Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Kavajë, Allah, Berishë... dhe skamje

    Shkruan : Ben Andoni

    Kemi mbetur vetëm. Nën diellin përvëlues të korrikut 1991: arkmorti; hoxhë efendija... dhe ne tre vdekëtarët. Nuk kuptoj asgjë, ndërsa shikoj duart e tre burrave në moshë, që bri meje i përballin me fytyrën. Kjo gjendje të jep brengë. Të heq shpresën. Të tulat. Dëshiroj që fjalët t’i lidh me fjalët e Sures të Bakarait, të vetmes gjë që mbaj mënd:
    O Zoti ynë, kërkojmë faljen tënde./O Zoti ynë i madh, mos na dëno, nëse do të harrojmë apo gabojmë/O, i madhi Zoti ynë, mos na ngarko ne me borxhe
    shumë të rënda/O, i madhi Zoti ynë, mos na lidh ne me atë çfarë nuk mundemi të mbajmë dhe kryejmë/Na fal, ki mëshirë dhe mundohu të na japësh forcë...
    Më kot, të gjithë kanë ikur. Një orë më parë kemi qenë aq shumë njerëz në xhenazen e njeriut të respektuar në Kavajë. Të prirë nga hoxha kemi pritur që mbi tabut të këndoheshin fjalët e fundit në tokë... Pastaj, dikush ka pëshpëritur anijet... Një nga një rreshtat e besimtarëve kavajas kanë firuar... Kemi mbetur vetëm ne të katërt dhe shpirti i të vdekurit... para nesh.
    ...
    Dy javë më parë, nga mesi i muajit qershor të vitit 2008, me fletët e kalendarit të Gregorit është ngjitur vetë në majë të minaresë. Dikur ka qenë oxhaku i fabrikës së bukës. I është dashur të bëjë vetë pak riparime. I ka mbyllur vetë. Gjithmonë vetë. Burri i vjetër, shtylla e besimit të Kavajës, ka ligjëruar për herë të parë, kur është ri-lejuar feja në Shqipëri. Atëbotë, e kanë ndjekur me adhurim dhjetëra-mijëra besimtarë të qytetit dhe përreth tij. Ishte çarë akulli... Po, kaq të gjallë, 77-vjeçarin hoxhë Xhaferr Shkodrën e gjejmë pas një rrugice në lagjen e vjetër, ku banon prej vitesh. Ka një shtëpi modeste në pamje të parë dhe është tepër mikpritës. I kujdesshëm. Nuk ka shumë salltanete, ndërsa turbanin e ka lënë matanë. Divanhania e tij është e thjeshtë. Pa shumë pretendime. Flet kur bëhemi të gjithë. Jemi tash pesë vetë. “Dalsh faqebardhë në dy botë. Jo se jam kavajas, po ky qytet është me tradita paqësore. Kavaja nuk ka qenë këtu ku është sot. Kavaja ka qenë në Bukaq. Me ardhjen e Perandorisë osmane u ndërtua ku është tani... Kur ka kaluar sulltan Fatihu nga jugu... Në hyrje e kanë mirëpritë, por ka qenë rrugë vetëm për kambsorë. Ai thotë: Ky qytet e kalon vaji i ullirit deri në Qamet... sepse janë mikpritës. Është futur dhe ka ikur për në Durrës. Pastaj filloi zhvillimi i këtij vendi këtu. Zbritën nga fshatrat dhe u mbush me popullatë”. Hesht pak dhe pyet. Ka qenë pak kohë në Al-Azhar në Kajro. Mrekullohet kur i themi që ka pasur fatin e madh që ka qenë atje... Flet si në predikim...sepse për të Kajro është mrekullia në tokë.

    Kleriku ndryshe
    Hoxhë Xhaferri ka punuar në kohën e viteve para ’90 në tregti. Ka pasur një karrocë, pa është marrë me mbathjen e kuajve, me gjithçka. I ka dhënë jetë tetë fëmijëve, që bajagi ia kanë shpërblyer. Pas vitit ’90 e mori mirë situatën në dorë. Fabrikën e bukës e privatizuan fëmijët e tij, kurse oxhakun, që mbeti ‘pa punë’ e kthehu në minare. Poshtë tij përshtati një faltore, ku kryhen shërbimet për banorët përreth dhe për të tjerë që vijnë nga Kavaja. Fëmijët u morën me tregti, ndërsa ai me besimin. Sot, në sheshin e xhamisë, që matanë funksionon si fabrikë tullash, ka vendosur disa shilarës, që t’i bindë fëmijët se këtu është mirë. Roja, që na shoqëron pak orë më vonë me një letër urdhëruese të Hoxhës - në interiorin e thjeshtë të vendit të faljes tregon për besimin e plakut dhe përkushtimin e tij. Është një vend modest, siç janë shumë nga faltoret në vend. Ai bën imamin, ligjëruesin etj. Përveç librave të Kuranit- një mori tjetër librash fetarë, shtuar me shumë libra të tjerë janë përmbajtja e mjedisit. Diku pas dere, dy raketa babingtoni. E ka kuptuar mirë filozofinë e fëmijëve, që nuk mund t’i ngucësh në besim pa i ofruar diçka... Hoxha është i ‘qartë’ në histori, edhe pse historia e tij e Kavajës ka lidhje vetëm me Islamin... dhe të keqen e të kuqve: “Kjo ishte dhuratë e Allahut. Ishte thënë se në Shqipëri do vi një qeveri që do vi nga mali dhe do marri me të njom e të thatë. Vetëm me forcë krahu do mbetet dhe gratë do i tufëzojë. Këto janë në librat e fesë, ndërsa njerëzit do hanë me një çanak. E ke arritur triskën?”, përfundon befas. Qesëndis pak pastaj: Këta në mal thoshin se e morëm me gjak dhe do e dorëzojmë me gjak. Por këta e dorëzuan vetë me dy gishtërinj... Kaq trima ishin. Aludimi është i lehtë: Njësoj socialistët, për të, janë të ardhur nga një çanak, kurse demokratët janë ndryshe...

    Kavaja...
    Ena, që e mblodhi qytetin pas viteve ’90, është bërë gjithnjë e më e madhe, nga masa e popullsisë që jeton atje. Është shumëfishuar, por sërish gjendja mbetet e varfër. Pushteti lokal, kur ishin socialistët në fuqi, nuk ka marrë fonde, ashtu si në Shkodër - simotra urbane demokrate, që nuk pranonte të merrte fonde për zhvillimin e qytetit. Për ironi të kohës, në demokraci, qyteti po vuan shumë për shkak të korrupsionit dhe mosshfrytëzimit të mirë të fondeve, që vinë në këtë vend nga qeveria e Demokratëve. Kavaja është disa herë më e mjerë. Edhe pse kryeministri i vendit është deputet në këtë vend, kurse ish-presidenti i dikurshëm ishte me origjinë nga Kavaja. Të gjithë i kanë ngopur me lugë të zbrazët dhe kavajasit duket se u pëlqen kjo gjë. Si në gjithë qytetet e Shqipërisë, burimi kryesor mbetet pa asnjë dyshim emigracioni... Këtë ma pohon dhe një burrë gati 60-vjeçar, që flet jo rrjedhshëm dhe me ndalesa. Tepër i kulturuar, Nazmi Roli, autor i disa vëllimeve me poezi dhe prozë, mundohet të më flasë me patos për qytetin. Pastaj të flet për Etimologjinë e Kavajës, sipas Çabejt- dhe me një ton akademik të sqaron se që nga 2000 vjet të shkuara Kavaja është vend urban. Kjo nuk do shumë të besohet, kur mendon se ajo ka qenë e vendosur në trekëndëshin e njohur Tiranë-Durrës dhe Elbasan. Afër kanë luftuar Pompei me Çezarin dhe toponimin e vendit shumë e lidhin me atë se në këtë vend fushuan kuajt e ushtrisë së atëhershme. Kujdesi i kavajasve është të thonë se Kavaja u rrit shumë në shekuj dhe disa herë e rivalizoi madje edhe Durrësin “shemrën” e saj. Madje, në regjimin monarkist juridiksioni administrativ i Kavajës shtrihej deri në Ndroq. Edhe Ahmet Zogu, ka qenë këtu deputet, na tregon Hoxha- bashkë me një histori që lidhet me të. Sot, Kavaja është rrudhur shumë në ekonomi, por qyteti vetë është hapur. Sërish, e gjitha rrotullohet në tri lagjet e vjetra: “Sharrë.... ishte një gur sharr i fortë; Zguraj, që lidhet me gurin, por e lidh me Zgraj; dhe lagjen në veri, që njihet me emrin Sallbeg. Emërtimi ka... Këto kanë qenë dhe bashkoheshin të treja, ku ishte xhamia dhe sahati. Duke ardhur nga skajet dhe përfundonin së bashku. Ata të parët kanë qenë urbanistë të mirë. Kavaja e ka marrë ujin nga kodrinat lindore nga tubacionet deri para 20 vjetësh. Ato lidhnin njëkohësisht dhe nga kodrinat perëndimore”, më shpjegon Roli.

    Pse nuk është ruajtur Kavaja...
    Ato fiset e vjetra të qytetit, si Haveriku, Cara, Arkaxhiu, Kapedanët, që tash po shkon te 40.000 banorët nuk mundëm më. Të tre lagjet që pikëzoheshin në qendër tek dy monumentet: Xhamia dhe Pazari pak nga pak e humbën shkëlqimin e tyre. “Ato u asgjësuan me xhaminë dhe pastaj u prish i gjithë pazari për të bërë një Kavajë të re dhe për të mos pasur asgjë nga tradita. Fatkeqësia është se pushtetarët e rinj me emërtesat e reja politike nuk kanë njohje dhe nuk kanë tradita që të mbledhin dhe të përmirësojnë ato që janë tronditur. Ishte një vend i vogël pazari dhe duhej që thjesht të rikonstruktohej. Kurse pushteti lokal e dha me qira dhe u prish... Kavaja ka mikpritje. Unë kam dhimbje si krijues, sepse jam 63 vjeç dhe se nuk do shoh më Kavajën time të vërtetë ku më janë vrarë gjunjët”, shpjegon burri me flokë të bardha dhe tepër i edukuar, që dikur edhe vetë ka punuar në fabrikën e letrave dhe në agjitacion.

    Poçeria dhe vegjet
    Por trishtimin e tij, sot e ndjekin të gjithë kavajasit. Me pak fjalë në Kavajë vdiqën shumë gjëra. Mes tyre: Vdekja e artizanatit kavajas do të thoshte edhe vdekjen e një tradite të hershme, ku dikur ishin plot 2100 gra e vajza, që jepnin djersën në Fabrikën e Qilimave të Kavajës, një nga krenaritë e eksportit shqiptar. Nëpër pak familje ka filluar që të prodhohet sërish me traditën e vjetër për bisnes. Dikush gjen porositë dhe gratë përkulin kurrizin, siç kanë bërë për dhjetëra vjet në mekanizmin gati antik kavajas, që quhet vegjë. Ka mbetur si traditë në Kavajë, që familjet me taban kur martojnë një nga familja t’i japin me vete një nga qilimat. Vetëm se ky fat i vështirë nuk është për të gjithë. Shumica e qytetarëve të saj zdërhallen në qytet. Njësoj dhe poçeria që po zbehet, qilimat, dhe fare pak zeje të tjera, tashmë nuk i duhet më mburrjes së zejtarisë shqiptare.

    Oxhakët
    Oxhakët, po ashtu, kanë mbetur të heshtur në qytet. Hoxha do dëshironte, që ato mos të kishin punë dhe ashtu si me oxhakun e Fabrikës së bukës, t’i kthente në minare. Të paktën të vlenin, sepse sot, ato heshtojnë frikshëm. Kjo pjesë nuk interpretohet nga Hoxha. Paçka sistemit, Kavaja- kishte një përqendrim industrie të mrekullueshëm. Oxhaqet e mëdha, në qytet, që dikur nxirrnin shumë tym, tregonin se qyteti ishte bajagi industrial. Edhe pse u bënë privatizime, duket se industria e dikurshme nuk do të ngjallet kurrë më në këtë vend. Fabrika e qelqit, deri para disa kohësh, dukej si një studio gjigande horrori. Njësoj dhe mjediset e tjera, ku tubacionet dhe ngrehinat e braktisura, të sjellin ndjenjën e tmerrshme të vdekjes. Të vdekjes së këtij qyteti dhe ish të kaluarës së tij industriale. Tani të gjithë ngrehinat duhet të jenë të privatizuara. Por, që për qytetin vlejnë pak ose aspak. Të akomoduar me thashethemin, vendasit mjaftohen me kaq: Kjo këtu është e këtij, kjo tjetra është e këtij, e kështu me radhë. Në fabrikën e qelqit dikur punonin rreth 1200 punëtorë, të cilët prodhonin një xham të cilësisë së lartë, për sa i përket fortësisë. Tashti, Shqipëria e importon. Më parë, jo vetëm plotësoheshin më së shumti nevojat e vendit, por edhe eksportohej. Qetësia, që ndjek heshtjen e objekteve industriale, është padyshim edhe tregimi se çfarë është bërë me qytetin në këto vjet. Njësoj edhe me Fabrikën e Gozhdë-Bulonave, subjektit që prodhonte pjesën dërrmuese të këtyre ‘çikërrimave’ të vendit. Sot puna e saj ka reshtur në krahasim me vite më parë. Ashtu si 800 punonjësit e saj dhe 600 kolegët e tyre që punonin në Fabrikën e Letrës. Tashmë të gjithë janë kontingjent i kafeneve dhe kuptohet i mundësisë për emigrimin për të mbajtur gjallë planet e tyre të mbijetesës.

    Pse kështu Kavaja?
    Një përgjigje na e jep Aqif Haveriku. Bashkë me vëllezërit e tij është një nga njerëzit më të kamur të qytetit. Ai ka marrë Fabrikën e Gozhdë Bulonave dhe tregon si është bjerrë qyteti vazhdimisht. Janë 1800 familje me asistencë në qytet sot nga plot 5000 familje, që ka sot qytetit. Të jenë 40% me asistencë, bëje vetë llogarinë më rrëfen Aqifi, që ka dhe një hotel të madh në mes të qytetit. Një pjese e madhe e banorëve janë të papunë ose me punë të përkohshme. “Ka punuar disi ndërtimi, bujqësia, Uzina e Gozhdë-Bulonave. Për mua ka rënë ekonomia. Nuk na konkurron me çmime, por kaq të lejon... tregu”. Faji i tij është organizimi i dobët i pushtetit lokal. Ndërsa zverdhjen e qytetarëve të tij e shikon teksa në qytet janë ngritur rreth 60-70 lokale bixhozi dhe gjithfarëlloj dreqi tjetër. Nuk mohon se kavajasit po punojnë në turizëm, që përbëjnë të ardhura të mira për qytetin. Dhe, shkon atje ku i dhemb: Vetëm se pushteti aktual po e mbyt Kavajën, sipas tij. Si ish-kryetar i Këshillit Bashkiak ai ka luftuar fort, që bizneset kavajase të ishin më prezente, por me sa duket më kot. “Unë nuk rresht së luftuari se kjo është luftë për ekzistencë por të gjithë ata se po i zvogëlohet ajri dhe duhet të bëhen fort dhe të bëhen faktorë dhe të ndryshojnë situatën. Nuk mund ta lemë situatën në dorë të kryetarit të Bashkisë, Rugjia dhe zëvendësministrit Halit Shamata... sepse ne jetojmë këtu... Ne jemi pak konservatorë. Është peng i politikës së poshtër dhe abuzive me kavajasit... Për mua ka ndryshuar shumë mentaliteti i Kavajës... votohet 25-35%. Kjo është një mënyrë e reagimit të politikës... më parë ishte 75%... Çfarë kryetari bashkie është ky që vjen me 3600 vota...dhe krenohet”. Në fakt mandati i vetë Haverikut nuk zgjati shumë:” Unë dhashë dorëheqjen pasi PD e Kavajës dhe deputeti Engjëll Cara ka mbledhur 11 firma kundër meje një mocion... I mblodhi këta që punonin në institucione... dhe arsyet ishin se unë isha i paaftë dhe pa etikë. Ne organizuam bashkë me PR-në që të kontrollohej urbanistika ligjore e bashkisë. Aty qelbet korrupsion”. Kuptohet se nuk mundi.
    Kanë gjeneruar
    korrupsion
    Në fakt për abuzimet në Kavajë është folur shumë. “Ne mbështetem në fakte në dritë të diellit. Në Kavajë janë dhënë shumë fonde për infrastrukturë dhe për ndërtime shkollash. Në këto fonde janë të përjashtuar të gjitha firmat e Kavajës pa përjashtim, sepse kryetari nuk merr dot lekë nga ata por i merr nga jabanxhinjtë... Këtë që them unë e them me përgjegjësi dhe mund ta verifikoni në agjencinë e prokurimeve publike. Brenda ditës një firmë Pevlaku Sh.P.K...ka marrë në Kavajë tendera me vlerë 2 miliard lekë. Kjo firma Pevlaku ka çudinë se udhëhiqet nga ish-bodigardi i z.Shamata, që sot është zv/ministër i Arsimit. Kështu në Kavajë fitojnë firma nga Lushnja, nga Tropoja, por aspak nga Kavaja”. Si kanë reaguar kavajasit?-e pyesim. Janë mbledhur dhe kanë krijuar shoqatën e tyre të ndërtuesve botuesve dhe i kanë paditur publikisht këto në TCh apo në emision Fiks Fare dhe kanë sjellë filmime direkte të korrupsionit, por deri më sot nuk lëviz absolutisht asgjë. Për të, në radhë të parë.” Këtu nuk mendohet për zhvillim ekonomik. Më keq akoma, janë gjeneruar në majat e pushtetit të kavajas të gjithë ish-spiunët..E them me përgjegjësi dhe kjo po i sjell humbjen PD. Ne i njohim fiset e Kavajës dhe ia dimë hallet njëri-tjetrit dhe gjërat dhe nuk mundemi të bëjmë hasmëri”, shprehet Haveriku. Një gjë, e cila të lodh në rrëfimin e tij është se fondet që vinë në Kavajë nuk mund të shkojnë në zhvillimin e plotë të qytetit. “Ato nuk ndikojnë në ekonominë e Kavajës, por i përlajnë të huajt. Këtu vinë firma fantazma, që nuk kanë asgjë me çfarë të krenohen dhe Kavaja ka firma me kantiere dhe me fabrika të plotësuar me personel që kanë ndërtuar kisha, xhami... kanë ndërtuar rrugë dhe kanalizime..por janë të përjashtuara. Kavaja sot jeton me djersën e emigrantëve. Jeton për faqe të zezë...”, më thotë me mllef Haveriku, që mëton se ka dhe një firmë cilësore ndërtimi bashkë me të vëllezërit. Tund Kokën: Unë di që kavajasit janë shumë sentimentalë dhe të lidhur. Të gjithë emigrantët sakrifikojnë për familjen... por ata janë vetë me familje tash..dhe ka rënë ndihma... Di të them se nëse do hiqesh ndihma e tyre, Kavaja do ishte në grevë urie...
    ...
    Hoxha e përcjell çdo shembull me nga një histori. Mbetet pak kur e ngucim për Berishën, Amerikën dhe Ortodoksët, por gjithsesi edhe për këto është shpejt gati: “Amerika nuk nxiton por pse ka nxituar nuk e di. Amerika e ka lapsin e gjatë 1 kilometër ndërsa majën e lapsit e ka 100 metra, po çfarë veprimi është nuk e di. Zoti përpara dhe Amerika pas na ka shpëtu. Amerika i ka dhënë pavarësinë se askush në Evropë nuk na do ne”, më sqaron me bindje. Fishta thotë:... Evropë moj kurvë e motit.. si e tradhtove besën e Zotit”. Po Fan Noli - e pyes. “Ka qenë komunist pa yll sepse nga këtu iku te Lenini pavarësisht se iku në Amerikë. Kur ka ardhur në Kavajë ka ikur në kishë dhe nuk ka ardhur në xhami...”. Për Berishën? Është i respektuar për atë që ka bërë për Kavajën dhe për bashkëqytetarët e tij. Është njeriu i Dritës...i Demokracisë...Temë pa përgjigje.
    Xhaferr Shkodra e kujton atë ditën e eksodit të madh tw anijeve, por nuk mban mënd gjindjen, pas tij. Kemi qenë të izoluar, justifikohet. Lutet për shpirtin e të ndjerit... Lutet edhe për Kavajën e vitit 2008.

    Link
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #2
    Shkrimi i mesiperm nuk eshte asgje me teper se nje shprehje e pakenaqesive te nje pjese te biznesit te ndertimit kavajas, se sipas tyre "po fitohen tenderat nga firmat e qyteteve tjera e jo nga ato kavajase"!?

    Cfare paradoksi? Ku eshte e shkruar ne ligj se tenderat e Kavajes duhet te fitohen nga firma kavajase!

    Pikerisht nga ky shkak lindin dhe moskenaqesi qe s'kane te bejne me qeverisjen qendrore apo lokale, por thjesht me nje mentalitet provincial, ku sipas tij provinca eshte e jona dhe cdo fond duhet te kaloje detyrimisht ne duart tona!

    Qeveria (sic del dhe nga shkrimi) ka investuar shume per ate qytet ne infrastrukture dhe objekte te tjera qe lidhen me jeten sociale te qytetit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    u ka dhene urdher erion bracja tere kelisherise enveriste te hidhen ne aksion me goditje te perqendruar.. per te nxire punet e qeverrise..
    cdo dite do lexojme nga 100 genjeshtra te cdo lloji..

  4. #4
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Po pse i rruhet sales per kavajen ? Qyteti me i mjeruar i shqiperise se mesme pas peqinit,nese peqini mund te quhet qytet. U be edhe autostrada,keshtu rruga skalon me ne kavaje, te pakten atehere shisnin ca banane e cigare anes rruges.
    Kam nja 4 shoke nga kavaja, qytet me vari leshte thone se gjen. Ja si puna e shkodres edhe kavaja, namin kane per demokratikllek po jane nga qytetet me per gjynah ne shqiperi e cilat,kavaja dhe shkodra qe kane qene me nam per punishte e tregti qe para komunizmit e nga qytetet me te pasura shqiptare.
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  5. #5
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    hajde teme hajde, ju njerez skeni me dek kurr per zotin.

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    paska ngel mbrapa sala me planin e prerjes se shirit-inaugurimeve ne kavaje ...

    nuk e ka pas mendjen aty, se nuk lente sala pa bo nja 5-6 inaugurime ...

    po ku e kan bo ata te paret ate kavajen ... mu aty afer gerdecit, mer yahoooooo!

    i squet edveri, ia futi ene kte radhe sales ...

  7. #7
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    u ka dhene urdher erion bracja tere kelisherise enveriste te hidhen ne aksion me goditje te perqendruar.. per te nxire punet e qeverrise..
    cdo dite do lexojme nga 100 genjeshtra te cdo lloji..
    braro kemi marr urdher nga fantazma e enverit per te permbysur berishen ne forum mundesisht edhe albon po pati ndonje lidhje me berishes !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  8. #8
    Ata qe nuk duan Berishen, ndoshta edhe i kuptoj, pasi pothuaj te gjitha premtimet e panumerta qe ka bere nuk i ka mbajtur..., por ata qe e duan nuk i kuptoj fare...!

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    arbereshi_niko:

    Ata qe nuk duan Berishen, ndoshta edhe i kuptoj, pasi pothuaj te gjitha premtimet e panumerta qe ka bere nuk i ka mbajtur..., por ata qe e duan nuk i kuptoj fare...!
    ke te drejte ... eshte jo aq e thjeshte ...

    saliu eshte i pa-parashikueshem: ashtu si u kthye ne "demokrat", e kthen fleten prap ai, nga te fryje era (oportuniteti) ... i shkreti ... qameti ...

    por une nuk mendoj se ketu eshte çeshtje sentimenti ...

    ata qe "duan" salen, duan favoret, ryshfetet, pislleqet, marifetet ... qe iu jep qendrimi nen hijen e sales ... keta jane vertet ata qe ia "fusin" sales ...

    por e keqja eshte se me pare ia kane "futur" vendit e popullit te tyre ...

    nga ana tjeter, ata vete nuk arrijne te kuptojne se ia kane "futur" edhe vetes ...

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Halle dhe probleme kane te gjithe qytetet e Shqiperise e une i besoj te gjitha ato qe shkruhen me lart ,por nuk do te isha dakort me oxhakun e fabrikes se bukes te kethyer ne minare ,sado qe autori e fillon dhe e mbaron artikullin me fjalet e hoxhes prape se prape te ngel ne mendje minareja ne vend te oxhakut,jo se jam kunder minarese ,por mesazhi qe don te japi autori eshte godites si per fene ashtu dhe per mjerimin ekonomik te qytetit te demokracise Kavajen.
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  11. #11
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Gazeta Shqip

    Demolition Man godet sërish
    Ajola Xoxe

    Jeta qenka thelbësisht inkoherente dhe parashikimi i fakteve veçse një ngushëllim iluziv: pas tragjedisë së Gërdecit të gjithë menduam se kryeburrit Berishë nuk i kish mbetur tjetër për të shkaktuar, boll keq e boll fyerje popullit të mjerë. Qartë. Pastaj një ditë - apo natë - të bukur zgjohet me dëshirën psikologjikisht interesante për të sharë me libër shtëpie deputetin Taulant Balla.

    Shqipëria qenka një vend ku nuk plakesh mbarë. Të ketë rrjedhur thua? Ka shumë gjasa, sidoqoftë, kryeshtetarëve nuk u lejohet të rrjedhin kaq lehtë, sidomos në Parlament, sidomos kur kanë në dorë fatin e miliona shqiptarëve. Mesa duket ky njeri është i aftë vetëm të asistojë në shkatërrimin e vet, duke mos pasur kurrfarë ambicieje për ta shkruar emrin në histori siç duhet.

    Sharjet dhe fyerjet e pashembullta të Berishës janë jo vetëm një premierë shqiptare, sado e pisët dhe e rëndë ka qenë kjo politikë e viteve të fundit, por duhet të jenë dhe një premierë botërore. Në fakt, pas një kërkimi që bëra në internet, më rezulton se Berisha deri tanimë mban vendin e parë për sa u përket kërcënimeve të hapura dhe sharjeve krejt të paimagjinueshme që arriti të bënte përgjatë një seance parlamentare, përballë mediave e përballë syve e veshëve të të gjithë popullit shqiptar. Nuk di në ka mbetur më socialist, demokrat, asnjanës, që nuk është ndjerë jo vetëm thellësisht i ofenduar, por edhe realisht i rrezikuar.

    Dikush që i lejon vetes të tilla shkarje, gjithçka mund të bëjë. Turp Berishë, turp! Më vjen turp që je Kryeministri im! Më vjen turp që ende bredh rrugëve pa kërkuar ndjesë! Më vjen turp që qeverisem nga dikush që jo vetëm nuk njeh asnjë normë të edukatës, por që nuk ka as njohuri të institucionit që përfaqëson, dhe ende vazhdon të ofendojë, pa asnjë barrierë, një përfaqësues të popullit shqiptar.

    Nëse Berisha arrin të përdorë ofezat më të rënda, duke prekur drejtpërsëdrejti familjarët e një deputeti, e pas kësaj arrin ta kërcënojë atë, çfarë mund të bëjë me qytetarët e thjeshtë, pa privilegje e pa imunitet? Ruani veten, tashmë ky kryeburrë (se gratë e vajzat dëshmoi që nuk i do shumë) është kthyer në rrezik ambulant për këdo. Do të duhej së pari të merreshin masa juridike, sepse të kërcënosh dikë kaq hapur, së bashku me familjen e tij nuk kalohet kaq lehtë. Së dyti, masa shëndetësore. Së treti, por për këtë kujdesemi vetë, masa elektorale. Do ish mirë që dikush që e këshillon Berishën t‘i sqarojë se vështirë të hyjnë denjësisht në zgjedhje duke pas këtë klip të bukur elektoral. Riformuloj: Në pastë këshilltar që ‘Ay‘ e dëgjon, se përgjithësisht është vetë ai që i jep këshilla këshilltarëve.

    Kur e pashë një ditë më pas në Parlament, me atë pamjen e frikshme prej day after, pata të fundit shpresë se do ishte jo njeri i mirë, jo burrë i mirë, por së paku politikan. Se kushdo me pak mend të ftohta e gjak të ngrohtë do kish kuptuar se pas menderosjes megapublike, nuk kalohej nga shiu në breshër; mund ta kish kërkuar të shkretën ndjesë, të thosh, se ish i lodhur, i shqetësuar, i nervozuar, çfarëdo qoftë, le të thosh se nuk kish qenë mirë me shëndet, po ta bënte një sforco të fundit, si politikan që ka ndërmend të rikandidojë së paku. Le të tregohej njeri, me dobësitë e veta, por njeri së paku. Një kërkesë faljeje përballë të njëjtave kamera, të njëjtit popull dhe rigjeneroheshin ca vota. Por jo, jo, se e ka të fortë kraharorin ky burrë, e ka të rëndë krenarinë dhe të pakuptueshme mendjen. Një Demolition Man.

    E ç‘bën? Oh, ç‘bën, të paimagjinueshmen: I shkrehet kundërshtarit. Urdhëro? Po de po, ju e keni fajin, Rama e ka fajin që i nxiti. Kjo është si puna e përdhunuesve që thonë se i joshi viktima. E paskësh fajin Rama, i cili e paskish nxitur Ballën të provokojë Berishën. Së pari, Taulant Balla ka boll kohë në politikë për të mos marrë urdhra se ç‘të thotë në Parlament (këtë ekskluzivitet e kanë të rinjtë e Berishës në fakt - nga ata që dalin për të dhënë lajmet e këqija për t‘i bërë opozitë opozitës) e së dyti, a ka ndonjë tjetër veç kryeburrit që pa ndonjë pikëzë provokimi? Nuk gjeti vallë një argument më të mirë përgjatë 24 orëve armëpushim? Nuk e shpiku diçka tjetër xhanëm që mos ta fyente inteligjencën e të vetëve (se tonën jo) kaq fort? Por e drejtë, e drejtë, sharja është virtyti i mediokrit: e kanë të nevojshme ta ushtrojnë fyerjen, ushtrim i cili nuk kërkon as më minimalen inteligjencë.

    E nuk do ketë KOP, analist, gazetar, media të blerë që t‘i bëjë një makijazh kësaj, se përgjatë një viti, pa reshtur, pamjet e shpërthimit të Gërdecit dhe ulërimave kafshërore të Berishës në Parlament, do të përsëriten çdo ditë - kuptoftë vetë Partia Demokratike se nuk mund të vazhdojë ta lërë vendin peng të këtij dinozauri që po kalon përtej së imagjinueshmes. Çdo ditë, çdo ditë për be. Që mos të guxojë më të thotë se ky popull e ka memorien të shkurtër. Se qenka i marrë, i sëmurë, krejt i paparashikueshëm. E drejtë. Por edhe i parikuperueshëm politikisht. Por ai rri, ai rri, ai do të vazhdojë të rrijë, kryelartë, syzbrazët, me atë buzëqeshjen artificiale e gishtat ngritur më kotë lart: si një qiri i ndezur brenda një hambari në flakë.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Uje prej burimit te Mjafto-G99?

    Ptu.........................

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Deshten s'deshten.. kshtu e kan t'perpilume listen se ke me sulmu ne kohen e zgjedhjeve.. qe do mbahen vitin tjeter ne shqiperi.. e ka then edhe brari .. enveristet qe mundohen me u zgju nga varri kan bo planet qe vitin tjeter me mbush listen me genjeshtra te llojit te tij!!

    Por populli i dashur i shqiperis nuk do tja haroj ato te mira qe ja/do solli/sjell ne te ardhmen Shqiperis.!! perseri vitin tjeter presim nje grusht te madh kunder socialistve enverist.. qe cdo dite enderrojn nje shqiperi 97/2004 ne duar te tyre!!

    Gjith te mirat.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  14. #14
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Shkrimi i mesiperm nuk eshte asgje me teper se nje shprehje e pakenaqesive te nje pjese te biznesit te ndertimit kavajas, se sipas tyre "po fitohen tenderat nga firmat e qyteteve tjera e jo nga ato kavajase"!?

    Cfare paradoksi? Ku eshte e shkruar ne ligj se tenderat e Kavajes duhet te fitohen nga firma kavajase!

    Pikerisht nga ky shkak lindin dhe moskenaqesi qe s'kane te bejne me qeverisjen qendrore apo lokale, por thjesht me nje mentalitet provincial, ku sipas tij provinca eshte e jona dhe cdo fond duhet te kaloje detyrimisht ne duart tona!

    Qeveria (sic del dhe nga shkrimi) ka investuar shume per ate qytet ne infrastrukture dhe objekte te tjera qe lidhen me jeten sociale te qytetit.
    Ncncnc po s'late teme pa mbushur me idiotsi ju talentet e Berishes mer jahu...


    Eshte detyre e shtetit te zhduke Papunsesine nga qendra Urbane; Ne qendra Urbane me papuneis te larte eshte detyre e Shtetit te sigruoje me ane investimesh dhe poltike te ndryshme residimi biznesesh qe te uli Papunesine.

    Kjo detyre e Shtetit jepet nga kushtetuta; nga koncepti per shtetin ne pergjithesi si dhe nga ligjet perkatese administrative.

    Ju dhe papunesine do e hiqni nga pergjegjsia e QEverise tani? Ore kshu kot per sport:

    Cfare pergjegjsish ka kjo qeveria sipas jush?
    Se per Spitalet nuk ka faj; Per gerdecin nuk ka faj; Per minatoret nuk ka faj; Per papunesine prape nuk paska faj. Per inaugurime te genjeshterta e premtime boshe prape nuk ka faj.

    Per cfare duhet te mbaje pergjegjsi qeveria?
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Respekte per Kavajen. Kam jetuar atje per 3 vjet, dhe eshte me te vertet nje qytet i thjesht dhe shume i paqte, si dhe qytetaret jane shume paqesore.

Tema të Ngjashme

  1. Rilindja E Fabrikes Se Gozhdeve Kavaje
    Nga Qerim në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 19:45
  2. Statuja e Aleksandër Moisiut në Kavajë
    Nga Raku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-04-2004, 15:01

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •