ta shoqnoj deri nė dekė.

    2 korrik 1909
    “Shetitja nė Nenshat pėr mue ka kenė e dhimbshme, sepse prej asaj dite e nė vijim kanė fillue tė duken nė mue shejat e para tė smundjes sė zemres. Pėr disa ditė nuk kam mujt me ndej nė kambė, prej shpėrqėndrimit tė madh, e qė dje, mbas nji pėrmisimi dy ditor, jam ndie prap keq, nė menyrė qė sa tė kem shkrue ketė letėr, do tė ulem nė shtrat, sepse po me vjen si nji dobėsim nė zemėr.
    Ēka do tė bante Pali im, atėherė kur nuk do te ishte nė jetė Gjergji, qė herė pas here i shkruen fjalė miqėsie?”

    Letra 3
    Nė ketė letėr Įt Gjergj Fishta i difton mikut tė tij rreth shkrimit tė dramės Shėn Franēesku i Asizit, ku i thotė se e ka mbarue sė shkruemi pėr 12 dit, nuk harron me ba edhe nji krahasim me poetin italian Metastasio.

    Shkoder 10 nanduer 1909
    “Si kundėrpėrgjigje artit oratorik, miku em, po tė them diēka mbi poetiken. Por para se tė filloj me folė, larg prej meje ves i mallkuem i krenarisė!!! – Drama mbi Shėn Franēeskun ka vu dy gisht pluhėn mbisyprinė, sepse u mbarue me kohė nga i nėnshkruemi i pėrvujtė, qė ka nderit tė merret nė konsideratė prej teje. I dashtun – hapi mirė veshėt! – nė 12-XII dit, po, po nė 12-XII dit kam shkrue 1200 po them njimij e dyqind rreshta njimbėdhetėrrokshe e shtatėrrokshe con me disa arje, e tė gjithė rreshtat janė tė bashkėngjitun mes tyne. Drama asht shkrue mbi foggia si ajo e Metastasio. Kėshtu pra, i dashtun, si mesatare njiqind rreshta nė ditė. Ditėn e fundit nė tre orė e gjysė paradite kam shkrue 154 rreshta; isha i lodhun aq shumė sa qė pėr dy dit kam pasė nji dhimbje tė fort koke. Metastasio ka kompozue nė 18 dit nji melodram me rreth 1500 rreshta. Unė kam pasė nė kujdesė gjuhėn shqipe, koret, meditimet, Meshėt konventuale, Shkollėn, shqetėsimet e tė afėrmve, etj. etj., dhe mund tė them se kam vendos nji “rekord” nė poezinė tonė. Larg prej kėtu ves i mallkuem krenarie!!!”

    Letra 4

    Shkodėr, 5-XII-1909
    “Neser mė duhet tu predikoj Jezuitve: kėshtu pra do ta kuptosh pse po ti shkruej kėto dy rreshta sikur koprracit do ti duhej tė nxjerrte prej xhepit tė tij paren e vet… Nė “Odisen” unė kam paraqit nji fakt historik, dhe asgja tjeter. Qė edhe sot gjinden disa Mtues nė botė asht e pa evitueshme, dhe asht natyrore qė ata, qė pėr keq ndaj Poetit, nuk marrin as ma tė voglin hap pėr me u largue prej shtėpijave tė zanuna, pėr faktin e thjeshtė, qė unė nuk jam Uliks. Me gjithketė, tue i dėgjue ata rreshta, Mtuesit modern duhet tė pėrgjojnė tė dera prej frikės se Uliksit. Edhe rreshtat e kanė forcėn e tyne.
    Bonifaci VIII kje Papė: megjithatė i duhet tė qendroj nė ferr, tė paktėn deri nė ditėn e gjykimit tė mbramė, sepse aty e ka dėnue nji hy i vogėl Dante Alighieri. Pėr inatė tem Mtuesit e Shqipnisė do tė vazhdojnė tė jenė tė fortė dhe tė urdhnojnė nė shtėpinė e tjetrit; por megjithketė nuk mund tė mohosh, qė ndoshta pėr shkak tė rrehshtave tė mi, do tė dėbohen nga zemra e Telemakėve shqiptar, dhe kjo per mue mjafton, sepse jam i sigurtė, qė mazza e Uliseut do tė bie mbi krye tė tyne, edhe nese janė tė mbrojtun prej ndonji yzbergu i ēfarė do lloj identitetit. Por, “Odisea” nuk ndalet vetem nė faktet e Shqipnisė; ajo shtrihet nė tė gjithė njerėzimin. Nė Odisenė kam dashtė tė paraqes triumfin e lirisė, sikurse nė Shėn Franēeskun vėllazninė dhe nė Shėn Gjon kryepremin barazinė nė kuptimin e krishtenė. Kėshtu pra per nji fakt tė thjeshtė qė dashnorėt e Penelopes shqiptare tė ndihen tė therun prej rreshtave tė mi. Ma mirė se kaq; prej nji fundrrie tė tillė as nuk mundem as nuk due tė di gja. Nuk kam as ēka tė shpresoj: shėndetin dhe hirin mund tė mi jap vetėm Perėndia, emnin e mire duhet ta baj vet, e jo Mtuesit me marritė e tyne… asgja tjetėr nuk mė duhet nė botė veēse miqėt e mi.

    Letra 5
    Nė ketė letėr Poeti pėrsėri trajton ēėshtjen e Lahutės, dhe thotė se Shkrimtari asht ai qė nuk pėrshkruen vetėm objektet qė pėrjeton nė ngjarje tė ndryshme, por pėrjetimin dhe mbresat qė lanė objektet nė shpirtin e tij.

    Shkodėr, 6 prill 1910
    “E kam marrė tė shumpritunen (letrėn) tande tė 5/4 dhe gėzohem me gjithė zemėr qė gjendesh me shėndet tė mirė, por posaqėeisht gėzoj nga dashnia qė me sjell, e cila nė fakt thanė hapun, mė jepet si pėrgjigje ndaj drejtėsisė, sepse flaka e dashnisė, qė unė tė jap, asht ma e madhe sė bishti i kometės sė ktij viti, e cila asht e gjatė 24 milion kilometra…
    Pėrsa i pėrket kėrkesės sė dytė, d.m.th. pjesėve rakitike tė fantazisė ime, nuk kam ēka me tė thanė. – Zhurma, plogėshtia dhe moskujdesi em, punėt e Shqipnisė qė nuk mbrrijn asnjiherė nė lima tė mirė, etj.etj. bajnė qė fantasia eme nuk arrin me pasė frytet e mėsimit. Duresė. Asht e vertet, kam vu dorė nė pjesėn e tretė tė Lahutės dhe shpresoj ta pėrfundoj gjatė vitit, sepse duket se edhe dhimbja e kokes po mė kalon – nji preteks mė pak i demelisė teme. Kėshilla qė mė jep nė lidhje me formėn dhe stilin qė tė pėrdori nė ketė pjesė tė tretė asht i drejtė; sepse perndryshe nė vepėr mungon lidhja e nevojshme. Megjithketė tue marrė tė njetėn formė e tue bashkue stilin popullor me klasiken, do tė munohem tė vėjė ma shumė se mendime nė zhvillimin e veprimit, edhe disa episode tue paraqit tė pakten pasionet mė tė rendesihsme tė jetės; sepse simbas mendimit tem, kjo ban qė tė edukohet dhe tė mėsohet ma mirė kombi. Pėrshtypjet prodhohen nė shpirt prej objekteve. Tash me riprodhue nė shkrim objektet qė kanė lanė pėrshtypje nė ne, dhe jo pėrjetimet, pėrshtypjet qė kemi marrė nė shpirt, simbas meje, nuk do tė ishte art: por do tė ishte treguesi i nji mendje tė zakonėshme dhe fėminore. Shkrimtari i vertetė, mendimtari dhe filozofi riprodhon vetveten nė shkrim; kėshtu riprodhon pershtypjet/perjetimet e jo objeketet e jashtme. E bukura nė objektet e jashtme nuk mund tė jetė objekti artit tė vertetė, sepse, artisti tue riprodhue nuk krijon por thjeshtė kopjon gja qė nuk asht art. Nėse Leopardi nė kangėn e famshme tė Gjineshtres, do tė na kishte pershkrue si botanik Gjineshtren e jo pėrshtypjet tė marruna prej saj, kush sot do tė lexonte kangen e tij? Pra, shkrimtari duhet tė paraqes shpirtin e tij nė shkrim, gja qė nuk bahet, nėse nuk riprodhojmė nepermjet mendimeve objektet; jo si ndodhen nė botėn e jashtme, por si paraqiten nė shpirtin tonė, ku vetėm aty ka ndejen e bukura artistike (nuk flas pėr tė bukurėn filozofike)….. I dashtun, nėse vazhdoj me ketė hap, nuk e di kur do ta mbyll letrėn, e kush e di se sa blasfemi nxjerr pėrjashta. Kėshtu…… tė kalojmė nė histori..

    Letra 6

    Nė ketė letėr Poeti i shkruen Įt Palit per dėshirėn e tij me punue me dramatiken, ku nė veēanti flet pėr kryevepren e tij Makabejt, Poeti mori ketė temė biblike pėr me pershkrue dhe himnizue dėshirėn e vendosun tė shqiptarve pėr liri. Tragjedinė Makabejt Fishta nuk e pėrfundoj simbas dėshirit tė tij nė vitin 1911, por e pėrfundoj nė Troshan e Rubig ku kje shterngue me ndej prej nderkombėtarve nė vitin 1914.

    Shkoder, 20-I-11
    Nuk e di sa ka tė vertetė nė parashikimet e tua biologjike, ne lidhje me pozicionin e trunit nė diafragmė tė kungullit tonė, i thirrun ironikisht krye dhe nė veēanti tė atyne tė poetve; por ketė e di sigurisht, qė truni em nuk ishte nė vend atė ditė kur u dhashė fjalėn disa zotnive tė shkruej dhe tė paraqes pėr karnevalet e ardhshme nji dramė origjinale nė pesė akte, qė me ka ba me humb “busullėn e alfabetin”. Tė thom tė vertetėn asnjiherė nuk e kam ndi nji kėnaqsi tė ngjashme. Kam nji dėshirė tė madhe qė ta pėrfundoj, por nga ana tjeter mė vjen keq se mė duhet tė shkruej sa ma shpejtė tė jetė e mundun, dhe druej sė ka me lanė mangėsi nė teknikė, prejse asht puna ime e parė e kėtij lloji.
    Tema asht: I maccabei pro aris set focis, argoment shumė i pėrshtatshem pėr ngjarjet tona kombtare: nuk mė duhet gja tjeter veēse tė kopjoj jetėn dhe ndjenat tona, per me ba nji kryevepėr. Sot e pėrfundoj aktin e parė, megjithėse nuk asht plotė gjallni, sikurse shpresoj qė do tė jenė ata qė vijnė mė pas, nė pėrgjithėsi mund tė pelqehet. Por, gjindem ngusht me kohėn, per me pėrfundue nji punė tė tillė nė pak javė. Natėn nuk mund tė shkruej, sepse mban ftohtė; ditėn mes Kishės, shkollės dhe shqetėsimeve tė njipasnjishme mund tė punohet shumė pak. Ti e di se qė tre vjet jam vu tė studioj Shakespeare: nėse pra nuk dėshtoj nė ketė sprovė tė parė, mund tė jesh i sigurt, se mbas pak … viteve, do te shkruej nji tjeter. Po tė shkruej kėto gjana, pėr me tė ba tė ditun, se ti me quen demel dhe e regjistron si plogėshti heshtjen teme. Ke kuptue?

    Letra 7
    Edhe nė ketė letėr tė bukur Poeti i difton bashkėvėllaut tė tij pėr vumjen nė skenė tė melodramit “Shqyptari i Gjytetnuem”, ku asht prit me sukseė e me entuziazem prej publikut shkodran. Poeti nuk ngurron tė baj edhe nji krahasim mes Dramės se tij dhe nji punim tė Schiller.

    Shkodėr, 12 Kallnduer 1912
    “Pėrsa i pėrket punės teme tė vogel poetike, qė ti thue se e admiron, pa e njoftė pse-nė, tė them, qė nuk meriton tė studiohet. Puna asht origjinale, edhe se Schiller e ka shkrue nji tė tillė, qė titullohet: “Mirėnjohje Arteve tė Bukura”. Idea eme ishte me u tregue rrugėn e qytenimit shqiptarve; ndersa Schiller shkruen qė njeriu tė dashunohet nė shkenca dhe arte. Pjesa e dytė e Dramatikės ka ngjashmėni nė shumė shprehje me veprėn e Schiler; por megjithketė asht si ide. Ketė mund tė thom, qė puna eme asht ma e naltė se ajo e Schiller si ide dhe si veprim. Sigurisht qė tė shfaqunt e Fesė nė shqip, qė deshiron qytetni, dhe ndjeshja e frazave nė motot dhe nė recituesit tė pjesės sė parė, e ngrisin shpirti e shikuesit shqiptar nė idelae tė pastra e janė tė tilla qė e ēojnė nė mallėngjim fortiter et suaviter; aq asht e vertetė sa qė atė natė kanė kja prej entuziazmit deri edhe mysliman, tė cilėt kishin pak interesė me pa nė skenė Fenė me kryq nė dorė. – Megjithketė tė tham, qė nuk vlen me kerkue poetikėn e bukur nė punėn teme; sepse duhet ma parė me gjetė se me zbulue. Mue mė mjafton qė puna eme tė ketė arrit qellimin qė tė erudicionoj tue entuziazmue publikun pėr qytetni e pėr Atdhe. – Nji herė tjeter do tė shkruej pėr ketė.
    Ndersa tė pėrqafoj e githmonė i yti


    Letra 8
    Kėtu Poeti lajmron pėr fillimin e botimit tė sė Pėrkohshmes Hylli i Dritės. Bashkė me ketė lajm tė gėzueshėm vėnė nė dukje edhe gjendjen shoqnore e politike tė Shkodrės.

    Shkodėr, 15 shtatuer 1913
    Sot kemi fillue botimin e tė Pėrkohshmes, (Hylli Dritės) nė tė cilėn do tė publiokohen kėto shkrime: (tė shihet numri i parė i revistės Hylli i Dritės).
    Kėtu nė Shkodėr gjendja asht nė statu quo, pluhun e baltė, Admirala, kual, lecka e “Rrnoftė Shqypnija”; por punė per me i dhanė jetė Shqipnisė, pak ose aspak. Njerzit rrin nėn hije, tue pritė me gojė hapun, si fėmij korbash qė nana, sorra Europė tu sjell me hangar. Asht e kot qė unė tė humb kohė tue shkruej gjanat e Shkodrės, tė kėtij problemi tė ri qė ka infektue tanė botėn.

  6. #106
    Sado qė te shkruajm dhe ēkado qe te themi fjalet tona jane te pakta dhe te varfera ne krahasim me vepren e At Gjergj Fishtes.
    At Gjergj Fishta autor i Lahute se Malcis dhe i shume veprave te tjera, hyn nė radhen e e figurave me te medha te Rilindje sonė Kombtare, por duke spekuluar me faktorin ideologjik e politik, e duke e vėn ate mbi faktorin kombetar, shumė krijues dhe vepra, madje edhe kryevepra e letersis shqiptare, u injoruan dhe u nenqmuan nga historia e letersise shqiptare. Vepra letrare e At Gjergj Fishtes, letrarit me te madh shqiptar, nuk eshte vetem shprehje e qendreses qe populli shqiptar qe i beri pushtuesit,madje edhe ne fushen e kultures, por edhe deshmi e faktit se lidhjet e tija mendore me kulturen ballkanike dhe evropiane, nuk u prene as ne kushtet e trysnise se forte te pushtuesve.
    At Gjergj Fishta me veprat e veta heroike, lirike, satirikee dramatike, hymnizoi mrekullisht shqiptaret, ndezi zemrat e tyre per ideale te larta, pasuroi dhe harmonizoi bukur gjuhen shqipe, e nxiti me furi te jashtezakonshme perparim e shkolles shqiptare, ringjalli trimerine , bujarine, nderin dhe besėn tonė tradicionale.
    At Gjergj Fishta ka qenė per emancipimin e kultures shqiptare, ka qenė per komunikimin e kultures shqiptare me kulturen ballkanike, evropiane dhe boterore,Gjergj Fishta dhe vepra e ti ka kultivuar dhe ngritur artin popullor ne dimensionet me te larta dhe me te gjera evropiane, dhe kjo ka qen rruga me e drejte dhe me e mire kunder izolimit te botes shqiptare...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Falco115 : 13-01-2010 mė 17:35

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anėtarėsuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    I madh ka qene Gjergj Fishta, dhe po vazhdon ....

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    At Gjergj Fishta ne shtratin e vdekje - Foto Marubi

    .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    - Nė 139-vjetorin e lindjes –

    F I S H T A



    (23/10/1871-30/12/1940)




    Triptik



    “ … fatzeza moj Shqipni – po ishte faj me tė dashtė ty”.

    Gjergj Fishta ne vdekje te Avni Rrustemit.



    Nga Daniel Gązulli



    Hymje



    Ishte dhejtori i vitit 1990, dhjetori i shpresave, i frikės, i kėrcėnimeve, i vorfnisė sė skajshme; ishte ai muej kur shqiptarėt shikonin njė rreze shprese, por edhe dhambėt kėrcėnues tė diktaturės, qė kishte gjithė mjetet e dhunės ende nė duert e saj.

    Binte 50-vjetori i vdekjes sė At Gjergj Fishtės, tė mohuemit, tė pėrbaltuemit, mėkatarit e deri tradhėtarit. Ishin rritė tre breza pa e njohė vepren e tij, e tė bindun se ishte fjala pėr njė tradhėtar tė madh, pėr njė anmik tė kombit e sa nofka tė tjera njollosėse.

    Po ishte 50-vjetori i vdekjes sė tij dhe mendova se kishte ardhė koha qė populli ynė tė mėsonte tė vėrtetėn.

    Iu drejtova disa shkrimtarėve, poetėve, kritikėve, mėsuesėve tė letėrsisė qė tė organizonim njė Konferencė nė kėtė pėrvjetor tė shėnuem.

    Pėrgjigje ishte e njėjtė: “Mė vjen keq, nuk e njoh, nuk kam lexue asgja prej tij”.

    Qė njė pjesė nuk kishte lexue asgja prej tij, duhej besue, pse me lexue njė vepėr tė Fishtės mund tė tė kushtonte dhjetė vjet burg. Tė tjerėt nuk ishin ēlirue ende nga frika qė diktatura i kishte futė nė palc popullit shqiptar.

    Po unė isha i vendosun ta mbaja atė Konferencė. U gjet vetėm njė njeri i gatshėm tė bashkpunonte. Ai nuk ishte njeri i artit. Ishte shofer. Por nuk e kishte fshehė kurrė se ishte adhurues i Fishtės. Pėr ma tepėr dinte pėrmendėsh gjithė Lahutėn e Malsisė, ashtu dhe pjesėn ma tė madhe tė poezive tė tjera.

    E ndamė mandjen ta mbanim atė konferencė vetėm na tė dy, unė do tė pėrgatisja referatin, shoferi Lekė Celaj do tė bante ilustrimin me recitime nga vepra e Fishtės.

    Ma nė fund dita erdhi. Tė paktėn na vunė nė dispozicion sallėn e vogėl tė Pallatit tė Kulturės Lezhė me rreth 120 vende.

    Nė orėn 16 tė datės 30 Dhjetor 1990 fillova leximin e referatit. I hodha njė sy sallės. Ishte plot. Kryesisht tė moshuem. Nė mes tė tė pranishmėve ishin edhe dy komunistė, tė moshuem edhe ata; ndoshta diēka kishin lexue prej Fishtės kur kishin qenė nė shkollė nė vitet ’30 – ’40.

    Ndėrsa lexoja referatin, kuptova se zani mė dridhej, pse ishte hera e parė qė flitej pėr Fishtėn publikisht, po shpejt e mora veten.

    Nuk pipėtinte asgja. Do tė dėgjohej edhe fluturimi i njė mize, po ishte dhjetor i acartė e miza nuk kishte.

    Tek i afrohesha fundit tė referatit, hidhnja shikimin ma shpesh nė sallė. Nuk po kuptoja ē’ishte ajo heshtje gati e ankthėshme: po e pėlqenin, apo po mė urrenin nga qė po thoja krejtėsisht tė kundėrten e asaj qė kishte thanė “Partia” pėr 46 vjet me radhė? Aq ma tepėr qė nė analizėn time ndalesha ma shumė tek Fishta Atdhetar, pikėrisht pika ku e kishin sulmue pėr njė gjysėm shekulli.

    Mbas rreth 40 minutash lexova edhe rreshtin e fundit.

    Pėrsėri heshtje. M’u duk se heshtja zgjati njė shekull. Mandej pa pritė shpėrthyen duertrokitjet, tė pėrmbajtuna, por tė forta, tė pandėrpreme, gjithnjė e ma tė forta. Tashti pjesėmarrėsit, tė gjithė nė kambė, nuk dinin tė ndaleshin. Pash burra me sy tė pėrlotun.

    Shumė prej tyne u ndalen e mė dhanė dorėn e mė falnderuen. U ndalen edhe dy komunistėt. Njeni prej tyne me tha i emocionuem: “Na zgjate jetėn dhjetė vjet”.



    Po sot do t’u la fjalėn tre “tė ftuemėve” tė mi. Do tė jenė Prof. Abas Ermenji, poeti Ali Podrimja dhe Mėrgim Korēa, dy toskė e njė kosovar, qė me fragmente nga shkrimet e tyne pėr Fishtėn, do tė formojnė kėtė triptik pėrkujtimor.




    1. Prof. ABAS ERMENJI

    AT GJERGJ FISHTA, SHQIPTARI POET (fragmente)



    Ndonėse, nė kohėt qė po jetojmė, shpirti i ynė - shpirti i kombit shqiptar - ėshtė i ngarkuar me tė tjera kujdese dhe s'ia ka ngenė tė merret me poezi e me poetė, me gjith kėtė s'duhet tė na hutojnė problemet e ditės aqė sa tė mos e ēojmė mėndjen nė njė ēast tek Fishta, te kėngėtari i math, qė mbylli sytė nė njė ditė tė vrenjtur Dhjetori dhjetė vjet mė parė.

    Vargjet e tij bien tė fortė si oshėtimė gurrash, si rropame shkėmbejsh qė rrokullisen, dhe nėpėr ta duket lakuriq shpirti shqiptar - shpirt i pa-prishur nga butėsitė e qytetėrimit - me njė tok cilėsish nga tė burrėrisė sė lashtė, prerė mbi njė fisnikėri t'ashpėr, dhe qė Fishta i tregon shquar si vija tė gdhendura nė gur.

    Por boshti rreth tė cilit vepra e poetit t'onė ngihet nė kulm, ėshtė antiteza shqiptaro-sllave, lufta heroike qė bėjnė tė parėt pėr t'u mprojtur nga lakmitė e tė dytėve. Nė kėtė dyluftim epik, Fishta e dallon me vija tė forta shqiptarin prej shkjahut si popull, si komb, si fe.

    A ėshtė "LAHUTA E MALCIS" epopeja e jonė kombėtare ?

    Me poemin e tij epik pra, Fishta i ngriti kombit shqiptar monumentin mė tė bukur. Lahuta e Malcis s'e pėrmbledh ndoshta jetėn kombėtare t'onėn nė tė gjitha ēfaqjet e saj por vė nė dukje kaq mirė tipin e shqiptarit tė pa-prishur - shpirtin, mėndėsinė dhe vleftat morale tė tij - saqė duket sikur ia sheh tė gjitha kėto si tė prera nė gur.

    Jetė-kuptimin dhe vleftat morale tė shqiptarit, Fishta i gdhend si nė mermer nė tipin e Marash Ucit e nė porositė qė ky iu lė Djemve tė Calit. Pastaj bukuria ėshtė se Lahuta thesarin e folklorit, besimet popullore, mėnyrė-shprehjen dhe botė-kuptimin e shqiptarit pėrgjithėsisht i ka shkrirė e pėrdorur aq mirė si elementa tė saja, sa qė ke pėrshtypjen se ėshtė poemi i ndonjė kėngėtari qė s'e njeh jetėn pėrtej rrethit tė maleve. Prandaj ēdo pėrshkrim, ēdo figurė, edhe hiperbolat mė tė guximshme tė saj, na vinė tė kėndėshme e tė natyrėshme dhe s'tė lėnė aspak pėrshtypje se dalin jashtė masės. Ēdo gjė nė tė, ēdo ndjenjė, mendim, koncept e mėnyrė tė thėni ėshtė tipike shqiptare.

    Edhe gjuha e Fishtės ėshtė ajo e malevet, e pa-ngrėnė prej limės s'artit, por e pasur, e fuqishme me frazologjinė e saj tė natyrshme, ashtu siē del nga burimi psikologjik shqiptar. Ndėr shkrimtarėt shqipėtarė, Fishta ėshtė ai qė ka derdhur thesarin gjuhėsor mė tė pasur, me njė mėnyrė tė menduari e tė thėni krejt shqip.

    Fishta ėshtė i zoti tė vėrė nė dukje, me katėr pesė vargje, tipin e burrit tė hovshėm e tė fortė trup e shpirt:



    Prap prej Shllakut lshon Gjetė Gega;

    Faqja e tij kuq porsi shega,

    Shllungė mustakun derdhė n'dy dega;

    Kur nji fjalė po e folka burri,

    Ma si luejtka me sa curri.



    Vetėm fjala "lshon" kėtu tregon burrin e papėrmbajtshėm, i cili derdhet me vrull si njė forcė e lidhur qė kėput vargonjt, si njė ujė i mbyllur qė thyen pengesat.

    Krahėso efektin qė bėn kėtu vargu:

    Shllungė mustakun derdhė n'dy dega

    me notėn e vrazhdė e disi komike qė shtojnė vetullat e mustaqet tek Malaziasi Vulo Radoviqi:

    Vetllat trashė ngėrthye kular,

    Porsi lesh derrit bugar;

    Vesh e m'vesh dega e mustakut,

    Si dy korba lidhė pr' i lakut.



    Njė nga skenat mė tė bukura e mė pathetike tė Lahutės ėshtė mbledhja e krerėvet tė Hotit te Kisha e Shnjonit, ku Marash Uci parashtron rrezikut qė i kanosej Malėsisė e ku merret vendimi i qėndresės. Kjo mbledhje, madhėshtore nė thjeshtėsinė e saj, nuk ėshtė mė pak epike nga ato t'Iliadhės, e ku Marash Uci, ky Uliks i Malėsisė qė:



    Anė e mbanė i kisht'ra detit,



    tregon rrezikun e afėrt dhe pregatit, me njė oratori tė rrallė, fushėn shpirtėrore pėr marrjen e vendimit heroik. Fjalėt e tij rrokullisen ngadalė njera pas tjetrės, tė thjeshta e tė sigurta si ēapat e luanit, dhe bėjnė qė krerėt e Hotit



    Si t'u rake i rrfe prej Zotit,

    ...............................

    Kishin ndejė me sy pėr dhe.



    Atėhere Marashi, pasi i ka sjellė shpirtrat nė kėtė gjėndje, hedh shkėndijėn e fundit:



    Ē'thoni burra? Fe e zakona,

    Bjeshkė e vrri e kullat t'ona,

    A'imend Knjazit pa luftue,

    Pa 'i pushkė t'shtime kem m'ia lshue?



    Kėta katėr vargje bjenė si katėr ura zjarri qė e shkrijnė akullin e heshtjes ; vendimi qė ka marrė seicili nė thellėsinė e zemrės, zbėrthen si gurrė nėpėr gojėn e Gjeto Markut dhe e vendos Ēun Mula me benė e tmerrėshme.

    Shih, pėr shembull, se ē'figurė ka gjetur poeti pėr tė paraqitur ndeshjen me jatagana ndėrmjet shqiptarėve e malazezėve te Ura e Rrzhanicės, dhe me sa forcė e shpejti sillen pėrfytyrimet, ashtu siē ka qėnė e hovėshme edhe pėrpjekja :



    Po, dy prroje prej dy kulmesh,

    Ndryshej nuk pėrpiqen shkulmesh,

    Kur t'ken hasun n'grykė t' ndo 'i malit,

    Pėr me u lshue mandej gjatė zallit,

    Nėpėr ara e fusha t'gjana,

    Si u-pėrpoj'n, ahi! me tagana,

    Dy ushtrinat ke Rrzhanica :

    Heshti huta edhe "novica",

    U pėrzien ksula e "kapica",

    Flakuruen kaptina e koka,

    Shkumboi gjaku, bumblloi toka.



    Duke kėnduar kėta vargje, ke pėrshtypjen sikur tė dridhet toka nėnė kėmbė.

    Pjesa satirike e veprės sė Fishtės nuk ėshtė mė pak e denjė pėr t'u pėrmendur, pse qėndron gati nė njė lartėsi me krijimet e tij epike. Edhe aty si objekt mbetet prap shqiptari (por kėtė radhė jo shqiptari i maleve), ku poeti i rreh me sarkazmė disa nga anėt e dobėta.

    Eshtė pėr t'u vėnė re, sidomos, qė humori a mėnyra tallėse e Fishtės ka diēka tipike shqiptare, dhe zbulon gjithkund natyrėn sulmonjėse tė poetit tė Lahutės. Pa zbritur nė trashamani, gjithnjė me kripė, satira e Fishtės nuk ėshtė pupėl qė tė gudulit por ėshtė kamzhik qė tė djek lėkurėn.

    Gazeta FLAMURI, janar-shkurt 1951





    2. Ali Podrimja

    FISHTA - NDĖRGJEGJJA E KOMBIT (fragmente)



    Nė moshėn katėrmbėdhjetė vjeēare shfletova pėr herė tė parė "Lahutėn e Malcis". Im atė nuk e di ku e kishte gjetur, nė cilin kėnd tė antikuariatit tė gjėrave tė ēmuara, siē e quanim qytetin, aty nėn Ēabrat, ku dhuna serbe bėnte ēmos tė zhbinte ēdo vlerė tonėn shpirtėrore qė mbante gjallė kujtesėn.

    Mbi tavolinė, aty nė kėnd tė dhomės, ku qėndronte deri vonė llamba e ndezur, im atė e kishte vėnė librin e anatemuar dhe kishte pėshpėritur: "Dy ditė ke afat ta lexosh". Kisha pastruar tavolinėn dhe kisha zėnė ta shfletoja. Mė bėhej se gėlltitja ēdo germė, varg e kėngė. Pėrballesha me poetin, pėr tė cilin kisha dėgjuar shumėēka, sidomos pėr dinjitetin e guximin e tij prej krijuesi.

    Ditėn e tretė im atė ishte ndalur para dritareve me shikim kah Pashtriku, pėr tė cilin thoshte se atje rrinė perėnditė tona dhe kisha hetuar si i lėviznin buzėt. Fishta qenka mė i lartė se mali ynė, Baba, i kisha thėnė. I buzėqeshur ai e kishte mbėshtjellė librin dhe ishte bėrė frymė nė natėn e frikshme.

    Unė vėshtirė i bija nė gjurmė Fishtės, tė cilin fillova ta konsideroj fuqi hyjnore dhe tė pajtohesha me atė qė dėgjoja: Ai ėshtė ndėrgjegjja e Kombit.

    Disa vjet mė vonė piramida e Shtetit ideologjik Shqiptar ishte bėrė bezdisėse me retorikėn e mugėt. Tė pranohej se ishte antikombėtar Fishta, i cili vendin e popullin i kishte ngritur nė mit?! Mund tė kapėrcehej "Lahuta e Malcis" dhe tė pajtohesh me etiketat e kuzhinės sė diktaturės? Por gogolėt e diktaturės nuk mund ta pranonin madhėshtinė e tij. Qėndrimi i tyre fyente dhe rrugėtimin historik tė popullit. Akuzat ndaj veprės dhe personalitetit tė Fishtės ishin absurde. Nuk kishin asgjė nga kodi ynė etik. Ishin pjellė e logjikės sllavo-otomane, e cila bėnte ēmos t'i shembte majat e kombit.

    Komunikimi me opusin letrar tė Fishtės ėshtė i rėndė, pakėz i trishtė por krenar. Shpalos ngjarje tė mėdha tė kohės sė artė tė shqiptarizmit, kur atdheu ishte mbi ēdo gjė. Kujtojini heronjtė nga Lidhja e Prizrenit (1878), u ngjanin atyre tė kohėve mitike. Ishin tubuar tė mbronin ēdo pėllėmbė tė vendit, i cili po e humbiste gjeografinė historike. Fishta nuk mund tė ēonte dorė, se Lidhjen e Prizrenit e konsideronte ngjarje kombi. Si ta kapėrdinte kėtė Piramida ideologjike kur veten e mendonte tė paprekshme, ndėrsa propaganda e fqinjėve kryente punėt e veta. Shqiptarėt besonin se do tė prajnė krrokamat e gėlltitėsve, po qe se Fishtėn dhe bashkėmendimtarėt e tij i rrokullisnin nga Panteoni shqiptar. Kujtesa ėshtė e ēuditshme. Vėshtirė harrohet morbiditeti. Pas tė ashtuquajturės LNĒ, brenda qenies sonė ndodhi gjenocid nacional. Mbetet i paharrueshėm pendimi i Mehmet Shehut para tė birit: "Kishin ndodhur ekzekutime masive nė Shqipėrinė e Veriut" (Bashkim Shehu, "Vjeshta e ankthit"). Dhe shtrohet pyetja: Pėrse nė Veri dhe pse ajkėn e intelektualėve dhe kreun e Kishės Katolike Shqiptare? Sipas tė gjitha gjasave kasta politike po luante ndonjė karagjozllėk pėr ndonjė tė huaj. Ky ėshtė ai turpi nacional nga i cili duhet tė lirohemi.

    Pėr potencėn krijuese tė Fishtės dėshmojnė poezitė lirike dhe ato satirike, vlera tė pakontestueshme jo vetėm nė letrat shqipe. Nė "Lahutėn e Malcis" ndeshemi me artikulim karakteristik burrėror, rrėmbyes. Ngjarjet lemeritėse Fishta nuk pranonte t'i harrojė populli. Mu pėr kėtė kishte lexues-dėgjues tė shumtė. Kėta duhet tė njiheshin me tė kaluarėn e tyre, konkretisht me ngjarjet qė kishte pėr subjekt nė "Lahutėn e Malcis", duke u dhėnė atyre pėrmasa mitologjike. Prizreni ishte dhe metaforė. Nga tė gjitha skajet e vendit kishte tubuar luftėtarė pėr tė mbrojtur nderin dhe njė copė tokė. Bėn tė harrohen zonat e shkėputura nga trungu amė? Fishta ia kishte parashtruar vetes se shqiptarėt duhet mbajtur tė zgjuar, pa marrė parasysh cilit besim apo krahine i takonin. Ai qėndronte nė ballė me atė kumbimin trimėrues. "Lahuta e Malcis", ishte nė njė farė mėnyre, abetare historike. Tė vetmin problem Magi e kishte ekzistencėn e Shqipėrisė. Kjo e bėn tė madh atė, ma tė madhin ndėr tė mėdhenjtė.

    Nė poezinė "Shkodėr, (ri)varrimi i Gjergj Fishtės" (nga libri "Thesaret e frikės" 2005) pėrmes nėntė vargjeve poeti Visar Zhiti na jep madhėshtinė e pavdekshme tė poetit, por vė nė mėdyshje edhe atė qė kishte ndodhur pas (ri)varrimit:



    Ēka mund tė bahet me to, o At veēse skeleti i dorės

    qė mbi dhé ka shkrue eposin e vdekun tė t'gjallėve

    e nėn dhé eposin e gjallė tė t'vdekunve.



    Qėndrimi i Zhitit ėshtė dinjitoz, qorton dhunėn e Piramidės qė ishte ngritur duke shkelur dhe vlera kombėtare.

    Botuesi dhe analisti nga New Yourk-u Gjekė Gjonlekaj ka tė drejtė qė nė vėshtrimet e tij ta ngrit nė ēėshtje arrogancėn sllavo-otomane ndaj At Gjergj Fishtės, se nuk i jepet ende vendi i merituar poetit kombėtar nė Panteonin shqiptar. Kjo ndoshta ndodh se ende ca nga ne nuk janė liruar nga hija e Piramidės.

    Toleranca ndėrfetare mbetet njėra nga stolitė tona, pėr tė cilėn na e kanė zili tė tjerėt. Fishta kishte respekt pėr besimet shqiptare. Figurat historike nuk mund t'i ndante nė myslimanė e tė krishterė. Nė galerinė e tij kishte vend pėr tė gjithė. Si dhe pse ndodhi te ne islamizmi dihet. Por ekziston frika se mund tė vihet nė pyetje lashtėsia iliro-shqiptare.

    Pansllavizmi ka kohė qė merret me tė kaluarėn dhe origjinėn tonė, duke lansuar gjithandej Europės gėnjeshtra, pikėrisht pėr lashtėsinė dhe autoktoninė tonė. Pra, ndodh njė luftė e heshtur pėr dominimin e hapėsirės Ballkanike. Mirėpo, ne vazhdojmė tė mbėshtesim se identiteti ynė mbetet ai europian. Ky ėshtė realitet qė nuk mund tė ndėrrohet pėr hirė tė askujt. Shkas ndoshta ėshtė njėra nga degėt e besimeve tona qė dėshmon pėr trungun nacional se kush jemi e nga vijmė.

    Nėna Tereze na la njė amanet qė shpesh duhet ta kujtojmė: "Atdheun mė shumė e doni, kur njėri-tjetrin ta doni mė shumė".




    3.Mėrgim Korēa

    Patėr Gjergj Fishta akoma i trajtuar si “gogol”. Sa keq! (fragmente)



    Kėmbėngulja me tė cilėn vazhdohet tė insistohet nė drejtim tė ruajtjes sė shtrėmbėrimit tė tė vėrtetave historike, por nė mėnyrė mė tė sofistikuar, qė tė duket sa mė i besueshėm shtrėmbėrimi, parimisht mė revolton shumė. Shtysė qė t’a trajtoj problemin siē do t’a shihni nė vazhdim, u bė pohimi i njė personaliteti tė mirėfilltė nė fushėn e studimeve shoqėrore, i cili sė fundi ishte pozicionuar duke thėnė pak a shumė ... mos t’i shkojė nė mėndje njeriu tė shajė personalitetet e shquara tė letėrsisė tonė, se do tė nxjerr nė dritė disa letra tė Fishtės ku ai i shan toskėt...

    Ky pohim kėrcėnues, i bėrė pikėrisht nga ana e njė studiuesi, i lidhur me pohime e konsiderata tė sė njejtės natyrė tė bėra nga njerėz me vlera tejet tė diskutueshme niveli kulturor, (pavarėsisht nga titujt edhe gradat shkencore qė mbajnė), mė bėjnė tė mendoj se kemi tė bėjmė me njė sindromė e jo mė me ēfaqje simptomatike. E sindromat, po nuk u trajtuan, ēojnė drejtė sėmundjesh tė thella e dėndur edhe tė pashėrueshme.

    Ėshtė fakt i pamohueshėm se vetėm atje ku ka shumė dritė mund tė qėmtohen edhe hije ! Kujt ėsht’i zhytur nė errėsirė nuk i shquhen hijet, por ama as dritė ai nuk ka ! E pra pa dashur t’u themi atyre qė kėrcėnojnė, t’a hedhin ata vetė shikimin prapa e t’a shikojnė udhėn e pėrshkuar prej tyre duke u krahasuar me Patėr Gjergj Fishtėn e t’a gjykojnė veten e tyre, por vetėm i ftoj tė mendohen mirė dhe t’a pyesin veten se kujt i shėrbejnė duke vepruar kėsisoji me njė personalitet shqiptar i cili ka fituar respekt e konsiderata ndėrkombėtare ? Ky, po, ėshtė faj dhe faj i rėndė !

    Pėrse u anatemua Patėr Gjergji nga diktatura ? Pėrse u bė e pamundura qė atij vigani tė kombit as mos t’i zihej nė gojė emri i Tij ?

    Tė shumta ishin fajet qė ai mbarte mbi kurriz : sė pari, qe intelektual i shquar klerik. Nga ana tjetėr, ishte ai qė hodhi nė letėr nėpėrmjet vargjeve tė Lahutės Malcķs “Historin’e Shqipėrisė” nė marrėdhėnjet e saj me fqinjin tonė verior sllav duke trajtuar njė periudhė kohore qė nga 1858-ta e deri mė 1913 me frymėn e sė vėrtetės e duke e skalitur e nxjerrė nė pah shovinizmin serb ashtu siē ishte me tė gjitha atavizmat e tija antishqiptare. Si klerik ai domosdo ishte edhe antikomunist sepse e njihte mirė e me themel si ideologjķnė komuniste e gjithashtu edhe bindjet e skajėshme ateiste tė pėrkrahėsve tė saj. Patėr Gjergji pikėpamjet ateiste qė kishin filluar e pėrhapeshin nė Shqipėri mbas Luftės I-rė Botrore e deri nė vitet kur filloi Lufta e II-tė, i kish pėrcaktuar si “ Tė mishnuemt e ateizmit mā tė rafinuem t’Oksidentit e i egėrsķsė mā tė ftoftė t’Orientit “. E me qė tė gjitha virtytet e Patėr Gjergjit duheshin kthyer nė faje tė tij, u pėrdor edhe helmi i mashtrimit djallėzor duke e akuzuar si antikombėtar e gjithashtu edhe si fashist.

    Pėr hir tė sė vėrtetės, nė vijim, t’i hedhim njė sy fluturimthi pikave mė kulmore tė veprimtarisė patriotike tė Patėr Gjergjit, e pastaj japim edhe pėrgjigjet e mirėfillta.

    I referohemi studiuesit tė madh arbėresh Gaetano Petrotta i cili ka pohuar : Fishta ėshtė ndėr tė parėt e mė tė mėdhenj atdhetarė tė cilėt nė kohėt mė tė vėshtira bėnė ēmos pėr t’a mbajtur gjallė lėvizjen kombėtare kundėr dhunės barbare tė qeverisė turke, kundėr lakmķsė dhelparake serbe dhe kundėr propagandės greke. Kudo qė ishte ēėshtja e Shqipėrisė, At Fishta gjėndej aty pranė e, ku me vepra e ku me shkrime, sidomos me poezinė e gjallė tė vetėn, zgjonte prej gjumit mė tė plogėshtit dhe mbante gjallė gjithmonė shpresėn e ardhmėrisė.

    Duhet thėnė qė nė fillim se prof. Petrotta nuk i kishte tė pambėshtetura konsideratat e tija pėr At Gjergjin, por ishin veprat si edhe veprimtarķa e prelatit tė madh qė e ēuan studjuesin e madh arbėresh nė kėto pėrfundime. T’i shikojmė.

    Pėr Patėr Gjergjin nuk kish tė ndalur pėrkushtimi atdhetar : kur e ardhmja e kombit tė Tij ishte e rrethuar nga njė mjegullnajė krejtėsisht e turbulltė edhe kur Bismarku Shqipėrinė e shihte si “ njė shprehje gjeografike ” duke shtuar edhe “ ... shqiptarėt as gjuhė tė tyre tė shkruar nuk kanė … “ Ai e kuptoi se asnjė pėrpjekje pėr themelimin e shtetit shqiptar nuk mund tė kishte sukses nė qoftė se nuk hidheshin themelet e gjuhės shqipe tė shkruar. Sot, tė folurit edhe tė shkruarit shqip brėnda kufijve shqiptarė, duket si njė gjė krejtėsisht normale. Mirėpo duhet tė kthehemi nė vitet e para tė kapėrcyellit shekujve tė XIX-tė si edhe tė XX-tė (gjė tė cilėn ne nuk e konceptojmė dot sot), dhe tė pėrjetojmė atė qė e ka pėrcaktuar me njė pohim sa lakonik e gjithashtu kuptimplotė studjuesi i thellė i historisė dhe i gjuhės shqipe, Mustafa Merlika Kruja “... nėn sundimin tyrk, kur filluen me na u ēelė syt neve, shkrimi e kėndimi shqip pėrbānte nji delikt kundra shtetit.”

    E pra, nė ato kondita, kur pushtuesi otoman rrekej me ēdo mjet t’a pengonte popullin tonė mos t’a lakmonte pavarėsķnė e Shqipėrisė e gjithashtu mos t’i binte mbrapa lavrimit tė gjuhės shqipe qė e ka mbajtur gjithmonė nė kėmbė ndjesķnė e kombėsķsė, Patėr Gjergji me tė gjitha fuqķt’e Tija i luftoi kėto qėllime tė prapta t’armikut ! E tėrė veprimtarķa e Atė Fishtės kishte si shtysė idealin e mbarė jetės Tij qė qé Shqypnķa zojė n’védi mrenda kufījve ku flitet shqyp ! Dokumentim i kėtij pėrkushtimi ėshtė fakti se si nė bashkėpunim me atdhetarin e shquar, Abatin e Mirditės Imzot Prengė Doēin, si edhe tė mbėshtetur nga atdhetarėt e tjerė si Ndoc Nikaj, Pashk Bardhi, etj. nė vitin 1899 themeluan shoqėrinė letrare “Bashkimi “ ku Imzot Fishta, duke qenė krahu i djathtė i Abatit, ishte anėtari mė aktiv. Pikėrisht alfabeti i gjuhės shqipe, i formuluar si alfabet shkencor, qe vepėr e shoqėrisė letrare Bashkimi e prandaj Patėr Gjergji, i cili ishte ndėr krijuesit e kėtij alfabeti, nė nėntorin e vitit 1908, duke i peshuar edhe drejtpeshuar tė gjithė kėta faktorė, u bė njeri nga nismėtarėt e Kongresit tė Manastirit. Ai e shihte qartė se nuk kishte si tė bashkohej kombi ynė nė njė shtet tė mirėfilltė kur gjuha e tij shqipe tė shkruhej me “kirilicat” e Kirilit apo me “krrabat” osmane qė pėr mė se 500 vjet u kishin ngecur nė fyt shqiptarėve !

    Zgjedhja e tij si Kryetar i Komisķsė sė Alfabetit Shqip flet qartė pėr ndikimin e madh bindės qė ai pati ndėr pjesėmarrėsit e Kongresit dhe me ndikimin e personalitetit tė Tij alfabeti i shoqėrisė letrare Bashkimi, me shumė pak ndryshime, u shpall pastaj nga Kongresi i Manastirit si alfabeti zyrtar i gjuhės shqipe ! Pra, Patėr Gjergji, lojti rol kryesor duke u bėrė pjesė e rėndėsishme e asaj kryeure qė lidhi Rilindjen tonė Kombėtare me Pavarėsinė e Shqipėrisė, nė atė kapėrcyell shekujsh !

    Patriotizmi i Tij shquhet dukshėm edhe nė lidhje me dasķnė fetare tė cilėn fqinjėt shovinistė, (sė bashku me mungesėn e gjuhės sė shkruar), i konsideronin armė tė mprehta dhe prova evidente tė mosekzistencės njė kombi shqiptar. E pikėrisht pėr t’iu kundėrvėnė kėtyre insinuatave qė nė kancelerit’e Europės kishin zėnė vėnd, mė 1913-ėn, nė shėnjė revolte kundra Fuqive Ndėrkombėtare qė e mbanin tė pushtuar Shkodrėn, Patėr Gjergji do tė ngrinte Flamurin Shqiptar nė Kishėn e Gjuhadolit. E, nė shėnjė vėllazėrimi dhe solidarizimi mes muslimanėve dhe katolikėve, do tė lidhte me njė banderollė dritash Kishėn me minaren e Xhamisė sė Fushė Ēelės. Ēuan atėherė “qeveritarėt e huaj” dėrgatėn e tyre qė mes kėrcėnimesh frikėsuese urdhėruan uljen e flamurit por “Frati trim” me ironinė e Tij tė guximshme i dėrgoi mesazhin e Tij sundimtarit tė Shkodrės, admiralit britanik Sir Cecil Borney ku mes tė tjerash i shkroi : “Flamuri jonė e ka pėr ndér tė gjuhet prej topash t’ huej”. Dhe admirali vėrtet qė nuk iu pėrgjigj letrės Atė Fishtės por ... as nuk dėrgoi forca t’ia ulnin flamurin!

    Pa le pastaj kur Patėr Gjergji derdhte mllefin e Tij tė skajshėm kundra gjith’atyre qė nuk punonin pėr tė patur njė Shqipėri tė fortė. U sulet prelati atyre me forcė qė luftėtarėt mė tė ashpėr do t’ia kishin zilķ e nuk ndalet as para mėkatit tė agresivitetit edhe ndaj vetė Perėndisė, e thotė :



    O Perendi a ndjeve, / tradhtarėt na lane pa Atdhé.

    E Ti rrin e gjuen me rrfé, / lisat n’pėr male kot !



    Vijmė tashti tek akuza e komunistėve se Patėr Gjergji qe antikombėtar.

    Si provė e kėsaj fajėsķe janė paraqitur vargjet e Tija tek “Metamorphosis” e Ānzave tė Parnasit ku autori shprehet :



    T’a dijė Shqypnija / Pra, e shekulli mbarė

    Se mā mbas sodit / Un s’jam shqyptar.



    Duke e gjykuar tashti akuzėn si edhe ata qė e mbėshtesnin akuzėn e tyre nė kėta vargje, mundėsķtė janė dy: ose keqdashje e skajėshme si pasojė e urrejtjes sė paprincip ndaj njė kollosi tė patriotizmit si edhe kulturės, ose injorancė aq e pakufķshme sa qė vetė Patėr Gjergji, Patėr Anton Harapi ose Baba Rexhepi me tė gjithė atė plejadė kollosėsh ... do t’i mėshironin ! Sa i takon keqdashjes, nuk kemi pse tė merremi me tė si edhe me bartėsit e saj, do tė qe kohė e humbur. Sa i takon padķjes sė tė gjithė atyre qė mendojnė se janė nė gjėndje t’a gjykojnė kollosin Fishtė duke i lexuar vargjet e Tija pa asnjė bazė pėrgatitjeje, e ndjej pėr detyrė t’u shpjegoj se nė “Metamorphosis” autori evokon ndėrrimet apo kuptimin e anasjelltė duke marrė si shėmbull kryeveprėn e poetit tė madh tė Romės lashtė, Ovidit. Kurse, shprehur pa krahasime simbolike, me ata vargje Poeti shpreh zemėrimin e Tij skajor dhe nxjerr mllefin e grumbulluar brėnda shpirtit tė Tij patriotik kundra bashkatdhetarėve shqiptarė tė kohės, dallkaukė e mjeranė ! E pėr t’ia paraqitur thjeshtė edhe qartė lexuesit vullnet-mirė idén’e Mjeshtrit Fishtė, aq sa i ka lartėsuar Ai virtytet e besės edhe burrnisė sė shqiptarit nė apoteozėn e Lahutės, po aq e ka fyer, tallur edhe poshtėruar nė Anzat e Parnasit vesin si edhe pėrēudnimin e virtyteve shqiptare nga ana e njerėzve tė pakarakter !

    Vijmė tashti tek njė fakt tjetėr tejet kuptimplotė. Nga data 10 dhjetor 1940 Mjeshtri po pėrjetonte ditėt e spasme tė jetės Tij. E viziton Arqipeshkvi i Shkodrės, Imzot Gaspėr Thaēi, dhe Fishta i thotė :

    “Nuk po mė vjen keq se po des, mbasi tė gjithė atje do tė shkojmė, por po mė vjen e rāndė se tānė jetėn e kam shkri pėr tė pa nji Shqipni tė lirė e nė vedi, ndėrsa sot po e lā tė shkelun prej ushtrive tė hueja.”

    Edhe kur u varros, arkivoli i Patėr Gjergjit, simbas dėshirės Tij, u mbulua me flamurin kombėtar autentik tė Dedė Gjo’ Lulit, flamur pa sopatat e Liktorit tė qindisura mbi tė, (tė cilat u hoqėn kur Mustafa Merlika Kruja e vuri kėtė si njerin nga kushtet e tija, kur pranoi tė formonte qeverinė e tij).

    Mendoj se me tė gjitha kėto argumente, tė cilave studjuesi i mirėfilltė dhe pa komplekse politike mundet t’u gjejė edhe dokumentacionin mbėshtetės arkivor, hidhen poshtė tė gjitha akuzat ēpifėse edhe dashakeqe ndaj Poetit tonė Kombėtar, Patėr Gjergj Fishtės!

    Vijmė tashti edhe tek epilogu i kėtyre radhėve.

    Analistėt e indoktrinuar mund tė qėmtojnė kalime nga shkrime ose epistolari i Patėr Gjergjit ku Poeti i Madh tė jetė shprehur pa respekt kundra toskėve. Nuk e ve fare nė dyshim. Po studjuesi nė fjalė duhet atėhere tė bėjė edhe njė analizė “sasiore” ku tė verė nė ballancė sa herė ėshtė shprehur Atė Gjergji kundra gegėve e sa herė kundra toskėve. E vetėm kėsisoji analistit do t’i rezultojė se nė 90 % tė rasteve Patėr Gjergji ka kritikuar, sharė e shpotitur gegėt dhe mjedisin e tyre e vetėm 10 % toskėt. Dhe arsyeja ėshtė evidente : sepse Gegėrķnė edhe gegėt Mjeshtri i njihte me rrėnj’e me themel ! Prandaj jo pa qėllim, nga morķa e personaliteteve shqiptare si edhe tė huaja qė janė shprehur me vlerėsime dhe respekt sipėror ndaj Personit si edhe veprės Patėr Gjergjit, radhita vetėm pozicionimin e figurave tė shquara nga Toskėria tė kombit tonė !

    Mbas kėsaj analize dhe ballafaqimi faktesh historike, vėrtet e ndjej veten dishka tė lehtėsuar, por prap me kokė ulur dhe i dėshpėruar i mbyll kėto radhė dhe shtroj pyetjen : pėrse duhet kėrcėnuar se po u mundua njeri tė kritikojė shkrimtarė tanė tė shquar qė shkėlqimin e morėn me veprat e tyre gjatė periudhės Realizmit Socialist, me vrap do t’u kundėrvihen e t’a kritikojnė viganin Fishtė? Pse, frika e nxjerrjes nė dritė tė hijeve tė kollosit Fishtė duhet t’ua evidentojė dritėn, qė eventualisht kanė, ata shkrimtarė e t’ua fshehė hijet e tyre? Jo zotėrinj. E vėrteta historike kėrkon qė drita dhe hijet e secilit jo vetėm tė nxirren nė shesh, por edhe tė krahasohen. Ky i vetmi kriter simbas tė cilit do tė shquhet kush ėshtė titan e kush pigmé!



    Dy fjalė nė mbyllje

    Pak vjet ma parė akademiku Ali Aliu botoi njė antologji tė poezisė shqiptare. Nė atė antologji, ku nuk ka mbetė poet e poetuc pa u pėrfshi, mungon At Gjergj Fishta.

    Nuk dėshiroj me i ba koment tjetėr, veē tė pėrsėris sa ka thanė Poeti i Madh nė varrim tė heroit Avni Rrustemi: “ … fatzeza moj Shqipni – po ishte faj me tė dashtė ty”.


    .

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576

    '

    Me 23 tetor, perkujtohet 139 vjetori i lindjes se poetit kombetar Gjergj Fishta.
    A mos ka ardhur koha qe poetin ta kujtojne vetem poetet? Ajme!




    KANTO KOMENT



    FISHTA





    Dy tela ka lahuta, bashkuar kryq, Fe dhe Atdhe.
    Po ka dhe nje tel te trete te padukshem: Fishta!
    Teli i trete ka tingull te embel dashurie.


    Ne ate tel te trete te tendosur ku leviz gishti,
    Ai gishti i madh prane gishtit qe shkrep pushken,
    Franceskani i madh i Asisit ve bute sandalen e zbathur.

    Qe aty nis udhetimi i Ulisit te maleve tona te veriut
    Me zhgunin e priftit, nje hap ne qiell e nje hap ne toke
    Tani ka mberritur ne vendin qe quhet Shkoder.


    Nuk e njohin, e kane harruar, prej kohesh e kane harruar
    Vec vargjet e tij i dine permendesh dhe qajne kur i kendojne
    Me pezm i permendin eshtrat, qe komunistet ia flaken ne lume.


    Ashtu ia duan kujtimin. Ai vazhdon udhen zbathur per ne Tirane
    Atje me zi, jo vetem harruar, po kane filluar mallkimet percudnuese
    Qe i ndau aq padrejtesisht me popujt vellezer sllave.


    Ngjit shkallet e Akademise se Shkencave dhe pyet per Fishten
    Atje dallon Circian qe do ta ktheje ne derr te zhgerryer ne letyre e ne gjak
    Ngaqe ai do t'i ndaje me Evropen, te cilen e ka quajtur kurva plake.


    Udheton Ulisi i maleve tona te veriut drejt shpirtit te kombit
    Po atje i del perpara nje aradhe atdhetaresh te partise boje qielli e boje trendafili
    Ku po shkon o tradhtar, ti qe shkruan: S'due me me quejte ma shqiptar!


    Keqkuptime, mallkime prej partive te Shqiperise,
    Atehere Ulisi franceskan i Asisit, shkodrani i madh me sandale zbathur
    Zbriti ne popull dhe u ul ne vater te hante buke e kripe me shqiptaret e Lahutes se Malcise.


    Dy tela ka lahuta, bashkuar kryq, Fe dhe Atdhe
    Po ka dhe nje tel te trete te padukshem: Fishta!
    Teli i trete ka tingull te embel dashurie.

    Roland Gjoza

    Nju Jork 2010

  11. #111
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: At Gjergj Fishta, Nder i Kombit

    GJUHA SHQYPE - Poezi nga GJERGJ FISHTA

    Porsi kanga e zogut t'verės,
    qi vallzon n'blerim tė prillit;
    porsi i ambli flladi i erės,
    qi lmon gjit e drandofillit;
    porsi vala e bregut t'detit,
    porsi gjāma e rrfčs zhgjetare,
    porsi ushtima e nji tėrmetit,
    ngjashtu ā' gjuha e jonė shqyptare.
    Ah! po; ā' e ambėl fjala e sajė,
    porsi gjumi m'nji kėrthi,
    porsi drita plot uzdajė,
    porsi gazi i pamashtri;
    edhč ndihet tue kumbue;
    porsi fleta e Kerubinit,
    ka'i bien qiellvet tue flutrue
    n't'zjarrtat valle t'amėshimit.
    Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
    qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
    trashigim, qė na la i Pari,
    trashigim s'ia len ai fmis;
    edhe atij iu thaftė, po, goja,
    qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
    qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
    flet e t'veten e lčn mbas dore.
    Nė gjuhė shqype nanat tona
    qi prej djepit na kanė thānun,
    se asht njė Zot, qi do ta dona;
    njatė, qi jetėn na ka dhānun;
    edhe shqyp na thanė se Zoti
    pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
    se sa t'enden stina e moti,
    do ta gzojn kta djalė mbas djali.
    Shqyp na vete, po pik' mā para,
    n'agim t'jetės kur kemi shkue,
    tue ndjekė flutra nėpėr ara,
    shqyp mā s'pari kemi kndue:
    kemi kndue, po armėt besnike,
    qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
    kah kanė dekė kta pėr dhč tė't'Parvet.
    Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
    qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xūni,
    nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
    u pat folė njatyne ushtrive,
    qi sa t'drisė e diellit rrota,
    kanė me kźnė ndera e trimnive.
    Pra, shqyptarė ēdo fčs qi t'jini,
    gegė e toskė, malci e qyteta,
    gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
    mos ta lini sa t'jetė jeta,
    por pėr tź gjithmonė punoni;
    pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
    fisi juej, vendi e zakoni
    kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
    Nper gjuhė shqype bota mbarė
    ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
    ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
    trimi n'za, sikurse jini.
    Prandaj, pra, n'e doni fisin,
    mali, bregu edhe Malcija
    prej njaj goje sod t'brohrisim:
    Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!


    https://www.teksteshqip.com/gjergj-f...ezi-100414.php

  12. #112
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: At Gjergj Fishta, Nder i Kombit

    “Lahuta e Malcisė”, 85 vite nga botimi i kryeveprės sė Gjergj Fishtės

    Mė 8 prill 1937 u botua kryevepra letrare monumentale shqiptare e At Gjergj Fishtės, “Lahuta e Malcisė”.

    Fishta filloi ta shkruante nga vitit 1905 duke e pėrfunduar nė vitin 1937. Epopeja " Lahuta e Malcisė " pėrshkruan luftėrat e dy brezave, mirėpo kėngėt e saj mė tepėr tregojnė ngjarje tė veēanta. Ajo nuk ėshtė njė poemė qė ka njė veprim kryesor dhe njė hero kryesor, siē janė eposet e mėdha.

    Heronjtė e Lahutės janė tė shumtė: Oso Kuka, Marash Uci, Dedė Gjo Luli, Tringa, Abdyl Frashėri, Ali Pashė Gucia, qė funksionalisht nė vepėr janė tė ngjashėm, se kanė veēantitė e heroizmit shqiptar.

    Vepra nis me kėndimin e heroizmave shqiptare pėr tė mbrojtur tokat e veta nga sulmet malazeze, tė pėrqendruara nė Shqipėrinė e Veriut, mirėpo vjen duke u zgjeruar nė hapėsirė dhe nė kohė pėr tė kapur ndodhitė e cilėsitė shqiptare. Vepra nis me trajtimin e njė krahine, pėr t’u zgjeruar nė tėrėsinė etnike shqiptare; nis me trajtimin e burrnisė sė njė ambienti pėr tė arritur te koncepti i kombit.

    E ndikuar dendur nga kėngėt epike veriore, pėrmban elemente tė besimeve popullore shqiptare dhe ndikime tė letėrsisė sllave tė jugut. Ndikimin letrar e mori nga fretėrit franēeskanė gjatė studimeve nė kuvendet franēeskane nė Bosnie.[1] Mė 1905 u botua nė Zara te Kroacise Bleni I i veprės, me pesė kėngė me tė hollat qė i kishte dėrguar Faik Konica. Njė vit mė vonė u botua Bleni II, me katėr kėngė dhe kėshtu me radhė, deri nė botimin pėrfundimtar me 30 kėngė.

    Autori nė variantin pėrfundimtar krijoi njė renditje tė kėngėve pėr tė sugjeruar njė kronologji tė ngjarjeve qė perfshijne ndodhitė shqiptare nga gjysma e shekullit 19 deri nė pavarėsinė e Shqipėrisė dhe Konferencėn e Londrės mė 1913. Vepra mbėshtetet nė tre lloje kėngėsh:

    * Historike, si Vranina, Kongresi i Berlinit, Lufta e Ballkanit, Konferenca e Londrės – ku i referohet kėngėve historike;

    * Kreshnike, me shpėrthimet krijuese imagjinative qė i referohen Ciklit tė Kreshnikėve

    * Kėngėt Baladė, autoriale, si Patėr Gjoni dhe Tringa, qė japin me detaje imagjinatėn e poetit edhe kur mbėshteten nė paratekstet e baladave, duke i transformuar nė stilin vetjak.


    / Diaspora shqiptare / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/libri/lahut...jergj-fishtes/

  13. #113
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: At Gjergj Fishta, Nder i Kombit

    Ndue Ukaj: Fishtėn duhet ta lexojmė, sepse kėshtu luftojmė harresėn, e freskojmė kujtesėn dhe e pasurojmė mendjen

    Shkruan: Ndue Ukaj


    Gjergj Fishta s’ishte intelektual e shkrimtar dosido, por njė hero kulturor qė luftoi me tė gjitha forcat intelektuale e shpirtėrore pėr bashkimin e kulturimin e shqiptarėve, pėr t’iu sjellė atyre dije e dritė pas territ shekullor, rrjedhimisht pėr t’i orientuar kah rrezet e bukura tė diellit e tė lirisė, pas shumė shekujve tė rėndė robėri dhe kėtė e thotė nė fillim tė kryeveprės sė tij, Lahuta e Malcis:

    ”Ndihmo, Zot, si m’ ké nihmue!

    Pesqind vjet kishin kalue

    Se tė bukren ket Shqypnķ

    Turku e mbate nė robnķ,

    Krejt tue e lį t’mjeren nė gjak,

    Frymen tue i zanun njak,

    E as tue e lānė, jo, dritė me pį:

    Kurr tė keqen pa i a dį:

    Rrihe, e mos e lźn me kjį:

    Me i u dhimtė, po, minit n’mśr,

    Me i u dhimtė gjarpnit nen gśr!”

    Te “Lahuta e Malcis”, vepra pėrfaqėsuese e autorit, Fishta pra e nis rrėfimin duke e futė lexuesin nė hollinė e mynxyrshme tė pasojave kishte lėnė pushtimi osman nė historinė shqiptare dhe bėn njė konstatim tė fortė historik e dramatik.

    Dhe pėrballė njė Shqipėri tė zhytur nė mjerim tė thellė, autori ishte i vetėdijshėm se vetėm njė lėvizje e fortė kulturore dhe njė analizė e mbrehtė e pasojave tė rėnda tė sundimit tė huaj, mund tė shėrbente si kurė shpirtėrore pėr t’i pastruar e shėruar plagėt e thella. Nė kėtė drejtim ai besonte se populli duhej armatosė me dije e kulturė, pra duke u vetėdijesuar e ndėrgjegjegjėsuar, dhe kėshtu mund tė hynte nė mesin e popujve tė pėrparuar oksidental, ku ai aspironte ta shihte popullin e tij tė kėputur nga rrjedhat e kėtij qytetėrimi.

    Nė publicistikė, Fishta flet pėr nevojėn qė kombi shqiptar tė pasurohet me vlera fisnike, qė janė mirėsia, e vėrteta dhe e bukura, e tė cilat shėrbejnė si shtylla pėr ta mbajtė lart ngrehinėn kombėtare, dhe nė funksion tė kėtij ideali ai kėrkon qė lexuesit tė njohin traditėn, meqė sipas tij asgjė nuk mund tė ndėrtohet pa traditė.

    Shqipėria e pavarur dhe ideali i lirisė u shtrinė nė gjithė krijimtarinė imagjinare tė Fishtės dhe morėn trajtė mė tė qartė nė fushėn publike e publicistike tė Fishtės, ku ai u pėrfshi vetė duke krijuar institucione kulturore, duke pėrfaqėsuar shtetin e porsa krijuar qė pėrballej me halle tė mėdha, dhe nė tė njėjtėn kohė duke luftuar pėr t’i bashkuar shqiptarėt e ēoroditur dhe tė pamėsuar me krijesėn e re, shtetin e pavarur.

    Nė publicistikė e eseistikė, Fishta nė formė tė strukturuar, jo vetėm si krijues virtuoz, por tani si mendimtar i mbrehtė, sheston zhvillimet e kohės, i analizon dhe ato i paraqet pėrpara lexuesit, duke dėftuar gjithmonė me kahet e ardhshme tė Shqipėrisė, rrugėn e drejtė qė kombi i dalė prej robėrisė sė gjatė duhej tė zgjedhte pėr tė jetuar i lumturi e nė mirėqenie. Nė kėtė drejtim, boshti qendror i veprės sė tij publicistike lidhet me postulatin: “Tash, qė āsht bā Shqipnija, duhen pėrbā shqiptarėt.” E ndėr ato vite tė mjegullta, kjo formulė e tij u kthye nė platformė tė sivėllezėrve tė tij tė mendimit e tė besimit, qė punuan me mish e shpirt t’i jepnin kombit shpirt e vlera fisnike, frymė kjo qė e ktheu Shkodrėn nė kryeqendrėn e kulturės shqiptare, rreth tė cilės gravitonin idetė mė tė pėrparuara tė kohės.

    Nė shkrimet publicistik tė Fishtės m’i pėrbā shqiptarėt domethėnė me krijua vepra tė mendimit e tė estetikės, tė gjuhės e tė gramatikės, tė artit e tė administratės. Pra, m’i pėrbā shqiptarėt pėr Fishtėn veē tjerash domethėnė me iu dhanė shpirt e zemėr bashkėkombėseve tė tij nė rrugėn e pėrparimit dhe tė avancimit, nė agun e qytetnimit, pas shekujve tė gjatė tė mjerimit nėpėr tė cilėt ata kishin jetuar larg rrezeve tė lirisė: pa shkolla, pa kulturė, pa art dhe pa traditė institucionale.

    Fishta tregon nė veprėn e tij letrare e publicistike se ka e vajtė nė shpirt sundimin osman, e ka ndierė me trishtim rrezikun e copėtimit tė shtetit tė ri nga fqinjėt sllavė, prandaj ka bėrė pėrpjekje madhore qė ta shihte kombin e lirė dhe tė konsoliduar. Dhe nė agimin e lirisė, ai e ka ditė si rrallėkush se shqiptarėve nuk iu mjafton vetėm liria fizike, por parasė gjithash atyre iu duhej liria shpirtėrore, lira e mendjes, qė u jep krahė tė lartėsohen dhe tė emancipohen, duke i shartuar veset e kėqija, nė njėrėn anė, dhe duke u pasuruar me vlera fisnike, nė anėn tjetėr.

    Kėshtu, betejėn pėr pėrbājmen e Shqipėrisė ai mendon si betejė kulturore, i bindur se kultura ėshtė busulla e orientimit tė njė shoqėrie dhe paradigma e vetme qė i jep gjallėri, energji e ideale, dhe qė e mban njė komb tė bashkuar. E nė funksion tė kėtij ideali a e dinte si njė rol tė madh luante shtypi kulturor, prandaj tregoi njė lidhje tė fortė me periodikun dhe nė vitin 1913, pra njė vjet pasi ishte bā Shqipnia, nis punės tė botojė revistėn “Hylli i Dritės”, pėrmes sė cilės ai donte tė ndikonte nė pėrbāmjen e shqiptareve dhe duke treguar kahet e zhvillimit tė saj.

    Zef Pllumi i cili e ringjalli “Hyllin e Dritės” pas disa dekadave e quajti me plot tė drejtė kėtė revistė “busulla nė tė cilėn shėnohet vetėm njė drejtim: Europė.” Pra, kjo revistė duke lindė “nėper ag tė qytetnisė sė Shqypnisė”, ajo u bā shenja mė domethėnėse e qytetėrimit shqiptar dhe kulturės kombėtare.

    Nė errėsirėn e madhe qė mbretėronte atėbotė kur shqiptarėt e hutuar kishin dalė nė rrezet e lirisė, “Hylli i Dritės” vėrtet shėrbeu si dritė, si yll orientues, ashtu siē ishte proklamuar nė misionin e saj. Dhe shpejt rreh idesė sė “Hyllit tė Dritės” u bashkuan shumė dijetarė dhe patriotė tė shquar qė dhanė kontribut tė madh nė emancipimin e pėrgjithshėm shqiptar, kurse Fishta si drejtues i saj punoi me shpirt e mendje nė misionin e pėrlindjes shpirtėrore e kulturore tė kombit.

    Dihet se nė rrethet intelektuale tė kohės, revista “Hylli i Dritės” ka qenė njė nga lidhjet mė tė forta qė ka besuar plotėsisht nė njė Shqipėri tė pavarur, gjė tė cilėn e dėshmon vetė Fishta nė shkrimin “Rreziku i pėrbrendshėm” ku shkruan: “Kur, para kėtyne shtatė vjetve, na tė “Hyllit tė Dritės” patėm thanė nė nji rasė se ka Shqypni, se do tė kishte Shqypni tė lirė e tė pamvarme, ndokush ndėr shqyptarė qeshi, tjerėt mrrudhėn krahėt, e shumta bani se s’po ndien. Tė ndrydhun nėn nji zgjedhė robnie pesėqindvjeēe, tė rrejtun prej tė huajve, tė tradhtuem prej tė mėdhenjve, der shpresėn e kishin djerrė shqyptarėt se shofin kurrė atdheun e vet tė lirė e tė pamverme; e prandej shumica e madhe e tyne s’pat as tė nxetė as tė ftoftė kur u thamė se kishte Shqypni.”

    Pra, themelimi i kėsaj reviste kulturore – letrare, pikėrisht nė kohėn e pavarėsisė kombėtare, kur shtetit tė ri duhej t’ i jepej shpirt dhe orientim, tregon lidhjen e fortė tė autorit me zhvillimin shoqėrore tė kohės dhe dėfton kontributin e madh tė franēeskaneve nė pėrlindjen shpirtėrore e kulturore tė kombit shqiptar. Revista luajti rol tė jashtėzakonshėm nė formimin kulturor tė kombit, duke u bėrė njė lloj institucioni, qė arriti t’ i bashkonte mendjet mė tė ndritura tė kohės rreth idesė sė pavarėsisė kombėtare, lirisė dhe pėrlindjes kulturor kombėtare.

    Fishta te shkrimi fantastik “Perlimi i pėrkoshmes” e sheston njeriun si epiqendėr tė shtetit, tė kulturės dhe tė organizmit qytetėrues. Duke besuar se njeriu ėshtė i krijuar pėr njė ideal tė madh, sublim, ai thotė se “nieri nuk ndodhė pa hiri m’ket jetė, por len per nji qellim e qėllimi i tij asht t’gyuemit e fytyrės s’Tenzot nė’jetė t’amshume ose lumnija e pasosun.”

    Mė tej, nė kėtė tekst, autori shenjėzon katėr cilėsi themelore tė jetės sė lumtur dhe tė frytshme, qė pėr tė duhet tė kthehen nė parambulla tė organizmit tė jetės sė re shqiptare: Feja, Atdhue, Gjindja dhe Dija.

    Kėto katėr kategori, ndėrthuren organikisht nė krejt sistemin filozofik e publicistike tė tij, duke u kthyer nė katėr shtylla tė identitetit tė shkrimit fishtjan. Pėr autorin, kėto vegla e bėjnė njeriun tė lum nė kėtė jetė. E duke analizuar kėto komponentė shoqėrore e shpirtėrore, ai tregon misionin e tė pėrkohshmes “Hylli i Dritės”, qė lidhet me binomin e shtrirė nė krejt letėrsinė e tij, Fe e Atme dhe krejt kjo bėhet pėr “m’i ngjall shpresėn nder zemra tė shqiptarėve, se prej Hyjit dit ma tė mira kanė me ju reshė Shqipnis.”

    Pra, Fishta dhe franēeskanėt patėn njė program dhe kėtė e shpreh autori qartėsisht: “Kombi shqiptar do me u ndertue shtet m’vedi e i pamvarun, si tė gjitha shtet tjera t’Europės s’qytetnume.”

    Nė ese e tekste tė shumta tė botuara nė shtypin e kohės, Fishta analizon e trajton edhe probleme tė artit e tė politikės, tė shoqėrisė e historisė, tė gjuhės e estetikės, tė religjionit e shkencės, shkruan pėr shkrimtar tė mėdhenj botėror si Goethe, pėr natyrėn e artit e mbi artin, pėr laicizmin dhe shtetin, pėr Skėnderbeun e shqiptarėt, pra, gama e publicistikės dhe eseistikes sė tij ėshtė njė kryqėzim kohėsh e dijesh, ku bashkohet Fishta intelektual e artist, Fishta poet e frat, Fishta politikan dhe ėndėrrues i madh, Fishta hero unik kulturor dhe atdhetar i pathyeshėm, Fishta veprimtar dhe drejtues.

    Vepra publicistike e Fishtės ndėrlidhet ngushtė me krijimtarinė e tij letrare dhe njėfarė mėnyrė bėhet pasqyrim i saj, si trajtė tjetėr e shkrimit tė drejtpėrdrejtė. Nė publicistikė, Fishta analizon, interpreton dhe shtjellon probleme tė thukta tė shoqėrisė me njė gjuhė shumė tė qartė dhe duke i shestuar sfidat si autentike e universale, duke piketuar sfida dhe duke dėftuar rrugėn e daljes, kėshtu qė publicistika e tij hap shtigje tė reja pėr lexuesit e kohės dhe me vlerat e saj shėrben edhe pėr lexuesit e sotėm, meqė problemet qė trajton autori vazhdojnė tė jenė sfida edhe tė kohės sonė.

    Nė publicistikė Fishta flet me kompetencė, gjykon me mprehtėsi tė thellė dhe mėson siē mėson mėsues i mirė qė dėshiron nxėnėsit t’i bėjė nesėr mėsues tė mirė.

    Fishta nė publicistikė, ashtu sikurse nė epikė e lirikė u dha za shqiptarėve, duke ua dėftuar rrugėn e formimit historik, iu tregoi konditat pėr tė krijuar njė shtet tė qėndrueshėm e tė mirėqenė dhe pandėrprerė u foli edhe pėr veset e kėqija.

    Ajo ēka ėshtė ajri pėr njeriun, pėr shoqėrinė ėshtė kultura, e njė popull pa kulturė mund tė ngulfatet. Ky parim fisnik te Fishta shtrihet kudo si ajri nė hapėsirė dhe pėrbėn tharmin e publicistikes sė tij. Sepse, ai ishte i bindur se vendit mė shumė se gjithēka i duhej kulturė, i duhej qė t’i njihte rrjedhat shoqėrore, politike dhe ato kulturore dhe njėkohėsisht e dinte mirė se shteti para se gjithash ishte njė projekt thellėsisht dituror, ku kultura ishte nė qendėr tė tij dhe i mbante njerėzit tė bashkuar.

    Publicistika e Fishtės ėshtė shprehja mė e qartė e idealeve tė larta qė kishte autori e lidhur me idealin e njė Shqipėrie tė pavarėsuar, e cila e dalė prej natės sė zezė osmane duhej tė formėsohej me shpirt dhe orientim tė qartė perėndimor, oskidetnal, pėr tė mirėn e pėrgjithshme tė ngritjes sė shqiptarėve, pra pėrlindjen e tyre.



    Gjergj Fishta nė tekstin “Koha e ardhshme e Shqipnisė”, tė botuar mė 1923 nė revistėn “Hylli Dritės” ndėr tė tjera shkroi: “Jeta e pėrparimi i njė shteti janė tė bazueme: a) mbi pavarėsinė politike, b) mbi lirinė e qetėsinė e pėrmbrendshme, c) mbi ekonominė, d) kulturėn dhe e) moralin.

    Teksti i sipėrpėrmendur tingėllon si njė manual shumė i dobishėm edhe pėr kohėn e sotme.

    Nė tekstin nė fjalė, Fishta, si erudit i vėrtetė, analizon pesė shtyllat themelore qė mbajnė lartė ngrehinėn shtetėrore.

    Kėto shtylla ato janė: “Shteti, pėr me jetue e me pėrparue, ma parė duhet qė te ekzistojė individualisht, duem me thanė: T’i ketė kufijtė e vet tė caktuam e mbas pozicionit gjeografik…

    Pa liri, s’ka qetėsi tė pėrmbrendėshme; e pa qetėsi, si eksperiencė na mėson ne shqiptarėve, s’ka punė, s’ka pėrparim, e shteti s’mundet me pasė jete tė gjatė.

    Tue qenė se qėllimi i imediat i shteteve tė qytetnueme asht pėrmirėsimi i gjendjes sė njeriut mbi tokė, ma parė nė pikėpamje tė jetės sė tij fizike e masnadej tė jetės intelektuale, merret vesh prej vetes, se, pa ekonomi, njė shtet i qytetnuem s’mundet tė jetojė, e me kohė, do tė bahet rob i huaj.

    Njė komb nuk mundet me e mbajtė gjatė pavarėsinė e vet ekonomike, pa tė cilėn, si thamė, s’mbahet as pavarėsia politike, po qe qė puna e tij nuk prodhon aq sa puna e atyne kombeve, me tė cilat ky gjendet nė tė pėrpjekun. Por puna rrjedh prej idesė; prandaj njė shtet i qytetnuem, pėr ne do me ruajtė pavarėsinė e vet ekonomike, ai do tė gjendet e, nė mos qoftė, do tė mundohet me u gjetė po nė atė shkallė kulture, nė tė cilėn gjenden shtetet me tė cilat ky ka tė marrun e tė dhanun.

    Ēka asht gėlqerja pėr murin, ai asht morali pėr shoqninė njerėzore. Morali asht ai qė e mban gjallė e tė fuqishme ndihmėn ehuazesė (ndėrsjellėt), ndėrmjet njeriut e njeriut e ndėrmjet shtetit e shtetit, pa tė cilėn as njeriu, as shteti s’pėrparojnė e as me jetue gjatė s’mund tė jetojnė.

    Qe, kėto janė, mbas mendimit tonė, ata gurėt e parė tė themelit, mbi tė cilėn do tė mbahet, do tė zhvillimet e do tė pėrparojė ēdo shtet i qytetnuem”.

    Pėrvoja e njerėzimit ka treguar se kėto parime pėr tė cilat flet Fishta nė njė tekst mė tė gjatė Fishta, janė esenciale pėr njė shoqėri tė emancipuar, qė aspiron tė ecė krah pėr krahu me popujt e pėrparuar.

    Vepra publicistike e Gjergj Fishtės nė historinė e kulturės shqiptare mbetet njė shtyllė e rėndėsishme nė ngrehinėn identitare dhe hap shtigje pėr tė kuptuar mė mirė rrugėtimin tonė historik, politik e kulturor dhe njėkohėsisht ėshtė njė vepėr qė dėfton fuqishėm edhe plagėt e kohės sonė.

    Prandaj, Fishtėn duhet ta lexojmė, sepse kėshtu luftojmė harresėn dhe e freskojmė kujtesėn dhe e pasurojmė mendjen. Marrim mėsim nga e kaluara dhe pėrmes saj, gjejmė shtigje pėr tė ecur kah e nesėrmja.

    (Fragment nga njė tekst i Ndue Ukajt, botuar te Hylli i Dritės, Nr 2, 2021)


    / KultPlus.com

    https://www.kultplus.com/opinione/nd...rojme-mendjen/

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Tema tė Ngjashme

  1. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  2. Gjergj Fishta... nė vitin 2005
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 03:15
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:18
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •