Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Shqip

    Demolition Man godet sërish
    Ajola Xoxe

    Jeta qenka thelbësisht inkoherente dhe parashikimi i fakteve veçse një ngushëllim iluziv: pas tragjedisë së Gërdecit të gjithë menduam se kryeburrit Berishë nuk i kish mbetur tjetër për të shkaktuar, boll keq e boll fyerje popullit të mjerë. Qartë. Pastaj një ditë - apo natë - të bukur zgjohet me dëshirën psikologjikisht interesante për të sharë me libër shtëpie deputetin Taulant Balla.

    Shqipëria qenka një vend ku nuk plakesh mbarë. Të ketë rrjedhur thua? Ka shumë gjasa, sidoqoftë, kryeshtetarëve nuk u lejohet të rrjedhin kaq lehtë, sidomos në Parlament, sidomos kur kanë në dorë fatin e miliona shqiptarëve. Mesa duket ky njeri është i aftë vetëm të asistojë në shkatërrimin e vet, duke mos pasur kurrfarë ambicieje për ta shkruar emrin në histori siç duhet.

    Sharjet dhe fyerjet e pashembullta të Berishës janë jo vetëm një premierë shqiptare, sado e pisët dhe e rëndë ka qenë kjo politikë e viteve të fundit, por duhet të jenë dhe një premierë botërore. Në fakt, pas një kërkimi që bëra në internet, më rezulton se Berisha deri tanimë mban vendin e parë për sa u përket kërcënimeve të hapura dhe sharjeve krejt të paimagjinueshme që arriti të bënte përgjatë një seance parlamentare, përballë mediave e përballë syve e veshëve të të gjithë popullit shqiptar. Nuk di në ka mbetur më socialist, demokrat, asnjanës, që nuk është ndjerë jo vetëm thellësisht i ofenduar, por edhe realisht i rrezikuar.

    Dikush që i lejon vetes të tilla shkarje, gjithçka mund të bëjë. Turp Berishë, turp! Më vjen turp që je Kryeministri im! Më vjen turp që ende bredh rrugëve pa kërkuar ndjesë! Më vjen turp që qeverisem nga dikush që jo vetëm nuk njeh asnjë normë të edukatës, por që nuk ka as njohuri të institucionit që përfaqëson, dhe ende vazhdon të ofendojë, pa asnjë barrierë, një përfaqësues të popullit shqiptar.

    Nëse Berisha arrin të përdorë ofezat më të rënda, duke prekur drejtpërsëdrejti familjarët e një deputeti, e pas kësaj arrin ta kërcënojë atë, çfarë mund të bëjë me qytetarët e thjeshtë, pa privilegje e pa imunitet? Ruani veten, tashmë ky kryeburrë (se gratë e vajzat dëshmoi që nuk i do shumë) është kthyer në rrezik ambulant për këdo. Do të duhej së pari të merreshin masa juridike, sepse të kërcënosh dikë kaq hapur, së bashku me familjen e tij nuk kalohet kaq lehtë. Së dyti, masa shëndetësore. Së treti, por për këtë kujdesemi vetë, masa elektorale. Do ish mirë që dikush që e këshillon Berishën t‘i sqarojë se vështirë të hyjnë denjësisht në zgjedhje duke pas këtë klip të bukur elektoral. Riformuloj: Në pastë këshilltar që ‘Ay‘ e dëgjon, se përgjithësisht është vetë ai që i jep këshilla këshilltarëve.

    Kur e pashë një ditë më pas në Parlament, me atë pamjen e frikshme prej day after, pata të fundit shpresë se do ishte jo njeri i mirë, jo burrë i mirë, por së paku politikan. Se kushdo me pak mend të ftohta e gjak të ngrohtë do kish kuptuar se pas menderosjes megapublike, nuk kalohej nga shiu në breshër; mund ta kish kërkuar të shkretën ndjesë, të thosh, se ish i lodhur, i shqetësuar, i nervozuar, çfarëdo qoftë, le të thosh se nuk kish qenë mirë me shëndet, po ta bënte një sforco të fundit, si politikan që ka ndërmend të rikandidojë së paku. Le të tregohej njeri, me dobësitë e veta, por njeri së paku. Një kërkesë faljeje përballë të njëjtave kamera, të njëjtit popull dhe rigjeneroheshin ca vota. Por jo, jo, se e ka të fortë kraharorin ky burrë, e ka të rëndë krenarinë dhe të pakuptueshme mendjen. Një Demolition Man.

    E ç‘bën? Oh, ç‘bën, të paimagjinueshmen: I shkrehet kundërshtarit. Urdhëro? Po de po, ju e keni fajin, Rama e ka fajin që i nxiti. Kjo është si puna e përdhunuesve që thonë se i joshi viktima. E paskësh fajin Rama, i cili e paskish nxitur Ballën të provokojë Berishën. Së pari, Taulant Balla ka boll kohë në politikë për të mos marrë urdhra se ç‘të thotë në Parlament (këtë ekskluzivitet e kanë të rinjtë e Berishës në fakt - nga ata që dalin për të dhënë lajmet e këqija për t‘i bërë opozitë opozitës) e së dyti, a ka ndonjë tjetër veç kryeburrit që pa ndonjë pikëzë provokimi? Nuk gjeti vallë një argument më të mirë përgjatë 24 orëve armëpushim? Nuk e shpiku diçka tjetër xhanëm që mos ta fyente inteligjencën e të vetëve (se tonën jo) kaq fort? Por e drejtë, e drejtë, sharja është virtyti i mediokrit: e kanë të nevojshme ta ushtrojnë fyerjen, ushtrim i cili nuk kërkon as më minimalen inteligjencë.

    E nuk do ketë KOP, analist, gazetar, media të blerë që t‘i bëjë një makijazh kësaj, se përgjatë një viti, pa reshtur, pamjet e shpërthimit të Gërdecit dhe ulërimave kafshërore të Berishës në Parlament, do të përsëriten çdo ditë - kuptoftë vetë Partia Demokratike se nuk mund të vazhdojë ta lërë vendin peng të këtij dinozauri që po kalon përtej së imagjinueshmes. Çdo ditë, çdo ditë për be. Që mos të guxojë më të thotë se ky popull e ka memorien të shkurtër. Se qenka i marrë, i sëmurë, krejt i paparashikueshëm. E drejtë. Por edhe i parikuperueshëm politikisht. Por ai rri, ai rri, ai do të vazhdojë të rrijë, kryelartë, syzbrazët, me atë buzëqeshjen artificiale e gishtat ngritur më kotë lart: si një qiri i ndezur brenda një hambari në flakë.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Uje prej burimit te Mjafto-G99?

    Ptu.........................

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Deshten s'deshten.. kshtu e kan t'perpilume listen se ke me sulmu ne kohen e zgjedhjeve.. qe do mbahen vitin tjeter ne shqiperi.. e ka then edhe brari .. enveristet qe mundohen me u zgju nga varri kan bo planet qe vitin tjeter me mbush listen me genjeshtra te llojit te tij!!

    Por populli i dashur i shqiperis nuk do tja haroj ato te mira qe ja/do solli/sjell ne te ardhmen Shqiperis.!! perseri vitin tjeter presim nje grusht te madh kunder socialistve enverist.. qe cdo dite enderrojn nje shqiperi 97/2004 ne duar te tyre!!

    Gjith te mirat.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #14
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Shkrimi i mesiperm nuk eshte asgje me teper se nje shprehje e pakenaqesive te nje pjese te biznesit te ndertimit kavajas, se sipas tyre "po fitohen tenderat nga firmat e qyteteve tjera e jo nga ato kavajase"!?

    Cfare paradoksi? Ku eshte e shkruar ne ligj se tenderat e Kavajes duhet te fitohen nga firma kavajase!

    Pikerisht nga ky shkak lindin dhe moskenaqesi qe s'kane te bejne me qeverisjen qendrore apo lokale, por thjesht me nje mentalitet provincial, ku sipas tij provinca eshte e jona dhe cdo fond duhet te kaloje detyrimisht ne duart tona!

    Qeveria (sic del dhe nga shkrimi) ka investuar shume per ate qytet ne infrastrukture dhe objekte te tjera qe lidhen me jeten sociale te qytetit.
    Ncncnc po s'late teme pa mbushur me idiotsi ju talentet e Berishes mer jahu...


    Eshte detyre e shtetit te zhduke Papunsesine nga qendra Urbane; Ne qendra Urbane me papuneis te larte eshte detyre e Shtetit te sigruoje me ane investimesh dhe poltike te ndryshme residimi biznesesh qe te uli Papunesine.

    Kjo detyre e Shtetit jepet nga kushtetuta; nga koncepti per shtetin ne pergjithesi si dhe nga ligjet perkatese administrative.

    Ju dhe papunesine do e hiqni nga pergjegjsia e QEverise tani? Ore kshu kot per sport:

    Cfare pergjegjsish ka kjo qeveria sipas jush?
    Se per Spitalet nuk ka faj; Per gerdecin nuk ka faj; Per minatoret nuk ka faj; Per papunesine prape nuk paska faj. Per inaugurime te genjeshterta e premtime boshe prape nuk ka faj.

    Per cfare duhet te mbaje pergjegjsi qeveria?
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Respekte per Kavajen. Kam jetuar atje per 3 vjet, dhe eshte me te vertet nje qytet i thjesht dhe shume i paqte, si dhe qytetaret jane shume paqesore.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Rilindja E Fabrikes Se Gozhdeve Kavaje
    Nga Qerim në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 19:45
  2. Statuja e Aleksandër Moisiut në Kavajë
    Nga Raku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-04-2004, 15:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •