Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 42 prej 42
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2008
    Postime
    41
    Interviste me Gafur Adilin lider i AKSH

    Levizja: Mendoj se emri i Gafur Adilit nderlidhet me projektin e ribashkimit kombetare, ku keni arijtur me projetkin e ribashkimit kombetar, e perkrah amerika dhe bashkimi europjan nje projekt te tille.

    Pergjigja:

    Ne filozofine e Frontit per Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH), te cilin politikisht e drejtoj une, qendron prioriteti i faktorit te brendshem (te faktorit popull), i cili ka qene faktori kryesore, gje qe u deshmua edhe me rastin e Ushtrise Clirimtare te Kosoves (UCK), dhe
    faktori nderkombetar (qofte ky amerikan apo europian) eshte dhe duhet te jete dytesor,
    sepse ne nisemi nga filozofia popullore: "Askush me shume se nena nuk e don femiun e saj, por nese femiu nuk qan as nena nuk e ushqen !"
    Pra, projekti yne (i FBKSH), qe eshte sanksionuar me Platformen Politike te FBKSH-se,
    te miratuar ne Kuvendin Themelues te FBKSH-se (me 13-14 korrik 2002, ne Tirane),
    nuk eshte as me shume dhe as me pak se Programi i Lidhjes Shqiptare te Prizrenit,
    ku sivjet (me 10 qershor 2008) ne shqiptaret do te kremtojme 130 vjetorin e saj,
    kurse Keshilli Organizativ i Kuvnedit Mbareshqiptar ( i themeleuar ne Tirane, me 25 nentor 2005) me ne krye Gjeneral Kudusi LAMA (nga Kukesi ne Tirane) dhe tre Zv. Kryetar:
    Prof. Dr. Hulusi HAKO (nga Delvina ne Tirane),
    Kolonel Sejdi VESELI (Nga Prishtina ne Prishtine),
    Kolonele Shyhrete GOSALCI (nga Prishtina ne Prishtine), dhe
    Une Gafurr ADILI (nga Kercova ne Tirane), Sekretar i Pergjithshem,
    po pergaditemi qe me 14 dhe 15 qershor 2008 (ne Tirane apo ne Durres) ta
    mbajme Kuvendin Mbarekombetar te Bashkimit Kombetar, ne te cilin Kuvned.....
    delegatet dhe delegatet nga te gjitha krahinat e Shqiperise Etnike dhe nga diaspora
    shqiptare, fillimisht do te miratojne Programin e Veprimit Taktik dhe Strategjik te
    Ribashkimit Kombetar dhe pastaj edhe do te zgjedhin anetaret e Qeverise Mbarekombetare, te cilen do ta emertojme Asmableja Kombetare Shqiptare (AKSH).


    Levizja: Ju gjate kohe punoni ne ilegalitet e keni te ndaluar tehyni ne vendin tuaj apo atje ku keni lindur deri sa disa poltikan ne maqedoni shesin ,,patriotizem,, kur me ne fund do te ktheheni atej ku keni lindur.
    Pergjigja:

    Me 15 mars te ketij viti i mbusha 30 vjete qe jam organizuar ne Levizjen Atdhetare Shqiptare, kurse nga viti 2003, kur edhe u arrestova ne Tirane dhe per gati 5 muaj
    (1 korrik 2003 deri 25 nentor 2003) u mbajta nen hetime ne Burgun 313 te Tiranes,
    ku edhe me vone fitova pafajesine kundrejt akuzes absurde: "Nxitje te urrejtjes nacionaliste, fetare dhe racore", te sanksionuar ne nenin 165 te Kodit Penal te Republikes
    se Shqiperse, e gjithe veprimatria ime ka qene e hapur dhe asapk ilegale apo e jashtligjshme, sepse ashtu si pafajesine qe e fitova edhe aktivititetin t'im dhe te FBKSH-se na e garanton Preambula (Pjesa Hyrese) e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise,
    ne te cilen decidivisht thuhet: "....me aspiraten shekullore per identitet dhe bashkim kombetare !"
    Kurse, sa i perket kriejses artificiale pa emer te definuar ne arenen nderkombetare, mua as nuk me behet vone, sepse ate "shtet" une as nuk e kam njohur dhe as nuk do ta njof
    ndonjehere, sepse ajo eshte krijuar duke pushtuar e kolonizuar mbi 10 mije kilometar
    katrore troje te Shqiperise, te cilat heret apo vone do t'ia rrimarrim ne shqiptaret.
    Nuk e kam ne plan te kethehem para se vendlindja ime (fshati Aranjell i kescoves), bashke me te gjitha trojet tjera shqiptare, te behen pjese e Nenes Shqiperi.

    Levizja: Si e shihni gjendjen aktuale ne maqedoni, a mendoni se 35% e shqiptareve jane te barabarte me maqedonasit, nese jo a e shihni te arsyeshme pjesmarjen e pdsh ne qeveri.
    Pergjigja:

    Kam bindjen e patundur, qe sikur ne "Maqedoni" te krijohej vetem nje zone elektorale, ashtu sic eshte rasti ne "Republiken e Kosoves" dhe sikur te gjitha partite politike shqiptare ne "Maqedoni" te dilnin me nje liste te perbashket zgjedhore, nen nje koalicion apo FRONT UNIK, shqiptaret nen "Maqedoni" do te ishin faktor dhe nuk do te ishin ketu ku aktualisht ndodhen, qytetare te rendit te dyte (per mos me thene te rendit te trete) nen "Maqedoni".
    Por shkau aty, si ketu ne Tirane (greku dhe serbi) apo edhe ne Kosove (serbi dhe te huajte), i ka percare shqiptaret permes partive politike, ku per pasoje kemi nje PDSH qe ka kolaboruar dhe kolaboron me VMRO-DPMNE dhe nje BDI qe ka kolaboruar dhe kolaboron me LDM-ne, te cilat s'i PDSH ashtu edhe BDI i krijojne bishtat e tyre.
    Nuk varet se kush nga partite shqiptare do te fitoje votat e shqiptareve, por varet se cila nga partite sllavo-maqedonase (VMRO-DPMN apo LSDM) do t'i fitoje zgjedhjet dhe do te marre mandatin per te krijuar qeverisne sllavo-maqedonase.
    Nese zgjedhjet e 1 qershorit 2008 do t'i fitoje VMRO-DPMN ne bashkeqeverisje (kolaborim) do te futet PDSH me ndonje bisht te saj, dhe nese ato do t'i fitoje LSDM ne bashkeqeverisje (kolaborim) do te shkoje BDI me ndonje bisht te saj.
    Pra, kjo eshte gjendja aktuale reale, e cila duhet ndryshuar.

    Levizja: Ne nje deklerate Rufi osmani per gazeten java deklaron se shqiptaret e maqedonis i perfaqeson humbsi politik Menduh Thaci, aka te drejte rufiu per nje vlersim te tille, duke menduar ne ate se fitimtar i zgjedhjeve megjithate ishte ali ahameti.

    Pergjigja:

    Keshilla ime per Rufi Osmanin ka qene, qe ne vitin 2002, kur ne faqen tone te internetit na
    ka pas derguar nje artikull, ku kritikonte edhe BDI (atehere ne "pushtet") dhe PDSH (ne "opozite") dhe pas te gjitha kritikave nuk jepte asnje rrugezgjidhje apo alternative,
    si edhe tani eshte qe te mos behet kritizer por te behet kritikues.

    Cka eshte kritizer dhe cka eshte kritikues?
    Kritizer quhet ai qe kritikon dhe nuk jep alternativa se s'i duhet vepruar kunder atyre qe demtojne interesat kombetare dhe te kombetsise shqiptare nen "Maqedoni",
    dhe kritikues quhet ai i cili kritikon dhe nga ana tjeter edhe jep alternativa dhe propozon ide se s'i duhet dalur nga ky qorrsokak ku partite politike te bisnezit, si ketu ne Tirane, ashtu edhe ata ne Prishtine dhe ata ne Tetove, e kane futur kombin ne keto krahina te Shqiperise Etnike.
    Pra, Z. Rufi Osmani ka qene, ka mbete dhe do te mbetet vetem nje kritizer,
    sepse me lehte i vjen te sillet keshtu se sa te behet politikebres, ngase politikberja kerkon te sakrifikojsh me se paku djersen dhe ndoshta edhe gjakun, ashtu sic vepruan shume atdhetare shqiptare, nder te cilet ishte edhe ideologu im Mr. UKSHIN HOTI.
    Pra, une nuk dua te merrem me Nentedhjete e nenteshin Menduh Thaci, i cili gjithemone ka qene dhe mbetet i tille, te cilit i ka munguar vetem nje (atdhetarizmi) per t'u bere Njeqindesh, me te cilin nuk me ka lidh asgje, sepse Ai (Z. Menduh Thaci) as me mua dhe me asnje deshmor te kombit nuk ka bere asnje betim per clirim dhe bashkim kombetar, por kete rradhe e kam vendosur te merrem me Z. Ali AHMETI dhe Z. Bardhyl AHMETI, te cilet kane shkelur dhe per cdo dite po shkelin mbi gjakun e deshmoreve te kombit, dhe te cilet kane tradhetuar betimin e dhene me shume shoke qe sot kane kaluar ne perjetesi dhe kane marre graden me madhore, deshmore te kombit, kurse Zoti AHMETI dhe Zoti MAHMUTI jane pasuruar mbi gjakun e tyre, mbi gjyktyret e invalideve te liftes dhe mbi djersen e heronjeve te gjalle, qe per mua kane qene dhe mbeten luftetaret e lirise, te cilet ose dergjen neper burgjet sllavo-maqedonase dhe ose enden rrugeve te botes.

    Edhe Z. Rufi OSMANI keshtu i ka lene ata qe e perkrahnin dikur, kur Ai promovohej per patriot' por qe pastaj as nuk i ka vizituar as ata dhe as familjet e tyre.
    Vetem Kryetari i Bashkimi Demokratik Kombetar (BDK), i cili ashtu sic dikur Heroi Hasan PRISHTINA la parlamentin turk dhe shkoi te kryengritsesit ne malet e Kosoves, edhe
    Z. Hysni SHAQIRI (ne vititn 2001) leshoi parlamentinsllavo-maqedonas dhe shkoi te
    kryengritesit e UCK-ombetare, nuk ka perfituar as djersen e popullit dhe as gjakun e
    luftetareve te lirise, prandej edhe une tani (ne keto zgjedhje) do ta perkrahe sa te
    mundem me gjithe potencialin t'im, gje qe kerkoj qe te gjithe atdhetaret shqiptare,
    te gjithe ata qe neper damaret e tyre i rrjedh gjak shqiptar, ta perkrahin dhe t'ia japin
    voten e tyre.


    Levizja: Ju vini nga nje komun e njejte me Ali Ahmetin sa keni njohuri per gjithe angazhimet e Aliut ne avancimin e kauzes shqiptare, anet pozitive dhe negative te Ali Ahmetit.

    Pergjigja:

    Zotin Ali AHMETI nuk e kam njohur ne Kercove, sepse ai eshte nga Zajasi dhe une nga rrethet, sic na quajne ne ata te Zajasit, dhe eshte pak (dy vite) me i ri se une, si dhe une gjimnazin e kam kryer ne Prishtine, kurse Aliu ne Kercove, ku kujdestar klase ka patur dajen e Tij, Zotin Fazli VELIU, i cili te gjitha njishat Aliut ja ka bere dysha. Pra, Z. Ali Ahmeti, jo vetem ka qene nje nxenes (gjimnazi) shume i dobet, por ka qene edhe nje rrugac, ku ne autobus nga Zajasi per ne Kercove apo anasjelltas (kur Aliu ka qene aty) ka qene i padurueshem dhe nje vagabond, kur as peqte e plakat dhe as grate nuk kane mundur ta ndegjojne fjalorin e Tij prej nje rrugaci.
    Per here te pare me Aliun jam njohur ne Prishtine, ne demonstratat e 26 marsit te vitit 1981 dhe pastaj nje kohe (deri ne teor te vitit 1986) kohe kjo kur une u largova na LPRK, sepse dyshoja se Kryetari i saj (daja i Ali Ahmetit) Fazli Veliu ishte spiun i UDB-se, per te cilat dyshime atekohe me fliste ish mesues i imi, jo vetem ne tetevjecare por edhe per atdhetarizem, i burgosur politik ne kohen e Rankovicit, Sulejman ELEZI (Syle STAROVA), vdekja e te cilit (dhjetor 2000, shume pak para se Aliu dhe daja i Tij, Fazliu, filluan "luften"), ne Cikago te SHBA, ka qene dhe mbetet shume enigmatike dhe te cilen vdekje enigmatike nuk do te vdes pa e zbuluar.
    Megjithate per Aliun gjithmemone (edhe pas ndrajes tone nga viti 2006) kam menduar se eshte nje djalosh qe i ka lene vagabondizmat rinore dhe se eshte kethyer ne nje atdhetar e idealist i devotshem, i cili per tre vite ne Fakultetin e Prishtines (per pedagogji) nuk arrijti te jepte me shume se dy provime" "Paraushtarakun" dhe "Marksizmin".
    Por qe pas vitit 2001 u binda se Aliu ishte rikethyer ne origjinen e Tij rinore, dhe ne vitin 2003 kam deklaruar: "Ali Ahmeti duhet te futet ne Librinin e Ginisit, sepse aty futen njeresit qe bejne cidura, dhe cudia e Zotit Ahmeti ka qene dhe mbetet se Ai krijoi nje ushtri jo vetem clirimtare por edhe kombetare, qe nga njera ane rroku pushket kunder pushtuesit e kolonizatorit sllavo-maqedonas dhe nga ana tjeter Zoti Ahmeti deklaronte se UCK-ombetare njihte sovranitetin dhe integritetin e shtetit kunder te cilit ushtria e Tij kishte rrokur armet. Kjo nuk ka bere vaki ne asnje vend te botes dhe mua nuk me ka rastis qe te kesha lexuar ne historine boterore te popujve qe kane luftuar e luftojne per liri dhe kunder pushtimit e kolonizalizimit, dhe aq me pak nuk me ka rastis qe kete ta lexoj dikund ne histrorine tone kombetare shqiptare!".
    Dhe, habitem se i'i deri me tani Libri i Ginisit nuk e ka perfhshire aty?!

    Levizj: Gafur Adili gezon nje autoirtet te madhe tek shqiptaret e Maqedonis dhe me gjere.A mendoni te formoni nje subjkekt politik ne maqedoni, ndoshta do te ishi subjekti me me ndikim ndershqiptaret e maqedonis.
    Pergjigja:

    Kam menduar nje kohe te gjate, qe ashtu si ketu ne Tirane (ku kemi formuar Partia e Integrimit Kombetar), apo edhe ne Prishtine (ku se shpejti do ta formojme Aleanca Kombetare Shqiptare-AKSH) edhe ne "Maqedoni" te inicojme formimin e nje partie me program kombetar, te perafert me Platformen Politike te Frontit per Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH), ku se bashku do te paraqisnin alternativen kombetare, perballe gjitha partive politike te Tiranes, te Prishtines dhe te Tetoves (mbi 150 parti), te cilat kerkojne integrimin e shqiptareve copa-copa ne strukturat euro-atlantike, dhe do te vepronin qe fillimisht shqiptaret te integroheshin ne nje komb-shtet te vetem dhe pastaj te pasonin integrimet euro-atlanitike (ashtu sic e ka percaktuar dhe sic po vepron FBKSH) dhe ku shqiptaret do te beheshin ashtu sic tha Presidenti BUSH: "Shqiptaret duhet te behen komb ballancues ne Ballkan", mesazh te cilin ne e lexuam se shqiptaret per t'u bere komb ballancues ne Ballkan, duhet te behen nje komb-shtet sa eshte komb-shteti bullgar, komb-shteti grek dhe komb-shteti serb, por kete nuk e kam bere deri me tani, sepse jo vetem une por te gjithe bashkepunetorret e mi, qofshin keto te Kryesise Qendrore te FBKSH-se apo edhe ata te Zones Nr. 3 (Lugina e Vardarit) te FBKSH-se me kane sygjeruar se nje parti e tille ekziston ne Shkup dhe kjo quhet Bashkimi Demokratik Kombetar (BDK), qe udhehiqet nga atdhetari i deshmuar e i rideshmuar Hysni SHAQIRI, parti te cielen do ta fuqizojme dhe nese kete rradhe nuk do te kemi kohe (sepse koha e zgjedhjeve eshte shume e shkurter), te jeni te sigurt se do ta bejme forcen kryesore ne trojet shqiptare te Kosoves Jugore (Lugina e Vardarit - ILIRIDA), e cila do t'i ndryshoje rrjedhat politike ne kete krahine te Shqiperise Etnike.

    Levizja: Tikthehemi situates ne Kosove, si e shihni situaten rreth
    Mitrovices, A mendoni se do te ndahet Mitrovica.


    Pergjigja:

    Une para dy muajsh kam deklaruar: NDARJA E MITROVICES SJELL NDARJEN E KOSOVES,
    DHE ME NDARJEN E KOSOVES FILLON LOJADOMINO...!
    Ju lutem kete deklarate mund ta kerkoni te web-faqet:
    www.fbksh-aksh.org
    www.albania-today.com
    www.shqiperiaebashkuar.org
    www.dervina.com
    apo nese nuk do te mund ta gjeni ne keto web-faqe, do t'iu kisha lutur qe t'ua kerkoni
    djemve dhe vashava qe i adminsitrojne keto web-faqe dhe kam bindjen e patundur se do t'uadergojne ne redaksine Tuaj.
    Krahas kesaj deklarate lirshem mund t'i kerkoni edhe shume deklarata dhe intervista te tjera te mia apo edhe shume dokumente (Platformen apo edhe filmime) te tjera te FBKSH-se dhe te strukturave te tij, nder te cilat eshte edhe Armata Kombetare Shqiptare (AKSH).
    Ju faleminderit per mirekuptimin Tuaj.

    Levizja: Per fund te jeni sa me realist A ka gjasa qe per nje periudhe te shkurte te realizohet projekti i ribashkimit kombetar.

    Pergjigja:

    Ne vitin 2002 (kur isha me pseudonimin Valdet VARDARI) kam deklaruar se:
    Ne 100 vjetorin e Pavaresise se Shqiperise, ashtu sic e shpalli Ismail QEMALI, sepse Ismail QEMALI me shoket e Tij, nder te cilet ka qene edhe Isa Boletin (nga Kosova), Nazmi Rushiti (nga Cameria) dhe Mehmet Pashe DERALLA (nga Lugina e Vardarit),
    nuk e shpallen pavaresine e kesaj Shqiperie te Rrudhosur, por shpallen Pavaresine e
    gjithe Shqiperise (98 mije kilometra katrore), qe perfshinte kater vilajetet shqiptare:
    1. Vilajetin e Kosoves me Kryeqender Shkupin,
    2. Vilajetin e Manastirit me Kryeqender Manastirin,
    3. Vilajetin e Janine me Kryeqender Janinen, dhe
    4. Vilajetin e Shkodres me Kryeqender Shkodren,
    te cilat i sulmuan, pushtuan dhe aneksuan armiqte greke, serbe dhe malazeze, aneksim kete qe e legjitimoi Konferenca e Ambasadoreve te Londres (1913) dhe Shqiperine na e lane te cunguar, kurse mbi 70 mije kilometra katrore te trojeve shqiptare, edhe tani kur edhe ne Afriken e Jugut kane perfunduar pushtimet dhe kolonizimet klasike, pushtuesit sllavo-greke vazhdojne te na i mbajne te pushtuara e te kolonizuara.
    Pra, ne shqiiptaret, 100 vjetorin e Pavaresise Kombetare te Shqiperise, me 28 Nentor 2012, do ta kremtojme te ribashkuar ne nje kom-shtet te vetem, me emrin SHQIPERI.
    Por per kete duhet edhe te punojme shume, prandej edhe i lus te gjithe lexuesit Tuaj,
    si dhe te gjithe shqiptaret, ne damaret e te cileve rrjedh vetem gjak shqiptar, qe te me
    ndihmojne (me te gjitha format dhe menyrat) per ta raelizuar kete projekt madhor
    kombetar, per ta bere realitet vullnetin e sovranit popull dhe amanetin e te gjithe herojve dhe deshmoreve te kombit, qe nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri me sot.

    Me pershednetje vellazerore e atdhetare shqiptare !

    Mr. Gafurr ADILI,
    Zedhenes Politik i FBKSH-se dhe
    Sekretar i Pergjithshem i Keshillit Organizativ te Kuvendit Mbarekombetar.

    Tirane, 28 prill 2008.
    http://www.top-channel.tv/FORUM/view...3f9cd90a51b09d

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-06-2008
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    396
    Citim Postuar mė parė nga Shkupi Lexo Postimin
    Sa per intervisten e Ali Ahmetit e pash mbreme ne ALSAT M.Ne fakt Aliu vetem e deshmoi dobesine e pales shqiptare karshi "supermenit" maqedon putinistit Nikolla Grujevski.Mbetet dilema nese kete e ka bere vetem per ta ruajt kolltukun(sindromi i njohur Menduh Thaci) apo ka ne plan dicka qe ne politike njihet si diplomaci. Pritet ta shohim ne ditet, javet e me se shumti ne dy tri muajt e ardheshem.

    Sido qe te jete shenjat e para te "pushtetit" te BDI-se nuk jane aspak premtuese.

    Ik permisoje Intervisten
    - Imagination is more important than knowledge.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Intervistė
    Nga sabit idrizi nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 10:14
  2. Ekskluzive: Intervistė me poetin dhe publicistin Jeton Kelmendi
    Nga hajla nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-10-2008, 18:01
  3. Intervistė me zėdhėnėsin e NATO-s gjatė bombardimeve nė Kosovė
    Nga babadimri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-09-2006, 21:06
  4. Intervistė me ministrin e pėrfolur tė Kosovės, Astrit Haraqia
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-06-2006, 18:39
  5. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-10-2004, 18:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •