Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 30
  1. #1
    "Shkruaj me gjak" Niçe Maska e Spleen1
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    125

    Shpirti është mbret

    Douleur 1

    E dija që dhimbja do jetë e tmerrshme
    E fuqishme deri në shkatërrim
    Që mund gjithçka,
    Edhe frikën,
    Edhe gëzimin,

    Gjithçka është vuajtje !

    E ndieja se si do më shkulte nga qenia ime,
    Se si do të me terrorizonte,
    Se si do shndërrohesha në avull të zi,
    Mu atëherë kur bëhet më kthjelltë,
    Në stadin e qartësisë së avancuar,

    Prova e ardhshme,
    Se shpejti,
    Tash që kam kuptuar,
    Atë që s’duhet,
    T’i shoh misteret edhe në terr
    E kam injoruar dhimbjen,

    Gjithçka është vuajtje!
    "Sois sage, ô ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
    Baudelaire

  2. #2
    "Shkruaj me gjak" Niçe Maska e Spleen1
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    Douleur 2

    Sa e komplikuar është drita,
    Dhe shumë misterioze,
    Më dhemb,
    E derisa më rritet dhimbja, drita zbehet
    Sa mund për ta fituar,
    E ajo ik, avullohet,
    Mungesa e saj më terrorizon,
    Do të bërtas me gjithë zë,
    Pa dyshim,
    Do të bërtas posa do të më jetë e mundur,
    Së shpejti,
    Besoj,
    Do të bërtas nga dhimbja,
    Nga hidhërimi gjithashtu,
    Ajo po ik tepër shpejt,

    Nëse do të më mbetet vetëm pak dritë...!
    Errësira!

    Gjithçka është vuajtje...!
    "Sois sage, ô ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
    Baudelaire

  3. #3
    "Shkruaj me gjak" Niçe Maska e Spleen1
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    Douleur...

    Kam folur gjithë natën me shqisat,
    Të gjitha në hapësirë e kohë i provova,
    Secilës ia njihja në thelb premisat,
    Vetëm për sytë ca fjalë i shkrova,

    Kam folur gjithë natën me sytë,
    Për gjithçka që bashkë kishim parë,
    Ngatërruam ç’ishte ves, ç’ishte virtyt,
    Vetëdija në dysh na u pati ndarë.

    Kam folur gjithë natën me vetëdijen,
    Në momente me realitetin s’përkonte,
    Hynte e dilte, ngatërrohej me ndërdijen,
    Gjëra bizare për mendjen tregonte.

    Kam folur gjithë natën me mendjen,
    Në kundrinën e zhdrejtë me metafora,
    E mjegulluar, herë dritë rrezatonte,
    Për fantazinë mezi tri fjalë ia nxora,

    Kam folu gjithë natën me fantazinë,
    Botën e lëviznim kah donim vet,
    Shëtitëm yjet, horizontet, galaksinë,
    Kërkuam Shpirtin mbi Yllin e vërtetë,

    Kam folur gjithë natën me shpirtin,
    Me fraza e shprehje pa lidhje,
    Kur nisëm të flasim për mitin,
    Shpirti, në shpirt ndjeu një dridhje.

    Vazhduam bisedën tutje me shpirtin,
    Herë dialog herë monolog në heshtje,
    Gjithçka; që e bënë të vdes, a e përtërinë,
    Për lindjen, vdekjen dhe jetën në përleshje.

    Shpirti më doli fascinues dhe sovran,
    Botë mes dy botëve... inkandeshent,
    As i ngurtë, as i lëngët, as fluid – tamam,
    Herë teori, herë doktrinë ... koherent.

    --------------------------------------------
    Gjithçka është vuajtje...!
    "Sois sage, ô ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
    Baudelaire

  4. #4
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Shume te bukura vertete !

    Vargje qe te vene ne mendime !
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #5
    "Shkruaj me gjak" Niçe Maska e Spleen1
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    [Perla]

    Përshëndetja nga zemra, faleminderit per reagimin.
    Miqësisht, spleen1


    Douleur 3

    Lulet e vuajtjes t’i dërgova mbrëmë,
    Thurur me kujdes në një kurorë,
    Mbi parmakë të shpirtit t’i kam lënë,
    Një qen më lehu nga kopshti katror.

    Nata përkundte shpirtin me pikëllim,
    Vargje psalmesh u derdhen për tokë,
    Një muzë i mblodhi me përkushtim,
    Dashuri mbi ta derdhi dhe dy lot.

    I puthi një nga një lulet dhe psalmet,
    Bekoi duke u lutur për shpirtin,
    Nëntë konakë larg ushtuan malet.

    Muzë këndo edhe një lutje... kantikë,
    Purifikoma sonte Shpirtin dhe sytë,
    Ti je ujë që poetit i jep etje e shpirt.

    -----------------------------------
    Gjithçka është vuajtje...!
    "Sois sage, ô ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
    Baudelaire

  6. #6
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    A eshte shpirti personazh? Nje pyetje qe ia ben vetes tende, une i pergjigjem vetes time:

    Shpirti behet personazh atehere kur qenia qe e mbart nuk eshte as nje i tille(personazh)!!!
    Ndonese ne krye te temes tende ti pohon se "shpirti eshte mbret" Ndersa une pyes , po mbreti a mund te jete edhe personazh....?

    Shkruan poezi te bukura ne temen tende! Ato ne temat e te tjereve kane shume moralizime... megjitheate jane te lexueshme e me vrasin.... mendjen)
    Ndryshuar për herë të fundit nga macia_blu : 21-07-2008 më 00:49
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  7. #7
    "Shkruaj me gjak" Niçe Maska e Spleen1
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    PYETJE

    (çfarë thotë Perëndimi?, - më pyeti një mik)

    1.
    Në (P) perëndim lind dielli
    ku shpirti njerëzor
    krijoi hartën e madhe
    e shqiptarët të fundit
    po hyjnë n’atë mozaik

    2.
    Në (P) perëndim lind dielli
    Ku ende muzat
    nxisin magjishëm
    frymëzimin poetik
    që nga Homeri
    deri të Gjergj Fishta
    e këndej

    3.
    Në ( P ) perëndim lind dielli
    ku kryqi i Zeusit
    dhe i përvuajturi Promethe
    duhet më kohë
    të zënë vend
    ( në vendin e vet )

    4.
    Në ( P ) perëndim lind dielli
    o miku im
    Perëndim është Amerika
    do ta thoshte edhe Thot-i
    "Sois sage, ô ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
    Baudelaire

  8. #8
    "Shkruaj me gjak" Niçe Maska e Spleen1
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    Douleur 4

    kohë e vrazhtë (katile) mbi liqe
    varkat shqetësohen në port
    marimangat tjerrin mjegull të re
    në listën e të humburve hyra sot

    një veladon i zi nga qielli ra
    mbuloi trash lotin e përtypur
    dielli i pritjes më nuk u pa
    as të tija rreze cepeve shtypur

    kë ta mallkoj tash e kë ta uroj
    kujt t’ia shpaloj petalet e kujteses
    apo të zhdukem hullive të harresës

    të bëhem helm i ndjenjave të mia
    a të mikloj kujtimin e fjetur
    brënda skutave të shpirtit mbetur

    --------------------------------------------
    Gjithçka është vuajtje...!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Spleen1 : 12-11-2008 më 02:47
    "Sois sage, ô ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
    Baudelaire

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga Spleen1 Lexo Postimin
    Douleur 4

    kohë e vrazhtë (katile) mbi liqe
    varkat shqetësohen në port
    marimangat tjerrin mjegull të re
    në listën e të humburve hyra sot

    një veladon i zi nga qielli ra
    mbuloi trash lotin e përtypur
    dielli i pritjes më nuk u pa
    as të tija rreze cepeve shtypur

    kë ta mallkoj tash e kë ta uroj
    kujt t’ia shpaloj petalet e kujteses
    apo të zhdukem hullive të harresës

    të bëhem helm i ndjenjave të mia
    a të mikloj kujtimin e fjetur
    brënda skutave të shpirtit mbetur

    --------------------------------------------
    Gjithçka është vuajtje...!
    Mirëmëngjes z. Splen 1, kjo ditë vjeshte e bukur, vërtetë u zbukurua për mua edhe më shumë, me këtë poezi të nivelit artistik të lartë, në të gjitha format e kërkuar...

    Ju dëshiroj frymëzmet edhe më të thella...

  10. #10
    "Shkruaj me gjak" Niçe Maska e Spleen1
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    Mirëmëngjes z. Splen 1, kjo ditë vjeshte e bukur, vërtetë u zbukurua për mua edhe më shumë, me këtë poezi të nivelit artistik të lartë, në të gjitha format e kërkuar...

    Ju dëshiroj frymëzmet edhe më të thella...
    I dashur Agim,

    Nuk jam në gjendje ta shpjegoj se sa më frymëzojnë komentet tua. Sa herë nis e me teret penda e ngjyrosi në fjalët që m'i thua.

    Shumë, shumë të falënderoj për këto komente inkurajuese.

    NB: Edhe ti mos u ndal me enigmat tua që aq shumë e ke pasuraur këtë forum... dhe mendjet tona ketu. Pasi temë është mbyllur, pa të ndihmuar, e di që ia del ta gjesh një të tillë të re.

    Me restpekt
    spleen1
    Ndryshuar për herë të fundit nga Spleen1 : 12-11-2008 më 04:03
    "Sois sage, ô ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
    Baudelaire

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-05-2005
    Postime
    288
    Shum poezi te mira e domethense veq vazhdo urime

  12. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    'Itlodeum' world
    Postime
    694
    Citim Postuar më parë nga Spleen1 Lexo Postimin
    [FONT="Comic Sans MS"][SIZE="3"]
    1.
    Në (P) perëndim lind dielli
    ku shpirti njerëzor
    krijoi hartën e madhe
    e shqiptarët të fundit...
    Pershendetje spleen1. Poezite tuaja i kam lexuar me vemendje por ne lidhje me kete citim, e kam nje pyetje : si mund te linde dielli ne perendim?
    Ndryshuar për herë të fundit nga *Anxhi* : 24-11-2008 më 20:08

  13. #13
    "Shkruaj me gjak" Niçe Maska e Spleen1
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    Citim Postuar më parë nga *Anxhi* Lexo Postimin
    Pershendetje spleen1. Poezite tuaja i kam lexuar me vemendje por ne lidhje me kete citim, e kam nje pyetje : si mund te linde dielli ne perendim?
    Anxhi,

    Kjo poezi ka lindur si rrjedhojë e një bisede që pata një ditë me një mik që më fliste nga Kosova. Tema ishte se ia qanim hallin Kosovës dhe (mos) njohjes së pavarësisë të saj nga shtete të ndryshme. Në një moment më pyeti se çfarë thoshte Perëndimi, sepse atje ende është përshtypja që nuk e dëgjojnë mirë Perëndimi (BE, USA). Unë iu përgjegja se në Perëndim lind dielli për ne shqiptarët në përgjithësi, etj.
    Mendoj se në strofën e fundit e kam thënë përgjigjen se kush është Perëndimi.

    Faleminderit që më lexon dhe shumë faleminderit për reagimin.

    Miqësisht
    spleen
    "Sois sage, ô ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
    Baudelaire

  14. #14
    "Shkruaj me gjak" Niçe Maska e Spleen1
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    Citim Postuar më parë nga Ereza Lexo Postimin
    Shum poezi te mira e domethense veq vazhdo urime

    Të falënderoj për reagimin dhe inkurajimin.

    Miqësisht
    spleen
    "Sois sage, ô ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
    Baudelaire

  15. #15
    "Shkruaj me gjak" Niçe Maska e Spleen1
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    FJALËT

    Sa herë gjindem para fletës së bardhë
    pyes vetën çfarë të vizatoj?
    çka të shkruj, me cilat fjalë?
    sipas rastit dhe situatave,
    fjaltë e mia më flasin,
    histori të shpirtit:
    me vuajtjet e tyre,
    me lotët e tyre,
    me të qeshurat e tyre,
    gëzimin e tyre,
    pyetjet e tyre,
    paqartësitë e tyre,
    hidhërimin e tyre,
    me përulësinë tyre,
    me sjelljet e tyre të buta
    herë dhe të egra
    me realizmin e tyre.

    Kështu ktyqëzohen me njëra-tjetrën
    herë katandisen,
    herë duhen shumë,
    herë me dashuri, herë me lot,
    mundohen për të vënë rregull,
    në këtë botë,
    sa të urtë aq të çmendur
    ku asgje s‘është e thjeshtë!

    Nganjëherë me dalin të humbura,
    Fjalët...
    edhe kur tregojnë diç të mençur,
    një emocion mes emocionesh
    kur krismën e zbusin

    Më së shumti më torturojnë,
    kur s’durohen mes veti
    Fjalët...
    kur nuk bashkëngjiten
    kur pështyhen...

    Janë fare vdekjeprurëse
    kur s’i fus dot në varg
    kur ma thejnë vargun
    kur as nuk e thonë të vërtetën
    po as nuk gënjejnë

    Para pjellës së çdo poeme,
    sa herë pena ime bjen mbi letër
    lutem në heshtje
    (nganjëherë me zë)
    mos të më ndalet hapi
    të kërkoj përtej horizonteve
    një rrugë tjetër...
    "Sois sage, ô ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
    Baudelaire

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2008
    Postime
    208
    Citim Postuar më parë nga Spleen1 Lexo Postimin
    Douleur...

    Kam folur gjithë natën me shqisat,
    Të gjitha në hapësirë e kohë i provova,
    Secilës ia njihja në thelb premisat,
    Vetëm për sytë ca fjalë i shkrova,

    Kam folur gjithë natën me sytë,
    Për gjithçka që bashkë kishim parë,
    Ngatërruam ç’ishte ves, ç’ishte virtyt,
    Vetëdija në dysh na u pati ndarë.

    Kam folur gjithë natën me vetëdijen,
    Në momente me realitetin s’përkonte,
    Hynte e dilte, ngatërrohej me ndërdijen,
    Gjëra bizare për mendjen tregonte.

    Kam folur gjithë natën me mendjen,
    Në kundrinën e zhdrejtë me metafora,
    E mjegulluar, herë dritë rrezatonte,
    Për fantazinë mezi tri fjalë ia nxora,

    Kam folu gjithë natën me fantazinë,
    Botën e lëviznim kah donim vet,
    Shëtitëm yjet, horizontet, galaksinë,
    Kërkuam Shpirtin mbi Yllin e vërtetë,

    Kam folur gjithë natën me shpirtin,
    Me fraza e shprehje pa lidhje,
    Kur nisëm të flasim për mitin,
    Shpirti, në shpirt ndjeu një dridhje.

    Vazhduam bisedën tutje me shpirtin,
    Herë dialog herë monolog në heshtje,
    Gjithçka; që e bënë të vdes, a e përtërinë,
    Për lindjen, vdekjen dhe jetën në përleshje.

    Shpirti më doli fascinues dhe sovran,
    Botë mes dy botëve... inkandeshent,
    As i ngurtë, as i lëngët, as fluid – tamam,
    Herë teori, herë doktrinë ... koherent.

    --------------------------------------------
    Gjithçka është vuajtje...!
    Shumë domethënëse, u ndjeva si në vargun:

    Shpirti, në shpirt ndjeu një dridhje.

  17. #17
    "Shkruaj me gjak" Niçe Maska e Spleen1
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    antina, unë të falënderoj shumë dhe të përshëndes me respekt për kohën që e gjen dhe fjalët e ëmbla që i thua.

    Miqësisht
    spleen1



    KUJTIME

    A të kujtohet........?
    Në ishull ishte një liqe me valë të qeta,
    Çdo mbremje detin e vente ne gjumë,
    E brigjet ia spërkatëte me valët e veta.

    A të kujtohet ..... .?
    Ulur mbi shkëmbinjë dukeshin nga larg,
    Anijet qe vinin të lëshojnë spirancat,
    E pulbardhat rreth tyre fluturonin në varg.

    A të kujtohet .......?
    Se si shpirtvetmuarit flisnin vetmeveti
    E trumcakët drithëronin për pranverën
    A të kujtohet loti që të rrodhi faqes dhe treti

    A të kujtohet .....?
    Malli që rëndonte supeve të rrudhura
    Me këngët dhe kujtimet e gjëmëve nga malli
    Qe na e gërryen shpirtin viteve të shthurura

    A të kujtohet .....?
    O, a të kujtohet kur luteshe me mall
    Zot me këthe te lisi në fund të fashtit!
    E të çmallem me të vdekur e të gjallë
    "Sois sage, ô ma Douleur et tiens-toi plus tranquille "
    Baudelaire

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Kujtime te vargezuara prekshem dhe mbreselenese. Mos na lere vetem me to, po shfaqu me shpesh. Urime!
    ------------------------------------------------
    Të krijosh...domethënë të krijosh

  19. #19
    "Shkruaj me gjak" Niçe Maska e Spleen1
    Anëtarësuar
    10-01-2007
    Postime
    125
    MË ZHVISH

    Më zhvish zemër ngadalë,
    Shiko me kujdes nën lëkurë,
    Një ëndërr me fytyrën tënde,
    Shpirtin po ma shthur.

    Me zhvish deri në asht,
    Pëshpërimën mos ma prej,
    Më zhvish brenda e jashtë,
    Se si dashurohet të rrëfej.

    Deri në palcë më zhvish,
    S’kam dhimbje vërtetë,
    Dashurinë mos ma prish,
    Për Ty, e kam për jetë.

    Më zhvish zemër ngadalë,
    Merr hisen tënde të mallit,
    Jam peng i fatit të përdalë,
    Apo pré e çastit të djallit.

    Më zhvish zemër si do ti,
    Pa dhimbje deri ne fund,
    Unë dashuroj si një fëmi’
    Jam Ti, s’më dhemb askund...


    12.05.2009
    *********
    Living with passion
    So many days and nights,
    Forget the reason
    To live his life
    until the end, to the bottom,
    Love to infinitum

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Citim Postuar më parë nga Spleen1 Lexo Postimin
    Douleur...

    Kam folur gjithë natën me shqisat,
    Të gjitha në hapësirë e kohë i provova,
    Secilës ia njihja në thelb premisat,
    Vetëm për sytë ca fjalë i shkrova,

    Më zhvish zemër si do ti,
    Pa dhimbje deri ne fund,
    Unë dashuroj si një fëmi’
    Jam Ti, s’më dhemb askund...

    Pranoni pershendetje te nfrohta nga ana ime Spleen 1,

    Me le pa fryme me vargjet tuaja, jane teper te bukura! Njekohesisht uroj qe te vazhdoni te shkruani keshtu me mozaikun tuaj emocional te cilin e derdhni ne metaforen e poezise. Me duket e magjishme kjo. I keni dhene komanden shkruese dores tuaj dhe per mrekulli e rimoni vargun.

    Do te jem mjaft kurreshtar t`i lexoj poezite tuaja! Suksese...
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Nese jeni te sinqerte me sqaroni keto vargje Biblike.
    Nga Gostivari_usa në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 10:45
  2. DOKTRINA - Kapitulli III: Trinia e Shenjtë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-03-2005, 23:02
  3. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47
  4. Trupi dhe Shpirti
    Nga Fjala e drejte në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-03-2004, 17:12
  5. Trupi dhe Shpirti
    Nga Fjala e drejte në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-03-2004, 18:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •