Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 113
  1. #41
    Jeto qe te mesosh Maska e CuLi-GoaL
    Anėtarėsuar
    08-11-2007
    Vendndodhja
    GJAKOVA CITY
    Postime
    437

    Gjergj Fishta

    Gjergj Fishta lindi me 23 tetor 1871 ne qytetin e Lezhes.Ne famulli u regjistrua me emrin Zef. Me 1886 ai vazhdon studimet per filozofi dhe teologji ne Bosnje.Sipas rregullave franceskane ai e nderron emrin ne Gjergj, emer te cilin ai e mbajti deri ne fund te jetes se tij.Fishta njihet ne historine shqiptare edhe si letrar edhe si politikan.Ne vitin 1902 ai u be drejtor i te gjitha shkollave franceskane ne Shkoder ku aty eshte i pari qe fut gjuhen shqipe si gjuhe mesimit.Por Gjergj Fishten e shikojme edhe si nenkryetar parlamenti dhe si deputet te Prefektures se Shkodres.Ai merr pjese ne delegacionin shqiptar ne konferencen e Parisit me 1919 nga ku mban edhe nje fjalim mbi Shqiptaret dhe te drejtat e tyre.Merr pjese ne komisionin e kongresit te Manastirit nga ku caktohet edhe alfabeti shqiptar i gjuhes shqipe.Eshte graduar dhe dekoruar nga shume shtete te Evropes, dhe ka marre pjese ne shume konferenca te ndryshme politiko-shoqerore.Veprimtaria e tij letrare eshte shume e gjere, duke renditur ketu: satiren, liriken, dramen, lirika, dhe perkthime .Vdiq me 30 dhjetor 1940. Disa nga shkrimet me te njohurat jane:

    1.Lahuta e Malcis

    2.Mrizi i Zanave

    3.Vallja e Parrizit

    4.Anzat e Panasit

    5.Pika e Voeset

    6.Gomari i Babatasit

    7.Traqollja e Ballkanit etj.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #42
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Njė varr pėr tė vėrtetėn e eshtrave tė Gjergj Fishtės.

    Nga Irhan Jubica ("Milosao")


    Pikėpyetje, shumė pikėpyetje?

    A janė hedhur me tė vėrtetė nė Drin eshtrat e Gjergj Fishtės?

    A mos kjo histori ėshtė mė shumė njė legjendė, qė pėr shkak tė ndjeshmėrisė sė publikut, rezultoi mė funksionale se ajo letrarja e vitit 1963, me protagonistė njė gjeneral dhe njė prift?

    A ėshtė e mundur qė i njėjti dėshmitar tė ketė qenė i pranishėm edhe kur ėshtė dhunuar varri, qė sipas njė varrmihėsi, ka qenė rreth dy metėr larg pllakės sė mbishkruar, edhe kur janė futur eshtrat nė thes, edhe kur janė ngarkuar nė karro edhe kur karroja ka ecur pėrgjatė qytetit nėpėr njė rrugė rreth 3 km deri nė Drin?

    Drini qarkon njė pjesė tė mirė tė Shkodrės, ndaj nė ē’vend janė hedhur nė Drin? Nė ē’datė? Nė ē’orė? Kush tjetėr ishte dėshmitar? Cilėt ishin varrmihėsit? Po karrocieri? A e dinin varrmihėsit se pėr ēfarė po gėrrmonin? Po karrocieri, a e dinte se ēfarė po hidhte nė lumė? Kush i urdhėroi tė gjithė kėta njerėz? Po sikur eshtrat e Fishtės tė mos jenė hedhur fare nė lumė, por tė jenė fshehur diku tjetėr?

    Pse nuk i janė pėrgjigjur kėtyre pyetjeve asnjė nga franēeskanėt qė shkruan historinė e atij Kuvendi tė famshėm? Pse nuk ėshtė shpallur njė kėrkim zyrtar i pjesės tjetėr tė eshtrave? A ėshtė e vėrtetė se lufta ndaj besimit nė Shqipėri, mė sė shumti ishte luftė kundėr katolicizmit (dhe myslimanizmit), e udhėzuar apo frymėzuar nga ortodoksia sllave pėr shkak ndoshta tė njė xhelozie tė vjetėr tė tyre ndaj katolikėve shqiptarė, meqenėse edhe numri i klerikėve ortodoksė tė pėrndjekur ėshtė i papėrfillshėm, sidomos nė raport me besimet e tjera?
    Nuk janė pikėpyetjet e vetme qė dalin duke lexuar dėshmitė aq tė pakta e fragmentare tė atyre qė e jetuan atė kohė. Njė pjese tė kėtyre pyetjeve tenton t’i pėrgjigjet ky shkrim, por natyrisht pyetja mė thelbėsore mbetet “Pse?”.

    Jeronimi pėrsėri
    “…U shkatėrruan kishat… Pranė altarėve tė Krishtit u lidhėn kuajt si nė grazhd… Eshtrat e martirėve u nxorėn nga varret”. Fjalėt e pėrkthyesit “Shė Hieronim” ilir tė Biblės nė latinisht, sipas Bogdanit, duket sikur janė shkruar nė vitin 1967, e jo dikund rreth vitit 400 tė mijėvjeēarit tė parė, e ndonėse i referohen dyndjes sė hunėve, gotėve, skithėve e vandalėve nė Ballkan e mė gjerė, e japin mė sė miri tablonė pėrmbyllėse tė luftės sė komunistėve shqiptarė kundėr besimit. Kjo luftė kishte nisur qė nė vitin 1945 me burgosjen, torturat, internimin, pushkatimin e mbi 200 klerikėve, me grabitjen dhe vjedhjen e autorėsisė sė arkivave unikale tė kishave, vlera e tė cilave mė shumė se fetare ishte kulturore e historike shqiptare, me prishjen e 2300 objekteve me vlera arkitekturore tė kultit.
    E pikėrisht nė vitin 1967, plot 1900 vjet mbas 29 qershorit tė kryqėzimit dhe tretjes sė varrit tė apostullit tė Krishtit, Shėn Pjetrit, nė Shqipėri u dhunuan dhe u tretėn eshtrat e Shėn Fishtės, “Apostullit tė Madh tė Shqiptarizmės”, siē e quan Koliqi.
    Nė fakt, pėr faj tė shqiptarėve ose jo, panteonit kurrė tė ngritur tė kombit i mungojnė shumė prej eshtrave tė tė vdekurve tė mėdhej: varri i Gjergj Kastriotit u dhunua prej turqve, pėrpara se trupi i pajetė i Pjetėr Bogdanit tė hidhej nė shesh po prej aziatikėve. (Zef Simoni shkruan se mė 1946, pas torturave, edhe trupi i varur i priftit Mark Gjani iu hodh qenve e kockat u lėshuan nė pėrrua.) As serbėt nuk u mjaftuan vetėm me vrasjen e mbledhėsit tė Kanunit, Shtjefėn Gjeēovi; “L’Osservatore Romano” i 30 janarit 2000 thotė se nė tė njėjtėn mėnyrė u sollėn edhe komunistėt me eshtrat e Jak Serreqit, Lazėr Mjedės, Gaspėr Thaēit, Ernest Cozzit, Bernardin Shllakut e Gjergj Fishtės. Nė shumė shkrime pėrmendet edhe Dedė Gjo’ Luli, pėr tė cilin herė thuhet se ka qenė varrosur pranė Fishtės, e herė nė kapelėn e vogėl, nė tė majtė tė altarit tė Kishės Franēeskane, bashkė me fretėrit e lartpėrmendur, por kjo nuk i pengoi komunistėt ta njihnin hero, edhe pse ia tretėn eshtrat.

    Fjalėt e kohės. Fishta qė s’ėshtė
    7 shkurt 1967. Gazetat “Zėri i Popullit”, “Bashkimi”e “Puna” botojnė fjalimin pesėrfaqesh, nė dukje kundėr burokracisė, qė Enver Hoxha kishte mbajtė njė ditė mė parė nė takimin e zgjeruar tė disa organizatave tė rinisė e Partisė sė Punės. Disa ditė mė vonė, fjalimin e botojnė edhe “Zėri i rinisė”, “Jeta e re” e ēdo gazetė lokale nė vend. Gazetari i KQ tė PPSH-sė Xhelil Gjoni njofton nė “ZP”-nė e 8 shkurtit se gjimnazistėt durrsakė tė “Naim Frashėrit” kanė marrė njė nisėm pėr ta ēliruar vendin prej sė vjetrės e prej fesė. Ky kryeartikull, nė gazetėn mė tė frikshme nė vend, pasohet nga tė tjerė shkrime qė pasqyrojnė entusiazmin e rinisė pėr “dacibaot” qė bllokojnė edhe dyert e kishave e xhamijave. Kinezėria kulturore pėrkrahet nė Durrės nga shkolla “Mujo Ulqinaku”, e mė pas nga i gjithė vendi. Nė artikullin e gjatė “Kotėsia dhe dėmi i paragjykimeve fetare” tė ZP sė 18 marsit, Selami Tabaku, Arif Gashi dhe Gjon Jaku (ky i fundit i akuzuar prej njė bashkėkohėsi si njė ndėr “spiujt e parė tė sigurimit nė Shkodėr, informatori kryesor pėr pjesėn katolike”) akuzojnė Patėr Anton Harapin (qė mė 1944 shkruante: “…pėr fe e atdhe… ky asht besimi e kjo asht Shqipnia qė po na zhduket ndėr duer”), Hafiz Ali Tarin (antizogist, teolog musliman qė kishte mbajtur njė fjalim tė ndjerė nė varrimin e Fishtės) e Sali Myftinė pėr lidhje tė ngushta me pushtuesit. Fishta ėshtė kudo, por nuk pėrmendet askund. Fishta nuk pėrmendet as nė njė shkrim pėr shtypin nė Shkodėr, qė Vehbi Bala boton nė “Jeta e re”, ku ia ka dalė ta pėrjashtojė publicistin Gjergj Fishta nga kontributi i themeltar nė krijimin e drejtimin e “Elcisė sė zemrės s’Jezu Krishtit”, “Zanit tė Shna Ndout” e “Postės sė Shqypnies”, por sidomos tė “Hyllit tė Dritės” pa tė cilin nuk ka as histori tė shtypit shqiptar. Ėshtė koha kur nė faqet e para tė gazetave, nėpėrmjet titujve tė mėdhenj masat e ndėrsyera kėrkonin “t’i djegim”, “t’i shkatėrrojmė” jo vetėm zakonet prapanike dhe mashtrimet e fesė. Njė pėrfaqėsi e lagjes “Kongresi i Pėrmetit” po nė Shkodėr, mė 19 mars i shkruan njė letėr “shokut Enver Hoxha” ku e njofton se xhamijat qė kishin nė lagje po i kthenin nga qendra terri nė institucione kulture. Aksione tė tilla raportoheshin pėrditė nga radioja dhe gazetat, si nė Gjepalaj, Durrės, Tiranė, Roshnik tė Beratit, Kukės etj. E pėr ta mbajtur tė ndezur zjarrin ku do tė digjeshin armiqtė, mė 16 prill Kėshilli i Pėrgjithshėm i Frontit Demokratik tė Shqipėrisė i drejton njė tjetėr thirrje popullit “pėr t’u ngritur mbi tė vjetrėn”.
    Bashkė me fletėrrufetė e panumėrta ku nė emėr tė rinisė kėrkohej ndalimi i fesė, kjo ishte ana e dukshme e asaj qė ndodhi mė 1967, vit qė i parapriu ateizmit zyrtar e qė kulmoi me hapjen nė Shkodėr tė tė vetmit muze ateist nė botė. E padukshmja pjesė e kėtij aisbergu qe fatale pėr shkak se kalonte nga zyrat e Sigurimit tė Shtetit.
    E Sigurimi nuk ka bėrė asnjė fletėrrufe.

    Thash e them ose “bāj e bjer”
    Historia e shkruar pėr herė tė parė nė njė “RD” tė fillimvitit 1991, pėrveē kopjimit nga njėra gazetė nė tjetrėn, do tė qarkullonte si ata gojėdhėnat, vėrtetėsia e tė cilave, pėr shkak se i mvisheshin diktaturės komuniste tė konfirmuar si gjakatare dhe e pashpirt, nuk kėrkonte fakte konkrete, por mjaftohej me njė pusullė anonime. Shumė prej autorėve qė shkruan pėr Fishtėn qysh prej erės sė demokracisė e kėtej, shprehen tė sigurt se ka ndodhur pikėrisht ashtu si shkruante mė 1990, sipas Zef Pllumit, njė anonim nė sallėn e klubit tė rinisė “Heronjtė e Vigut”: Me urdhėr tė Bilal Parrucės, atėkohė kryetar i Komitetit Ekzekutiv si dhe kryetar i Frontit Demokratik tė Shkodrės, eshtrat e Fishtės janė hedhur nė Drin.
    Duket pra, se ky ėshtė kontakti i parė qė jo vetėm Zef Pllumi ka pasur me lajmin pėr zhvarrimin e Fishtės, sepse nė njė shkrim tjetėr, vetė Pllumi pyeste: “A u zbulue ndonjiherė vorri i vėrtetė i Fishtės dhe a u hodhėn nė lum eshtnat e tij? Nuk mund [tė] them kurrgja me siguri”. Kėtė artikull tė rifillimit tė “Hyllit tė Dritės” Pllumi e sjell nė vitin 2001 nė “Franēeskanėt e mėdhaj” dhe e rikonfirmon nė 2006 nė “Histori kurrė e tregueme”, por duke i bashkngjitur njė shkrim ku, n’mes tjerash thuhet: “Kje natė. Simbas nji dishmitari okular, eshtnat e tė vorruemit i nxuerėn gjithė inad e i hodhėn nė Drin.” E mė pas “…zoti Ferdinand Topalli, i cili dishmonte se e kishte pa me sy dikur kah i bajtėn me karro eshtnat e Fishtės pėr me i hjedhė nė Drin” (“Histori kurrė e tregueme”, 2006).
    Ndryshe nga Pllumi qė shkrimeve tė veta u shton nga ndonjė element, por pa e zbuluar tė vėrtetėn, Konrrad Gjolaj, gjithashtu franēeskan dhe i burgosur, nė veprėn e tij tė guximshme “Ēinarėt” (1996) i pėrmend thuajse shkarazi “vorret e pėrdhunueme tė Fishtės, Mjedės…” ndėrsa duke iu referuar vdekjes sė Bernardin Shllakut, hedh dritė mbi vendin e mundshėm tė tretjes sė eshtrave tė Fishtės, kur thotė se Shllaku ishte varrosė nė Kishėn Franēeskane, por “me ‘revolucionin kultural’ edhe eshtnat e Tija u tretėn buzė Drinazės, nė afėrsi tė Bėrdicės, bashkė me eshtnat e vllazėnve tė tjerė t’asaj Kishe”. Ipeshkvi Zef Simoni, nė tė shumėcituarin nė botė “Persekutimi i Kishės Katolike nė Shqipni, nga 1944-1990” (botuar njė vit pas “Martirizimit tė Kishės Katolike Shqiptare 1944–1990”, Tiranė, 1993), e rreshton Fishtėn nė njė listė emrash tė priftėrinjve katolikė qė iu tretėn eshtrat, pa treguar asgjė konkrete se si, ku, kur e kush i ka bėrė kėto krime. Ndėrkaq, me njė akrobaci absurde Dhori Qiriazi arrin tė mos e pėrmendė fare dhunimin e eshtrave tė Fishtės, nė librin e tij “Krishtėrimi nė Shqipėri” qė ndoshta duhej tė kishte kushtimisht shumė tė vėrteta pėr persekutimin e klerit katolik, e posaēėrisht tė varreve tė tyre, si njė ndėr krimet mė barbare tė kryera nga komunizmi. As Kapllan Resuli nė “Fishta dhe tė tjerė” (2001) nuk e pėrmend fare zhvarrimin e Fishtės, pavarėsisht synimit tė librit tė tij. Nė vitin 1992, ndėrsa i jepte pėrgjigje akuzave qė iu patėn bėrė pėr 50 vjet Fishtės, studiuesi fisnik Injac Zamputi nuk ka dashur me sa duket, tė merret me ēėshtjen e eshtrave. Megjithatė, brenda kapakėve tė librit tė tij “Fishta. Koha, njeriu, vepra”, botuesi F. Ferra e merr tė mirėqenė dhunimin e varrit tė Fishtės, kur shkruan “Veprėn e Fishtės nuk arritėn ta zhdukin, si zhdukėn eshtrat e tij”. Natyrisht, libri me dy data “Gjergj Fishta. Jeta dhe vepra” i autorit Vehbi Bala nuk mund tė kishte diēka pėr zhvarrimin e mistershėm tė Fishtės, jo vetėm pėr shkak se nė Fjalorin Enciklopedik Shqiptar tė vitit 1985, ky autor kishte shkruar “tanė tė zezat”, por edhe se lėnda e librit daton shkurt 1961, pra 6 vjet pėrpara natės pa datė tė dhunimit tė varrit.
    Njė autor tjetėr, M. Korēa, nė “Patėr Gjergj Fishta… gjeniu pa varr” edhe pse nuk jep asnjė burim, e nuk citon asnjė dėshmitar, siguron se “ish …edhe njė natė e errėt shkurti kur u pėrdhunua varri. Njė palė eshtra flakeshin nė Dri pėr ta asgjėsuar. … Bilal Parrucėn caktuan qė urdhėrin ta jepte!” Nė kėtė frymė duket se janė hartuar mjaft artikuj. F. Radovani nė “Njė monument nėn dhč” ėshtė i sigurt se “pėrveē franēeskanėve tė tjerė u dhunue vorri i Poetit Kombėtar At Gjergj Fishta dhe … eshtnat… u tretėn.” Edhe njė ndėr studiuesit mė seriozė tė letėrsisė shqipe, Anton N. Berisha nė librin e tij “Vepėr e qenies dhe e qenėsisė sonė”, (Prishtinė 2003), nuk e ndjen tė nevojshme tė citojė asnjė burim kur pohon: “Tėrbimi i kuqalashėve ndaj kėtij krijuesi madhor [Fishtės] dhe veprės sė tij mbėrriti deri nė absurd: ia zhdukėn varrin dhe eshtrat!”. Disa vjersha e skica tė tashme tė realizmit demokratik gjithashtu e marrin tė mirėqenė dhunimin e varrit tė Fishtės, veē me njė tė dėgjuar. Nė fund tė vitit 1996, dy shkrime tė njėpasnjėshme nė RD pėr ceremoninė e rivarrimit tė Fishtės, veē gafave panumėrta nuk ofrojnė asgjė nga e vėrteta; madje njėri prej tyre mund tė konsiderohet i papėrgjegjshėm: mbasi i ka quajtur disa herė eshtrat “mbetje tė tretura tė trupit tė poetit”, A. Malja shkruan mė 29 dhjetor se kisha franēeskane e Shkodrės u prish gjatė vitit 1967 dhe “Me kėtė rast humbėn edhe eshtrat e At Gjergj Fishtės.” Vetėm njė ditė mė parė, I.Seci, nė tė njėjtėn gazetė kishte pėrmendur disa herė se eshtrat e Fishtės ishin tretur nga barbarėt komunistė, por pa dhėnė as mė tė voglin detaj se si ka ndodhur kjo. Aty shkruhet gjithashtu se Fishta ka vdekur me 30 janar e jo dhjetor, se ka vdekur nė vitin 1910 e jo 1940 etj.; gabime tė mundshme teknike.
    Por padyshim, maja mė e lartė e asaj qė mund tė quhet manipulim me ēėshtjen, ėshtė njė libėr i sapobotuar me autor Pjetėr Pepa. Rreth 15 nga 1600 faqet e dyvėllimshit “Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik nė Shqipėri” (2007), i kushtohen kapitullit me titullin “20 mars 1967. Hidhen nė Drin eshtrat e Poetit Kombėtar Padėr Gjergj Fishta”. Mbasi shpall qysh nė titull lajmin, autori duket se pendohet nė rradhėt nė vijim, kur shkruan: “Pėr tė qenė i saktė me historinė, mė duhet tė them qė nuk jam i sigurtė nėse, vėrtet, nė kėtė datė u hodhėn nė Drin eshtrat e Poetit Kombėtar!” Dhe mė pas: “U hodhėn nė Drin e gjithēka pėrfundoi me turp” (v.II, faqe 373). Edhe pse nuk e vė nė dyshim hedhjen e eshtrave nė Drin, autori nuk e gjykon tė nevojshme tė sqarojė lexuesit, por edhe historinė me tė cilėn pretendon tė jetė i saktė, se si ndodhi akti e cilėt ishin aktorėt.

    Nga ta kapėsh
    Ndoshta askush nuk dėshiron ta diskutojė vėrtetėsinė e (f)aktit tė tretjes sė eshtrave tė Gjergj Fishtės, por pas shfletimit tė mijėra faqeve libra e gazeta ėshtė e pamundur t’i rezistosh tundimit pėr tė bėrė pyetjen tjetėr: kur? Ka kaq pak informacion nė qarkullim, dhe koha pėr hapjen e arkivave tė fshehta duket se nuk do tė vijė asnjėherė nė Shqipėri, sa ėshtė thuajse e sigurt se ndoshta pėr shkak tė natyrės sė ēėshtjes, edhe kjo pyetje aq e thjeshtė e joimplikuese “Kur?” mund tė mos marrė kurrė pėrgjigje. Pėr aq kohė sa tė dyja datat e ofruara nuk mbėshteten nė dėshmi apo dokumente, do tė ishte e gabuar tė besohej si kohė e kryerjes sė atij riti hienash qoftė nata e shkurtit, e pretenduar nga M.Korēa, qoftė 20 marsi i pėrgėnjeshtruar nga vetė P.Pepa.

    Nominus svnt odiosa
    Ėshtė mėkat qė Konrrad Gjolaj, ky burrė i dehur prej tė vėrtetės nuk ka shkruar asgjė pėr zhvarrimin e Fishtės, edhe pse tė krijohet pėrshtypja se pikėrisht kjo lėndė pėrbėnte kapitullin qė sikur i ėshtė hequr nė ēastin e fundit librit tė tij “Ēinarėt”, sė fundmi ribotuar nga franēeskanėt “me lejen e tė parit tė fesė”. Megjithatė, boshllėkun qė krijojnė autorėt e tjerė nė veprat e tyre pėr Fishtėn, nė lidhje me pyetjen e rradhės “Kush e dhunoi varrin”, mund ta plotėsojė rrėfimi i jashtėzakonshėm i fratit velipojak Gjolaj, alias Tomė Marku. Njė ndėr kapitujt e kėtij libri tė panderuar me asnjė “Pendė” prej MTKRS e madje jo fort tė pėlqyer nėpėr Shkodėr e gjetkė pėr tė vėrtetat therėse, ėshtė ai kushtuar mėsuesit tė tij, njėrit prej dy priftėrinjve gjermanė tė pushkatuar nė Shkodėr mė 1946: Alfons Trackit. Pėrpara kėtij kapitulli, vjershat e kėngėt e panumėrta kushtuar mėsueve janė tė vogla, por le tė kthehemi nė ēėshtje. Faqe pas faqeje, duke paraqitur gjendjen e klerit katolik qysh prej vitit 1945, At Gjolaj nuk heziton tė japė njė mori emrash tė atyre qė ishin protagonistėt e sulmit mbi besimin, sulm qė nuk u ndal me vdekjen. Viti 1967 nuk ėshtė dhe aq i largėt, ndaj paraqitja e emrave tė mėposhtėm mund t’ia kthejė kujtesėn atyre qė dinė diēka pėr kėtė ngjarje tė errėt. Gjithmonė duke cituar At Konrrad Gjolajn nga libri i tij “Ēinarėt” (1996), konstatojmė se: Misto Treska, Kolė Jakova, Rasim Guri, Gjovalin Luka, Irakli Bozo, Tonin Jakova, Gjon Bushati, Muhamet Oruēi, Ahmet Daja, Sadetin Mandija, Ismail Barbullushi, Zija Dibra, Mark Ndoja, Arif Gjyli, Hajdar Delvina, Dulaē Lekiqi, Elez Mesi, Qazim Kapisyzi, Zoj Themeli, Fadil Kapisyzi, Hysni Ndoja, Dul Rrjolli, Lilo Zeneli, Zoj Shkurti, Nesti Kopali, Gjon Prendushi, Ēesk Shoshi, Hys Zaja, Pjetėr Darragjati, Mestan Janiku, Aranit Ēela, Tonin Miloti, Spiro Pane, Gjon Jaku, Rrahman Pėrllaku, Qamil Gavoēi, Gani Dizdari, Ahmet Ēaku, Mahmut Kaja, Shaban Arra, Gaspėr Leci, Martin Margilaj, Gac Mazi, Nuri Llazani, Stavro Frashėri, Ēiril Pistoli, Sabri Hoti, Ethem Barbullushi, Gjon Banushi, Hamit Beqja, Ramiz Alia, Ylvi Dibra, Pjerin Kēira, Gjovalin Mazreku, Zef Bardhoku, Vehbi Ēanga, Luigj Shala, Hulusi Hako, Dilaver Sadikaj, Pjetėr Hasi, Mark Uli, Sadik Rama, Rustem Sykja, Nevzat Haznedari, Ndoc Deda, Vehibe Xhabija, Xhixhi Mazi, Xhuhere Mushani, Satber Jubani, Minire Haxhi, Kasėm Troshani, Xheudet Miloti, Hamdi Ulqinaku, Shyqyri Ēoku, Asllan Lici, Rakip Beqja, Jup Kastrati, Viron Koka, Bik Pepa, Kadrie Kopliku, Marie Vasili, Mita Leka, Bose Marku, Marie Siliqi, Laje Haxhia, Gjylafe Gjylbegu, Jovanka Perja, Violeta Stavri, Adlije Kazazi,Pal Mėlyshi, Xhemal Selimi, Adlije Bushati, Ndreko Rino, Mehmet Shehu, Shefqet Peēi, Faik Kapllani, Skėnder Drini, Tano Banushi, Hasan Smaja, Lin Ēollaku, Nush Baba, Asim Halili, Zef Shohi, Faik Minarolli, Ali Xhunga, Hilmi Seiti, Dhimitėr Shkodrani, Jahe Tefiku, Mustafa Qilimi, Hilmi Hebovija, Loro Beltoja, Xhemal Dini, Angjelin Kumria, Fadil Ymeri, Ramiz Hafizi, Halit Isufi, Fadil Kraja, Jovan Vojushi, Selahedin Cena, Luigj Frangaj, Mikel Prennushi, Musa Kraja, Lin Simoni, Pjetėr Hasi e Mark Tarri ishin njerėzit mė aktivė tė kohės nė krye tė luftės kundėr fesė dhe njerėzve tė fesė.

    Ai pėrmend edhe Ndoc Vasilin, xhakonin e ri, qė mė vonė, sipas tij do tė bėhej bashkėpunėtor i Sigurimit nė futjen e armėve nė Kishė, si dhe disa priftėrinj tė tjerė, tė cilėt mė vonė janė penduar e falur nga eprorėt e kishės. Sipas Gjolajt, detyrat dhe pėrfitimet e secilit ishin tė ndara: njė pjesė ishin spiunė; njė pjesė agjitatorė dhe bėrtitės nė salla gjyqesh kundėr klerit; njė pjesė pėrvetėsuan veprat shkencore nga arkivat e kishave dhe u doktoruan, me studimet e Justin Rrotės, psh.; njė pjesė ishin tė pabesė me miqtė; njė pjesė i kanė lyer duart me gjak duke torturuar pėr vdekje, duke gjymtuar kėmbė, duke ngulur gozhdė nė kafka, apo duke ekzekutuar tė pafajshėm; njė pjesė ndėrmerrnin hetime, ngrinin akuza dhe nėnshkruanin mandate vdekjeje; njė pjesė ishin ordinerė, hajdutė, kriminelė, pėrdhunues; njė pjesė…
    Ėshtė e qartė se pėrderisa bėhet fjalė pėr periudhėn nga vitet 1945 e nė kėtej, pjesa mė e madhe e emrave tė akuzuar prej Gjolajt kanė vazhduar ta udhėheqin deri nė fund luftėn kundėr fesė, pra edhe mbylljen e kishave e tė xhamijave. Ndryshe nga anonimi i dhjetorit 1990 qė citon Zef Pllumi, Konrrad Gjolaj nuk pėrmend emrin e Bilal Parrucės, njė figurė aktive nė jetėn partiake, shoqėrore, madje edhe gazetareske nė Shkodrėn e atyre viteve, por shtimi i kėtij emri nuk pėrjashton mundėsinė qė dhunuesit e varrit tė Fishtės tė jenė disa prej emrave tė lartpėrmendur. Edhe konfirmimi apo hedhja poshtė e kėsaj hipoteze tė mbėshtetur nė fakt, nė njė taban tė qėndrueshėm, i takon gjithashtu tė ardhmes, meqenėse sė tashmes, dėshmitarėt kanė vendosur t’ia mbyllin gojėn.
    Prej kohėsh jo vetėm nė “gazetėn gojore tė Shkodrės” qarkullon njė variant, sipas tė cilit dy burra tė sė njėjtės familje, me tė njėjtin mbiemėr kanė kryer zhvarrimin dhe hedhjen e eshtrave nė Drin. Por kėto dy burra mbajnė mbiemrin e njė prej anėtarėve tė kuvendit tė Shqipėrisė. Pushteti i politikės, jo vetėm nė Shqipėri, ka mbytur tė vėrteta dhe njerėz tė mėdhenj, ndaj pyetjes se a janė emrat e tė akuzuarve nga kjo “gazetė” nė listėn e mėsipėrme, apo ato emra ruhen jo vetėm prej politikės, por ndoshta edhe pėr arsye tė reputacionit tė besimit, mė saktė se askush tjetėr mund t’i pėrgjigjet dėshmitari i vetėm publik i zhvarrimit, F. Topalli, i cili flet nėpėrmjet shkrimit tė dikujt tjetėr, por pa treguar asnjėherė se cili paska qenė ai status i tij kaq i fuqishėm, qė i ka mundėsuar praninė qė nė momentin e dhunimit tė varrit e deri nė hedhjen diku nė Drin tė eshtrave tė Gjergj Fishtės, ndoshta nė njėrėn nga ditėt e para tė prillit tė largėt 1967.
    Po nė kėtė qytet, njė ish-punėtor kėrkon shpėrblim tė majmė pėr tė treguar vendin, ku sipas tij janė fshehur eshtrat e Fishtės, qė ai pretendon se nuk janė hedhur nė Drin. Se sa tė drejtė ka nė pretendimin e vet ky njeri, ndoshta nuk ka pėr t’u mėsuar asnjėherė, jo vetėm se qė prej 16 vjetėsh ai nuk ka gjetur njeri t’ia blejė tė vėrtetėn e tij, por dhe se ky variant ėshtė hedhur nė treg, kohė mė parė nga njerėz me kredibilitet tė dyshimtė e me qėllime aspak tė qarta.

    Kadare viziton varrin e Fishtės

    Nė njėrėn nga ditėt e para tė prillit tė vitit tonė 2007, Ismail Kadare ka vizituar privatisht Kishėn Franēeskane nė Shkodėr. Ndoshta
    ėshtė rastėsi qė kjo vizitė bėhet nė 40-vjetorin e ndalimit tė fesė, kohė qė shėnon edhe dhunimin e varrit tė Gjergj Fishtės, por Kadare mund tė ketė dashur tė pėrkujtojė pikėrisht atė ngjarje me mikun e tij tė ri, Zef Pllumi. Drejtuesi i Bibliotekės sė mrekullueshme Franēeskane, xhakoni Viktor Demaj nuk e mohon ardhjen e Kadaresė te franēeskanėt, por kujdeset qė ta distancojė kishėn, duke e quajtur thjeshtė si “njė vizitė private pėr Atė Zef Pllumin”. Fra Viktori, qė pret tė shugurohet meshtar sivjet, nuk dėshiron tė tregojė asnjė detaj nga vizita, edhe pse dihet se pėrveē shėtitjes nė ambientet e ish-kinema “Punėtorit”, Kadare ka pasur, gjatė ndenjes njėditore, edhe njė drekė tė konsideruar “pune” me disa bashkėpunėtorė tė afėrt tė klerit franēeskan nė Shkodėr, e ndonjė tė ftuar tjetėr.
    Ka zėra qė duke u nisur nga dashuria e re e shkrimtarit Kadare pėr katolicizmin, flasin pėr mundėsinė e konvertimit nė tė krishterė, ashtu siē thuhet se mund tė jetė shndėrruar njė tjetėr lider shqiptar, vite mė parė. Mbėshtetėsit e kėsaj teze e paraqesin kėtė veprim tė mundshėm tė shkrimtarit, si njė sakrificė qė Kadare ėshtė i gatshtėm tė bėjė pėr tė dėshmuar para botės prirjen dhe identitetin perėndimor tė kombit qė pėrfaqėson.
    Pėr motive qė nuk dihen, vizita u mbajt sekret, larg mediave dhe opinionit, por mėsohet se kujdestarėt e kėsaj vizite e kanė dėmtuar karakterin pozitiv tė pelegrinazhit tė Kadaresė nė Kishėn e Fishtės, me ndėrhyrjet tejet tė zellshme pėr tė ruajtur fshehtėsinė. Megjithatė, pėr kėtė vizitė ėshtė folur mjaft nė opinion. Njė pjesė e intelektualėve thonė se “duke njohur karakterin e Kadaresė…” nuk ēuditen, ndėrsa pjesa tjetėr pohon tė drejtėn e individit pėr ndryshim. Vetė Demaj thotė se “Kadare pranoi” faktet, duke u pėrpjekur kėshtu, nga njė pozitė jo fort komode tė ruajė mė shumė se “Nderin e Kombit” Zef Pllumi, vetė Kadarenė, pėr disa qėndrime aspak tė lashta denigruese ndaj figurės sė klerit katolik, e posaēėrisht ndaj Fishtės.

    “Ai qė nuk pendohet, a duhet falė?”
    Por pavarėsisht nga meshtari i ardhshėm, ipeshkvi Zef Simoni mendon ndryshe. Nė “Letėrsia shqipe e pamč ndryshe” autori i mėse njė dyzine librash, pa ia mohuar pėr asnjė ēast talentin shkrimtarit tė njohur, duket sikur i vė ngjitur shprehjen italiane “sprecato”, kur pasi parashtron se “…Shkrimtarėt e realizmit socialist… janė lajkatarė tė regjimit e tė personės sė tij [diktatorit]”, bėhet i drejtpėrdrejtė: “Ismaili e ka mbushė realizmin socialist me qindra vargje e rreshta qė nuk hyjnė nė vlera, sepse kanė lėvdue partinė e kanė rrėzue tė gjitha strukturat e shoqnisė”. “…Njė shkrimtar tjetėr me talent Ismail Kadare, qė do t’ishte nxanės i bindun, tue i ndejtė gatitu diktatorit”, shkruan Simoni duke portretizuar autorin e sulmit mbi Fishtėn. “Kadareja nisė tė bante ndryshime, - vazhdon Simoni duke iu referuar kohės sė tashme, - …i hiqte romanit negativ “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” priftin, korrigjonte disi shkrimet fajtore kundėr Fishtės…”
    Nė njė nga botimet pėr eksport, K. Bihiku duket se bėn historinė kur shkruan: “The most well-known writers of this literature such as Gj. Fishta, V. Prenushi, A. Harapi etc. supported the ideological expansion of Italian fascism, thus, paving the way for the Italian aggression of April 7, 1939”. Pa dyshim qė pėr shkak tė famės dhe pėrgjegjėsisė, vetėm Kadaresė do t’i kujtoheshin qėndrimet mohuese ndaj Fishtės. Kėshtu, nė kohė tė ndryshme Kadare ėshtė kritikuar nga Injac Zamputi, Kapllan Resuli, Kasėm Trebeshina, Petraq Kolevica, Fatos Lubonja, Aurel Plasari etj.
    “Fjala ‘kronikė sterile’, shkruan monsinjor Zef Simoni nė kapitullin “At Gjergj Fishta, maje e letėrsisė kombėtare”, kur flitet pėr “Lahutėn” prej Ismailit asht jo thjesht e gabueme, por randė gabim, fort gabim, tejet e gabueme, ‘tėrėsisht e gabuar.”
    Por ipeshkvi Simoni thotė se “e duem shkrimtarin ma nalt”, e pėr kėtė “Ideali ma i zgjedhuni nė botėn e fajeve, asht ai i pendimit rranjėsuer”, sepse “… ndėr ne, tė gjithė shkrimtarėt… [e] realizmit socialist, … rrijnė si nė nji mėkat tė pafalun…nė kėtė mėnyrė mund tė bahen fytyra … pa ēiltėrsi”.
    Ndėrsa retorika e At Konrrad Gjolaj ėshtė e prerė: “Ai qė nuk rrėfehet, ai nuk pendohet, dhe ai qė nuk pendohet, a duhet falė?”.
    A ėshtė i tė njėjtit mendim edhe At Zef Pllumi? Fra Viktori qeshet, duke shtuar se kjo ėshtė mrekullia e franēeskanėve shqiptarė: njė tolerancė mendimesh tė ndryshme.
    Ndoshta nė kėtė kėndvėshtrim duhet parė kjo vizitė e shkrimtarit nė Kishėn Franēeskane tė Gjuhadolit, e patjetėr edhe nė varrin e Fishtės e nė ata altare, kapela e korridore ku pėrpara se me lindė Kadare, shkelnin sandalet e franēeskanit mė tė madh shqiptar.

    Kush ia bėri varrin Fishtės
    Nė pllakėn pėrkujtimore nė tė majtė tė Kishės Franēeskane shkruhet njė tjetėr datė e rivarrimit tė eshtrave tė Fishtės, nga ajo qė shkruajnė kronikat e pakta tė kohės, tė cituara mė sipėr. Megjithatė, tepėr i ēuditshėm ėshtė fakti se prej 4 nėntorit 1990 tė mbajtjes sė meshės sė ringjalljes nė Rrmaj, ose prej mbrėmjes sė dhjetorit ’90, kur “anonimi” konfirmoi dhunimin e varrit, ose prej vitit 1991 kur u krijua shoqata me emrin e poetit, ose prej vitit 1993 kur Kisha Franēeskane po rikonstruktohej e deri mė 13 nėntor 1995 “mbas dy vjet punimesh kur i erdh radha me u shtrue dyshemeja e kishės me rrasa mermeri”, nuk u bė asnjė pėrpjekje pėr gjetjen e eshtrave tė Gjergj Fishtės. Janė pesė vjet tė gjatė qė nė rrėfimet e disa franēeskanėve qė kanė shkruar me shumė pasion pėr Fishtėn, mbushen me shkrime gazetash. Zef Pllumi thotė se shteti shqiptar “demek-demokratik” e bėri veshin shurdh pėrpara kėrkesės sė tij pėr ndihmė nė gjetjen e varrit qė ai vetė shkruan se ia ka hapė Fishtės, natėn e akullt tė 31 dhjetorit 1940. Por Pllumi, i cili pretendon se lajmin pėr dhunimin e varrit tė Fishtės e mėsoi nga njė “anonim” vetėm nė vitin 1990, nuk thotė se cilat ishin “hienat” qė mund tė silleshin rreth varrit tė Fishtės edhe mbas vitit 1993, kur nė Kishėn, ēelėsat e sė cilės i kishte Cavallini, punohej pėr restaurimin edhe nga dėshmitari i 1967-ės, i mbikqyrur madje nga njė Topall tjetėr, bashkėshorti Tonē i kryeparlamentares sė ardhshme demokrate.
    Edhe pse i noterizuar, procesverbali i gjetjes sė eshtrave duket se ka pėrplasje me tė vėrtetėn, mė sė paku pėr sa i takon datės. Gėrmimet kanė filluar me dt. 13 nėntor, e nė “Franēeskanėt e mėdhaj” shkruhet se “N’e nesre gėrmimet vijuen pėrsėri. U gjet … nji copė nga petku fetar (stola)…” ndėrsa procesverbali qė daton 13 nėntor 1995, e pėrfshin nė listėn e objekteve tė gjetura, edhe stolėn, krahas kockave tė tjera, falangave, karpeve e metakarpeve, ndoshta tė dorės sė majtė tė Fishtės, duke pasur parasysh vendvarrimin.
    Pllumi shkruan se skulptori i monumentit tė vetėm tė Fishtės, Pjerin Kolnikaj, ėshtė edhe autori i projektit tė varrit, tė realizuar me materiale mermeri me shkronja bronzi.
    Pa iu nėnshtruar asnjė analize shkencore, eshtrat e gjetura 2 m nėn dhč, bashkė me protagonistėt qė u grupuan nė njė komision tė posaēėm, pritėn deri mė 1996 pėr tė nderuar kujtimin e poetit, varri i tė cilit i ka kushtuar shtetit 1350 dollarė.

    Duke kėrkuar njė “Pse?”
    Mė kot, Ernest Koliqi, njė vit pėrpara dhunimit tė varrit tė Fishtės, shkruan nga Italia: “Kush dėnon Fishtėn, don t’asgjāsojė frymėn e lidhjes sė Prizrendit, mohon idén qenėsore tė rilindjes shqiptare. Kush don me i a vorrue veprėn nė humnerė tė harresės, kapėrdin faktorėt historikė e gjeografikė qė pėrbājnė arsyen qźnjeje sė nji Shqipnije shqiptare.” Mė vonė, Zef Valentini nuk do tė mjaftohej me habinė pėr vazhdimin e sulmeve, por do t’i kėrkonte “gati zyrtarisht” shtetit shqiptar ta rivlerėsonte Fishtėn, duke u bėrė ndėr tė parėt qė kuptuan arsyet e dėnimit tė poetit: “Si mundet vallė… qė regjimi i Hoxhės dhe i Shehut e kanė dėnuar me ostracizmin mė tė egėr? Ata s’janė aspak as njerėz tė ditur as mendimtarė tė shkėlqyer, por vetėm tė pajisur me nuhatje e dinakėri, cilėsi kėto mėse tė zakonshme nė Shqipėri. E vėrtetė ėshtė se dėshmia e parė e fushatės antifishtjane qe ndikimi i fortė serb nė vitet e para tė regjimit komunist; e kjo kuptohej qartė, poeti i madh kishte luftuar gjithnjė tmerrėsisht synimet ekspansioniste sllave.” (“Popuj dhe misione”,1 Prill 1972).
    Kjo ide e Valentinit pėr sulm mbi Fishtėn pėr llogari tė jugosllavėve, mbėshtetet ndoshta pa dijeni tė kėtij teksti, edhe nga “cėrnagorasi” Kapllan Resuli, i cili nė “Fishta dhe tė tjerė” e akuzon Fishtėn pėr antimalazez e antiserb, duke shkruar: “…[Fishta] impenjohet pėr t’i indoktrinuar shqiptarėt me urrejtje ndaj sllavėve-ortodoksė nė pėrgjithėsi e ndaj cėrnagorasve nė veēanti…”. Pėr ēudi, kjo tezė ishte hedhur mė parė edhe nga Kadareja, te “Ardhja e Migjenit…”, ku autori i “Lahutės sė Malcisė” akuzohet pėr ksenofobi, sidomos drejtuar sllavėve. Nė atė kohė “pėr fat” nuk ishte botuar ende ditari i gruas sė konsullit austiak, gjatė rrethimit tė Shkodrės, von Zambur, ku ajo shkruan: “20 mars 1913, e enjte, … sot pasdreke isha te Marta [familja e kapedanit tė Mirditės Prenkė Bib Doda, Shėnimi im, i.j.], ku takova fratin franēeskan Fishta, i cili u shkreh me tėrė rreptėsi kundėr malazezėve, kundėr barbarizmave tė kėtij shteti qė e mban veten si “komb i civilizuar”, sepse akuzuesit do tė kishin pasur njė “provė” mė shumė. Ndėrkaq, njė tjetėr autor kujton se akuza tė kėtilla ndaj Fishtės janė bėrė qė nė vitet e para tė atij qė quhet “ēlirim” i vendit. Shtypi katolik botėror shkruan se menjėherė pas nėnshkrimit tė njė traktati miqėsie tė Shqipėrisė me Jugosllavinė, “Lahuta e Malcisė” u konsiderua “vepėr antisllave” dhe u ndalua.
    A mund tė thuhet pra, se pėr shkak tė kėtyre akuzave qė i bėheshin Fishtės herė-herė edhe nga shqiptarė, ambasadori ortodoks jugosllav nė Tiranėn e fundviteve ’40 do tė ishte i pranishėm nė pjesėn mė tė madhe tė gjyqeve “tė popullit” kundėr klerikėve katolikė nė Kinema “Rozafat”? Konrad Gjolaj thotė se i ka parė vetė nė pushimet e seancave prokurorėt dhe gjyqtarėt shqiptarė duke pirė kafe me diplomatėt e Titos. Nė njė rast tjetėr, nėpėrmjet njė ish-sekretareje dhe pėrkthyeseje tė Enver Hoxhės, tregohet krenaria e diktatorit shqiptar teksa i raporton ambasadorit jugosllav goditjen pėr vdekje qė i kishte dhėnė katolicizmit nė Shqipėri vrasja e Anton Harapit, por diplomati i kėrkon zhdukjen e Gjon Shllakut pėr rrėnimin e plotė tė franēeskanėve shqiptarė. Sipas porosisė, Shllaku u dėnua me vdekje nė prani tė diplomatit jugosllav, tė cilit Mati Prennushi do t’i drejtohej gjithė neveri: “Heee, … Serb, o serb!” I njėjti diplomat ėshtė i pranishėm edhe nė dėnimin me pushkatim tė Dedė Malajt e burgosjen e disa tė tjerėve.
    Miqėsia me jugosllavėt mori fund, pėr t’u hedhur nė krahėt e njė miku tjetėr sllav: Bashkimit Sovjetik, por pėr Fishtėn gjėrat nuk ndryshuan. Duke iu referuar dashurisė sė gjatė me Kinėn, nė mėnyrė shumė kontradiktore Zef Simoni shkruan se pikėrisht nė kėtė periudhė “nisi tė vlerėsohet Fishta”, kur nė fakt kjo kohė pėrkon me ethet e revolucionit kulturor, pasojė e tė cilit ėshtė edhe dhunimi i varrit tė poetit. Deda, nipi i ish-sekretarit tė Fishtės, Antonin Fishta, qė prehet nė kapelėn nė tė majtė tė altarit tė Kishės Franēeskane nė Shkodėr, nuk kujtohet ta ketė mėsuar atėherė lajmin pėr dhunimin e varrit tė Gjergj Fishtės. Ai mendon se axha i tij, i cili ėshtė njė ndėr klerikėt qė nuk firmosėn Statutin e ofruar nga qeveria pėr ngritjen e njė modeli anglez tė Kishės Katolike Autoqefale Shqiptare tė shkėputur nga Vatikani, siē kishin bėrė myslimanėt dhe ortodoksėt, duke pranuar edhe emėrimet e “kryetarėve tė feve” nga shteti - mund ta ketė ditur pėr Fishtėn, sepse shihej gjithnjė e mė shumė i mėrzitur, derisa edhe vdiq mė 1970, i mbyllur nė vetvete, por “ai nuk fliste me njeri pėr kėto gjana”.
    Megjithatė, duket shumė e ēuditshme qė prosllavizmi i flaktė apo i mbuluar i Tiranės (i akuzuar edhe si shkaktar i lėnies sė Kosovės nėn Jugosllavi pėr 50 vjet), tė ketė vendosur fatin e eshtrave tė Gjergj Fishtės, poetit qė vjershėn e parė ia kushtoi njė bashkėkombasi tė Titos “Al Valente Poeta Sign. Silvio Kranjcevic” (1892); priftit qė kishte aq autoritet sa tė ndėrhynte me sukses te Krajl Nikolla duke ia shpėtuar jetėn Mati Prennushit, tė dėnuar me varje nga serbėt pėr ngritjen e flamurit mė 1911 nė Deqiē.

    Pelegrinazhi i munguar
    Qysh prej dhjetorit 1940 kur u shpall si “premtim” e deri mė sot, varri i Fishtės nuk u bė asnjėherė vend pelegrinazhi, si varri i Hygoit, Kafkės. Herė-herė duket se kjo nuk ka ndodhur pėr shkak tė mungesės sė publicitetit tė kėsaj ideje, por nuk janė rastet qė kanė munguar. Fra Viktori e pranon se “krejt pak” njerėz kujtohen tė kthejnė te Fishta kur hyjnė nė Kishėn Franēeskane, e ndėrsa numri i njerėzve qė mund tė vijnė enkas pėr varrin e poetit ėshtė edhe mė i pakėt. Ndoshta njerėzve ua bllokon rrugėn mjegulla e misterit tė pakuptimtė pėr fatin e eshtrave e tė autorėve tė kėtij krimi, mjegull qė nuk davaritet, por veē shtyhet tash 15 vjet nga njėri rrėfim nė tjetrin, i njerėzve besnikė tė aleancės sė heshtjes. Nė mos nė letėr, nė arkivat e gjalla tė franēeskanėve pa diskutim janė tė fotografuara tė gjitha detajet dhe protagonistėt e ndodhisė qė megjithatė, implikon dhe vė nė dyshim edhe moralin e shtetit shqiptar, si palė qė duhet tė kishte ofruar hapjen e hetimeve zyrtare. Nuk dihet nėse ndonjė pėrpjekje e tillė nuk i ėshtė pėrkrahur shtetit, e as se ndoshta 40 vjet mbas dhunimit tė pėrgjithshėm tė fesė, sot Kisha ėshtė e mjaftuar me marrjen o zgjerimin e disa pronave, me ndonjė ftesė nga politika e tė njėjtit shtet qė ende nuk ka lypė ndjesė pėr rrėnimin e institucionit tė besimit te shqiptarėt, ashtu si kanė bėrė Gjermania pas Luftės sė Dytė, apo Gjon Pali II nė emėr tė Vatikanit pėr Kryqėzatat, e sė fundi edhe serbi Tadiē pėr kroatėt. Nuk mund tė dihet as nėse ndėrhyrja pėr t’i dhėnė Zef Pllumit tė gjithė titujt zyrtarė ėshtė dirigjuar pėr tė larė tė mėkatet ndaj Fishtės, por Zef Pllumi nuk ėshtė Gjergj Fishta. Suksesi i protagonizmit absolut tė Fishtės nė shumė fusha, me siguri qė meriton mė shumė se barazvlerėsimi me shpikėsin e viagrės.
    Por ndoshta problemi kėsaj here quhet pozicionim i palėve: prej rrėfimeve tė deritashme pėr eshtrat e Fishtės, mėsohet se llogorja e dėshmitarėve ėshtė e zėnė. Duhet njė palė tjetėr si e akuzuar. Pėr kėtė duhet pritur sa tė zbardhė, e mandej mund tė shihet se kush ėshtė nė llogoren pėrballė; por meqė terri informativ rreth kėtij fakti mund tė zgjasė, mbetet tė besohet se armiku mund tė mos mėsohet asnjėherė.
    Ose se nuk ka pasur kurrė llogore tjetėr.

    Gazeta Java
    "Carpe Diem"

  3. #43
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Lexo "Gomari i Babatasit" dhe e gjen ndoshta veten aty. Kjo per ty me lart.

    http://www.proletari.com/arkiva/biog...jergj-fishtes/
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #44
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria



    Besimi dhe kombėsia nė njė vepėr

    tė pabotuar tė At Gjergj Fishtės



    Shkruan: Shaban Sinani - Tiranė, 07. 06. 2009

    "Lahuta e Malcise"part I.


    At Gjergj Fishta: Lahuta e Malcise




    Vetėdija kombėtare dhe vetėdija fetare, lidhjet e kushtėzimet midis tyre, kanė qenė njė shqetėsim parėsor gjatė dy shekujve tė fundmė nė historinė e lėvizjeve tė mendimit shqiptar. Gjatė Rilindjes Kombėtare pėr herė tė parė u krijua njė ideologji homogjene, njė zhvillim historik-kulturor konvergjent, me njė program kombėtar pėrbashkues. Pikėrisht kjo bėnte qė cilėsitė heterogjene tė botės shqiptare, midis tė cilave besimi, tė fitonin vėmendje kritike vetėm pas themelimit tė shtetit shqiptar. Prej fillimit tė shekullit tė 20-tė slogani i Pashko Vasės “Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria” vazhdoi tė jetė i ngulitur, por jo gjithaq i pushtetshėm dhe i padiskutueshėm sa nė periudhėn romantike. I pari qė pati shprehur pikėpamjen se shqiptarėt mund t’i bashkoheshin mėnyrės europiane tė tė menduarit dhe tė jetesės duke u kthyer nė fenė e tė parėve ishte Faik Konitza. Sė njėjtės ide i qe pėrmbajtur edhe G. Schiro-i. Pėr kėto ide tė dy u qortuan nga njė kohė historike nė tjetrėn dhe madje edhe sot vazhdojnė tė qortohen. Franēeskanėt shqiptarė, duke pasur njė mjedis kulturor tė pėrbashkėt, njė kryeqendėr veprimi (Shkodrėn), njė tribunė shprehjeje (“Hyllin e Dritės”), njė mjeshtėr pėrmes tė cilit mund tė identifikoheshin (At Gjergj Fishtėn), dhe njė slogan qė u shėrbente si devizė (“Fe e Atme”), arritėn deri tek krijimi i lėvizjeje dhe shkolle mendimi dhe u bėnė faktor verifikues i raporteve besim - vetėdije kombėtare nė kushtet e reja.

    Dorėshkrimnė AQSHi



    Pėrveēse nė vepra letrare, slogani i franceskanėve ėshtė shprehur nė formėn e njė traktati ideologjik, filozofik dhe teologjik prej At Gjergj Fishtės. Dokumenti titullohet nė origjinal “Questione nazionale e questione catholica” dhe ruhet nė AQSH. Autori nisi ta shkruante nė vitin 1914 dhe duket se e ka quajtur njė vepėr tė mbaruar nė vitin 1924. Dorėshkrimi pėrmban rreth 30 faqe tekst autograf, mbi tė cilin vetė autori herė pas here ka bėrė ndryshime dhe saktėsime. Teksti bazė ėshtė shkruar me sa duket brenda njė kohe tė shkurtėr, brenda tė njėjtit kontekst historik-kulturor. Eshtė shkruar tėrėsisht me njė kaligrafi mjeshtėrore, shprehje e qetėsisė, maturisė dhe e bindjes sė autorit nė ēka po shkruante. Asnjė shenjė shqetėsimi psikologjik nuk vėrehet nė sizmografinė e shkrimit. Mbiteksti, qė ėshtė i sė njėjtės dorė, ėshtė nė formėn e anėshkrimeve, shtesave dhe rrallė edhe tė qortimeve. Mbiteksti duket se ėshtė ndėrkohor, ēka mund tė merret si provė se At Gjergj Fishta e ka rimarrė disa herė nė duar studimin e tij. Sa i takon mbitekstit, ky shpreh njė gjendje psikologjike mė pak tė qetė. Dorėshkrimi ėshtė i njė formati mė tė madh se letra e pėrmasave zyrtare, me fletė tė numėrtuara recto e verso nga vetė autori. Eshtė letėr e vijėzuar dhe e mbushur me tekst edhe nė bardhėsitė e lėna si tė tilla nė fillim prej tij. Pėrveēse nga autori i kėsaj trajtese, dorėshkrimi ėshtė pėrmendur edhe nga prof. Ali Xhiku, nė studimin e tij “Letėrsia shqipe si polifoni”, pėr aq sa ka qenė nė interesin e atij studimi, kryesisht pėr verifikimin e pėrmbajtjes sė besojmės (kredos) poetike tė Fishtės, tė shprehur nė sintagmėn e pandashme “Fe e Atme”. Nė tė vėrtetė dėshmohet se teksti ėshtė kėshilluar edhe nga studiues tė tjerė, vendės dhe tė huaj, por ndaj tij ėshtė mbajtur heshtje, heshtje nė tri periudha historike: para dhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, si dhe nė dy dekadat e fundme. Dorėshkrimi ruhet nė AQSH dhe ka signaturėn: Fondi 17, dosja 18, pa vit; qė i pėrgjigjet fondit nominal tė Gjergj Fishtės. Nė pėrpunimin arkivistik ėshtė cilėsuar “veprimtari krijuese” dhe ruhet bashkė me dorėshkrimet e krijimtarisė.



    Relacion pėr Pontifikatin



    Duke u nisur prej gjuhės nė tė cilėn ėshtė shkruar, italishtes, mund tė mendohet se At Gjergj Fishta e shkroi kėtė tekst si njė relacion pėr Pontifikatin, pėr tė bėrė tė njohur gjendjen demofetare nė Shqipėri menjėherė pas formimit tė shtetit shqiptar. Nė fakt, dorėshkrimi i pėrmban tė gjitha cilėsitė e njė relacioni: pėrshkrimin realist tė gjendjes, parashikimin e asaj qė mund tė ndodhė me shqiptarėt pas ndarjes nga ish-perandoria osmane dhe disa kėshillime se si mund tė faktorizohet katolicizmi pėr tė rikthyer autoritetin e vet nė Ballkan si nė periudhėn paraosmane e njėherėsh si mund t’u vlejė shqiptarėve kjo situatė e re pėr tė europeizuar mendimin, orientimin dhe kulturėn e tyre.
    Mirėpo nuk ėshtė e sigurt nėse At Gjergj Fishta e nisi kėtė punė me konceptin e njė relacioni. Prof. Ali Xhiku, nė studimin e tij, e quan “memorandum”, dhe nuk pėrjashtohet tė ketė qenė vėrtet i tillė, njė kujtesė pėr Lidhjen e Kombeve, e cila ēėshtjen shqiptare ia delegoi Konferencės sė Ambasadorėve dhe kjo e fundit i njohu disa tė drejta protektorati Italisė mbi Shqipėrinė, tė shenjuara mbi njė dokument pikash tashmė tė botuar nga studiuesit e historisė, sipas tė cilave Italia do tė ishte garante e sigurisė sė jashtme tė Shqipėrisė, mbrojtėse e sovranitetit tė brendshėm tė saj, kontrolluese e sigurisė sė qeverisjes - ēka shkaktoi njė refuzim kategorik tė vendeve ballkanike, deri nė atė shkallė sa Shqipėria tė shpallej njė territor ekstraballkanik dhe tė mos ftohej nė konferencat e federimit tė rajonit. Ka njė lidhje logjike mes dy fakteve: pėrderisa Roma e kishte kėtė paketė privilegjesh ndėrkombėtare mbi Shqipėrinė, nuk ishte e tepėrt qė t’i bėhej njė pėrkujtesė qė edhe faktori fetar mund tė mbahej nė konsderatė nė gjithė veprimin e saj.
    Pėrpjekjes sonė pėr tė provuar nėse ky dokument iu pėrcoll ndonjė instance apo zyre: Selisė sė Shenjtė si relacion apo Lidhjes sė Kombeve si memorandum, nuk i janė pėrgjigjur fakte dėshmuese bindėse. Por ngurrimi i autorit pėr ta botuar shqip, duke i pasur tė gjitha mundėsitė, shkon kundėr kėtij arsyetimi: duket se ai nuk i drejtohej njeriut shqiptar. Fishta ishte klerik, ndryshe nga Konitza dhe Schiro, qė si njerėz laikė mund tė futeshin mė me vėshtirėsi nė rrethin e keqkuptimit tė qėllimshėm, nėse i referohemi asaj shkalle tolerance qė shpėrfaqej nė atė kohė nė vijim tė romantizmit homogjenizues. E vėrteta ėshtė se 7-8 dekada mė vonė, nė truallin e njė popullsie tė ardhur prej ateizmit, idetė e rikrishtėrimit vunė nė qendėr tė goditjes edhe shkrimtarin I. Kadare.



    Njė traktat?



    Pėr tė gjitha kėto arsye jemi tė prirur ta trajtojmė kėtė dorėshkrim si njė traktat historik-filozofik pėr raportin midis kombėsisė dhe besimit tek shqiptarėt. Pėrse ėshtė njė traktat? Para sė gjithash sepse problemet shtrohen nė mėnyrė parimore dhe zgjidhjet propozohen nė mėnyrė paradigmatike. Nė studimin e tij Fishta nė krye pėrshkruan ndėrkohėsisht dhe bashkėkohėsisht gjendjen demofetare nė Shqipėri, mė saktė nė gjithė hapėsirėn shqiptare, duke pėrfshirė edhe Kosovėn. Ai e sheh ardhjen e besimeve alternative nė Ballkan si njė dukuri historike, gjė qė i pėrgjigjet sė vėrtetės. Jo vetėm si njė dukuri historike, por edhe si njė kushtėzim politik e gjeopolitik. Megjithėse nė Librin e Shenjtė tė besimtarėve islamė njė prej nyjave themelore ėshtė se “nė fe nuk ka me zor”, pėrvoja historike provon se perandoritė e mėdha, sidomos perandoritė teokratike, sikurse ishte dhe ish-perandoria osmane, pėrmes sistemit tė privilegjeve dhe tė pragmatizmit fiskal (qė e shpreh shumė qartė sintagma “dy pėr njė” pėr tė krishterėt) gjithnjė kanė dashur ta homogjenizojnė popullatėn shumėgjuhėshe, shumėkombėshe dhe shumėracėshe me anė tė fesė dhe besimit. Pikėpamja e Fishtės ėshtė se besimi i ri ndėr shqiptarėt me traditė krishtėrimi prej kohėrave apostolike ėshtė i cekėt dhe se shkėputja e lidhjeve tė faltoreve muslimane me kalifatin, apo pavarėsia e xhamisė sė besimtarėve shqiptarė, e shpallur nė vitin 1923, do tė favorizojė rikrishtėrimin masiv tė popullatės. Sipas parashikimit tė Fishtės, kjo do tė ndodhė “brenda dy, tė shumtėn tre brezave”, sepse bashkatdhetarėt e tij “nuk mund tė qendrojnė tė patundur” edhe mė tej. Pavarėsia e Shqipėrisė, sipas mendimit tė Fishtės, e favorizon veprimin katolik nė vend, dhe kjo do tė mundėsojė jo vetėm njė shpėrfaqje tė vetėdijes zanafillėse europiane tė popullit shqiptar, por edhe homogjenizimin e tij tėrėsor, sepse tė njėjtin proces do ta ndjekin edhe rreth 800 mijė shqiptarė muslimanė nė Jugosllavi, tė cilėt, tė shkėputur prej khalifatit dhe tė papajtueshmėm me skizmatikėt serbė, me siguri dhe “me ndihmėn e Zotit”, do tė gjejnė si rrugėn mė tė menēme bashkimin me rrjedhat besimtare tė vėllezėrve tė tyre nė Shqipėrinė e pavarur. Mendimi i Fishtės shkon edhe mė tej. Ai parasheh edhe riungjillizimin e boshnjakėve dhe nuk e pėrjashton njė veprim katolik me karakter strategjik qė pėrshkon gjithė Ballkanin, deri nė qendrėn e krishtėrimit tė ritualit bizantin. Nė vijė logjike kjo pajtohet me qendrimin qė mbajti Selia e Shenjtė nė vendimmarrjen ndėrkombėtare pėr caktimin e kufijve tė Turqisė kemaliste-republikane, duke luajtur njė rol pėrcaktues, pėr shumėkėnd tė pakuptueshėm, qė Konstantinopoja dhe rrethinat, bashkė me Selinė e Patriarkanės sė Stambollit, t’i mbeteshin asaj si territor. Nė dorėshkrimin e Fishtės, nė mėnyrė traktative, kėshillohet se si duhet tė jetė veprimi katolik jo vetėm midis popullsive muslimane nė Shqipėri e nė Ballkan, por edhe midis tė krishterėve tė “vijės sė gabuar”, duke pėrthirrur njė ndėrmarrje me karakter gjeofetar, gjeostrategjik dhe gjeopolitik, si pikėnisje e sė cilės mund tė shėrbente Shqipėria, si vendi i besimeve tė mbishtresuara. Fishta madje nuk mungon tė evokojė aksione tė ngjashme nė rrjedhat e historisė qė kanė ndjekur drejtimin prej Europės drejt Lindjes, duke pėrfshirė bėmat e Aleksandrit tė madh dhe ekspeditat e tij deri ne Lindjen e Largme, si njė inkurajim pėr veprime tė ngjashme bashkėkohore. Por a ishte ky traktat, i njohur edhe me titullin “I cattolici e la questione albanese”, nė mėnyrė tė thjeshtuar, shprehje e njė ėndrre besimtare tė At Gjergj Fishtės? Shumė argumente tė ēojnė drejt pėrfundimit se brenda frymės sė dorėshkrimit gjendet jo vetėm prelati i njė rendi kishtar, por edhe mendimtari laik shqiptar.



    Rikrishtėrimi



    Pėrkufizimi terminologjik si traktat ka tė bėjė me vlerėsimin pėrmbajtėsor tė tekstit dhe nuk e pėrjashton funksionin e relacionit dhe tė memorandumit. Fryma e pėrgjithshme e kėshillimit apo porosisė sė autorit ėshtė gati-gati si njė “provokim politik” drejtuar Selisė sė Shenjtė, pėr tė rritur vėmendjen e saj ndaj Shqipėrisė si e tėrė, pavarėsisht prej pėrbėrjes heterogjene fetare (dhe jo vetėm pėr pjesėn e tė krishterėve romanė). Nė themel tė kėtij traktati qendron ideja se Shqipėria, Ballkanet dhe popujt e tyre, duke qenė historikisht tė krishtėruar shumė herėt, mund tė rikthehen nė rrugėn e zhvillimit europian pėrmes njė veprimi fetar rikrishtėrues. Kjo mund tė lexohet si njė thirrje drejtuar Pontifikatit qė tė mos mjaftohet me dėrgimin e vizitatorėve apostolikė dhe tė misionarėve tė tjerė nė atė pjesė tė vogėl tė Shqipėrisė qė kishte popullsi tė krishtėrimit roman, por ta shihte gjithė popullatėn shqiptare si potencialisht tė krishterė dhe tė rriste interesimin e saj pėr gjithė territorin shqiptar. Nuk ishte vetėm Fishta qė mendonte se Shqipėria e viteve dhe dekadave tė para tė pavarėsisė nuk mund tė bėnte pėrpara pa mbėshtetjen e njė fuqie tė madhe. Qysh nė vitin 1892 Crispi pati pėrgatitur njė dossier nė formėn e platformės politike dhe gjeopolitike pėr tė bindur shtetin italian qė tė merrte pėrsipėr protektoratin mbi njė Shqipėri tė ardhme tė pavarur, duke llogaritur jo vetėm kundėrveprimin osman, por edhe ambiciet dhe xhelozinė austro-hungareze, platformė qė edhe sot e kėsaj dite gjendet nė kushte rezervimi. Disa prej nyjave themelore tė kėtij traktati janė aktualizuar nė debatet e dy dekadave tė fundme pėr identitetin e shqiptarėve (I. Kadare, R. Qosje, K. Frashėri e tė tjerė).



    Teza themelore



    Teza themelore e kėtij traktati ėshtė se krishtėrimi roman ka qenė besimi autokton i ilirėve dhe shqiptarėve, i bullgarėve dhe i njė pjese tė madhe tė sllavėve. Me shembjen e ish-perandorisė osmane Ballkanet duhej tė ndaheshin jo vetėm politikisht, por edhe nga ana fetare, prej “dukurisė sė ardhur”. Autori mendon njė aksion rikrishtėrimi jo vetėm tė muslimanėve, por edhe tė skizmatikėve, duke iu referuar “fesė sė parė”, “atdheut tė parė”. Traktati nė thelb ėshtė vijim i mitit tė prejardhjes, qė u formua qysh gjatė Rilindjes Kombėtare. Sipas Fishtės, duhet tė ketė njė veprim katolik nė vijė horizontale, mes pėr mes Ballkanit, pėr tė rivendosur ekuilibret tradicionalė tė historisė, nė emėr tė besimit autokton, si pjesė e mitit tė autoktonisė qė qe shqiptuar qysh nė periudhėn rilindėse. Ai mendon se krishtėrimi perėndimor dhe nė radhė tė parė Roma e Selia e Shenjtė nuk duhet tė kenė dy shkallė vėmendjeje pėr shqiptarėt: njė pėr tė krishterėt romanė dhe njė pėr tė tjerėt, por vetėm njė shkallė tė pėrgjithshme e tė njėsuar, sepse shqiptarėt potencialisht janė qė tė gjithė tė krishterė, ose mund tė bėhen tė tillė.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #45
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Po i madh eshte Gjergj Fishta ate e kemi si Gjergj Kastriotin e II

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anėtarėsuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Teme e qelluar per nje figure te madhe kombetare.
    Me vjene mire per te gjitha keto te dhena qe i keni pasqyuar per jeten dhe veprimtarin e Gjergj Fishtes.
    Do ti lexoja me kenaqesi edhe shkrimet e tjera nese ka per Gjergj Fishten.
    Kjo me bene ta adhuroje edhe me shume Forumin Shqiptar.
    Lahuten e Malsise edhe njeqind here ta lexosh nuk ngopesh dhe e kerkon prap ta lexosh,ky eshte Fishta yne.
    Ju pershendes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga firaku : 09-06-2009 mė 16:23

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Vasko Pasha dhe Gjergj Fishta jan amrmiqet e perbetum te shqipetareve te komunitetit musliman.Intelektualet e sodit Kosovare jane shtabi i posaqem i luftes se msheft kunder bindjeve dhe besimeve Islame tek shqipetaret me fe Islame.Ton keta Intelektualet Kosovare thiren ne shkrimet e tyre ne fene e te pareve shqipetare....por kote e kan...vetem po mashtrohen.Dej sa Llapi dhe Drenica e majne Ramazanin dhe e festojne Bajramin, keta Intelektualet vetem munden mi fry ballonit i cili ne funde atyre do te u kerset ne fytyre.Prej intelektualeve eshte i vetmi Rexhep Qosja qe e ka verejte kampanjen qe eshte ngrit kunder muslimaneve shqipetare ne krye me Ismajl Kadaren.

  8. #48
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    256
    cfar nderi more

    ara jane turpi i kombit

    ata kane luftuar krah per krah me sllavet kundert muslimaneve

    vete emri te tregon se kush ka qene ky

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Burreli1924
    Anėtarėsuar
    05-06-2009
    Postime
    86
    Citim Postuar mė parė nga &Mitrovicalia& Lexo Postimin
    Vasko Pasha dhe Gjergj Fishta jan amrmiqet e perbetum te shqipetareve te komunitetit musliman.Intelektualet e sodit Kosovare jane shtabi i posaqem i luftes se msheft kunder bindjeve dhe besimeve Islame tek shqipetaret me fe Islame.Ton keta Intelektualet Kosovare thiren ne shkrimet e tyre ne fene e te pareve shqipetare....por kote e kan...vetem po mashtrohen.Dej sa Llapi dhe Drenica e majne Ramazanin dhe e festojne Bajramin, keta Intelektualet vetem munden mi fry ballonit i cili ne funde atyre do te u kerset ne fytyre.Prej intelektualeve eshte i vetmi Rexhep Qosja qe e ka verejte kampanjen qe eshte ngrit kunder muslimaneve shqipetare ne krye me Ismajl Kadaren.
    ------------------------------------------------------------------------------------------------
    Mitrovicali,,

    Gjergj Fishta ka qene intelektuali dhe patrioti me i madh katolik i 100 vjecarit te fundit,,
    ne shkrimet e ketij kolosi te madh te letersise shqipe nuk gjejme asnje ambicje kundra myslimaneve shqiptar, perkundrazi ai i mbron myslimanet shqiptar njesoj si katoliket , apo ortodokset.

    Pashko Vasa patriot i madh dhe i flakte dhe mbrojtesi me i vendosur i ceshtjes kombetare..

    une po habitem se si ti i vlereson dy figurat me te mira te komunitetit katolik ne kete menyre, dhe une jam mysliman por ndjehem krenar per keto dy bura te medhej te kombit..

    eshte turp per ne myslimanet nese ofendojme keto figura vetem se jan katolik,


    te flasim drejt dhe qarte, pa mbivleresime,,pa urretje, dhe te qortojme te keqen e cilit do qofte ajo.
    Me mire jeto nje dite si Luan,
    se 100 vjet Lepur.

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga &Mitrovicalia& Lexo Postimin
    Vasko Pasha dhe Gjergj Fishta jan amrmiqet e perbetum te shqipetareve te komunitetit musliman.Intelektualet e sodit Kosovare jane shtabi i posaqem i luftes se msheft kunder bindjeve dhe besimeve Islame tek shqipetaret me fe Islame.Ton keta Intelektualet Kosovare thiren ne shkrimet e tyre ne fene e te pareve shqipetare....por kote e kan...vetem po mashtrohen.Dej sa Llapi dhe Drenica e majne Ramazanin dhe e festojne Bajramin, keta Intelektualet vetem munden mi fry ballonit i cili ne funde atyre do te u kerset ne fytyre.Prej intelektualeve eshte i vetmi Rexhep Qosja qe e ka verejte kampanjen qe eshte ngrit kunder muslimaneve shqipetare ne krye me Ismajl Kadaren.
    ēa ke lexu ti prej fishtes e pashko vases qi t'ka ba me njerre ket konkluzion? apo se kshtu iu peqen iu talebanve?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga puroshkodran : 14-06-2009 mė 15:45

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2008
    Postime
    171
    Citim Postuar mė parė nga &Mitrovicalia& Lexo Postimin
    Vasko Pasha dhe Gjergj Fishta jan amrmiqet e perbetum te shqipetareve te komunitetit musliman.Intelektualet e sodit Kosovare jane shtabi i posaqem i luftes se msheft kunder bindjeve dhe besimeve Islame tek shqipetaret me fe Islame.Ton keta Intelektualet Kosovare thiren ne shkrimet e tyre ne fene e te pareve shqipetare....por kote e kan...vetem po mashtrohen.Dej sa Llapi dhe Drenica e majne Ramazanin dhe e festojne Bajramin, keta Intelektualet vetem munden mi fry ballonit i cili ne funde atyre do te u kerset ne fytyre.Prej intelektualeve eshte i vetmi Rexhep Qosja qe e ka verejte kampanjen qe eshte ngrit kunder muslimaneve shqipetare ne krye me Ismajl Kadaren.
    I nderuari, mitrovicas
    Nuk ėshtė mirė tė ngutesh dhe tė konkludosh kėshtu. Delja qė ndahet e ha ujku, ka thene qemoti populli. pashko vasa dhe at gjergj fishta janė nderi dhe krenaria e mbarė shqiptarisė. Kisha preferuar t'i lexosh kėta dy shkrimtarė me vėmendje dhe do tė bindesh qė ke gabim, shumė gabim!

  12. #52
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    O Mitrovica, me dukt se nuk e ke kuptuar fare Pashko Vasen.Ai ska qene antiMysliman, perkunder ka qene nje mysliman i devotshem. Ai ka dashur te thote qe Shqiptaret te lene menjane ndarjet fetare, sepse jane nje KOMB pamvaresisht Fese. Po te lexosh romanin e tij Bardha e Temalit e kupton fare mire se ku e ka ai fjalen.Mos u kap tek dy vargje, por lexo tgjithe poemen.Edhe vete Ali Hafez Korca u bente thirje mysimaneve qe te bashkoheshin me te krishteret shqiptare kunder pushtuesit, qofte turk, grek apo serb.
    Ndersa At Gjergj Fishta eshte frymezim per cdo Shqiptar. Ai ka pasur respektin me te madh per Myslimanet Shqiptare dhe i urente ne kulm te krishteret serbe.Vete Myslimanet e Shkodres kane vajtuar kur ai ndroi jete,sepse ai punoi per KOMBIN dhe jo per fene.
    At Gjergj Fishta eshte frymezuesi i luftes Shqiptare kunder Shkjaut, prandaj komunistet i humben edhe varin.Shiko sesi i thote Evropes Gjergj Fishta :

    Uh Evrope ti kurva e motit
    I re mohit t'drejtes Zotit
    Don me nda tokat e Shqypnise
    Per m knaqe klysht e Rusise.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  13. #53
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Citim Postuar mė parė nga &Mitrovicalia& Lexo Postimin
    Kronike...te lutem kuptom qe ketu je ne gabim, perse?...Kronike, babai i Adem Jasharit e ka kry shkollen "Medrese" dhe ka punu nje kohe neper do fshatra si mesues, ai i ka fal 5vaktet e namazit, ka ngjinu muajin ramazan, ka dhene sadak etj...dhe une tashe ty te vese Kronike...a u kon Shaban Jashari me gjithe familjen e vete musliman shqipetare?...po ka qene...e mbasi ka qene a e flijoi aj jeten e vete dhe jeten e familjes se vete per qeshtjen kombetare , per atdhetarizem siqe thua ti apo aje me gjithe familjen e vete e beri kete flijim per muslimanizem siqe thua ti a?...te lutem me pergigjesh ti ne kete pyetje.Gjergje Fishten sonte e bona kabull me nderu mbasi me penden e vete i ka luftu shkijet dhe turqit si pushtues te tokave shqipetare...por ket Vasko Pashen kurre ama bashe kurre une nuke do te ja fali qat parolle te tij djallezore...."Leni kishat dhe gjamijat se feja e shqipetarit eshte shqipetarija"...jo jo gjamin se lo, dhe se feja ime eshte feja Islame...ndersa shqipetarija eshte perkatesia ime kombetare e kurre FETARE.

    Skom thon te gjithe po shumica,jo gjith muslimanet jan te mire parrolla u kan per mos me na perēa

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e &Mitrovicalia&
    Anėtarėsuar
    19-05-2009
    Postime
    339
    Bel ami...urime...me binde edhe ti per kete Vasko Pashen...Kronike me bindi per Gjergj Fishten ndersa ti me binde per Vashko Pashen...ne rregull ne qoftese ai me kete ka mendu qe vetem perkohsishte te lehet anash feja!!!, atehere ska problem, une e pasna keqekuptu.KRONIKE DHE TI BEL AMI, do te u jem per shum mote mirenjohes qe me ndihmuat qe ta mesoj te verteten e ketyre dy personaliteteve te shquar te kombit.JU FALEMNDERIT NGA ZEMRA.

  15. #55
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,838
    Fishta ishte njėri nga kokat mė kombėtare dhe intelektuale tė kohės dhe ka lėn njė veprimtari qė ka dimensione pėr kohėrat pas tij dhe pas nesh qė jetojmė sot dhe pėr tė ardhmen e pafundt!

    Kili

    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!


    &Mitrovicalia& u binde pėr Vasko Pashėn , sic e morra vesh.
    E drejta jote ėshtė tė jesh fetar , por e drjta e tė tjerėve ėshtė tė jenė shqiptarė!
    Tė pėrshėndes!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

  16. #56
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Postimet jashte teme u fshine. Ju lutem mos devijoni biseden!

    Citim Postuar mė parė nga Bel ami Lexo Postimin
    O Mitrovica, me dukt se nuk e ke kuptuar fare Pashko Vasen.Ai ska qene antiMysliman, perkunder ka qene nje mysliman i devotshem.
    Per sqarim te lexuesve mbi biografine e figurave nacionale, Vasko Pasha vinte nga nje mjedis familiar katolik.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  17. #57
    Nga mjedise familjare kristiane jane edhe 44 veziret e pashallaret shqiptare!

    Te shkretet Pashko Vasa e Gjergj Fishta ku u shkoj puna,te shahen e percmohen nga vete shqiptaret,te cilet ata i deshen ma shume se jeten e tyne!
    Nuk quhet Vasko,Por Vaso!
    Mjeran!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  18. #58
    Kemi ba 1000 postime per Hashim Thaqin,ndersa per Gjergj Fishten vetem 56!
    Injoranc!
    Absurditet!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

  19. #59
    Citim Postuar mė parė nga &Mitrovicalia& Lexo Postimin
    Bel ami...urime...me binde edhe ti per kete Vasko Pashen...Kronike me bindi per Gjergj Fishten ndersa ti me binde per Vashko Pashen...ne rregull ne qoftese ai me kete ka mendu qe vetem perkohsishte te lehet anash feja!!!, atehere ska problem, une e pasna keqekuptu.KRONIKE DHE TI BEL AMI, do te u jem per shum mote mirenjohes qe me ndihmuat qe ta mesoj te verteten e ketyre dy personaliteteve te shquar te kombit.JU FALEMNDERIT NGA ZEMRA.
    Po nese nuk bindeshe ti kujt i plasi. Do te ishte nje ofendim shume i madh per Gjergj Fishten qe t'a vlersonte nje si puna jote. Edhe po t'i thurje lavdi, gjithmone do t'a ofendoje. Por nuk eshte nje rastesi, gjithmone feja islame ka qene kunder intelektualeve shqiptatar. Apo e ke degjuar nga hoxhe krasniqi.....
    Nuk e ke fajin ti, por ata qe te japin mundesi edhe ty te perdoresh teknologjine e te krishtereve.

  20. #60
    Sikur ky prej Mitrovice te lexoje iher "lahuten e malcis" kishte me i ba nji statuj Gjergj Fishtes ne oborrin e shtepise!
    sikur t kisha gja ne dor
    e t u bajsha akullor
    buzt e tuja me shiju
    ne gjoks tandin me piku-Orosh

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  2. Gjergj Fishta... nė vitin 2005
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 03:15
  3. Historia kombtare
    Nga llokumi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-02-2003, 20:51
  4. Gjergj Fishta, per gjuhen dhe shkollen shqipe
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-12-2002, 00:18
  5. Gjergj Kastrioti-Skenderbeu
    Nga Kallmeti nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-08-2002, 14:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •