Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1

    Trashegimia politike e atyre qe pretendojne politiken e re!

    Politika e re ne gojen e Rames, Gjinushit, Metes, Milos dhe Cekes!

    Ajo ka nje tradite te gjate, qe nis nga 8 nentori 1941 dhe vazhdon ende ne ditet e sotme. Faqet me te lavdishme te kesaj cete qe pretendon politiken e re nisin qe ne vitin 1942 kur baballaret e tyre politike e ndane vendin ne dy fronte dhe i kthyen pushken shqiptareve ne nje lufte per jete a vdekje.
    Kjo cete e vazhdoi misionin antikombetar ne vitet e "lavdishme" 1944-1992, per te ardhur ne vitin 1997, kur permes nje terrori tipik komunist, shpartalluan ashtu sic e kane ne tradite gjithcka.

    http://www.youtube.com/watch?v=YVNIKQvwXOk

  2. #2

  3. #3
    Me vėrte mė habit qė ka akoma shqiptarė qė mbrojnė me kaq zell gjysmėn e komunistave dhe shajnė gjysmėn tjetėr. Dhe pastaj ēuditemi pse janė akoma vėrdallė komunistat nė ēdo post drejtues.

  4. #4
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    po shkrueka dydrinsi,

    Politika e re ne gojen e Rames, Gjinushit, Metes, Milos dhe Cekes!
    absolutisht eshte e drejte!!!

    me sa mund te beje sala politike te re, aq mund te bejne edhe edver, gjino, shtangist, paskal etj ...

    hej, qyfyre, a thue bre ta hoqa ndopak habine ?!?

  5. #5
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    po shkrueka dydrinsi,

    absolutisht eshte e drejte!!!

    me sa mund te beje sala politike te re, aq mund te bejne edhe edver, gjino, shtangist, paskal etj ...

    hej, qyfyre, a thue bre ta hoqa ndopak habine ?!?

    S'kam ven tjeter pervec forumit se te Gazeta Sot s'len ti!

    Politika e re!

    Cfare mendon Duaje Siveten? Cilet mund te jene bartes te nje politike me te vertete te re ne Shqiperi?

  6. #6
    Tipiku i fshatopolitikanit - Ilir Skrapar Meta; Partia e tij LSI, qe s'eshte asgje tjeter vecse nje levizje provinciale e te pakenaqurve nga lufta klanore brenda PS;
    Mendon ende se kur te behet kokeminister do te ndertoje rruget me xheniere dhe saurrela.

    Meta: Me fondet e Durrės-Kukės, mund tė ndėrtoheshin 2 rrugė

    17 Korrik 2008

    Ilir Meta kreu i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, ka vazhduar me takimet e tij nė zonat e Shkodrės dhe kėsaj radhe ka qenė nė komunėn e Hajmelit ku nė fakt janė ndalur edhe krerė tė tjerė tė partive tė mėdha tė vendit. Nė kėtė vend Meta jo vetėm qė ka asistuar nė pranimin e mbi 50-tė anėtarėve tė rinj tė partisė sė tij, por ka sqaruar edhe situatėn politike nė vend. Meta pėr gjendjen e rėnduar nė Shqipėri ka bėrė pėrgjegjėse qeverinė e Berishės dhe ka kritikuar edhe lidershipin e partisė Socialiste sepse sipas tij ky lidership nuk ka mbėshtetur kėrkesėn e forcės sė tij politike pėr tė ngritur njė komision hetimor pėr tė hetuar shpėrthimin e municioneve nė Gėrdec.Gėrdeci nuk ėshtė thjesht njė pakujdesi dhe rastėsi, sepse dikur do tė shpėrthente ky korrupsion, ka thėnė Meta. Por pėr fat tė keq ai mori edhe jetė njerėzish dhe jetė fėmijėsh ka vazhduar ai. Ky korrupsion padyshim qė njollos shtetin dhe krijon njė ndjenjė pasigurie nė tė gjithė qytetarėt e Shqipėrisė tė cilėt ndjehen tė pambrojtur dhe nuk dinė se ēdo tė ndodhė nesėr, ka sqaruar kreu i LSI-sė. Pėr rrugėn Durrės-Kukės kryetari i LSI, Meta ka thėnė se: Abuzimi aty ėshtė i pėrmasave skandaloze dhe tė frikshme. Nė emėr tė njė rruge gjoja patriotike po bėhet njė nga korrupsion i pa parė. Me ato fonde mund tė bėhen dy rrugė si ajo ka thėnė Meta dhe ka shtuar se “mund tė zgjidheshin shumė halle nė Shqipėri”. Ai ka vėrejtur, duke ju shpjeguar banorėve tė Hajmelit se si mund tė hidhen 1 miliard euro pa projekt tė pėrfunduar, kur edhe pėr njė tender ujėsjellėsi bėhen projekte dhe preventiva tė detajuar dhe pastaj hapet tenderi dhe nė kėtė rast fondi po shkon pa limit. Kurse pėr bujqėsinė Meta ka thėnė se pėr ēdo zonė do tė ketė kushte tė veēanta dhe tė detajuara mirė. Ndėrsa pėr politikat e qeverisė pėr fshatin, Meta ka thėnė se nuk janė asgjė tjetėr, por vetėm demagogji. Nė takim kishte dhe diskutime qė kėrkonin bashkimin e tė majtės dhe kryesisht tė LSI-sė, PS-sė dhe PSD-sė pėr tė larguar nga pushteti qeverinė e Berishės dhe kėtė tė fundit, qė po punojnė vetėm pėr interesat e tyre dhe tė klaneve korruptive. Por, nė fakt duhet tė forcohet roli i opozitės, duke insistuar nė ngritjen e kėtij komisioni hetimor parlamentare pėr krimin shtetėror tė Gėrdecit. Por, ajo qė vihet re ėshtė mungesa e kontributit tė kreut tė Partisė Socialiste, pėr tė kėrkuar edhe angazhimin e Parlamentit nė njė krim vėrtetė shtetėror me pasojė humbjen e jetės sė dhjetėra qytetarėve tanė, liritė dhe tė drejtat e qytetarėve shqiptarė, ne tė ballafaqohemi edhe me tė dy sė bashku. “Por fokusi ynė ka qenė dhe mbetet, qė ky Kryeministėr i papėrgjegjshėm, ky Kryeministėr shkatėrrimtar i institucioneve, por edhe i mirėqenies nė familjet shqiptare, ky Kryeministėr demagog i jashtėzakonshėm, ky Kryeministėr, i cili pėr korrupsionin e tij dhe tė Qeverisė sė tij nuk ndalet dhe nuk preket as kur ky korrupsion sjell viktima, si nė rastin e tragjedisė sė Gėrdecit, tė largohet” ka pohuar Meta. “Nuk mendojmė se mund tė ketė reforma me Sali Berishėn dhe nuk e dimė qė ka ndonjė institucion nė botė, qė i ka kėrkuar kryetarit tė Partisė Socialiste, qė tė pėrmbysė Kushtetutėn me Sali Berishėn nė kurriz tė ndarjes dhe balancės sė pushteteve nė kėtė vend, qė ėshtė si princip themelor i shtetit demokratik dhe njėkohėsisht edhe tė pavarėsisė tė gjyqėsorit edhe tė organeve kushtetuese” ka nėnvizuar ai. Meta nė fund tė takimit, ka shpėrndarė rreth 50-tė tesera tė anėtarėve tė rinj tė komunės Hajmel.

    Gazeta Sot

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS Lexo Postimin

    S'kam ven tjeter pervec forumit se te Gazeta Sot s'len ti!

    Politika e re!

    Cfare mendon Duaje Siveten? Cilet mund te jene bartes te nje politike me te vertete te re ne Shqiperi?
    bartes te nje politike te re ne Shqiperi nuk mund te jene komunistet - eshte e veshtire per tu kuptuar!?

    per ta ilustruar, po sjell nje pjese prej nje artikulli te postuar ne Gazeta Kritika, 17 Gusht 2008 ...

    =============
    Rikthim i Sundimit Pervers

    ... pamja mocalishte e shoqerise shqiptare ne librin «Mbreti Zog dhe perpjekja per stabilitet ne Shqiperi» nga studiusi amerikan i historise shqiptare profesor Bernd Fisher, shef i departamentit te historise ne universitetin Fort Wayne te Indianes:

    `Ndjenja e pergjitheshme e fatalizmit, qe e kishte burimin tek Kurani,bente qe Shqiptaret te mbanin qendrim sodites ndaj cdo progresi ne pergjithesi dhe punes ne vecanti, qellimi i se ciles ishte krijimi i kohes se lire per te ndenjur kot. Deshira per te kaluar kohen pa bere asgje, kalimi i oreve te panumerta neper kafene, plotesohej prej nje hedonizmi masiv. Kremtimet ishin jashtezakonisht te rendesisheme dhe shpesh zgjasnin per periudhaa te tera.... Ne nje shkalle te madhe fatalizmi kontribonte dhe ne pranimin e ndjenjes se nenshtrimit, qe shihej si e vetmja menyre per te mbijetuar. Rrjedhoje e ketij botkuptimi ishte krijimi i bashkesive te izoluara, te amullta, nje gjendje qe kurrsesi nuk mund te shpinte ne unitetin dhe modernizimin e vendit`.

    E veshur me mantelin e demokracise, mendesia e sharteses anadollako-komuniste, zbriti thelle nga malet, atje ku koha pothuaj nuk leviz dhe nderhyrjet e dhuneshme nga jashte lene nje deformim mbetes. Pra per fatin e keq shqiptar, rrethanat e sollen qe rrenimi i demokracise te udhehiqej nga aktori qe prezantonte anen me te pakultivuar te kesaj mendesie, shoqeruar me energji ekstreme, qe drejtohet nga nje papergjegjshemeri e plote, nderthururr me intrigen meskine, qe eshte ne proporcion me formimin e tij, kohe-zgjatjen ne pushtetet dhe kalimin e moshes.

    Ajo kulture perendimore e ardhur nga te arsimuarit dhe emigracioni perendimor, e cila filloi ti kundervihesh botes se mykur te orientit shqiptar, komunizmi e zhduku pa nishan. Qytetit shqiptar ju imponua nga regjimi i Hoxhes i Berishes dhe i Metes, nje dyndje e sforcuar me popullsi fshatare. E keqja cilesore e kesaj prurje eshte se keta sundues e vendosen kete mentalitet ne drejtimin te institucionit qytetar, ku vete Berisha,paraqet formen me hermetike te tij.

    Ky i fundit riktheu «efektin Milgram» te botes se mesjetes shqiptare, nderthurur me paranojen komuniste, stimuluar tani hapur nga privilegjet e pushtetit te tij. Ai rizgjoi ne jeten poltike, shteterore dhe shoqerore «policin» surogat aziatik. Rradhet e tyre u shumuan nga qenie qe i udhehiqte interesi dhe urrejtja patologjike. Perberja dhe veprimtaria e hapur apo e kamufluar e stafit te zgjedhur nga ai, kane ngjyrim monokromatik te nje shteti teokrat.

    Duke perdorur pushtetin si arme, Berisha ka rizgjuar dhe kultivuar, ne tere keto vite kete mentalitet fatal per lirine, demokracine dhe autenticitetin shqiptar, e ka injektuar ate ne te gjithe organet vitale te institucionit shteteror, nga trupi diplomatik,dogana deri tek vete kryeministria, duke vendosur kjo mendesi mbi fatin e Shqiperise dhe shqiptareve.

    Aroganca dhe injoranca qe mbart ky mentalitet, ekspozohet edhe ne trupin diplomatik, qe mbulon nje numer te madh dhe te pa justifikua te orientit aziatik, ku kane perparesi ata lloj jeniceresh qe jane arsimuar ne orient (zv.min e jashtme Harxhi qe de facto ka marre pozicionin e kalifes ne kete ministri., eshte nje nga ata), ose bashkefshataret e tij, te cileve ai nuk u a cenoi ato favore te larta qe kishin ne hierakine komuniste te Hoxhes.

    Megjithe rolin e perhershem te lakeut, te marre nga Berisha ndaj botes islamike, duke i dhene perparesi te vecante dhe te shumeaneshme asaj, per te depertuar ne boten dhe token shqiptare, ajo e injoroi se fundi dhe njehere ate, duke vazhduar te mos njohe shtetin e Kosoves, megjithe vizitat e shpeshta te bere nga drejtuesit e sarajit shqiptar ne ate bote. Edhe «hiret» e hanemes se konvertuar== dhe te komanduar Topalli, mjaftuan vetem per ti hipur deves dhe per tu sorollatur ne shkretetiren arabe. Ne fakt ajo e arriti ate qe donte: zgjerimin e kenaqesve te tejkaluara personale duke shetitur rruzullin me parat e varferise shqiptare. LLogjika pragmatiste te thote qe dy mund te jene shkaqet kryesore te mos pranimit arab: Se pari Kosova u shpetoi nga duart atyre duke kaluar nen kujdesin e te «pa beseve» perendimore dhe se dyti, myslymanet shqiptare jane te llojit laramane (te konvertuar).

    Rizgjimin e mesjetes aziatike e gjen tani ne Shqiperi te monumentalizuar dhe ne rruge, shkolla, sheshe,ku kane mbire dhe po mbijne tere keto kohe emra dhe monumente qe perjetesojne pushtuesin apo tradhetine historike shqiptare.

    As ne pervjetore pamvaresie nuk permendet nga keta shtetare simboli i Shqiperise europiane: Skenderbeu. Po keshtu dimensionit universal te humanizmit njerezor Nene Terezes i «harrohen» deri dhe pervjetoret nga shtetaret, kurse per fanatiket dhe shoqatat e panumerta islame ajo konsiderohet e huaj dhe armiqesore. Ne cfare feje valle, besojne keta te fundit, kur bazamentin e cdo besimi e perben sakrifica per ti sherbyer njeriut te pa ndihme, pamvaresisht cfare besimi apo ngjyre ai ka.

    Institucionin e besimit te vet, Berisha e viziton kohe e pa kohe, kurse ne institucion fetar kristian gjendet jo ralle i munguar dhe ne festat kulmore. Duhet thene qe mungesa e tij i jep kuptim festes fetare, pasi ne te kundert ajo do trazohesh nga sllogani i demagogjise se politikes vulgare. Eshte nje sherbim i keq qe i behet te vertetes dhe botes shqiptare nga ai duke i dhene Shqiperise para botes se jashtme vetem ngjyrim mysliman (aty dhe Xhoxh Bushi ishte ndikuar nga nje propogande e tille).

    Ne nje vend te vertete demokratik botimet dhe cfaqiet e filmave kontrovers bejne pjese ne kulturen e asaj bote. Botimi i librit dhe cfaqia e filmit kontrovers «Kodi i da Vincit» ne boten e pa zhvilluar shqiptare ndihet tendecioz karshi besimit kristian. Tendecioziteti shkon per me tej kur «Verset e satanit» te Selman Ruzhdise vazhdon te mbetet i pa botuar si pasoje e kundervenies kercenuese.

    Qysh ne pese te sabahut, sheshi i Skenderbeut dhe i gjithe territori shqiptar, pushtohet nga zeri arab, i cili u imponohet gjithe shqiptareve duke u thene qe allahu im eshte mbi te gjitha perendite e tjera. Qofsh ti ateist apo i besimit tjeter, ky ze te detyron te zgjohesh, duke ta bere prezente dhe historine e pushtimit aziatik dhe haram gjumin e perditshem. Duket qe pushteti i sarajit shperndan hijen e vet dhe mbi ate te pushtetit lokal, gje qe nuk ben te mundur nje zgjidhje te pershtateshme per te gjithe.

    Kristoforidhi se bashku me Nolin bene nje pune sa patriotike aq dhe njerzore duke i dhene besimtarit ortodoks shqiptar, shkrimin e shenjte kristian ne gjuhen e vet shqip. Megjithse islami shqiptar ka tani shume te kenduar, zeri arab vazhdon te shperndahet, njesoj si dhe me pare.

    Ndonje i ralle nga lloji kristian si Moisiu (qe Berisha i dha pushtet per te ndryshuar sado pak shijen e hidhur qe vinte qofte dhe nga pamja e rrjeshtave te pafund jeniceresh dhe tribale, qe ai i ka vendosur gjithandej ne pozicione qeverisese te shtetit shqiptar), arriti ta menjanonte, pasi ai asnjehere nuk i u bind urdhrave per te zene vend ne rreshtimin e qenieve pa koke, qe drejtohen nga menderje te medha te vendosura ne shiltet e ngrohta te pushtetit. Moisit jane nga ai lloji i qendrestareve historik qe nuk e lane kete vend ti humbte vula, sic ben te paret e Berishes dhe qe vazhdon tani ta beje ai vet. Mesjeta aziatike e pushtetit berishian, i eshte kundervene ne menyre konstante njerezve te ketij besimi, duke i degedisur ata jashte apo ne periferine e pushtetit. Kjo ka te beje me menyren e formimit te Berishes dhe atyre qe ka zgjedhur per reth, pasi ortodoksia shqiptare dhe katolike, bashke me shqiptare te tjere qe urrenin mercenerizmin e te pareve , me heroizmin dhe personalitetet e tyre kulturore, brenda dhe jashte Shqiperise, mbajten gjalle ne nje rezistence gjysem mijevjecari mbijetesen autentike europiane shqiptare.

    Une personalisht me kenaqesi do te perkrahja nje ekip drejtuesish me integritet dhe te afte, pamvaresisht se mund te kene per origjine te njejtin besim. Dhe kurre jo, me rradhe te shtrenguara jeniceresh te rikthyer, midis te cilave qendron diku ndonje bufon i mjere si Bumci apo nje marionete si Topalli.

    Me aleatin shpirteror Godo, qe ka te njejtin formim turkoshako-komunist, Berisha ka bere shpesh pazaret e politikes dhe shtetit shqiptar. Ne shqiptaret kemi pare vetem majat e ajsbergeve te tyre.

    I avashet,i zgjuar dhe i ftohte, Godo te jep ndjesine e nje reshqanori, qe kafshon bute por helmet, ne pjeset e mbetura dhe te sakatosura te demokracise shqiptare. Ne nje interviste te tij, ai na paraqet hapur menyren e formimit te karakterit te vet:

    «Ndrrimi i fese i nxirrte shqiptaret nga gjendja e rajase ne njerez te lire duke u hapur dhe rrugen e mireqenies». Koncept me pervers per lirine dhe pasurine, nuk mund te gjesh ne boten njerzore. Sabriu mendon qe me urinen e vet,mund te mbuloje *****, qe i kane bere te paret e tij dhe ai vete Shqiperise. Ne vazhdim te kesaj ai deklaron se ndihet shume keq kur shikon qofte dhe dy kristiane ne krye te institucionit shqiptar. Pronat e marra me te pa drejte nga familja Godo, ne kohe dhe sasi, te dhuruara dikur nga osmanllinjte dhe tani nga Saliu, ka mundur ti shijoje si dikur ne shoqeri me pushtetin e larte. Dhe makuteria e ketij lloji arrin ne Gerdec, ne formen e nje masakre te hapur. Duke qene ushqyer tere kohen kjo lloj dinastie me tragjedine shqiptare, ky pinjoll i saj, del dhe guxon per te mbrojtur shkaktarin direkt te Gerdecit, Mediun apo Sabriun (Meleqin) e vogel.

    Ndonje parti aleate tjeter qe nuk ka formimin e tyre, por qe u eshte dashur per ne kuvend, ata jane perpjekur ta shperbejne me intrigen dhe pushtetin.

    E tere Bema reale e Saliut flet, qe ai asnjehere nuk ka pasur deshiren te drejtoje Shqiperine drejt perendimit, vecse ahere kur i kercenohet pushteti dhe ndjehet i detyruar per ta bere kete. Ndihma e shumeaneshme perendimore, ndihet vecanerisht e shperdoruar nga drejtimi qe i ka dhene ai dhe ne pegjithesi eshte kanalizuar ne drejtim te kundert me destinacionin e tyre.

    Duke pasur nje natyre te tille, pushteti i tij ka ndikuar dhunshem dhe ne konfiguracionin e institucionit te pavarur demokratik, si presidenti, jurisprudenca,media dhe ne shoqerine shqiptare. Opozita apo media dhe institucione te tjere, kane jo pak brenda tyre nga ata qe ngrefosen dhe hakerohen, kur shikon qe oxhaku anadollak ka filluar perseri te tymose rendshem. Duke anashkaluar ketij zhvillimi mesjetar, ato paraqesin degradim ne funksionin kryesor te tyre. Opozita parlamentare ngjan kryesisht me nje tufe pinguinesh, te renduar nga preja qe kane bere ne kohen e qeverisjes te pinguinit «perandor», i cili tani cfaqet ne mexhlisin shqiptar, sa per te hedhur firmen e parave. Ka ardhur koha e «shtegetimit perandorak» te tyre, por pa hedhur me firmen ne borderon e mexhlisit. Dhe ndonje Ceke, qe vjen nga partite pa elektorat, i cili mbasi shetiti bythet, ne karriget e pushtetit te partive kryesore, ndihet tani si nje Xhuvel i deshtuar.

    Te tjeret cfaqin nje frike te tejkaluar per t ju kundervene botes se sarajeve, se mos hapet kutia e Pandores: Prishet e ashtuquajtura bashkeegzistenca fetare, kur ne fakt ajo eshte dhunuar nga Berisha, qysh ne fillimet e pushtetit te tij dhe duke mos ndeshur rezistence, ka arritur permasat e sotme. Dhe nqse do ti kundervihesh, nga megafone te tij, hapur apo mbas kraheve do te etiketojne si grek apo serb. Berishet dhe Godot, fqinjet tane tokesor i paraqesin krejt te zinj. Deri dhe regjimi i Hoxhes, arrinte te gjente dicka pozitive tek ata. Por duket anadollake te rikthyer ne pushtet, duke e ndjere vehten te sigurte ne nginjen e tyre me poste dhe pare, i japin udhe instikteve te urrejtjes mesjetare, duke ju kundevene interesave te gjera te Shqiperise dhe shqiptareve.

    Dhe ne anen tjeter ky lloj sundimi i konsumuar teresisht nga historia, vazhdon brenda nje Europe e gjitha demokratike, kjo ne saje te mercenarizmit tone gjenetik, qe merr jete nga interesi i vogel dhe urrejtja e verber karshi shqiptarit tjeter,e cila jep me shume kenaqesi se perfitimi material. Urrejtje me dimensionin e ndjere, te nje lufte civile nxitur dhe thelluar nga udheheqesi politik dhe shteteror, qe“ky i fundit e quan tranzicioni shqiptar ku masakrohet demokracia dhe ardhmeria shqiptare.

    Gjithe kombet e zhvilluara apo te prapambetur, kane nga nje shtylle kurrizore te veten. Kurse ne kemi mbi nje gjysem mijevjecari qe hiqemi zvarre, me vertebra te atrofizuara. Menyra si po vazhdon te pozicionohet bota shqiptare, kundrejt bemave berishiane, verteton ate, qe raca jone do te vazhdoje te zvarriset gjate ne truallin europian.

    Berisha, ne historine shqiptare, nuk ka per te hyre per pamundesine e tij ekstreme per te kuptuar mekanizmat e funksionit te shtetit demokratik, apo per mega-korrupsionin, por mbi te gjitha per ate qe gjate gjithe sundimit te vete, u perpoq me te gjitha mjetet qe te mbillte boten e orientit mesjetar ne shtetin dhe shoqerine shqiptare. Dhe kjo ne nje kohe kur demokracia ne Evrope rrezoi diktaturen e kuqe dhe orienti diktator, fondamentalist dhe i prapambetur, i eshte kundervene demokracise perendimore ne menyren me te eger dhe anti humane. Por ky nuk eshte vecse nje sulm deshperues, nje perplasje e kokes mbas muri, i drejtuar nga urrejtja e thelle gjenetike dhe asgjesuese, kunder gjithe atyre qe nuk jane si ata, vecanrisht perendimit, i cili mbart dhe xhelozine e verber te tyre, kundrejt perparimit dhe emancipimit njerzor.

    Duke u prezantuar keto veprime te Berishes ne teatrin shqiptar europian, ato vlejne te trajtohen jo vetem nga shkencat politike ose sociologjike, por ne radhe te pare nga ato historiko-patologjike, qe si mundi infeksioni mesjetar oriental dhe izolacionist komunist i trurit berishian, te mbertheje politiken, shtetin dhe shoqerine shqiptare dhe te vazhdoje ti beje fare te pa shprese zhvillimet e tyre prej nje kohe teper te gjate.

    Nga Gent

  8. #8

    Nje shkrim i turbullt, plot urrejtje dhe permes perdorimit te Berishes si subjekt, synohet nje objektiv tjeter.
    Per te ardhur keq nese e vendos veten ne rreshta te tille, ne te cilat shkruhet shume por thuhet shume pak.

    Berisha perfaqesoka komunizmin-orientalist dhe mentalitetin mesjetar! OK!
    Kush jane perfaqesuesit e europianizmit-oksidental dhe te mentalitetit modern? Ne kete po kerkojme qe sa kohe dhe askush s'po jep nje pergjigje apo adrese se nga te kthehemi!

    Per ata qe e dijne, Berisha vjen nga nje zone qe vetem komunizmin nuk e ka perkrahur kurre, e as i eshte nenshtruar atij ne vazhdimesi, por perkundrazi kane qene nder te paret dhe te fundit shqiptare qe i kane kthyer pushken.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 18-07-2008 mė 09:48

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dydrins..
    ate pietje dujjosifit.. ja kam bere 127 here me numurim.. e kurre nuk u pergjegj..

    cdo jene ku do jene e cilet do jene vallė .. keta bartesit e politikes se re qe don vet josifi inė mor aman..
    kaq sekret i mban ki..
    po na thuaj nje emer mor josif..

    ke frik se vem e i vrasim ne mo..
    nuk vret brari jo.. as ki didrinasi..
    ne vetem gam gam bejme ne forum..

    thuaji se na plase..qe ti votojme..

  10. #10
    PERENDIMOR APO LINDOR

    nga Prof. Krist Maloki, Gazeta “Pėrpjekja Shqiptare” 1937

    Lindorizma shqiptare ėshtė njė sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh, si ēdo sistem tjetėr jetese, me njė botėkuptim tė tijėn.
    Si mė tė parėn karakteristike tė lindorit shqiptar marrim proverbin e ēdo qelepirxhiu tė pashpirt: “Haja qenit, pija qenit”. Lindori shqiptar i pret tė gjitha tė mirat pėr vete - qelepir - nga tė tjerėt; bota pėr tė ėshtė njė burim i pashterun mjetesh, qejfesh e lezetesh tė cilėt ai i shfrytėzon me ēdo mėnyrė e metodė, pa pyetur se ku nget e ku vret. Detyrė tė ndershme apo sakrifica vetmohuese ndaj botės pranė nuk njeh kurrė lindori shqiptar. Pėrkundrazi ushujza lindore, e pangijshme, i ngjitet trupit tė pėrbashkėt dhe shoqėror dhe ia thith gjakun pa asnjė droje e kujdesje. Dhe nė vend qė tė turpėrohet pėr veprėn shkatėrrimtare tė veten, lindori shqiptar bėhet edhe ma kryenalt, ma kapadai, ma qejfli.

    Lindori shqiptar nuk njeh turp, ai s’ka cipė qė t’i nxihet. Lindori shqiptar ėshtė i zoti pėr tė gjitha turpet. Shet babė e nane, besėn e nderin e vet, pėr mos me thanė: shpirtin e trupin e vet; vetem e pėrvetėm qė t’i shkojė kungulli mbi ujė. Idealet e lindorit shqiptar janė kolltuku e llokma; dhe pėr t’i siguruar vehtes kėto tė mira ai pėrdor ēdo mjet: bėhet kur e do nevoja edhe patriot edhe tradhtar, monarkist e bolshevik, pėrparimtar e reaksionar, e bile edhe shok i fortė me tė tjerė. Porse nė shpirtin e vet ėshtė Lindori kryekėput rrėnimtar, ėshtė shkatėrrues dhe bashkohet me tė tjerėt si ato ujqt qė vejnė sė bashku nė pre, por qė e shqyjnė shokun e vet kur dobėsohet apo plagoset udhės. Sepse Lindori shqiptar i ka instinktet e ujkut vetjak, tė ujkut tek. Vendi ku ushqehet dhe majet Lindori shqiptar ėshtė atdhe pėr te. Jo sepse e don, por sepse e shfrytėzon; dhe e shfrytezon pa pikė turpi, dhimbje e kujdesje.

    Ėshtė gabim kur thuhet se Lindorizma na ka ardhur fillimisht nga Azia, apo nėpėrmjet fesė mohamedane, apo edhe nga populli turk. Jo kurrsesi, Lindorizma e jonė ėshtė njė dhanti fatale e krishterimit euro-aziatik. Po spjegohem! Ne shekullin VIII, aty kah vitit 740 e.s., do me thanė 600 vjet para se me shkelė turku nė Atdheun tonė, Shqipėria u bė province e Bizantit, nėn Leonin III. tė quajtur Isaurios. Dhe nga ky despot i tmerrshėm u ngushtuan tė gjithė shqiptarėt me u nda nga kisha romake (perendimore) e me u fundos ndėr labirinthet e errta tė kishės bizantine (Lindore) tė atėherėshme. Por s’ishte aq fort ndamja (skizma) kishtare sesa ai shpirt i administrates bizantine, plot angth e myk, qė u pllakos si njė shpirtėr i zi, si njė hije murtaje mbi mbarė kombin shqiptar. Turqia ka qenė trashėgimtarja dhe kujdestarja e mirazit bizantin, dhe kėsulja e kuqe - njė krijesė greko-bizantine - u pranua si njė simbol i atij trashėgimi.

    Se ē’don me thanė shpirt bizantin e di pothuaj secili qė ka lexuar ndopak fletėt e historisė sė kulturės. Mjafton tė pėrmendet se bizantizmi historik ėshtė po njėlloj me Lindorizmėn shqiptare qė u pėrshkrua mė lart. Shqiptari i shkret ia ka thithur lėngun asaj bizantizme shkatėrrimtare brenda 12 shekujve tė kaluar - qysh nga viti 740 - dhe ėshtė kalbur dalėngadalė nė trup e nė shpirt tė vet, duke iu shprishur kėsodore fuqitė e tij mė tė thjeshtat e mė fisnike bashkė-kombėtare. Shqiptari dikur ka pasur nje dashuri tė pėrvlueme dhe njė besim tė pafund ndaj Zotat e qiellit e tė tokės, ndaj vendit dhe trashigimit tė tė Parėve dhe ndaj vllezėrve tė vet shqiptare. Vala aristokratike dhe drita politike-filozofike qė dridhen edhe sot nė amanetet e pluhurosura tė Kanunit tė Lekė Dukagjinit dhe ndėr sa e sa tradita malėsore-shqiptare lenė me kuptuar lartėsinė shpirtėrore dhe heroizmėn vetflijuese tė tė Parėve tonė dikur.

    Porse tė gjitha ato veti tė larta e bashkė-ndėrtuese shkuan dėm e huq nėpėr hejmin shkatėrrues tė bizantizmės. Sepse si nė mbarėshtrimin shoqėror e politik, d.m.th. ndėr marredhėniet e shqiptarit me shqiptarin dhe ndėr marrėdhėniet e shqiptarit me shtetin e tij u fut e u pėrhap shpirti bizantin si njė epidemi rrėnimtare dhe e deformoi karakterin e drejtė tė shqiptarit nė njė bollė amorfe. Si i tha nėnprefekti djalit tė ri qė po hynte rishtas kryetar komuneje: “Biro, ato qė ke mėsuar nė kurse e libra hidhi mėnjėanė. Po deshe tė jesh njė nepunės i mirė, tė lavdohesh dhe tė nderohesh, mbaje popullin me premtime. Sille vėrdallė nga njė ditė nė tjetren, deri sa tė mėrzitet dhe mos i kryej ndonjė punė”.

    Vet djelmnia e shkolluar e ka gabim kur kujton se perendimorja pėrmbahet vetėm ndėr veshje e mbathje evropjane, apo nė tė ndėjunit plot kotėsi nėpėr sallone, apo edhe me kryerjen e ndonjė detyre sa pėr formė e pėr tė rrėmbyer njė rrogė tė majme, etj. Perendimorja e vėrtetė tregohet pikėsepari nė kryerjen e njė detyre tė ndershme, fund e majė pėr hatėr tė asaj detyre dhe pa qenė i shtyrė nga zori, nga ndonje dėshirė e prujtun apo nga shkėlqimi i ndonje fitimi marerial. Bile perendimori i vėrtetė karakterizohet nga menyra se si ai i ngarkon vetes me vetdashje detyra tė rėnda, jashtė detyrave tė zakonshme e tė domosdoshme. Heroizėm s’kerkohet prej askujt, porse lartėsia morale e njė perendimori matet me graden e vetmohimit dhe vetflijimit rreth nje ideje tė lartė, rreth nje ideje qė s’ka punė me kolltuqe apo llokma.

    Detyra e pėrditshme e njė perendimori ėshtė: Vepro gjithmonė nė njė mėnyrė tė atillė qė sjellja jote tė jetė shembull dhe rregull mbarėvajtjeje pėr tė gjithė; sillu si njeri i butė me tė tjerėt, pa hile; pranoje, nderoje dhe ēmoje ēdo njeri pa qėllime dhe prapamendime lindore. Dhe kėto tė gjitha kėrkohen dhe detyrohen tek ēdo njeri - i madh a i vogel, pasanik apo i varfėr, shkollar apo bilmez - jo nėpėr premtime materialiste apo friksime fetare, por vetem e pėrvetėm nė emėr tė njė njerėzimi tė lartėm, i cili mbėshtetet mbi ato tė drejta hyjnore qė kanė mbirė nė zemrėn e ēdo njeriu pak a shume normal. Dhe shpirti fisnik i njė perendimori ėshtė pikėrsiht ajo dhimbje mėshire dhe flijėplotė qė drejtohet kundrejt ēdo krijese nevojtare, por sidomos kundrejt ēdo njeriu fatmjerė, kundrejt ēdo populli varfanjak, e mė sė forti kundrejt kombit tė vet nė rrezik.

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-06-2008
    Postime
    83
    A ka mundėsi /duajesiveten/ tė mė tregosh sajtin e kėsaj gazete e cila i paska artikujt e pas njė muaji tė botuar sot?/,sig.gabim teknik!!
    Investim i madh ėshtė ky,por si gjithmonė do tu shkojė huē ndėr shqiptarė.Aman o zot shpėtona prej tė kėtillėve :"vizionarė,demokratė dhe mercenarė janicerė".Kjo logjikė,disa fiseve sllave,kėtu e 15-tė vjet mė parė,nė njė vend qė quhej Bosnjė,ju ka kushtuar 300.000 viktima nė njė shfarosje masive qė botėn tmerroi.E tėra ka filluar me ketė ndarje :ata janė turqė,tjeret kaurr,tė pa fe e kėshtu me radhė....
    O tempora...

  12. #12
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    e paskam menderosur ... mendje e shkrete kjo ... kulmi i vapes ...

    shyqyr qe nuk po fajsonj saline, brarine, didrine ... i mar gafes autorsine ...

    www.gazetakritika.net 17 Korrik 2008

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    --

    Berisha: Tirana me hyrjen moderne evropiane qė meriton

    Tirana, tashmė do tė ketė hyrjen e saj moderne europiane, falė pėrfundimit tė njė prej veprave mė tė mėdha tė saj, mbikalimin e Kthesės sė Kamzės, njė projekt i financuar nga njė kredi e Bankės Evropiane pėr Rindėrtim dhe Zhvillim, me vlerė 7 milion euro. Kryeministri Berisha gjatė prerjes sė shiritit tė inaugurimit tha se, kjo vepėr pėrbėn kokėn e autostradės Tiranė-Durrės, duke lehtėsuar nė mėnyrė tė jashtėzakonshme qarkullimin nė njė nga pikat mė tė ngarkuara. "Tirana sot e tutje, ka njė hyrje moderne, ka njė hyrje si ēdo metropol i madh evropian, por kjo vepėr, e cila pėrfundon sot, ėshtė njė lehtėsim i madh i trafikut nga Durrėsi, Fieri, Vlora, Lushnja, Berati dhe mbarė Shqipėria e Jugut, ėshtė lehtėsim i madh i gjithė trafikut nga mbarė Veriu i vendit pėr tė hyrė nė Tiranė. Faktikisht, kjo ėshtė dhe nyja kryesore nė tė cilėn kryqėzohen pothuajse tė gjitha lėvizjet drejt kryeqytetit", tha kreu i qeverisė. Ai tha se, pavarėsisht se kjo vepėr e bėn kryeqytetin e Shqipėrisė me hyrjen e tij evropiane, kryetari i Bashkisė sė Tiranės nuk merr pjesė nė ceremoninė e inaugurimit tė saj. Rama nuk ka marrė pjesė nė inaugurimin e kėsaj vepre tė madhe publike nė kryeqytet, duke dėshmuar edhe njėherė se tė gjitha deklaratat e tij pėr gjoja shėrbim ndaj qytetarėve janė vetėm demagogji politike. Duke nėnvizuar se ky ėshtė njė tjetėr premtim i mbajtur i Qeverisė, kryeministri shprehu angazhimin se zinxhiri i pėrurimeve do tė mbyllet me ndėrtimin e njė rrjeti rrugor modern europian nė Shqipėri. "Ky ėshtė njė premtim i mbajtur i Qeverisė time. Nė njė hark kohor tė shkurtėr ne kemi inauguruar njė seri veprash publike, shumė tė rėndėsishme pėr jetėn e qytetarėve shqiptarė dhe ju siguroj se, zinxhiri i inaugurimeve tė kėsaj Qeverie do tė mbyllet me ndėrtimin e plotė nė Shqipėri tė njė rrjeti rrrugor modern evropian. Ky ėshtė premtimi ynė", tha Berisha. Kjo, vijoi mė tej kreu i ekzekutivit, ėshtė njė vepėr e bukur me 6 korsi. "Me rrugėt anėsore dhe me ngritjen e zbutur qė bėn kėtu i nxjerr pėrpara udhėtarit, Tiranėn, deri nė thellėsinė e saj dhe e njeh menjėherė me qytetin. Ėshtė njė vepėr e mrekullueshme", tha Berisha, duke pėrgėzuar kompaninė ndėrtuese, kompaninė supervizore, inxhinierėt dhe punėtorėt, tė cilėt me pėrkushtim dhe cilėsi i dorėzuan Tiranės dhe Shqipėrisė kėtė vepėr tė madhe. Mbikalimi nė Kthesėn e Kamzės pėrbėn portėn kryesore pėr tė hyrė nė Tiranė. Punimet nė kėtė vepėr publike pėrfshinė ndėrtimin e njė aksi kryesor me njė gjatėsi 1040 m, i ndarė nė 6 korsi me 3.75 m secila, njė rreth-rrotullim me gjatėsi 700 m si dhe rrugė shėrbimi me gjatėsi 2 km. Punimet pėr ndėrtimin e mbikalimit janė kryer nga firma austriake Alpine Mayreder Bau, ndėrsa supervizimi i punimeve ėshtė kryer nga firma konsulente Italconsult.

    Po Zogu i Zi?

    Nga dita e djeshme Tirana ka njė hyrje gjigande, e cila pėrveēse i ndryshon asaj fytyrėn bėn tė mundur edhe lehtėsimin e lėvizjes sė automjeteve. Ka rėnė nė sy heshtja e kryebashkiakut tė Tiranės, i cili vazhdon tė besojė se ai mbikalim duhet tė ishte tek Zogu i Zi. As mė shumė dhe as mė pak, projekti i pėruruar dje ka bėrė qė edhe mė kritikėt e tij tė heshtin dhe tė struken duke e harruar pėrfundimisht "monstrėn" qė Rama kėrkoi tė ndėrtonte tek Zogu i Zi. Imagjinoni njė ndėrtim tė tillė tė ngritur aty ku sot gjendet "Sheshi Rilindja". Ai ndėrtim, i cili u shkatėrrua dy vjet mė parė, nėse realizohej, do t'i merrte frymėn Tiranės duke bllokuar tėrėsisht pamjen ku pėrveē asaj ngrehine tė frikshme qė Rama kėrkonte tė ndėrtonte, ata qė hynin nė Tiranė nuk do tė shikonin asgjė tjetėr nga largėsia.

    --

    e shikoni haxhi edvin qamilin mo.. po plas se berisha po ben pun te verteta..
    kurse ai matrapaz vetem tek xhepat e ka mendjen..

    suksese olldashit e berishes..

  14. #14
    Dy mbikalime do ishin katastrofikė pėr Shqipėrinė. Po njė ėshtė vepėr e madhe.

    Gėnjeheni me vėrte kaq kollaj nga kto burime tė besueshme si ky mė lart apo bėni vetė?

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-06-2008
    Postime
    83
    Fml.duajesiveten,por do te ishte korrekte nga ana jote ta postosh artikullin ne teresi,sepse vetem si i tille mund te jete objekt diskutimi ne kete Forum.
    Artikulli si teresi, nuk mund te vleresohet propagande.Sipas meje, artikullin do vleresuar si nje ese shume serioz dhe kontraverz qe lejon hapsire diskutimi,edhe kur nuk na pelqejne tezat e autorit.Per mua personalisht,ka shume teza ne esse, qe fare nuk kane baze shkencore, sepse nuk jane bazuar ne ndonje hulumtim shkencor te mirefillt historik,etnologjik,etnopsikologjik dhe antropologjik ne tere arealin shqiptare.
    Te lutem,nese ke mundesi teknike, postoje pjesen e dialogut nga nje veper e Kadarese e cituar ne artikull,sepse kam pershtypjen se eshte nje lapidar i mendjes kritike dhe filozofike shqiptare.
    Fitohet pershtypja , sikur pjesen e dyte te eses t`a kete shkruar tjeter autor.Tema eshte e natyres delikate dhe tejet serioze per etnosin shqiptare dhe kujtoj se kerkon nje casje teper serioze shkencore,pa anime primitive politike ditore, ndarje fetare,krahinore dhe ideologjike.Nese per keto probleme madhore gjithekombetare, qe ngriten ne kete teme, mund te jemi tolerant ne diskutime sa parardhesit tane si: Maloku,Fishta,Merxhani etj., edhe kur pikepamjet dhe bindjet politike t`i kemi diametralisht te kunderta, mund te krenohemi me ate cfare jemi,edhe perkunder dubiozave dhe atavizmave qe nuk i kemi te pakta.
    Mirembetesh...!

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Shinasi Rama: Ju rrėfej kujtimet e mia mbi lėvizjen e dhjetorit '90
    Nga Xhuxh Xhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 13-12-2009, 22:54
  3. Partitė politike dhe sfidat e sigurisė
    Nga Davius nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 20:28
  4. Reforma elektorale
    Nga zhgenjimi nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 19-05-2003, 19:23
  5. A do te kete serrisht konflikt ne Maqedoni?
    Nga Tigrimelara nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 17-09-2002, 14:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •