Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e alproud
    Anëtarësuar
    03-05-2008
    Postime
    292

    Hakerat shqiptarë sulmojnë faqet malazeze

    Gjatë tre ditëve të fundit, faqet e internetit të kompanisë kombëtare malazeze "Monetenegro Airlines" dhe të gazetës me tirazhin më të madh në Mal të Zi, "Vijesti", janë manipuluar nga hakerë shqiptarë

    Hakerët, të cilët prezantohen si "Grupi i hakerëve nga Kosova" dhe "Hakers forever" në webfaqen e kompanisë malazeze të fluturimeve kanë vendosur flamurin shqiptar dhe mesazhe në gjuhën shqipe dhe angleze si: "Shqipëria e Bashkuar", "Qoftë e bekuar toka shqiptare dhe populli i saj, duam bashkimin".

    E përditshmja "Vijesti", e cila ishte e vetmja që ka shkruajtur për sulmin e hakerëve ishte edhe vetë në shënjestër të tyre. I njëjti grup në webfaqen e gazetës me tirazhin më të madh në Mal të Zi ka vendosur flamurin shqiptar, hartën e Kosovës dhe mesazhin në gjuhën angleze " Jam krenar që jam shqiptar", dhe e tëra kjo shoqërohej me tinguj të muzikës shqiptare.

    Kryeredaktori dhe redaktori përgjegjës i "Vijestit", Ljubisha Mitroviq thotë se sulmet e hakerëve nuk kanë prapavijë politike. "Këtë ne e shohim si lojë të hakerëve. Nga kjo nuk ka mbrojtje të qindpërqindtë, asnjë kompani nuk mund të mbrohet nëmënyrë absolute", tha ai.

    Ndërkaq mjeshtri dhe autori i webfaqes së gazetës Vijesti, Andrej Minevski sqaron se për shkak të moskujdesit të administratorit të faqes, hakerët e kanë të lehtë të kryejën punën e vet. "Në thelb ata nuk kanë bërë asgjë të mençur. Ka qenë fjala për fjalëkalime, përshembull kodi identifikues ka qenë Marko e edhe fjalëkalimi ka qenë Marko".

    Ekspertët tregojnë se kompanitë malazeze investojnë shumë pak në sigurinë e prezantimeve të tyre në internet. Përveç kësaj policia malaeze nuk është në gjendje dhe nuk ka kapacitetet e duhura profesionale dhe teknike që të luftojë këtë lloj kriminaliteti.


    24-ORE
    Fali armiqte e tu por asnjehere mos harro emrat e tyre.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    'Itlodeum' world
    Postime
    694
    Fillimi i mbare, gjysma e punes. Le te vazhdojne me faqet serbe e greke nese kane fuqi per kete gje

  3. #3
    Nuk me duket pune me mend dhe aspak tek Ceshtja kombetare si teme. Vetem sa rrisin gjakrat midis shqiptareve dhe sllaveve. Ne nje kohe qe kemi nevoje per qetesi ne Ballkan, rrime e merremi me provokime.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    C'do te thote 'hacker', sipas Peshkut, dhe c'do te thote 'me sukses' - mos do te thote 'brravo, keshtu ju duam?'
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #6
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Ajo faqe nuk kish te bente fare me politiken more hackera, i kushtohej muzikes.
    Nejse keto thjesht sa ngrene lart vlerat e shqiptareve, tashme dhe ne boten muzikore.....
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  7. #7
    i rregjistruar Maska e LaCosTa
    Anëtarësuar
    15-02-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    249
    Nuk i kan sulmuar por i kan hackuar.
    Webfaqe e muzikes rock ''Balkanrock'' ka qen e hackuar nje dite perpara ,kurse Webfaqe e gazetes se perditeshme ''Vijest'' dhe webfaqe e "Monetenegro Airlines" kan qene te hackuar te nesermen dhe ne portal webfaqeve per nje dite te tere kan qene te vendosura flamurat kombetar shqipetar .
    Dashuro Nese Done Te Jetosh,Pastaj Jeto Nese Te Lejon Dashuria

  8. #8
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga LaCosTa Lexo Postimin
    ne portal webfaqeve per nje dite te tere kan qene te vendosura flamurat kombetar shqipetar..,
    ... qe valvitej me krenari te pashoqe ne webfaqe. Me siguri Malazezet jane friguar kur e kane pare Shqiponjen e zeze.

    But the Shqiponja, sitting lonely on that placid bust, spoke only
    That one word, as if her soul in that one word she did outpour.
    Nothing father then she uttered, not a feather then she fluttered,
    Then Shqiponja said, Montenegrins, "nevermore".
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  9. #9
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar më parë nga LaCosTa Lexo Postimin
    Nuk i kan sulmuar por i kan hackuar.
    Webfaqe e muzikes rock ''Balkanrock'' ka qen e hackuar nje dite perpara ,kurse Webfaqe e gazetes se perditeshme ''Vijest'' dhe webfaqe e "Monetenegro Airlines" kan qene te hackuar te nesermen dhe ne portal webfaqeve per nje dite te tere kan qene te vendosura flamurat kombetar shqipetar .
    Postovani, zbog tehnickih problema site trenutno nije dostupan.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  10. #10
    i rregjistruar Maska e LaCosTa
    Anëtarësuar
    15-02-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    249
    Postovani, zbog tehnickih problema site trenutno nije dostupan.
    Ket e kan nxjer te nesermen admin te webfaqes pasi kan pasur probleme teknike .Kurse nje dite me pare ka pasur flamuj kombetar shqipetar.
    Dashuro Nese Done Te Jetosh,Pastaj Jeto Nese Te Lejon Dashuria

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e li00n
    Anëtarësuar
    04-03-2008
    Postime
    32
    Hack nuk dine qka eshte, kjo quhet crack e hack eshte ndryshe prej ketyre qe keni bere ju
    Mendo!

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Citim Postuar më parë nga li00n Lexo Postimin
    Hack nuk dine qka eshte, kjo quhet crack e hack eshte ndryshe prej ketyre qe keni bere ju
    Hack - Crack , eshte diqka e ngjashme, mirpo ne kete rast hackerat nuk bejn deme, kurse crackerat shfarosin qfar i del perpara. Puna eshte se gjith bota i njeh "Hackera"
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Fakti qe gjithe bota i njeh hackera nuk do te thote se jane hackera. Mos harro se shumica e botes eshte e mbushur me idiota. Ose me sakte, pjesa qe mbetet jane inteligjente.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-09-2007
    Postime
    9
    Me falni qe po ju them Kete Gje Mos mA zini per te madhe por ju nuk keni lidhje me hackerizem ,....
    Une jom njeri NGa ata qe e kan hackuar ata te malit te zi e din arsyen Pse , besoni se e dini Forumin (KHG -KOSOVA HACKER GROUP) disa malazez , disa thmij te moshes 14-15 Vjeqare na paten sulmuar webin nje dit RResht e tash si kunder pergjigje e ketyre Sulmeve kemi vendosur qe tju hakmerremi ...
    Citim Postuar më parë nga klaus fisher
    Une jam per ate qe thote Anxhi ; po paten fuqi t'ia bejne serbeve
    hauhauaha ketu e ke shkretu , bash une personalish e kum sulmu webiN 500 Hackerav Serrb qe i thojn wetit hacker a nuk din mei mshel birucaT......
    Nese dDoNI QE tjau bej publike kete gje jau qes linkun hiq mos keni derT.......
    Qai qe te bon kerkesen i pari ka me pass linkun edhe sa per ata qe nnnukkk guxojna me ju wersul Serrbeve , Grekve e te tjer ather gaboheni.....
    Ndryshuar për herë të fundit nga naltor : 23-07-2008 më 12:45

  15. #15
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Sa per informacion s'kan qen kosovaret qe e kan sulmuar web faqet malzeze por kan qen disa shqipetar nga Mali i zi te cileve policia malazeze ka ardh ne shtepia te tyre dhe ua ka marr pc. Noramalisht kan qen disa adoleshent qe s'kan dijt me cfar ta shtyjne kohen.

    Diku lart lexova qe Mali i zi i ka pranuar passaportat per interes te turizmit por nuk eshte aspak e vertete as kjo sepse Mali i zi kohen e fundit eshte full me turista nga Sllovenia dhe Rusia keshtu qe sa per turista nuk ankohet, pastaj cmimet jan me te lira sesa ne Shqiperia sepse i kam pa une.
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2007
    Postime
    630
    Citim Postuar më parë nga *Babygirl* Lexo Postimin
    Sa per informacion s'kan qen kosovaret qe e kan sulmuar web faqet malzeze por kan qen disa shqipetar nga Mali i zi te cileve policia malazeze ka ardh ne shtepia te tyre dhe ua ka marr pc. Noramalisht kan qen disa adoleshent qe s'kan dijt me cfar ta shtyjne kohen.

    Diku lart lexova qe Mali i zi i ka pranuar passaportat per interes te turizmit por nuk eshte aspak e vertete as kjo sepse Mali i zi kohen e fundit eshte full me turista nga Sllovenia dhe Rusia keshtu qe sa per turista nuk ankohet, pastaj cmimet jan me te lira sesa ne Shqiperia sepse i kam pa une.
    Tung
    Ne rend te par me fal qe shprehem kshtu !!
    Totalisht je gabim per hackimin e faqeve, se ''ata hackerat'' jan nga mali i zi.

    kurse per turizmin, me vjen keq po perqindja me e madhe eshte me kosovar,sidomos kosovar nga diaspora kete thuaj se edin secili.

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44
  5. Brukseli: Zgjedhjet e 2005, shansi juaj i fundit
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 12-04-2005, 14:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •